Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Ekzitencializmi eshte humanizem, njeriu s'eshte asgje tjeter por ajo qe ai krijon nga vetvetja!
    • The rest is silence.


  2. #22
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    nuk e kisha per ty ate te komunistit, se e di qe nuk je,
    po nuk shoh ku eshte e keqja e individualizmit, perderisa ne ne te vertete jemi te ndryshem, unik sejcili prej nesh.
    Komunizmi ashtu si dhe feja perpiqen ti bejne te gjithe si robota qe flasin, duken dhe mendojne njesoj.
    Une e mendoj si ty, der Skipetar, vetem qe s po arrij te kuptoj, nga keto qe thuhen ketu cfare problemi shtron dhe c zgjidhje propozohen ?
    La vida es un carnaval

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga brandon Lexo Postimin
    Une e mendoj si ty, der Skipetar, vetem qe s po arrij te kuptoj, nga keto qe thuhen ketu cfare problemi shtron dhe c zgjidhje propozohen ?
    nuk shtrova me qellim asnje problem,
    po meqe po ma kerkon po ta them,
    porblemi jane feja, komunizmi dhe te gjitha ideologjite, filozofite , per arsyet qe shpreha tek postimi i meparshem.
    Zgjidhja? ta zhdukim fene dhe komunizmin, e di qe eshte utopi, po mendimi im ky.

  4. #24
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Cili ėshtė vendi i ekzistencializmit nė mendimin filozofik botėror ?

    Ekzistencializmi ėshtė njė nga rrymat kryesore tė filozofisė sė shek. XX. Nė gjysmėn e parė tė kėtij shekulli ekzistencializmi u bė modė filozofike kryesore, por pas viteve '60 prurjet e tij do tė rridhnin gjithmonė e mė shumė drejt shtratit filozofik tė Europės, derisa gradualisht flamurin e marrin rryma tė tjera. Unė desha tė veēoj faktin se ekzistencializmi ka dhėnė disa koncepte filozofike nė njė frymė tė re, siē ėshtė koncepti i qenies. Bota duke pėrfshirė dhe njeriun ekziston si njė realitet me shumė dimensione, i lakueshėm nga njė kulturė nė tjetrėn, gjithmonė nė lidhje me njeriun. Nė raport me shume filozofė tė Antikitetit si Platoni e Sokrati, ekzistencializmi ngre konceptin e qenies tė lidhur ngushtė me njeriun. Nuk ėshtė qenia dhe pastaj ėshtė njeriu, por qenia vjen nė botė me anė tė ideve dhe virulences sė subjektivitetit njerėzor, pra ėshtė njė realitet qė dhe e pėrfshin subjektivitetin, por edhe krijohet prej tij. "Subjektiviteti, pra njeriu - thoshte Jean Paul Sartre, krijon edhe qenien, edhe asgjėnė".
    E dyta ėshtė koncepti i lirisė si njė zgjedhje absolute nga ana e subjektit, e cila sjell pastaj tė gjitha konceptet etike dhe morale qė pėrbėjnė njė risi nė botėn filozofike. Njė zgjedhje qė jep detyrimin e pėrgjegjėsisė dhe pastaj atė tė ankthit, nė njė botė ku njeriu nuk mund tė gjejė dot njė siguri tė plotė pėr veprimet e veta dhe as kriterin matės pėr tė dalluar gabimin nga veprimi i drejtė.
    I tėrė ky zinxhir konceptesh bėn qė siē thoshte vetė Sartri "njeriu ėshtė i dėnuar tė jetė i lirė". Pra askush nuk ka mundėsi t'i shpėtojė lirisė sė vet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 29-11-2007 mė 18:49
    "Carpe Diem"

  5. #25
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Zhan Pol Sartėr, filozofi i identitetit dhe ekzistencės

    Cili ishte babai i ekzistencializmit

    Jean Paul Sartre lindi nė Paris mė 21 qershor 1905. Babai i vdes kur ai ishte vetem dyvjeēar. Shkollėn e mesme e kryen nė liceun "Henri IV", ku njihet edhe me Paul Nizan. Nga viti 1922 deri nė 1924 ai vazhdon njė kurs parapėrgatitės nė liceun "Louis-le-Grand", pėr tė pranuar mė pas nė "Ecole Normale Superieure", nė 1924-ėn. Njihet me Simone de Beauvoir, me tė cilėn formojnė njė ēift tė pajisur me liri dhe "bashkėfajėsi". Ajo ishte "dashuria e nevojshme", nė kundėrshtim me "dashurinė ngjitėse", qė mund tė ishte shkaku i njohjes sė tyre. Fillimisht dėshtoi nė provimin e pranimit nė filozofi, pasi ishte treguar "mė shumė origjinal seē duhej", pėr t’u pranuar absolutisht i pari, njė vit mė pas. Po nė kėto vite ai njihet dhe miqėsohet me Raymond Aron. Pas pėrfundimit tė studimeve ai jep lėndėn e filozofisė nga viti 1936 deri nė 1939, nė Havre, Laon dhe Paris. Rekrutohet gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, por bie rob dhe lirohet vetėm nė vitin 1942. Disa e konsiderojnė si njeri tė rezistencė, por nė fakt filozofia e Vladimir Jankelevitch i ofroi pikėrisht versionin e kundėrt, atė tė "mosangazhimit" politik. Nė kėtė periudhė ai boton dhe esetė e tij filozofike si "Qenia dhe Hiēi" (1943), duke pasuruar dhe popullarizuar ndjeshėm rrymėn ekzistencialiste franceze, tė cilės i dha edhe njė pėrkufizim ("Ekzistencializmi ėshtė njė humanizėm" 1946). Autoriteti dhe popullariteti i tij rriten ndjeshėm, ku romani i tij filozofike "Neveria" (1938), novelat "Muri" (1939), si edhe disa pjesė teatrale i lejuan atij jo vetėm tė shpėrndajė idetė e tij filozofike, por edhe tė prekė ndjeshėm mendimin e njė shtrese shumė tė gjerė tė publikut. Nė vitin 1956 ai ndėrpret ēdo lidhje me Partinė Komuniste franceze, pas ngjarjeve nė Hungari dhe kritikon po kaq ashpėr ndėrhyrjen e armatosur ruse nė Ēekosllovaki, nė vitin 1968. Mbėshtetės i revolucionit kuban ai do tė shprehej pėr Fidel Kastron: "Ai mė pėlqeu shumė! Mė ndodh rrallė..., por ai mė pėlqeu shumė!". Pas publikimit tė librit tė tij autobiografik "Fjalėt", nė vitin 1964 atij i jepet Nobeli i letėrsisė, tė cilin e refuzon, pasi sipas tij "asnjė njeri nuk meriton tė 'ēmohet' sa kohė ėshtė nė jetė". Nė vitin '73, sė bashku me Serge July, Philippe Gavi, Bernard Lallement dhe Jean-Claude Vernier, botojnė tė pėrditshmen "Libération", nga e cila do tė tėrhiqet nė 21 maj tė '74-ės, pėr arsye shėndetėsore. Qė nga ky vit, sė bashku me Benny Levy, tė cilin e kishte njohur nė kohėn kur ky i fundit ishte drejtues i grupit maoist "E Majta Proletare", ai punon nė njė refleksion mbi pushtetin dhe lirinė. Vdes mė 15 prill 1980, ndėrsa nė funeralin e tij morėn pjesė mbi 50 mijė persona. Filozofia e tij ndoshta mund tė pėrmblidhet me disa fraza tė marra nga librat e tij kryesorė, ku mund tė veēohet "... bota ėshtė "absurde", pa arsye. Ajo ėshtė "me bollėk". Ajo thjesht ekziston, pa "themel". Gjėrat dhe njerėzit ekzistojnė nga fakti dhe jo se kanė tė drejtė" ("Neveria"), pėr tė vazhduar mė pas me disa nga mendimet e tij esenciale si "... njeriu ėshtė absolutisht i lirė: ai s'ka asgjė tjetėr pėr tė bėrė, veē jetėn e tij, ai ėshtė njė projekt. Ekzistenca praprin thelbin. Angazhimi nuk ėshtė njė mėnyrė pėr tė qenė i pavarur, por ēfardo lloj ngarkese..."e pėr tė vazhduar mė pas me "njeriu ėshtė i dėnuar tė jetė i lirė: mosangazhimi ėshtė njė tjetėr formė angazhimi, ndaj sė cilės jemi pėrgjegjės... Pėr mė shumė Zoti nuk ekziston, pra njeriu ėshtė i vetmi burim moraliteti: ai ėshtė i dėnuar tė krijojė moralin e tij".

    ...................
    Bibliografia

    "Imagjinata" (1936), "Pėrparėsja e Egos" (1937), "Neveria" (1938), "Muri" (1939), "I imagjinuari" (1940), "Qenia dhe Hiēi" (1943), "Rrugėt e lirisė" (1945), "Ekzistencializmi ėshtė njė humanizėm" (1945), "Duart e pista" (1948), "Djalli dhe zoti i mirė" (1951), "Kritika e arsyes dialektike" (1960), "Fjalėt" (1964) dhe "Shėnime pėr njė moral" (botuar pas vdekjes nė '84)
    "Carpe Diem"

  6. #26
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Sidoqofte aty konvergjojne te gjitha keto : tek raporti i trupit me mendjen ,prodhimet e trurit, dhe tek liria e njeriut. Tek problemi kryesor , materie ndergjegje.
    Shume rremujaxhinj keta egzistencialistet.
    Nuk me hiqet nga mendja nje thenie e Schopenhauer-it qe thote se intelektualet perpiqen me shume tu imponojne idete e tyre te tjereve- jo ti mesojne por ti genjejne.
    La vida es un carnaval

  7. #27
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    "As dashuri,as urrejtje:kjo eshte gjysma e urtesise...Asgje mos thuash dhe asgje mos besosh:kjo eshte gjysma tjeter"

    " Jeta e njeriut nuk eshte gje tjeter vetem nje lufte per ekzistence,ku ne te cilen duhet te kemi bindjen dhe pranimin qe jemi te humbur"

    [Arthur Schopenhauer]

    Jam plotesisht dakort me ty brandon...sa rremujaxhinj!
    Po edhe sa me vlere dhe kuptimplote!
    Mos valle ky lloj imponimi qe kane kerkuar per theniet dhe dijet e tyre...mos valle nuk eshte ky qe na sherben te shpjegojme dhe te kuptojme shume gjera?!
    Theniet e filozofeve me kane pelqyer gjithmone dhe me jane dukur teper te verteta..
    Nje nga keta eshte edhe ky filozof i shekullit te 19.

    respekte
    "Carpe Diem"

  8. #28
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    N q s jeta eshte lufte per egzistence ku me te fortet ia dalin , kjo do te thote qe virtyti me i larte eshte forca , do te thote qe forca eshte e mire dhe dobesia eshte e keqe.
    Do te thote qe demokracia eshte vetem maska per te fshehur kete realitet.
    Do te thote ta pranojme teorine e evolucionit pa ezitim dhe dyshim, dhe forca dhe vullneti duhet te na beje te mos kemi frike nga jeta , por ta pranojme ashtu sic eshte; e mire dhe e veshtire, e embel dhe e hidhur.Do te thote thote te duash diellin , detin, jeten , shendetin, muziken dhe gjithcka qe ta ben jeten te plote.
    Po te mos ishte jeta e veshtire atehre si do te dilnin ne pah vlerat tona ?
    Po ta pranosh jeten si nje lufte per egzistence do te thote te gjesh forca brenda vetes dhe ta hedhesh poshte krishterimin dhe gjithe doktrinen e tij, dhe po ashtu nuk duhet te jesh i "arsyeshem" " te pranosh idete morale qe rrjedhin prej tij, nuk duhet te jesh gjysem i lekundur.
    Atehere pse duhet te behemi me te mire, me te bute, me te llogjikshem kur kjo muk ka asnje kuptim dhe per me shume na qenka dobesi? Pse na qenka mekat forca dhe gezimi i jetes, kur e dime qe forca dhe jo drejtesia eshte gjykatesi i cdo mosmarreveshjeje, kur e dime qe me i forti ka gjithmone te drejte ?
    Po ashtu do te thote qe s jemi te gjithe njesoj. Cdo njeri ne vendin e tij.
    Atehere pse duhet te merret nje njeri si model ( mundesisht me mediokri, me viciozi ) dhe duhet ti ngjajme atij tipi dhe imitojme ato qe na dikton pasoja e pranimit te ideve krishtere.
    E mire eshte gjithcka qe te ben ta pranosh jeten ashtu sic eshte, dhe te nxit ndjenjen e forces.
    Frike kane vetem egzistencialistet.
    Me gjithe ate nuk u shtruan problemet qe dalin nga egzistencializmi , por me kismet , ndoshta here tjeter.
    La vida es un carnaval

  9. #29
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Ekzitencializmi eshte humanizem, njeriu s'eshte asgje tjeter por ajo qe ai krijon nga vetvetja!
    Ja nje perralle...Njeriu eshte stampe e krijuar nga traditat...Sa me shume tradita perzien aq me e shplare eshte stampa e kujton se ka krijuar unicitet me laramanerine e tij...Laramaneri qe duket qarte edhe ne art...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #30
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga brandon Lexo Postimin
    N q s jeta eshte lufte per egzistence ku me te fortet ia dalin , kjo do te thote qe virtyti me i larte eshte forca , do te thote qe forca eshte e mire dhe dobesia eshte e keqe.
    Do te thote qe demokracia eshte vetem maska per te fshehur kete realitet.
    Do te thote ta pranojme teorine e evolucionit pa ezitim dhe dyshim, dhe forca dhe vullneti duhet te na beje te mos kemi frike nga jeta , por ta pranojme ashtu sic eshte; e mire dhe e veshtire, e embel dhe e hidhur.Do te thote thote te duash diellin , detin, jeten , shendetin, muziken dhe gjithcka qe ta ben jeten te plote.
    Po te mos ishte jeta e veshtire atehre si do te dilnin ne pah vlerat tona ?
    Po ta pranosh jeten si nje lufte per egzistence do te thote te gjesh forca brenda vetes dhe ta hedhesh poshte krishterimin dhe gjithe doktrinen e tij, dhe po ashtu nuk duhet te jesh i "arsyeshem" " te pranosh idete morale qe rrjedhin prej tij, nuk duhet te jesh gjysem i lekundur.
    Atehere pse duhet te behemi me te mire, me te bute, me te llogjikshem kur kjo muk ka asnje kuptim dhe per me shume na qenka dobesi? Pse na qenka mekat forca dhe gezimi i jetes, kur e dime qe forca dhe jo drejtesia eshte gjykatesi i cdo mosmarreveshjeje, kur e dime qe me i forti ka gjithmone te drejte ?
    Po ashtu do te thote qe s jemi te gjithe njesoj. Cdo njeri ne vendin e tij.
    Atehere pse duhet te merret nje njeri si model ( mundesisht me mediokri, me viciozi ) dhe duhet ti ngjajme atij tipi dhe imitojme ato qe na dikton pasoja e pranimit te ideve krishtere.
    E mire eshte gjithcka qe te ben ta pranosh jeten ashtu sic eshte, dhe te nxit ndjenjen e forces.
    Frike kane vetem egzistencialistet.
    Me gjithe ate nuk u shtruan problemet qe dalin nga egzistencializmi , por me kismet , ndoshta here tjeter.
    Me pelqen se paske kuptuar kenaqshem Nicen...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •