Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 47
  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Post Aventura filozofike

    Sa bujar interneti!

    Sa bujar interneti
    na sjelle prane mes muhabetit
    injorant zero me bisht
    ne debate forumiste
    Behemi shpejt specialist(lol)
    Per kimi,ekologji
    zdrukthtari,filozofi
    Dhe kur bejme dialog te serte
    Perseri mbetemi eksperte
    Nuk ka gje qe nuk e dime
    Pa mesues pa asnje ndihme
    Me nje klik,plot dituri
    Mbushet sot cdo zyre e shtepi-Author Wittstar Nov.23.2007


    Tashti pasojne shenime serioze mbi pyetjen:

    Egzistencializem quhet nje rryme filozofike dhe letrare,filozofesh ateist dhe jo ateist,qe perfaqesohet nga Kierkegaard nga Sartre,Heidegger,etj.Ai bazohet ne doktrinen qe pretendon se egzistenca i paraprin esences dhe qe predikon se njeriu eshte krejtesisht pergjegjes per,dhe i lire ne veprimet e tija,dhe se kjo pergjegjesi eshte burimi i frikes dhe ankthit qe e perfshijne ate(njeriun).


    Ketu me poshte nje shenim i J.P.Sartr: "Shumices se njerrezve qe perdorin kete fjale po t'ju duhesh t'a justifikonin ate(fjalen egzistencializem) do t'ju merresh goja sepse kjo eshte bere mode,njerrezit,muzikante apo piktore e deklarojne veten vullnetarisht egzistencialiste.
    Duket qe ne mungese doktrinash avangard te ngjashme me surrealizmin,njerrez te etur per skandale dhe per levizje((kulturore?) i drejtohen kesaj filozofije,e cila me qe eshte fjala,ne kete fushe nuk mundet t'u ofroj asgje; ne realitet kjo eshte doktrina me pak skandaloze,me rigoroze;ajo eshte rreptesisht e destinuar per tekniket dhe filozofet."

    Me sa kam vene re e kam degjuar ne Shqiperine e viteve 70 kjo filozofi u adoptua nga disa shkrimtare,poete,dhe te tjere intelektual shqiptar te cilet sic duket ndjeheshin fare rehat ne aksiomat egzistencialiste.
    Mund te shkoje ne mbledhje partie te merreshe me cdo lloj banaliteti pra te ishe krejtesisht shpirt e xhep i integruar ne sistem dhe mbasdite ishe perseri egzistencialist pra "modern",perendimor,shpirterisht "fare i lire",pothuajse parizian,etj etj.
    Ndonje prej tyre kisha pershtypjen se nepermjet aksiomash egzistencialiste gjente ekuiliber psiqik per nje stil jete promiskuiteti ne nje Shqiperi me norma konservative per marredhenjet shoqerore(nderi i bashkeshortes,vajzes etj)
    Mos gabohem objekt diskutimi publik u be kjo rryme zyrtarisht kur nje poet (Xh.S?) sec shkrojti ca vargje qe u klasifikuan si te ndikuara nga egzistencializmi.Sec ishin ato vargje e ne se ai poet i kish shkruar vertet ato vargje nuk jam ne gjendje t'a them s'e kam mesuar kurre.
    Por ca gjera mund t'i marre me mend vet njeriu.Kur Sartr flet per majmuner qe mbanin si karamele ne goje fjalen egzistencializem ne Paris,imagjino se si vinte ajo mode ne Shqiperine e izoluar e me filozofi zyrtare te ligjeruar,mes nje inteligjence qe per shkak te asaj kornize vuante nga neuroza te koshiences.Rralle gjeje ndonje qe kish studjuar kulturen frenge ne France dhe qe ish ne gjendje te te servirte sakte esencen e frymes qe kish ndeshur gjate viteve te studimit duke demonstruar njekohesisht respekt per vetveten dhe kulturen shqiptare.

    Me ka mbetur ne mendje nje shprehje e Sartr :Nje shkrimtar nuk duhet t'a lejoje veten qe te shndrrohet ne nje instutucion.
    Kur isha adolishent kisha nje enciklopedi franceze Larousse ne shtepi dhe mbaj ment kur pashe ne listen e laurateve te cmimit Nobel se Sartri e kish refuzuar ate cmim,nuk arrija t'a kuptoja si mund te ish e mundur dicka e tille kur ate e kishin pranuar shkencetar te medhenj.Me vone pata mundesi te kuptoj se ai me ate refuzim desh te thosh qe une vertet nuk i perkas proletariatit por jam gjithashtu i pavarur nga ty borgjezi.

    --------------------------------------------------

    They asked an old bird: How is it that you seem to be an archive of the sounds of the fairy's island you came from?
    It's very simple said the bird: It so happened that in that island,God put my cage next to the lodgings of some musicians,who counted me a dead spirit all the time,and for my turn I never ignored the sounds of the swans around me-Author Wittstar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga wittstar : 23-11-2007 mė 18:39

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    dhe permbledhja ne pak fjale e shkrimit tend cili eshte wittstar?

    u perhumba ne shkrim, nuk uptova ku doje te dilje.

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Post

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    dhe permbledhja ne pak fjale e shkrimit tend cili eshte wittstar?

    u perhumba ne shkrim, nuk uptova ku doje te dilje.
    Nje vrojtim humoristik kritik dhe autokritik mbi komunitetet e internetit.
    Nje perkufizim konciz i termit egzistencializem,si dhe nje perpjekje per te informuar brezin e ri
    se si mberriten valet e egzistencializmit ne Shqiperine e viteve 70.
    Ca shenime subjektive ne fund,duke perfshire mesazhin: don't fuk with a zombie!
    No more no less.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga wittstar : 24-11-2007 mė 13:45

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-10-2007
    Postime
    3
    Cili eshte thelbi i ketij termi sipas jush .A ka te beje me jeten???
    A ka te beje me filozofine??,cmendim keni per te??
    Pse kemi ekzistencialista ,ateista dhe jo ateista??

    Atehere vete termi ekzistencializem spjegon thelbin e kesaj rryme. Ekzistens do te thote te jesh ne boten reale (nvaret se si e kupton njeriu). Atehere a ka te beje me jeten? Sigurisht qe ka te beje me jeten ngase njeriu ekziston per ta zbuluar/gjetur esensen e ekzistences (Sartre). Ta gjesh kuptimin/mesazhin e jetes eshte qellimi i kesaj rryme (pse ekzistoj une?).
    Njeriu ekziston se eshte i lindur i lire. Perderisa njeriu eshte i lire ka te drejte te zgjedhe, te besoj dhe te veproj ashtu sic deshiron atehere njeriu eshte vete ai i cili e ka pergjegjesine per cdo veprim qe bene.

    Ka te beje me filozofine se eshte term paksa abstrakt dhe ndoshta per shumicen i papranueshem sepse ne shkenca tjera ose ne jeten tone te perditeshme ka shume gjera qe na drejtojne dhe na keshillojne kah normaliteti.
    Filozofia ne kete rryme qendron tek vete esenca e jetes. Te komunikosh me vetveten ta gjesh vetveten ne nje shoqeri normale e ti te jesh ndryshe ndaj tjerve eshte abnormale per normalitetin rreth teje. Te kerkosh mesazhin e jetes qellimin se pse ekziston ti si individ une personalisht e kuptoj si veprim paksa filozofik.

    Mendoj se eshte rryme shume interesante ngase sot kemi shume njerez te cilet frigohen te marrin hapa te rrezikshem ti zbulojne kufijte e personalitetit. Thjeshte ka shume njerez qe frigohen te jen vetvetja dhe i frigohen pergjegjesise ngase vete frika qe te jene ndryshe nga tjeret i stopon dhe nuk i lene ta gjejne vetveten.

    Mendoj se eshte mire qe kemi ekzistencialista, ateista e antagonista. Njeriu sido qe te jete meson prej tjerve, Une personalisht mendoj qe njeriu si individ eshte ai qe duhet ta kete te drejten te vendos pervet se cka do te jet ne kete jete dhe si do ta krijoj personalitetin e vete.

    Kjo rryme eshte e mire ne shume pikepamje ngase eshte e logjikshme se ne jete normale secili prej nesh mundohet ta gjej veten dhe te realizoj enderrat e veta. Mirepo ka edhe disa zbraztira ketu se njeriu nuk mundet gjithmone te zgjedhe ate qe deshiron pasiqe ka shume gjera tjera qe luajne rol te madh si psh ekonomia, relacionet sociale, vetbesimi etj.

    PO sikur te ishte lehte secili njeri kishte me qene i lumtur po ta gjente esencen e ekzistences se vet.

    Mendoj se eshte rryme e mire edhe per me njohe vetveten me mire. Njeriu sa ma shume qe i provon kufite e vetvetes aq me mire pasiqe arrin ta njoh vetveten me mire dhe bindet se asnje njeri nuk eshte i njejte.

    Pershendetje nga UNE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiolla : 25-11-2007 mė 12:15

  5. #15
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga wittstar Lexo Postimin
    Sa bujar interneti!

    Sa bujar interneti
    na sjelle prane mes muhabetit
    injorant zero me bisht
    ne debate forumiste
    Behemi shpejt specialist(lol)
    Per kimi,ekologji
    zdrukthtari,filozofi
    Dhe kur bejme dialog te serte
    Perseri mbetemi eksperte
    Nuk ka gje qe nuk e dime
    Pa mesues pa asnje ndihme
    Me nje klik,plot dituri
    Mbushet sot cdo zyre e shtepi-Author Wittstar Nov.23.2007


    Tashti pasojne shenime serioze mbi pyetjen:

    Egzistencializem quhet nje rryme filozofike dhe letrare,filozofesh ateist dhe jo ateist,qe perfaqesohet nga Kierkegaard nga Sartre,Heidegger,etj.Ai bazohet ne doktrinen qe pretendon se egzistenca i paraprin esences dhe qe predikon se njeriu eshte krejtesisht pergjegjes per,dhe i lire ne veprimet e tija,dhe se kjo pergjegjesi eshte burimi i frikes dhe ankthit qe e perfshijne ate(njeriun).


    Ketu me poshte nje shenim i J.P.Sartr: "Shumices se njerrezve qe perdorin kete fjale po t'ju duhesh t'a justifikonin ate(fjalen egzistencializem) do t'ju merresh goja sepse kjo eshte bere mode,njerrezit,muzikante apo piktore e deklarojne veten vullnetarisht egzistencialiste.
    Duket qe ne mungese doktrinash avangard te ngjashme me surrealizmin,njerrez te etur per skandale dhe per levizje((kulturore?) i drejtohen kesaj filozofije,e cila me qe eshte fjala,ne kete fushe nuk mundet t'u ofroj asgje; ne realitet kjo eshte doktrina me pak skandaloze,me rigoroze;ajo eshte rreptesisht e destinuar per tekniket dhe filozofet."

    Me sa kam vene re e kam degjuar ne Shqiperine e viteve 70 kjo filozofi u adoptua nga disa shkrimtare,poete,dhe te tjere intelektual shqiptar te cilet sic duket ndjeheshin fare rehat ne aksiomat egzistencialiste.
    Mund te shkoje ne mbledhje partie te merreshe me cdo lloj banaliteti pra te ishe krejtesisht shpirt e xhep i integruar ne sistem dhe mbasdite ishe perseri egzistencialist pra "modern",perendimor,shpirterisht "fare i lire",pothuajse parizian,etj etj.
    Ndonje prej tyre kisha pershtypjen se nepermjet aksiomash egzistencialiste gjente ekuiliber psiqik per nje stil jete promiskuiteti ne nje Shqiperi me norma konservative per marredhenjet shoqerore(nderi i bashkeshortes,vajzes etj)
    Mos gabohem objekt diskutimi publik u be kjo rryme zyrtarisht kur nje poet (Xh.S?) sec shkrojti ca vargje qe u klasifikuan si te ndikuara nga egzistencializmi.Sec ishin ato vargje e ne se ai poet i kish shkruar vertet ato vargje nuk jam ne gjendje t'a them s'e kam mesuar kurre.
    Por ca gjera mund t'i marre me mend vet njeriu.Kur Sartr flet per majmuner qe mbanin si karamele ne goje fjalen egzistencializem ne Paris,imagjino se si vinte ajo mode ne Shqiperine e izoluar e me filozofi zyrtare te ligjeruar,mes nje inteligjence qe per shkak te asaj kornize vuante nga neuroza te koshiences.Rralle gjeje ndonje qe kish studjuar kulturen frenge ne France dhe qe ish ne gjendje te te servirte sakte esencen e frymes qe kish ndeshur gjate viteve te studimit duke demonstruar njekohesisht respekt per vetveten dhe kulturen shqiptare.

    Me ka mbetur ne mendje nje shprehje e Sartr :Nje shkrimtar nuk duhet t'a lejoje veten qe te shndrrohet ne nje instutucion.
    Kur isha adolishent kisha nje enciklopedi franceze Larousse ne shtepi dhe mbaj ment kur pashe ne listen e laurateve te cmimit Nobel se Sartri e kish refuzuar ate cmim,nuk arrija t'a kuptoja si mund te ish e mundur dicka e tille kur ate e kishin pranuar shkencetar te medhenj.Me vone pata mundesi te kuptoj se ai me ate refuzim desh te thosh qe une vertet nuk i perkas proletariatit por jam gjithashtu i pavarur nga ty borgjezi.

    --------------------------------------------------

    They asked an old bird: How is it that you seem to be an archive of the sounds of the fairy's island you came from?
    It's very simple said the bird: It so happened that in that island,God put my cage next to the lodgings of some musicians,who counted me a dead spirit all the time,and for my turn I never ignored the sounds of the swans around me-Author Wittstar
    Kush mendon me te vertete se eshte shkencetar nuk frekuenton forumin, pasi ka vende ku mund ti vleresohet talenti, puna, dhe vleresohet dhe nga ana materiale per te miren qe i sjell shoqerise.
    Ai qe ka ka hapur temen thote te thoni sa dini,pa u sforcuar, me fjalet tona dhe pa perkufizime akademike, qe ti kuptojme dhe te kuptohemi nga te tjeret.
    Megjithate tema e egzsitecializmit te con te raporti materie ,ndergjegje ( kaq shume e minimizojne
    marksistet), jo vetem kaq por te con ne menyre te pashmangshme tek teroria e njohjes, tek ndergjegja , tek tema me e rendesishme ; Njohja a priori , a posteriori ( Problemi i Kantit ),; te ben te kuptosh mekanizmin e evolucionit.
    Ajo qe ka rendesi eshte qe te shmanget sa me shume ne se eshte e mundur konfuzioni, dhe terminologjia te jete e qarte.
    Pamvaresisht nga konceptet ajo qe ka rendesi eshte te merret vesh per cfare behet fjale.
    Une e kam kuptuar keshtu: A egziston dicka para posteriorise, para perceptimit ?
    Sa per Kierkegaard nuk me ka interesuar ndonjerhere.
    Di qe ka qene i influencuar shume nga teoria e Hegelit, dhe ka kerkuar te shpjegoje historine ne stilin Hegelit, ku me pas u mbeshtet dhe Marksi per te na treguar "zbulimin" e ligjeve "te pashmangshme " te ecurise se zhvillimit te shoqerise.
    Di qe ka vjellur vrer kunder Schopenhauerit.
    Pastaj ne nuk duhet te priremi gjithmone se gjithcka qe thone filozofet eshte absolutisht e vertete.
    Mjafton te organizojme perceptimet, tona dhe te mos ngaterrohemi me kembet tona si Fantozzi , dhe mund te kuptojme kur na genjejne dhe kur mundohen te na shpjegojne te verteten.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 25-11-2007 mė 14:00
    La vida es un carnaval

  6. #16
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Rryma ekzistencialiste eshte nje pacavure individualiste...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Rryma ekzistencialiste eshte nje pacavure individualiste...
    me mire individualist se sa komunist.

  8. #18
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    me mire individualist se sa komunist.
    Ske pse kalon nga gabimi ne gabim...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Ske pse kalon nga gabimi ne gabim...
    nuk e kisha per ty ate te komunistit, se e di qe nuk je,
    po nuk shoh ku eshte e keqja e individualizmit, perderisa ne ne te vertete jemi te ndryshem, unik sejcili prej nesh.
    Komunizmi ashtu si dhe feja perpiqen ti bejne te gjithe si robota qe flasin, duken dhe mendojne njesoj.

  10. #20
    thundercloud Maska e eris1979
    Anėtarėsuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87

    Cogito, Ergo Sum

    Ekzistencializem do te thote mendin, analize, gjykim dhe me pas domosdoshmerisht veprim, levizje, angazhim, pa patur frike se te ndoten duart, pa patur frike se perzihesh me bastardet sepse po nuk u kacafyte me bastardet nuk ke se si i mbyt. Ekzistencializem do te thote t'i zhytesh duart ne gjak e ne ***, ne felliqesi, sepse vetem me duar te ndotura mund te kemi nje vend te paster. Ekzistencielizem do te thote lufte, revolte, pasion. Ekzistencializem do te thote NJERI.
    Ekzistencializmi ne letersi ka disa forma, qe nga ekzistencializmi i deshperuar dhe ne kerkim te rrugedaljes i Franz Kafkes, tek ekzistencializmi i Alber Kamyse dhe Zhan-Pol Sartrit qe ne qender te vepres se tyre vendosin njeriun, jo me te viktimizuar si ne vepren e Kafkes, por njeriun qe zgjedh, qe vendos, qe lufton pa asnje ambicie heroike e patetike, njeriun te vetedijshem per kufijte e tij kohore ne kete bote, por gjithashtu plotesisht te vetedijsuar per angazhimin dhe luften ne shoqeri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga eris1979 : 29-11-2007 mė 12:57
    I came so far for beauty
    I left so much behind

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •