Kryeministri Berisha viziton pacientėt e transplantit tė parė tė veshkave nė Shqipėri
Kryeministri Berisha vizitoi sot ambientet e Spitalit Ushtarak nė Tiranė, ku u krye transplanti i parė i veshkės nė vendin tonė.
Gjatė vizitės sė tij nė ambientet e kėtij spitali Kryeministri Berisha vizitoi dy pacientėt dhe prindėrit e tyre, tė cilėt ishin dhuruesit e veshkave, dhe u uroi atyre shėrim sa mė tė shpejtė.
Gjithashtu Kryeministri vizitoi edhe pajisjet dhe laboratorėt modernė nė klinikėn private Balkan Alliance Medical Center, e cila realizoi kėtė transplant.
Kryeministri e cilėsoi realizimin e transplantit tė parė tė veshkės nė vendin tonė si njė ngjarje tė madhe pėr mjekėsinė shqiptare dhe pėr vendin dhe shprehu bindjen se me mbėshtetjen e qeverisė ekipi i mjekėve tė spitalit Nėnė Tereza do tė realizojė transplante tė tjera tė veshkave nė muajt qė vijnė.
Duke e vėnė theksin nė faktin se transplantin e parė nė vend e realizoi sektori privat, Kryeministri vlerėsoi se krahas konsolidimit tė shėrbimit shėndetėsor publik, mbėshtetje mė tė madhe do tė marrė edhe sektori privat.
Nė kėtė kontekst Kryeministri theksoi se sė shpejti do tė inaugurohet njė spital tjetėr privat, duke i dhėnė kėtij sektori hapėsirė gjithnjė e mė tė madhe nė shėrbimet jetike ndaj qytetarėve.
Nė kėtė vizitė Kryeministri shoqėrohej nga Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Ministri i Shėndetėsisė, Nard Ndoka.
Mė poshtė vijon fjala e plotė e Kryeministrit Berisha:
Sė pari dua tė uroj edhe njėherė tė dy pacientėve dhe prindėrve tė tyre qė u bėnė shkak i kėsaj ngjarje tė madhe pėr mjekėsinė shqiptare dhe pėr vendin, shėrim tė shpejtė.
Dėshiroj tė falėnderoj me shumė mirėnjohje ekipin e shkėlqyer tė mjekėve tė cilėt bashkuan tė gjithė ekspertizėn e spitaleve mė tė njohura tė Shteteve tė Bashkuara, Texasi nė njėfarė mėnyrė ėshtė kryeqyteti i mjekėsisė botėrore, Vjenės traditės sė madhe europiane dhe Turqisė vendi me njė zhvillim shumė tė shpejtė.
Dėshiroj tė falėnderoj Dr. Seilkaly, Dr Miller dhe Dr. Sadik dhe tė gjithė ekipin shqiptar qė asistoi nė kėto dy ndėrhyrje jashtėzakonisht tė rėndėsishme.
Kėto janė dy transplantet e para tė veshkave nė historinė e vendit. Nė kėto dy transplante ju jo vetėm ndihmuat dy tė rinj pėr tė patur njė perspektivė tė re jete, por ēelėt edhe siparin e transplantit tė veshkės dhe organeve tė tjera nė kėtė vend si njė metodė radikale mjekimi, por qė ka shpėtuar dhe shpėton me mijėra e mijėra jetė nė botė.
Ky ishte hapi i parė dhe shumė i rėndėsishėm. Qeveria po punon dhe kam bindjen mė tė thellė se shumė shpejt me mbėshtetjen e qeverisė ekipi i mjekėve tė spitali Nėnė Tereza do tė realizojė transplantet tė tjera tė veshkave nė muajt qė vijnė.
Unė kam besim tė plotė nė ekspertizėn pėrkushtimin talentin dhe aftėsitė e mjekėve shqiptarė, por kjo eksperiencė ėshtė njė eksperiencė e ēmuar dhe njė nxitje e madhe pėr ta.
Dua tė theksoj se transplantin e parė nė Shqipėri e realizoi sektori privat nė mjekėsi dhe nė tė gjitha fushat e tjera tė vendeve tė lira sektori privat ėshtė sektori i zhvillimit i progresit dhe kjo ndodhi edhe nė vendin tonė.
Kjo kėrkon nga ne si qeveri qė tė shtrijmė tė gjithė mekanizmat e mbėshtetjes sė kėtij sektori dhe ne do ta bėjmė kėtė.
Vizitova qendrėn kardiologjie ka realizuar 1200 koronografi me zero komplikacione, ka realizuar 320 bypase me rezultate nga mė tė lakmueshmet tė qendrave mė moderne. Ky ėshtė njė realitet qė zhvillohet nė Shqipėri dhe qė do tė pėrhapet gjithnjė e mė tej.
Sė shpejti ne do tė inaugurojmė njė spital tjetėr mė tė madh privat dhe duke konsoliduar sektorin publik, duhet t`i japim hapėsirė gjithnjė e mė tė madhe sektorit privat nė kėto shėrbime jetike pėr qytetarin.
Unė vizitova njė laborator ultra-modern me njė kapacitet prej mijėra analizash nė 24 orė, njė laborator qė bėn analizat mė tė rėndėsishme imunologjike tė domosdoshme pėr t`u hapur rrugė llojeve tė tjera tė transplanteve, tė palcės, mėlēisė dhe zemrės, transplante qė i kanė bėrė njė shėrbim tė jashtėzakonshėm njeriut.
Dua tė falėnderoj pėrzemėrsisht ekipin e mjekėve, bashkėpunėtorėt, por dua tė pėrgėzoj edhe punonjėsit e Spitalit Ushtarak nė tėrėsi pėr kėtė partneritet publik privat qė vendosi me ekipin qė kreu kėto operacione njė shembull qė duhet ta ndjekin dhe qendra tė tjera shėndetėsore tė vendit.
17/11/2007
Kryeministria
Krijoni Kontakt