Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Qeveria: Transplantet, miratohet hapja e bankave tė organeve

    Kryeministri Berisha viziton pacientėt e transplantit tė parė tė veshkave nė Shqipėri

    Kryeministri Berisha vizitoi sot ambientet e Spitalit Ushtarak nė Tiranė, ku u krye transplanti i parė i veshkės nė vendin tonė.

    Gjatė vizitės sė tij nė ambientet e kėtij spitali Kryeministri Berisha vizitoi dy pacientėt dhe prindėrit e tyre, tė cilėt ishin dhuruesit e veshkave, dhe u uroi atyre shėrim sa mė tė shpejtė.

    Gjithashtu Kryeministri vizitoi edhe pajisjet dhe laboratorėt modernė nė klinikėn private “Balkan Alliance Medical Center”, e cila realizoi kėtė transplant.

    Kryeministri e cilėsoi realizimin e transplantit tė parė tė veshkės nė vendin tonė si njė ngjarje tė madhe pėr mjekėsinė shqiptare dhe pėr vendin dhe shprehu bindjen se me mbėshtetjen e qeverisė ekipi i mjekėve tė spitalit “Nėnė Tereza” do tė realizojė transplante tė tjera tė veshkave nė muajt qė vijnė.

    Duke e vėnė theksin nė faktin se transplantin e parė nė vend e realizoi sektori privat, Kryeministri vlerėsoi se krahas konsolidimit tė shėrbimit shėndetėsor publik, mbėshtetje mė tė madhe do tė marrė edhe sektori privat.

    Nė kėtė kontekst Kryeministri theksoi se sė shpejti do tė inaugurohet njė spital tjetėr privat, duke i dhėnė kėtij sektori hapėsirė gjithnjė e mė tė madhe nė shėrbimet jetike ndaj qytetarėve.

    Nė kėtė vizitė Kryeministri shoqėrohej nga Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Ministri i Shėndetėsisė, Nard Ndoka.


    Mė poshtė vijon fjala e plotė e Kryeministrit Berisha:


    “Sė pari dua tė uroj edhe njėherė tė dy pacientėve dhe prindėrve tė tyre qė u bėnė shkak i kėsaj ngjarje tė madhe pėr mjekėsinė shqiptare dhe pėr vendin, shėrim tė shpejtė.

    Dėshiroj tė falėnderoj me shumė mirėnjohje ekipin e shkėlqyer tė mjekėve tė cilėt bashkuan tė gjithė ekspertizėn e spitaleve mė tė njohura tė Shteteve tė Bashkuara, Texasi nė njėfarė mėnyrė ėshtė kryeqyteti i mjekėsisė botėrore, Vjenės traditės sė madhe europiane dhe Turqisė vendi me njė zhvillim shumė tė shpejtė.

    Dėshiroj tė falėnderoj Dr. Seilkaly, Dr Miller dhe Dr. Sadik dhe tė gjithė ekipin shqiptar qė asistoi nė kėto dy ndėrhyrje jashtėzakonisht tė rėndėsishme.

    Kėto janė dy transplantet e para tė veshkave nė historinė e vendit. Nė kėto dy transplante ju jo vetėm ndihmuat dy tė rinj pėr tė patur njė perspektivė tė re jete, por ēelėt edhe siparin e transplantit tė veshkės dhe organeve tė tjera nė kėtė vend si njė metodė radikale mjekimi, por qė ka shpėtuar dhe shpėton me mijėra e mijėra jetė nė botė.

    Ky ishte hapi i parė dhe shumė i rėndėsishėm. Qeveria po punon dhe kam bindjen mė tė thellė se shumė shpejt me mbėshtetjen e qeverisė ekipi i mjekėve tė spitali “Nėnė Tereza do tė realizojė transplantet tė tjera tė veshkave nė muajt qė vijnė.
    Unė kam besim tė plotė nė ekspertizėn pėrkushtimin talentin dhe aftėsitė e mjekėve shqiptarė, por kjo eksperiencė ėshtė njė eksperiencė e ēmuar dhe njė nxitje e madhe pėr ta.
    Dua tė theksoj se transplantin e parė nė Shqipėri e realizoi sektori privat nė mjekėsi dhe nė tė gjitha fushat e tjera tė vendeve tė lira sektori privat ėshtė sektori i zhvillimit i progresit dhe kjo ndodhi edhe nė vendin tonė.

    Kjo kėrkon nga ne si qeveri qė tė shtrijmė tė gjithė mekanizmat e mbėshtetjes sė kėtij sektori dhe ne do ta bėjmė kėtė.

    Vizitova qendrėn kardiologjie ka realizuar 1200 koronografi me zero komplikacione, ka realizuar 320 bypase me rezultate nga mė tė lakmueshmet tė qendrave mė moderne. Ky ėshtė njė realitet qė zhvillohet nė Shqipėri dhe qė do tė pėrhapet gjithnjė e mė tej.

    Sė shpejti ne do tė inaugurojmė njė spital tjetėr mė tė madh privat dhe duke konsoliduar sektorin publik, duhet t`i japim hapėsirė gjithnjė e mė tė madhe sektorit privat nė kėto shėrbime jetike pėr qytetarin.

    Unė vizitova njė laborator ultra-modern me njė kapacitet prej mijėra analizash nė 24 orė, njė laborator qė bėn analizat mė tė rėndėsishme imunologjike tė domosdoshme pėr t`u hapur rrugė llojeve tė tjera tė transplanteve, tė palcės, mėlēisė dhe zemrės, transplante qė i kanė bėrė njė shėrbim tė jashtėzakonshėm njeriut.

    Dua tė falėnderoj pėrzemėrsisht ekipin e mjekėve, bashkėpunėtorėt, por dua tė pėrgėzoj edhe punonjėsit e Spitalit Ushtarak nė tėrėsi pėr kėtė partneritet publik privat qė vendosi me ekipin qė kreu kėto operacione njė shembull qė duhet ta ndjekin dhe qendra tė tjera shėndetėsore tė vendit”.

    17/11/2007
    Kryeministria

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vertet lajm pozitiv, gezohesh kur degjon gjera te tilla, te cilat japin si rezultat nje kendveshtrim me pozitiv per popullin tone posacerisht mjekesine. Shpresojme qe ne te ardhmen te behen edhe hapa ende me te medhenje dhe te arim ne nivel te cilin duhet te arijme pasi jem shume larg, mendoj se ky eshte nje hap i madh pe mjekesin shqiptare ne pergjithesi dhe se ky hap do te na afroj shume afer per tu bere nje nder popujt me nje mjekesi me te zhvilluar, edhe pse jemi mirepo ende nuk jemi treguar.

    Gezohem dhe shpresoj ne hapa ende me te medhenje dhe te guximshem me te cilet do te ben ndonje reforme ne mjekesin shqiptare deri me tani.


    RaPSouL
    Sui generis

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Nje hap i madh pe mjekesin shqiptare ne pergjithesi dhe se ky hap do te na afroj shume afer per tu bere nje nder popujt me nje mjekesi me te zhvilluar.

    Gezohem dhe shpresoj ne hapa ende me te medhenje dhe te guximshem me te cilet do te ben ndonje reforme ne mjekesin shqiptare deri me tani.
    ------------------------
    urime
    ishalla nuk duhet me shit shtepit mu sheru ne shqiperi !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Shyqyr qe po mesojn se me para kishe gurr ne veshk dhe nevend te hiqnin gurin, te hiqnin gjith veshken.

  5. #5
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Dale pak ta sqarojme kete punen e transplantit.... Vertet eshte nje hap i madh per mjekesine shqiptare, por ky zedhenesi i qeverise Berisha ne Forum kur rras deklaratat e qeverise copy paste te marr mundimin qe te na sqaroje. E verteta eshte se transplanti u krye ne ambientet e Spitalit Ushatarak, nga mjeke turq. Pra ne kemi leshuar vetem ambientin se mjeket nuk jane tanet. D.m.th jane kursyer dis shpenzime per te cuar dhe shtruar pacientet ne Turqi etj si keto, kur dhe mjeket turq rrine ne Shqiperi.
    E di kur do te quhej sukses: kur dhe transplanti kryhet nga stafi kirurgjik i yni.. Se ja u mbushet mendja ketyre turqve te ikin?? Atehere cdo behet me transplantet e veshkave../. Pra i gjithe ky skooop mediatik u be per reklamen ndaj qeverise berisha. E di kur te mburremi, kur mjeket tane do ta bejne kete transplant. Nuk eshte e veshtire per te gjetur ambiente dhe salla operacioni, problem jane keto mjeke te specializuar..
    FLANGO MA NON FLECTO

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ngrihet qendra, transplantet e organeve edhe nė Tiranė

    Jonida Tashi

    Nė vjeshtė tė kėtij viti do tė rifillojnė transplantet e organeve, qė megjithėse do tė nisin me veshkat, do tė pėrfshijnė njė gamė tė gjerė ndėrhyrjesh. Pėr kėtė arsye, pėr herė tė parė nė vendin tonė do tė ngrihet njė Qendėr Transplantesh, e cila do tė monitorohet nė mėnyrė tė rreptė pėr aktivitetin e saj. Kjo do tė bėhet e mundur falė bashkėpunimit me Qendrėn Kombėtare tė Transplanteve nė Itali, e cila do tė ndihmojė pėr vėnien nė zbatim tė ligjit tė miratuar korrikun e vitit tė shkuar nė Parlament “Pėr transplantimin e indeve tė qelizave dhe organeve nė Republikėn e Shqipėrisė”, duke mundėsuar krijimin e njė rrjeti kombėtar transplantesh. Ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili ka firmosur dje marrėveshjen mbi transplantet me drejtorin e Qendrės Kombėtare tė Transplanteve tė Italisė, Dr.Alessandro Nanni Costa. Drejtuesit e Qendrės sė Transplanteve nė Itali pohuan se organet do tė sigurohen nga dhuruesit e gjallė, por edhe nga personat qė kanė humbur jetėn. Sipas ministrit Vasili, njė bashkėpunim i kėtij niveli pritet tė zgjidhė kėrkesat jetike tė shumė pacientėve. “Ne kemi ambicien pėr tė ecur shpejt nė kėtė fushė, pas miratimit tė ligjit pėr transplantet, ku mekanizmat themelorė ekzistojnė nė ligj, qoftė pėr mėnyrėn e organizimit dhe tė administrimit tė kėtij procesi, qoftė dhe pėr elementet teknikė pėr tė pasur proces tė koordinuar dhe shumė special. Institucionalizimi i kėtij bashkėpunimi hap rrugėn pėr perfeksionimin e mekanizmave tona, por dhe formimit tė grupit tė ekipit tė transplanteve qė mundėson zgjidhjen e kėtij problemi dhe u jep pėrgjigje kėrkesave jetike tė pacientėve qė kanė nevojė pėr ndėrhyrje tė tilla”, – u shpreh ministri Vasili. Ai theksoi se parėsor nė kėtė marrėveshje mbetet transplanti i veshkave dhe nė vitet qė pasojnė, duke formuluar ambicie tė tjera tė mėdha. Objektivi i palės italiane ėshtė tė ndihmojnė qė tė ndėrtohen struktura me elemente profesionale sipas standardeve europiane. “Kėrkojmė tė transferojmė elementet e eksperiencės sonė nė kėtė kontekst dhe tė krijojmė struktura me mjekė tė formuar”, – tha Dr. Costad, duke vlerėsuar kėtė marrėveshje dypalėshe pėr tė forcuar dhe transplantin midis donatorėve tė vdekur dhe tė gjallė. Nga studimet e bėra, 50-60 persona pėr 1 milion banorė nė vit, humbasin plotėsisht funksionin e veshkės, pra rreth 175 raste tė reja nė vit kanė nevojė tė trajtohen nėpėrmjet dializės. Sipas tė dhėnave zyrtare tė Ministrisė sė Shėndetėsisė ėshtė rritur numri i tė sėmurėve qė trajtohen me dializė, nga 120 nė vitin 2005, nė rreth 500 vitin e shkuar. Nė klinika private brenda dhe jashtė vendit janė realizuar rreth 30 transplante renale familjare, tė financuar nga shteti. Katėr vite mė parė nė QSUT u krye transplanti i parė i veshkave nga mjekė shqiptarė, ndėrsa i dyti u bė nė bashkėpunim me mjekė tė huaj dhe nuk vijoi mė.



    Tė dhėna

    30 transplante renale janė realizuar nė klinikat private brenda dhe jashtė shtetit

    50-60 persona pėr 1 milion banorė nė vit humbasin plotėsisht funksionin e veshkės

    120 raste ka qenė numri i tė sėmurėve qė janė trajtuar me dializė nė vitin 2005

    175 raste tė reja nė vit kanė nevojė tė trajtohen nėpėrmjet dializės

    500 ėshtė numri i tė sėmurėve qė janė trajtuar me dializė gjatė vitit tė shkuar

    MAPO

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Transplantet, miratohet hapja e bankave tė organeve

    Pak muaj pas miratimit tė ligjit tė ri pėr transplantet, qeveria ka vendosur kriteret pėr hapjen dhe mbylljen e bankave tė indeve, qelizave dhe organeve. Bankat e indeve, qelizave dhe organeve do tė jenė strukturat shėndetėsore qė do tė kryejnė pėrzgjedhjen, vlerėsimin, testimin e indeve, qelizave dhe organeve; ekzaminimin dhe pėrpunimin e tyre; konservimin, ruajtjen, etiketimin dhe paketimin e indeve, qelizave e organeve dhe dokumentimin e tė dhėnave pėr to; shpėrndarjen e indeve, qelizave dhe organeve tė destinuara pėr transplantim. Sipas vendimit tė miratuar dje nga qeveria, hapja dhe mbyllja e bankave tė indeve, tė qelizave dhe tė organeve do tė bėhet me urdhėr tė ministrit tė Shėndetėsisė, nė pėrputhje me kriteret e pėrcaktuara. Krahas pėrcaktimeve nė ligjin e transplanteve, nė vendim thuhet se “banka e indeve, e qelizave dhe e organeve duhet qė: tė ketė parashikuar nė statusin e saj objektin e veprimtarisė, qė do tė kryejė nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi; tė ketė njė plan tė shėrbimeve qė do tė ofrojė, i cili tė pėrmbajė llojin e indeve, tė qelizave dhe tė organeve qė do tė mbledhė e pėrpunojė”. Ministri i Shėndetėsisė urdhėron mbylljen e bankės sė indeve, tė qelizave dhe tė organeve nė rastet kur vėrtetohet njė nga kėto situata: nuk plotėson kushtet e nevojshme pėr ushtrimin e aktivitetit tė saj sipas kritereve tė pėrcaktuara nė kėtė vendim; ka shkelje tė ligjeve dhe akteve nėnligjore nė fuqi; nuk zbaton brenda kushteve dhe afateve detyrat e lėna nga Ministria e Shėndetėsisė pėr korrigjimin e shkeljeve.

    MAPO

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •