Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2007
    Postime
    36

    Visar Sinani Perkujtimore Njoftim

    Universiteti i Prishtinės
    UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS
    Fakulteti Juridik
    KĖSHILLI I STUDENTĖVE

    Akademi pėrkujtimore



    Me rastin e rėnies sė Dėshmorit tė Kombit Visar (Ramadan) SINANI, student i Fakultetit Juridik tė Universitetit tė Prishtinės, i rėnė nė konfliktin e fundit nė Malėsinė e Tetovės, Kėshilli i Studentėve tė Fakultetit Juridik tė Premten mė 07.12.2007 nė orėn 15:00 organizon Akademi pėrkujtimore nė Sallėn e Kuqe tė Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės.
    Edhe kur bie, ēohem... kurrė nuk dorezohėm!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Erblir
    Anėtarėsuar
    11-11-2007
    Postime
    10
    KĖSHILLI I STUDENTĖVE

    Akademi pėrkujtimore

    Me rastin e rėnies sė kolegut Visar (Ramadan) SINANI, student i Fakultetit Juridik tė Universitetit tė Prishtinės, i rėnė nė konfliktin e fundit nė Malėsinė e Tetovės, Kėshilli i Studentėve tė Fakultetit Juridik tė premten mė 7.12.2007 nė orėn 15:00 organizon akademi pėrkujtimore nė Sallėn e Kuqe tė Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės.

    Edhe kur bie, Cohem... kurrė nuk dorezohem!

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga Amerika Lexo Postimin
    Universiteti i Prishtinės
    UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS
    Fakulteti Juridik
    KĖSHILLI I STUDENTĖVE

    Akademi pėrkujtimore



    Me rastin e rėnies sė Dėshmorit tė Kombit Visar (Ramadan) SINANI, student i Fakultetit Juridik tė Universitetit tė Prishtinės, i rėnė nė konfliktin e fundit nė Malėsinė e Tetovės, Kėshilli i Studentėve tė Fakultetit Juridik tė Premten mė 07.12.2007 nė orėn 15:00 organizon Akademi pėrkujtimore nė Sallėn e Kuqe tė Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės.
    Edhe kur bie, ēohem... kurrė nuk dorezohėm!
    Kush ishte Visar Sinani?

    Tė dielen nė ora 15:00, isha nė varrimin e Visar Sinanit, njėri nga 4 tė vrarit nė Brodec tė Tetovės. Njė numėr, shumė mė i madh njerėzish sesa qė kisha paramenduar, diku mbi 1000, ishin nė pėrcjelljen e fundit tė tij. Nga lidershipi aktual politik munda tė vėrej vetėm Fazli Veliun dhe Bardhyl Mahmutin. Visar Sinani ishte nė njė arkivol tejet tė vogėl pėr trupin e tij tė madh. Mbi arkivol njė flamur kombėtar dhe uniforma ushtarake nėn tė cilėn ishte vrarė, po kėshtu mbi arkivol. Kėto ishin tė vetmet shenja pėr dėshmorin e ri tė Tetovės.

    Visar Sinani,
    ėshtė djali i tretė i profesorit tim Ramadan Sinani i cili nė fund tė viteve tė 60-ta u nda nga ditari i gjimnazit tė Tetovės pėr shkak tė pjesėmarrjes nė demonstratat e atėhershme qė kėrkonin flamur e mė shumė tė drejta pėr shqiptarėt nė Maqedoni. Duke qenė miq pėr mė shumė se tre decenie me profesorin,babain e ti,, Visari si nxėnės i klasės sė pestė kaloi pushimet e asaj vere nė fshatin tim tė lindjes nė Kėrēovė. Njė nga kunatat e mia prej atėherė e konsideronte atė si djalin e saj tė dytė. Tejet i lėvizshėm, jashtėzakonisht i dashur, shumė kėrkues, njė shpirt i shqetėsuar, ai nė moshėn 16-17 vjeēare do tė ikė nga shtėpia e tij nė Tetovė dhe do t’u bashkangjitet radhėve tė UĒK-ės sė Ali Ahmedit. Do tė mbetet aty deri nė pėrfundim tė luftės. Pas saj, nuk u duk mė askund, as nė parti politike e as nė ndonjė aktivitet publik. Thuhej se kishte rėnė nė konflikt me pushtetin dhe para do muajsh pėrfundimisht kishte ardhur qė tė jetojė nė Prishtinė.Piva njė kafe me tė, por nuk mė tha asgjė, as ēka bėn e as ēka dėshiron tė bėjė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2007
    Postime
    36
    Citim Postuar mė parė nga Amerika Lexo Postimin
    Universiteti i Prishtinės
    UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS
    Fakulteti Juridik
    KĖSHILLI I STUDENTĖVE

    Akademi pėrkujtimore



    Me rastin e rėnies sė Dėshmorit tė Kombit Visar (Ramadan) SINANI, student i Fakultetit Juridik tė Universitetit tė Prishtinės, i rėnė nė konfliktin e fundit nė Malėsinė e Tetovės, Kėshilli i Studentėve tė Fakultetit Juridik tė Premten mė 07.12.2007 nė orėn 15:00 organizon Akademi pėrkujtimore nė Sallėn e Kuqe tė Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės.
    Edhe kur bie, ēohem... kurrė nuk dorezohėm!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Analiza : DY AKTET E TRAGJEDISE


    Orvatja e disa qarqeve shqiptare qė sa mė shpejtė tė harrohet tragjedia e Brodecit, mundė tė ketė vetėm njė shpjegim logjik. E ai ėshtė se pushtetarėt shqiptarė duhet tė jenė ata qė kėsaj radhe i lejuan shtetit tė pėrgjak popullin tė cilin e pėrfaqėsojnė, se nė Maqedoni ka shqiptarė tė cilėt ende nuk e dinė se krim mė i rėndė se gjitha krimet individuale, ėshtė ai tė cilin e bėjnė institucionet shtetėrore. Ai tė cilin e mbėshtesin ata qė e kanė pėr obligim ta mbrojnė qytetarin edhe atėherė kur ai e ndjell tė keqen e vet.


    KIM MEHMETI

    Dy janė shoqėritė mė tė rrezikshme pėr individin: ato ku sa herė qė dhunues ėshtė shteti, fajtorė shpallet viktima, dhe shoqėritė ku gjyqtarėt gjykojnė, e qarqet politike e caktojnė fajėsinė dhe dėnimin. Shqiptarėt e Maqedonisė e njohin peshėn e tė jetuarit nė shoqėri tė tilla. Dekada me radhė ata kanė shijuar helmin e pamundėsisė tė mbrosh vetveten nga institucionet e shtetit. Atyre shpesh u ka ndodhur qė fajtorė tė shpallet i vrari, e jo vrasėsi, qė tė tė shpallin kriminel dhe terroristė ende pa filluar gjykimi. Kėshtu ishte gjatė dekadave tė socializmit dhe kėshtu ėshtė edhe sot, nė kohėn e demokracisė. Kėto tipare kishte edhe aksioni i fundit policor nė Brodec tė Malėsisė sė Tetovės, ku u vranė gjashtė shqiptarė dhe u keqtrajtuan dhjetėra tė tjerė, e qė ende e nxitė revoltėn e shqiptarėve tė kėtushėm dhe i ēon ata tė pyesin veten: pse ēdo shqiptar i vrarė nga policia shpallet fajtorė pa u ofruar prova pėr fajėsinė e tij, dhe pse shqiptari i keqtrajtuar nga institucionet shtetėrore medoemos duhet tė vishet me petkun e kriminelit dhe tė destruktivit ende pa e dėshmuar kėtė gjyqi.

    Rasti i Brodecit nuk ėshtė mė tragjikė se shumė pėrgjakje tė tjera qė u ndodhėn shqiptarėve tė Maqedonisė nė dekadat e kaluara. Edhe kjo tragjedi, si tė gjitha tė mėparshmet, ka dy akte: atė tė ekzekutimi dhe pjesėn e dytė kur kėrkohet nga viktima tė pajtohet se e keqja ka qenė e pashmangshme, se fatkeqėsia qė u ka ndodhur ėshtė farė nga e cila do mbijė bima e tė mirės sė tyre. Kjo tragjedi, si edhe gjitha tė ngjashmet qė ndodhėn nė tė kaluarėn, ka aktorė institucionet e shtetit dhe qytetarėt shqiptarė. Por, tragjedia e Brodecit ka edhe njė tė veēantė: sė pari herė ndodh qė njė aksion tė kėtillė policorė, tė mundohen ta mbulojnė dhe ta shpallin me ēdo kusht tė “suksesshėm” dhe tė domosdoshėm, edhe disa qarqe shqiptare tė afėrta me qeverinė aktuale tė Maqedonisė. Pra, disa qarqe tė kėtushme shqiptare duan tė dėshmojnė se shteti mund tė vret e tė dhunojė para se tė vėrtetohet fajėsia e viktimės.

    Orvatja e disa qarqeve shqiptare qė sa mė shpejtė tė harrohet tragjedia e Brodecit, mundė tė ketė vetėm njė shpjegim logjik. E ai ėshtė se pushtetarėt shqiptarė duhet tė jenė ata qė kėsaj radhe i lejuan shtetit tė pėrgjak popullin tė cilin e pėrfaqėsojnė, se nė Maqedoni ka shqiptarė tė cilėt ende nuk e dinė se krim mė i rėndė se gjitha krimet individuale, ėshtė ai tė cilin e bėjnė institucionet shtetėrore. Ai tė cilin e mbėshtesin ata qė e kanė pėr obligim ta mbrojnė qytetarin edhe atėherė kur ai e ndjell tė keqen e vet.

    Tani, kur tragjedia e Brodecit ndodhi, kur tė vrarėt i mbuloi dheu dhe tė keqtrajtuarit u shpallėn fajtorė ende pa u mbajtur seancat gjyqėsore kundėr tyre, pra kur medoemos duhet arsyetuar dhunuesi, e jo i dhunuari, shqiptarėt e kėtushėm e jetojnė aktin e dytė tė kėsaj tragjedie. E si gjithmonė mė parė, edhe tani, rolin kryesorė tė pjesės sė dytė tė tragjedisė, do e luajnė pjesėtarėt e familjeve tė tė vrarėve dhe tė tė keqtrajtuarve. E tė cilėt kanė pėrballė vetes institucionet e njė shteti ku vlen parimi: shteti kurrė nuk gabon. Qė do tė thotė, se asgjė nuk do u vlejė pafajėsia eventuale e familjarėve tė tyre tė vrarė apo tė keqtrajtuar. Sepse, aty ku sunduesi ka pushtuar edhe tė drejtėn, aty ku drejtėsinė e peshojnė juristėt, por dėnimin e shpallin politikanėt, popullit i mbeten vetėm vuajtjet. Pra, aty ku vlen ligji i mė tė fortit, viktima nuk duhet tė dėgjojė ē’thotė gjyqi, po tė kėrkojė ēelėsin qė do e ēlirojė nga prangat qė e ēojnė tė ecė zvarrė drejtė tė vėrtetės.

    Lidhur me ngjarjet e Brodecit, e thanė tė veten edhe disa zyrtarė tė Beogradit e tė Prishtinės. Ndėr tė cilėt edhe zėvendėskryeministri serb, Bozhidar Gjeliq i cili tha se Beogradi ka ndihmuar nė aksionin policorė tė Brodecit. Nga ana tjetėr, ish-kryeministri kosovar, Agim Ēeku akuzoi Serbinė se i armatosė dhe i trimėron shqiptarėt e Maqedonisė pėr tė bėrė trazira nė shtetin ku jetojnė. Kėto dy deklarata kundėrthėnėse, lidhen nė njė nyje tė pėrbashkėt: kanė pėr qėllim tė dėshmojnė se Maqedonia ėshtė shtet ku shėrbimet policore serbe ose marrin pjesė nė vrasjen e shqiptarėve, ose janė aktive nė manipulimin me ndjenjat e tyre dhe kėshtu i ēojnė pėrpara tytės sė pushkės. Andaj, deklarata e Ēekut ka shijen pėrbuzėse ndaj tė gjithė shqiptarėve tė Maqedonisė – ata i shpallė si turmė tė pavetėdijshme e cila lehtė manipulohet nga cilido “pandur” serbė - e ajo e Gjeliqit bart nė vetvete arrogancėn e “vllahut tė madh”, pa ndihmėn e tė cilit policia e Maqedonisė nuk do mund tė hynte nė asnjė fshat tė banuar me shqiptarė dhe nuk do mund ta luftonte “rrezikun shqiptarė”. Tė dyja kėto deklarata lidhen nė nyjėn e disfatit tė shqiptarėve tė kėtushėm, tė cilėt edhe sot janė tė pambrojtur institucionalisht dhe janė lėnė nė duart e “tregtarėve” partiak tė kėtushėm shqiptarė, tė cilėt jo njėherė deri tani, nėse nuk merrnin pjesė nė krimin shtetėrorė mbi shqiptarėt, atėherė pranonin rolin e atij qė duhet tė mbulojė fajtorin.

    Tė shumta janė arsyet pse shqiptarėt e Maqedonisė nuk duhet tė heqin dorė nga zbardhja e tė vėrtetės pėr tragjedinė e Brodecit. Pse duhet tė kėrkojnė nga pushtetarėt dhe partitė e tyre qė ky shtet njėherė e pėrgjithmonė tė ndjehet pėrgjegjės ndaj veprimeve tė veta mbi popullatėn shqiptare. Pra, pse nuk duhet tė veprojnė si deri tani, pse nuk duhet tė lejojnė qė edhe kėtė tragjedi – si shumė tė tjera tė mėparshme - ta mbulojė mjegulla e shpjegimeve tė kota nėpėr kafene e ēajtore, pse duhet tė kėrkojnė shpjegime tė argumentuar nga ata qė nė Brodec u sollėn si tė kishin ardhur tė ēlironin fshatin e okupuar nga ndonjė armik i jashtėm. Njė ndėr arsyet parėsore pse duhet tė insistohet nė zbardhjen e plotė tė tragjedisė sė Brodecit, janė edhe deklaratat e Gjeliqit dhe tė Agim Ēekut. E tė cilat, nėse asgjė mė shumė, ndoshta do dėshmojnė se Maqedonia ishte dhe mbeti Kazablanka e Ballkanit ku lirshėm shėtisin misionarėt e tė keqes. Se Maqedonia ėshtė shtet qė ka qeveri, por mbetet e paqartė se kush ėshtė sunduesi i vėrtetė i saj. Se shqiptarėt e Maqedonisė ende trajtohen si pushtues, e jo si pronarė tė asaj qė kanė. Pra, qė mė nė fund tė shihet se shqiptarėt e Maqedonisė janė si banorė qė kanė vendbanime, kanė pushtetarė tė vetėt, por nuk kanė shtet qė kujdeset pėr ta. Si tė tillė, ata edhe sot shėrbejnė vetėm si mbulesė pėr dėshtimet e qeveritarėve tė kėtushėm, tė cilėt sa herė qė nuk dinė nga ta ēojnė shtetin, tregojnė me gisht nga duhet tė shkojė policia. Dhe gjejnė ndonjė vendbanim shqiptarė ku e zbulojnė “armikun”, tė cilit i ėshtė shqiptuar dėnimi para se t’i mundėsohet gjykimi.

    Shqiptarėt e Maqedonisė duhet tė bėjnė ēmos qė tragjedia e Brodec tė shpaloset deri nė fund. Nėse nuk ndodh kjo, ata duhet t’i dėnojnė partitė e tyre pėr mos zbardhjen e kėsaj tragjedie, madje edhe me bojkotimin e zgjedhjeve tė ardhshme vendore dhe parlamentare. Sepse, vetėm me shpalosjen e kėsaj tragjedie, ata do mund tė shohin se cili ėshtė ēmimi qė janė tė gatshme ta paguajnė partitė e tyre pėr tė qenė pjesė e qeverisė. Me shpalosjen e kėsaj tragjedie, shqiptarėt e kėtushėm do e shohin mė qartė se kanė politikanė qė sillen si misionarė tė pėrvuajtur pėr tė mirėn kolektive, e veprojnė si tregtarė tė papėrgjegjshėm e tė pandėrgjegjshėm politik. Me ēka shqiptarėt e kėtushėm ndoshta mė nė fund do e shohin se ēka e dallon misionarin e mirėfilltė atdhetarė nga tregtari politik. Pra, do e shohin se misionari vepron sipas parimit se mė mirė ėshtė tė shkosh zvarrė drejtė sė mirės kolektive, se sa vrapimthi kah mirėqenia personale, e cila paguhet me fatkeqėsinė e popullit. Pra, do e shohin se politikanėt veprojnė sipas bindjes se e mira dhe e keqja jetojnė nė tė njėjtėn dhomė, andaj kanė miqėsi tė ngushtė edhe me njėrėn edhe me tjetrėn. Do e shohin se nė njėrėn anė tė moralit tė misionarit qėndron besimi, e nė tjetrėn ndershmėria, se misionarėt moralin e vetė e masin me tė mirat dhe kėnaqėsitė qė ua sjellin tė tjerėve, se morali politik nuk ka anė, ai ėshtė proporcional me kėnaqėsitė qė ua sjellė politikanėve dhe elitave partiake. Kur ta kuptojnė kėtė, shqiptarėt e Maqedonisė do e kenė tė qartė edhe tė vėrtetėn se sa e rrezikshme ėshtė tė jetosh nė shtet ku sunduesi nuk e respekton popullin e vet. Se tė kėrkosh tė drejtėn nė shtet me pushtetarė qė nuk i pėrgjigjen askujt pėr bėmat e veta, ėshtė njėsoj sikurse nė mes tė ferrit ta kėrkosh parajsėn.

  6. #6
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Dy aktet e Tragjedise se Brodecit , zberthyer me mjeshteri intelektuale.


    Shqiptaret kure do te kuptojne se vrasjet e kojshiut, bashkefshatarit, bashkeqytetarit, bashkekombetarit jane vrasje per ne te gjithe.Kure do te kuptojne qe secili prej nesh individualisht vritet per ate te pergjithshmen tonen per te qenit shqiptare ne ate nenqiell te cmendur.Do leme ne qe te perballojne me dhimbjen per humbjen e me te shtrenjtive vetem familjaret? do leme ne qe vetem ata te qajne dhe mundohen te zbardhin faktet e vrasjes dhe tradhetise? ketu dallon qytetrimi ,dashuria kombetare nga tradhetia e subjekteve politike shqiptare ndaj pjestareve te kombit te vet.Nderkaq qe ata qe morren pjese ne vrasjet e bashkekombtareve tane , u vetelevduan per suksesin qe vrane djemt tane , dhe dalin ne qytet keta qe vrane bashkeqytetaret e vet, edhepse mund ti zinin dhe "denonin" nese kishte per cka te denohen, perkrahe sllavomaqedonasve jane rreshtuar ne tradheti te kulluar njerezore dhe kombetare .Subjekti tjeter politik qe e denon kete akt makaber nuk eshte rreshtuar ne tradheti kombetare, ende jo por ka pergjegjesine e vet , ka detyrimin e vet me vete pretendimin se eshte pararoje e ceshtjes kombetare ne Maqedoni duhet te zbardhe te verteten e Brodecit, dhe ta beje SOT jo neser kur te ndodhin edhe shume Brodece te tjere, duke mbuluar krimi-krimin keshtu na shkoi jeta neper gure te mullirit neve, jo edhe pa fajin tone.Pra te ndricoje rastin e Brodecit sot te marrin denimin e merituar ata qe bene vrasjet sot, Kembngulja ne zbulimin e nje te vertete eshte garancion per nderprerjen e ndodhjes se nje te "vertete te hidhur" neser. Nese vertetohet se eshte shteti ai qe i vrau te cohet shteti ne Gjyq nderkombetare, subjekti qe sot me te padrejte eshte opozite nese do te merret me politike reale kjo eshte politika reale te thuash se mbron te drejten e popullit tend , duhet edhe ta besh.Dje e bene me lufte por, sot duhet te tundin institucionet nderkombetare, edhe te gjithe shtresat tjera duhet te japin kontributin e vet per ti ndal rrugen kesaj te keqje te pergjitheshme.Pra, te gjithe , qe te themi se vertete kemi synim qytetrimin duhet te ndjejme dhimbjen dhe humbjen e bashkekombtareve tane ne lekuren tone, qe ne fakt perpara se vertete te mberri kjo tragjedi ne lekuren tone edhe bukfalisht.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #7
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Merzi fundviti!
    Sa pashe incizimet e nderrim vizitave familjare te Dy Familjeve te Deshmoreve Sinani dhe Fejzullahu. Visari dhe Fidani qe ish djali i vetem i familjes rane se bashku, me ta rane edhe deshmoret tjere qe mua me dhimbsen pa perjashtim.Disi u afrova me Visarin nderkaq qe nuk i dalloj bashkeshqiptaret e mije dhe aq me pak deshmoret qe rane per te mos vdekur kurre , rane nga tradhetia .
    Kur pashe familjaret s'mund mos te theme dy fjale merzie ketu ti ndaje me ju. S'mund mos te bej publike ketu ligeshtimin e zemres time perpara nenes se deshmorit , nenes se Visarit. Kur shoh kete nene burrneshe nuk cuditem per kete Familje Heroike. Mbledh force Nene qe te thote nje porosi kombetare nje porosi te djalit, nje porosi te "qendreses ,jetes Vertikale", nje porosi per bashkekombetaret per dinjitet, nje porosi per armiqt se "S'presim te mira nga Ju, por mos pritni qe ne te dorzohemi drejt rruges tone te drejte-LIRISE
    Shprehjet me mungojne per kete nene te deshmorit, c'do gje qe te them eshte pak fare pak per nenen qe i ra djali deshmor.Oj, Nene e Deshmorit qendro sic di Ti se une jam i dobet te te mesoj, i ligshtue te te trimeroj, i vogel hicgje perpara madheshtise tende.
    Do te ndaje ketu me ju vargjet qe ia kam kushtuar kesaj nene burrneshe , kesaj nene shqiptare, nenes se deshmorit Visar Sinani...qe njekohesisht eshte nje perkushtim per nenat e deshmoreve te kombit qe aq ngjajne me njeratjetren jo vetem per nga vuajtjet por edhe per nga zemra e tyre e madhe.


    Nena e Deshmorit

    Nena Shprese mos u merzit.
    Te ra djali ne luftim.
    Kurre nuk te ka korit,
    Shkoi deshmor Visari trim.

    E rrite per ideal,
    Nene shqiptare e vertete.
    Tetembedhjete i mbushi n'mal,
    Me bekim te rroje perjete.

    Per Babin kish mall sot,
    Do te shkoje t'a takoje.
    Per trimin mos derdhni lot,
    Per ju do t'a perqafoje.

    Mbahu nene,i dhe bekimin,
    se Ai s'te la vete.
    T'la Arsimin dhe Betimin,
    Dhe kujtim te tij perjete.

    Kur t'ju lekundet qendresa,
    Mos u trembni rrini qete.
    Dhe nen toke jane fortesa,
    Shqiptarise roje perjete.

    Ne qiell t'Sharrit n'fluturim,
    Kur t'shihni shqipen me flete.
    Eshte engjulli i vendit tim,
    Eshte Visar Sinani vete.


    Me nderime per Nenat e deshmoreve,

    Xhabir Alili, SHBA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 22-12-2007 mė 23:02
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Tema tė Ngjashme

  1. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  2. Njoftim, Botimi i Librit Shqiptar ne UK
    Nga Piloti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 08:00
  3. Njoftim, Botimi i Librit Shqiptar ne UK
    Nga Piloti nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-04-2004, 09:17
  4. Shqiptari, babai i 31 femijeve
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 23:11
  5. Njoftim per pasaportat.
    Nga Brari nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 23:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •