Close
Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 260
  1. #241
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Njeriu qė kėrkoi tė bėhet magjistarė!

    Skedarėt e Bashkėngjitur 160272

    Njė njeri nga lakmia pėr t'u bėrė magjistarė shkoi tek njė magjistarė dhe kėrkoi nga ai qė t'a bėnte atė magjistarė.

    Magjistari pranoi kėrkesėn e kėtij njeriu dhe kėrkoi qė pėr t'u bėrė magjistarė, atėherė duhej qė njeriu nė fjalė tė zbatonte nė pėrpikėri tė gjitha udhėzimet qė do i'a jepte magjistari.

    Magjistari i kėrkon njeriut qė tė hynė nė toalet. Njeriu fute nė toalet dhe del.

    Magjistari: Vėrejte gjė?

    Njeriu: Jo asgjė.

    Magjistari: Shko futu sėrish.

    Njeriu futet dhe del sėrish dhe nuk vėren asgjė dhe pastaj magjistari i kėrkon qė tė futet nė toalet pėr herėn e tretė. Atėherė njeriu e provon edhe kėrkesėn e tretė tė magjistarit dhe futet nė toalet.

    Njeriu del nga toaleti, kėtė herė me njė fytyrė pak sa mė tė shqetėsuar.

    Magjistari: Ēfarė vėrejte kėtė herė?

    Njeriu: Kėtė herė ishte mė ndryshe dhe mė e quditshme, pash njė pėllumb tė bardhė tek sa dilte nga trupi im dhe iku nga unė. Ēfarė do thotė kjo?

    Magjistari: eee kėsaj here ke arritur atė qė ke kėrkuar, ai pėllumbi i bardhė qė ka dalur nga trupi jot, ėshtė imani apo besimi juaj nė Zot qė ke pasur deri nė atė moment dhe tash nuk e ke atė pėllumb, kėshtu qė tashmė je bėrė magjistarė dhe mund tė e kryesh kėtė profesion pa problem.

    K. Gashi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 12-04-2013 mė 05:35
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  2. #242
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Ka jetuar nė njė qytet njė njeri shumė i pasur, tė cilit I ėshtė dhėnė ēdo rehati dhe luks nga All-llahu. Ai kishte njė shėrbėtor i cili ishte pak torollak. Njė ditė pasaniku e thirri dhe i paraqiti atij njė dhuratė duke i thėnė: “Mbani kėtė nė njė vend tė sigurt derisa ju tė gjeni dikė mė torollak se vetveten,. kur ju ta gjeni, jepjani atij. ”

    Emri:  ekuiliber248.jpg

Shikime: 2055

Madhėsia:  7.4 KB
    Shėrbėtori u pėrgjigj: “Nė rregull, zotėri!”

    Pas njė kohe, njeriu i pasur u bė shumė i sėmurė. Shumė mjekė e trajtuan atė, por nuk ka pasur asnjė shenjė tė shėrimit. Ai sė fundi ka humbur shpresėn dhe thėrret shėrbėtorin e tij dhe i thotė: “Unė jam duke vdekur tani. Nėse unė ju kam shkaktuar ndonjė pikėllim, ju lutem mė fal”.

    Shėrbėtori: “Zotėri, ku po shkon?”
    Njeriu i pasur: “Ku tė gjithė kanė pėr tė shkuar.”
    Shėrbėtori: “Kur do tė ktheheni?”
    Njeriu i pasur: “Unė jam duke shkuar nė njė vend nga ku nuk ka kthim.”
    Shėrbėtori: “A keni bėrė pėrgatitjet tuaja pėr komoditetin tuaj atje, zotėri?”
    Njeriu i pasur: “Jo”
    Shėrbėtori: “Zotėri, a i keni bėrė aranzhimet pėr tė mbrojtur veten nga tė nxehtit dhe tė ftohtit?”
    Njeriu i pasur: “Jo”
    Shėrbėtori: “Ēfarė ke bėrė nė lidhje me ushqimin tuaj dhe pijen, zotėri”
    Njeriu i pasur: “. Asgjė”

    Pasi e dėgjoi kėtė shėrbėtori, ai qeshi dhe tha: “Zotėri, kjo ėshtė mė e habitshme. Nė shtėpinė tuaj tė pėrkohshme, ju keni bėrė tė gjitha llojet e marrėveshjeve tė gėzimit dhe rehatisė, ndėrtesa dhe pallate, kopshte dhe parqe, shėrbėtorėt dhe shėrbėtoret, makina tė bukura, dyqane, fabrika dhe tė gjitha llojet e luksit, por pėr shtėpinė tuaj tė pėrhershme, ju nuk keni bėrė asgjė.

    Tani mė thoni zotėri! Ku do tė mund gjej dikė mė torollak se ju? Andaj unė kam pėr ta dhėnė njė dhuratė ty!”.

    Morali: Ne duhet tė jemi mė tė kujdesshėm nė pėrgatitjet tona, dhe se madhėsia e pėrgatitjeve tė jetė paralelisht me kohėn nė tė cilėn do tė qėndrojmė. /ekuiliber/
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #243
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    U martua me nje grua shume te bukur por c’ndodhi pastaj?
    Nje burre u martua me nje grua shume te bukur. Pas nje kohe, ndersa burri ishte per tregeti jashte shtetit, gruaja e tij semuret rende dhe si pasoje, fytyra e saj shemtohet aq teper.
    Burrin e lajmerojne per semundjen e gruas dhe gjate kthimit ai e lajmeron familjen qe do vonohet per disa dite sepse kishte pesuar nje aksident te rende dhe kishte humbur te dy syte qe dmth. burri kurre nuk do ta shohe gruan e tij si te shemtuar por do ta mbaje ne mendje ate bukuri te meparshme te gruas se tij.
    Vazhduan jeten ne harmoni derisa u plaken dhe deshi All-llahu qe gruaja te vdiste e para. Ne diten e varrimit, kur burrat u kthyen nga varrimi, edhe burri i gruas se vdekur u kthye por pa e shoqeruar askush, ai ecte i vetem. Njeri prej te pranishmeve e pyeti; ku shkon? Ne shtepine time, tha! Por ti je qorr, nuk sheh, te ndihmoje une!
    Jo, tha. Une kurre s’kam qene i verber por ashtu jam terhequr si i verber tere jeten qe mos ta lendoj zemren e gruas time te ciles iu shemtua fytyra, ajo vdiq e lumtur dhe me ndjenjen se une kurre nuk e pashe te shemtuar, duke menduar se une jam i verber.
    MUSLIMANI I VERTETE, KESHTU E TRAJTON GRUAN E TIJ!/Horizonti Islam/
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #244
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Hajduti i ēokollatave
    Emri:  ekuiliber1476.jpg

Shikime: 2069

Madhėsia:  8.7 KB

    Pesėdhjetė vite mė parė, nė njė qytet tė Francės, njė emigrant, xhaxha Ibrahimi nga Turqia, tashmė i shtyrė nė moshė, kishte njė dyqan ku shiste ushqime. Dyqani ndodhej nė katin e parė tė njė godine, ku banonte njė familje ēifute. Kjo familje, kishte njė djalė tetėvjeēar, i cili quhej Xhad. Fėmija i tyre, ishte mėsuar qė ēdo ditė tė zbriste nė dyqanin e xha Ibrahimit dhe tė blinte ushqimet e nevojshme tė familjes. Pėrveē kėsaj, sa herė qė hynte e dilte, ai shfrytėzonte angazhimin e xhaxha Ibrahimit me klientė tė tjerė dhe i vidhte nga njė ēokollatė.

    Njė ditė, djali i vogėl nuk arriti ta marrė hisen e tij tė ēokollatės sė pėrditshme. Por me tė shkelur pragun e derės, dėgjoi zėrin e ėmbėl tė xhaxhait Ibrahim qė i thoshte:”Harrove tė marrėsh ēokollatėn tėnde tė pėrditshme bir!”

    Xhad ngriu nė vend. Ai kishte menduar se ia kishte hedhur atij plaku matuf. Gjer atėherė kishte besuar se ai nuk kishte kuptuar asgjė. Menjėherė u kthye dhe filloi ti lutet, pėrgjėrohet dhe premtojė se nuk do e pėrsėriste mė atė akt tė turpshėm.

    Xhaxha Ibrahimi i buzėqeshi dhe i tha:”Jo. Dua tė mė japėsh fjalėn se nuk do tė vjedhėsh gjė gjatė gjithė jetės tėnde. Veē kėsaj, ēdo ditė qė do tė vish nė dyqan, do tė marrėsh nga njė ēokollatė, si dhuratė prej meje.”

    Xhad pranoi dhe uli kokėn i buzėqeshur.

    Vitet kalonin dhe xhaxhai Ibrahim u shndėrrua nė njė prind tė dytė, madje dhe nė njė shok tė ngushtė. Sa herė qė Xhad ndihej keq, pėrballej me ndonjė vėshtirėsi dhe donte ti qajė hallin dikujt, drejtohej pėr tek xhaxha Ibrahimi. Pasi e dėgjonte me vėmendje, xha Ibrahimi nxirrte njė libėr nga sirtari, ia zgjaste Xhad-it dhe i kėrkonte ta hapė nė cilėndo faqe. Mandej, xhaxha Ibrahimi e merrte librin dhe lexonte diēka nė faqen pėrkatėse. Pasi e mbyllte librin, i tregonte Xhad-it si duhet tė veprojė nė atė rast. Gjithmonė, zgjidhjet dhe ndihma e xhaxhait Ibrahim kishin qenė tė efektshme.

    Pas shtatėmbėdhjetė vitesh…

    Kaluan plot shtatėmbėdhjetė vite dhe marrėdhėniet mes dy miqve veē forcoheshin. Tashmė Xhad kishte mbushur 24 vjeē, ndėrkohė qė xhaxha Ibrahimi kishte mbushur 67.

    Para se tė vdesė, xhaxha Ibrahimi kishte lėnė njė sėnduk, brenda tė cilit kishte vėnė librin nė tė cilin gjente zgjidhjet pėr shqetėsimet e Xhad. Ai i kishte porositur fėmijėt e tij qė kėtė sėnduk, pas vdekjes sė tij, t’ia jepnin Xhad-dit, si dhuratė.

    Sigurisht qė Xhad u mėrzit shumė me vdekjen e mikut tė tij mė tė mirė. Fėmijėt e tij, ia dorėzuan sėndukun. Pasi e hapi, pa nė tė librin, tė cilin e vuri mėnjanė.

    Njė ditė, pėrballet me njė problem tė madh, nga to qė dinte t’ia zgjidhė vetėm xhaxha Ibrahimi. Menjėherė nė mendje i erdhi libri nė sėnduk. Hapi sėndukun, nxori librin, e hapi dhe pa qė ishte shkruar nė arabisht, tė cilėn nuk e kuptonte. U nis pėr tek njė koleg i tij tunizian dhe i kėrkoi ti lexojė diēka. Mandej, Xhad i tregoi pėr hallin qė kishte dhe kolegu tunizian, i tregoi si ta zgjidhė.

    Xhad shtangu nė vend.

    Ēfarė qenka ky libėr qė ofron zgjidhje tė gatshme?!

    Ėshtė Kurani. Ia ktheu tuniziani.

    Ky ėshtė Kurani, libri i myslimanėve?! Pyeti Xhad.

    Po – iu pėrgjigj tuniziani.

    Ēfarė duhet tė bėj qė tė bėhem mysliman? Pyeti Xhad.

    Tė thuash: Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr tė merituar pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij – i tha me njė frymė tuniziani.

    Xhad aty pėr aty: Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr tė merituar pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij.

    Kėshtu, Xhad u bė mysliman dhe qė atė ditė, zgjodhi pėr emėr Xhadullah Kurani. Qė atė ditė, vendosi qė pjeėn tjetėr tė jetės t’ia kushtojė Kuranit dhe mesazhit tė tij. Ai e mėsoi pėrmendėsh Kuranin, e kuptoi mirė dhe filloi t’ua prezantojė njerėzve tė tjerė nė Evropė.

    Njė ditė, ai kishte hapur mus’hafin qė ia kishte dhuruar xhaxha Ibrahimi. Brenda tij ishte harta e botės, mbi hartėn e Afrikės ishte firma e xhaxha Ibrahimit dhe poshtė saj:”Fto nė rrugėn e Zotit me urtėsi dhe butėsi!”

    Kėtė, ai e interpretoi si njė porosi nga ana e xhaxha Ibrahimit, tė cilėn vendosi ta zbatojė menjėherė. Kėshtu, e la Evropėn dhe u nis drejt Kenias, Sudanit tė jugut, Uganda dhe vende tė tjera afrikane. Ai u bė shkak qė fiset Zulu, tė pranojnė islamin.

    Pasi kaloi vite tė tėra duke i prezantuar banorėt e kontinentit afrikan me islamin, Xhadullah Kurani, ndėrroi jetė, pėr shkak tė sėmundjeve qė kishte marrė atje. Ai ndėrroi jetė nė vitin 2003, nė moshėn 54 vjeēare.

    Dy vite pasi kishte ndėrruar jetė, nėna e tij me besim fetar hebraizmin, pėrqafon islamin, nė moshė tė thyer. Ajo tregon se tridhjetė vitet e fundit, vite tė cilat i biri i saj i kaloi duke propaganduar islamin, i kishte kaluar duke u pėrpjekur qė ti ndryshojė mendje tė birit, qė tė kthehet sėrish nė fenė e tė parėve. Me gjithė arsimin e lartė dhe aftėsitė e saj bindėse, dėshtoi nė kėtė mision. Sakaq, xhaxha Ibrahimi, ai burrė i moshuar dhe i paarsimuar mysliman, kishte arritur qė t’ia ndryshojė besimin tė birit.

    Pėrse e pranoi islamin Xhad?

    Ai vetė tregon se pėrgjatė shtatėmbėdhjetė viteve, xhaxha Ibrahimin nuk e kishte dėgjuar asnjėherė tė pėrdorė fjalė si “Qafir” dhe “ēifut” apo qoftė dhe ti kėrkojė qė tė bėhet mysliman. Gjatė shtatėmbėdhjetė viteve nuk i kishte folur as dhe njė fjalė pėr fenė islame, hebraike apo pėr faktin se ai vetė ishte mysliman.

    Njė herė, dikush e pyeti sesi ndihej rreth faktit qė ishte bėrė shkak qė miliona njerėz nė Afrikė kishin pranuar Islamin pėr shkak tė tij. Ai u pėrgjigj se gjithēka ishte vetėm njė pjesė e mirėnjohjes qė ndjente pėr xhaxha Ibrahimin.

    Historia e Xhad me xhaxha Ibrahimin, eshte bere dhe film (Monsiour Ibrahim)./mesazhi/
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  5. #245
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Drejtėsia shembullore e Umer ibnul Hatabit ndaj tė krishterit nė garat e kuajve

    Omer ibnul hatabi njė ditė kishte caktuar Amr ibn Asin r.a si guvernator tė egjiptit. Nė garat e kuajve qė zhvilloheshin, nga konkurentėt mė tė mirė ishin njė kristian dhe djali i guvernatorit. Nė fund, garėn e fiton kristiani. Djali i guvernatorit i zemėruar e godet kristianin me kamxhik nė kokė duke i thėnė: "Si ta fitosh garėn ti, kur unė jam djali i guvernatorit tė nderuar?"
    Emri:  10566_481879945223804_1216968641_n.jpg

Shikime: 3280

Madhėsia:  35.7 KB
    Djali i kristianit i tha se do tė ankohem te Prijėsi i besimtarėve, Umer ibnul hatabi. Kur pėrmendej emri i tij nė atė kohė, dridheshin edhe mbretėrit e Persisė dhe tė Romės. Mjaftonte qė njė njeriu tė keq t'i thotė qė do tė ankohem tek Umeri dhe ai tė ndalohej nga padrejtėsit dhe zullumet.
    Por kristiani e dinte qė muslimanėt ishin tė drejtė dhe do vendosnin drejtėsi nė kėtė qėshtje. I bindur pėr kėtė, merr rrugėn dhe udhėton me devenė e tij nga egjipti pėr nė medinė, kryeqytetin e islamit dhe tė drejtėsisė, ku takon Umerin r.a, udhėheqėsin e muslimanėve, tė cilit i thotė: Unė jam njė kristian nga egjipti. Hyra nė garat e kuajve dhe i fitova ato, por djali i guvernatorit tėnd mė goditi dhe mė tha: "Si ta fitosh garėn ti, kur unė jam djali i guvernatorit tė nderuar?" Kur e dėgjoi kėtė Umeri r.a, mblodhi shokėt nė xhami dhe i shkroi njė letėr Amrit ku e urdhėronte tė vinte menjėherė bashkė me tė birin.
    Pasi erdhi amri me tė birin dhe u takuan me Umerin r.a. ky i fundit merr kamxhikun qė e mbante nė dorė, me tė cilin vendoste drejtėsinė, ia drejton kristianit dhe i thėnė: "Bjeri tani djalit tė guvernatorit tė nderuar!" Kėshtu kristiani e godet tė birin e amrit. Umeri r.a i thotė: "Tani bjeri dhe kokės sė guvernatorit!" Kristiani i habitur i thotė: "Mua mė goditi djali i guvernatorit dhe jo vetė guvernatori.", por Umeri r.a ia kthen: " Bjeri edhe guvernatorit, pasi djali i tij nuk tė goditi veqse duke u mbėshtetur mbi pushtetin e babait." Mė pas i drejtohet Amrit dhe i thotė:
    "Qysh kur keni filluar t'i robėroni njerėzit, nė njė kohė kur nėnat i kan lindur tė lirė?"

    Kerim Gashi - marrė nga libri "Njerėz tė Mėdhenj - Aid El Karnij
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #246
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Drejtėsia shembullore e Umer ibnul Hatabit ndaj tė krishterit nė garat e kuajve

    Omer ibnul hatabi njė ditė kishte caktuar Amr ibn Asin r.a si guvernator tė egjiptit.
    Ne kohen kur ka jetuar Omer ibnul Khatabi, Egjipti nuk ishte akoma pushtuar prej arabeve myslimane!!
    Jarigas

  7. #247
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2013
    Postime
    1

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Pse ja fut kot, ne kohen e Omerit islami depertoj ne Siri, Egjipt dhe ne Iran

  8. #248
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Citim Postuar mė parė nga Sylmahalla Lexo Postimin
    Pse ja fut kot, ne kohen e Omerit islami depertoj ne Siri, Egjipt dhe ne Iran
    Nuk ishte Islami ai qe depertoi, por arabet! Per sa i perket tregimit, Amr ibn As filloi pushtimin e Egjiptit ne dhjetorin e vitit 640, ndersa kalifi Omar vdiq ne vitin 644!!Tani a mund te me thuash se ne ē'rrethana u be e mundur qe nje i krishtere i Egjiptit te shkoje ne Medine per t'iu ankuar prijesit te myslimaneve?? Dhe, a nuk do te ishte e udhes te shprehemi per gara ndermjet egjiptianeve te krishtere dhe pushtuesve arabe myslimane??!!
    Jarigas

  9. #249
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    jarigas e ka varros Amr ibn Asin.. Pse ja fusni kot ju tjeter? :A cnjerz :@
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #250
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Ky ka qenė Imam shafi'iu (Tregim Madhėshtor)

    Imam shafiu ėshtė rritur jetim, pasi babai i kishte vdekur pa lindur. Nėna e tij udhėtoi nga Palestina pėr nė Mekkė, ku morri me qera njė dhomė prej qerpiēi. Ngaqė ishte I varfėr dhe nuk kishte penė dhe fletore pėr tė shkruar mėsimet, imam Shafiu I shkruante ato nė kocka dhe dėrrasa qė gjente. Njė ditė, nėna e tij I tha: “Nuk ka mbetur gjė tjetėr veēse t’ua lirojmė dhomėn kockave dhe dėrrasave tua dhe tė flemė jashtė!”

    Kur dėgjoi kėto fjalė nga nėna e tij, Shafiu mėsoi pėrmendėsh gjithēka qė kishte shkruar mbi kėto kocka dhe dėrrasa dhe pastaj i largoi nga dhoma ku flinin. Ai ishte njė gjeni qe edhe pse nė kulmin e varfėrisė, jetonte me shpresė dhe plot optimizėm.

    Mbi brengat dhe fatėkeqėsitė e jetės, ai thotė nė disa vargje:

    “Lėre kohėn tė sillet si tė dojė.
    Kur vjen caktimi i Zotit, prite me gėzim.
    Mos u brengos nga fatėkeqėsitė e jetės,
    Fatėkeqėsitė e kėsaj bote e kanė njė pėrfundim.”


    Kerim Gashi: marrė nga libri “njerėz tė mėdhenj” – AID El- KARNIJ
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •