Close
Faqja 24 prej 26 FillimFillim ... 142223242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 260
  1. #231
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    E dėrgoi nėnėn nė ambulancė, por e la nė stehimore pleqėsh



    Ngjarje e rėndė

    Kjo nė vazhdim, tė cilėn do e lexoni, nuk ėshtė ndonjė legjendė e as tregim apo ndonjė pėrrallė, por njė ngjarje e cila ka ndodhur vėrtetė nė mesin tonė, ku belbėzojmė shqip.

    Ngjarja fillon kur njė djalosh, nga presionet e vazhdueshme qė vinin nga gruaja e tij, e cila nuk e duronte nėnėn e tij, tė cilat ishin ankesa tė pėrhershme qė adresoheshin kundrejt nėnės sė tij, rezultuan nė kėrcėnime tė atilla sa qė nga gruaja e tij tė dėgjoj edhe kėto fjalė: "Zgjedh, o mua, o nėnėn?"
    Ēdo mendim i keq qė shkon nė adresė tė nėnės, buron nga shejtani i mallkuar, andaj duke u bazuar nė kėtė parim, ky djalosh nuk shkonte drejt njė zgjidhjeje tė duhur, kėshtu qė zemra e prishur e tij e prodhoj njė ide.

    Shkoi tek nėna e tij qė t'a zbatonte kėtė ide dhe duke e ditur se nėna e tij, vuante nga tensioni i lartė i gjakut, i drejtohet nėnės sė tij: "Hajde nėnė se po tė dėrgoj tek mjeku pėr tė ta kontrollu shtypjen e gjakut"

    Nėna ngritet me ato vėshtirėsi qė mosha i'a kishte dhuruar dhe dalin pėr tė shkuar tek mjeku qė i propozoj djali i saj.

    Arritėn tek "ambulanca" dhe hyrėn brenda saj dhe me tė hyrė brenda e lė nė dorėn e njė motre e cila pėr nga pamja kishte atributet e njė motre medicinale, kėshtu qė i drejtohet nėnės dhe po i thotė: "Nėnė po tė lė tek doktorresha dhe pasi tė tė kontrollon shtypjen, unė kthehem dhe do vij tė tė marrė"
    Nėna me pafajsinė e saj, dukej e kėnaqur me pėrkujdesjen qė i'a ofronte djali i saj, kėshtu qė me njė buzėqeshje emocionuese i drejtohet djalit tė saj: "Ani birė, ani"

    Djali i hutuar dhe me fytyrė tė nxier, del nga ky objekt tė cilėn ky e quante ambulancė dhe shkon nga aty.

    Tani, kjo nėnė priste shėrbimin e mjekut pėr tė cilėn edhe kishte ardhur dhe po i drejtohet aty njė punonjėse me mantil tė bardhė: Oj motėr a po ma matė shtypjen e gjakut se ka kohė qė jam duke pritur?

    Punonėsja: Si? ne nuk masim shtypjen e gjakut, por strehojm pleqėt e braktisur!

    Nėna e habitur: Po djali mė solli kėtu pėr matjen e shtypjes sė gjakut!

    Punonėsja: Ti kėtu nuk je nė ambulancė, por jė nė njė strehimore pėr pleqė tė braktisur, oj loke!?
    Nė atė momentė, nėna stepet nga trishtimi dhe sikur tė shikonim brendėsinė e saj, do dukej sikur po ndodhte njė masakėr apo gjenocid i rėndė nė shpirtin e saj, kėshtu qė me lot nė sy dhe tej mase e trishtuar, doli nga ajo "ambulancė" qė do duhej tė i'a ulte shtypjen e gjakut dhe t'a shėronte.

    Pėrreth kėsaj strehimore tė braktisurish, skajonte njė rrugė tejmase e ngarkuar me vetura dhe kjo loke qė mė nuk ishte nėnė e askujt, nga mėrzia qė kishte nė vetėvete qė edhe retė e qiellin e bėri tė lotonte, i doli pėrpara njė veture e cila rrugėtonte si zakonisht. Dhe shoferi me tė parė se kishte pėrpara njė plakė tė gjorė, e ndali vrullėshėm veturėn e tij dhe del nga makina dhe i drejtohet me habi kesaj plake tė gjorė: "Oj loke a nuk e shef qė isha duke tė tė shkelur?

    Plaka ishte aq e mėrzitur dhe me lot nė sy, duke u dridhur : "O birė.... po pėr tė mė shkelur dola aman"

    Shoferi: Si ka mundėsi kėshtu, Ēfarė halli ke?

    Plaka e pėrlotur, nuk i besonte edhe vetes qė i'a tregonte dikujt njė tragjedi tė tillė, qė besa edhe nuk e kishte lexuar ndonjėher edhe vetė ajo, kėshtu qė i'a tregoj ngjarjen shoferit se cfarė i kishte ndodhur.
    Shoferi u emocionua aq shumė, sa qė u pėrlot i tėri edhe ai, kėshtu qė u trishtua aq shumė, sa qė veprimin e parė qė bėri ishte njė telefonatė qė i bėri familjes sė tij. Shoferi nė telefon, po i tregon familjarėve ngjarjen dhe i kėrkonė atyre qė t'a merrte me vete dhe t'a strehonte kėtė plakė nė shtėpinė e tij, dhe familja e tij pranuan kėtė kėrkesė dhe kjo plakė pastaj u strehua tek shtėpia e kėtij njeriu tė ndershėm.

    Plaka, me trishtimin e madhė qė e kishte pėrjetuar dhe nga shtypja e lartė e gjakut, pas tre sulmeve nė zemėr qė pati, nuk arriti qė t'a vazhdoi jetėn e mjerė, kėshtu qė vdiq dhe e la trishtimin e saj nė kėtė jetė.

    Shkroi: Kerim Gashi
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #232
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    8(tete) genjeshtrat e nenes time!

    8(tete) genjeshtrat e nenes time!



    Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalė i vetėm nė njė familje tejet tė varfėr... aq tė varfėr saqė nuk kishim ushqimin e mjaftueshėm. Nė raste tė rralla ndodhte qė tė kishim pak oriz nė shtėpi... Nėna pėrgatiste shujtėn e thjeshtė dhe gjithmonė pjesėn e saj tė pjatės e hudhte nė pjatėn time duke thėnė: "Ha biri im, unė nuk jam e uritur"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E PARE.

    Kur u rrita pak, nėna ime pasi pėrfundonte punėt e shtėpisė, shkonte te lumi qė gjendej afėr shtėpisė, duke shpresuar se do tė zinte ndonjė peshk, qė unė tė kisha ushqim tė shėndetshėm dhe tė zhvillohesha sikur fėmijėt tjerė. Me njė rast, falėnderoj Allahun, arriti t'i zė dy peshqi. Nxitoi nė shtėpi dhe i pėrgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parė se unė me shije e
    ngrėna peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj nė pjatėn time duke thėnė: "Biri im, ja edhe kėtė peshk timin, sepse ti e di qė unė nuk e dua peshkun"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E DYTE.

    Koha kalonte dhe erdhi momenti qė unė tė hyja nė shkollė. Meqė nuk kishim pasuri qė unė tė shkollohem, nėna hyri si shitėse te njė tregtar i pasur. Njė natė tė ftohtė dhe me shi, nėna u vonua mė tepėr nė punė. I brengosur dola nga shtėpia ta kėrkoja. E vėrejta duke ardhur me njė torbė tė rėndė tė rrobave nė dorė. E thirra: "Nėnė, eja nė shtėpi, ėshtė vonė dhe ftohtė." Ajo buzėqeshi dhe tha: "Biri im, unė nuk jam e lodhur"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E TRETE.

    Erdhi koha e provimeve tė shkollės. Edhe pse ishte vapė e madhe, ajo dėshiroi tė vinte me mua nė shkollė. Dielli pėrcėllonte tokėn, ndėrsa sipėrfaqja e rėrės avullonte nga nxehtėsia. Hyra nė shkollė, ndėrsa ajo mbeti duke pritur nė oborrin e shkollės. Kur pėrfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo mė priti me pėrqafim amėnor, mbushur me dashuri dhe mėshirė. Nė dorė mbante njė lėng tė ftohtė qė e kishte blerė pėr mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokėn dhe vėrejta atė, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotėn duke thėnė: "Nėnė, pi edhe ti pak", ndėrsa ajo tha: "Biri im, vetėm ti pije, unė nuk kam etje"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E KATERT.

    Pas vdekjes sė babait tim, nėna jetoi njė jetė tė vėshtirė si e vejė. Mbi supet e saj mbajti tėrė pėrgjegjėsinė pėr udhėheqjen e shtėpisė, thjeshtė duhej tė kujdesej pėr ēdo gjė. Jeta ishte vėshtirėsuar, dhe shumė shpesh ishim tė uritur. Pranė shtėpisė sonė jetonte xhaxhai im, njeri i mirė, shpesh na sillte ushqim, por edhe ai ishte i varfėr. Fqinjėt kur panė qė gjendja jonė ishte e
    papėrballueshme, kėshilluan nėnėn, e cila ishte ende e re, tė martohej pėr dikė qė do ta ndihmonte. Mirėpo, nėna ime refuzoi kėtė kėshillė duke thėnė: "Unė nuk kam nevojė pėr dashuri"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E PESTE.

    Pasi pėrfundova fakultetin, hyra nė njė punė me pagė tė mirė nė njė firmė dhe vendosa ta marr pėrsipėr kujdesin e shtėpisė. Meqė shėndeti i nėnės ishte dobėsuar, nuk mund tė punonte si shitėse rrobash, filloi tė shesė perime nė treg. Kur nuk mundi mė tej tė punonte, unė ndava pjesėn nga paga ime dhe ia dhashė asaj, ndėrsa ajo i refuzoi duke thėnė: "Biri im, ruaji tė hollat, unė kam mjaft pėr vete"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E GJASHTE.

    Vazhdova shkollimin e mėtejmė dhe shumė shpejtė u bėra magjistėr. Paga ime u rrit edhe mė shumė. Firma gjermane mė ofroi njė punė tė mirė nė Gjermani. U gėzova pa masė dhe fillova tė ėndėrroja pėr jetėn e re tė lumtur. E ftova nėnėn tė vinte tė jetojė me mua, por ajo refuzoi duke mė thėnė: "Biri im, unė nuk jam mėsuar me jetė luksoze"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E SHTATE.

    Koha kalonte, nėna ishte plakur dhe shumė shpejtė u sėmur nga karcinomi malinj. Nė ato momente nė mes meje dhe nėnės sime tė dashur ishin shumė shtete. I nevojitej pėrkujdesja e dikujt. I lashė tė gjitha dhe u ktheva nė shtėpi. Nėnėn e gjeta nė shtrat. Kur mė pa, u mundua tė buzėqesh. Zemra m'u copėtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte mė ajo nėna qė e kam njohur... Lotėt mė shkonin rrėke nėpėr fytyrėn time, por edhe tani ajo u mundua tė mė ngushėllojė duke thėnė: "Biri im, mos qaj, unė nuk kam dhembje!"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E TETE.

    Pasi qė tha kėto fjalė, mbylli sytė dhe mė nuk i hapi kurrė.

    Secili qė kėnaqet me begatinė e prindėrve tė gjallė, u kėshilloj:
    Ruani kėtė begati para se tė pikėlloheni pėr humbjen e saj.
    Secilit qė ka humbur nėnėn e tij tė dashur, e kėshilloj:
    Gjithmonė kujto se sa ka sakrifikuar ajo pėr ty.
    Lute Allahun qė ta falė dhe ta mėshirojė.

    Pėrktheu dhe pėrshtati: Dr.Ali F. Iljazi
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #233
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Njė vajzė i telefonoi njė dijetari (Tregim me vlere)

    Njė vajzė i telefonoi njė dijetari

    dhe i tha:

    - Hoxhė i nderuar e kam njė hall!
    ...

    - Urdhėro ia ktheu dijetari

    - Unė e dua njė djalė tepėr shumė - tha ajo me zė tė dridhur

    Qe katėr vite unė agjėroj falem dhe mundohem tė bėj vepra tė mira.Dhe pėr ēdo namaz e lusja Allahun qė ai djalė tė vije te familja ime ta kėrkoj dorėn time.
    Derisa njė ditė dėgjova prej babait tim se ai ka fejuar njė tjetėr vajzė dhe e kam lėnė namazin agjėrimin dhe fillova ta urrej veten, hallin tim dhe familjen time.
    Tė lutem hoxhė i nderuar kam nevojė pėr njė zgjidhje tė kėtij problemi ta ndryshoj vetėn time dhe gjendjen time!!
    Dijetari iu pėrgjigj me njė pėrgjigjeje tepėr tė shkurt por me kuptim shumė tė fuqishėm
    I tha asaj:
    - Hape Kur'anin dhe lexoje ajetin 11 tė sures Haxh do ta gjesh zgjidhjen pėr problemin tėnd!!!
    E pėrshėndeti dhe e mbylli telefonin.

    Ky ėshtė ajeti i 11-tė i Sures Haxh:

    "Ka nga njerėzit qė adhuron All-llahun me mėdyshje (luhatshėm),

    nėse e godet ndonjė e mirė ai qetėsohet me tė,

    po nėse e godet ndonjė e pakėndshme,

    ai kthehet nė fytyrėn e vet tė vėrtetė (tė mėparshme),

    ai i ka humbur kėtė dhe jetėn tjetėr e ky ėshtė ai dėshtimi i qartė."

    Komentuesit e Kur'anit kanė thėnė:

    " Mėdyshja " kėtu e ka pėr qėllim " me kusht "

    Adhurim, derisa ti plotėsohen dėshirat,

    nėse nuk i plotėsohen ato atėherė tėrbohet dhe fillon tė urrej ēdo gjė.

    Shtroja vetes kėtė pyetje dhe ske nevojė ta shkruash pėrgjigjejen:

    Sa herė e ke adhuruar Allahun me kusht?!!"
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e perkthyese
    Anėtarėsuar
    16-01-2012
    Postime
    101

    Arrow Ngjarje e vėrtetė - EMOCIONUESE

    Ngjarje e vėrtetė - EMOCIONUESE


    Njė herė para shumė kohėsh kishte qenė njė djalosh, ai e kishte pasur njė femėr tė cilėt kishin qenė nė lidhje. Ky djaloshi i kishte bėrė shumė premtimė kėsaj vajzės, i kishte premtuar se do ta martonte, do ta merte pėr grua dhe do tė jetonin tė lumtur pėrgjithmonė deri sa vdekja ti ndajė.

    Por ja qė ndodhi e kundėrta, pas pak kohėsh pasi djaloshi e bindi vajzėn pėr sinqeritetin e tijė, e bėri ti besoj verbėrisht, ja ngriti kurthėn dhe bėnė zina. Pas kėtij akti djaloshi e braktisi vajzėn dhe kurė mė nuk ju kthya. Vajzės sė gjorė iu shkatrua jeta, nuk i kishte mbetur asgjė perveē se ta mbyste veten. Kėshtu ju ndodh tė gjithė atyre qė e hidhėrojnė Allahun, kėnaqen gjatė aktit dhe vuajnė gjate tėrė jetės.

    Nė anėn tjetėr ky djaloshi pas ca kohėsh deshti Allahu e u udhėzua, u bė nja djal i devotshėm dhe u pendua pėr tė gjitha mėkatet qė i kishte bėrė nė tė kaluarėn. Djaloshit iu shtynė vjet dhe vendosi tė martohej. I mori sebepet dhe ia dhanė njė vajzė. Natė e parė tė martesės djaloshi e kuptoi se vajza tė cilėn e martoi nuk ishte e virgjėr. U ndal dhe mendoi pėr jetėn e tij, dhe tha me veten : Hajr inshaAllah, ky ėshtė dėnim nga Allahu pėr mėkatet e mija. U bė si u bė vazhduan jetėn ata si ēift.

    Pas njė kohe ishin duke ndejtur nė dhomė familja kur papritur hyn motra e djaloshit duke qajtur e uluritur nė dhomė. Vrapojnė kėta tė marin vesh se ēfarė ngjau por kot, vajza nuk tregon, pas pak duke e lutur e ėma, vajza me zė tė dridhur tregon : Unė kam pas njė lidhje me njė djal, ai ishte i pėrsosur pėr mua, me premtoi se do tė mė martonte, por pasi ne bėmė mardhenjė ai me braktisi. Djaloshti iu rėnua e gjithė bota nė kokė. Mendoi me vete prap dėnimi i haramit tim. Nuk dinte se ētė bėnte, u mėrzit shumė por jeta prap vazhdoi.

    Pas njė periudhe kohore, kur vajza iu rit e iu bė 20 vjeē, u pėrsėrit ndodhia e njejtė, hyri vajza duke qajtur nė dhomė , dhe tregon storien e njejtė : Unė isha nė lidhje serioze me njė djal, ai me premtoi gjithēka, me premtoi edhe martesėn, por pas aktit seksual, ai mė braktisi mua sit ė isha njė lodėr e jo njeri. Djaloshit i shpėrtheu vaji, nuk dinte se ētė bėnte, prap ishte dėnimi i mėkatit, ky e bėri njė herė, ndėrsa iu kthye tre herė.
    Doli me vrap nga shtėpia, dhe shkoi te Imami i atij qyteti, u ul dhe e pyeti: O imam unė kur kam qenė mė i ri, e kam bėrė njė mekat, kam bėrė zina me njė vajze, dhe e kam braktisur, unė e di qė harami i zinasė tė kthehet nė shtėpi, por te une ndodhi ndryshe, mua mu kthye tre herė pėr njė mėkat. Imami tha: Ajo vajza qė ti e braktise, ėshtė bėrė gruaja e ndokujt, prandaj je sprovuar me grua, ajo ishte motra e ndokujt prandaj je sprovuar me motėr dhe ajo ishte bija e ndokujt prandaj je sprovua me bijėn tėnde.

    Vėllėzer dhe motra, tė marim mėsim nga kjo ngjarje, tė kem frik Allahun dhe ta ruajmė familjen tonė. Zinaja ėshtė si borxhi, nėse e jep edhe tė kthehet, tė kthehet nė shtėpi. Por mos tė harojmė se ka edhe vajza tė tilla qė edhe pas harameve tė shumta e kanė braktisur mashkullin, nuk e kan mbuluar mėkatin me martesė, por tė tillat janė tė pakta, ata janė idhtina e Umetit tonė.

  5. #235

    Lightbulb Dritė mbi Dritė!

    Nė Emėr tė Allahut
    Tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit


    Mik i dashur, zemra jote ėshtė njė pasqyrė e lustruar. Duhet ta pastrosh deri sa tė bėhet e pastėrt nga perdja e pluhurit qė ėshtė grumbulluar nė tė, sepse ėshtė destinuar qė ti reflekton dritat e sekreteve hyjnore. Kur drita nga

    Allahu [Qė] ėshtė Drita
    e qiejve dhe e tokės


    tė fillon tė shkėlqejė nė regjionet e zemrės tėnde, kandili i dritės do tė ndezet. Kandili i zemrės

    ėshtė nė njė qelq, qelqi ėshtė sikur tė ishte
    njė yll flakėrues qė shkėlqen


    Mandej brenda nė atė zemėr, vetėtima e zbulimeve hyjnore qėllon. Kjo vetėtimė do tė gjenerohet nga murmurima e reve tė domethėnieve

    as nga Linda e as nga Perendimi,
    e ndezur nga njė pemė e bekuar ulliri


    dhe hedh dritė nė pemėn e zbulimeve, aq e dėlirė, aq transparente saqė

    shkėlqen edhe pse zjarri nuk e prekė.
    (Nur, 35)

    Mandej kandili i urtėsisė ndezet nga vetė-vetja. Si do tė qėndronte i pandezur kur drita e sekreteve tė Allahut shkėlqen mbi tė? Nė qoftė se vetėm drita e sekreteve hyjnore shkėlqen nė tė, sekretet e qiellit tė natės do tė ndezėshin me mijėra yje,

    dhe nga yjet [ju] gjejeni rrugėn [tuaj]
    (Nahl, 16)

    Nuk janė yjet qė na udhėzojnė ne, por drita hyjnore. Sepse Allahu e ka

    mbushur qiellin e ulėt
    me bukuri [nė] yje.

    (Ja Sin, 6)

    Nė qoftė se vetėm kandili i sekreteve hyjnore tė jetė i ndezur nė veten tėnde tė brendshme, tė tjerat do tė pasojnė, ose pėrnjėherė ose dalngadalė. Disa ju veq i dini disa do tė ju tregojmė ne kėtu. Lexo, dėgjo, mundohu tė kuptosh. Qiejt e errėt tė ndėrdijes do tė ndizen nga prezenca hyjnore dhe nga paqja dhe bukuria e hėnės sė plotė, qė do tė lindė nga horizonti duke hedhur

    Dritė mbi Dritė
    (Nur, 35)

    pėrherė duke u ngritur nė qiell, duke kaluar pėrmes fazės sė caktuar, ashtu si Allahu i ka

    caktuar pėr atė faza, derisa tė
    (Ja sin, 39)

    shkėlqen nė triumf nė qendėr tė qiellit, duke e hedhur errėsirėn e pavėmendjes.

    (Betohem) nė natėn kur ėshtė e qetė,
    (Dhuha, 2)

    Nė triumfin e dritės sė mėngjezit,
    (Dhuha,I)

    nata jote e ndėrdijes do ta sheh zbardhjen e ditės. Atėherė do ta inhalosh parfumin e kujtesės dhe

    do tė pendohesh nė orėt e hershme tė mėngjezit
    (El Imran, 17)

    tė ndėrdijes, dhe do tė zhgėnjehesh pėr jetėn qė e ke kaluar nė gjumė. Ti do ti dėgjosh kėngėt e bylbylave tė mėngjezit, dhe do ti dėgjosh ata duke thėnė

    Ata e kishin bėrė shprehi qė tė flejnė vetėm pakėz
    gjatė natės, dhe nė orėt e hershme tė agimit,
    [ata ishin parė] duke u lutur qė tė jenė tė falur.

    (Zerijet, 17-18)

    Allahu e udhėzon Kė tė dojė Ai tek Drita e Tij
    (Nur, 35)

    Mandej do tė shohėsh duke lindur nga horizonti i Arsyes Hyjnore diellin e njohurisė sė brendshme. Eshtė dielli yt privatė, se ti je ai

    tė cilin Allahu e udhėzon,

    dhe je

    nė udhėn e drejtė,

    dhe jo ai tė cilin

    Ai e len nė gabim.

    (Eref, 178)

    Dhe ti do ta kuptosh sekretin se

    Nuk ėshtė e lejuar diellit qė ta arrin hėnėn,
    e as nata nuk mundet ta zhvesh ditėn.
    Secila noton nė orbitėn (e tyre tė caktuar).

    (Ja Sin, 40)

    Nė fund, nyja do tė zgjidhet sipas

    alegorive qė Allahu i vė para pėr njerėzimin,
    dhe Allahu ėshtė i dituri i tė gjitha gjėrave,

    (Nur, 35)

    dhe perdet do tė hiqen dhe muret do tė copėtohen, qė do ta tregojnė tė njomėn nėn tė vrazhdėn; e vėrteta do ta shfaqė fytyrėn e saj. E tėrė kjo do tė fillon kur pasqyra e zemrės tėnde tė pastrohet. Drita e sekreteve hyjnore do tė bie nė tė nė qoftė se ti donė dhe kėrkon pėr Atė, nga Ai, me Atė.

    Letėr nga Hazret Abdul Kadir El-Xhilani ra.
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e Mr.Sfiduesii
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    12

    Njė dite!

    Njė dite!
    Emri im do te pasohet me fjalėn (Allahu e mėshiroftė)

    Njė dite!
    Do te lind dielli por unė nuk do te zgjohem
    Njė dite!
    Dhoma ime do te jetė bosh
    Njė dite!
    Do t’ma falin njė namaz qe nuk ka as ruku e as sexhde
    Njė dite!
    Do te kam nevojė pėr duat tuaja
    Pak para kėsaj dite kėrkoj falje
    Vėrtet… ne ketė dite kam nevojė pėr falje, por nuk mund t’iu tregoj
    Kėrkoj falje
    Prej atij qe e kam bere pėr te qar
    Qe e kam lėnduar
    Qe i kam bere zullum/padrejtėsi
    Qe i kam bere keq
    Gibet
    Unė jam njeri si ju
    Ēka do qe te flasė, prapė kam njė zemėr qe buron dashuri
    Krejt qa dua
    Te ike ashtu siē duhet
    Dhe te luteni pėr mua
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e Mr.Sfiduesii
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    12

    Tregimi i druvarit dhe arratisurit

    Tregimi i druvarit dhe arratisurit
    Nje dit prej ditve nje druvare po prente dru, i grumbullonte ne nje turme para se t’i transferonte ne shtepi.
    Pa pritmas erdhi nje djalosh i lodhur duke vrapuar.
    Kerkoj nga ai ta fshehe ate ne ndonjeren prej turmave qe mos ta shohin ata qe po e ndjekun, sepse deshirojne ta mbysin.
    I tha: futu ne kete turmen e madhe.
    Ai u fut, e mbuloj me dru qe mos ta shohin ndjeksit e tij dhe vazhdoj punen e vet, prerjen dhe grumbullimin e druve.
    Pas pak erdhen dy persona duke vrapuar. Posa iu ofruan druvarit e pyeten per djaloshin e ri
    Druvari: po e kam pare dhe e kam fshehur ne ate turmen e madhe. Shkoni dhe kerkone, do ta gjeni.
    Djaloshi ne turme po e degjon.
    Zemra nuk i ndalet se rrahuri nga frika kur degjoj ate duke iu treguar.
    Njeri prej atyre dy personave qe po e kerkonin djaloshin, i tha tjetrit:
    Ky po na mashtron neve kinse e ka fshehur qe ta kerkojem ketu e ai te ketemundesi me ik.
    Mos i beso, nuk esht e logjikshme me fsheh edhe me tregu.
    Le te shpejtojme e ta nxejme.
    Vazhduan rrugen e tyre.
    Kur u larguan, djaloshi doli i habitur.
    Ne fytyren e tij u dukeshin shenja te frikes, trishtimit dhe nervozes.
    Djaloshi: si po me fsheh prej tyre edhe po ju tregon?
    A nuk ke zemer?
    A nuk ke meshire … a nuk ke…. A nuk ke…?
    Druvari: o qun, nese genjshtra te shpeton ndonjeher, sinqeriteti/besnikria te shpeton cdo her.
    Vallahi sikur t’i kisha genjyar ata, do t’iu kerkonin dhe do t’iu gjenin dhe ne fund do t’iu mbytnin.
    Ec me begatite e Allhut e mos genje dhe dije se, sinqeriteti /besnikeria eshte rruga e shpetimit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #238
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Tregim:

    Dikush pyeti se pse shkojmė nė xhuma?`

    Botuesi i gazetės ‘Xhammat’ (FR) pranoi njė ankesė nga njė musliman i cili shkroi se nuk kishte kuptim tė shkohej ēdo tė premte nė xhami.

    Ai shkruan: “U bėnė 30 vjet qė po shkoj nė xhuma dhe rreth 3000 hutbe (predikime) kam dėgjuar. Pėr ēudi nuk mė kujtohet asnjėra nga to. Mendoj se ėshtė e padobishme, dhe imamėt po ashtu po humbin kohė duke mbajtur gjithė ato hutbe.”

    Kjo ngjalli njė polemikė tė vėrtetė nė rubrikėn “Letrat e botuesit” aq shumė saqė e trembi edhe botuesin. Kjo vazhdoi pėr disa javė derisa dikush u pėrgjigj:

    “Tanimė u bėnė 30 vjet qė jam martuar. Gruaja ime pothuajse 32.000 racione ushqimi mė ka pėrgatitur. Pėr ēudi nuk mė kujtohet as edhe i vetmi ushqim se ēfarė ka qenė. Por e di qė tė gjitha mė kanė ushqyer dhe mė dhanė fuqi qė kisha nevojė pėr punėn time. Nėse gruaja ime nuk do mė kishte dhėnė kėto racione do tė vdisja deri tani.”
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  9. #239
    CHEERFUL GIRL
    Anėtarėsuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Citim Postuar mė parė nga Gimi3 Lexo Postimin
    Tregim:

    Dikush pyeti se pse shkojmė nė xhuma?`

    Botuesi i gazetės ‘Xhammat’ (FR) pranoi njė ankesė nga njė musliman i cili shkroi se nuk kishte kuptim tė shkohej ēdo tė premte nė xhami.

    Ai shkruan: “U bėnė 30 vjet qė po shkoj nė xhuma dhe rreth 3000 hutbe (predikime) kam dėgjuar. Pėr ēudi nuk mė kujtohet asnjėra nga to. Mendoj se ėshtė e padobishme, dhe imamėt po ashtu po humbin kohė duke mbajtur gjithė ato hutbe.”

    Kjo ngjalli njė polemikė tė vėrtetė nė rubrikėn “Letrat e botuesit” aq shumė saqė e trembi edhe botuesin. Kjo vazhdoi pėr disa javė derisa dikush u pėrgjigj:

    “Tanimė u bėnė 30 vjet qė jam martuar. Gruaja ime pothuajse 32.000 racione ushqimi mė ka pėrgatitur. Pėr ēudi nuk mė kujtohet as edhe i vetmi ushqim se ēfarė ka qenė. Por e di qė tė gjitha mė kanė ushqyer dhe mė dhanė fuqi qė kisha nevojė pėr punėn time. Nėse gruaja ime nuk do mė kishte dhėnė kėto racione do tė vdisja deri tani.”


    Ashtu sikurse nje person qe lexon cdo dite, absolutisht nuk i mban mend te gjitha , mirepo ka nje tjeter formim
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  10. #240
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Pėr: Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht

    Nė halifatin e Omer Ibn Abdul Azizit: Ujqėrit dhe Delet kullosnin bashkė!

    Emri:  3wolves1sheep.jpg

Shikime: 1536

Madhėsia:  66.3 KB

    Malik bin dinari pėrcjell: Kur mori halifatin, barinjėt e dhenėve, qė rrinin nėpėr maja tė maleve, thonin: "Kush ėshtė ky prijės i mirė, qė ėshtė shfaqur tek njerėzit?"

    - Si e kuptuat kėtė, i pyetėn?

    - Kur njerėzve u vjen njė halife i mirė ujqit dhe luanėt ndalen dhe nuk na ngacmojnė nė punėn tonė, - thanė barinjėt.

    - Hasan Kasari thotė: Unė milja dhentė nė halifatin e Omer Ibn Abdul Azizit dhe njė ditė kalova pranė njė bariu, te kopeja e tė cilit qėndronin rreth 30 ujqėr, tė cilėt i mendova pėr qen, ngase nuk kisha parė ujqėr mė parė.

    - O bari, - i thash, - pėr cfarė tė duhen gjithė kėta qen?
    - O biri im, nuk jan qen, por ujqėr, mė tha bariu.

    Subhanallah, Ujku qėndron me bagėtinė dhe nuk i dėmton?!- i thash unė.

    Ai mė tha: "O biri im, kur koka ėshtė nė rregull, edhe trupi nuk pėson sėmundje." Kėto fjalė ishin pėr halifatin e Omer Ibn Abdul Azizit .

    - Musa bin eajani thotė: "Ne po ruanim bagėtitė nė kirman gjatė halifatit tė Omer Ibn Abdul Azizit . Betohem nė Allahun, se dhentė bashkė me ujqėrit kullosnin bashkė nė tė njejtin vend. Njė natė njėri nga ujqit u hodh pėr tė ngrėnė njė dele dhe thash: "S'ka dyshim se njeriu i mirė ( Omer Ibn Abdul Azizi ) paska ndėrruar jetė. " Hamadi thotė: Kėtė ma tregoi ai apo dikush tjetėr, se e kishin llogaritur atė ditė dhe ishte pikėrisht nata, qė ai (Omer Ibn Abdul Azizi) kishte ndėrruar jetė.

    Kėta janė disa shembuj qė dėshmojnė se Omer Ibn Abdul Azizi ka qenė aq prijės i drejtė, sa qė Allahu ka shtu bereqet nė halifatin e tij, qė edhe ujqėrit kan abstenu nga dėmet e tyre ndaj bagėtive tė barinjėve.

    Kerim Gashi :

    nxori nga libri biografik - Prijesi i drejt dhe asket Omer Ibn Abdul Aziz.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Tema tė Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •