Close
Faqja 13 prej 26 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 260
  1. #121
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    TĖ FALURIT E MĖKATEVE TĖ MĖPARSHME


    Pėrktheu dhe pėrshtati: Arsim Jonuzi, Kumanove


    Kur ndokush bėhet musliman, All-llahu i Lartėsuar ia fal gjithė mėkatet dhe veprat e tij djallėzore tė mėparshme.

    Njė njeri qė quhej Amr, erdhi te profeti s.a.v.s. dhe tha: “Ma jep dorėn, kėshtuqė unė ta garantoj besnikėrinė time!” Profeti s.a.v.s. e zgjati dorėn e tij tė djathtė, mirėpo Amri e tėrhoqi dorėn e tij. Profeti s.a.v.s. i tha: “Ēfarė ndodhi o Amr?” Amri i tha: “Pranoj ta shtrij dorėn me njė kusht.” Profeti s.a.v.s. i tha: “Cili ėshtė ai kusht?” Amri iu pėrgjigj: “Nėse All-llahu m’i fal mėkatet e mia.” Profeti s.a.v.s. nė atė rast i tha: “O Amr, a nuk e dije se tė kthyerit nė Islam, i fshin tė gjitha mėkatet e mėparshme?” [Muslimi (121) dhe Ahmedi (17357)]
    Njeriu pasi tė kthehet nė Islam, ai do tė shpėrblehet nė bazė tė asaj se ēfarė punė apo veprime kryen ai/ajo. Pėr kėtė ēėshtje profeti s.a.v.s. ka thėnė: “Zoti yt, i Cili ėshtė i Larti, ėshtė Mėshiruesi mė i madh. Nėse ndokush e ka ndėr mend qė tė bėjė ndonjė punė tė mirė por nuk arrin ta bėjė atė, ai do tė shpėrblehet me njė tė mirė. E nėse arrin qė ta kryejė atė qė e ka pasur ndėr mend (punėn e mirė), atėherė ai do tė shpėrblehet me dhjetė deri nė shtatėqind tė mira. Nė anėn tjetėr, nėse ndokush e ka ndėr mend ta bėjė njė tė keqe por nuk e realizon atė, ai nuk do tė ndėshkohet pėr tė, madje pėr kėtė fiton shpėrblim (si rezultat i moskryerjes sė veprės sė keqe). E nėse e kryen atė vepėr tė keqe, vetėm njė vepėr e keqe do tė shėnohet nė llogarinė e tij, megjithatė, All-llahu ndonjėherė e fal edhe atė vepėr, fillimi i sė cilės ka qenė me tė keq dhe qė ka mbaruar si e tillė.” [Ahmedi (2515) dhe Muslimi (131)]
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  2. #122
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Molla dhe Hallalli

    Babai I imam Azam Ebu Hanifes ,I nderuari Thabit nje dite teksa po merrte abdes buze lumit pa nje kokerr molle qe po notonte mbi uje. E mori kokrren e molles dhe e kafshoi. Por menjeher erdhi ne vete dhe filloi te kerkonte te zotin e molles. Pak me tutje shef nje peme molle,deget e te ciles zgjatnin deri ne lume,gjeti te zotin e saj dhe kerkoi qe te ia bente hallall. I zoti I molles buzeqeshi . I kishte peqlyer shume ky djale I ri prandaj I tha:



    Jo bire nuk ta baj hallall.
    • Jam gati te bej qfar te duash ,vetem qe te ma besh hallall!!
    Mire ateher do te punosh dy vjete ne kopshtin tim dhe do te me sherbesh mua pastaj shofim.
    • Djali pranoi. Pasi punoi dy vjete me radhe kopshtin e tij shkoi tek plaku hde I tha: - kam plote dy vjete qe te sherbej ma ban hallall tani.
    Po deshe qe te ta bej hallall,duhet te martohesh me vajzen time.
    • Mire ,pranoj qe te martohem ,mjafton qe te te ma besh hallall.
    Mendohu mire ,se vajza ime eshte pa duar,pa kembe,sytė nuk I shohin e veshet nuk I ndegjojne.
    • Si do qe te jete ,eshte me mire se te kesh barre, hak njeriu.

    Pas dasmes Thabiti e pa nusen dhe u qudite shume se ajo nuk ishte fare ashtu si I kishte thene Babai I saj. Doli menjehere jashtė dhe I tha plakut:

    • Ketu ka ndodhur nje gabim ,ti me pate thene se vajza jote nuk ka kembe,as duar,sytė nuk I shofin dhe veshet nuk I degjojnė.
    Nuk ka asnje gabim ketu,te pata thene se vajza ime nuk ka kembe e duar. Ajo nuk ka prekur me dore asgje qe nuk I perket asaj e nuk ka shkuar ne asnje vend qe e ndalon feja jone. Ta pata thene se nuk shef, nuk ka pare asnjeher nje pjes te trupit qe e ka te ndaluar. Te pata thene se nuk ndegjon, nuk ka ndegjuar kurre fjalė haram.

    Ja djali I nje nene dhe babai te tillė ka qenė Imam Azami,fryti I kesaj Martese.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 08-10-2008 mė 06:02
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #123
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Hajr Inshallah …

    Cila eshte domethenja dhe vlera e kesaj Thenje qe Muslimani shume shpesh e zė ne Gojė?

    Ishte kan nje Mbret dhe per sherbetor te afert kishte zgjedhur nje Musliman dhe besnikeria dhe morali I ketij Muslimani e kishin bindur mbretin qe ta merrte afer vetes dhe ta bente sherbetor.Mirpo ketij mbretit e neveriste nje thenje e ktij Muslimani Hajr Inshallah dhe shpesh tentonte qe ta perqeshte per kete thenje vazhdimisht.

    Dhe nje dite Mbreti shkon deri tek kuzhina dhe provon qe te pergadis diqka per vete dhe merr thiken per te prer diqka dhe duke u munduar qe prente diqka nga kuzhina ,I rreshqet dora dhe prenė gishtin,madje e kėputė krejt…

    Muslimani kur po e shef qe po I gjakos gishti I prerė,po reagon dhe po thotė Hajr Inshallah !!!

    Mbreti po ia kthen me nervozizem ,si more po thua hajr ,po qfar hajri ka ketu ,ku e shkurtova gishtin ,ti a po tallesh me mua a ??!!

    Dhe prej sot ,per kete tallje qe bere ndaj meje,do futesh ne burg. Dhe muslimani kur u futė ne burg , tha : Hajr Inshallah!! Mbreti quditet me kete thenje te shpesht qe e thoshte dhe disi e injoronte kete dhe e la ne burg dhe iku.

    Pas nje kohe ,mbreti del per gjuheti dhe me zagarin(qenin) e tij ,duke bere gjuheti ,gabimisht kalojn kufirin e territorit ku e kontrollonte dhe I takonte mbreteris se tij,dhe kalon ne territorin e nje mbreterie tjeter kundershtare ,ku populli I ketij vendi dhe kesaj mbreterie ishin pagan dhe idhujtar te devotshem,d.m.th besonin ne idhuj.
    Dhe me kalimin e kufirit ,mbreti u zė dhe u kap rob dhe ushtaret kapen zhagazi dhe e derguan tek mbreti idhujtar dhe mbreti ne ate kohe po festonte nje feste per hire te idhullit te tij dhe kerkoj qe per Idhullin e tij ,ne te cilin besonte per Zot , ta therrte per kurban nje njeri dhe ky njeri qelloj te ishte ky mbreti I cili u kap rob.

    Dhe e vendosen mbretin e zurė rob para publikut per ta flijuar ,dhe para momentit te hjekjes se kokes,mbreti idhujtar nderhyn dhe ndalon kurbanin e mbretit te zur rob sepse veren se ky mbreti nuk e ka nje gisht,dhe thot se “Zoti” (idhulli) nuk pranon nje kurban te gjymtuar apo sakat dhe urdheron qe ta lirojn kete njeri dhe te kerkojn nje njeri tjeter per kurban.

    Mbreti u lirua dhe I lumtur dhe I gezuar dhe hyn ne mendime dhe I kujtohet fjala Hajr inshallah e Musliamanit ne momentin kur iu kishte prer gishti dhe quditet se si Muslimani kishte te drejt dhe se ai Hajr Inshallah ishte me vend dhe se ndikoi qe une te shpetoj jeten. Mirpo ky mbreti fillon te mendoj ,dhe se mendon e mendon dhe thot ne vete : kur shkurtova gishtin dhe tha Hajr inshallah, u verejt rezultati I asaj thenje,por tash qfar do te thot me rastin e hyrjes ne Burg kur tha Hajr Inshallah muslimani. Mbreti shkon deri tek burgu ku eshte I burgosur Muslimani dhe me kurreshtje e pyet Muslimanin: Para ca kohes dola per gjuheti dhe kalova kufirin dhe me kapen armiqet rob dhe me nxoren ne shesh per te me exekutuar si kurban per nje Idhull te mbretit,por gishtin qe e kisha te shkurtuar ,me shpetoi jeten dhe se ateher kur pate thene Hajr Inshallah kishe pasur te drejt ,sepse shpetova jeten time… Por jam kurioz te te pyes per rastin e hyrjes ne burg qe ti pate thene te njejten fjal Hajr Inshallah!! Pse e pate thene kete ,dhe ku qendron Miresia ne kete rast??

    Muslimani I pergjigjet: Kur hyra ne Burg thash Hajr Inshallah sepse hyrja ne burg ndikoi qe une te shpetoj jeten time ,sepse po te mos hyja ne Burg ti do te me merrje me veti ne gjuheti dhe se kur do na kishin zene rob Idhujtaret,ateher une do te ekzekutohesha per kurban te mbretit idhujtar sepse une nuk isha I gjymtuar apo I sakatosur apo nuk kisha ndonje gisht te shkuruar sikur ti dhe se mbreti idhujtar do me kishte zgjedhur mua per kurban dhe jo ty dhe keshtu qe ti do kishe shpetuar ,ndersa une jo…

    Mbreti I ngazllyer me kete mrekulli dhe po aq I ndikuar nga rasti ne fjal,bindet dhe pranon Islamin dhe behet Musliman.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #124
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Bariu dhe Pema e Molles

    Nje bari plak sa here qe nisej per te shkuar me kopen per ne lendine ,ndalonte te pushonte mem hijen e nje peme molle. Dhe pot e ishte koha e frutave fliste me mollen dhe I thonte : “Hajde ,jepi bariut plak nje kokerr molle.” Dhe me lejen e Allahut ne at moment binte nga pema kokrra me e pjekur e molles. Bariu e merrte mollen dhe e hante bashk me buk dhe nje tas te vogel me kos,pastaj nxirrte Kuranin Kerim qe I kishte mbetur nga I ati dhe fillonte ta lexonte. Bariu plak kur e kishte mbjell kete peme para 20 vjeteve e ujiste ate shpesh dhe per kete perdorte ujin qe I tepronte kur merrte abdest. Keshtu qe pema e molles ishte rritur dhe kishte filluar te jepte fruta shpejt. Ne at kohe bariu ishte I rid he mund te kepuste vet mollet. Por pas kaq vitesh bariu ishte plakur ,dhe ishte kerrusur,ndersa pema e molles ishte rritur dhe ishte bere me e lart.



    Nje dite bariu kishte shkuar persieri nen hijen e molles kishte falur aty namazin,ishte ulur te pushonte pak dhe si gjithmon i kishte kerkuar pemes nje kokerr molle. Por per qudi nuk ra asnje molle. Vazhdoi te kerkonte disa here me radhe por nga pema nuk binte anje kokerr molle. Filluan ti mbushen syte me lot ,sepse tashme e quante pemen si femijen e tij dhe per here te pare pema nuk ia plotesoi deshiren. Tashme ishte aq plak sa mesi mbahej ne kembe. Mblodhi kopen dhe u nis per ne shtepi,rruges ngriti syte lart nga qielli dhe pa henen e re. U gezua si nje femije ,u kthye me vrap tek pema e perqafoi dhe duke qarė tha:

    “O Allah! Fale kete plak harraq! Harrova qe sot eshte dita e parė e Ramazanit”

    Kerim Gashi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 24-10-2008 mė 10:43
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Dialogu nė mes udhėtarit dhe tė Dėrguarit, alejhi selam

    Pėrktheu: Visar KORENICA

    Njė herė erdhi njė udhėtar nė xhami pėr ta takuar tė Dėrguarin (Paqja dhe Mėshira e All-llahut qoftė mbi tė)... Pas pėrshėndetjes me Pejgamberin (Paqja dhe Mėshira e All-llahut qoftė mbi tė) ėshtė pyetur prej nga ėshtė. Udhėtari u pėrgjigj se kishte ardh nga njė vend i largėt pėr tė marr pėrgjigje nė disa pyetjet. Nė vazhdim ėshtė dialogu nė mes udhėtarit dhe Pejgamberit (Paqja dhe Mėshira e All-llahut qoftė mbi tė).

    Udhėtari: nuk dua qė ndėshkimi tė vijė nė llogarinė time.
    Profeti: sillu mirė me prindėrit tuaj.

    Udhėtari: dua tė bėhem i njohur tek njerėzit si njėri i ditur dhe intelegjent.
    Profeti : ki frikė All-llahun ēdoherė.

    Udhėtari: dua tė llogaritem si njėri prej tė dashurve tė All-llahut.
    Profeti: lexo Kur’an ēdo mengjes dhe mbėmje.

    Udhėtari: dua qe zemra ime te jetė e pastėr tė shėndrise pėrherė.
    Profeti: kurr mos e harro vdekjen.

    Udhėtari: nuk dua tė jem larg kurr nga mėshira e All-llahut.
    Profeti: ēdo herė trajtoje bashkėqytetarin mirė.

    Udhėtari: unė kurr nuk dua tė lėndohem nga armiqtė e mi.
    Profeti: ēdo herė ki besim vetėm nė All-llah.

    Udhėtari: unė nuk dua tė jem asnjėherė i turpėruar.
    Profeti: bėj kujdes nga veprimet qė bėn.

    Udhėtari: dėshiroj tė jetoj gjatė.
    Profeti: ēdo herė trego mėshirė. (bėmirėsi drejtė lidhjes farefisnore).

    Udhėtari: dua qė mbijetesa ime tė rritet-(mbajtje gjallė).
    Profeti: ēdo herė bėhu me avdes.

    Udhėtari: dua tė lirohem nga ndėshkimi nė varr.
    Profeti: ēdo herė mbath tesha tė pastėrta.

    Udhėtari: nuk dua tė digjem ne zjarr.
    Profeti: kontrollo sytė e tu dhe gjuhėn.

    Udhėtari: si tė mė falen mėkatet.
    Profeti: ēdo herė kėrko falje nga All-llahu me sinqeritet dhe pėrkushtim.

    Udhėtari: dua qė njerėzit tė mė respektojnė pėrhėrė.
    Profeti: kurr mos e largo dorėn tėndė kur njerėzit kanė nevojė pėr ty.

    Udhėtari: dua qė ēdo herė tė jem i nderuar.
    Profeti: asnjėherė mos e poshtėrso dhe pėrul dikė.

    Udhėtari: nuk dua tė shtypem (shtrėngim). (shtypje nė varr).
    Profeti: lexo suren mulk shpesh.

    Udhėtari: dua qė ta ris pasurinė time.
    Profeti: lexo surėn wakia ēdo natė.

    Udhėtari: dua tė jem i sigurt dhe nė paqe ne ditėn e gjykimit.
    Profeti: bėj dhikėr (pėrmende All-llahun) nga agimi deri nė mbrėmje.

    Udhėtari: dua tė jem me vėmendje dhe koncentrim tė plotė gjatė faljes.
    Profeti: ēdo herė merr avdes me vėmendje dhe koncentrim

    alb-drejtesia.com
    A known mistake is better than an unknown truth.

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Thesari i vėrtetė

    Pėrktheu: Visar Korenica

    Njė hajdut u ngjit nė murin e shtėpisė sė Malik Bin Dinar dhe lehtėsisht depėrtoi brenda nė dhomėn e tij. Nė momentin kur u gjend brenda shtėpisė, vjedhėsi qe zhgėnjyer duke mos gjetur asgjė pėr tė vjedhur. Maliku ishte i zėnė duke e kryer namazin. Duke kuptuar se nuk ishte vetėm, ai e shpejtoi faljen dhe u kthye pėr tė parė fytyrėn e hajdutit. Duke mos shfaqur kurfar stresi apo shqetėsim, Maliku qetėsisht e pėrshėndeti me selam dhe i tha, “Im vėlla, Allahu tė faltė. Ti hyre nė shtėpinė time dhe nuk gjete asgjė me vlerė pėr tė vjedhur, andaj unė nuk do tė tė lejoj tė largohesh nga kėtu pa marr diq tė vlefshme pėr tė pėrfituar nga ajo."

    Ai hyri nė dhomėn tjetėr dhe u kthye prapa me njė ibrik tė mbushur me ujė. Shikoi drejt syve tė hajdutit dhe tha, “Merr avdes the bej dy rekate namaz, dhe nėse e bėn kėtė, do tė largohesh nga shtėpia ime me njė thesar edhe mė tė vlefshėm nga ai pėr tė cilin kishe patur pėr qėllim ta vidhje nė shtėpinė time. "

    I pėrulur nga sjellja dhe fjalėt e Malikut, hajduti tha, “ Po, nė tė vėrtetė ėshtė njė ofertė fisnike.”

    Pasi morri avdes dhe pasi kreu dy rekate namaz, hajduti tha, “O Malik, a do tė tė pengoja nėse qėndroj edhe pėr pak kohė, ngase dua tė qėndroj pak mė gjatė qė ti kryej edhe dy rekate tjera namaz?”

    Maliku tha, "Qėndro pėr aq gjatė sa Allahu ngrit pėr ty numrin e rekateve qė ti kryesh tani. "

    Hajduti kaloi tėrė natėn nė shtėpinė e Malikut. Ai vazhdoi tė bėj namaz deri nė mengjes. Pastaj Maliku i tha, “Ik nga kėtu dhe bėhu i mirė.”

    Por nė vend qė tė largohet, hajduti tha, “ A do tė tė pengojė nėse qėndroj me ty kėtu sot, ngase kam bėrė nijet pėr tė agjėruar?”

    "Qėndro pėr aq gjatė sa dėshiron,” I tha Maliku.

    Hajduti pėrfundoi sė qėndruari pėr disa ditė, duke bėrė namaz deri nė orėt e vona tė netėve dhe duke agjėruar ditėn. Dhe kur mė nė fund vendosi tė largohet, hajduti tha, “O Malik, unė kam marr njė vendim tė qėndrueshėm qė tė pendohem pėr mėkatet e mia dhe pėr mėnyrėn e jetės sime tė pėrparme."

    Maliku tha, “Kjo ėshtė nė Dorė tė Allahut.”

    Njeriu pėrmirėsoi mėnyrėn e jetės sė tij dhe filloi tė ndjek njė jetė tė drejtė dhe plotė dėgjueshmėri ndaj Allahut. Mė vonė, ai takoi njė hajdut tjetėr I cili e pyeti, “A e gjete thesarin tėnd?”

    Ai iu pėrgjigj, “Im vėlla, atė cka gjeta ishte Malik Bin Dinar. Unė shkova qė tė vidhja tek ai, por rezultoi qė ai rrėmbeu zemrėn time. Nė tė vėrtetė, unė jam penduar tek Allahu, dhe do tė mbes tek dera (e Mėshirės dhe Faljes sė Tij) derisa tė arrij dėgjueshmėri tė plotė ndaj tij, tė njė robi tė dashur."

    (Al-Mawaa'idh wal-Majaalis: 85)

    Nga “histori tė pendimit’ publikuar nė Darussalam
    A known mistake is better than an unknown truth.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Burri me 4 gra!!!

    Na ishte njeher nje tregtar i cili kishte 4 gra. Ai e donte gruan e
    katert me se shumti dhe e stoliste me veshje te shtrenjte dhe e
    trajtone me njomesi. Ai u kujdeste shume per te dhe bente ate qe
    ishte me e mira per te.

    Edhe gruan e trete e donte shume ishte krenar me te dhe gjithmone
    deshironte ta njoftonte me shoqerine.Megjithate ai kishte nje frike
    te madhe se ajo kishte lidhje me ndonje njeri tjeter.

    Ai poashtu e donte gruan e dyte ajo ishte nje person me konsiderate
    te madhe gjithmone durimtare ne fakt ishte me e ngushta me te. Sa
    here qe kishte ndonje problem gjithmone shkonte te kjo dhe e
    zgjidhnin problemin

    Tash gruaja e pare e tregtarit ishte nje partnere lojale ajo
    gjithmone kishte dhene kontribute te medha dhe ishte kujdesur per
    shendetin e tij,biznesin dhe si mirmbajtese e shtepise.megjithate
    Tregtari nuk e donte ate edhe pse ajo e donte thellesisht ai rralle
    se u kujdeste per te



    Nje dite tregtari u semure , para kesaj ai e dinte se nje dite do te
    vdes dhe mendonte per jeten luksoze qe e kishte pasur dhe per kater
    gra qe i kishte dhe thoshte vetvetiu . Tash i kam kater gra por kur
    do te vdes do te jem vetem a thua ne cfare vetmie do te jem!


    Keshtu ai e pyeti gruan e katert. Ty te kam dashur me se shumti te
    kam pajisur me gjera te shtrenjta dhe kam treguar kujdes ndaj teje
    tash pasi po vdes a do te me percjellesh dhe te me besh shoqeri?
    Asesi u pergjegj gruaja e katert.Ajo doli nga dhoma pa asnje fjale ,
    pergjigja qe ja dha ju duk sikur ja preu me thike nje cope ne zemren
    e tregtarit

    Tregtari i merzitur e pyeti gruan e trete. Te kam dashur aq shume
    gjate tere jetes a do te me percjellesh dhe te me besh shoqeri kur te
    vdes? Jo u pergjigj Gruaja e trete , jeta ketu eshte e mire keshtu
    qe pasi te vdesesh une do te martohem perseri. Zemra e tregtarit u
    fundos dhe ju be si akull

    pastaj e pyeti gruan e dyte. Gruaja ime cdo problem qe e kam pasur
    kam ardhur te ti ta zgjedhi a do te me ndihmosh edhe tash te vish me
    mua kur te vdes dhe te me besh shoqeri? Jo i tha gruaja e dyte ne
    kete rast nuk mund te ndihmoj e vetmja gje qe mundem eshte te ndihmoj
    te dergoj ne Varr. Tregtarit i erdhi si vetetime dhe u shkretua nga
    Pergjigja

    Erdhi nje ze .Une do te vij me ty kudo qe te shkosh une do te jem me
    ty ,tregtari shikoj lart dhe e pa gruan e pare ajo ishte aq e thate
    sikur vuante nga mosushqyerja. Lendim i rende tha Tregtari, eshte
    dashur qe te brengosem me shume per ty sa te kam pasur


    Aktualisht ne i kemi kater gra ne jeten tone. gruaja e katert eshte
    trupi . Sado qe ne i japim kohe dhe perkrahje trupit e bujari qe te
    duket i bukur asnjehere nuk do te vi me ne kur te vdesim. Gruaja jone
    e trete .Pronesia ,statusi dhe Pasuria kur te vdesim te gjitha i
    marrin te tjeret. Gruaja jone e dyte eshte familja jone dhe shoqeria
    sado qe i kemi pasur te afert gjate jetes e vetmja mundesi qe mund ta
    bejne eshte qe te percjellin deri ne varr

    Vija e fundit! Gruaja e pare eshte ne fakt shpirti, shpeshhere i
    braktisur pas aktiviteteve dhe Pasurise Materiale dhe kenaqesise
    seksuale. Qelloja cka ? eshte i vetmi qe te percjell kudo qe te
    shkosh.Edhe shpirti po sikurse trupi kerkon ushqim dhe kujdesje per te.Ushqimi i tij eshte ,njohja e Alla-llahut,besimi-imani,dashuria ndaj Allahut,falja,zekati dhe te gjitha veprat e tjera qe Allahu eshte i kenaqur me to.
    A known mistake is better than an unknown truth.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Vetėm edhe pesė minuta!

    alb-drejtesia.com
    Pėrktheu: Visar KORENICA


    Nė parkun e lojrave pėr fėmije njė grua u afrua pėr t’u ulur pranė njė zonjė tjetėr. “Ai atje ėshtė fėmiu im,” tha kjo zonjė, duke drejtuar gishtin tek djali i saj tė veshur me triko tė kuqe tek po luante rrėshqitas me dheun pranė parkut.

    "Dhe ėshtė njė djalosh i lezetshėm," tha kjo grua. "Ai atje ėshtė djali im, i veshur me triko tė kuqe." Pastaj, duke shikuar nė orėn e saj, ajo e thiri djalin e saj. "Ēka thua Samir, tė shkojmė”?

    Samiri lutej, "Edhe pesė minuta, nėnė. Tė lutem? Vetėm edhe pesė minuta." Zonja bėri me kokė dhe Samiri vazhdoi tė tundej dhe ndjeu kėnaqėsi pėr vazhdimin e kohės.

    Minuatat vazhduan dhe nėna qėndronte duke biseduar me gruan, dhe prap ia bėri me zė djalit tė saj. “ Ėshtė koha pėr tė shkuar tani?” Samiri pėrsėri pėrgjėrohej, “Edhe pesė minuta nėnė. Vetėm edhe pesė minuta mė shumė.” Zonja buzėqeshi dhe tha "O.K."

    "O Zot, vėrtetė qė jeni njė nėnė shumė e durueshme,” iu pėrgjigj gruaja.

    Zonja buzėqeshi dhe pastaj tha, “Djali im mė i vjetėr Haitam kishte vdekur nė njė aksident rrugor vitin e kaluar tek sa po i ngaste biēikletės sė tij kėtu afėr. Kurr nuk kam shpenzuar aq kohė sa kisha nė dispozicion pėr tė, dhe tani do tė jepja ēkado pėr vetėm edhe pesė minuta tė kaloj me tė. Dhe nga kjo jam betuar qė tė mos pėrsėris tė njejtin gabim me Samirin. Ai mendon se ka pesė minuta mė shumė qė tė rrotullohet dhe tė vėrtitet. Ndėrsa e vėrteta ėshtė se unė fitoj pesė minuta mė shumė duke e shikuar atė se si luan dhe kėnaqet."
    A known mistake is better than an unknown truth.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Ah sikur tė ishte …
    Njėri nga shokėt e Muhammedit a.s. nė shtratin e vdekjės i tha tri fjali tė cilat tė pranishmit rreth tij nuk i kuptuan...

    Njėri nga shokėt e Muhammedit a.s. nė shtratin e vdekjės i tha tri fjali tė cilat tė pranishmit rreth tij nuk i kuptuan. Ai tha:
    Ah sikur tė ishte e re, pastaj kthehej nga agonia e vdekjes dhe thoshte:
    Ah sikur tė ishte mė largė, prapė kthehet nga agonia e vdekjes dhe thotė:
    Ah sikur tė ishte e plotė.

    Mė pas kaloi shpirti i tij tek Allahu xh.sh. Tė pranishmit shkuan te Muhammedi a.s. dhe e pyetėn atė pėr ato fjalė tė cilat nuk i kuptuan. Ai tha: "Ai njeri njė ditė duke ecur rrugės e nė trupin e tij kishte rroba tė vjetruara kur pran tij sheh njė tė varfėr duke u dridhur nga tė ftohtit, atėherė ai e zhveshi pallton e tij dhe ia dha atij tė varfėri. Nė agonin e vdekjes ai e pa njė pallat tė madh nė Xhennet. Atij i thanė melekėt ky ėshtė pallati yt. Ai pyeti me ēfarė pune e kam fituar atė? Meleket i thanė se me pallton tė cilėn ia dhe atij tė varfėri atė ditė. Atėherė ai tha se ajo ishte shumė e vjetėr dhe se si do tė ishte puna sikur tė ishte e re?'' – "Ah sikur tė ishte e re".

    Pastai ky njėri njė ditė duke shkuar pėr nė Xhami kalon pranė njė njeriu me tė meta fizike i ulur nė qosh tė rrugės i cili dėshironte tė shkonte pėr nė Xhami. Atėherė ai e barti atė deri nė Xhami. Nė agoninė e vdekjės ai pa njė pallat tjetėr. Meleket i thanė atij ky ėshtė pallati ytė. Ai pyeti me ēfarė pune e kam fituar kėtė? Meleket i thanė atė ditė kur ti e barte atė njeriun deri nė xhami. Ai tha: "Mirėpo xhamia ka qenė shumė afėr. Ēfarė do bėhej sikur tė ishte mė larg?" dhe tha: "Ah sikur tė ishte mė larg".

    Ky njeri duke ecur njė ditė nė rrugė, e me vete kishte njė copė bukė, kaloi pranė njė tė urituri dhe i dha njė pjesė prej bukės se tij. Ai nė agonin e vdekjės pa njė pallat tjetėr tė madh. Melekėt i thanė atij se ky ėshtė pallati yt. Ai pyeti: "Me ēfarė pune e kam fituar atė? Melekėt i thane se me bukėn tė cilėn ia dhe atij tė urituri atė ditė. Ai me ēudi tha se ajo ishte pjesė e vogėl e bukės dhe jo e plotė dhe ēfarė do bėhej sikur tė ishte e plotė? Ah sikur tė ishte e plotė.

    forum-islamik.com
    A known mistake is better than an unknown truth.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Palodhėsia e Shejh Albanit nė punėn e tij



    Njė natė vonė, duke hulumtuar nė internet e gjeta kėtė shkrim, i cili mė pėlqeu pa masė dhe mė shtyri ta pėrkthej e tė bėhem shkak, pėr tė sjellė gėzim nė zemrat e muslimanėve, duke parė si shembull tė gjallė njė dijetar kaq tė madh, i cili nuk ishte lodhur nė kėtė rrugė edhe pse i kishte mbushur tetėdhjetė e katėr vjet.

    Nėse ky dijetar kaq i madh dhe me kėtė moshė nuk ėshtė lodhur nga puna pėr fenė e Allahut, nė thirrjen e njerėzve pėr udhėzim nė Sunnet, ēka do tė kishim thėnė ne hoxhallarėt e rinj, tė cilėt pėr pak punė qė bėjmė, nuk mbetet vend pa i pėrmendur ato, apo nuk na mbetet vullnet dhe elan pėr tė shtuar edhe diēka mė shumė nė kėto vepra tė mira.

    Kėtė rast qė ua paraqesim vėllezėrve tanė ėshtė njė shembull konkret nga koha jonė, tė gjithė asaj qė do tė provojmė t’ua tregojmė me fakte dhe argumente nga Kur'ani, Sunneti dhe jeta e sahabeve, qė mos tė thonė se ajo qė kanė bėrė ata, ėshtė utopi dhe idealizim i paarritshėm, por qė mund tė arrihet poqe se kemi vullnet tė ēeliktė dhe aspirata tė mėdha.

    Nė librin "Sahihu Mevaridudh-Dhem'an" nėn hadithin me numėr rendor 2087, tė cilin e transmeton Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili na rrėfen:

    "Ymri i umetit tim ėshtė mes tė gjashtėdhjetave dhe tė shtatėdhjetave, kurse njė pakicė do ta kalojė kėtė kufi". Ibėn Arefe tha: unė jam nga ajo pakicė.

    Shejh Albani, rahimehullah, e bėn kėtė koment duke thėnė: "Edhe unė jam nga ajo pakicė, pasi qė tani kam kaluar tė tetėdhjetė e katrėn dhe e lus Allahun, subhanehu ve teala, qė tė jem nga ata qė jetojnė gjatė dhe bėjnė vepra tė mira. Edhe pėrskaj tė kėsaj gjendje, disa herė mė shkon ndėr mend ta dėshiroj vdekjen, pėr shkak tė devijimeve qė i kanė kapluar muslimanėt nė fe dhe pėr shkak tė nėnēmimit qė i ka kapluar, madje edhe nga njerėzit mė tė poshtėr. Mirėpo kėtė gabim nuk e kisha bėrė duke e pas para syve tė mi qė nga fėmijėria hadithin e Enesit, radijAllahu anhu, andaj nuk mė takon mua tė them asgjė tjetėr pėrpos asaj qė mė ka urdhėruar Pejgamberi im, salAllahu alejhi ve selem: "Allahu im, mė jep jetė pėrderisa jeta ėshtė mė mirė pėr mua dhe ma merr shpirtin pėrderisa vdekja ėshtė mė mirė pėr mua". Dhe duke u lutur me atė qė na ka mėsuar Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem: "Allahu im mė bė tė kėnaqem me dėgjimin, shikimin dhe fuqinė time pėrderisa jam gjallė dhe lėri ato pas meje".

    Allahu ma dha kėtė begati dhe mė bėri tė kėnaqem me kėto gjėra, andaj ja unė akoma hulumtoj, pėrpunoj dhe shkruaj me njė elan tė paparė, fali namazin nafile nė kėmbė dhe vet vozis veturėn nė destinacione tė largėta, madje me njė shpejtėsi, pėr tė cilėn disa tė dashur mė kėshillojnė ta ngadalėsoj, por unė pėr kėtė gjė kam sqarim detal, tė cilin e dinė disa! Kėtė e them nėn moton "begatitė e Zotit tėnd tregoi", duke e lutur Allahun, subhanehu ve teala, qė tė mi shtojė tė mirat e Tija dhe tė gjitha kėto t'i lė pas meje, tė ma marrė shpirtin si musliman dhe i kapur pėr sunnet, pėr tė cilin kam zotuar tėrė jetėn time, duke bėrė thirrje nė te, duke shkruar pėr te dhe shpresoj tė mė shoqėrojė me shehidėt, me burrat e devotshėm, pasi qė ata janė shoqėria mė e mirė, kurse Allahu ėshtė Ai qė Dėgjon dhe i Pėrgjigjet lutjeve".

    Allahun e lusim qė t'ia pranojė veprat e mira hoxhės tonė, t’i falė gabimet dhe t’i dhurojė Firdeusin e lartė, sepse kjo ėshtė grada mė e lartė e xhennetit, pėr shkak tė mundit dhe kontributit tė madh qė ka dhėnė pėr afrimin e njerėzve me Sunnetin e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Amin.
    A known mistake is better than an unknown truth.

Faqja 13 prej 26 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •