Close
Faqja 4 prej 26 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 260
  1. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387
    fisniku-student: Nura dhe Fustani me Lule

    Shėnim: Kjo histori bazohet nė njė ngjarje tė vėrtetė.
    O fisnik shoku ,gati i lexova te gjitha me rend dhe me kenaqen dhe me lanė te buzeqeshur ,mirpo ky tregimi me keto binjaket (Nura dhe Fustani me lule) me beri ta qaj..d.m.th mi ke borgj disa lot...

    Heren tjeter me sjell noj tregim qe do me shtyej qe te qeshi//... e pres kete nga ti ,pershendetje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gatusso : 17-12-2007 mė 12:46

  2. #32
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387
    SAMIU DHE ARROGANCA NDAJ NĖNĖS

    Tregimi jonė sot do tė jetė pėr njė grua e cila ka derdhur shumė mund e energji pėr ta edukuar tė birin e saj. Shumė ditė e net kaloi pa pushim vetėm e vetėm pėr ta zėvendėsuar babain e tij, tė cilin ai e humbi kur ishte i vogėl. Kjo grua pėr hirė tė edukimit dhe qė askush tė mos ishte bashkėpjesmarrė s nė butėsinė, bamirėsinė dhe dhembshurinė saj pėr djalin e saj, gjatė tėrė jetės refuzoi tė martohet. Sa shumė duroi e sa shumė u pėrpoq qė fėmijės sė saj t’ia siguroj njė kafshatė buke.

    Me ju sot do tė jetė tregimi i nėnės sė Samiut...


    Ajo tani e pret tė kthehet nga universiteti ngase sot Samiu do tė diplomoj. Pas pak ēastesh ajo dėgjon zėrin e Samiut, i cili ia ndėrpret kujtimet: Nėna ime! Diplomova me sukses tė lartė. Nėna nuk mundi ta pėrmbaj veten kėshtu qė filloi tė qajė.

    Pėrse qanė moj nėnė?- e pyeti Samiu. Ēdo mundim, lodhje e pėrpjekje qė ke bėrė unė do t’i kompensoj,-shtoi ai pėr ta qetėsuar nėnėn.
    Nėnė dua tė martohem- tha Samiu.
    Mirė, vajza e fqiut tonė ėshtė e ndershme, fetare dhe e bukur- propozoi nena.
    Ajo nuk mė pėlqen. Ajo nuk ėshtė e nivelit tim. Mentaliteti i saj nuk ėshtė bashkėkohor dhe i hapur. Unė dua tė martohem me motrėn e shokut tim, Semirit, ngase ajo ėshtė vashė universiteti, ėshtė e kulturuar dhe ėshtė shumė e hapur-transparente.

    Samiu ishte njoftuar me tė njė ditė kur kishte thirrur shokun e tij Semirin nė telefon dhe i qe pėrgjigjur ajo. Zėri i saj i kishte bėrė magji...
    Pėrpjekjet e nėnės nuk patėn sukses kėshtu qė, pa dashjen e saj, ajo pajtoi qė Samiu tė martohej me atė vajzė. U martua Samiu dhe kaluan ditė por nėna asnjėherė nuk ishte e kėnaqur me sjelljet e gruas sė tij. Ajo nuk kishte preokupim tjetėr pėrveē telefonatave, shėtitjeve vetėm apo me shoqet e saj, dhe gjėja qė mė sė shumti e hidhėronte nėnėn e Samiut ishin rrobat e saj. I foli Samiut pėr rrobat e gruas sė tij djersa ai me plot gjakftohtėsi ia ktheu: Oj nėnė, ēdo kohė ka stilin e vet tė veshjes dhe zbukurimit.


    Nėna e fshehu zemėrimin dhe vazhdoi tė heshtte. Ditėt vinin ndėrsa gruaja vetėm sa tejkalonte kufijtė normal nė veshje kėshtu qė nėna prapė i foli Samiu por pėrgjigja ishte: “Oj nėnė, tė lutem mos u pėrziej nė jetėn e saj private”, kėshtu qė nena iu kthye heshtjes ndėrsa dhimbjet ia ēanin zemrėn.
    Me kalimin e kohės gruaja filloi edhe ta akuzonte nėnėn e Samiu se kinse ajo po e anashkalon atė, ia lėndon ndjenjat dhe se e quan tė papjekur. I tėrė problemi ishte se Samiu i zinte besė shpifjeve tė saja. Problemet nė shtėpi sa vinin e shtoheshin mė tepėr. Samiu erdhi deri nė atė gjendje saqė ngriti zėrin lartė kundėr nėnės dhe e qortoi por durimin e saj assesi nuk e mposhti. Ajo ende ishte kureshtare pėr lumturinė e djalit tė saj e nė veēanti familjes qė tė mos shkatėrrohej.


    Dashuria e Samiut pėr gruan u rrit edhe mė kur ajo lindi fėmijėn e parė. “Shtėpia nuk na zė tė dyjave, ose mė zgjidh mua ose zgjidhe nėnėn tende”- tha gruaja.


    Zgjidhja nuk ishte e vėshtirė pėr Samiun. Ai zgjidhi qė gruaja tė mbetej nė shtėpi ndėrsa nėna tė dilte jashtė saj. Ekzekutimi i kėtij propozimi famėkeq tė nuses u realizua ditėn e enjte pas namazit tė sabahut kur Samiu erdhi te nėna e cila sapo kishte falur namazin dhe, jo si zakonisht, ai e puthi nė ballė. Sot do tė dalim pėr njė shėti tek deti sė bashku?- i tha Samiu. Nena nuk pajtoi por kur Samiu insistoi ajo iu pėrgjigj kėrkesės sė tij. Dolėn nė shėti dhe pasi qė drekuan, Samiu i tha nėnės: Unė dhe gruaja po shkojmė ta pėrshėndesim njė shok nė njė tendė afėr dhe ja numri i mobilit tim qė nėse vonohemi tė na thėrrasėsh prej ndonjė kabine kėtu afėr.


    Nėnėn e mori gjumi dhe nuk u zgjua pėrveēse pas namazit tė ikindisė. Samiu dhe gruaja nuk u kthyen deri tash- tha e frikėsuar nė vete. I kėrkoi por nuk i gjeti kėshtu qė ia plasi vajit. Iu kujtua letra qė kishte “numrin” e Samiut nė tė. Kėrkoi ndonjė kabine telefonike por mė e afėrmja ishte 1.5 km. Meqė nuk i mbeti zgjidhje tjetėr ajo doli nė rrugėn kryesore ndoshta do ta gjej djalin e saj. Pas njė kėrkimi tė gjatė dhe pas njė lodhjeje, frike e urie qė e kapėn, pranė saj kaloi njė veturė e njė njeriu tė devotshėm, i cili kur e pa duke qajtur ndaloi veturėn dhe e pyeti pėr hallin e saj. Ia tregoi tregimin nė pėrgjithėsi dhe ia dha letrėn nė tė cilin kishte numrin e Samiut. Kur njeriu e mori atė letėr nuk pa numėr por pa se nė tė shkruante: “Lutet ēdokush qė takon kėtė plakė tė humbur ta dorėzoj nė shtėpinė mė tė afėrte tė tė moshuarve”.


    Ky njeri insistoi qė ajo tė shkonte nė shtėpinė e tij me tė dhe gruan e tij por plaka refuzoi kėshtu qė ai e dėrgoi nė shtėpinė e tė moshuarve. Kėshtu filloi jeta e re e nėnės nė kėtė shtėpi. Ajo pyeste veten: A mund ta marr me mend se ky ėshtė Samiu? A kėshtu shpėrblen ai mundin tim pėr tė? Derisa ishte nėna nė njė gjendje tė tillė, kujdestarja i tha: Na ka telefonuar Samiu dhe na ka dhėnė numrin e tij qė nėse kemi nevoje pėr diē ta thėrrasim. Thirreni kur tė vdes- tha nėna me njė tonė tė ashpėr.

    U munduan ta thėrrasin kujdestarja dhe nėna Samiun disa herė por nuk ia dolėn. Njė ditė kur gjendja shėndetėsore e nėnės u keqėsua, kujdestarja kishte thirrur Samiun nė telefon dhe e kishte lajmėruar se ajo nuk ndihej mirė dhe se ai duhej ta vizitonte. “Me vjen shumė keq por unė dhe gruaja ime sot do tė shkojmė pėr pushime nė Paris, kur tė kthehem do ta vizitoj atė”- premtoi Samiu.

    Shėndeti i nėnės sa vinte e keqėsohej dhe kur i kishte humbur vetėdija, kujdestarja kishte dėgjuar nėnėn tek thoshte: O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas sė tij! O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas sė tij!
    Nė mbrėmje gjendja e saj u stabilizua. “Ndiej se e kam vdekjen afėr”- i tha kujdestares. Kur tė vjen biri im pėr ta marrė kufomėn time thuaja atij kėto fjalė nga nėna e tij: Allahu mos tė faltė! Allahu mos tė faltė as nė dunja dhe as nė ahiret! Filloi gjendja t’i pėrkeqėsohej. Dhimbjet e vdekjes shtoheshin nga ēasti nė ēast. Pas shqiptimit tė shehadetit ajo dorėzoi shpirtin tek Allahu. Kujdestarja e mori nė telefon Samiun por ishte dikush tjetėr qe u pėrgjigj. Ku ėshtė Samiu, unė jam kujdestare nė shtėpinė e tė vjetėrve dhe dua t’i flas pėr diē shumė me rėndėsi- kėrkoi kujdestarja. Samiu ka shkuar dhe mė nuk do tė kthehet- u pėrgjigj ai njeri. Nėna e Samiut ka vdekur dhe duhet tė vijė e ta marrė kufomėn e saj- sqaroi arsyen e telefonatės kujdestarja. Njeriu ia plasi vajit dhe tha: Unė jam vėllai i gruas sė Samiut, jam Semiri. Samiu dhe gruaja e tij morėn udhėn pėr nė Aeroport por gjatė rrugės derisa ishin nė shpejtėsi tė madhe shpėrtheu njė gomė dhe vetura u rrokullis disa herė kėshtu qė Samiu, gruaja dhe fėmija i tyre janė gjymtuar e bėrė copė-copė tė shkapėrderdhura. Ishte njė tragjedi e vėrtetė dhe trishtuese- rrėfeu Semiri.

  3. #33
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar mė parė nga gatusso Lexo Postimin
    O fisnik shoku ,gati i lexova te gjitha me rend dhe me kenaqen dhe me lanė te buzeqeshur ,mirpo ky tregimi me keto binjaket (Nura dhe Fustani me lule) me beri ta qaj..d.m.th mi ke borgj disa lot...

    Heren tjeter me sjell noj tregim qe do me shtyej qe te qeshi//... e pres kete nga ti ,pershendetje.
    o gatuzo ma i forti...me fal qe te ka bere qe te qaj ai tregim por te premtoj se do te te beje qe te qeshesh...

    dhe komplimente per tregimin qe ke postuar gjithsesi me pelqej...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #34
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gatusso lexoje kete ,ndoshta te pelqen....
    ------------------------------------------------------
    Qė tė mė dojė burri im…

    Njė grua shkoi te njė dijetarė duke menduar se ai ėshtė magjistar dhe kėrkoi nga ai qė ta bėjė njė magji, me tė cilėn pastaj burri i saj do ta dojė atė mė shumė se ēdokush nė botė qė e don gruan e tij.
    Por, ai duke qene dijetarė dhe edukatorė i tha asaj: Ti po kėrkon njė gjė qė nuk ėshtė e lehtė, po kėrkon njė gjė qė ėshtė shumė e madhe. A do tė jeshė e gatshme tė bartėsh ēdogjė me te cilen do tė ngarkoj? - Ajo tha: Po.
    - I tha: Dėshira yte nuk mund tė plotėsohet, pėrveē nėse me bjen njė qime nga qafa e luanit.
    - Tha: Luanit?!
    - Tha dijetari: Po.
    - Tha ajo: Si mund ta bėjė kėtė pasiqė luani ėshtė egėrsirė dhėmbėshkyese dhe mund tė me mbytė, a nuk ka ndonjė zgjidhje mė tė lehtė dhe mė tė sigurtė?
    - I tha asaj: Nuk mund tė plotėsohet dėshira yte, qė tė tė dojė burri aq shumė, pėrveē nėse e bėn kėtė. Por, ti mendo mirė se mund tė gjeshė zgjidhje tė pėrshtatshme qė t'ia arrijsh kėtij qėllimi.
    U kthy gruaja, dhe filloi tė mendojėe si ta arrijė kėtė, por vėshtire t'i gjente vetės zgjidhje. Atėherė u takua me disa gra, tė cilave u besonte dhe nga tė cilat dilte dituri dhe urtesi. Njėra prej tyre i tha, se luani mund tė tė kafshojė vetėm kur ėshtė i uritur, andaj ti ushqeje mirė dhe ngope me mish, qė pastaj tė jeshe e sigurtė prej demit te tij.
    E mori gruaja kėtė kėshille, mbushi qeset me mish, dhe u nis rrugės pėr tė realizuar dėshiren. Filloi nga larg t'ia hedh mishin luanit, derisa dita ditės duke iu afruar pak nga pak, arriti qė tė qėndroj pėrballe luanit, duke mos pasur dem nga ai, pasiqė ai nuk dyshonte nė dashurine dhe mirėsine e saj, dėrisa filloi t'ia perkdhele koken, dhe arriti qė tė marrė njė qime prej qafės se tij.
    Pasi e mori ate, filloi mė tė shpejtė dhe pėrplot gėzim, tė kthehet tė dijetari pėr tė cilin mendonte qė ėshtė magjistar, qė t'ia jep qimen dhe ta realizon ėndrren e saj, e ta perfitojė zemrėn e burrit tė saj njėherė e pėrgjithmonė.
    Kur e pa dijetari qimen qe ia kishte sjelle ajo, e pyeti:
    - Ēka bėrė... si arrite deri te kjo qime?
    - Ajo iu pėrgjigj: Sė pari kam pėrdorė metode tė logjikshme dhe shumė te pėrshtatshme, derisa ia zbuta zemrėn luanit, e pastaj gradualisht, me durim tė shumtė, dhe me mund maksimal.
    Kur i dėgjoi dijetari fjalėt e saj, tha:
    - Oj robėreshe e All-llahut, burri yt nuk ėshtė asnjėherė me i ashper dhe me i egėr se luani, andaj pėrdore ndaj burrit tend metoden qė ke perdorė ndaj luanit ,zbutja dhe pėrfitoja zemrėn atij ,ashtu siē ia fitove luanit, e pastaj jep mund dhe duro, do tė fitosh atė qė ke kėrkuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 17-12-2007 mė 14:34
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #35
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    I vinte erė misku

    Ibėn Xhevzij nė librin e tij "El-Mev'idhah" ka pėrmendur ngjarjen e njė djaloshi tė varfėr qė mirrej me tregėti, qė jetonte njė jetė tė varfėr, mirėpo zemra e tij ishte e pasur me iman.
    Thotė: Shetiste djaloshi nėpėr rrugėt e qytetit pėr tė shitur mallin e tij qė posedonte.

    Nė qytetin ku djaloshi shiste mallin jetonte njė lavire, qė nuk ndalej nė shfaqjen e trupit tė saj duke i provokuar njerėzit.

    Njė ditė djaloshi kalon kah dera e shtėpisė sė kėsaj lavire. Papritmas, ajo shfaqėt tek dera e shtėpisė sė saj dhe e pyete djaloshin per mallin e tij dhe kerkoi prej djaloshit qė tė hyjė nė shtėpinė e saj pėr ta shikuar mallin qė kishte pėr shitje.

    Djaloshi duke mos e ditur kurthen e kėsaj lavire hyri nė shtėpinė e saj pėr tė ekspozuar mallin e tij. Befas, gruaja ia mbyll derėn dhe e thėrret djaloshin qė tė bėjė imoralitet.

    Nė kėtė moment djaloshi besimtar u gjend nė njė pozitė tė palakmueshme dhe filloi tė bėrtas: Mos e beftė Allahu...!

    Nė kėtė moment filloi tė kujtojė gjendjen e tij pasi tė shkojnė kėnaqėsitė momentale, dhe mbetet turpi dhe shkatėrrimi. Kujtoi Ditėn kur do tė dėshmojnė pėr te gjymtyrėt pėr veprimet e tyre nė haram, kėmba e cila ka ecur nė haram, dora e cila ka prekur haram, gjuha me tė cilėn ka folur haram dhe ēdo pjesė e vogel e trupit tė tij kur do tė deshmojė kundėr tij.

    Pastaj, kujtoi nxehtėsinė e zjarrit tė xhehenemit dhe denimin e All-llahut. Kujtoi Ditėn kur tė lidhen zinaqarėt pėr zjarr tė xhehenemit dhe do tė rrihen me kamxhik tė nxehtė prej hekuri. Dhe nė qoftė se kėrkon ndonjeri nga ata ndihmė, u thojnė Melaqet: "Ku ka qėnė ky zė kur ju qesheshit dhe gėzoheshit me njė gėzim tė madh dhe nuk frikoheshi nga shikimi i All-llahut dhe nuk kishit turp prej Tij?!

    Pastaj, kujtoi fjalėn e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Pasha All-llahun sikur ta dinit atė qė di unė pak do tė qeshėnit dhe shumė do tė qanit.

    Pastaj, kujtoi ngjarjen e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur njė ditė pa nė ėndėrr burra dhe gra lakuriq nė njė vend tė ngushtė sikur furrė zjarri. Fundi i saj i gjėrė, kurse gryka e saj e ngushte. Ata bertitnin aty dhe leshonin zė tė tmerrėm, kurse atyre u vinte zjarri nga poshtė. Sa herė qe i kapte kjo flake, leshonin njė bertimė tė madhe dhe tė trishtushme nga nxehtesia e madhe. Kur e pyeti Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Xhibrilin alejhi selam se kush janė kėta njerėz, ju pėrgjigj se kėta janė lavirėt dhe laviret dhe ky eshte denimi i tyre deri nė Ditėn e Gjykimit, kurse denimi nė botėn tjetėr ėshtė edhe mė i dhimbshėm.

    Pastaj i tha vetja e tij: Bėre dhe pendohu...! Por jo, u kthye e tha: Kėrkoj mbrojtje prej All-llahut prej shejtanit tė mallkuar! Si tė shikoj njė grua tė huaj, qė nuk me lejohet ta shiqojė atė?! Pasha All-llahun qė qendron lartė mbi ne dhe na shiqon neve, si turpėrohemi para krijesave dhe fshihemi prej tyre, kurse i bėjmė mėkatet haptas para Krijuesi?!

    Pastaj, djaloshi mbeti i heshtur pėr njė moment duke menduar per dalje nga kjo situatė dhe filloi te shikojė kah dera pėr dalje.

    Por, lavirja sa e pa kėtė filloi te bertas dhe filloi ta kėrcenojė duke i thėnė se nė qoftė se nuk e bėnė atė ēka po dėshiroj prej teje, do tė thėrras njerėzit dhe do t'u them atyre se ky djalosh me sulmoi ne shtėpinė time dhe pastaj ēka te pret ty vetėm se vdekja ose burgu?!

    Filloi djaloshi besimtar tė dridhet nga frika prej Allahut. Kur e pa se nuk ka dalje nga kjo, mendoi qė tė bėjė njė dredhi pėr tė shpėtuar nga ky kurth.

    Mori leje nga kjo grua e pandershme qė tė hyjė nė nevojtore. Hyri aty dhe mendoi tė arratiset nga dritarja. Mirėpo, pa se dalja nga dritarja ėshtė e pamundur.

    Pastaj, nuk kishte mundėsi tjetėr pėrveē se tė ndyhet me ndytėsirė vetėm e vetėm qė mos tė bie nė imoralitet.

    Shikoi tek vendi ku kryhet nevoja, hapi kapakun dhe filloi ta ndyejė trupin me ndytėsirė. Pasi u ndot krejtėsisht hapi derėn dhe doli tek ajo.

    Nė momentin kur e pa lavirja nė kėtė gjėndje u trishtua dhe filloi tė bėrtasė: Budalla... budalla...!

    Ia hodhi mallin e tij mbi fytyren e tij dhe ia hapi derėn qė tė dilte nga shtėpia e saj.

    Pasi doli djaloshi nė kėtė gjėndje, filloi tė ece nėpėr rrugėt e qytetit nė drejtim tė shtėpisė sė tij, kurse fėmijet e rrugės filluan duke u qeshur dhe tallur me te, duke i thėnė: budalla... budalla...

    Kur mbrriti nė shtėpi hoqi teshat e ndotura dhe u pastrua. Nga trupi i tij filloi tė ndihet erė misku dhe kjo erė nuk ju nda nga trupi i tij deri nė vdekje.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #36
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Para se tė bėsh mėkate...



    Erdhi njė njeri te Ibrahim ibn Ed-hemi [All-llahu e mėshiroftė] dhe i tha: "O Ebu Is-hak, e kam tepruar nė mėkate… Mė trego diēka qė tė largohem nga kėto mėkate dhe ta ndriēoj jetėn!

    I tha Ibrahim Ibėn Ed-hemi: Nėse i pranon pesė kushte, tė cilat do t'i veprosh para se tė biesh nė mėkate atėherė mos u mėrzit nga dėmi i mėkatit.

    I tha njeriu: M'i trego ato o Ebu Is-hak!

    Ibrahimi tha: Sa i pėrket tė parės, kur dėshiron t'i bėsh mėkat All-llahut tė Lartėsuar mos u ushqe nga rrisku i Tij!

    Tha njeriu: E nga te ushqehem unė, kurse ēdo gjė qė ėshtė nė tokė ėshtė nga furnizimi i Tij?!

    Ibrahimi iu pėrgjigj: Vallė, a rehatohesh qė tė ushqehesh nga rrisku i tij dhe t'i t'ia kthesh me mėkat?!

    Tha njeriu: Jo. Mė trego pėr kushtin e dytė!

    I tha Ibrahimi: Kur dėshiron t'i bėsh mėkat All-llahut mos bano nė tokėn e Tij!

    Iu pėrgjigj njeriu: Kjo qenka mė e rėnd se sa e para, e ku tė banoj unė pra?!

    I tha Ibrahimi: O ti njeri, a je i rehatshėm tė banosh nė tokėn e Tij dhe aty t'i bėsh mėkate Atij?!

    Tha njeriu: Jo. Mė trego pėr kushtin e tretė!

    I tha Ibrahimi: Kur dėshiron qė t'i bėsh mėkate Atij, dhe tė ushqehesh nga furnizimi i Tij dhe tė banosh nė tokėn e Tij, atėhėrė shko nė njė vėnd qė nuk tė shikon as All-llahu dhe bėre mėkatin.

    Tha njeriu: O Ibrahim ēka ėshtė kjo?! Si mund ta bėjė kėtė kurse Ai sheh atė qė ėshtė nė fshehtėsi?!

    Ia ktheu Ibrahimi: O ti njeri, si ke mundėsi qė tė ushqehesh nga furnizimi i Tij, tė banosh nė tokėn e Tij dhe ti i bėn mėkate Atij kur e din qė Ai tė sheh ty kur bėn mėkate nė fshehtėsi dhe haptazi?!

    Tha njeriu: Jo. Mė trego pėr kushtin e katėrt!

    I tha Ibrahimi: Kur tė vjen meleku i vdekjes qė tė ta merr shpirtin tėnd, thuaj atij: "Mė vonė pak, derisa tė pendohem sinqerisht dhe tė bėj vepra tė mira"!

    Tha njeriu: Po ai nuk do ta pranojė kėtė gjė nga unė!

    I tha Ibrahimi: Si ke mundėsi qė tė vazhdosh nė mėkate pasi e di qė pėr ty do tė ketė fund dhe nuk ke mundėsi qė ta shtysh vdekjen deri qė tė pendohesh, dhe se meleku nuk e pranon nga ti kėrkesėn pėr vonim?!

    Tha njeriu: Mė trego pėr kushtin e pestė!

    I tha Ibrahimi: Kur tė vijn Zebanijtė (Melaiket e xhehennemit) Ditėn e Kijametit qė tė marrin pėr nė zjarr, ti mos prano qė tė shkosh me ta!

    Tha njeriu: Ata nuk do tė mė lejojnė, dhe nuk do tė pranojn kėtė nga unė!

    Nė fund iu drejtua Ibrahimit dhe i tha: O Ibrahim, mė mjafton... mė mjafton kaq, kėrkoj falje nga All-llahu dhe pendohem tek Ai.

    U pendua ky njeri dhe u largua nga tė gjitha mėkatėt dhe iu nėnshtrua All-llahut me adhurim derisa u nda nga kjo botė.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #37
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nuk je ti i verbėr, por unė isha i verbėr!



    Nuk i kisha kaluar tė tridhjetat kur gruaja ime lindi fėmiun tonė tė parė. Akoma vazhdoj dhe kujtoj atė natė me shokėt e mi, nė njė prej vendeve tė pushimit ku kalonim natėn, tė mbushura me fjalė dhe biseda tė kota, madje edhe me pergojime dhe harame tė tjera.
    Isha unė ai qė e mbaja fjalėn mė sė shumti nė mesin e shokėve duke pėrgojuar dhe u tallur me njerėz, kurse shoket e mi qeshnin dhe kenaqeshin me kėtė.

    Kėtė natė kam qeshur shumė. Posedoja talent tė ēuditshem nė imitimin e njerėzve, saqė edhe zėrin e ndryshoja sikur zėri i personit qė e imitoja. Tallesha me secilin, saqė edhe shoket e mi nuk i kurseja nga kjo.

    Kujtoj kėtė natė, ku u talla me njė tė verbėr qė lypte nė treg. Ia vura kėmbėn pėrpara, zuri nė kembėn time dhe u rrezua. Mė tha diēka por nuk e mora vesh se ē'foli. Shokėt dhe tė gjithė njerėzit qė ishin nė treg qeshnin.

    U ktheva ate natė shumė vonė nė shtėpi si gjithherė dhe gjeta gruan time duke mė pritur. I vinte keq pėr gjendjen time, me pyeti me zė tė ulet dhe tė dobėsuar: Rashid, ku ishe? Ia ktheva me shaka: Nė Mars, tek shoket si zakonisht.

    Ishte tepėr e lodhur. Mori tė flasė por lotėt e kishin ngulfatur: Rashid, jam lodhur shumė, dhe me duket qartė se mė ėshtė afruar koha e lindjes.

    Ndjeva nė vetėn time se kam qenė i pakujdesur pėr tė. Ka qenė e duhur tė jam me i kujdesur pėr tė dhe me afėr saj, dhe te rrij mė pak natėn jashte shtepisė, veēanerisht nė muajin e saj tė lindjes.

    E dergova nė spital me shpejtėsi, hyri nė dhomen e lindejs dhe filloi t'i ndjejė dhimbjet e lindjes. Me orė tė tėra prita lindjen, derisa mė humbi durimi duke pritur dhe thash tė shkojė nė shtėpi, dhe lashė numrin e telefonit tek pėrgjegjėsit, qė tė mė thėrrasin kur tė lindė .U ktheva nė shtėpi tė pushojė.

    Pas njė ore mė lejmėruan pėr tė mė pėrgezuar pėr lindjen e djalit, Salimit. Shkova nė spital mėnjėherė. I pari qė mė takoi me pyeti pėr numrin e dhomės dhe informatet tjera pėr shoqėn time. Kėrkuan prej meje tė paraqitėsha sė pari tė doktoresha, qė ishte kujdesur pėr shoqėn time. Bertita me vrazhdėsi: Ēfarė doktoreshe! Me rėndesi ėshtė ta shohė djalin tim. Por me detyruan qė tė shkoj tek doktoresha.

    Hyra tek ajo dhe me lejmeroi se lindja e djalit tuaj ėshtė me tė meta. Mė kėshilloi qė tė pajtohem me caktimin e All-llahut, pastaj me tha se djali juaj ka deformim tė madh nė tė dy sytė e tij dhe kjo konkludon se djali juaj ėshtė i verbėr. E ula kokėn dhe u mundova t'i ndali lotet dhe mėnjėherė kujtova lypsin e verbėr, tė cilin e kisha rrezuar nė treg dhe qeshen njerezit me te. Thashė: Subhanallah ē'ka tė mbjellėsh korrė. Qėndrova kėshtu pėr njė ēast dhe nuk dija se ēka tė thoja. Mu kujtua gruaja dhe djali. Falėnderova doktoreshen pėr butesinė dhe sjelljen e saj dhe shkova ta shoh gruan dhe djalin.

    Gruaja nuk ishte e deshpėruar pėr atė qė na kishte goditur, ishte besimtare e forte nė caktimin e All-llahut dhe e kėnaqur me te. Shpesh me kėshillonte qė tė mos tallem me njerėz, dhe e perseriste shpesh mos i pėrqesh njerėzit!

    Dolem prej spitalit, doli edhe Salimi i vogėl me ne. Nė tė vėrtetė, nuk u kujdesėsha shumė pėr Salimin. E konsideroja sikur tė mos ishte prezent nė shtėpi, saqė kur qante shumė ikja nga dhoma e fjetjes dhe dilja nė sallon dhe flija. Ndėrsa gruaja ime kujdesej shumė pėr te dhe e donte shumė. Kurse unė, jo qė e urreja, mirėpo nuk mund ta doja, nuk e di pse...?!

    Rritej salimi dhe filloi tė zvarritej. Kur mbushi afėr gjashtė vjetė filloi tė mundohej tė ecte. Vėrejtem tek ai se ishte edhe i gjymtė nė kembė.

    Pas Salimit, qė ishte fėmiu ynė i parė, lindi dhe Umeri dhe Halidi. Kalonin vitet, rritej Salimi dhe rritėshin edhe vėllezėrit e tij.

    Nuk e pelqeja te rrija nė shtėpi, si gjithmonė isha me shokėt e mi. Nė tė vėrtet, isha bėrė si loder nė duart e tyre. Nuk shpresonte gruaja ime se unė mund tė pėrmisohesha. Porse ajo gjithmonė lutej qė tė mė udhėzonte All-llahu dhe nuk hidherohej prej veprimeve tė mija tė pamatura. Hidherohej vetėm kur shihte moskujdesjen time ndaj Salimit dhe interesimin tim te madh pėr vėllezėrit e tij.

    Rritej Salim por rritej edhe brengosja ime pėr te, nuk e refuzova kėrkesėn e gruas sime qė ta regjistroj Salimin nė njė shkollė pėr tė nxėnėsit me tė meta.
    Isha i pakujdesshem ndaj kohės dhe vitet shkonin, ditet me ishin bėrė tė njėjta, punė-gjumė, ushqim dhe qendrim im nė orėt e vona tė natės, kjo ishte dita dhe jeta ime.

    Ishte ditė e xhuma, u zgjova nė ora njembedhjetė tė drekės, pėr mua ishte akoma herėt. Kisha njė takim, nė njė gosti me kishin ftuar, u vesha bukur, u parfumosa dhe vendosa tė dal.

    Duke kaluar nėpėr koridorin e shtėpisė, papritmas ma tėrhoqi vėrejtjen Salimi duke qarė shumė me njė zė tė madh. Ishte hera e parė qė vėrejta Salimin duke qarė, qė prej kur ishte i vogel. Dhjete vite kishin kaluar e unė nuk i jam afruar atij. U mundova ta injoroj sikurse nuk po e dėgjoj, mirėpo nuk u mbajta, dėgjova zėrin e tij duke thirrur nėnė e tij kurse unė isha prezent. Ktheva koken kah ai, pastaj u afrova tek ai dhe i thashė: Salim, pse qanė? Ēfarė ke?

    Sapo dėgjoi zėrin tim u ndal nga tė qajturit dhe kur ndjeu se jam afėr tij filloi tė prekė pėrreth tij me dy duart e tija tė vogla. E kuptova se po mundohet tė lergohet nga unė, sikur don tė me thonte: , "Tash gjete kohė tė interesohesh pėr mua, ku ishe qė dhjete vite?!" Hyri nė dhomėn e tij e unė i shkova nga pas. Nė fillim refuzoi tė mė tregonte shkakun se pse qante. U mundova te sillem butė me te deri sa filloi te me tregoi problemin.

    Ishte vonuar Umeri, i cili e dėrgonte atė nė xhami pėr namaz tė xhumasė, ishte frikuar se nuk do te gjente vend nė saffin e parė, thirri Umerin dhe thirri nėnėn e tij, porse nuk i pėrgjigjej askush dhe qau. I shikoja lotėt e tija, qė i rridhnin nga sytė e verbėr. Subhanallah thashė, une isha i verber e jo ai!

    Nuk e mbajta dot vetėn deri nė fund tė fjalės sė tij, vendosa doren time mbi gojėn e tij dhe i thash: Pėr kėtė ke qarė, o Salim? Ma ktheu: Po.

    I harrova shoket e mi, e harrova gostinė, qė kisha pėr tė shkuar, dhe i thash: O Salim, mos u hidhero! A e din se kush do tė dėrgojė ty sot nė xhami? Tha: Sigurisht Umeri porse ai vonohet gjithmonė. Ia ktheva: Jo Umeri, por unė do tė dėrgoj sot nė xhami.

    U habit Salimi, nuk e besonte kėtė, mendoi se po bėja shaka me te dhe filloi tė qajė. Ia fshiva lotėt e tija me dore dhe e kapa pėr dore. Desha ta dėrgojė me veturė, porse refuzoi duke me thėnė: Xhamia ėshtė afėr dhe kam dėshirė tė eci deri nė xhami.

    Nuk e kujtoja herėn e fundit qė kam hyrė nė xhami, porse ishte hera e parė qė ndjeva frikė dhe pendim pėr ato vite tė gjata, qė me kishin shkuar pa falur namaz.

    Kishte qėnė xhamia e mbushur me besimtarė, por, pėr Salimin gjeta njė vend nė rreshtin e parė. Dėgjuam hutben e xhumasė sė bashku dhe u fal Salimi afėr meje. Nė fakt unė u fala afėr tij.

    Pasi mbaroi namazi, kėrkoi prej meje qė t'ia afroi Kuranin. U habita! Si do tė lexon kurse ai ėshtė i verbėr?! Ne fillim e injorova kėrkesėn e tij, mirėpo u frikova mos po i shkaktoj plagė nė vetėn e tij dhe ia dhashė Mus'hafin. Kėrkoi prej meje qė t'ia hapi Mus'hafin tek sureja Kehf. Fillova ta shfletojė Mus'hafin deria sa e gjeta nė pėrmbajtje suren Kehf. E mori, e vendosi pėrpara vetės dhe filloi ta recitojė surėn me sy tė mbyllur.

    O All-llah! - thash i ēuditur. Ai e ka mėsuar tėrė suren Kehf.

    U turperova prej vetės, e kapa njė Mus'haf qė tė lexoj, ndjeva njė dridhje nė vete nga frika. lexova e lexova dhe e luta All-llahun tė mė falė dhe tė mė udhėzojė. Fillova tė qajė i penduar me njė zė sikur fėmijė. Disa njerėz akoma ishin tė pranishėm nė xhami duke falur nafile, u turpėrova prej tyre dhe u mundova tė mos e marrin vesh qė po qajė.

    Paspak ndjeva dorėn e vogėl tė Salimit duke prekur fytyren time, duke m'i fshirė lotėt, qė mė kishin mbuluar. E afrova dhe e shtėrngova pėr gjoksi duke e pėrqafuar, e shikova njėherė dhe tash nė vete: Ti nuk je i verbėr, por unė jam i verbėr.

    U kthyem nė shtėpi. Grauja ime ishte brengosur shumė pėr Salimin. Mirėpo, kur mori vesh se unė kam qenė me tė nė xhami dhe kam falur namazin me te, brenga e saj u kthye nė gėzim. Nga kjo ditė nuk kam lėnė namaz pa falur nė xhami.

    Braktisa shoqėrinė e shfrenuar tė natės dhe bėra shoqėri mė tė mirė, shokė tė xhamisė, tė cilėt i njoftova nė xhami dhe shijova ėmbelsinė e imanit me ta.
    Mėsova shumė gjėra prej tyre, qė dunjaja m'i kishte harruar.

    Nuk leja ligjėrate, qė mbahej nė xhami e qė nuk prezentoja nė to, e bėra hatme edhe Kur'anin disa herė nė muaj, u lidh gjuha ime me permendjen e All-llahut nė ēdo kohė, me shpresė qė tė mė falė All-llahu pėr pėrgojimet dhe gjynahet tjera qė i kisha bėrė.

    U afrova me afer familjes si kurrė mė parė.

    Njė ditė, vendosen shokėt e mi tė mirė tė shkojnė nė njė vende largė nga shtėpia ime, pėr tė bėrė thirrje nė Islam. Nė fillim, nuk isha i vendosur tė shkojė me ta, por pasi fala namaz istihare dhe lajmėrova bashkėshortėn time, qė mendova se do tė refuzonte, por pėrkundrazi u pajtua me vendimin tim dhe me nxiti nė kėtė qėllim. Ishte hera e parė qė e lajmeroja gruan time pėr shkuarje nė njė vend jo tė shfrenuar dhe te urrejtur e tė mbushur me harame.

    U drejtova kah Salimi, i tregova pėr udhėtimin tim, me kapi me dy krahet e tij tė vegjėl dhe mė pėrqafoj duke u lutur pėr mua.

    Mungova nė familje afėrsishte tre muaj e gjysėm. Gjatė kėsaj kohe thirrja nė telefon sa herė qė mė jepej mundėsia, bisedoja me bashkeshorten dhe femijet.

    Filloi tė mė kapė njė mallė i madh. Ah... sa me mori malli pėr Salimin.

    Kisha dėshirė ta ndegjoja zėrin e Salimit, ai ishte i vetmi qe nuk kisha biseduar me te prej qė kisha udhėtuar. Nuk e dija shkakun, ose ėshtė nė shkollė mendoja ose nė xhami ne kohen kur thirrja.

    Sa herė qė bisedoja me bashkėshortėn, i tregoja pėr mallin qė me kishte marrur pėr Salimin, kurse ajo qeshte e gėzuar dhe duke me pėrgezuar pėr te. Vetem se nė herėn e fundit kur bisedova , nuk e dogjoja tė qeshuren e saj, si zakonisht, pėr habi kishte ndėrruar zėrine saj. I thash t'i dėrgonte selam Salimit nga unė. Ma ktheu: Inshallah, dhe pushoi.

    Pasi qė erdhi koha e kthimit nė shtėpi u gėzova shumė. Kur u ofrova derės sė shtėpisė trokita dhe shpresoja qė ta hapė deren Salimi. Papritmas, e hapi derėn Halid, i cili akoma nuk i kishte mbushur katėr vite. E pėrqafova dhe e barta me krahet e mi, kurse ai bertiste: Babi... babi...! Nuk e di, sa hyra nė shtėpi ndjeva njė ngushtim nė vetėn time, kėrkova ndihmė nga All-llahu prej shejtanit tė mallkuar.

    Ndejta me gruan time, pashė se ishte e vėrenjtur nė fytyrė, nuk ishte sikur herave tė tjerave. U mundua tė paraqitej si e gėzuar pėr ardhjėn time. E pyeta se ēka ndodhur? M'u pėrgjigj: Asgjė!

    Nė ēast m'u kujtua Salimi. I thashė: Ku ėshtė Salimi? Uli kokėn e saj dhe nuk m'u pėrgjigj, ndėrsa nė fytyrėn e saj filluan t'i rrjedhin lotėt. Bėrtita prap: Ku ėshtė Salimi? Nuk foli askush. Mė pas m'u afrua Halidi i vogėl duke belbezuar dhe tha: Baba, Salimi ka shkuar nė xhenet tek All-llahu. Gruaja filloi tė qajė me tė madhe gati sa nuk u perplas pėr tokė dhe dola nga dhoma e pikėlluar pėr ndarjen e Salimit.

    Pas kėsaj, mora vesh se dy javė para se tė mbėrrija Salimin e kishte goditur njė temperaturė e madhe dhe ethe dhe bashkėshortja e kishte dėrguar nė spital. Mirėpo, sėmundja i ishte rėnduar u nda nga kjo botė.

    Salimi nuk ishte i verbėr por unė isha i verbėr.

    O All-llah, sa kėnaqėsi ėshtė ta shijosh ėmbėlsinė e imanit!

    All-llahu e mėshiroftė Salimin! E njohu All-llahun edhe pse ishte i verbėr. Sa e sa njerėz sot posedojnė shqisa tė shėndosha por nuk shohin dhe nuk e njohin All-llahun [subhanehu ve teala].
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #38
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    U udhėzova nė duart e vajzės tri vjeēare


    - Unė jam njė djalosh i ri, i martuar para katėr viteve, dhe mė ka furnizuar All-llahu me njė grua tė ndershme dhe tė devotshme, e cila e ka frike All-llahun shumė. Prej kėsaj martese, All-llahu me dhuroi edhe njė vajzė, e cila ėshtė sikur tė jetė engjull.

    Kohė tė gjatė isha nė gaflet dhe i zhytur nė mėkate, sa qė edhe pas martese pija alkoolin dhe thellohesha nė mėkate dhe defrimet e kėsaj bote.

    Isha nga ata qė shikoja tėrė natėn filma tė fėlliqur nė shtėpi, pasi flenin gruaja dhe vajza ime. Nuk falėsha dhe nuk agjėroja, dhe as qė dija gjė nga Islami, perveē disa fjalėve, tė cilat i kisha dėgjuar ndonjėherė nga muezinet e xhamive. E kaloja jetėn nė kėtė gjėndje me vite tė tėra duke mos e shijuar ngushtėsine e shpirtit dhe zemrės sime. Derisa erdhi njė ditė, e cila ma ndryshoi tėrėsisht jetėn time.
    U ktheva nė shtėpi, dhe si zakonisht, me vete kisha njė film pornografik, tė cilin e ruaja ta shikoja atėherė kur tė gjithė tė kenė fjetur. Pasi i mori gjumi ata, mora filmin dhe e futa ne video... filloi filmi. Dhe unė normal duke shikuar... kur ja vajza ime e vogel, tashmė tri vjeēare, e hapi deren e sallonit. Kur e pashė atė shpejtova dhe e hoqa filmin. Ndėrsa ajo mua afrua dhe mė tha: O babai im, haram tė qoftė, ke frike All-llahun!
    Kur i dėgjova kėto fjalė, u ēova shpejt dhe hyra nė dhomė, u mbulova dhe fillova tė dridhem, sa qė me dukej se e gjithė bota po me ngushtohet rreth meje. Qendrova ashtu derisa u qetėsova pak, e pastaj fillova tė mendoj, edhepse fjalėt e vajzės me silleshin nė mendje vazhdimisht. Nė atė kohė tė mesnatės, fillova tė ndjejė sinqerisht fjalen: "Ke frikė All-llahun!" Fillova tė kuptoj se ato nuk ishin fjalet e saj, pasiqė ajo ende ėshtė shume e vogėl, por ia ka mundėsuar t'i thotė ato fjalė Ai, i cili do t'ia mundesoje tė flasė ēdo pjese tė trupit.
    Duke qėnė nė kėtė gjėndje, kur ja ezani i sabahut. U ēova dhe e pashė vetėn se mė kishte humbur fuqia dhe isha djersitur. Hyra dhe u pastrova, pastaj dola nė xhami, pėr herė tė parė tė falėm pėr All-llahun dhe tė kėrkoj nga Ai falje dhe mėshirė. E pse jo, kur ai thotė: "Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime vetėn tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, sepse All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė Mėshirues!" [Ez-Zumer, 53]
    Dhe Ai ėshtė All-llahu, mėshira e tė Cilit ka kapluar ēdo gjė.
    Po! U ndryshua jeta ime nė tėrėsi. U largova nga tė gjitha mėkatet dhe haramet, nė tė cilat kisha qėnė. Fillova tė fali namazet nė xhami, tė lexoj Kur'an, tė mėsoj edhe pėrmendesh me ndihmen e gruas sime tė devotshme. U ktheva nė njeri, pasiqe kisha qėnė sikur kafshe, haja dhe pija dhe jetoja pa asnjė qėllim. E tash, kam qėllimin tim kryesor, nėnshtrimin ndaj All-llahut dhe urdhėrave tė Tij.
    Pas njė viti tė jetės sime tė re, All-llahu me furnizoi edhe me njė fėmije tė bukur, sikur hėna katėrmbedhjetėshe.
    Pas njė kohe tė shkurtė, duke qėne rrugės me familjen, na ndodhi njė fatkeqėsi, u rrotullua automjeti yne disa herė. Nga ky aksident, nuk shpetoi askush nga familja ime perveē meje. Me vdiq gruaja bashkė me tė dy femijėt.
    U ktheva nė shtepi, dhe duke qėne ende ashtu nė merzi dhe pikėllim, kur ja po me bėn vesvese djalli i mallkuar, dhe me thotė: Pi alkool nėse don t'i harrosh tė gjitha! Por, mu kujtua fjala e vajzes sime: O babai im, haram tė qoftė, ke frikė All-llahun! Dhe nuk ia lejova vetės kurr mė tė kthehem nga drita nė errėsire.
    Tash vazhdoj jetėn nė adhurim ndaj All-llahut dhe nė lexim tė vazhdueshme tė Kur'anit dhe lus All-llahun qė tė vdes me La ilahe il-la All-llah dhe tė takohem me familjen time nė xhennetet e Tija tė pafundme.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Vajza ēifute pranoi Islamin - Tregimi i saj

    " Si e pranova Islamin? "

    0 vėllezėr kėtė fe tė madhėrishme, Islamin, nė qoftė se do ta prezentonim mirė dhe pastėr, atėherė njerėzit do ta pranonin shume lehtė pėr shkak tė natyrės sė pastėr tė tyre.

    Kjo ngjarje ėshtė e nxjerrur nga Interneti, ku njė grua thotė se e ka parė njė vajzė nė xhami, nė njė qytet tė vogėl tė Ame rikės, e cita lexonte Kur'anin me komentin nė gjuhėn angleze, i ka dhėnė selam e qė ia ka kthyer me buzėqeshje.

    *****

    U ul pranė saj, filluan tė bisedojnė e pas njė kohe tė shkurtė u bėnė dy shoqe tė mira. Njė natė derisa ishin duke shėtitur pėrgjatė kejit, ajo i tregoi shoqes sė saj se si e pėrqafoi fenė Islame. Pra ta dėgjojmė kėtė ngjarje:

    Tregon kjo vajzė:

    "Kam jetuar nė njė familje amerikane ēifu te, e pėrēarė mes veti, dhe pasi qė u shkurorėzua babai nga nėna, u martua me njė grua tjetėr, dhe kėshtu filluan problemet. Pas kėsaj ngjarjeje vendosa tė largohem nga shtėpia e atėherė isha 17 vjeēare, dhe u vendosa nė republikėn tjetėr, ku takova tė rinj dhe tė reja nga arabėt tė cilėt ishin tė ndershėm e bujarė, dhe nė fytyrat e tyre vazhdimisht vėrehej buzėqeshje, mirėpo unė shoqėrimin me arabėt nuk e kam dashur pėr shkak se i urreja.

    Nė anėn tjetėr nuk isha e kėnaqur me jetėn time e gjithashtu nuk ndieja qetėsi dhe prehje, pėrkundrazi ndieja ngushtim dhe humbje, dhe pėr kėtė arsye vendosa qė t'i kthehem fesė time ashtu qė tė gjejė qetėsi shpirtėrore e gjithashtu tė kem vullnet pėr jetė, por ēifutėt me fenė e tyre nuk mė bindėn, sepse ėshtė fe qė nuk e respekton gruan, nuk e respekton njeriun, fe qė e urrejta, e qė gjeta nė tė prapambeturi, e gjithashtu nė qoftė se tė intereson diē nuk gjen pėrgjegje. Pas kėsaj pranova krishterimin, mirėpo krishterimi kishte mė shumė kundėrthėnie nė disa gjėra qė nuk i pranon mendja, e qė kėrkojnė prej nesh t'i nėn shtrohemi dhe t'i pranojmė kėto gjėra. Kam pyetur shumė si ka mundėsi ta mbyt Zoti birin e vet? Si lind Ai? Si mund tė ketė feja jonė tre zota e nuk e shohim asnjėrin prej tyre? U demoralizova, e lashė ēdo gjė por e dija se ka krijues, dhe ēdo natė mendoja deri nė agim. Njė natė, para agimit desha tė bėjė vetėvrasje nga gjendja e keqe qė mbretėronte tek unė. Ēdo gjė ishte e pakup timtė pėr mua, shiu binte pandėrprerė sikur tė ishte burg qė mė rrethon, gjithėsia rreth meje mė mbytte, pra derisa qėndroja pranė dritares nė njė shtėpi ta braktisur gjeta veten duke e lutur Zotin: 0 Zot e di se je kėtu, e di se mė do mua, unė jam e brakti sur, unė jam krijesė e jote e dobėt, mė udhėzo nė rrugėn Tėnde, o mė udhėzo o mė mbyt. Qajta me tė madhe derisa mė kishte zėnė gjumi. Nė mėngjes u ngrita me zemėr tė hapur, njė ndjenjė e huaj pėr mua. Dola si zakonisht tė kėrkojė furnizim, ndoshta do tė gjejė dikė tė ma paguaj mėngjesin apo tė pastrojė enė e tė marrė pak tė holla. U takova me njė djalosh arab, me tė cilin bisedova gjatė, e ky kėrkoi nga unė qė pas mėngjesit tė shkoj tek ai, nė shtėpinė e tij dhe mė ofroi tė jetojė me tė. Shkova tek ai dhe derisa ishim duke ngrėnė drekė, pirė dhe qeshur hyri njė djalosh me mjekėr i cili quhej Sead, siē e mėsova nga shoku im i cili i habitur e thirri me kėtė emėr. E kapi pėr dore shokun tim dhe e largoi nga banesa, dhe mbeta unė e frikėsuar pėrballė njė terroristi, fundamentalisti. Mirėpo ky nuk bėri asgjė tė jashtėza konshme, por kėrkoi nga unė me shumė respekt dhe edukatė tė shkojė nė shtėpinė time. I thashė atij se unė nuk kam shtėpi. Ai mė shikoi me dhembje, e kėtė e vėrejta nė fytyrėn e tij, e pastaj mė tha: "Mirė, rri kėtu kėtė natė (ishte shumė ftohtė), merri kėto tė holla dhe tė nesėrmėn shko , e qė kėto tė holla do tė tė ndihmojnė derisa tė gjeshė punė." Posa deshi tė dalė, e falėnde rova dhe i thashė: "Unė do tė dalė e ti rri kėtu, por mė trego tė lutem pėrse u solle ashtu me shokun tėnd, ndėrsa me mua ke sjellje tjetėr. U ul dhe filloi tė flasė, gjersa shikimi i tij ishte vazhdimisht i ulur: shkak i kėsaj sjellje ėshtė Islami, i ndalon veprat e kėqija: ndalon vetminė me gratė e huaja, pirjen e alko olit, nxitė nė bamirėsi, nė sjellje - edukatė tė mirė.

    U shtanga nga habia, a janė kėta pėr tė cilėt thuhet se janė terroristė, i mendoja se mbajnė armė dhe vrasin ēdonjėrin qė u del para. Kėshtu mė kishin mėsuar mediat amerikane. 1 thashė: "Dua tė mė mėsosh mė shumė pėr Islamin?" Mė tha: "Do tė shkoj mė sė bashku tek njė familje fetare muslimane, do tė qėndroshė aty dhe besoj se ata do tė mėsojnė pėr ēdo tė mirė?" Shkuam tek ajo familje nė ora dhjetė tė mbrėmjes, tė cilėt na pritėn shumė mirė. Kėshtu fillova tė shtrojė pyetje pėr gjėrat tė cilat mė mundonin qysh moti, ndėrsa Doktor Sulejmani, i zoti i shtėpisė, pėrgjigjej derisa u binda plotėsisht, u binda se e gjeta atė qė e kėrkoja si pėrgjigje nė pyetjet qė i kisha.

    Fe e qartė, e pastėr, qė pėrputhet me natyrėn e njeriut, nuk gjeta asnjė vėshtirėsi tė besoja ēdo gjė qė dėgjova, sepse tė gji tha ishin tė vėrteta. Kur e pranova Islamin ndjeva njė ringjallje tė papėrshkrueshme, dhe po atė ditė e vendosa mbulesėn (hixhabin).

    Nė ora njė tė mesnatės, zonja e shtėpisė mė vendosi nė dhomėn mė tė bukur, dhe mė tha: "Kjo ėshtė dhoma jote, rri nė tė sa tė duash." Pas kėsaj mė vėrejti se isha duke shikuar nė dritare, e buzėgeshur e tė njėjtėn kohė mė rridhnin lotėt. Mė pyeti pėr kėtė gjendje nė tė cilėn isha, i thashė: "Mbrėmė, saktėsisht nė kėtė kohė qėndroja pranė dritares dhe lutja Zotin, o tė mė udhėzojė nė rrugėn e drejtė, o tė mė mbys. Mė udhėzoi dhe mė nderoi, ndėrsa unė tani jam muslimane. Kjo ėshtė e vėrteta, kjo ėshtė e vėrteta." Atėherė zonja e shtėpisė mė pėrqafojė dhe filloi tė qajė sė bashku me mua.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 mė 11:49
    A known mistake is better than an unknown truth.

  10. #40
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pendimi i njė mėkatari nė duart e djalit tė tij memec

    Kjo ngjarje ėshtė prej ngjarjeve me tė ēuditshme, po tė mos e kishte shkruar vetė personi i ngjarjes s'do besoja se kjo mund tė ndodhte.
    Personi i ngjarjes i cili ėshtė nga Medineja rrėfen:
    Jam njė njėri nė moshėn tridhjetė e shtatė vjeēar, i martuar dhe kam fėmijė. Kam bėrė tė gjitha gjynahet e mėdha tė cilat i ka ndaluar Allahu. Namazin nuk e kryeja me xhemat, vetėm nė ndonjė rast dhe kėtė vetėm sa pėr t'u paraqitur para tė tjerėve. Shkaku ishte se unė shoqėroja njerėzit e kėqinjė dhe tė degjeneruar, shejtanin e kisha tė pandashėm shumicėn e kohės.

    Kam njė djalė shtatė vjeēar, i cili quhej Mervan, ishte shurdhė-memec. Mirėpo, ai kishte thithur imanin nga gjiri i nėnės sė tij besimtare.
    Njė natė, unė dhe djali im Mervani ishim nė shtėpi. Unė planifikoja se ēfarė do bėnim unė dhe shokėt e mi dhe ku do tė shkonim?!
    Ishte koha pas namazit tė akshamit kur biri im Mervani me flet mua (sinjale tė kuptuara mes meje dhe atij) dhe me bėn shenjė: pse baba nuk falesh?! Pastaj ngriti dorėn kah qielli dhe me kėrcenohet se Allahu me sheh mua. Ai me kishte parė mua nganjėherė kur unė bėja ndonjė gjunah, andaj u ēudita prej "fjalėve" tė tij.
    Djali im filloi tė qajė para meje. E afrova afėr meje por ai iku nga unė. Pas pak shkoi tek kroi dhe mori abdes, nuk dinte mirė tė merrte abdes, mirėpo, ai kishte mėsuar prej nėnės sė tij, e cila aq shumė mė kėshillonte por kot, ajo dinte Kur`anin pėrmendėsh.
    Pastaj djali erdhi tek unė dhe me dha shenjė qė tė prisja pak... kur ja, ai po falte namaz para syve tė mi. Pasi pėrfundoi namazin u ngrit, solli njė Kur`an, e vendoi para meje dhe e hapi menjėherė pa e shfletuar dhe e vendosi gishtin e tij tek ajeti i sures Merjem: "O babai im, unė kam frikė se do tė godet ndonjė dėnim prej tė Gjithmėshirshmit e do tė jesh shok i djallit!" (Merjem:45), e pastaj filloi tė qajė, edhe unė qajta gjatė e ai i fshinte lotet nga sytė e mi dhe ma puthi kokėn dhe duartė dhe pėrmes shenjave qė kuptojmė njėri-tjetrin mė "tha": Falu o Babai im, para se tė vendosesh nėn dhe e tė jesh peng i dėnimit.
    Pėr Zotin, gjendesha nė njė trishtim dhe frikė qė s`e di askush pėrveē Allahut. U ngrita menjėherė dhe ndeza tė gjitha dritat e shtėpisė. Djali im Mervani mė ndiqte nga dhoma nė dhomė, mė shikonte me habi dhe me "tha": lėri dritat e hajde tė shkojmė nė xhaminė e madhe (ka pėr qėllim xhamin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] ). Unė i thashė: shkojmė nė xhaminė qė ėshtė afėr shtėpisė sonė, mirėpo ai ishte kėmbėngulės vetėm nė xhamin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem].
    E ēova atje, unė ndihesha i frikėsuar ndėrsa shikimet e tij nuk mu ndanin pėr asnjė ēast. U futėm nė Rrevda (pjesė e xhamisė) e cila ishte e mbushur me njerėz. U bė ikameti i namazit tė jacisė e imami filloi tė lexoj nga Fjalėt e Allahut tė Lartėmadhėruar: "O ju tė cilėt besuat, mos shkoni gjurmėve tė djallit, pse kush ndjek gjurmėt e djallit ai urdhėron pėr tė shėmtuara e tė irituara, e sikur tė mos ishte mirėsia e All-llahut ndaj jush dhe mėshira e Tij, askush prej jush nuk do tė pastrohej kurrė (prej mėkatesh), por All-llahu e pastron atė qė do Ai. All-llahu dėgjon e di" (en-Nur:21).
    Nuk mundja ta pėrballoja vetėn nga tė qajturit, edhe Mervani qante afėr meje duke me parė mua. Gjatė namazit, Mervani nxorri nga xhepi im njė mindil dhe mi fshiu lotėt. Pas pėrfundimit tė namazit unė vazhdova tė qajė e ai mi fshinte lotėt. Qėndrova nė xhami plotė njė orė derisa djali im Mervani mė "tha": mjaftė o Babai im, mos u frikėso, u bė merak pėr mua nga tė qajturit e shumtė.
    U kthyem nė shtėpi. Kjo ishte nata mė e madhe tek unė ngase nė kėtė natė linda pėrsėri.
    Erdhi gruaja dhe fėmijėt e mi, filluan tė qajnė duke mos ditur asgjė ēfarė ka ndodhur. Mervani u "tha": babai im ėshtė falur nė xhamin e Pejgmaberit [salallahu alejhi ve sel-lem]. Gruaja ime u gėzua shumė me kėtė lajm, ngase ai ėshtė fryt i edukimit tė saj tė mirė. I tregova asaj pėr atė qė ngjau mes meje dhe Mervanit, dhe i thashė asaj: tė betohem nė Allahun, a ti e mėsove atė qė ta hap Kur`anin tek ai ajet? Ajo u betua tre herė nė Allahun se nuk ka vepruar diē tė tillė. Atėherė, ajo mė tha: falėnderoje Allahun pėr kėtė udhėzim. Kjo ishte nata mė e mirė pėr mua.
    Mua tani – duke iu falenderuar Allahut- nuk mė humb namazi me xhemat nė xhami. Kam braktisur tė gjithė shokėt e kėqinjė, kam provuar shijėn e imanit, sikur tė mė kishe parė do ta kuptoje kėtė nga fytyra ime.
    Tani jetoj nė lumturi, dashuri dhe mirėkuptim me gruan dhe fėmijėt e mi e sidomos me djalin tim Mervanin shurdhė-memecin, tė cilin e dua shumė, e si jo kurse udhėzimi im ishte nė duartė e tij.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 4 prej 26 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •