Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 260
  1. #41
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Elhamdulilah që All-llahu më ka nderuar



    Tregon Ebu Ibrahimi dhe thotë:
    "Isha një ditë duke udhëtuar nëpër shkretëtirë dhe papritmas humba rrugën për ku isha nisur. U ndala tek një tendë e vjetër, shikova mbrenda saj dhe pashë aty një njeri, ishte i ulur në tokë.

    Sapo iu afrova me qetësi pashë se ky njeri ishte i paralizuar, i kishte të dy duart e këputura.

    Ç'është më e çuditëshmja se ai ishte edhe i verbër dhe ishte i vetmuar, nuk kishte askënd që të kujdesej për të.

    Dëgjova prej tij disa fjalë, që shpesh i përseriste: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madhe mbi shumë krijesa të Tija.

    Duke e përseritur këtë disa herë, ma tërhoqi vëmendjen dhe më shtyri të interesohem për te. Dy duart e këputura dhe dy sytë e tij të verbër dhe nuk posedonte kurrfarë fuqie për kujdesjen e vetës. Shikova përreth tij dhe kerkoja se mos po shoh dikë prej të afërmëve të tij që kujdeset për te, mirëpo, për fat të keq, nuk pashë askend. Vazhdova t'i afrohem deri sa ndjeu levizjet i mija dhe filloi të pyeste:

    - Kush është? Kush është?

    - I thashë: Esselamu alejkum! Jam një njeri që kam humbur rrugën dhe u ndala tek tenda jote. Po ti kush je? Pse jeton i vetmuar në këtë vend? – Fillova unë me pytje: Ku e ke familjën apo të afërmit?

    - M'u përgjigj: Unë jam një plak i sëmuar, që me kanë lënë njerëzit dhe me kanë vdekur shumica prej të afërmëve.

    - I thashë: Dëgjova nga ju disa fjalë, që me çuditën: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa tjera të Tija, me trego se çka të ka nderuar All-llahu ty kurse unë të shohe të verbër me dy duart e këputura, i varfer dhe askend perreth teje që interesohet për ty?!

    - Më tha: Të tregoj, por me një kusht! Kam një nevojë të ma kryesh.

    - I thashë: Me gjithë dëshirë inshallah, vetëm me trego!

    - Më tha: Po e sheh se jam sprovuar me sprova dhe fatkeqësi të ndryshme, mirëpo, prap Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa të tjera. A nuk me ka dhënë All-llahu mendjen, që të logjikoj me te?!

    I thashë: Po, si jo!

    - Ma ktheu: Sa e sa njerëzve u mungon kjo begati, janë budalla, të çmendur, që nuk posedojnë mendje?!

    - Shumë ka. - ja ktheva.

    - Pastaj tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të tjera dhe me ka nderuar.

    - Vazhdoi përseri: A nuk me ka dhënë All-llahu të dëgjuarit, me të cilin dëgjoj ezanin për namaz, dëgjoj me te fjalët dhe atë që kam përreth?!

    - I thashë: Po, si jo!

    - Ma ktheu: Sa prej njerëzëve janë të shurdhët dhe nuk mund të dëgjojnë?! Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar mbi shumë krijesa.

    A nuk më ka dhënë All-llahu gjuhën, me të cilën e përmendi Atë dhe mirrem vesh me njerëzit?! Sa e sa njerëz memece ka sot që nuk flasin?!

    I thashë: Po, vërtetë shumë ka.

    - Tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar dhe me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të Tija.

    A nuk me ka udhëzuar All-llahu në Islam dhe adhuroj vetëm All-llahun Një, të Vetmin, që nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij?! Unë tek Ai llogaris shpërblimin duke bërë durim në sprovat e Tija.

    Sa ka prej njerzëve, që janë adhurues të idhujve dhe kryqëve dhe janë të kënaqur me mosbesimin e tyre?! Ata kanë humbur në këtë botë dhe në botën tjetër. Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që më ka nderuar mbi shumë krijesa të Tija. Kështu vazhdoi plaku duke i numëruar begatitë e All-llahut, kurse mua me shtohej çudia prej imanit të tij të fort dhe bindjes së tij të madhe, që plaku edhe në gjendjen e tij të mjerueshme ishte i kënaqur me ato begati që ia kishte dhënë All-llahu.

    Thashë me vete: Sa prej të sëmurëve janë, që ndoshta nuk janë goditur as sa një e katërta e kësaj që është goditur ky plak, apo ndoshta janë sprovuar vetëm me humbje të shikimit apo të dëgjimit, apo kanë ndonjë sëmundje të lehte e që mund të llogariten të shendoshë në krahasim më atë që e ka goditur këtë plak. Saqë i dëgjon duke u ankuar dhe duke qajtur me zë të lartë, duke renkuar nga semundja. E atyre vetëm iu shtohet dobësia dhe iu pakësohet bindja në shpërblimin e All-llahut.

    U thellova në mendime të thella derisa m'i ndërpreu mendimet fjala e plakut duke më thënë:

    - A ta them kërkesen time që pata? A ma kryen atë?

    - I thashë: Po, inshallah! Cila është kërkesa yte?

    E uli kokën dhe lotët i rrodhën nga sytë e tij të verbër. Pastaj ngriti koken e tha:

    - Nuk me ka mbetur askush prej familjes perveç një djalit katërmbedhjetëvjeçar. Ai është që me ushqen, me veshën, me shtrinë për të fjetur dhe me ngrite për çdo nëvojë. Mirëpo, ka dalë që dje të me kërkojë ushqim dhe nuk është kthyer më dhe nuk e di a është gjallë dhe kthehet apo është i vdekur dhe është harruar. Unë, sikurse po e sheh, jam plak i lodhur, i verbër, ku ta kërkoj unë i shkreti?!

    E pyeta për pamjen e tij dhe cilësitë e tija në mënyrë që ta njoh nëse e takoj.

    Dola që ta kërkoj djalin, po ku ta kërkoj kurse rruga për mua ishte e panjohur dhe nuk dija nga ta kërkoja, unë vetë kisha humbur rrugën.

    Vazhdova rrugën duke ecur nëpër shkretëtirë, kërkoja andej këtej ndonjë njeri të pyes për djalin, por s'ka gjë. Rastësisht e ktheva kokën dhe pashë andej tëndes së plakut një kodër të vogël, ku ishin mbledhur disa sorra, ishin mbledhur rreth diçkaje. Thashë me vete: Këto nuk mblidhen përveç se rreth ndonjë ngrodhësire ose ushqimi. U ngrita në koder dhe u afrova tek këto shpezë. Kur arrita afër tyre filluan të shpërndahen dhe në vendin ku ishin mbledhur sorrat çka të shoh?! Një djale i ri i vdekur, trupi i tij i këputur sikur ta kishte sulmuar ndonjë ujk dhe ka ngrenë një pjesë të tij dhe ka lënë pjesën tjetër për shpezë.

    Nuk me brengosi djali aq shumë sa me erdhi keq dhe u pikëllova për plakun. Zbrita nga kodra duke ecur ne drejtim të tendës duke qenë në mes pikëllimit dhe hutise. Duke menduar se a të shkoj dhe ta lë plakun në vetmi apo të kthehem tek ai dhe ta lajmëroj për djalin. U drejtova kah tënda dhe po dëgjoj plakun duke bërë tesbihë dhe duke përmendur All-llahun. Isha i hutuar çka t'i them, si t'ia filloj...? Me erdhi në mendje ngjarja e të dërguarit të All-llahut, Ejubit alejhi selam.

    Hyra tek plaku dhe e gjeta ashtu si e kisha lënë. I dhashë selam. I mjeri, ishte mërzitur shumë për djalin. Sa më ndjeu më pyeti: ku është djali?

    I thashë: Përgjigju ti njëhere! Cili prej ju të dyve është me i dashur tek All-llahu, ti apo Ejubi, alejhi selam?

    Tha: Ejubi, alejhi selam është me i dashur tek All-llahu.

    I thashë: Cili është sprovuar më shumë, ti apo Ejubi, alejhi selam?

    Tha: Padyshim, Ejubi, alejhi selam.

    Atëherë i tashë: Llogarite djalin tënd tek All-llahu se të ka vdekur...!

    E gjeta atë të vdekur tek kodra, iu kishin versulur ujqërit mbi trupin e tij. Rënkoi plaku i mjerë, pastaj rënkoj përseri duke marrë frymë thellë dhe duke përseritur fjalën: LA ILAHE IL-LALL-LLAH...

    Mora ta qetësojë duke ia kujtuar durimin, mirëpo atij iu shtuan vuajtjet dhe rënkimet derisa dhe nisa t'ia përkujtoj shehadetin (LA ILAHE IL-LALL-LLAH) dhe vdiq në duart e mia.

    E mbulova me jorganin që e kishte përfundi dhe dola të kerkoje ndonjë njeri që të më ndihmojë t'ia pregadis xhenazën. Pas pak pashë tre vetë të hipur mbi kafshet e tyre. Dukeshin të ishin udhetarë.

    I thirra dhe m'u përgjigjen. Kur u afruan u thashë:

    - Këtu është një njëri musliman i vdekur dhe nuk ka askë që interesohet dhe mirret me të, a keni mundësi që të më ndihmoni për ta larë, ta mbështjellim në qefin dhe ta varrosim? Ata pranuan.

    Hyrën në tendë që ta shohin plakun e vdekur dhe ta bartnin për ta varrosur. Sapo zbuluan fytyrën e tij bertitën: Ebu kulabe... Ebu kulabe...! Pastaj e mora veshë se Ebu kulabe kishte qenë një prej dijetarëve të njohur, qe e kishte humbë pleqëria dhe sëmundjet e shumta pozitën e tij dhe e kishin lenë njerëzit pas dore. Iu kishin mbledhur shumë sprova dhe fatëkeqësi deri sa ishte vetmuar prej njerzëve në një tendë të vjetër në hapësiren e shkretëtirës.

    Ia pregatitëm xhenazën dhe e varrosëm.

    Udhëtova bashkë me këta tre veta dhe më ndihmuan që ta gjejë rrugën për në qytet.

    Në këtë natë e pashë ne ëndërr Ebu Kulaben me pamjen me të bukur, kishte të veshur rroba të bardha dhe ishte plotësuar pamja e tij, pa të meta trupore. E pashë duke ecur në një vend të gjelbëruar.

    E pyeta: O Ebu Kulabe, çka të ka bërë ty të jesh në këtë vend kaq të bukur dhe i shëndoshë fizikisht?

    U përgjigjë: Posa më ka futur All-llahu në xhenet dëgjova një zë duke me thënë fjalën e All-llahut:

    سَلاَمٌ عَلَيْكُم بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ

    "(u thonë) selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend." [Err-rrad, 24]
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 22-12-2007 më 16:07
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar fisniku-student për postimin:

    Brisil (13-10-2013)

  3. #42
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    pergezime per temen,shum postime me vler...Allahu jau shperbleft!!
    pershendetje..!!
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  4. #43
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Tregimi i një studenteje

    Falëndërimi dhe takon vetëm All-llahut, kurse salavatët dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë [salallahu alejhi ve sel-lem], që pas tij nuk ka më të dërguar, mbi familjën e tij, mbi shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Ishte ëndërra ime që këmba të shkelë në hapsirën e univerzitetit. Më dëshirë të madhe shpresoja të vijë momenti ku unë të bëhëm studente. Do isha e lumtur më këtë fat të madh, me të cilin një studente do të fitonte nje autoritet.

    Kurse sa i përket jetës sime fetare, isha shumë e mangët; nuk i kushtoja kujdes namazit e as adhurimeve të tjera. Megjithatë, isha e kënaqur më këtë jetë fetare. Besimtarët e mirëfilltë i shikoja me syrin nënçmues. Tek unë ishin njerëz të prapambetur. Tek ata është e papranueshme çdo gjë që është bashkohore, e re. Ndërkohë, gjithnjë bija dakord me mendimet që kishin qëndrime toleruese, të cilat i dëgjoja nga disa dijetarë që vazhdimisht dalin në kanale satelitore. Madje, këto ishin justifikim i gabimeve dhe keqtrajtimëve të mija.

    Isha mërzitur më me urdhërat, ndalesat, të cilat nuk na u ndanin në shkollë. Dëshiroja të kem një liri më të plotë. Në univerzitet do të veshi ç’të dua, do veproj ç’dua. Boll më u ngushtova më këshillat dhe gjykimet e mësueseve; mos vish këtë rrobë, assesi mos vish rrobe të shkurta, hiqe nga fytyra këtë kozmetik.

    Për njeriun është të orvatët deri që të arrijë piksynimet e tija. Po, do t’i arrijë piksynimet e mija... Gjithnjë mendoja, me padurim pritja ditën kur do t’i jap fund këtyre prangave. Dua të bëhëm femër me qëndrime, dëshira, mendime të mija përsonale.

    Përfundova shkollën e mesme me rrezultat që mjaftonte për ta regjistruar fakultetin. Së fundi, m’u realizua endërra që shpresoja tash sa kohë. Së fundi, tashmë unë do të kem mendimet e mija përsonale dhe nuk do të preokupohem me qëndrimet e të tjerëve!

    Filloi viti shkollor dhe unë po kërkoj shoqe, të cilat do t’më shkëmbejnë të njejtat ndjenja dhe përjetojnë të njejta preokupime. Mënjëfjalë, të ashtuquajtura femra të kohës dhe civilizimit, që kërkojnë të njetën liri sikurse unë.

    U njoftova me disa shoqe dhe lidha me to shoqëri të ngushtë. Bisedat tona gjithnjë përfshinin çështje të kota, që nuk kishin vlerë; rreth modës, kozmetikës, kanaleve satelitore, filmave, telenovelave, këngëve me videoklipat më të fundit... thashëtheme, përgojime, shpifje, shaka dhe përqeshje dhe shumë punë të këtij lloji.

    Në shtepi, babai ishte i zënë me tregti, vëllezërit të gjithë kishin punët e tyre. Nuk dëgjoja asnjëherë nga ata ndonjë fjalë të më këshillonin apo ndonjë vërjtje. Jetoja në një botë tjetër tërësish ku vet e ndërtova për vete, e që nuk kisha dëshirë të ndahem nga ajo. Unë asnjëherë nuk beja ndonjë vepër të ligë sa isha e shoqëruar me shoqet e kolegët e mia (ashtu mu dukte mua).

    Një ditë, duke pritur autobusin tek dyert e univerzitetit, ja po me drejtohet një vajzë. Nga forma u dukte se kishte te njëjtat bindje dhe zakone ashtu siç i kishte nëna dhe gjyshja ime, e mbuluar tërësisht saqë nuk u shifte nga ajo asgjë. Më përshëndeti dhe zgjati dorën e mbuluar me dorëza drejtë meje. Dhe unë ia zgjata dorën dhe e tërhoqa më shpejtësi.

    I thashë:
    -Sikur kërkon diç nga unë?
    -Tha: Në realitet oj motër, ajo që më tërhoqi shikimin tek ty ishte mantili yt. Desha të pyes për modelin e tij.

    U çlirova dhe i thashë:

    -Është model francez. Është modeli më i ri që ka zbritur në treg deri më tash!
    Tha:

    -A të shkon mendja se stilisti i këtij mantili nga Franca e bëri mbi parimet valide që vlejnë për muslimanët?

    I thashë:
    -Për cilat parime e ke fjalën?
    Më tha:
    -A nuk e din se hixhabi-mbulesa fetare ka disa kushte: ta përfshijë tërë trupin, të mos jetë stoli tërheqës shikimi, të jetë i trashë e të mos jetë i tejdukshëm, të jetë i gjërë e jo i ngushtë për trup, të mos jetë i ngjajshëm me rrobat e meshkujve, e as me rrobat e pabesimtareve, të mos jetë i modernizuar. Ndërsa, mantili yt siç e sheh edhe vet, nuk paron me shumicën e tyre parimeve fetare. Është përplot me laxhuher e dekorime, është i ngushtë e gjithashtu i tejdukshem. Madje, i gjason rrobave të pabesimtarëve. Ty të shihen duart dhe krahet.
    I thashë:
    -Mjaft... mjaft! Mjafton me kaq. Ju gjithmon bazoheni në mendimet ekstreme. Ka plot dijetarë, të cilët e kan lejuar të vishen mantile të tilla.

    Tha:
    -Problemi, oj motër, nuk qëndron se ç’thotë filani apo filani. Realiteti nuk njihet me përsona. Nga çdokush mirret dhe refuzohet përveç nga Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] që nuk guxohet të refuzohet diç nga ai.

    Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
    “Dy lloje njerëzve janë nga banorët e zjarrit që ende nuk i kam parë: njerëz që kanë kamxhikë që dukën si bishtat e lopëve e me to i rrehin njerëzit, dhe gra të mbuluara por të zbuluara, tërheqëse dhe provokative, nuk do të hyjnë në xhennet e as do ta shijojnë aromën e tij edhe pse aroma e tij ndihet nga një distancë e largët” [trasmeton Muslimi]

    Dijetarët kanë thënë se ajo që vesh mantile të llojit që e ke të veshur llogaritet prej grupit të dytë, që përmendet në këtë hadith.

    Gjithashtu Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Cilado femër që parfumoset dhe pastaj del për në Xhami nuk i pranohet namazi derisa të pastrohet.” [Trasmeton ibën Maxheh]

    Ky parfumi yt i këndshëm me tërhoqi mua drejt teje e si qëndron puna me djelmoshat dhe burrat?! Oj motër, hixhabi-mbulesa është mbrojte e nderit, pastërti, mbranë nga sytë e vjedhësve të nderit, që lakmojnë atë që nuk u është lejuar. Oj motër... (dhe këtu ia ndrëpreva fjalët):

    -Mjaft... mjaft! Përfundoi çdo gjë. Do të kërkoj sqarim për këtë çështje në të ardhmen. Pastaj u largova nga ajo.

    Nuk u ndikova shumë nga ky takim.
    Një ditë tjetër, isha e ulur në një kafiteri me kolegët e mia. Siç e kishim zakon, të zgjërohemi në bisedat tona e të qeshnim me zë të lartë. Dhe më tepër se kjo, kishim dhe një kasetofon, që e morëm për të dëgjuar këngë shurdhuese që tek ne ishin këngët me të dashura. Kësaj here me gjasë se zëri i kasetofonit ishte shumë i lartë.

    Në këto çaste, po vjen drejt nesh një vajzë, na përshendeti me selam dhe kërkoi nga ne që t’ia ulim zërin kasetofonit që të kishte mundesi të fliste me ne, dhe ashtu vepruam.

    Ishte një vajzë shumë e bukur, rrobat e saja tregonin një hijeshi dhe krenari edhe pse ajo ishte e mbuluar tërësisht. Por, rrobat që kishte përmbanin një kombinim të mirë ngjyrash dhe i rrinin në trup ashtu siç i takon një muslimaneje.

    Pritja çastin të flasë kjo vajzë, e cila më mahniti shumë me bukurin dhe veshjen e saj.

    Dhe ia filloi... U bë e dyta që po na qorton që po dëgjojmë këngë. Na këshilloi që më mirë të dëgjojmë Kur’an dhe kaseta të dobishme islame.

    U habita nga kjo vajzë fantastike dhe gjithashtu bashkohorë të na flasë për kësi çështjeve. Por, kësaj here vendosa që të kam në konsideratë me tepër dhe të kërkoj njohuri më tepër për mësime fetare “të moçme”.

    I thashë asaj:
    -Ndonjëherë, edhe ne dëgjojmë Kur’an, por kjo s’do të thotë që ne mos të kënaqemi edhe me ndonjë pikë muzikore.

    Tha:
    -Këtu ka shumë pengesa, Kur’ani dhe muzika nuk ka mundesi të bashkohen në një zemër. Madje, poqese ndonjëra triumfon në zemër nuk ka vend për tjetrën!

    I thashë:
    -Ky është mendimi yt përsonal, dhe nuk është e udhës që mendimet e tua t’ua imponosh të tjerëve. Ne, e dojmë Kur’anin dhe gjithashtu e dojmë muzikën.

    Tha:
    -Që t’ua vërtetoj atë që thashë dua të me tregojë cilado nga ju: Kur është hera e fundit që ke kërkuar ndonjë valë të radios që lëshon lexime nga Kur’ani Fisnik për të dëgjuar Kur’an?

    Mbetme të hutuara, asnjëra nga ne nuk e çeli gojën. Mbeti vetëm të ngritnim zërin e kokfortësis dhe mashtrimit mes nesh. Njëra nga ne i tha:
    -Nuk ka mbetur për ty që të na llogaritësh veprat tona. Ne nuk jemi në fakultet fetar, e të na drejtohesh me kësi këshillave.

    Tha:
    -Se mos vallë mësimet e Islamit janë vetëm për studentët e fakulteteve të sheriatit islam? Dhe të tjerët le të veprojnë çtë dojnë?

    I thashë:
    -Jo...jo. Ajo nuk pat këtë për qëllim. Por, deshi të thotë se muzika nuk është haram. Pra, nuk ka ndonjë argument që ndalon muzikën.

    Tha:
    -Gjithsesi ka, madje argumente të shumta. Prej tyre fjala e All-llahut [subhanehu ve tea’a]: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës se All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm.” [Llukman, 6]

    Ibën Mes’udi ka thënë se fjala e All-llahut: “tregime boshe” (Lehvel-hadithi) ka për qëllim muzikën.

    Gjithashtu Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Do të vijë një kohë për ummetin tim, ku do bëjnë hallall amoralitetin, mendafshin, verën dhe muzikën.” [trasmeton El-Buhari] Fjale El-meazif në hadith është kënga dhe muzika.

    Kur e panë kolegët e mia se nuk ia dilnin dot, foli njëra prej tyre:
    -Lërëni bisedën me këto fetaret! Pastaj iu drejtua asaj dhe i tha:
    -Na ke ndërperë beseden, e shoh se këshillat dua kan përfunduar. Na ler tashi dhe vazho punët tua!

    Tha:
    -Me falni që ua ndërpreva bisedën! Por edhe diçka, mos harroni se kjo që bëni ju është në kundërshtim edhe me rregullat e fakultetit tuaj! Pastaj kërkoi ndjesë dhe u largua.

    Nuk desha të ballafaqohesha me këtë vajzë në këtë formë të dialogut të fuqishëm që me argumentët e saja e qiti në shesh dobësinë tonë. Pata dëshirë që gjatë dialogut ta bindi me qëndrimin tim se muzika nuk është haram. Por, si kam mundesi këtë kur ajo argumentohet me ajete kur’anore dhe hadithe që flasin për ndalimin e muzikës?!

    Pasi që vajza shkoi, zgjati dorën njëra nga shoqët e mia për t’ia ngritur përseri zërin e muzikës ashtu siç ishte dhe përseri zbërthyen të qeshurat.

    Pas disa ditëve, me takoi kjo vajzë në fakultet. Erdhi tek unë dhe më përshendeti. Deshi të kërkojë ndjesë por ia prita unë e para dhe i kërkova falje për atë që ndodhi me shoqët e mia. Mes bisedës kuptova se ajo mëson në të njejtin drejtim që jam edhe unë, u habita nga kjo dhe i thashë:

    -Unë të kam llogaritur se ti mëson në ndonjë nga univerzitetët fetare.

    Më tha:
    -Përse?

    I thashë:
    -Nga interesi yt i madh për mesimet fetare. A nuk te pëngon kjo nga mesimet në fakultet?

    Tha:
    -Assesi! Unë e programoj kohën. Jeta ime fetare ma shtoi shumë kujdesin ndaj kohës dhe rëndësinë e saj. Ngaqë ra fjala, unë di të flas mirë gjuhën angleze dhe informatikë. Këto dy janë çështjet më të rëndësishme në degët tona. E ndonjëherë ua spjegoj disa mësime studenteve. Edhe ti, po të kesh nevojë diçka unë jam e gatshme të të ndihmoj.

    Nga këtu, e shikoja atë me habi dhe para syve të mi shikoja një vajzë me vlerë të madhe. Kurse vetja mu bë shumë e vogël. Ajo spjegon mesime në gjuhën angleze dhe informatik kurse ne humbim kohën duke qeshur e duke dëgjuar muzikë. A mos vallë ky është civilizimi, të cilin e ëndërrova?!

    Për një çast ndjeva se kjo vajzë po shpreh interesim për mua përsonalisht, sikur dëshiron të lidh shoqëri me mua. Por, si të lidh shoqëri me te e ajo gjithmonë flet për hallallin dhe haramin e kjo ma kujton kohën kur unë isha nxënëse e shkollës fillore apo e gjimnazit. Po ç’me duhet kjo punë mua. Këta ekstremistë, nuk e dinë se koha ka ndryshuar dhe njeriu patjetër duhet t’i përshtatët kohës në të cilën jeton...

    Mjaftë më këto përralla të vjetra: civilizim... qytetrim... përparim... Ky civilizimi që bëjmë ne nuk është tjetër vetëm duke veshur pantalone te ngushta, bluze të hapura, këpucë meshkujsh dhe duke lyrë fytyrën sikur fytyrat e akrobateve. Kurse ajo spjegon në gjuhën angleze dhe informatikë. Vërtetë, ajo është më qytetare se unë e gjithashtu edhe besimtare e mirë që në hollësi i njeh mesimet e fesë. I ka bashkuar dy të mirat.

    Ç’është kjo që them?! A mos u ndikova nga kjo vajzë deri në këtë gradë?! Ku shkuan mendimet e mia të mëparshme, qëndrimet e mia përsonale dhe civilizimi, i cili pandalur e kërkoja?

    Jo...jo. Duhet që të largohem nga kjo vajzë të mos ma turbullojë jetën.

    Shpresoja që kurrë më mos ta shihja e as ajo mua. E çdo herë që e vëreja nga largë merrja rrugë tjetër që mos të më shohë. Kurse raportet me kolegët e mia vazhduan ashtu si më parë. Ndërsa imazhi i asaj vajze, serioziteti, kultura dhe qytetrimi i saj gjithnjë rrinin në kujtesën time.

    Erdhi koha të realizohet e vërteta. U sëmura rëndë dhe mu desht të shtrohem në spital ku aty duhet të rri një kohë të gjatë. Më mori malli shumë t’i shoh kolegët e mia e të marr ndonjë lajm nga univerziteti dhe për mësimet, të cilat më kanë humbur.

    Pas një jave, më erdhi njëra nga ato dhe me lajmëroi se shoqët tjera kërkojnë ndjesë se nuk kishin mundësi të vinin edhe ato për vizitë. Nga ajo kërkova që t’mi fotokopjojë ligjëratat, që nuk prezantova. Me premtoi se do ta bënte këtë.

    I pritja pa durim këto ligjërata, por asnjëra nga ato nuk më erdhën. Kujtoja, ç’vlerë ka shoqëria kur nuk ka fryta në kohët më të vështira?! A nuk njifet shoku i mirë në ditën e vështirë?!

    Vazhdoja të pres gjithë javën tjetër, por më kot.

    Pas dy ditësh, më lajmëruan se jashtë ishte një vajzë, dëshiron të më takojë. Patjetër thashë të jetë njëra nga kolegët e mia, e cila do të ketë ardhur të m’i sjellë ligjëratat siç i kisha kërkuar. Kërkova nga motra medicinale që ta lejonte të hyjë brenda.

    Në derë hyri vajza, me të cilën polimizuam tek hyrja e univerzitetit rreth çështjes së hixhabit-mbulesës. U bëfasova me vizitën e saj! Si e mori vesh se unë jam sëmurë dhe jam shtruar në spital?! Kur e hoqi perçën-nikabin (petkun që mbuloi fytyrën) dhe u ul pranë meje e kuptova se ajo është mu ajo vajza që na këshilloi tek kafiteria. Ajo vajzë që mëson më mua në të njejtën degë. Ajo që u mahnita me bukurinë e saj, qytetrimin e saj, precizitetin që kishte në rrobat e saja dhe me përsonalitetin e saj të lartë.

    Gati se nuk besoja se kjo vajzë e civilizuar me këto rroba që mbulon tërë trupin qëndron përball meje. I thashë:

    -Ti je ajo?

    Tha:
    -Po. I pyeta shoqët tua për ty dhe me lajmëruan për sëmundjen tënde. Kërkova nga ato që të më japin emrin e spitalit dhe numrin e dhomës që të vijë e të vizitoj. E pa dyshim se për atë që viziton të sëmuarin ka shpërblim të madh.

    I thashë:
    -Në relalitet, nuk di se si të falënderoj për këto ndjenja të ngrohta. Përveç kësaj, dua të kërkoj falje për çdo gjë që ka ndodhur nga unë.

    Më tha:
    -Mos u ngushto nga kjo. Më e rëndësishmja është që ti të shërohesh sepse koha e provimeve ka erdhur tek dera. Pastaj, nga çanta e saj nxori disa fletë dhe tha:

    -Këtu i ke të gjitha ligjëratat që të kanë kaluar. E në fund të çdo mësimi do të gjeshë përblejdhjen e mësimit në pika të shkurta. E unë gjithashtu – inshallah- do të vizitoj pas një jave që t’i sjellë ligjëratat e reja.

    Këtu nuk munda t’a mbajë vetën nga lotët. Kujtova ashpërsinë dhe kundervimin tim ndaj saj tek hyrja e kafiterisë. Pas gjithë kësaj ajo sillet me mua me butësi, dashuri dhe afrim!

    Gjithashtu, kujtova kolegët e mia, të cilat u bënë koprace të vijnë e të më shohin në spital apo së paku të më telefonojnë.

    Këtu m’u ndryshuan të gjitha mendimet dhe imagjinatat që kisha për civilizim, përpraim dhe bashkohoritet.

    Tash e kuptova se civilizimi nuk realizohet duke u larguar nga veprat virtyte dhe duke u shmangur gjestëve dhe parimëve të dobishme.

    Tash e kuptova se bashkohoroteti nuk realizohet duke injoruar fene dhe moralin dhe duke këmbëngulur në mendimet dhe kulturat e pavlera.

    Tash e kuptova se përparim është atëherë kur merr pjesë në dhimbjet e të tjerëve, iu ndihmon atyre dhe ua lehtëson atyre dhimbjet.

    Tash e kuptova se Islami i ka dhuruar femrës civilizimin dhe i ka dhënë asaj të drejta, me të cilat mund të çojë një jetë të shkëlqyer nën hijën e mësimëve të shëndoshta.

    I thashë:
    -Prej tani po shpall deshtimin në sfidën me ty. E kam vendosur që nga ky çast t’i jap jetës sime kahje tjetër, duke u përputhur me Ligjin e All-llahut [subhanehu ve te’ala], që të jem vajzë e mirë sikur ti...

    Iu ndriçua fytyra nga një buzëqeshje e ngrohtë dhe tha:
    -Oj motër, mardhëniet tona nuk kishin kuptim të dyluftimit. E rëndësishmja është që ne të arrijmë të gjithë tek mirësia e sigurtë, të triumfojmë me të vërtetën dhe të arrijmë lumturin e gjithherëshme.

    Thash:
    -Po, vëretët kjo është e rëndësishme...

    Marrur nga: www.islamway.com
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #44
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Mësime nga jeta e Muhammed Aliut

    Mësime nga jeta e Muhammed Aliut


    Ngjarja vijuese ndodhi kur vajza e Muhammed Aliut arriti ne shtepi e veshur ne menyre jomodeste. Dhe ja si e përshkruan ngjarjen njera nga vajzat e tij;

    Kur me ne fund arritem, shoferi na shoqeroi se bashku me motren time te vogel Lejlen ne suiten e babait tim. Si zakonisht babai fshihej pas deres dhe qëndronte ne pritje per te na friksuar. Ne shkëmbyem puthje dhe përqafime aq sa mundeshim gjate dites. Babai hodhi nje vështrim goxha te forte ne ne, pastaj me mori ne prehrin e tij dhe me tha dicka qe kurre nuk do ta harroj. Me shikoi drejte ne sy dhe me tha,

    “Hana, cdo gje qe Allahu e ka bere te vlefshme ne kete bote eshte e mbuluar dhe e veshtire per ta arritur.

    Ku i gjen diamantet?

    Thelle ne brendësi te tokes, te mbuluar dhe te mbrojtur.

    Ku i gjen xhevahiret?

    Thelle ne brendësi te oqeanit te mbyllur dhe te mbrojtur ne guaskat e bukura.

    Ku i gjen Florinjët? ?

    Thelle ne miniera te mbuluar me shtresa te gurit. Kerkohet pune dhe mund per t’i arritur.

    “ Me shikoi me nje seriozitet dhe me tha. Trupi yt eshte i shenjte, Ti vlen shume me shume se sa diamantet dhe xhevahiret, dhe per kete duhet te mbulohesh.”



    Burimi: Marre nga libri : Me shume se hero: Leksionet e jetes se Muhammed Aliut nga kendveshrimi i vajzes se tij

    Perktheu Naim Berisha

  6. #45
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    ju lumshin duart e Allahu ju shperblefte per postimet shume te bukura.
    .....................................

  7. #46
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    TRE TE ROBERUARIT NE SHPELLE

    Dalengadale dielli u pershendet nga toka dhe u zhduk ne horizontin e pafund. E karavani shkonte rruges se tij ne shkretetiren e shurdhet dhe te thate. Asgje nuk degjohej pos goditjeve te patkonjve te kuajve dhe te hingellimes se tyre. Ne veri te shkretetires ndodheshin bjeshke te larta dhe te trishtueshme…
    Terr qe vinte e shtonte friken dhe jorehatine ne zemrat e tre udhetareve, e bjeshket dhe shkretetira dukeshin edhe me te trishtueshme. Shume shpejt u ngrit nje fortune e forte sikur nje det i terbuar me vale te medha zalli, e cila ua mbushte syte me zalle dhe gati sa nuk i verbonte.

    IDE E MIRE, O SHOK !

    Vetonte, bubullimat gjemonin, qielli i kishte hapur te gjitha dyert e veta dhe binte shi i madh. Ishin ne situate pa rrugedalje. Nuk dinin ku te shkonin. Ku te strehoheshin?
    Njeri prej tyre tha: “me duket se atje eshte nje shpelle, mund te shkojme dhe ta kalojme naten atje, e pastaj te vazhdojme rrugen!”
    Menjehere u pajtuan qe te tre: “Ide e mrekullueshme, o shoke!”
    Hyne ne shpelle. Nga jashte degjkhej zeri i eres dhe renia e shiut. Te ftohtit kishte filluar te kaploje trupin e tyre, dhe u dukej se do te ngrinin…!

    “ME KERKONI, DO T’JU PERGJIGJEM!”

    Njeri prej tyre tha: “Qfare nate!” Ende nuk e kishte kryer fjaline e tij, kur u degjua nje ze i trishtueshem dhe nje gure i madh u shfaq papritmas dhe ua fshehu hyrjen ne shpelle. I kaploi merzia dhe paniku. U perpoqen me tere fuqine qe e kishin ta shtynin gurin, po pa sukses. Gati e humben shpresen se do te dalin ndonjehere nga shpella, ndaj iu dorezuan merzise se pamatur.
    Pastaj i nderruan mendimet dhe u pajtuan se asgje nuk mund t’i shpetoje, perveq All-llahut xh.sh. te Cilin vendosen qe ta therrasin ne ndihme me veprat e tyre te mira dhe t’i drejtohen Atij sinqerisht dhe te perulur. Ndoshta All-llahu ua largon atyre kete fatkeqesi.
    Nuk kaluan as disa minuta e ata ne menyre prekese i thishin lutjet e tyre me te bukura dhe me te sinqerta qe me ane te veprave te tyre te mira t’u afroheshin All-llahut.

    MUNDOHEM QE TI KENAQ

    Njeri prej tyre tha: “OZot i gjitha boterave…Ti di dhe askudh prej Teje nuk di! I kam pasur prinderit ne moshe te cilet me kane ushqyer dhe me kane edukuar ne menyre te drejte. Isha gezimi i tyre dhe mundohesha t’i kenaqja me qdo gje.marredhenjet e mia me tai shin ashtu si deshiroje Ti. Mosdegjueshmerine ndaj prinderve Ti e konsideron si nje nga mekatet e medha…Ti e di se asgje nuk eshte me e rendesishme per mua se ata, as femijet,as pasuria.
    Qdo mbremje u qoja qumesht te peine, me kenaqesi, para se t’u jepja femijeve te mi, gruas dhe vetes sime…Gezimi im nuk kishte fund kur i shihja se si e pinin qumeshtin te cilin e kasha mjele me duart e mia. E kur e shihja nje buzeqeshje te lehte dhe kenaqesine ne fytyrat e tyre, atehere e njdieja se si fundosesha ne gezim, seopse e kasha bere ate qe me kishte urdheruar All-llahu xh.sh.”

    SE PARI PRINDERIT E MI

    “Nje dite, shkova larg shtepise qe t’i tuboja ca dege. As nuk e kasha marre vesh se sa shpejt me kishte kaluar koha. Kur perendoi dielli, nxitova tek prinderit e mi, ua dergova qumeshtin, por i gjeta duke fjetur. O Zot, Ti e di se sa kam qene i merzitur kur u pata vonuar! Nuk doja t’i zgjoja, e as tabpine qumeshtin para tyre as gruaja, as femijet e as sherbetoret. E mbaja nje tas te mbushur perplot me qumesht dhe pritja qe te zgjoheshin prinderit deri sa agoi drita. Rreth kembeve te mia qendronin femijet e mi te uritur, te cilet qanin, e une thosha ne vete: Se pari prinderit e mi, e pastaj ju, e une do te jem i fundit i cili do te pije…”

    LUTJA E MIREBERESIT PER PRINDERIT E TIJ

    “E degjova babane si e madheronte All-llahun dhe e falenderonte ate qe e kishte ngjallur pas vdekjes (gjumit). I dhashe atij dhe nenes qumesht, te cilen e falenderuan All-llahun e madheruar. Vazhduan te luteshin qe All-llhu te me shperblente per kete. E ndjeva nje gezim te papershkrueshem.
    O Zot, tere kete e kam bere per hir Tendin, andaj te lutem qe te na e largosh kete gur!”
    Menjehere guri levizi pak, por nuk mjaftonte qe ndonjeri nga tre udhetaret te dilte…, duhej qe edhe ndonje tjeter t’i lutej All-llahut xh.sh.qe t’i shpetoje nga kjo fatkeqesi.

    E KA MBAJTUR PREMTIMIN

    U ngrit tjetri dhe tha: “Ti e di, e te tjeret nuk e dine, se e kam njohur nje vajze, te cilen e doja me shume se te gjithe njerezit. All-llahu i Lartesuar i kishte dhene asaj nje bukuri te papershkruar. Ishte e drejte dhe e devotshme, nuk i bente keq askujt. Ne brendesi deshiroja t’i beja diq te keqe, gje te cilen nuk do te kisha dashur t’i ndodhe motres a nenes sime.
    Shejtani e ndezte zjarrin e epshit dhe me nxiste ne mendime te keqija ndaj saj. Mirepo ajo nuk e pranoi kete dhe me rrefuzoi…
    Ishte e paster, e ndershme dhe e devotshme, e kishte mbajtur premtimin e vet te dhene ndaj meje, se nuk do te bente ate qe eshte e ndaluar.”

    URIA ESHTE VRASESE

    “Nje vit te veshtire, ne te cilin qielli nuk kishte leshur shi, e as toka nuk kishte bereqet, uria e kishte gjetur kete vajze dhe gati e kishte rrezuar. Nxitoi tek une dhe kerkoi ndihme kunder veshtiresive te jetes qe te mos e gjeje vdekja. Nuk kishte as nje cope buke per te zbutur urine. Babai i saj nuk kishte lene asnje dinar e as nje derhem. Une isha i pasur dhe perseri me kapluan mendimet e keqija. Mendova se situate e saj do ta detyroje qe te perkulet dhe te leshoje pe para asaj qe kam kerkuar…”
    I thashe asaj: “Do te te jap qfare te duhet, por duhet ta kryesh ate qfare e deshiroj nga ti !
    Refuzoi dhe u kthye nga erdhi.
    Uria gati e kishte mbytur, e nuk kishte mundesi te kerkonte ndihme nga askush, e as nuk ishte ne gjendje te kerkonte nga te tjeret.”

    LARGOHU NGA MENDIMET E KEQIJA TE SHEJTANIT

    Ne fund, erdhi tek une dhe pa deshire e pranoi ate qfare e kisha kerkuar nga ajo. Ne syte e saj i pashe lotet dhe dhimbjen e thelle. M’i zgjati duart dhe me tha: “Te lutem ! Mos lejo qe mendimet e keqija te shejtanit te te rrezojne. Mos me shfrytezo ne kete menyre, por vetem ne menyre te ndershme. Martohu me mua sipas ligjeve te All-llahut, dhe ta lidhim kuroren para All-llahut dhe para njerezve.
    Fillova te dridhem nga frika dhe me dolen lotet nga frika, duke iu frikesuar hidherimit te All-llahut dhe denimit te Tij. Ia dhashe parate qe i kerkonte. I mori 120 dinare, e lumtur dhe e rehatuar qe nuk i kam bere diq te keqe dhe qe e kishte ruajtur nderin e vet.”

    NUK DESHIROJA ASGJE POS KENAQESISE SATE


    E vazhdoi njeriu tregimin e vet: “Falenderimi i takon All-llahut, i cili me udhezoi ne rruge te drejte ! Nuk iu nenshtrova presionit te shejtanit, por e refuzova, tere kete per hir Tendin, o Zot !
    O Zot, u frikesova nga Ti dhe e lashe te shkoje me parate (edhe pse e doja pa mase). O Zot, une u frikova nga ajo dite kur do te dal para Teje per ta dhene llogarine. Atehere nuk do te me shpetoje e tere pasuria ime. Ate dite nuk do te pranosh askend, perveqse qte qe vjen me bindje te paster…
    O Zot, e di se e kam bere kete per hir te fisnikerise Sate. Na ndihmo dhe na e lehteso kete situate !”
    Guri levizi edhe ca, por jo edhe aq sat e mundte dikush te dilte nga aty.
    Erdhi rradha tek i treti - ta luse All-llahun per shpetim.

    JEPJA PUNETORIT HAKUN E TIJ !

    U ngrit edhe i treti , pas lutjes se bashkudhetareve te vet dhe tha:
    “O Zot, Ti di e te tjeret nuk dine, se kam pasur pasuri te madhe dhe punetor te mi. me ta sillesha ne menyre te drejte dhe me nder dhe i shperbleja me ate qe Ti ma kishe dhene, andaj ua paguaja punen para se t’u thaheshin djerset…
    Nje dite e kerkova njerin nga punetoret e mi, por nuk e gjeta. Kishte shkuar e nuk e kishte marrur meditjen e tij. Qe nga atehere kishte kaluar shume kohe e une meditjen e tij e deponoja ne pune te reja, keshtu qe ky investim binte fitim te madh. Nje dite, ai punetor u kthye tek une, pasi qe kishte rene ne veshtiresi financiare. Me tha: “Dikur moti kam punuar tek ju dhe nuk e pata marre meditjen time ! Tani ajo me duhet ? A mund te ma paguani ate ?”

    NA SHPETOI NGA KJO SITUATE

    “Iu pergjigja: “ Ne kete lugine, gjithe qka sheh eshte jotja, si rrezultat i meditjeve te tua !”
    Shikoi nga lugina dhe pa deve, lope, dele, aq shume saqe as qe kishte mundur t’i enderronte. U habit dhe gjuha i perzihej, por shume shpejt u zgjua nga gjumi i bukur i cili e kishte kapluar dhe tha: “Po beni shaka, zoteri !”
    Iu pergjegja: “Jo pasha Zotin, une meditjen tende e kam investuar dhe nga ajo u be kjo pasuri…Merri te gjitha ato qe t’i ka dhuruar All-llahu, me fat dhe te jesh qetesuar !”
    Njeriu e morri kopene e tij nga lugina e madhe, duke mos u besuar syve te tij.
    “O All-llah, tere kete e kam bere per Ty dhe per fisnikerine Tende. Na shpeto nga kjo fatkeqesi ne te cilen kemi rene !”

    ALL-LLAHU NUK I HUMB TE MIRAT E BESIMTAREVE

    E guri levizi edhe pak, por kete here ishte e mjaftueshme qe te tre udhetaret te mund te dilnin nga shpella.
    Buzeqeshja filloi t’ua shendrise fytyrat e tyre dhe filluan qe t’u dridhen buzet nga gezimi…
    Ia arriten te dalin nga aty dhe ta vazhdojne rrugen e tyre, duke u kenaqur me fisnikerine e All-llahut, duke besuar se Ai asnjehere nuk harron t’i shperbleje mireberesit.
    O Zot, bekoji punet tona dhe te jene te sinqerta vetem per Ty, Ti i Cili u pergjigjesh lutjeve tona !
    Madherimi te takon vetem Ty, o Zot i boterave !
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #47
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    ARKA E BOTES

    Keshtu e kane quajtur: “Arka e botes”.
    Rrefente tregime ne fotografi per jeten dhe ndodhite ne bote dhe nga historia. Te gjithe femijet me padurim e pritnin ardhjen e saj ne lagjen e tyre.
    Sikur te kisha pasur mundesi ta shihja. Thone se kjo eshte kino levizese. Se ne ekranin e tij mund te shihen pamjet me te bukura dhe mesimet me te qmueshme. Me ishte ngulitur ne zemer si qudia me e parendomte e asaj kohe.
    Mirepo, per fat te keq, ne qytet nuk ka asgje te ngjashme me te. Kjo ishte diq e veqante. Per kete shkak pronari i saj, axha Bajram, e kishte caktuar diten kur qdo qenie e gjalle mund ta shikonte ate.
    Kishin kaluar gjashte dite, kishte ardhur edhe dita e shtate, e pronari i arkes se quditshme ende nuk ishte kthyer.

    QDO PRITJE E KA FUNDIN

    Ne fund erdhi momenti i lehtesimit. Sa na kishte gezuar kthimi i tij, pas pritjes se gjate. E degjuam zerin e borise se axhes Bajram dhe menjehere brofem drejt atij zeri.
    Eh, sa e madhe qe eshte “Arka e botes” – si nje bjeshke. E ate e mban nje njeri i madh, ne gojen e te cilit gjendet nje bori e verdhe e bakrit, se ciles i bie dhe me te cilen e lajmeron ardhjen e tij. Femijet duartrokisnin dhe bertitnin nga gezimi, duke rropatur me kembe mbi toke, duke e pershendetur bartesin dhe ate qe mban.
    Menyra se si ata e tregonin mikepritjen e tyre, tregonte gezimin e tyre te papershkruar se e shihnin ate. Kjo perseritet ne qdo vendbanim ku kalonte ai. Ky eshte moment i papershkruar i gezimit dhe festimit.

    QDO GJE KA QMIMIN E VET

    Gezimi e kishte kapluar sheshin “Minatori”. Lajmi perhapej neper te gjitha rruget, hynte neper qdo shtepi dhe qdo vesh. Te gjithe femijet, moshatare te mi ishin tubuar ne vendin e ngjarjes, pas vrapimit te furishem se kush do te arrinte me shpejte nga shtepia e tij. Qdo njeri duke i ngritur duart, deshironte te marre nje nga kater karriget e vetme qe i kishte axha Bajram.
    I falenderuar qofte All-llahu qe axha Bajram me meshiroi mua dhe e kuptoi se nga te gjithe, une kisha me se shumti deshire per t’i njohur marifetet e “Arkes se botes”. Filloi t’i tubonte te hollat duke thene: “Femije, paguani para shfaqjes!” E ne e ngutnim qe sa me pare ta leshonte arken e vet, per te na i treguar magjite e veta.

    NJOHES I MIRE I ZANATIT TE VET

    Duke e lajmeruar fillimin e shfaqjes me bori, axha Bajram tha: “Vini re! Juve qe All-llahu ju ka dhuruar shendet dhe shqisa, per te degjuar dhe per te pare ate qe eshte e dobishme, shikoni neper dritaret e vogla ne arke. Zoti jua ruajte shikimin dhe jua mundesofte qe ta kuptoni qellimin e asaj qe do t’ju shfaqet!
    Femije, para jush jane tri mesime, secila ne dhjete fotografi. Mos e leshoni ndonjeren, se nuk do ta kuptoni porosine. Jeta pa porosi eshte e padobishme. Mesimet jane ne forme tregimesh. Shikojini ato dhe degjojini ato me kujdes, duke mos e kthyer vemendjen ne asgje tjeter”.

    MOS BESO NE QDO GJE QE THUHET

    Ne nje menyre te parendomte te ligjerimit, axha Bajram na shtiu ne tregimin e pare te ilustruar:
    Shikoni femije tregimin e pare! Ai e ka porosine e vet! Eshte nje tregim per nje gjuetar mendjelehte. Ai ishte nisur per te gjuajtur me rrjeten e tij dallendyshe te trasha dhe te bukura. Shkonte prej nje fushe ne tjetren , prej nje mali ne tjetrin, duke i vezhguar drunjte nje nga nje, duke e ndjekur nje dallendyshe qe ishte ndalur prane nje perrocke.
    Gjuetari nuk e kishte lehte te kalonte prej nje vendi ne tjetrin. Ne fund kur u lodh u ul ne nje mal te vogel duke e pritur gjahun e tij te pasur.
    U lodh nga pritja e gjate, ndaj u mbeshtet ne nje lis duke e vendosur ne te rrjeten ne te cilen ishte ushqimi terheqes per zogj.
    Papritmas u lekund rrjeta e cila e kishte kapur nje zog. U gezua gjuetari dhe vrapoi nga rrjeta, duke menduar se si po e priste nje darke e shijshme. Gati fluturoi nga gezimi! Sa i bukur dhe i madh ishte ky zog! Me kujdes e liroi ate nga rrjeta dhe e kapi me dore, i mahnitur me pamjen e tij.
    Atehere gjuetari iu drejtua dallendyshes me nje buzeqeshje te nje fitimtari: “Mire se vjen dallendyshja ime e bukur! Sa kohe te gjate te kam pritur!”
    Zogu nga frika filloi te qaje dhe i tha: “Me leshoni zoteri gjuetar. Nuk keni kurrfare dobie nga une dhe nuk do t’jua heq urine juve. Ju lutem, me leshoni!”
    Ne menyre ngacmuese u pergjigj gjuetari: “I kam thirrur shoket e mi tek une ne nje darke te madhe! Si mund ta mendoje kete pa mishin tend te lezetshem!?”
    Zogu heshti pak e pastaj tha: “Me leshoni, gjuetar, une do t’jua tregoje se ku gjendet thesari me i madh ne toke!!!”
    Kur gjuetari degjoi per thesarin, lakmia e madhe ia mori mendte dhe e leshoi zogun.
    Zogu buzeqeshi, fishkelloi sa me bukur qe mundej, kercente prej gezimit duke thene: “A me besove, o mendjelehte, se une vertete e di se ku gjendet thesari? Sidoqofte, mos u merzit. Une do t’i lajmeroj te gjithe zogjte qe te largohen nga ky mal i vogel, e keshilla ime per ty eshte: “Mos beso ne qdo gje qe te thuhet! Ky eshte ai thesar!”
    Dhe zogu fluturoi duke lene gjuetarin e mashtruar.

    LARGOJE ZHGENJIMIN NGA VETJA JOTE

    Tregimi i dyte, femijet e mi, eshte tregimi per humbjen e nje udheheqesi ushtarak. Shikoni me kujdes, ajo do t’ju jape nje mesim te paharrueshem dhe te dobishem.
    Kishte filluar lufta ndermjet dy mbreterive fqinje.
    Udheheqesi i nje ushtrie e kishte thirrur ne dyluftim udheheqesin e ushtrise se dyte. Pas luftimit te rende, e mundi ate, e zuri rob dhe e lidhi me pranga dhe zinxhir, e pastaj e dergoi ne burg.
    Ushtria e kryeushtarakut qe e kishte humbur dyluftimin u shpernda e ushtaret iken neper shkretetire, duke u frikesuar se armiku do t’i zinte, do t’i roberonte dhe t’i burgoste.
    Ndodhi diqka e papritur! Kryeushtaraku i mundur arriti te ike nga burgu e kur arriti tek nje burim ne mes te shkretetires, u ul te pushonte.
    Filloi te mendonte per disfaten e vet te turpshme dhe ndonje menyre qe do ta nxirrte nga ajo situate e rende.
    Ne ate moment vemendja e tij e terhoqi nje bubrrec i vogel qe kalonte prane tij duke bartur nje karkalec te madh, dhjete here me te madh se ai me trup e me peshe.... Por, bubrreci ishte i vendosur ne punen e tij.
    Papritmas buburreci se bashku me karkalecin ra ne nje grope. U mundua te dilte se bashku me trofeun e vet. Karkaleci u mundua te lirohej disa here nga kthetrat e tij, por buburreci vazhdimisht e kapte dhe me te perpiqej te dilte nga gropa, gjersa me ne fund kjo gje edhe i shkoi per dore. Dhe ashtu, krenar se bashku me trofeun e vet, buburreci e vazhdoi rrugen e vet.
    Kjo deshire e flakte dhe ky durim i buburrecit lane mbresa te thella tek udheheqesi i mundur ushtarak. Si ai buburrec, pa e humbur shpresen me sukses e kreu detyren e vet.
    Qante per gabimin e vet; ishte penduar se nuk ishte ne pune me i zellshem dhe me me zemer. Filloi te mendoje se si ta therrase kundershtarin e tij ne dyluftim.
    E mblodhi tere fuqine dhe vendosmerine e vet dhe u kthye vete te kundershtari dhe perseri e kerkoi ne dyluftim. Pas nje lufte te papare dhe te mundimshme, kundershtari i tij ra i vdekur ne toke!
    Keshtu udheheqesi yne ushtarak fitoi dhe krenar u kthye ne mbreterine e vet. Dhe keshtu, nje buburrec me zellin e tij te panderprere ndikoi qe ky ushtarak te nxjerre mesim te dobishem.

    PERDORE MENDJEN TENDE

    I fundit, te nderuar femije, eshte tregimi per te verberin dhe fenerin.
    1. Fotografia e pare, qe do ta shihni, e tregon nje te verber i cili ne njeren dore e mbane qypin e ne tjetren fenerin. Ai del naten nga shtepia e vet dhe shkon deri te sheshi i madh me bunar, ku mblidhen njerezit per te mbushur enet e veta me uje.
    2. I verberi, ngadale duke bartur nje fener mberriti te bunari dhe kur i erdhi rendi, e mbushi qypin e vet me uje dhe u nis per ne shtepi.
    3. Gjate rruges per ne shtepi e takoi nje njeri , i cili u habit se qfare i duhet te verbrit feneri qe ben drite!?
    4. Mendonte me ze: “Qka i duhet te verbrit feneri, qfare ka ai prej kesaj?”
    5. I verberi e degjoi. Kur iu afrua ai njeri, e pyeti me ze: “Qfare te duhet feneri?”
    6. I verberi buzeqeshi dhe i tha: “Sikur vetem pak te mendoje nuk do te me pyeteshe per kete! A nuk e sheh se eshte nate dhe se eshte erresire kudo rreth nesh?”
    7. Njeriu e leviz koken dhe thote: “Ashtu eshte, por ti qfare dobie ke nga feneri kur je i verber?”
    8. I verbri tha: “Hej, njeri me sy, e mbaj fenerin qe ti te me shohesh! Sikur te mos e mbaja, dikush prej kalimtareve do te mund te ndeshej me mua, nga shkaku i erresires”.
    9. Kur e mbaj fenerin te ndezur, e ndriqoj qdo gje perreth vete, ne menyre qe te mos ndeshem me dike dhe keshtu e ruaj enen time te mos thehet. A nuk eshte ashtu, vella?
    10. Njeriu e uli koken nga kjo situate e pakendshme: “Te faleminderit plak ne keshillen dhe urtesine tende! Mos me gjyko! Une jam i paditur dhe i verber edhe pse shoh, e jo ti. Ti je i menqur edhe pse nuk sheh! Pranoje ndjesen teme! Sikur te kisha menduar mire dhe drejte, nuk do ta kisha parashtruar nje pyetje te tille!”
    Sa mire do te ishte sikur njeriu t’i shfrytezonte te gjitha begatite qe i ka dhene All-llahu, ne menyre qe te mos turperohemi dhe te mos pendohemi, si dhe te mos behemi injorante.

    DHE E NDJEKIM ME TE MIREN

    Axha Bajram i ra borise dhe e lajmeroi fundin e shfaqjes dhe tha: “Femije te dashur, per nje shume te vogel te hollash ju i shikuat tregimet e dobishme nga arka e botes. Tregimi i pare flet per pasojat e marrezise, e dyta per frytet e durimit dhe qendrueshmerise, e treta per dobine e perdorimit te mendjes.
    Mbajeni ne mend kete, te dashur femije dhe luteni All-llahun qe t’ju mesoje qe t’i keshilloni te tjeret ne menyre te drejte, ndaj luteni Ate qe te gjithe te jeni te degjueshem dhe ta ndjekim ate qe eshte e drejte”.

    MESIMI I TREGIMIT

    1. Mos beso ne qdo gje qe te thuhet!
    2. Behu i durueshem dhe i zellshem, gjer ne fitore!
    3. Gjithnje perdore mendjen tende!
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #48
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    DY REKATE DO TË MË ISHIN MË TË DASHURA SE SA KREJT DYNJAJA
    Shkruar nga B.C.

    Një ditë një dijetar islam kishte shkuar tek varrezat që t’i vizitonte, të përkujtonte vdekjen dhe të merrte mësim nga gjendja e të vdekurve. Kur u kthye, e pa një pemë afër kështu që u afrua të pushonte nën hijen e saj, sepse ishte verë dhe ishte vapë e madhe.
    Para se të ulej, meqë ishte me abdes, i fali dy rekate, pastaj u ul. E kapi një kotje gjumi dhe kështu pa një njeri nga të vdekurit, i cili erdhi duke tërhequr zvarrë qefinin. I dha selam dhe qëndroi te koka e tij.

    - A më njeh mua? – tha. - Unë jam pronari i këtij varri afër teje, erdha të të flas për një çështje të madhe.
    - Ç'është ajo? – i tha ky.
    - A i ke parë ato dy rekate që i fale më parë? – tha ia.
    - Po! – thotë ky dijetari.
    - Për Zotin! Unë kam shumë dëshirë të kthehem në dynja dhe t’i fali dy rekate të tilla! –tha ai. Ju o të gjallë, jeni miskinë! Ju punoni, por nuk dini, ndërsa ne të vdekurit dimë (se e kemi parë si qëndron puna), por nuk mund të punojmë. Na ka dalë nga dora rasti i jetës së dynjasë.
    U zgjua njeriu nga gjumi duke marrë një këshillë të madhe nga pronari i varrit afër tij!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:51
    A known mistake is better than an unknown truth.

  10. #49
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    NENA E DESHMOREVE

    A nuk keni degjuar femije te dashur per poeten El-Hansa? Quhet Tumazer, eshte vajza e Amrit, i biri i El –Sheridit. Ajo ishte femra me e dalluar ne fisin e saj, Beni Sulejm.Eshte lindur para ardhjes se Islamit, ne kohen paraislamike. Ishte perfaqesuese e denje e fisit te vet ne sjellje dhe shprehi – te mira dhe te keqija. Nuk dinte per Islamin e as qe kishte degjuar per te. Me se tepermi interesohej per poezi dhe dinte tregime per arabet dhe te paret e tyre. Dinte te garonte me poete, si dhe merrte pjese me fisin e vet neper beteja te ndryshme kunder armiqve, duke i nxitur dhe duke i trimeruar luftetaret e fisit te saj.
    Kur vellai i saj Sahr ra ne fushebeteje, ajo qau per te dhe nje kohe te gjate mbajti zi per te! Kishte veshur tesha te zeza nga leshi i eger. Dinte shpesh t’i tubonte grate dhe t’u lexoje elegjite e saj, ne te cilat e vajtonte vellane e vet, keshtu qe te gjitha se bashku fillonin te qanin, t’i shqyenin teshat e tyre dhe t’i shkulnin floket.
    Nganjehere bredhte maleve, e edhe neper bjeshke duke vajtuar vellane dhe duke recituar vjersha per cilesite dhe namin e tij, duke ia permendur rinine dhe fuqine e tij dhe duke i pershkruar heroizmat dhe sakrificat e tij. Kishte bere nje fotografi per te te nje heroi te patrembur, i cili e mund qdo luftetare dhe nga i cili dridheshin kodrat. Ishte ne gjendje t’i mbyste dy egersirat dhe te beje te pamunduren.
    Keshtu ndihej poetja El-Hansa ne kohen e xhahilijetit. Ishte kjo menyre e sjelljes ne ate kohe, kohe e cila kishte bere edhe tek ajo ndikim ta madh. Dinte per hakmarrjen dhe luften. I dinte tregimet e adhurimit te idhujve dhe kultin e personalitetit, por i kultivonte edhe zakonet e mira te asaj kohe, sikur qe ishte mikpritja, te ndihmuarit e nevojtareve, sinqeriteti, besa dhe nderi.

    ISLAMI NDERRON SJELLJET E EL-HANSASE

    Islami kishte filluar te perhapej ne mesin e fiseve arabe e njerezit i bashkangjitshin ne menyre masovike. Ua nderronte shprehite dhe sjelljet e kohes se xhahilijetit. Tani i kishte kapluar krenaria dhe fisnikeria. Me Islam u lartesuan shpirtrat e tyre dhe u zbuten zemrat e tyre, keshtu qe njerezit qe hynin ne Islam, i respektonin dispozitat e tij dhe rruget e lartesuara te cilat i therrisnin ne vellazeri dhe ne pune te mira per te miren e Islamit dhe per dobine e gjithe muslimaneve.
    Muslimani si individ nuk mendonte me vetem per veten e tij, por edhe per te miren e gjithe muslimaneve.
    Keshtu qe edhe El-Hansa ndryshoi kur e pranoi Islamin. Filloi te punonte per te miren e gjithe muslimaneve dhe ndryshuan pikepamjet e saj ndaj jetes dhe botes qe e rrethonte. Nuk mendonte me se jeta kryhet me vdekjen dhe se ky eshte fundi per njeriun. Tani ajo e din se All-llahu xh.sh.perseri di t’i ngjalle njerezit pas vdekjes, e kur te vije Dita e Gjykimit do t’ua llogarise veprat e tyre, ata te cilet kane bere vepra te mira do te shkojne ne Xhennet, qe eshte sa qiejt dhe toka, dhe se atje do te jene pergjithmone. E nese kan bere vepra te keqija do te hyjne ne Xhehennem dhe do te qendrojne atje pergjithmone.
    Prandaj, El-Hansa nuk i vajtonte me te vdekurit sikur qe e vajtonte vellane, se Islami e kishte ndaluar vajtimin per te vdekurit, te shqyerit e teshave dhe gerthitjen e fetyres si shenje pikellimi.
    Islami urdheron te jemi te durueshem dhe te lutemi per te vdekurit me deshire qe te jene mire ne ate bote. All-llahu e kishte hapur zemren e El-Hanses per Islamin, keshtu ajo ishte bere besimtare e sinqerte dhe besonte ne All-llahun si Krijues, Islamin si fe dhe Muhammedin s.a.v.s. si te Derguar te All-llahut xh.sh. dhe bartes i porosise se Tij per te gjithe njerezit. Ai i udhezon njerezit ne rrugen e drejte, ne rrugen e miresise, dhe ua terheq verejtjen qe te mos shkojne ne rrugen e se keqes. Kjo eshte porosia e Islamit – te jemi te degjueshem ndaj All-llahut xh.sh. dhe te Derguarit te Tij.

    EL-HANSA PUNON PER ISLAMIN

    Meqe El-Hansa ishte jashtezakonisht inteligjente dhe i kishte kuptuar Islamin dhe dispozitat e tij ne menyre te drejte, ajo u vu ne dispozicion te fese se vet te re me tere vullnetin qe e kishte. Ne kete ajo ndiente lumturi e cila ia mbushte zemren, si dhe kenaqesi dhe rehati shpirterore. Tani nuk e tronditnin me kurrfare fatkeqesi apo probleme, se tani besonte se qdo gje qe ndodhte ne bote eshte me caktimin e All-llahut xh.sh. dhe eshte me deshiren dhe vullnetin e Tij. Asnje njeriu nuk i ndodh asgje as e mire dhe as e keqe, perveqse kete e ka caktuar All-llahu xh.sh.
    Ajo e lexonte dhe e kuptonte Kur’anin

    “Thuaj: Neve nuk na godet asgje tjeter, perveq qka na eshte caktuar nga All-llahu; Ai eshte ndihmear yni. Prandaj vetem All-llahut le t’i mbeshteten besimtaret”.
    (Et-Tevbe, 51)


    Kuptimi i fjaleve te Kur’anit depertoi gjer ne thellesine e shpirtit te saj. Inteligjenca e saj dhe njohja shume e mire e gjuhes ia mundesoi asaj te kuptonte se keto fjale nuk ishin veqse fjale te All-llahut, fjale te Krijuesit te ketij Kozmosi, se njerezit pa marre parasysh se sa perpiqen, nuk do te mund te krijonin diq te ngjajshme.
    I degjonte fjalet e te Derguait dhe ne to zbuloi te verteten e qarte si kristali dhe thirrjen per t’i sherbyer All-llahut dhe vetem Atij. Devotshmeria e kishte kapluar pjesen me te madhe te zemres se saj e cila plotesisht iu dorezua vullnetit te All-llahut xh.sh.
    Ne nje hadith te cilin i Derguari a.s. i kishte thene Ibni Abbasit ne kohen kur ende ishte femije (ende s’i kishte mbushur dhjete vjet): “Po t’i mesoj o djalosh disa fjale: “Ruaju All-llahut, Ai do te te ruaje ty, ruhu nga All-llahu, Ai do te te ofroje ndihme kur ke nevoje; kur te kerkosh ndihme, kerkoje ate nga All-llahu xh.sh., e nese kerkon diq, kerkoje ate nga All-llahu! Dije se nese te gjithe do te deshironin qe ta bejne nje gje te keqe, nuk do te mund ta benin kete nese All-llahu nuk ta ka caktuar ate; e nese te gjithe do te deshironin qe ta bejne ndonje te mire, nuk do te mund ta benin kete, nese All-llahu nuk ta ka caktuar ate!”
    Per kete El-Hansa ishte rehatuar me jeten e saj, sepse qdo gje qe ndodhte, e shihte i caktim nga All-llahu xh.sh. Nuk merzitej me per vdekjen. I kujtohej se qfare kishte bere kur i kishte vdekur vellai,Sahri, kur i kishte shqyer teshat e veta dhe kishte jetuar ne pikellim me vite te tera. I kishte premtuar All-llahut, pasi qe ia kishte hapur zemren Islamit, se do t’i dergonte kater djemte e vet ne lufte qe te luftojne ne rruge te All-llahut dhe ta mbrojne Islamin dhe shtepite e muslimaneve, ta perhapin fene Islame, ne menyre qe te zhduket politeizmi dhe injoranca. Ata ose do te fitojne kunder armiqve, ose do te vdesin ne rrugen e All-llahut xh.sh. I perkrahte femijet e saj te hyjne ne ushtrine e muslimaneve, nen udheheqjen e Sa’d ibn Ebi-Vekasit, i cili shkonte ne Irak qe me ushtrine e vet te luftonte kunder persianeve, te cilet atehere ishin adhurues te zjarrit, dhe ta zhduke besimin e tyre te kote.
    Feijet e El-Hansase nxituan dhe iu bashkangjiten ushtrise se pandalur te muslimaneve. Ajo i percolli duke i keshilluar qe te jene te durueshem ne lufte dhe duke ua perkujtuar shperblimin e All-llahut xh.sh. per durimtaret, duke ua cituar:

    “O ju besimtare, beni durim, behuni te qendrueshem kunder armikut, rrini te pergatitur dhe, qe te shpetoni ruajuni denimit te All-llahut.”
    (Ali Imran, 200)


    Ua perkujtonte shperblimin e All-llahut xh.sh per te durueshmit ne boten tjeter, se All-llahut xh.sh. ka premtuar se do t’ua ktheje ate shumefish me shume:

    “Kurrsesi te mos mendoni se kane vdekur ata qe rane deshmore ne rrugen e All-llahut. Perkundrazi, ata jane te gjalle duke u ushqyer tek Zoti i tyre.”
    (Ali Imran, 169)


    Ua lexoi nje hadith te te Derguarit a.s.:
    “Ne Diten e Gjykimit deshmori vjen me plagen e tij nga e cila del gjak me ere te miskut” dhe shtoi: “Deshmorit i falen te gjitha mekatet e bera…!”
    Keshtu ajo e ngjallte deshiren tek ta qe te merrnin pjese ne lufte e t’i jepnin jetert e tyre ne rrugen e All-llahut xh.sh., si dhe ua terhoqi verejtjen per turpin e dezertimit. Per kete ua kujtoi fjalet e All-llahut xh.sh.:

    “O ju qe besuat! Kur te ndesheni me turmen e atyre qe mohuan, mos ua ktheni shpinen. Kush ua kthen atyre shpinen ne ate moment veq atij qe kthehet per te luftuar ose per t’iu bashkangjitur nje grupi tjeter, ai ka terhequr kunder vetes hidherimin e All-llahut dhe vendi i tij eshte Xhehennemi. E ai eshte perfundim i keq!”
    (El-Enfal, 15,16)


    Keshtu ua mesonte El-Hansa femijeve te vet fene e vertete dhe te forte, keshtu qe e deshironin hyrjen ne lufte sikur njeriu i etur qe deshiron te futet ne uje diteve te nxehta te veres. Sa kishin qene te vegjel, ajo u kishte dhene qumesht te dashurise dhe butesise, e tani i ushqente me bindje te pastra Islame. Nese qumeshti eshte ushqim per trupin, bindjet e pastra Islame jane ushqim per shpirtin dhe mendjen. Femijet e saj ishin te degjueshem si ne femijerine e tyre ashtu edhe ne rinine e tyre. Asnjehere nuk e kishin pikelluar. I veshen teshat e tyre ushtarake dhe u nisen per ne lufte.

    BETEJA EL-KADISJE

    Udheheqesi ushtarak Sa’d Ibn Ebi Vekkasi arriti se bashku me ushtrine e vet ne El-Kadisije, nje vend i vogel ne Irak. E renditi ushtrine e vet dhe me strategji te madhe e pergatiti ate per ndeshjen me nje ushtri persiane.
    Zhvillohej nje lufte e madhe ne mes te muslimaneve dhe ushtareve persiane. Zgjati disa dite.qdo dite beteja zhvillohej e me kete rritej edhe numri i te vrareve dhe te plagosurve nga te dyja anet. Persianet shfrytezonin nje numer te madhe elefantesh te cilet depertonin me lehtesi neper ushtrine e muslimaneve, duke shkelur me shputat e tyre te medha dhe te renda luftetaret e muslimaneve. Ne shpinat e tyre i mbanin ushtaret persiane te cilet i gjuanin muslimanet me shigjeta dhe shtiza. Per muslimanet ishte kjo nje beteje e rende, por nuk iken, qendruan mjaft mire dhe iu kundervyen persianeve dhe elefanteve te tyre me trupat e tyre dhe shpirtin e forte. Filluan te benin plane per t’iu kundervene armikut te tyre sa me mire dhe per t’i eliminuar elefantet e tyre, te cileve shigjetat dhe shpatat nuk mund t’u benin asgje. Sa here qe dikush u afrohej me shpate, elefantet me feqkat e tyre te gjata menjehere e rrezonin ose e shkelnin me kembe. Ne kete menyre, ra nje numer i madh i trimave qe tentonin te depertonin ne drejtim te elefanteve, por pa sukses.
    Diten e dyte, muslimanet e menduan nje plan. I veshen devet me veshje te posaqme e kokat ua mbuluan me mburoja, keshtu qe dukeshin te trishtueshme me pamjen e tyre, te ecurit dhe kercenimet e tyre. Elefantet u frikesuan dhe nuk sulmonin me. Tani kaloresit mundeshin t’u afroheshin elefanteve dhe me shtizat e tyre te gjata i gjuanin ne sy. Elefantet u tremben dhe filluan te iknin ne drejtim te kundert, keshtuqe filluan ta shkelnin ushtrine e vet e cila shkonte pas tyre. Vdiq nje numer i konsiderueshem i ushtareve persian, e elefantet vazhduan te vraponin gjer tek lumi i Eufratit, ku u permbyten se bashku me ushtaret te cilet i mbanin mbi shpine.
    Muslimanet e kishin parapare katastrofen e armiqeve te tyre, ndaj e shfrytezuan kete dhe i sulmuan nga te gjitha anet. Filloi lufta vendimtare e cila zgjati nje dite e nje nate. Degjoheshin goditjet e shpatave, hingellimat e kuajve dhe tegbiret e luftetareve trima muslimane.
    Diten e dyte, persianet filluan te iknin me shpejtesi te eres dhe te largohen ne te gjitha drejtimet, duke kerkuar shpetim, pasi pane qe komandantet e tyre ushtarak ishin vrare. Ketu ishin vrare me mijera ushtare persian dhe lufta u nderpre. Muslimanet ishin te lumtur qe All-llahu ua mundesoi fitoren. Filluan t’i kerkojne te vdekurit e tyre dhe t’i varrosin ata, ndersa te plagosurve t’ua lidhnin plaget e tyre. Kur i mblodhen te vdekurit nga fushebeteja, e morren vesh se ne mesin e tyre ishin te kater djemet e El-Hansas. Kishin frike qe kete t’ia komunikonin asaj. Udheheqesit ushtarak kjo e kishte goditur shume dhe mendonte se si do te jete nje lajm trondites dhe i dhimbeshem per EL-Hansan. Kishte frike se ndoshta do te binte ne depresion nga pikellimi i papaershkrueshem sikur qe kishte ndodhur me te kur e kishte humbur te vellane. Andaj, ngurunte t’ia komunikonte kete lajm te pikellueshem.
    Pastaj e derguan nje grup te muslimaneve qe t’ia tregonin asaj per kete dhe t’i shprehnin ngushellimet e veta. Si i verejti, nxitoi ne drejtim te tyre, se qdo dita dilte se mos do te merrte vesh diq ne lidhje me ushtrine e muslimaneve. I ndali ata dhe i pyeti, e ata iu pergjigjen: “Djemet tuaj, zonje…”.
    Ketu i nderpreu ata duke thene: “Nuk iu pyeta per djemet e mi, por me tregoni per rezultatin e luftes!” u pergjegjen: “Fituam, dhe ua kemi shkaktuar humbje te medha!”.
    U pergjigj: “Falenderimi i takon All-llahut, kjo eshte nje dhurate e All-llahut xh.sh.!” vazhdoi te pyeste: “Bijte e mi a kan luftuar me ndere apo kane qene frikacake?”
    U pergjigjen: “Djemet tuaj kane qene nga ushtare tane me trima. Kane luftuar te patrembur para armikut. Tekbiret e tyre ishin me te zeshmet, keshtu qe i trimeronin edhe te tjeret per lufte. Ne krenohemi me ta dhe me nenen e tyre e cila i ka lindur dhe i ka edukuar me dashuri ndaj All-llahut dhe sakrifikimit ne rrugen e All-llahut. Ata jane nderuar me ate qe e kan dhene jeten e tyre ne lufte per All-llahun xh.sh.!”
    Ne kete rast, El-Hansa i tha fjalet e saj te njohura: “Falenderimi i takon All-llahun xh.sh. i cili me ka nderuar me luften e tyre dhe qe jane bere trima! Shpresoj qe All-llahu te me bashkoj me ta ne Xhennetet e gjera, dhe se bashku me ta te shijojme afersine dhe meshiren e Tij!”
    Nuk i pikoi asnje lot, e as nuk veshi te zeza, floket nuk i shkulte, e as fytyren nuk e grithi. I tha fjalet e veta dhe ishte e kenaqur me caktimin e All-llahut, krenare me ate qe kishin bere djemte e saj ne rruge te All-llahut xh.sh.
    Kjo ishte El-Hansa, shembulli i gjalle per qdo nene muslimane dhe shembull i mrekullueshem per ummetin tone. I kishte edukuar femijet e vet me edukate te drejte dhe te vertete Islame, e pastaj i dhuroi ata ummetit Islam, qe te luftojne per te dhe ta mbrojne ate; andaj All-llahu i kishte zgjedhur qe te jen ne afersi te Tij, te jene ata qe do ta shijojne meshiren e All-llahut xh.sh. dhe do te jene prej banoreve te Xhennetit:

    “Kurrsesi te mos mendoni se jane te vdekur ata qe rane deshmore ne rrugen e All-llahut. Perkundrazi, ata jane te gjalle duke u ushqyer te Zoti ityre”.
    (Ali Imran, 169)


    Ky eshte nje premtim i drejte dhe i vertete i All-llahut xh.sh. dhene luftetareve ne rrugen e All-llhahut xh.sh. Sikur te mos luftonin trimat e tille per shtepite e muslimaneve, nuk do te kishin pasur nje fuqi dhe fame qfare e kishin, do t’i humbnin tokat e tyre dhe do t’i merrte armiku.
    All-llahu e meshirofte El-Hansane dhe femijet e saje trima! Ata ishin shembuj me te mire te sakrifices dhe nena e tyre ishte edukatorja me e mire e ketyre trimave. Andaj ia vlene qe muslimanet ta quajne “Nena e deshmoreve.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 28-12-2007 më 09:55
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  11. #50
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    ÇFARË KËRKON LYPËSI

    Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:

    “Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.” (Er Rrum, 38)

    Para disa dite u takova me një njeri i cili një pjëse të jetës së tij, vitet më të bukura të rinisë i kishte kaluar me një grup besimtarësh. Ata kishin autoritetin e tyre dhe mësuesit e tyre. Në fillim çdo gjë ishte ideale, por me kalimin e kohës filloi të ndiej një zbrazëti e diç më vonë edhe në një mënyrë i tradhëtuar.

    Nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhë. Por, kishte vendosur që edhe më tej të sillet në këtë grup besimtarësh. Sa më tepër koha kalonte, shkuarja tek këta shokë dhe dijetarë bëhej më pak e këndshme, më monotone, bile filloi ngadalë të mungonte në namaze të përbashkëta.

    Filloi të çuditej me vetveten, si ndryshoi kaq shumë, si nuk i sjell më kënaqësi dëgjimi i ligjeratave dhe këshillave të autoriteteve të ditura. Vërtet ata dijnë shumë, kanë mësuar shumë gjëra përmendësh, posedojnë gjëra me vlerë, por për këtë shoqërimi me ata filloi të zbehej dhe kënaqësinë e ndiente në vetmi.

    Duke më treguar ky njeri për këtë që i kishte ndodhur, u hap me mua dhe nga ai dëgjova këtë tregim interesant.

    Njëher një i varfër erdhi te bukëpjekësi dhe i tha: “Dëhiroj pak bukë ju lutem”. “Sa i menqur je” i tha bukëpjekësi “vërtet ke ardhur te bukëpjekësi i vërtetë”. Bukëpjekësi mori librin nga tavolina dhe filloi t’i tregoj lypësit për bukën. I tregonte për miellin dhe elbin, për grurin dhe krundet. Aq bukur i fliste për këto gjëra sa që filloi të mahnitej me vetveten. Kur ngriti kokën u habit-pos gjurmës së parë të buzëqeshjes në fytyrë, lypësi nuk buzëqeshi më.

    “Unë kërkoj bukë” tha lypësi. “Ah, ah” përsëri tha bukëpjekësi “Vërtet je i mençur, eja me mua, ta tregoj furrën time”. Filloi ta udhëheq në shumë koridore, ia tregoi enën ku përgatitej buka duke i thënë: “Askush nuk ka këtë kapacitet, kemi të gjitha llojet e bukës për çdo shije…” Më pas bukëpjekësi duke hapur dyert impozante të qelqit tha: “Kjo është dhoma jonë për inspirim”. Bukëpjekësi “ndiente” se te lypësi kishte lënë përshtypje të madhe. Por, lypësi nuk fliste fare. Bukëpjekësi e “kuptoi” heshtjen e tij. Duke e përqafuar lypësin sikurse të njihen që moti dhe si të ishin vëllezër i tha: “Edhe mua më mahnit kjo sikurse ty” Bukëpjekësi vazhdoi më tutje: “Njerëzit me kilometra largë vijnë tek unë. Një herë në javë punëtorët e mi grumbullohen rreth meje për të dëgjuar recetat e mia me vlerë të paçmuar, librin e recetave të jetës”

    Lypësi ishte ulur ngase nuk kishte zgjidhje tjetër përpos të dëgjonte bukëpjekësin e entuziazmuar. “E di çfarë dëshiron, dëshiron të më dëgjon” i tha bukëpjekësi. “Unë dëshiroj vetem pak bukë” i tha lypësi.

    “Ah, ah” u përgjigj bukëpjekësi “Sa i menqur je” Përsëri e përqafoi të varfërin dhe e dërgoi në paradhomën e furrës. “Atë që tani do ta them është shumë me rëndësi. E sheh këtë rrugë? Ka shumë bukëpjekësa, andaj bëhu i kujdesshëm, ata nuk bëjnë bukë të mirë. E di, njëri brumit i qet dy lugë krip në vend se t’i qet një lugë. Tjetri e nxenë furrën për tre shkallë më tepër se sa duhet.

    I varfëri i llomitur, u nis drejt rrugës. “A nuk dëshiron bukë?” e pyeti bukëpjekësi. I varfëri u ndal, duke i ulur supet e shikoi dhe u përgjigj: “Tani e humba apetitin”. “Dëm i madh” tha bukëpjekësi “Si duket njerëzit nuk dëshirojnë bukë të vërtetë”

    Ndoshta vërtet ndonjëher dëshirojmë t’i ndihmojmë dikujt, por duhet të kemi kujdes që individit t’i japim atë që i nevoitet. Njëra ndër gjërat më të stërholluara te secili individ është zemra e tij. Atë që njeriui e flet, zemra ia kërkon, për atë që njeriu mallëngjehet për atë zemra qanë, për atë që njeriu gjurmon për atë zemra kërkon.

    Zemra e secilit njeri është si ena. Rrallë herë kjo enë mbushet. Kur dikush dëshiron të bisedoj me ne, zemra i kërkon përgjigje, nuk duhet ta rrefuzojmë. Kur dikush na thërret në rrugë ose na shikon në rrugë duhet që në një mënyrë t’i përgjigjemi. Nuk është me rëndësi që të tregojmë shumë, ose të tregojmë gjatë, apo të tregojmë çdo gjë që dijmë. Ajo që është e nevojshme është dashuria dhe kujdesi për t’ia mbushur zemrën e tjetrit. Pra, tjetrit duhet ofruar atë që kërkon zemra e tij me kujdes, butësi dhe sinqeritet.

    Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtetë Allahu i Madhërishëm i ka enët e Tij në Tokë. Këto enë janë zemrat, dhe enët më të dashura te Allahut të Madhërishëm janë ato më të pastrat, më të qëndrueshmet, më të stërholluarat” (Shënon Taberaniu, transmetuar nga Ebu Utbe el-Havelaniu)

    Andaj të varfërit jepi bukë e mos ia trego bukurinë e furrës. Ndërsa zemrës së përvuajtur këshillë të bukur dhe mirëkuptim.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  12. #51
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Të çmendurit!

    Falënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala], i Cili i porositi robërit e tij me devotshmëri, dhe u premtoi xhennete atyre që i frikësohen, ruhen dhe që shpresojnë në xhennetet e Tij. I qortoi dhe i frikësoi me kërcënime dhe zjarr ata që bëjnë mëkate dhe e kundërshtojnë urdhërin e Tij, i Cili thotë:

    "Dhe se kjo është rruga (feja) më e drejtë (që e caktova për ju) pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'iu ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju ashtu që të ruheni." [El-En'am, 153]

    Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Pejgamberin më të dashur i cili tha: "Me të vërtetë zemrat e bijve të Ademit janë mes dy gishtave prej gishtave të Mëshiruesit, të cilat i rrotullon ashtu siç don Ai”. Pastaj tha: “O All-llahu im, që lirisht disponon dhe drejton zemrat, drejtoi zemrat tona kah nënshtrimi ndaj Teje.”

    Ju përshëndes me përshëndetjen islame:

    Es-Selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu!

    Allahu i Madhëruar thotë: "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër përveç Tij, dhe që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as 'of (oh), as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). E në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël." [Isra, 23-24]

    Kam qenë në rini njeri i pavarur, zgjohesha në mëngjes dhe shkoja në dyqanin, në të cilin shitja ne të: patate, rrush dhe çdo lloj të perimeve dhe zarzavatëve. Dhe fitoja disa para të mjaftueshme dhe me to bleja bukë dhe mish dhe merrja disa perime, te cilat mbeteshin dhe i dergoja ne shtëpi.

    Gruaja ime përgatitte ushqim për mua dhe për vete, nuk kemi pasur femijë andaj kemi ngrënë ushqim të thjeshtë. Keshtuqë nuk kërkonim ndihmë nga askush, dhe askush nuk kërkonte ndihmë nga ne.

    Një ditë prej ditësh e kaploj shtepinë tonë një gëzim i madhë sepse gruaja ime kishte mbetur shtatëzënë dhe për këtë e falenderova Allahun, Subhanehu ve teala, që na kompenzojë durimin tonë me lindjen që ne e dëshironim.

    Erdhi koha që unë dhe bashkëshortja ime të presim me ditë dhe orë për lindjen e fëmijut tonë, derisa erdhi nata e lindjes dhe unë pritja lindjen e fëmijut ku papritmas doli mjekja dhe tha: Përgëzime... përgëzime... Allahu të begatoi me një djalë!

    Në këtë moment ndihesha shumë shumë i gëzuar nga lindja e fëmijut tonë. Kur ai qeshte qeshnim dhe ne dhe kur qante dridhej shtepia jonë nga të qajturi dhe kur sëmurej nxihej dita e jonë.

    Ditë prej ditëve rritej nga pak dhe çdoherë që fliste nga një fjalë na shtohej gëzimi dhe arriti në moshën e shkollës.

    Nëna e tij tha: Vërtetë fëmiu jonë është rritur, çka të bëjmë me të? I thashë: Do ta marrë në dyqan dhe do t'ia mësoj shitblerjen, që të përfitoj në të ardhmen.

    Ajo tha: A dëshiron që djali jonë të jetë shitës i perimeve, zarzavatëve?!

    Ia ktheva me hidhërim: Përse jo?! A nuk përparon askush me profesionin e babait të tij?

    Ajo tha: Jo vallahi, kjo nuk do të ndodhë kurrë por patjetër duhet që ta regjistrojmë në shkollë sikur djali i fqiut tonë. Dëshiroj që djali jonë të bëhet zyrtar shtetror.

    Më në fund u pajtova me mendimin e bashkëshortës sime dhe vendosëm që ta regjistrojmë djalin tonë në shkollë. U morëm vesh që të ndajmë diçka nga ushqimi i jonë për t`ia blerë librat dhe harxhimet e tija që i bënte në shkollë.

    Djali jonë ishte i pari në klas, ishte i dashur te mesuesi i tij. Arriti në përfundimin e shkollës fillore dhe në këtë kohë i thashë gruas sime: Djali jonë Ibrahimi e përfundoi shkollën fillore, tash le të fillon që të punojë në dyqan që ta merr profesionin nga pak. A i ngushtohet e ardhmja e tij dhe shkollimi i tij për shkak që të punojë tek dyqanit të perimeve?! Patjetër duhet që ta regjistrojmë në shkollën e mesme – kundërshton e ëma. Refuzon baba i tij por me kalimin e kohës pajtohet që djali i tyre Ibrahimi të regjistrohet në shkollën e mesme.

    Shpenzimet shtoheshin dhe ngarkesa rritej por vazhdoja në sabrin që e kisha. Kështu me vite të tëra arriti djali jonë Ibrahimi në përfundimin e shkollës së mesme.

    I thash djalit: Tash a ka mbet edhe diçka?!! Tha djali: Po, o baba, dëshiroj që të udhëtoj për Evropë, që të vazhdoj studimet e fakultetit ajte!

    I thash: Ku është kjo Evropë?!

    Më tha: Në Paris, dua të vazhdoj studimet atje.

    I thash: All-llahu na ruajt! Pasha madhërinë e All-llahut, deri sa të jam gjallë kjo nuk do të ndodh kurr! Vendosa që të qëndroj në këtë vendim. Mirëpo, djali im kishte vendosur që të udhëtojë, dhe nëna e tij i ndihmonte. Nuk u pajtoheshin me mua, vendosi nëna e tij që ta shet bylyzykun dhe dy vathet e saj, të cilat ia kam dhuruar natën e martesës, që i kemi ruajtur për kohërat e veshtira por ajo ia dha djalit të saj.

    Udhetoi për në Francë pa lejen time. U hidhërova shumë me Ibrahimin, nuk i kam folur më e as që jam përgjigjur thirrjeve e tija një kohë të gjatë, që ai i bënte nga Franca. Dikur më vonë më është zbutur zemra për të. Ti e din se çka në zemrën e një prindi ndaj fëmiut të tij të vetëm. Fillova t'i shkruaj, e kam pyesja se çka dëshiron. Ai gjithnje kerkonte nga unë para, që i shpenzonte për studimet e tij në Francë. Në fillim kerkonte nga tridhjetë lira, kurse unë dhe nëna e tij mbeteshim netë të tëra me bukë të tharë për t'ia plotësuar dëshirat djalit tonë që studionte në Francë.

    Shokët e tij, të cilët studionin me të, ktheheshin në pushimet verore tek familjet e tyre dhe të afërmit e tyre për t'i vizituar ata, por ai nuk kthehej me ta dhe as nuk e shihnim atë. Gjithëherë arsyetohej, kerkonte falje për mos prezencen e tij në pushimet verore dhe thoshte që kam shumë mësime.

    Ndryshoi gjendja, filloi që t'i lyp nga njëqindë lira! I shkrova dhe e lajmerova qe nuk kemi pare dhe e këshillova që mos t'i imitojë shokët e tij se ata i kanë familjet a pasura por ne të varfër, jemi në një gjendje shumë të vështirë.

    Përgjigjëja e tij ishte në letren e shkruajtur: Kërkoj para urgjentisht, brenda një kohe të shkurtur. U frikësuam dhe menduam se mos e ka goditur ndonjë e keqe djalin tonë. E shita shtëpinë në të cilën banonim në të. Po, e shita me gjysmën e çmimit të saj, vlera e saj ishte katërqindë lira, por e shita per dyqindë lira. Për shkak se e donim shumë djalin tonë. I huazova treqind lira dhe ia dërgova djati tim Ibrahimit dhe i tregova se nuk posedonim më asgjë nga pasura e jonë. Ai i nderpreu dërgesat e tij prej momentit kur i tregova se nuk posedonim më asgjë nga pasuria.

    Kaluan shtatë vite të plota pa e parë fytyren e djalit tonë. Mundohesha që të marr ndonjë lajm për të, por nuk kemi mundur të marrim asnjë lajm.

    Mbeta pa shtëpi, qëndronim me një dhomë të vogël me qira unë dhe gruaja ime. Borxhëlitë m'i kërkonin paratë, por unë nuk kisha para, dhe ata më paditen në gjyqë. Gjyqi më tha: A ke nënshkruar t'i në këto letra? Thashë: Po! Gjyqi më akuzoi që t'ua kthejë atë që ata e dëshironin, përndryshe burgu më priste. Hyra në burg për shkakë të djalit tim, të cilit nuk ia kisha parë fyryren e tij që shtatë vite. Gruaja ime mbeti e vetme dhe nuk ishte askush tjetër me të përveç All-llahut, subhanehu ve teala. Ajo u detyrua që të punojë si shërbëtore nëpër shtëpia.

    Pas një kohe të gjatë dola nga burgu, kishin kaluar disa vite. Një fqinjë i imi më tha: O babai i Ibrahimit, a nuk e ke parë djalin tënd ?

    I thashë: All-llahu të dhasht të mira, ku është ai?

    Më tha: A nuk e di se ku është djali yt apo bëhesh sikur nuk e di? Ai është në lagjën e re. Në fillim nuk i besova fjalëve të tija. Si ka mundësi që djali im Ibrahimi është kthyer nga Franca dhe nuk është interesuar për mua dhe as për nënën e tij. Me gjithatë iu besova fjalëve të fqiut tim sepse nuk më kishte gënjyer asnjëherë shkuam unë dhe gruaja ime te pallati i tij në lagjen e re. Për ne nuk kishte dëshirë tjetër në këtë jetë, përveç se ta përqafonim atë ashtu siç e përqafonim kur ishte i vogël, që të ngopen zemrat tona pas mungesës së tij të gjatë.

    Pasi iu afruam derës së shtëpis, na hapi derën një shërbëtore. Kur na pa me rroba të vjetra, u largua. Pastaj tha me mendjemadhësi: Çfarë dëshironi ?

    I thamë: Duam ta takojmë Ibrahimin!

    Ajo tha: Ai nuk i pranon të huajt në shtëpi. Shkoni në vendin ku punon ai dhe takone atje dhe kerkoni nga ai çka të dëshironi!

    I thashë i zemëruar: A ne të huaj jemi? Unë jam babai i tij dhe kjo është nëna e tij. U habit shërbëtorja nga fjalët tona dhe nuk na besoi neve. Kemi hyrë brenda duke bërë polemik dhe diskutime. Ibrahimi dhe bashkëshortja e tij dëgjoi diskutimet tona me shërbëtoren dhe doli i hidhëruar duke thënë: Ç'është kjo polemik? Pse gjith kjo zhurëm?! Pas tij doli gruaja e tij Franceze.

    Kur e pa nëna e tij para vete pas një mungese shtatë vjeçare, i hapi duart për ta përqafuar të birin e saj dhe u nis drejtë tij.

    Mirëpo, Ibrahimi me keqardhje u largua nga ajo dhe i fshiu rrobat ku e kishte prekur nëna e tij. I tha bashkëshortes së tij: Këta të dy janë të çmendur! Pastaj e ktheu shpinën dhe hyri me shpejtësi në shtëpi. E urdhëroi shërbëtoren që t'na largojë nga dera dhe na largoi shërbëtorja në mënyrën më të keqe nga shtëpia e djalit tonë, për të cilin flijuam gjithçka që kishim.

    Më goditi mua dhe gruan time një tronditje e madhe në këto momente. A kështu o Ibrahim po vepron me prindërit e tu?!!! Sa netë i kaluam në pagjumësi duke u kujdesur për ty ?! Sa herë kemi qëndruar të uritur për të ushqyer ty?! Sa herë kemi qarë që të qeshesh?! Ndërsa tash po na largon nga shtëpia jote në mënyrën më të keqe dhe largohesh nga ne dhe na thua se jemi të çmendur!

    Po të çmendur ishim atëherë kur të edukonim dhe të mësonim ty dhe kur dhamë per ty çdo gjë që kishim. Pasha Allahun, sukur ta dija se do të veprosh keshtu kur të rritesh do të kisha mbytur ditën kur ke lindur me këto dy duar.

    Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Pajtimi i All-llahut është në pajtimin e prindërve si dhe hidhërimi i All-llahut është në hidhërimin e tyre." [Transmeton Taberiu në “Kebir”, kurse hadithin e vërteton shejh Albani]

    Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibën Maxheh me zinxhirë të saktë nga Abdullah ibën Amër ibën Asi, i cili thotë se tek i Dërguari i All-llahut erdhi një njeri dhe i tha atij: “I lash prindërit duke qarë dhe erdha të të jap besën për hixhret.” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i tha: "Kthehu dhe bëji ata të qeshin, ashtu siç i bëre të qajnë!"

    Transmeton Imam Ahmedi në Musned dhe Ibën Maxheh nga Muavije ibën Xhahime Es-Selmij, i cili kërkoi leje nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, që të marrë pjesë në xhihad me të. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem e urdhëroi që të kthehet dhe të sillet mirë me nënën e tij. Pasi që ai nguli këmbë, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i tha: "Mjerë për ty…! Rri afër saj, se aty është Xheneti."

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "All-llahu nuk do t'i shikojë në Ditën e Kiametit tre njerëz: Atë që nuk respekton prindërit e tij, femrën që iu përgjanë meshkujve dhe “dejjuthin” (ai që nuk xhelozon për nderin e familjes së vet). Kurse tre njerëz nuk do të hynë në xhennet: Ai që nuk respekton prindërit e tij, konsumuesi i alkoolit dhe ai që u jep lëmoshë të varfërve dhe mburet para tyre.”





    Marrë nga libri: Tregime nga jeta e përditshme
    Autori: Ali Tantavi
    Përktheu: Ymridin Thaqi
    26 Qershor 2007
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:52
    A known mistake is better than an unknown truth.

  13. #52
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shpërblimi i mirësisë

    Sa'di dhe Ibrahimi ishin dy shokë tregtarë. Ata e donin njëri-tjetrin ,duke shpresuar e dëshiruar njëherit secili për tjetrin atë që dëshironte për vete. Sa'di posedonte një dyqan të vogël, ku në të bënte shitjen e farërave dhe fruteve. Edhe Ibrahimi posedonte një dyqan të vogël, ku bënte shitjen e tekstilit dhe rrobave, kurse të dy dyqanet gjendeshin afër njëri tjetrit.

    Të gjithë banorët e atij vendi e donin Sa'din dhe Ibrahimin për arsye se ishin besnik dhe të sinqertë, e për atë Allahu e begatoi tregtinë e tyre dhe i furnizoi me furnizim të bollshëm. Pas disa kohëve, çmimet e fruteve dhe farërave kishin zbritur në qytet dhe nuk shitëshin ashtu siç shiteshin më parë.
    Kjo zbritje ndikoi negativisht të Sa'di. Kështu që ai filloi të ndihet ngusht në furnizim. Mirëpo, Sa'di ishte i durueshëm, ngase ai, edhe më parë kishte përjetuar një krizë të tillë… e pastaj pasoi lehtësimi nga ana Allahut.

    Kaluan shumë ditë, ndërsa tregëtia e farërave ende nuk qarkullonte siç duhej dhe kriza akoma dominonte. Në anën tjetër, Sa'di posedonte sasi të madhe farërash dhe frytësh të deponuara në shtëpinë e tij dhe frikohej për prishjen e tyre. Sillej e vërtitej, muk dinte se ç'të bentë.

    Në mëngjes, Sa'di shkoi të dyqani i tij. Kur ja, po sheh shokun e tij Ibrahimin, duke qëndruar pranë dyqanit të tij që e posedonte. U afrua Sa'di tek ai, e përshëndeti dhe i tha: "Kam menduar mjaft për çështjen time o Ibrahim, ngase kriza e farërave dhe frutëve është zgjatur bukur shumë, ndërsa unë kam sasi të madhe të deponuar në shtëpinë time. Mu për këtë, vendosa të marrë këtë sasi të madhe farërash dhe frutesh e të udhëtoj në një qytet tjetër afër nesh dhe të bëj shitjen e tij atje.
    Ibrahimi i tha:
    - Mendim i qëlluar o Sa'd, ndërsa mua me mbetet ta lus Allahun që të hap rrugëdalje.
    - Unë nuk kam dëshirë që ta mbyll dyqanin gjatë udhëtimit tim, - thotë Sa'di, për atë kërkoj prej teje o Ibrahim që ta hapësh dyqanin tim, duke qenë unë në udhëtim, e ndoshta në ndërkohë ndryshon gjendja dhe mund të harxhosh atë që ka ngelur prej farërave dhe fryteve .
    Ibrahimi iu përgjegj: "Shko o vëllai im, bekimi i Allahut qoftë me ty…,ndërsa dyqani yt do të ngelë i hapur ashtu sikur të ishe ti prezent këtu.
    Sa'di tha: " Qyteti, në të cilin unë do të udhëtoj, është vend tregtar. E ti o Ibrahim, nëse dëshiron të më japësh diçka nga mallrat e tekstilit dhe rrobëve, bëri gati ato për t'i marrë me vete në mëngjes.
    Ibrahimi i tha: Mendim është i qëllur dhe Allahu të të shpërblejë për këtë nder. Unë do të përgatis një sasi të tekstilit dhe të rrobeve që t' i marrësh me vehte.

    Së këtejmi ditën e nesërme, Ibrahimi së bashku me shokun e tij Sa'din falën namazin e sabahut dhe shkuan te dyqanët e tyre. Sa'di mori rrobët dhe tekstilin, të cilin e kishte përgaditur shoku i tij Ibrahimi, bashkë me mallrat e tij, e përshëndeti shokun e tij, Ibrahimin, e porositi atë të kujdeset mirë për dyqanin dhe familjen e tij. Poashtu Ibrahimi e përshëndeti atë dhe bëri lutje për të.
    Kaluan ditë e netë dhe gjendja ndryshoi. Ibrahimi bënte shitjen e mallrave të tij, të rrobëve e tekstilit. Ai poashtu ndihmonte shokun e tij Sa'din,duke shitur edhe mallin e tij prej farërave dhe frutëve.

    Gjatë kësaj kohe mbretëronte thatësi e madhe. Si rrjedhojë, toka nuk bënte frute dhe farëra të mjaftueshme që t'i mbulojë nevojat e njerëzve, ndërsa njerëzit nuk kishin rrugë tjetër pos që të shkojnë në dyqanin e Sa'dit dhe të blejnë aty farëra që u nevojiteshin atyre .Në këtë mënyrë tregtia e Sa'dit lulëzojë madje edhe në mos prezencën e tij. E kështu u shit e gjithë sasia e farërave që ishte në depo. Sa here që harxhohej malli Ibrahimi blente mall tjetër nga vendet dhe kështu që tregëtia e farërave gjatë kësaj periudhe qe e sukseshme sikur të ishte përfituar me vite të tëra. Bile është për t'u habitur se në të njëjtën kohë kur tregëtia e farërave dita-ditës lulëzonte, tregtia e tekstilit dhe rrobëve dobësohej, derisa u bllokua krejtësisht, ngase njerëzit i jepnin pëparsi ushqimit para rrobëve dhe mbulesës.

    Megjithatë, kjo çështje aspak nuk ndikonte tek Ibrahimi. Ai kujdesej për tregtinë e shokut të tij Sa'dit sikur të ishte tregtia e tij dhe thoshte :"Pa të meta është Lartmadhëria e Tij, sa furnizues e Dhurues i mirë është Ai, e furnizon [begaton] kë të do pa masë.
    Dhe shpesh i thoshte vetës: "Mesiguri, kjo është sprovë nga ana e All-llahut, por tregtinë e shokut tim Sa'dit e kam emanet dhe patjetër duhet të kujdesem për të, e ndoshta do të jetë shkak që të kaloj këtë provim ,sepse All-llahu na ka urdhëruar që emaneti të kthehet te pronarët e tyre, ku thotë: "All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre" [EN NISA 58]

    Kjo ishte sa i përket çështjes së Ibrahimit. Nga ana tjetër, Sa'di pat udhëtuar në një qytet tregtar dhe me vete kishte marrë mallin e tij dhe mallin e shokut të tij Ibrahimit. Kaluan shumë ditë dhe tregëtia e Sa'dit nuk përmisohej fare, saqë shumica e sasisë së farërave dhe frutëve që kishte me vete u prishën, gjë që ishte shkak falimentimi. Ndërkaq në anën tjetër është për t'u habitur se Sa'di pasi shiti gjithë tekstilin dhe rrobet e shokut të tij Ibrahimit që i kishte marrë me vete si dhe pas grumbullimit të pasurisë së fituar, ai filloi që me parat e fituara të blejë mallra tekstili dhe rrobe tjera dhe t'i shesë aty ku fitoi shumë më shumë se sa herën e parë. Tërë këtë Sa'di e bënte nga dëshira dhe nga vullneti i tij, ngase ai ia donte të mirën vëllaut të tij Ibrahimit, ashtu siç e donte për vete.
    Shpesh Sa'di vështronte tregtinë e tij të humbur dhe tregtinë e fituar të vëllaut të tij Ibrahimit dhe thoshte: "Pa të meta është Lartmadhëria e Tij, sa furnizues e Dhurues i mirë është Ai, e furnizon [begaton] kë të dojë pa masë. Ndërkaq sa i përket kësaj që po ndodh me mua, ndoshta mund të jetë sprovë nga ana e All-lahut, sepse tregtinë e shokut tim, Ibrahimit, e kam emanet në qafën time. Patjetër duhet të kujdesem për të, në mënyrë që ta kaloj këtë sprovë, dhe nuk dua që të bëhem tradhtarë [munafik], ngase Pejgamberi a.s ka thënë: "Shenjat e munafikut [hipokritit] janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk zbaton dhe kur t'i besohet diçka tradhton.

    Sa'di ndiu në vete se është vonuar shumë dhe nuk ia arriti të aplikojë atë që kishte shpresuar nga ky udhëtim, kështu që vendosi të kthehet në vendëlindje, pasiqë kishte humbur gjithë pasurinë që kishte me vete .
    Sa'di u kthye në vendlindje. vajti në mëngjes te dyqani i tij për të parë se çka kishte ndodhur dhe për të përshëndur shokun e tij Ibrahimin. Ibrahimi kur e pa shokun e tij Sa'din, u gëzua shumë. Me shpjetësi hyri në dyqanin e tij dhe mori me vete një sasi të madhe parash.i solli pranë Sa'dit dhe i tha: "Merr pasurinë tënde o Sa'd ! Sa'di e pyeti se si qëndronte puna, e Ibrahimi i tregoi se ç'kish ndodhur gjatë periudhës së mërgimit tij, dhe se si All-llahu zgjodhi tregtinë e farërave dhe fryteve në anën e kundërt tregtia e tekstilit dhe rrobeve ish bllokuar krejtësisht. U buzëqesh Sa'di dhe tha: subhanall-llah… dhe mori ti tregojë shokut të tij, Ibrahimit, se çkishte ndodhur gjat udhëtimit të tij: Krejtësisht ishte bllokuar tregtia e farërave dhe fryteve, ndërsa tregtia e shokut të tij Ibrahimit kish lulëzuar dhe Sa'di nxori një sasi të madhe parash dhe duke ia dhënë Ibrahimit i tha: Ja kjo është pasuria yte e fituar o vëllau im!
    Atëherë Ibrahimi i tha: Kjo që ndodhi me ne është një sprovë nga ana e All-llahut, që të na sheh se si e ruajm emanetin, e All-llahu na mundësoi të mirën.

    A mund të jetë shpërblimi I veprës së mirë me diç tjetër pos me të mirë ..?
    U ngrit Sa'di, kapi për dore shokun e tij Ibrahimin dhe iu drejtuan All-llahut duke e falemderuar për begatit dhe të mirat që ua kishte dhënë, e gjuha e secilit prej tyre thoshte : A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë me diç tjetër pos me të mirë..?

    Përktheu:
    Ebu uvejsi
    A known mistake is better than an unknown truth.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar LOGIC për postimin:

    Brisil (13-10-2013)

  15. #53
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Një ngjarje me Abdullah Ibën Mubarek!


    Në kohën e Abdullah Ibën Mubarekut në Meke për një kohë të gjatë nuk po binte shi.
    Kudo zotëronte një thatësirë e tmershme.
    Bagëtia po rrezikohej të ngordhte , ndërsa bimësia po thuaj ishte zhdukur.
    Të gjithë , duke filluar nga imami i Mekes ( që në atë kohë ishte Fudejl Ibën Ijadi i njohur për devotshmërinë e tij ) ,dijetarët në mesin e tyre edhe Abdullah Ibën Mubarek (të cilit Allahu shpeshherë ia pranonte duan , një herë ai luti Allahun që t'ia kthente sytë një të verbëri dhe Allahu ia pranoi duan dhe ia ktheu sytë të verbërit) dhe besimtarët , i bënin dua Allahut që t'u lëshonte shi .
    Por prapë se prapë shi nuk po binte , ose thënë në mënyrë tjetër Allahu nuk po ua pranonte duatë!

    Abdullah ibën Mubarek ishte shumë i shqetësuar , për gjëndjen që ishte krijuar dhe nuk po dinte se çfarë të bënte .
    Duke ecur i shqetësuar atij ia tërheq vëmendjen një zë fëmije që po qante në heshtje!
    Abdullah ibën Mubareku u afrua për të parë se kush ishte ai që po qante .
    Dhe pa aty një djalë të vogël , me fytyrë shumë të zezë dhe të shëmtuar.
    Kur e shihje për shkak të shëmtisë që kishte të shkaktonte neveri.
    Ky djalë i veçuar nga njerëzit e tjerë , po i bënte dua Allahut duke qarë .
    Abdullahu pa u hetuar nga djaloshi , u afrua më afër me qëllim që të dëgjonte duan që po bënte ky djalë.
    Abdullah ibën Mubareku arriti të dëgjonte fajlët që ky djalë po ia drejtonte Allahut Zotit të botrave !
    Ato fjalë nuk ishin fjalë të veçanta , por ishin fjalë të thjeshta dhe nga fjalët më të përdorshme ato ditë .
    Teksti i atyre fjalëve ishte:

    "O Allah ! Të lutem dërgoje shiun tani , tani, tani!"

    Thotë Abdullah ibën Mubarek:

    "Sa mbaroi duan djaloshi , çova sytë nga qielli dhe pasha Allahun aty s'pashë kurrëfarë reje.
    Djali sikur të kishte marrë përgjigjen se duaja iu pranua , u ngrit dhe filloi të ikte qetë qetë.
    Kur pashë këtë veprim të djaloshit çova edhe njëherë sytë nga qielli kur çtë shoh:
    Kishin filluar të dilnin retë e para.
    Nuk po u besoja syve .
    Ngela i mahnitur nga kjo gjë ."

    Pas kësaj Abdullah ibën Mubareku filloi të ndiqte nga mbrapa djalin dhe të shihte se ku do të shkonte.
    Pasi e pa se ku u fut , u nis për tek imami i Qabes , që siç thamë më sipër ishte Fudejl ibën Ijadi, me qëllim që t'i tregonte ngjarjen që e kishte parë me sytë e tij .

    Rrugës duke shkuar për tek Fudejli e zuri shiu .
    Sapo arriti tek Fudejli , ky i fundit i gëzuar i tha :

    "O Abdullah ! Allahu na e pranoi duan!"

    Kurse Abdullahu ia ktheu :

    "O Fudejl ! Allahu e pranoi duan , por jo duatë tona !"

    Dhe i tregoi ngjarjen që kishte parë.
    Pasi u konsultuan me Fudejlin , Abdullahu u nis për tek shtëpia ku u fut djali , të cilit iu pranua duaja.
    Trokiti në derë dhe po rrinte duke pritur .

    Derën e hapi një burrë që për habi të Abdullahut kishte një fytyrë të bardhë.
    E kuptoi Abdullahu se djali që iu pranua duaja ishte rrob i këtij burri që Abdullahu e kishte para syve.
    Nga ana tjetër burri kur pa Abdullah ibën Mubarekun tek dera e shtëpisë së vet u gëzua shumë dhe e ftoi brenda.
    Ai mundohej që të bënte çdo gjë me qëllim që ta kënaqte mysafirin e nderuar.
    Në fund Abdullahu i tha :

    "Kam ardhur që të blejë njërin prej rrobërve të tu!"

    Tha burri me gjithë qef dhe ia nxorri , para të gjithë rrobërit me përjashtim të djaloshit që iu pranua duaja .
    Tha Abdullahu :

    "Nuk është në mesin e këtyre ai rob që kërkoj unë !"
    Prandaj të lutem m'i nxirr të gjithë rrobërit e tu !

    Tha burri:

    "Kam edhe një djalë të vogël , të shëmtuar , dhe që s'është i aftë për punë .
    Atë doja ta mbaja për vete , sepse që kur ka ardhë në shtëpinë time Allahu më ka dhuruar shumë të mira .
    Unë mendoj se ai është sebepi që Allahu m'i ka dhuruar të gjithë ato të mira !"

    Por për shkak të respektit që kishte ndaj Abdullah Ibën Mubarekut , pronari i djalit pranoi që t'ia jepte djalin Abdullah Ibën Mubarekut .

    Abdullah Ibën Mubareku u gëzua shumë që ia arriti qëllimit dhe së bashku me djaloshin dolën dhe filluan të iknin për tek Fudejl Ibën Ijadi .
    Ecën një copë rrugë , bukur të gjatë dhe asnji nuk po i fliste njëri-tjetrit.
    Abdullah Ibën Mubareku kishte turp t'i fliste këtij djali , sepse atij Allahu ia kishte pranuar duan , kurse Abdullahit Jo!
    Nga ana tjetër edhe djali kishte turp që t'i fliste Abdullah Ibën Mubarekut , për shkak të famës së tij të madhe si dijetar dhe muxhahid.
    Kështu pra të dy ecnin pa i folur njëri-tjetrit , derisa djali mori guximin i pari që të flasë duke i thënë :

    "Përse më bleve mua , kur ti kishe mundësi të merje nga rrobërit e tjerë , që janë më të fuqishëm se unë dhe që janë më të dobishëm se unë ?" .

    Tha Abdullah Ibën Mubarek :

    "O djalosh mua nuk më duhet shërbëtor që të më bëjë punët , por unë ty të mora për shkak të lidhjes tënde me Allahun dhe i tregoi gjithëçka që kishte parë !

    -Cfarë the?
    Ti ke zbuluar lidhjen time me Allahun ?! - tha djaloshi- dhe filloi të qante me zë!

    Abdullah Ibën Mubareku për ta qetësuar i tha :

    -O djalosh mos qaj , se vetëm unë dhe Fudejl Ibën Ijadi e dimë këtë gjë! .

    -E dika edhe Fudejl Ibën Ijadi ?! -tha djaloshi dhe filloi të qante akoma më shumë!
    Abdullah Ibën Mubareku nuk dinte se çfarë të bënte që ta pushonte djalin së qari!
    Ndërkaq djali fshiu lotët dhe i tha Abdullah Ibën Mubarekut :

    "Mirë , më jep leje sa të fali dy rekate namaz !
    Abdullah Ibën Mubareku kur pa se djali pushoi , sikur u çlirua nga një barë e rëndë dhe i dha leje me gjithë qejf.

    Djaloshi mori abdes dhe filloi të falej , pasi fali dy rekate namaz , hapi duart dhe filloi të bënte dua .
    Kur e pa në atë gjendje Abdullah Ibën Mubareku , përsëri u afrua , pa u hetuar nga djaloshi , me qëllim që të dëgjonte se çfarë duaje do të bënte tani djali.
    Ndërsa djali , pasi lavdëroi Allahun dhe dërgoi salavatë mbi profetin filloi t'i bënte dua Allahut me fjalët:

    "O Zoti im ma merr shpirtin tani , tani , tani!" .

    Kur dëgjoi këto fjalë Abdullah Ibën Mubareku u shtang!
    Nuk dinte çfarë të bënte!
    Nuk vonoi shumë dhe djaloshi ra përtokë i vdekur.
    Abdullah Ibën Mubareku filloi të qante .
    Pastaj tha ajetin:

    "Kjo është dhuratë e Allahut ia jep Ai kujt të dojë."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:52
    A known mistake is better than an unknown truth.

  16. #54
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Kështu më ka ndodhur: ALO, KAM NEVOJË...

    Kështu më ka ndodhur

    ALO, KAM NEVOJË…

    Kjo është historia e një jete, që shuhet pa ju dhënë mundësia të lulëzojë. Është historia e një qenieje që bie nga gabimi në gabim dhe duke mos patur një udhëzim shpirtëror arrin deri aty sa të bëhet dhe një vrasëse. E gjithë kjo që do t’ju tregoj është e vërtetë, më ka ndodhur mua, por mund të të ketë ndodhur dhe ty, ose të paktën njëherë në jetën tënde do të kesh dëgjuar për një gjë të tillë.

    Ajo ishte një nga shoqet e mia të shkollës së mesme. Ishte një vajzë e zgjuar dhe e shkathët. Ajo që më bënte përshtyje në karakterin e saj ishte maturia, pjekuria në veprimet, që bënte. Më pëlqente të bisedoja dhe të rrija me të, pasi kishim gjëra të përbashkëta. Jeta na ndau pas mbarimit të shkollës së mesme. E vetmja lidhje ishin bisedat telefonike.

    Një ditë, krejt papritur, ia dëgjoj zërin në telefon dhe tronditem nga ajo që më thotë. Zërin e kishte të mekur dhe nuk mund të besoja çfarë më thoshte. Nuk më shpjegoi gjatë, por më tha, se donte të vinte urgjentisht në Tiranë, pasi kishte ngelur shtatëzënë me një shok fakulteti dhe donte të abortonte. Kishte nevojë për ndihmën time dhe pa më lënë kohë të merrja veten e përfundoi telefonatën duke më thënë se do të më merrte përsëri. O Zot, nuk mund ta besoja! Ajo ishte vajza e fundit për të cilën mund të mendoja, se do të arrinte të bënte diçka të tillë. Mendja më shkoi tek nëna e saj, që shqetësohej për të edhe për gjënë më të vogël. Meraku i saj ishin provimet e së bijës. Nuk guxoja të mendoja për beben e pafajshme, e cila duhet të paguante me vdekje gabimet e së ëmes, që nuk do t’i jepte shansin ta njihte kurrë.

    O Zot i Madh, Ti je i gjithëdijshëm dhe e njeh shumë mirë natyrën tonë njërëzore. Ti vetë na ke krijuar të gjithëve dhe na do të gjithëve! Sa të cekët jemi në gjykim…

    Të kërkojmë vetëm atëherë, kur jemi rrëzuar, kur kemi ndierë shijen e hidhur të dështimit. Tërhiqemi pas gjërave që na ofron bota, pa çarë kokën se çfarë është e drejtë të bëjmë.

    Ditën tjetër ra përsëri telefoni, ishte shoqja ime, e cila kishte mbërritur tashmë në Tiranë dhe donte të takoheshim. U nisa tek ajo dhe e gjeta në një qëndër taksish me një çantë në dorë. Sa më pa m’u afrua me të shpejtë dhe më përqafoi. Nuk folëm, por gjthçka e shprehëm më shikim. U nisëm për në shtëpinë time dhe, pasi u qetësua disi, nisëm të bisedonim. Ajo më tregoi çfarë kishte ndodhur. Kishte njohur një djalë me kombësi të huaj dhe, pasi ishin lidhur, kishin vendosur të kalonin një natë bashkë. Pas pak kohe ajo kishte kuptuar, se ishte shtatëzënë dhe këtu kishin filluar problemet. Arsyet që përse deshte të bënte këtë krim (sipas saj) ishin nga më të ndryshme: nuk kishte mundësi të vazhdonte shkollën, do t’i duhej të hiqte dorë nga ëndrrat, nuk e ndiente veten gati për t’u bërë nënë. Por ajo që ishte më kryesorja dhe më tragjikja, djali na paskësh qënë i fejuar dhe priste të martohej. Më kërkoi ndihmë. Unë i thashë që nuk mund ta ndihmoja për ta vrarë atë fëmijë, por e vetmja gjë që mund të bëja ishte t’i gjendesha afër për të mos e keqësuar më shumë gjendjen. Ajo e kuptoi qëndrimin tim dhe nuk këmbënguli më gjatë. Deri në momentin e fundit i lutesha të ndërronte mendje. Ajo u nis e vetme për në spital. Isha shumë e mërzitur, fjalët e mia nuk kishin bërë dobi dhe tani, pasi kishte kaluar nga gabimi në gabim, ajo po shkonte të kryente një krim. O Zot, fëmija, që sapo ka filluar të formohet si një qenie e gjallë do të paguajë për gabimet e saj! Ajo, bebe e pafajshme do ta paguajë me jetën, papjekurinë dhe dobësinë e së ëmës.

    Ngjarjet ndodhën shumë shpejt. Mbasdite vonë erdhi në shtëpi. Ishte e dërrmuar. Tashmë gjithçka kishte marrë fund, ajo e kishte bërë abortin. Ndihesha e dështuar dhe ndieja një dhembje të fortë. Isha treguar e pafuqishme për ta ndaluar shoqen time të kryente vrasjen e fë-

    mijës së saj. Nuk bënim asgjë. Fjalët ngecnin në fyt duke mos arritur të merrnin formën e tyre tingëllore. Heshtja rëndonte si plumb mbi ne. Ajo u largua të nesërmen në mëngjes, e vrarë dhe e lodhur, për të vazhduar jetën e nisur. Pas mbarimit të shkollës me shumë “dashuri’’ ajo do të takonte familjen e saj. Përfytyroja reagimin, “sjelljen e pafajshme,’’sikur s’ka ndodhur asgjë. Unë ngela me një dhimbje therëse për të dhe foshnjen e vrarë. Ndoshta, unë e ndieja shumë këtë gjë, pasi vetë sapo isha bërë nënë për herë të parë. Ajo iku për t’iu rikthyer jetës duke u shtirur sikur nuk kishte ndodhur asgjë, por ajo që ndodhi ka lënë një plagë në trupin, shpirtin dhe mëndjen e saj, që nuk ka për t’iu shëruar lehtë.

    Sa shpejt që ndryshon njeriu! Si ka mundësi që një vajzë e tillë të arrijë të kryejë gabime njëri pas tjetrit deri në krim? Ku shkoi pjekuria...? Ku shkoi maturia...? Ajo që llogariste veprimin më të vogël, si nuk llogariti, parashikoi pasojat e asaj nate? Dobësia e natyrës njerëzore qëndron në nënvlersimin e gjërave që hap pas hapi të çojnë në një rrugë pa krye, ku ti kurrë s’e kishe menduar se mund të arrije.

    Tani, pasi e lexuat këtë histori, mbase do të thoni, se të ngjashme me këtë janë shumë raste të tjera dhe se ky është realiteti. Por unë doja t’ju pyesja, se përse vazhdon ky realitet kur ne themi se nuk e duam? Pse vazhdon ky realitet, kur ne i edukojmë fëmijët tanë ndryshe? Pse ne vazhdojmë të dëgjojmë histori të tilla? Unë mendoj, se përgjigjja e këtyre pyetjeve është: ne nuk pranojmë zgjidhjen e duhur. Ne nuk pranojmë ta ndërtojmë jetën ashtu siç duhet, pa eksperimentuar njëherë mbi jetën dhe trupin tonë. I edukojmë fëmijët tanë dhe na mjafton që në dukje ata të jenë të mirë dhe të sillen me edukatë, por diçka shumë e rëndësishme mungon. Njeriu duhet të ketë një edukim të bazuar në atë që ka udhëzuar Krijuesi i Tij. Vetëm në këtë mënyrë ai do të jetë me të vërtetë i edukuar dhe i përgjegjshëm për ato që bën. Nëse përsoni i edukuar respekton njerëzit, personi besimtar e bën këtë se respekton Zotin. Nëse i pari në rrethana të caktuara, kur njerëzit nuk janë për t’i gjykuar veprimet e tij, sillet padrejtësisht, personi i edukuar me besim asnjëherë nuk e bën këtë, pasi besimi në ndërgjegjen e tij e bën që të ndihet i përgjegjshëm në çdo moment. Ne nuk duhet të ndrydhemi dhe të shtrembërohemi, kur njihemi me këshillat dhe mënyrat që Krijuesi na paraqet për ta ndërtuar jetën tonë, por duhet të shtrembërohemi dhe të hidhërohemi kur njihemi me rezultatet që sjell shkelja e këtyre udhëzimeve plot urtësi.

    Nëse në një moment të jetës sonë do të arrijmë ta kuptojmë rëndësinë që ka pajisja e një individi me një ndërgjegje të përforcuar me besim, atëherë do të kemi gjetur zgjidhjen e shumë problemeve dhe pasigurive që vijnë, pikërisht nga kjo.


    Nga: Amida V.

    www.edukataislame.com

  17. #55
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    GjysmË Ore NË Varr! ÇfarË Pa



    Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

    Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe mbarë pasuesit e tij!

    Vëllezër!

    Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju!

    Juve po ua përcjellim këtë tregim mahnitës, qe te bën te qashe dhe qe te zgjon nga pakujdesia.

    A keni vizituar varrezat ndonjëherë? Lexojeni pra!

    Një njeri rrëfen tregimin e vet e thotë: "Gjysme ore nën toke" sigurisht se ose i çmendur ose ka ndonjë fatkeqësi…E vërteta është se mua më ka ndodhur një fatkeqësi, dhe çdokush qe me ka pare ne atë kohe te vone te natës duke kaluar muret e varrezave sigurisht se ka thënë: Ose i çmendur ose ka ndonjë fatkeqësi.

    * * *

    Fillimi im zë fill tek Sufjan Thevriu, për te cilin lexova se kishte një varr te hapur ne shtëpi, ne te cilin shtrihej kohe pas kohe dhe thirrte: رب ارجعون رب ارجعون O Zoti im! Me kthe prape ne dunja! O Zoti im! Me kthe prape ne dunja! ‏Pastaj ngrihej prej varrit dhe i fliste vetes: Ti u ktheve prape ne dunja andaj çka do te besh? (A do ta përmirësosh veten apo do te vazhdosh me mëkate)…

    Me kaloi namazi i sabahut pa e falur, dhe siç e dini, nëse muslimani dëshiron te jete i sinqerte, humbja e namazit te sabahut për te paraqet-shkakton një problem shpirtëror, qe nuk e le te qete gjate tere ditës.

    Gjeja e njëjtë me ndodhi edhe te nesërmen. Thashë: Patjetër se diç me ka ndodhur. Pastaj kjo gjë sikur mu be rutine. E pashe se me duhet patjetër te ndalem me vetveten time, qe ta edukoj atë, ne mënyrë qe te mos shoqërohet me mëkate e te shkoje kështu ne ferr. Vendosa te hyj ne varr qe te jete një lloj edukimi për te. Patjetër se duhet t'i braktise mëkatet dhe ta dije se varri është banesa dhe shtëpia e saj (vetvetes sime-nefsit) aq sa te dëshiroje Allahu.

    Çdo dite i thoja vetes sime se këtë do ta beje nesër por çështja sikur arriti fundin kur me kaloi prape namazi i sabahut. Thashë: Mjaft më! dhe u betova se vendosmërinë (nijetin) time do ta zbatoj sonte. Pas mesnate shkova, dhe qe te mos me shihte askush mendova: A te hyje nga dera por do ta zgjoja potirin e varrezave apo ndoshta nuk do te jete aty supozova ne vete. Ose a ta kapërcej murin? Nëse e zgjoj portierin ndoshta me thotë: Eja nesër apo ndoshta edhe më pengon qe te hyje kështu qe betimi im me humb. ‏Vendosa qe ta kapërcej murin. E ngrita rrobën time, e mbulova kokën dhe me ndihmën e Allahut u ngrita.

    Edhe pse unë me pare, si xhemat (përcjellës i kufomave) kisha qene shume here ne këto varreza megjithatë mu duk sikur po i shoh për here te pare, dhe edhe pse ishte nate me hënë jam gati te betohem se nuk kam pare asgjë përveç zi.

    Ajo nate ishte e erret, qetësi e frikshme, dhe kështu është heshtja e varrezave. Shume gjate mendova duke qene unë ende mbi mur. Ndjeva erën e tyre, po, erën e varrezave, te cilën e dalloj nga një mije erëra tjera. Ere hanuti (lloj parfumi qe vihet mbi te vdekurin për te mos u kalbur), ere nga e cila ndihet shija e pastër e vdekjes…

    U ula te mendoja për ca çaste, te cilat kaluan sikur te ishin vite. Oj varreza perse heshtni kaq gjate? Çfarë fshihni ne brendinë tuaj? Gëzim e begati apo pikëllim e dënim? Çfarë do te thoshin banoret tuaj sikur te me flisnin? Ndoshta do te ma thonin fjalën e te dashurit tone, Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam: "‏الصلاة وما ملكت أيمانكم Namazi dhe robërit tuaj (kujdesuni për ta!)".

    Vendosa te zbres poshtë qe te mos me sheh askush ne këtë gjendje ngase po t e me shihte do te thoshte: Qenka i çmendur ose paska ndonjë dert te madh! Po çfarë derti me te madh ka sesa humbja e namazit te sabahut disa here.

    U lëshova ne varreza dhe menjëherë ndjeva një frike ne zemër. U mbështeta për muri por nuk e dija se prej çfarë jam duke u ruajtur? E arsyetova veten tim se kjo është nga frika e ecjes mbi varre. Po "unë nuk jam frikacak". Apo ndoshta unë vërtet u frikësova.

    Shikova ne anën lindore, ne te cilën janë varret e hapura, te cilat presin banoret e tyre. Ishte pjesa me e erret e varrezave dhe sikur me thërriste duke qene e mallëngjyer për mua. Ecja me kujdes neper varreza dhe sa here qe kaloja një varr pyesja: A thua ky njeri është i lumtur apo i dëshpëruar? I dëshpëruar për çfarë? Për shkak se nuk është falur apo ka qene këngëtar, lavir…Ndoshta ai, varrin e te cilit e kalova tani pate menduar se nuk ka me te forte se ai ne bote, se rinia e tij nuk merr fund kurrë se ai nuk do te vdesë sikur ata qe vdiqën para tij. Apo ka thënë se ende jam i ri, ende ka kohe.

    I madhëruar qofte Allahu qe ua uli kokën njerëzve me vdekje!!!

    Tanimë e shihja udhën dhe u nisa tek caku ku menjëherë filluan te rrahurat e zemrës te me shpeshtohen. Varrezat janë ne te djathte e ne te majte ndërsa unë shikoje ne anën lindore. Fillova te bej hapat e pare qe një hap i ngjante një viti. Ku është shpejtësia e këmbëve te mia? Çfarë i beri te renda ato? Shpresova qe te mos kishte fare fund kjo distance deri tek varret e hapura ngase premtimi im duhej te zbatohej atje.

    Iu thashë edhe me pare, shume here i kam pare këto varreza por kësaj radhe disi ishin shume me ndryshe. Ne koke më silleshin mendime te ndryshme, madje sikur dëgjoja pëshpëritje pas veshëve te mi. Jo, jo, unë me te vërtet i dëgjoja dhe sikur ndonjë njeri merrte fryme pas meje. U frikësova te shikoj prapa. U frikësova te shoh njerëz larg duke bere me shenje kah unë.

    Iluzione te këqija. Po kush mund te jete ne këtë kohe?! Sigurisht kjo është një vesves prej djallit por nuk me brengoste asgjë (edhe po te vdisja) ngase unë e fala namazin e Jacisë me xhemat. Ne fund arrita tek varret e hapura dhe i pashe ato.

    Betohem prape se nuk kam pare me te errëta se ato. Si pata guxim te vij deri këtu?! Si do te zbres poshtë ne varr? Çfarë me prêt poshtë atje? Mendova qe te mos e përmbush premtimin tim dhe ne vend te kësaj si shpagim te agjëroj tri dite. Jo i thashë vetes sime. Erdha deri këtu e tash te mos hyje. Duhet ta përmbush premtimin por nuk do te zbres tash për tash. Do te ulem pak jashtë qe te qetësoj pak shpirtin tim. Çfarë errësire e madhe? Sa i ngushte ishte ai varr? Si ka mundësi qe kjo grope e vogël te jete kopsht prej kopshteve te Xhennetit?!

    Subhanallah (i Madhëruar qofsh o Allah!)

    Nata filloi te ftohej ngapak. Ndoshta kjo nuk është shkak i natës por i frikës dhe rrëqethjes ne zemrën time nga shikimi i këtij varri. A është ky zëri i erës? Nuk është ere dhe nuk po shoh aspak pluhur ne ajër? Ndoshta kjo është një vesves tjetër. Kërkova mbrojtje tek Allahu nga djalli i mallkuar.

    E morra batanijen dhe e shtrova ne toke ndërsa këmbët e mija i mblodha afër gjoksit dhe mendoja rreth varrit. Ky është vend qe nuk mund t'i ikësh.

    Subhanallah (i Madhëruar qofsh o Allah!)

    Ne punojmë qe te kemi çdo gjë ndërsa ky është fundi jone?! Asgjë. Sa shume jemi kacafytur, sa shume kemi përgojuar, sa namazin e kemi lënë e sa këngën e kemi preferuar ndaj Kur'anit? E keqja e se keqes është se ne e dimë se varri është fundi ynë dhe edhe pse Allahu na e ka tërhequr vërejtjen për këtë ne prape harrojmë ose shtiremi sikur nuk e dimë.

    E ktheva fytyrën drejt varrezave dhe iu fola me zë te ulet por u frikësova qe ndonjëri prej tyre te ma kthente përgjigjën. O njerëz te vdekur! Vare keni? Perse nuk flisni? Ku i keni zërat? Ku i keni djemtë? Ku i keni pasuritë? Ku e ku? Si është llogaria? Me rrëfeni për ngushtësinë e varrit? A i thyen eshtrat? Me rrëfeni për Munkirin dhe Nekirin? Me rrëfeni për gjendjen tuaj me krimba?

    Subhanallah (i Madhëruar qofsh o Allah!)

    Neve nuk na pëlqen ushqimi i freskët kur na sjell familja ndërsa sot ne jemi ushqim i dikujt tjetër. Patjetër me duhet te zbres ne varr. U ngrita duke u mbështetur ne fuqinë e Allahut dhe zbrita me këmben e djathte. E shtrova batanijen time dhe e vendosa kokën aty. Mendova çfarë do te ndodhte sikur, befasisht, te me hidhej dheu përmbi? Çfarë do te ndodhte sikur varri te me shtrëngonte për një çast? U shtriva ne krahë te djathte dhe mbylla sytë qe te me qetësohej zemra ime dhe te mos dridhej me trupi im.

    Sa vend i vështirë duke qene gjalle por si do te jete kur te jesh i vdekur? Thashë te shikoj ne Lahd (gropën e vogël ne fund te varrit, ku vendoset i vdekuri) Ishte përskaj meje. Pasha Allahun nuk di te ketë diç me te erret se ai! Edhe pse ai është i mbuluar nga brenda megjithatë mua sikur me vinte një ere e freskët prej aty. A është kjo ere e ftohte apo te ftohte nga frika. U frikësova ta shikoj se mos ndoshta dy sy te xixëlluar do te duken ne errësirë dh do te me shikojnë me vrazhdësi. Apo mos po shoh fytyre te ndonjë njeriu, te cilën e kane mbuluar shenjat e vdekjes, i cili shikon lart duke mos me vërejtur mua fare. Apo mos është duke ndodhur ajo qe me pat treguar një hoxhe qe varroste te vdekurit se njëherë atij i kishte rene duke e varrosur një te vdekur te shoh një njeri me sy te fryre, te nxjerrur jashtë dhe duke i dale gjak për hunde. Sikur te kishte qene i goditur me çekan, i cili po ta godiste një kodër do ta shkatërronte. Tere kjo si shkak i lënies se namazit…

    Vendosa te mos shikoj ne Lahd. Nuk kam force dhe guxim te shikoj diç nga këto qe i përmenda. Ani pse e dija se ai ishte i zbrazet, megjithatë këto mendime me pengonin qe te shikoja ne te drejtpërdrejtë ne te edhe pse mundohesha ta vidhja me bisht te syrit.

    Përkujtova fjalën e Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam: " لا إله إلا الله إن للموت سكرات Nuk ka zot përveç Allahut! Vërtetë vdekja ka agoni!". E paramendova trupin time se si do te dridhet fuqishëm, si do te mundohem ta kthej atë prape, si do te qajnë familja rreth meje. Ku është mjeku? Ku është mjeku? Thotë Allahu:

    "‏فلولا إن كنتم غير مدينين ترجعونها إن كنتم صادقين

    Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra), 87. (përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë)". (Vakia, 86-87)

    I paramendova miqtë se si me bartin duke thënë: La ilahe il-la Allah! I paramendova se si me bartin duke ecur shpejt drejt varrezave. E paramendova një shok, qe ka dëshirë te jete i pari, qe me zbret ne varr. Paramendoja se si iu thotë te tjerëve: Keni kujdes qe ta vendosim mire. Beni gati dërrasat. E paramendova Ahmedin që, si tradite qe e ka, ua sjell një ibrik me ujë pasi që te vdekurit t'ia keni hedhur dheun përmbi. E paramendoja Hoxhën tone qe iu thotë njerëzve: Lutuni për te ngase vëllai juaj pyetet tani ne varr!

    Pastaj çka? Pastaj ata shkojnë dhe me lënë vetëm. Sikur melaiket e ndëshkimit kur e panë tabutin duke ardhur bërtisnin me zëra te frikshëm dhe ishin ne forma të tmerrshme. Nuk mund t'iu ikësh. Flasin ndërmjet vete:

    A ka qene mëkatar?

    Po –përgjigjet tjetri.

    A është përcjellës i kufomës apo vet është kufome, qe nuk ka ku te shkoje?

    Ai është duke ardhur tek ne –ia kthen tjetri.

    Ejani te shkojmë tek ai qe ta dije se Allahu është i Fuqishëm dhe Hakmarrës.

    I pashe te me kapnin për krahëve dhe me mbanin me vrazhdësi duke me thënë: Çfarë te mashtroi qe nuk e fale namazin e sabahut? A një njeri si ti i bën mëkat Allahut, te cilin vetëtima dhe melaiket e madhërojnë prej frikës prej Tij?! Ti nuk do te shpëtosh sot prej nesh. Bërtit sa te duash ngase askush nuk te përgjigjët. Fillova te bërtas: رب ارجعون رب ارجعون O Zoti im! Me kthe prape ne dunja! O Zoti im! Me kthe prape ne dunja! ‏Sikur dëgjova një fjale prej qiellit qe lëkundi varrin time dhe qe e mbushi te tërin pesimizëm:

    " كلاّ إنها كلمة هو قائلها ومن ورائهم برزخ إلى يوم يبعثون

    Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen". (Mu'minun, 100)

    Qava aq sa deshi Allahu e thashë: Falënderimi i takon Allahut te boteve! Ende ka kohe qe te pendohem. Kërkoj falje tek Allahu i Madhëruar. U ngrita i rraskapitur duke e mësuar dobësinë time prej njeriu. E mora batanijen, ia shkunda dheun e varrit dhe u ktheva duke thënë: I Madhëruar qofte Ai, qe me vdekje ua uli kokën tiranëve!

    Ai qe mendon se jeta e kësaj bote është epsh e dëfrim le ta braktis namazin dhe le te beje çfarë te doje por fundi i tij është prape tek Allahu. Thotë Allahu:

    " أفحسبتم أنما خلقناكم عبثا وأنكم إلينا لا ترجعون

    A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?". (Mu'minun, 115)

    Le te dëfrehet e te thotë se dikur do te pendohet por le te mos harroje se atë do ta gjykoje Allahu.

    Mjere për atë që do ta ketë gjykues Allahun e nuk është përgatitur!

    Mjere për atë që nuk i është përmbajtur udhëzimeve të Tij dhe nuk i ka interesuar fare dënimi i Tij!

    Iu pyes për Zotin çfarë iu beri te mos iu frikësoje ky ajet:

    " وَإِذْ قُلْنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِالنَّاسِ وَمَا جَعَلْنَا الرُّؤيَا الَّتِي أَرَيْنَاكَ إِلاَّ فِتْنَةً لِّلنَّاسِ وَالشَّجَرَةَ الْمَلْعُونَةَ فِي القُرْآنِ وَنُخَوِّفُهُمْ فَمَا يَزِيدُهُمْ إِلاَّ طُغْيَاناً كَبِيراً

    Përkujto, kur Ne të thamë: "Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojnë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që ta treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur'an), nuk i bëmë për tjetër vetëm se sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh". (Isra, 60)

    O Zoti im! Unë kumtova andaj dëshmo!

    Përshtati ne shqip: Sedat Gani islami

    www.twbh.com
    www.forum-islamik.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:53
    A known mistake is better than an unknown truth.

  18. #56
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Natën E Martesës



    Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju!
    Ju lutem qe t'a përhapni këtë tregim,ne mënyre qe te marrin mesim dhe dobi njerzit prej tregimit te kësaj vajze te sinqert me Allahun,subhanehu ve teala,…


    Këtë tregim ua perkushtojme atyre qe e vonojne namazin dhe kerkojne arsye,ne shumicen e rasteve jo te pranueshme...
    Ne vijim tregimi…


    Naten e marteses


    Nata e sontme ishte koha e marteses...Te gjitha pregaditjet ishin bere...Tere familjha ishin preokupuar vetem me dasem ;nena,motrat dhe tere te afermit...Te gjithe e prisnin ekipin e sallonit per zbukurim,i cili kishte premtuar se do te vinte pas namazit te Ikindise,qe t'a rregullonte nusen per dasem te saj.


    U vonua ekipi i zbukurimit…Arriten pak para namazit te Akshamit dhe filluan punen e tyre.


    Nusja kerkonte panderprere nga pergjegjësja per zbukurim t'a shpejtonin punen, ne menyre qe te kryhej cdo gje para ezanit te Akshamit.
    Pas ca castesh,befasisht u degjuan fjalet e verteta : Allahu Ekber,Allahu Ekber…Filloi ezani ndersa nusja ende i thoshte gruas: Kryeje më shpejt sepse koha e namazit te akshamit është e shkurte.Frizerja ia kthente: Kemi ende nevoje per kohe,bë durim!


    Koha kalonte dhe akshamit gati sa i kishte kaluar koha…Nusja ende vazhdonte me kembengulesi per t'a falur namazin...


    Tere njerzit mundoheshin t'a bindnin te mos falej derisa frizerja t'a kryente punen.I thonin: Nese ti merr abdes do t'a prishesh tere atë qe u munduam disa ore.Nusja ishte e vendosur te falej .


    Mendimet i vinin prej ketu dhe atje; bashkoji akshamin dhe jacine e fali pernjehere,nuk ka dert ,mos merr abdes por merr Tejemmum ( qe te mos e prishesh fytyren nga shminkat)…Bë keshtu..Bë ashtu…


    Nusja vendosi te falej,u mbeshtet ne Allahun,subhanehu ve teala,duke e ditur se ajo qe është tek Allahu është e perhershme dhe më e mire sesa ajo qe i ofrojne "te dashurit e saj".


    Papritmas u ngrit qe te marr abdes duke mos çare koken per "keshillat " e familjes se saj.Filloi abdesin me Emrin e Allahut dhe shtroi sexhaden qe t'ia filloj namazit.


    Allahu Ekber ( Allahu është me i Madhi)…Po,Allahu,subhanehu ve teala, është me i madhi,me i madh se cdo gje,më me rendesi se cdo gje,sado qe te jete e shtrenjte…


    Ja nusja arriti ne uljen e fundit te namazit,por…por c'ndodhi? Para se ajo te ipte selam e t'a kryente namazin,ia dorezoi Zotit te saj shpirtin dhe vdiq keshtu duke e respektuar Zotin e saj dhe duke e kundershtuar shejtanin e mallkuar…


    E lusim Allahun,subhanehu ve teala, qe t'a zbukuroje ne Xhennetet e perjetshme!!!

    www.twbh.com
    Pershtati : Sedat Gani Islami
    enjte (pas jacise)
    Brunei Darussalam
    forum-islamik.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:54
    A known mistake is better than an unknown truth.

  19. #57
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Dijetari Dhe Studenti



    Një dijetar e pyeti studentin e tij: Sa vite u bën që më shoqëron mua?
    Studenti: 33 vite.
    Dijetari: ?farë ke mësuar prej meje gjate kësaj kohe?
    Studenti: Kam mësuar tetë gjëra.
    Dijetari: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!- tha i çuditur. Me kaloi jeta me ty ndërsa ti nuk ke mësuar me shume se tete gjera.
    Studenti: Nuk kam mësuar tjera dhe nuk dua te gënjejë.
    Dijetari: Atëherë m'i thuaj ato tete gjera qe paske mësuar prej meje!
    Studenti:
    -I-
    Vrojtova dhe shikova me kujdes ne krijesa dhe pashe se secili prej tyre ka nga një te dashur por kur te shkoje tek varrezat i dashuri ndahet prej tij/saj, kështu qe unë te dashur caktova veprat e mira qe kur te hyje ne varr edhe ato te hyjnë me mua.
    -II-
    þ Analizova thënien e Allahut: E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 41. Xhenneti është vendi i tij". (en-Naziat, 40-41), kështu qe dhashë mund e derdha energji për ta larguar epshin ne mënyrë qe shpirti im te përqendrohet ne adhurim për Allahun.
    -III-
    Pashe se njerëzit qe kishin gjera te çmuara dhe me vlere i ruanin ato qe te mos humbnin. Pastaj meditova fjalën e Allahun: Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme...". (en-Nahl, 96), kështu qe sa here qe ne dorën time binte ndonjë e mire e drejtoja kah Allahu qe te ruhet tek Ai.
    -IV-
    þ Shikova ne krijesa kur ja pashe se tere ata mburreshin me pasuri, familje ose prejardhje, pastaj shqyrtova fjalën e Allahut: ...e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), ". (el-Huxhurat, 13), kështu qe iu qasa devotshmërisë qe te jem i ndershëm tek Allahu.
    -V-
    Pashe se njerëzit fyenin dhe mallkonin njeri tjetrin dhe tere këtë si shkak i zilise-smirës (hasedit). Meditova fjalën e Allahut: ... Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë...". (ez-Zuhruf, 32), kështu qe e braktisa zilinë ngase u binda se ndarja e dhuntive behet nga Allahu i Madhëruar.
    -VI-
    þ Pashe njerëzit duke armiqësuar, bërë padrejtësi dhe luftuar njeri tjetrin. Shikova fjalën e Allahut: Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik...". (Fatir, 6), kështu qe braktisa armiqësinë ndaj njerëzve dhe fillova te ushtroj armiqësinë time vetëm ndaj djallit.þ þ
    -VII-
    þPashe se njerëzit për ta fituar idaren (furnizimin) bënin çdo gjë, madje edhe gjera te paligjshme. Shikova thënien e Allahut: Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj...". (Hud, 6), kështu qe u binda se unë jam një prej këtyre gjallesave te shumta qe Allahu ka përsipër furnizimin e tyre kështu qe furnizimin tim qe kam tek Ai e lashë (i bindur se do ta arrije atë ne mënyrë te ligjshme).
    -VIII-
    þShikova krijesat dhe pashe se secili prej tyre mbështetej ne një krijese te ngjashme me te; ky për pasurinë e tij, ky për gjënë e humbur te tij, ky për shëndetin e tij, ky për qendrën e tij…Pastaj iu referova fjalës se Allahut: ...Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij...". (et-Talak, 3), kështu qe i ika mbështetjes ne krijesa dhe punova ne drejtim te mbështetjes vetëm ne Allahun e Madhëruar!
    ***
    Mësuesi: Allahu të bekoftë!
    ***
    Burimi: http://www.almualem.net/saboora/showthread.php?t=19173
    Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI

    forum-islamik.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:54
    A known mistake is better than an unknown truth.

  20. #58
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Ja Se Cfare Beri Plaku Me Kur'an



    Ky plak në të 80-tatë filloi ta mësonte Kur'anin përmendësh. Tregimi i tij fillon me shkuarjen e tij në Xhaminë e Pejgamberit, alejhi's selam me kërkesën: Dua ta mësoj Kur'anin përmendësh! Një mësues në xhami, i ngarkuar me këtë detyre iu drejtua me butësi dhe respekt për moshën e tij: O prindi im, ti je i shtyrë në moshë dhe nuk mund ta mbash mend atë por ulu dhe dëgjoje.
    Unë dua te mësoj përmendësh- insistoi plaku.
    Atëherë lexo- tha mësuesi i Kur'anit.
    Unë nuk di te lexoj por fillo se pari e m'i mëso shkronjat- tha plaku.
    Mësuesi filloi t'ia mësonte shkronjat nga e para dhe, siç rrëfen autori i tregimit, ai mësonte shkronjat sikur fëmija ne klasën e pare por cili ishte rezultati? Pas pese vitesh pune te palodhshme plaku 85 vjeçar mësoi tërë Kur'anin përmendësh.
    Ja kështu kur dashuria për adhurim ta përshkojë zemrën e muslimanit atëherë zhduken të gjitha pengesat në rrugën e tij. Ky plak jo vetëm që ua dha një mësim pleqve të kohës së tij por ua dha edhe të rinjve se mësimi përmendësh i Kur'anit i lehtësohet çdokujt që i qaset kësaj pune, dhe: A ka kush që garon këtë plak bujar?
    Sultan el-Umerijj,
    www.denana.com
    Përshtati ne shqip: Sedat G. ISLAMI
    20-7-2007, e xhuma

    forum-islamik.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:55
    A known mistake is better than an unknown truth.

  21. #59
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Cfare E Shtyri Kete Femije Te Falet Naten



    Ebu Jezid el Bestami u ngrit të falë namaz nate kur ja e pa fëmijën e tij te vogël pranë. Meqë ishte i vogël, nata ishte e ftohte dhe pagjumësia ishte e vështirë, e mëshiroi dhe i tha:
    O biri i babait, fle ngase nata është e gjate.
    E perse ti u ngrite te falesh- ia ktheu djaloshi.
    O biri im, mua me duhet te ngrihem ngase kështu ka kërkuar preje meje Allahu- shtoi Ebu Jezidi.
    Kam mbajtur mend një ajet kur'anor -u arsyetua fëmija- ku Allahu thotë:
    20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj.". (el Muzzemmil, 20)
    …tash po të pyes: Kush janë ata qe u falen me Muhammedin, alejhi's selam?- pyeti fëmija.
    Janë shokët e tij - iu përgjigj Ebu Jezidi.
    Nëse kështu qenka puna atëherë mos me privo nga nderi i shoqërimit tënd për adhurimin për Allahun.
    Ebu Jezidi i mahnitur tha: O biri im, ti je ende fëmijë dhe nuk ke arritur moshën madhore?!
    O babai im, unë e kam pare nene time kur donte ta ndezte zjarrin fillonte me drunjte e vegjël ne mënyrë qe te ndezën edhe te mëdhenjtë- u justifikua fëmija. Kam frike se ndoshta Allahu ne Ditën e Llogarisë do te filloj se pari prej neve te vegjëlve nëse ne nuk e adhurojmë Atë.
    Babait iu mbushen sytë lot nga frika prej Allahut, e lejoi te birin te falej me te dhe i tha: Ngrihu o biri im e falu ngase ti ke me shume merita tek Allahu se sa unë.
    ***
    ?ështja e namazit te natës është duke përjetuar një kurbet te vërtetë tek muslimanët. Të rrallë dhe te pakte janë ata qe e falin namazin e natës ndërsa i dashuri jone, Muhammedi, alejhi's selam na ka porositur:
    Faleni namazin e nates ngase ai ehte tradite e njerëzve te mire para jush, ehte afrim tek Allahu, ndalese nga mëkatet, shlyerje e te këqijave dhe largues i sëmundjes nga trupi". (Hadithin e transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani hadithin e ka cilësuar autentik)
    Pejgamberi, alejhi's selam, edhe pse i ishin falur te gjitha mëkatet, falej tere natën saqë edhe këmbët nga qëndrimi i gjate ne namaz i ishin ënjtur. Falej madje edhe kur ishte i sëmure. Kjo jo për tjetër por për rëndësinë dhe shpërblimin e madh që ka falja e namazit te natës. Ndërsa ne; te forte, te shëndoshë, por prape namazin e natës e kemi lënë anash dhe përtojmë, edhe pse kemi mëkate te shumta.
    Pejgamberi, alejhi's selam nxiste dhe stimulonte shokët e vet për faljen e namazit te natës. Abdullah b. Umeri, Allahu qofte i kënaqur me të dy, transmeton se Pejgamberi, alejhi's selam i kishte thënë:
    Njeri i mirë është Abdullahu sikur të falej edhe natën". (Transmetim unanim)
    Ebu Malik el Esh'arijj transmeton se Muhammedi, alejhi's selam ka thënë:
    Në Xhennet ka dhoma, brendësia e të cilave duke nga jashtë dhe anasjelltas, të cilat i ka përgatitur Allahu per ata që japin ushqim, flasin butë, përcjellin agjërimin dhe falen natën kur njerëzit janë fjetur".
    Vëlla musliman!
    Dije se namazi i natës ka një kënaqësi te madhe, për hire të së cilës të parët tanë gëzoheshin kur vinte nata për te falur namaz dhe pikëlloheshin kur shkonte ajo e humbnin lezetin dhe kënaqësinë e atij adhurimi. Ali b. Bekari ka thënë: Ka dyzet vite që përveç lindjes së diellit asgjë nuk më pikëllon.
    Ebu Hazimi ka thënë: Asnjë natë nuk kam mundur të ngopem me kënaqësinë e namazit të natës.
    E lusim Allahun që të na bëjë neve dhe juve prej atyre që falin namaz nate dhe shijojnë kënaqësinë e tij.
    Cituar nga: Kisasun min hajati's selef
    www.denana.com
    Përshtati ne shqip:
    Sedat Gani Islami

    forum-islamik.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:55
    A known mistake is better than an unknown truth.

  22. #60
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Burri im i dashur

    Mbase ndonjëherë do mund të mendosh se ke bërë një gabim që më ke zgjedhur për bashkëshorte të jetës, dhe kjo mund të të pengoj në bashkëveprimet ditore që i kemi. Me kohë frikohem se dashuria jote do të shndërrohet në urrejtje, durimi yt do të kaloj në zemërim dhe situata e qetë mes nesh do zbehet.

    Burri im i dAshur

    Ndoshta kur jeta kalon në fazën e ndezur me tensione dhe gjen veten i zënë me shumë punë, ndodh që nuk do kesh kohë për mua, dhe kohën që do duhej ta kaloje me mua do humbiste. Me një sinqeritet do jap aq sa mundem që të bej të lumtur në jetë. Por a nuk është e drejtë që edhe unë të kem përkujdesjen tënde? Do të shikoj të jem e vëmendshme, por kam frikë se në sytë e tu mund të duket e padrejtë dhe e gabuar. Pra më fal dhe më buzëqesh, ashtu siç e përshkruante të Dërguarin Sallahu alejhi ue selem Nëna e besimtarëve Aisha radiuallahu anha.

    Dhe në këtë mënyrë, shpresoj se do të më vlerësosh për virtytet e tjera që i kam. A nuk ka thënë Allahu në Kur’an, Ai, i Cili na bashkoi në martesë dhe vendosi dashurinë në zemrat tona:

    O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t'i shtrëngoni për t'u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që all-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.(4:19)

    Po ashtu i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Më i ploti besimtar me iman është ai që është më i mirë në moral kurse më të sjellshmit prej jush janë ata që janë më të sjellshëm ndaj grave të tyre”. (Tirmidhiu)

    Burri im i dashur

    Duhet ta dish qe nuk ka krijesë njerëzore që nuk gabon, vetëm Allahu i Përjetshmi është i Përkryer

    Nuk është e drejte për ty apo për mua që thjeshte t’ia marrim gabimet dhe të metat njeri tjetrit në llogarinë tonë, derisa të metat tona t’i lëmë anash. Do mundohem të jem një bashkëshorte besnike ndaj teje, dhe të dëgjoj gjithmonë, por shpresoj se do më falesh dhe harrosh kur gaboj.


    I kam lënë prindërit dhe vëllezërit e motrat e dashura që të jem me ty, Dua që të ma mbushësh zemrën me dashuri. Të më dashurosh si një rrebesh shiu. Nuk dyshoj aspak që të kam zgjedhur bashkëshort. E çmoj devotshmërinë tënde çdo ditë dhe devotshmëria jote të bën të dukesh si njeriu më i mirë për mua.


    Më kujtohet ngjarja e shoqëruesit të resulullahut (Salallahu alejhi ue selem) Ali bin thalib ( Radiallahu anhu) kur është pyetur nga një njeri “ E kam një vajzë, me kënd ta martoj? Aliu r.a iu përgjigj” Ajo duhet ta martoj njeriun që ka devotshmëri në zemrën e tij, nëse ky njeri e do atë, ai do e shkëlqej atë, por nëse nuk e do, nuk do ta lëndoj asnjëherë.” Ne fakt ti je ky . Elhamdulilah, Burri im i dashur dashuria jote më bën të ndjehem si gruaja më e lumtur në botë.

    Ndofta kur ndodhemi para një situate te vështirë për shkak të gabimeve të mia, dhe në këtë moment ti do dëshiroje të kishe një grua më të mirë. Të lutem bëhu i ndërgjegjshëm, egoizmi dhe moskujdesi yt mund të drejtoj në sjellje jo të mira. Të lutem mi përmirëso gabimet e mia me butësi dhe mirëkuptim, mos u bën i ashpër ndaj meje.

    Nëse sheh ndonje te metë në anën time kujtoje mesazhin e Resulullahut s.a.w.s drejtuar neve.

    "Le të mos e urrejë besimtari besimtaren. Nëse ndonjë gjë nga ajo nuk i pëlqen, ndoshta mund të i pëlqeje diçka tjetër”. ( Muslimi)

    Burri im i dashur,

    Të lutem të kërkosh riskun në hallall sepse Burri duhet të marr përgjegjësinë mbi familjen e tij të dashur.,

    A nuk na ka mësuar i dërguari s.a.w.s, kur ka pyetur Muavije ibn Hajde r.a. i Dërguari i All-llahut, çfarë detyra ka secili prej nesh ndaj gruas së vet?” (Pejgamberi) Tha:

    “Ta ushqesh kur të ushqehesh vetë, ta veshmbathësh kur këtë e bënë për vete, mos ta mallkosh dhe mos ta lësh vetëm askund përveç në shtëpi”. (Hadith hasen, transmeton Ebu Davudi i cili thotë: “Mos e qorto” e ka kuptimin: mos i thuaj “All-llahu të shëmtoftë”) që do të thotë se burri duhet të përmbush nevojat për familjen e tij

    Mos u bën i ashpër ndaj meje, sepse Resulullahu s.a.w.s. nuk ka qene asnjëherë i ashpër ndaj grave te tij.

    Burri im i dashur

    Me kujtohet një hadith nga Resulullahu s.a.w.s “ “Kjo botë është dëfrim kurse dëfrimi më i mirë i saj është gruaja e ndershme”. (Muslimi) Do mundohem te jem thesari yt me i madh, ashtu si unë e ndjej se ti je thesari im më i madh

    Burri im i dashur

    A e di shpërblimin qe do marrësh nga Allahu ne ahiret? A e di se cili është shpërblimi për ata qe sillen drejtë ndaj grave të tyre? Shiko me sy,zemër dhe kuptoje këtë hadith:” Ata qe jane te drejte, ne diten e gjykimit do te marrin fronin prej drite. Ata jane njerë te drejte, me deliresine e tyre ndaj grave te tyre dhe njerëzve per te cilet jane pergjegjes". ( Muslimi)


    Lus të jesh njëri prej tyre, dhe unë të jem mbretëresha në pallatin tënd të bukur.

    Po mundohem të jem thesari yt më i çmueshëm ne dynja dhe ne ahiret.

    Kur te jesh i lirë, më mëso me diturinë qe Allahu të ka falur. Nëse nuk ke kohë, më lejo të përfitoj diturinë e Islamit në ndonjë mënyrë tjetër.

    Sidoqoftë, unë nuk do harroj përgjegjësinë që kam si grua, ashtu që më vonë të jem një mësuese për djemtë dhe vajzat tua. A nuk është nëna mësuesja e parë për djemtë dhe vajzat e saj?

    Do dëshiroja ti mësonim fëmijët tanë se bashku ashtu qe te jene bartës te flamurit dhe te jene ne mesin e mutakineve. Dua te jem një grua besimtare e cila do te sjell familjen time ne xhenet.

    O Allah i Vetmi qe nuk ke shok

    Ti je dëshmitar ne këtë lidhje martesore, Kam rene ne dashuri me bashkëshortin tim, bere këtë dashuri ndaj tij ashtu qe te përforcoj dashurinë ndaj Teje, Por, lutem po ashtu qe dashuria ime ndaj tij te mos e kaloj dashurinë ndaj Teje. Beje këtë dashuri kuptimplote.

    Me mbroj zemrën time ashtu qe te mos te te harroj kurrë. Beje këtë dashuri për mua ashtu qe te mos kaloj dashurinë qe ai ka ndaj Teje, dhe bere shehid për hir Tendin, Beje dashurinë dhe lutjen e tij ndaj meje ashtu qe te mos e harroj xhenetin. Nëse dashuria ime ndaj tij me bën qe te harroj, me përkujto dhe me udhëzo, mos me bën prej te humburve.

    O Allah i mbushur me dashuri, i Cili dhuron Butësi

    Ti e di nëse zemrat tona janë ne pajtueshmëri dhe se mund ta duam njeri tjetrin. Na bej robër te dëgjueshëm ndaj Teje. Na bej qe ta mbrojmë se bashku ligjin Tënd. Bëje këtë lidhje të fortë. Bëje këtë dashuri të përhershme. Na udhëzo në rrugë të drejtë. Na i mbush zemrat me dritën Tënde e cila asnjëherë nuk shuhet. Na i zgjero zemrat me iman dhe zbukuroje të dorëzuar në rrugën Tënde. Amin ja rabil alemin

    Gruaja yte

    Shkruar nga Motra Dina istova

    Përktheu Naim Berisha
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 më 11:57

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •