BEFASIA
FEMIJERIA E IBRAHIMIT
Ishte nje femije i zgjuar dhe i gjalle. Mirepo, nuk kishte mundesi per t’u shkolluar. Babai i vdiq kur i kishte tre vjet. Rronte nje jete te mjerueshme, e ate e ushqente nena e vet, e cila edhe kujdesej per te. Punonte ne shtepi, duke tjerr lesh, te cilin pastaj do ta shiste ne treg, ne menyre qe te kishte mundesi qe nga disa derhem te fituar te bleje ushqim per vete dhe Ibrahimin. E gjora nene, nuk e dinte rendesine e diturise, se nuk ishte grua e ditur. E tere vemendja e saj ishte perqendruar ne ate qe te tjerre sa me shume lesh, qe te mund te fitonte per tesha dhe ushqim per vete dhe djalin e saj, Ibrahimin. Ndonjehere i shikonte femijet e fqinjeve si shkonin ne shkolle qe te mesonin shkrimin dhe leximin. Por, fare nuk kishte menduar qe ta dergonte djalin e saj ne shkolle qe atje te mesoje diq. Ibrahimi rritej dhe i kishte mbushur gjashte vjet. Nevojat e shtepise rriteshin e me to edhe nevojat e Ibrahimit. I duhej me teper veshmbadhje, tesha dhe ushqim. Per kete gje nena i tha: “Ibrahim, qfare mendon, te punesohesh ne menyre qe te fitosh diq?” Ibrahimi nuk e kundershtoi nenen e vet, se ishte shume besnik dhe i degjueshem. i tha asaj: “Si te thuash nene!”
Te nesermen, shkuan tek nje tregtar dhe nena kerkoi nga ai duke e lutur qe ta punesoje djalin e saj Ibrahimin si ndihmes. Tregtari e pranoi me kusht qe Ibrahimi te jete punetore i zellshem dhe i sinqerte. Ajo iu pergjigj: “Djali im eshte rritur ne duarte e mia, i edukuar me dashuri ndaj punes dhe respektit!” Tregtari i besoi, keshtu qe Ibrahimit ia dha qelesat e dyqanit te tij te madh dhe kerkoi nga ai qe qdo dite te vije heret ne mengjes e ta pastroje dyqanin dhe ta rendite mallin.
Ibrahimi me gezim e pranoi punen, dhe pa u lodhur punonte. Per fat te keq, tregtari ishte shume koprrac, dhe per qdo jave Ibrahimit i jepte nga nje derhem. Nje derhem nuk ishte i mjaftueshem per ushqimin, pijet dhe teshat e Ibrahimit. Per kete arsye Ibrahimi iu ankua nenes se tij per koprracine e tregtarit. Nena i tha se duhet te kete durim gjersa te mesoje zanatin e pastaj tregtari do t’ia rrise pagen.
Kishte kaluar nje vit, e tregtari Ibrahimit i jepte ende meditje te njejte ā€“ nje derhem ne jave. Ibrahimi kishte vendosur ta leshoje ate tregtar dhe te kerkoje pune tjeter. Askush nuk deshironte ta pranonte, se tragtari u ishte kercenuar tregtareve te tjere duke u thene: “Ibrahimi eshte argat i imi! Kush e pranon ne pune, do ta nderpreje bashkepunimin me te dhe asnjehere s’do te flase me te!”
Tregtaret ishin frikesuar nga ky kercenim, prandaj refuzonin qe ta punesonin Ibrahimin. Keshtu qe Ibrahimi kishte ngelur pa pune dhe rrinte ne shtepi i merzitur dhe plot brenga.
MESIMET NE XHAMI
Ibrahimi e kishte shprehi te shkonte ne xhami per ta falur namazin. Para xhamise, qdo dite pas namazit te drekes mbaheshin ligjeratat. Ibrahimi pas namazit, me vemendje e degjonte ligjeraten e dijetarit, keshtu qe e perbinte qdo fjale te tij ne lidhje me respektin ndaj prinderve, dashurise ndaj punes dhe deshires se qdo njeriu ta fitoje buken e vet. All-llahu xh.sh i ka urdheruar roberit e Tij qe te punojne dhe te fitojne per te jetuar, e jo te rrine pa pune.
Nje dite, derisa po dilte nga xhamia, Ibrahimi filloi te mendonte per mesimet qe i jepte dijetari ne lidhej me punen dhe fitimin, ndaj e pyeti veten: “Une po rri si dembel e si mund te kem diq nese nuk fitoj ā€“ me duhet te punoj! U mundova te gjeja pune, mirepo tregtaret me refuzonin sa here qe kerkoja pune prej tyre.” Pastaj ne mendime u kthye nga ligjerata e dijetarit dhe mendoi se nuk eshte duke u munduar sa duhet. Mendonte se duhet te shkonte ne ndonje qytet tjeter, kur ne qytetin e tij te gjitha dyert i kishte te mbyllura. Bisedoi me nenen e vet dhe ia tregoi asaj vendosmerine e tij per te shkuar ne ndonje qytet tjeter per te kerkuar pune. Mirepo, nena e tij kishte frike per te, se ende ishte i vogel. Ibrahimi e bindi ate se eshte i afte te punoje jashte qytetit te tij dhe se nuk ka nevoje te merzitet per te. Nena e tij asesi te vendoste qe ta lejonte ate ta leshoje qytetin. Si te ndahej nga ai? Mirepo kur iu kujtua se si tregtaret jane sjelle ndaj Ibrahimit ne menyre te padrejte dhe kishin refuzuar qe ta punesojne ate, ne fund u desh te pranonte qe djali i saj te shkoje ne ndonje qytet tjeter per te punuar.
KERKIMI I PUNES NE NJE QYTET TJETER
Ibrahimi e caktoi diten e udhetimit dhe e luti nenen qe t’i pergatiste ushqim per rruge, per disa dite. Kur erdhi momenti i shkuarjes, e mori ushqimin per rruge, e kerkoi hallallin e nenes dhe kerkoi nga ajo qe ta luse All-llahun xh.sh. per te. E leshoi qytetin e vet dhe shkoi ne drejtim te panjohur.
Udhetoi tere diten, aty-ketu pushonte nga pak nen hijen e lisave, hante dhe falte namaz dhe i lutej All-llahut xh.sh. qe te ndihmonte ne realizimin e qellimit te vet. Kthehej neper fshatra dhe kerkonte pune, mirepo per fat te keq, nuk gjente asgje, keshtu qe detyrohej te shkonte me tutje. Kaluan tri dite. Ibrahimi e harxhoi tere ushqimin e vet dhe e kishte humbur shpresen se do te gjente pune, ndaj ishte i deshperuar. Shpesh i binte ndermend ate qe e kishte ndegjuar nga dijetari ne xhami qe duhet te jete i vendosur dhe te vazhdoje te kerkoje pune. Kur fjeti ne hijen e nje lisi, pasi qe ishte i raskapitur nga rrugetimi i gjate dhe mungesa e ushqimit, erdhi nje njeri me disa dele dhe vendosi qe edhe ai te pushoje nen hijen e atij lisi te madh. E verejti Ibrahimin duke fjetur, u ul praen tij dhe nxori diq nga ushqimi per te ngrene. Ibrahimi u zgjua i frikesuar nga blegerima e dhenve. Mirepo njeriu i dha selam me butesi ne menyre qe ta qetesonte. Ibrahimi u qetesua, e njeriu e thirri qe te haje se bashku me te. Ibrahimi ishte i uritur keshtu qe i erdhi mire. Bariu pas kesaj u ngrit te mjele delet dhe i dha Ibrahimit qumesht e ky iu falenderua ngrohtesisht per te gjitha keto. Njeriu e pyeti Ibrahimin se nga po shkonte, e ky te gjitha ia tregoi me rend. Njeriu buzeqeshi dhe tha: “Mos u merzite, nese do pune do ta gjesh ate tek une, e une do te paguaj mire!” Ibrahimi i befasuar e pyeti se qfare pune eshte ajo, e njeriu iu pergjigj se duhet t’i ruaj delet. Ibrahimi iu gezua kesaj pune, e sidomos per ate se do te punonte tek ky njeri i mire dhe zemergjere. E pranoi punen me gjithe zemer dhe shkoi me ate njeri ne fshatin e tij. U vendos tek ai, e qysh te nesermen e mori nje kope te vogel qe t’i ruante ne nje livadh. I ruante delet neper kodra dhe lugina, e para mbremjes kthehej ne shtepi.
Ibrahimi ishte punetor i ndergjegjshem. Punet e veta prej bariu i kryente me nder dhe zell, edhe pse duhej ruajtur delet nga ujqit e uritur.
Aty e kishte gjetur fatin dhe rehatine. Rashidi, per te cilin punonte Ibrahimi, ishte shume i drejte me te, ndersa punen mire ia pagunte. Me Ibrahimin sillej sikur me djemte e tij. Ibrahimi Rashidin e konsideronte si baba, ndaj e kishte harruar qytetin e tij. Megjithate shpesh here i kujtohej nena dhe deshironte qe edhe ajo te jete me te, ne menyre qe te kenaqej edhe ajo me gjithe keto te mira qe i kishte.
Kishin kaluar tri vite qe kur Ibrahimi ishte tek Rashidi. Kopeja e Rashidit ishte rritur. Por, Ibrahimi deshironte ta shihte nenen e vet, ndaj kerkoi leje nga Rashidi qe ta vizitoje ate. Ai iu pergjigj: “Nuk ka problem, shko dhe vizitoje nenen tende. Rri atje nje muaj, e pastaj kthehu se me duhesh. Ne ty kam shume besim!” Ibrahimi i premtoi se do te kthehej.
KTHIMI NE SHTEPI
Si pjese te fitimit te cilen e kishte merituar duke punuar tre vjet tek Rashidi, Ibrahimi i mori me vete disa dele. Pjesen tjeter te mbetur te deleve e la te Rashidi , si amanet se do te kthehej. U pershendet me te dhe shkoi ne shtepi tek nena e vet.
Keshtu Ibrahimi arriti ne shtepi me delet e veta dhe diqka prej te hollave ne xhep. Nena iu gezua shume, sepse kishte filluar te pyeste veten se ne mos i kishte ndodhur diq atij, se mos kishte pesuar dikund ose ka vdekur? Asnjehere, prej se kishte shkuar, nuk kishte marre asnje lajm. Per kete arsye, gezimi i saj tani ishte i papershkruar. E perqafoi dhe i tha: “Shume me ke munguar dhe per kete isha brengosur dhe merzitur. Mos u largo me nga une.”
Ibrahimi i tha: “Nene kam punuar tek nje njeri i mire dhe zemergjere. Ishte njeri shume fisnik, dhe shume mire me paguante, e tek ai kam lene edhe njehere kaq sa i kam sjelle ne shtepi prej deleve dhe i kam premtuar se do te kthehem!”
Nena e nderpreu: “Sado qe ti te me flasesh per nderin dhe per fisnikerine e Rashidit, nuk dua qe perseri te shkosh se nuk do te mund te duroj edhe nje ndarje me ty!”
Ibrahimi e degjoi nenen e tij dhe vendosi qe te mos kthehet tek Rashidi. E pyeti se qfare do te punonte ketu, e nena i tha: “Puno qfare te duash, shko ne treg dhe shiti keto dele. Bleje nje gomar dhe shfrytezoje per bartje, puno si hamall.”
Ibrahimi veproi ashtu siq i tha e ema, dhe filloi te punoje si hamall.
Nje pjese te fitimit e shpenzonte per vete dhe nenen e tij e pjesen tjeter e kursente. Nga kursimi e kishte blere nje shtepi e pastaj u martua.
Puna e tij ishte t’ua barte njerezve gjerat e tyre ose grurin gjer ne mulli.
FAMILJA E IBRAHIMIT
Numri i anetareve te familjes se Ibrahimit shtohej, keshtu qe pas dhjete vjet martese i kishte pese femije, e me te dhe gruan e tij jetonte edhe nena e tij. Harxhimet per ushqim, tesha dhe per shkollimin e femijeve shtoheshin.
Ibrahimi ishte i vendosur qe femijet e tij te jene te ditur, qe te mos jetojne si ai pa shkolle dhe injorante. Prandaj duhej siguruar femijeve te vet qdo gje qe ishte e nevojshme per mesim, si dhe ushqimin dhe veshje.
Nje dite gjersa shkonte me gomarin e vet te ngarkuar me thaes te rende me grure, duke e detyruar te ecte me shpejte, gomari u rrezua, ra ne toke dhe shume shpejt ngordhi. Ibrahimi u merzite shume, dhe filloj te mendoj se qfare do te bente tani kur nuk e ka gomarin, e nuk ka as para te kursyera qe te mund ta blente tjetrin. Erdhi ne shtepi, i merzitur dhe i zhgenjyer me lot ne sy. Duhej ta ushqente familjen, e nuk mund te fitonte. Nuk dilte nga shtepia, kurse femijet e tij i kishte kapluar frika, se babai i tyre tanime ishte i varfer.
Kur e pa ne kete gjendje, nena e tij plake iu drejtua me keto fjale: “Ibrahim, biri im, perse rri keshtu si grua? Asnjehere nuk te kam pare keshtu te pashprese dhe te papune, e te mos dalesh nga kjo situate. Shko te kerkosh pune!”
Ibrahimi iu pergjigj: “Qfare te bej, kur gomari me te cilin kam punuar dhe kam fituar, me ka ngordhur. Ku do ta marr tjetrin?”
“Duhet te besh qmos per te fituar, e jot e rrijsh dhe te vajtosh. A nuk te kujtohet kur si femije shkove ne nje vend tjeter per te kerkuar pune? E tani je burre i forte dhe ke familje te madhe mundesh pa punuar? Femijet i ke te uritur!” Ketu Ibrahimit iu kujtua Rashidi dhe delet e veta te cilat i kishte lene tek ai. Menjehere u ngrit, duke shpresuar se mendimi i tij ndoshta realizohet, I tha nenes: “Do te shkoj perseri tek Rashidi, tani m’u kujtua, delet e mia jane tek ai. Nese mi kthen ato do te mund te bleje nje gomar!” Nena i tha atij: “Tani te ra ndermend Rashidi dhe delet e tua? Qdo gje mund te kete ndryshuar pas gjithe ketyre viteve. Si do te mund t’i thuash se pas gjithe ketyre viteve ti ke dele tek ai? Kush e di, ndoshta edhe ka vdekur. Mendo diqka tjeter!”
Pas kesaj, Ibrahimi u ul i brengosur, duke humbur shpresen.
BEFASIA
Ate nate Ibrahimi nuk mund te flinte. Plot brenga dhe merzi te madhe, mendonte se qka do t’u jepte femijeve te vet neser per te ngrene. Sa e kishte kapluar gjumi, iu paraqiten para syve te tij delet te cilat i kishte lene tek Rashidi ā€“ sikur blegeronin per rreth tij dhe e therrisnin qe t’i merrte ato. I gezuar mendonte se si do ta perqafonte njehere nje qengje pastaj tjetrin. Mirepo, per fat te tij te keq kjo ishte vetem nje enderr. Tere naten kur zgjohej ishte me brenga, e nese e kaplonte gjumi perseri ne enderr e therrisnin delet.
Ne mengjes vendosi te shkonte ne fshatin e Rashidit. Kerkoi leje nga nena e tij, u pershendet me gruan dhe femijet e tij dhe u nis per ne rruge. Pasi qe fshati ishte zhvilluar dhe ishte ndryshuar shume, filloi te pyeste per Rashidin. Atje kishte arritur pas tri ditesh. Kur erdhi te shtepia e Rashidit, kur ja, Rashidi. Rashidi rrinte ne nje kodrine dhe i shikonte delet e veta, te cilat e kishin mbushur luginen. Ibrahimi iu afrua, i dha selam dhe i tha: “Zoteri, une jam Ibrahimi a po me njihni?”
Rashidi ne kete iu pergjigj: “Mire se vjen! Shume mire me kujtohesh!”
Ibrahimi vazhdoi: “A ju kujtohet zoteri, se tek ju i pata lene disa dele. Tani me duhen!”
Rashidi buzeqeshi dhe e pyeti: “Pse shkove e me nuk u ktheve, e me pate premtuar se do te kthehesh?”
Ibrahimi iu pergjigj: “E degjova nenen, e ajo nuk me lejoi te kthehem. Kerkoi te mbetem me te. E degjova dhe mbeta me te. Tani kam ardhur tek ju qe te m’i ktheni delet e mia, All-llahu te dhente qdo te mire!”
Rashidi i tha: “Shiko ne kete lugine dhe me thuaj se qfare po sheh!”
Ibrahimi i tha: “Delet tuaja!”
E Rashidi i tha: “Ato jane te tuat. Merri dhe shko ne shtepi!”
Ibrahimi iu pergjegj: “Une i kerkoj vetem delet e mia. Ishin kater apo tri dele, ju mua me thoni: “Merri delet te cilat e kane mbushur tere kete lugine!” Ibrahimi tha: “Q’eshte me ju, mesuesi im?! A me perqeshni?”
Rashidi iu pergjigj seriozisht: “ E them te verteten, asnjehere askend s’e kam perqeshur, e as ty tani. Keto jane delet e tua. Jane rritur dhe jane shtuar e tani jane keto te gjitha qe po i sheh. I kam ruajtur dhe jam kujdesur per ty, se ndoshta nje dite kthehesh dhe i merr ato. E falenderoj All-llahun, ke ardhur ne momentin e duhur! Biri im, tani jam shume plak dhe kasha frike se do te vdes para se t’i kthej delet. Merri delet dhe kthehu, All-llahu te ndihmofte. Kthehu, Zoti te bekofte!”
Ibrahimi ishte shume i gezuar dhe falenderues ndaj tij.
“Keto dele vlejne me mija dinare. Falenderimi dhe lavderimi i takon All-llahut, jam bere shume i pasur! Femijet do te jene te lumtur kur do te me shohin. Ende ka ne kete bote njerez te mire dhe te ndershem. I falenderuar qofte All-llahu!”
MESIMET E TREGIMIT
1. Femija musliman duhet t’I nenshtrohet nenes se vet, si shperblim per mundin qe ajo ka dhene per te.
2. Rinia muslimane duhet te inkuadrohet neper seksione dhe shoqata neper xhamia ne te cilat mesohen diturite dhe leximi I Kur’anit.
3. Duhet t’u bejme mire te varferve dhe skamnoreve, sikur qe kete e kishte bere bariu me Ibrahimin, kur e kishte gjetur nen lis.
4. muslimani nuk duhet ta keqperdore besimin qe I eshte dhene, por duhet te kete vetebesim ne vete, sikur qe kishte Ibrahimi ne punen e tij si bari.
5. Myslimani duhet ta fitoje buken e tij ne menyre hallall, po qofte edhe nese duhet dhene mund te madh. Muslimani nuk guxon te jete I kenaqur me fitimin haram.
6. I riu musliman nuk guxon te udhetoje e ta lere nenen vetem, nese ajo nuk e lejon kete.
7. Muslimani asnjehere nuk e humb shpresen. Ai qdo here duhet t’I mbeshtetet All-llahut te Lartesuar dhe nuk guxon te jete dembel.
8. Muslimani nuk guxon te haje pasurine e te tjereve ne menyre te palejuar, por te veproje ashtu siq veproi Rashidi.
9. Kur muslimani fiton shume pasuri, kjo nuk guxon ta mashtroje, por duhet ta falenderoje All-llahun, sikur qe kishte vepruar Ibrahimi kur Rashidi ia dha nje kope te madhe me dele.
Krijoni Kontakt