Close
Faqja 21 prej 26 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 260
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e g.gerguri
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    23
    Si e pranuan All-llahun tre amerikane
    ________________________________________
    “Dy ditė pas 9 Shtatorit 2001 njė i ri e sulmoi atė nė njė shitore duke e konsideruar pėr Arabe. Ai e gjuajti karrocėn e tij mbi tė dhe raftet qė ishin pranė saj u rrėzuan mbi tė duke e lėnduar rėndė nė kokė, fytyrė, kėmbė e shpinė. Kur ai u arrestua nga autoritetet, ajo i dha atij dy opcione: ose tė ballafaqohej me ndjekjen penale ose tė ndiqte dhjetė ligjėrata rreth Islamit. Ai e zgjodhi tė dytėn dhe gjashtė muaj mė vonė e pranoi Allahun…”
    Fillimet e mia

    Mė pėlqen shumė ti lexoj rrėfimet e tė kthyerve tek Allahu. Ėshtė magjepse pėr mua tė di se si njerėzit e njohin dashurinė e Allahut dhe rrugėn e jetesės nė Islam, dhe se si shumė njerėz vijnė nė pėrfundim se Islami ėshtė e Vėrteta e vetme midis shumė mėnyrave tė tė jetuarit. Kjo ėshtė njė mrekulli nė besimin tone.
    Kam lindur dhe jam rritur nė West Virginia nė njė familje kristiane.
    Gjėja e vetme qė mė mbushte me dashuri nė kėtė botė ishte flauta ime, muzika ime dhe mėsuesit e mi tė muzikės. Motrat e mia mė tė mėdha nuk kishin kohė pėr mua. Ndėrsa nėna ime ishte njė punėtore sociale e cila shpėtonte jetėrat e fėmijėve tė hendikepuar apo me ngecje mentale. Mirėpo mbase ajo nuk mundi ti shpėtonte tė gjithė fėmijėt e botės, kėshtuqė dikush duhej tė mbijetonte vetvetiu, pra thėnė thelbėsisht unė e rrita vetė vetveten. Nėnėn nuk e pata kur mė nevojitej.

    Nė Marinėn Amerikane dhe nė Kishėn Baptiste

    Nė moshėn 18 vjeqare iu bashkova Marinės Amerikane por pas ca kohėsh mu desh ta lė pėr shkak tė njė lėndimi. Pastaj luajta pėr njė Orkestėr Simfonike. U martova disa herė dhe u shkurorėzova, tė shumtėn pėr shkaqe abuzimi.
    Para gjashtė vitesh fillova tė shkoj nė njė kishė fundamentaliste Baptiste. Ky ishte denominacioni mė strikt Baptist qė mund tė ekzistojė. E pyesja pastorin tonė pėr shumė gjėrra rreth Perėndisė. Kur i thashė njėherė se do tė doja tė studioja besimet tjera ai mu pėrgjegj se kjo nuk ishte njė ide shumė e mirė pasi qė Satanai do ta pėrdorte kėtė pėr tė mė larguar nga kisha. Sidoqoftė ai kurrė nuk mė dha pėrgjegje tė kėnaqshme megjithqė kishte doktoruar nė teologji.
    Unė isha pjesė e Shėrbesės Muzikore nė Kishė. Njė ditė derisa po hecja pėr nė dhomėn muzikore tė kishės dėgjova dy njerėz duke mė pėrqeshur. Ata po thoshin se pėrderisa unė isha shkurorėzuar nuk mund tė qėndroja nė ballė tė kishės dhe tė bėja muzikė. Mirėpo unė isha shumė e mirė nė muzikė dhe e dija qė njerėzit e shijonin muzikėn time.
    Pushova sė bėri muzikė nė kishė dhe pas ca kohėsh edhe pushova sė shkuari nė atė kishė.
    Pėrafėrsisht gjatė asaj kohe takova njė zonjė muslimane e cila ishte vendosur nė qytetin tonė. Ajo mė dha ca pamflete rreth Islamit tė cilat unė i lexova. Mė pėlqente mėnyra se si ajo e praktikonte besimin e saj, duke qenė e sjellshme dhe e ndershme me tė gjithė. Ajo jo vetėm qė fliste pėr Islamin por ajo hecte me Islamin.

    Vajza ime dhe unė e pranojmė Allahun

    Vajza ime ishte nė kolegj nė atė kohė ku ajo takoi ca miq nga Pakistani, Sudani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe filloi tė studionte Islamin me ta. Gjatė asaj kohe edhe unė gjithashtu po depėrtoja shumė e mė shumė nė Islam. E shihja veten se i isha kthyer prapė dhe prapė tė studiuarit tė Kur’anit derisa nuk kuptova se Islami ishte besimi i vetėm i vėrtetė. Kurrė nuk ia thashė vajzės sime se po e studioja Islamin gjatė viteve te kaluara. E mbajta brenda vetvetes. Nė atė kohė unė isha njėmend Muslimane por nuk po e pranoja.
    Njė ditė vajza ime erdhi para meje dhe mė pyeti nėse mund tė bėhej muslimane. Ajo kishte njė pamje tė frikshme nė fytyrė pasi qė mė dinte pėr njė grua tė ashpėr baptiste.
    Unė vetėm i thashė: “Oh, po pėrse?”
    Ajo mė tha se gruaja me tė cilėn ajo po fliste pėr Islamin i kishte thėnė qė tė kėrkonte lejen time pėr arsye tė rėndėsisė qė Kur’ani i ipte nėnės. Ia bėra me dije qė tė ishte shumė e sigurtė nė atė qė fliste dhe qė dėshironte t’a bėnte. Ajo vetėm u ul me atė shikim tė frikshėm nė fytyrėn e saj duke druajtur nė atė qė unė mund tė thoja. Mirėpo natyrisht pashė qė ajo e kishe kuptuar Islamin shumė thelbėsisht. Nė atė rast edhe unė i tregova asaj se e kisha studiuar Islamin gjithashtu. Kjo erdhi si befasi pėr tė!
    Disa javė mė vonė qė tė dyja bashkė para disa motrave muslimane publikisht e bėmė dėshminė e pranimit tė Allahut. Allahu ėshtė mė i madhi. Ishte korrik i vitit 2001.
    Tė jesh muslimane nė atė rreth nuk ishte e lehtė. Pėr njė kohė kisha qenė pjesė e shumicės nė vendin ku kisha jetuar dhe papritmas u bėra pjestare e njė minorireti si muslimane.

    Sulmuesi im e pranon Allahun gjithashtu

    Pasi qė kishin kaluar rreth dy muaj qė unė isha bėrė muslimane njė incident mė ndodhi. Mė 14 Shtator 2001 njė djalė i ri mė sulmoi derisa isha nė njė shitore. I motivuar nga urrejtja ndaj Muslimanėve ai e gjuajti aq fuqishėm karrocėn e tij nė mua sa qė pėsova thyerje nė shpinė, nė nyje dhe nė kėmbė. Njė nga raftet me gjithė gjėrat qė kishte u rrėzua mbi mua dhe disa nga gjėrat mė prenė pjesė tė kokės dhe duarve. E tėra kjo ndodhi mu nė qendėr tė fokusit tė kamerave tė shitores, tė cilat e kapėn njeriun qė mė sulmoi duke ikur. Ai u kap shumė shpejtė. Ai po qėndronte pranė meje dhe nuk po ikte larg. Mė duket sikur ishte i mrekulluar me atė qė kishte bėrė. Mė vonė tha se kishte menduar qė isha Arabe, sikur kjo tė ishte njė arsye e mjaftueshme pėr tė lėnduar dike. U befasua kur unė fola njė Anglishte tė rrjedhshme. Edhe mė tepėr mbeti pamend kur mori vesh se isha njė Veterane Amerikane e paaftėsuar derisa isha nė Marinė.
    Ai po ballafaqohej me akuza tė rėnda. Unė i dhashė mundėsinė tė zgjidhte midis dy opcioneve: ose tė shkonte nė burg ose tė ndiqte dhjetė ligjėrata njė orėshe rreth Islamit. Ai zgjodhi ligjėratat. Ia bėra shumė tė qartė se po qe se nuk do tė vinte nė ligjėrata unė do tė mbaja tė drejtėn qė tė vendosja drejtėsinė duke e kthyer qėshtjen nė sistemin e gjykatės.
    Po atė mėngjes unė kisha lexuar njė hadith rreth Profetit tė mrekullueshėm Muhamed. Njė fqiu i tij kishte hedhur ēdo mėngjes plehra nė kokėn e tij dhe kur njė mėngjes ai nuk e bėri kėtė, Profeti u qudit dhe shkoi tek shtėpia e fqiut. Doli qė ai ishte i sėmurė dhe Muhamedi pati mėshirė pėr tė megjithė atė qė ai i kishte bėrė. Dhe duke e lexuar kėtė mengjesin e asaj dite ēfarė mund tė bėja unė tjetėr. Ai ishte 20 vjeqar, moshatar me vajzėn time. Njė gabim mund ta kthente jetėn e tij nė shkatėrrim. A nuk do tė dėshiroja mėshirim pėr vajzėn time nėse ajo dė tė gjendej nė njė situatė tė njėjtė? Ai ishte njė student, ishte i ri dhe nuk dinte ndonjė gjė rreth Islamit. Nganjėherė kur dikush nuk di diēka rreth njė gjėje ajo mund ti duket e frikshme.
    Dhe kėshtu ai filloi tė ndiqte ligjėratat rreth Islamit dhe e vazhdoi kėtė edhe mė gjatė se sa qė i kisha kėrkuar me marėveshjen tonė. Rreth 6 muaj mė vonė, nė Shkurt tė vitit 2002 ai e dėshmoi Allahun. Isha aq shumė e lumtur kur e mora atė e-mail nga ai. Unė veqse nuk jetoja mė nė atė zone. Pastaj ai iu bashkua Bashkėsisė sė Studentėve Muslimanė dhe u kyq nė thirrje. Allahu ėshtė mė i madhi!

    Me Allahun ndjehem si nė shtėpinė time

    Pėrfundimisht ndjehem si nė shtėpinė time nė xhami dhe gjithashtu mrekullueshėm si muslimane.
    Rruga ime nė Islam nuk ishte e lehtė por e di se nuk jam e vetme. Allahu ėshtė gjithmonė me mua. Dhe kur vijnė sprovat dhe vuajtjet e di se ato janė njė test pėr tė mė bėrė mė tė fuqishme.

  2. #202
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Thėnie nga 4 kalifėt



    "Vėrtet, Iblisi qėndron pėrpara teje; vetja nė tė djathtėn tėnde; epshi nė tė majtėn tėnde; dynjaja pas teje; gjymtyrėt rreth teje; i Plotfuqishmi sipėr teje. Iblisi tė fton pėr nė epsh, dynjaja tė fton nė zgjedhjen e saj nė dėm tė ahiretit, gjymtyrėt tė ftojnė pėr nė mėkate dhe i Plotfuqishmi tė fton pėr nė xhennet dhe falje."
    Ebu Bekėr es Sidik



    "Pashė tė gjithė miqtė (tė dashurit) dhe nuk pashė mik mė tė mirė se sa ruajtja e gjuhės; pashė tė gjithė veshjet dhe nuk pashė veshje mė tė mirė sesa devotshmėria; pashė tė gjithė pasuritė dhe nuk pashė pasuri mė tė ēmuar sesa vetėmjaftueshmėria; Pashė tė gjitha bindjet (punėt e mira) dhe nuk pashė mė tė mirė sesa kėshilla; pashė tė gjitha ushqimet dhe nuk pashė ushqim mė tė mirė sesa durimi."
    Umeri r.a.


    "U ēudita me atė person qė e njeh vdekjen dhe vazhdon tė qeshė; u ēudita me atė qė e diti se dynjaja do tė zhduket dhe pėrsėri e kėrkon atė (dynjanė); u ēudita me atė qė e njohu se ēėshtjet janė sipas pėrcaktimeve dhe ai mėrzitet pėr gjėrat e kaluara; u ēudita me atė qė e njohu llogarinė dhe vazhdon tė grumbullojė pasuri; u ēudita me atė qė e njohu zjarrin dhe ai bėn mėkate; habitem me atė qė njeh Allahun me njė njohje tė sigurtė, dhe pėrkujton dikė tjetėr pėrveē Tij; habitem me atė qė njeh xhennetin me njė njohje tė sigurtė dhe rehatohet me dynjanė; habitem me atė qė njeh shejtanin si armik dhe pėrsėri e ndjek (pason atė). Uthmani r.a.


    "Shpifja ndaj femrave tė pafajshme ėshtė mė e rėndė sesa qielli; e vėrteta ėshtė me e gjerė sesa toka; zemra e kėnaqur ėshtė mė e pasur sesa deti; zemra e munafikut (hipokriti) ėshtė mė e fortė sesa guri; sundimtari i padrejtė ėshtė mė i nxehtė sesa zjarri; nevoja ndaj mosmirėnjohėsit ėshtė me e ftohtė sesa acari; durimi ėshtė mė i hidhur sesa helmi."
    Aliu r.a.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 02-04-2010 mė 06:48
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #203
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Fisnik,

    Te falenderoj shume per te gjitha keto qe shkruan, i lexoj me endje...
    Mbetsh me shendet i nderuar...
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Djaloshi i cili u pendua nga vajza e ti 3 vjeqare


    Unė jam njė djalosh i ri, i martuar para katėr viteve, dhe mė ka furnizuar All-llahu me njė grua tė ndershme dhe tė devotshme, e cila e ka frike All-llahun shumė. Prej kėsaj martese, All-llahu me dhuroi edhe njė vajzė, e cila ėshtė sikur tė jetė engjull.

    Kohė tė gjatė isha nė gaflet dhe i zhytur nė mėkate, sa qė edhe pas martese pija alkoolin dhe thellohesha nė mėkate dhe defrimet e kėsaj bote.

    Isha nga ata qė shikoja tėrė natėn filma tė fėlliqur nė shtėpi, pasi flenin gruaja dhe vajza ime. Nuk falėsha dhe nuk agjėroja, dhe as qė dija gjė nga Islami, perveē disa fjalėve, tė cilat i kisha dėgjuar ndonjėherė nga muezinet e xhamive. E kaloja jetėn nė kėtė gjėndje me vite tė tėra duke mos e shijuar ngushtėsine e shpirtit dhe zemrės sime. Derisa erdhi njė ditė, e cila ma ndryshoi tėrėsisht jetėn time.
    U ktheva nė shtėpi, dhe si zakonisht, me vete kisha njė film pornografik, tė cilin e ruaja ta shikoja atėherė kur tė gjithė tė kenė fjetur. Pasi i mori gjumi ata, mora filmin dhe e futa ne video... filloi filmi. Dhe unė normal duke shikuar... kur ja vajza ime e vogel, tashmė tri vjeēare, e hapi deren e sallonit. Kur e pashė atė shpejtova dhe e hoqa filmin. Ndėrsa ajo mua afrua dhe mė tha: O babai im, haram tė qoftė, ke frike All-llahun!
    Kur i dėgjova kėto fjalė, u ēova shpejt dhe hyra nė dhomė, u mbulova dhe fillova tė dridhem, sa qė me dukej se e gjithė bota po me ngushtohet rreth meje. Qendrova ashtu derisa u qetėsova pak, e pastaj fillova tė mendoj, edhepse fjalėt e vajzės me silleshin nė mendje vazhdimisht. Nė atė kohė tė mesnatės, fillova tė ndjejė sinqerisht fjalen: "Ke frikė All-llahun!" Fillova tė kuptoj se ato nuk ishin fjalet e saj, pasiqė ajo ende ėshtė shume e vogėl, por ia ka mundėsuar t'i thotė ato fjalė Ai, i cili do t'ia mundesoje tė flasė ēdo pjese tė trupit.
    Duke qėnė nė kėtė gjėndje, kur ja ezani i sabahut. U ēova dhe e pashė vetėn se mė kishte humbur fuqia dhe isha djersitur. Hyra dhe u pastrova, pastaj dola nė xhami, pėr herė tė parė tė falėm pėr All-llahun dhe tė kėrkoj nga Ai falje dhe mėshirė. E pse jo, kur ai thotė: "Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime vetėn tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, sepse All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė Mėshirues!" [Ez-Zumer, 53]
    Dhe Ai ėshtė All-llahu, mėshira e tė Cilit ka kapluar ēdo gjė.
    Po! U ndryshua jeta ime nė tėrėsi. U largova nga tė gjitha mėkatet dhe haramet, nė tė cilat kisha qėnė. Fillova tė fali namazet nė xhami, tė lexoj Kur'an, tė mėsoj edhe pėrmendesh me ndihmen e gruas sime tė devotshme. U ktheva nė njeri, pasiqe kisha qėnė sikur kafshe, haja dhe pija dhe jetoja pa asnjė qėllim. E tash, kam qėllimin tim kryesor, nėnshtrimin ndaj All-llahut dhe urdhėrave tė Tij.
    Pas njė viti tė jetės sime tė re, All-llahu me furnizoi edhe me njė fėmije tė bukur, sikur hėna katėrmbedhjetėshe.
    Pas njė kohe tė shkurtė, duke qėne rrugės me familjen, na ndodhi njė fatkeqėsi, u rrotullua automjeti yne disa herė. Nga ky aksident, nuk shpetoi askush nga familja ime perveē meje. Me vdiq gruaja bashkė me tė dy femijėt.
    U ktheva nė shtepi, dhe duke qėne ende ashtu nė merzi dhe pikėllim, kur ja po me bėn vesvese djalli i mallkuar, dhe me thotė: Pi alkool nėse don t'i harrosh tė gjitha! Por, mu kujtua fjala e vajzes sime: O babai im, haram tė qoftė, ke frikė All-llahun! Dhe nuk ia lejova vetės kurr mė tė kthehem nga drita nė errėsire.
    Tash vazhdoj jetėn nė adhurim ndaj All-llahut dhe nė lexim tė vazhdueshme tė Kur'anit dhe lus All-llahun qė tė vdes me La ilahe il-la All-llah dhe tė takohem me familjen time nė xhennetet e Tija tė pafundme.
    Burri 1 X flet !

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Pėr njė gjė tė tillė sjam kompetentė.


    Njė sahabij (shok i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e pa njė ēun rreth moshės 12 vjeēare duke falur namazin me plotė sinqeritet dhe kujdes tė posaēėm. Pasi e pėrfundoi namazin sahabiu e pyeti:
    - Bir i kujt je?
    - Jam jetim - u pėrgjigj ēuni.
    - A pranon qė tė bėhesh djali im? - e pyeti sahabiu.
    - A mė ushqen nėse mė kaplon uria? - e pyeti ēuni.
    - Po – iu pėrgjigj sahabiu.
    - A mė veshmbathė nėse mbetem zhveshur dhe zbathur? - pyeti pėrsėri ēuni.
    - Po – iu pėrgjigj sahabiu.
    - A mė ringjallė nėse vdes? - pyeti ēuni i vogėl.
    - Pėr njė gjė tė tillė s’jam kompetent – u pėrgjigj sahabiu duke u ēuditur nė pyetjet e tij, e sidomos nė kėtė tė fundit.
    - Atėherė – i tha ēuni i vendosur - mė lerė t’i drejtohem Atij, i Cili mė krijoi, mė ushqen, mė veshmbathė, mė merr shpirtin dhe sė fundi mė ringjall.
    U largua sahabiu duke thėnė: “Pėr Zotin xhel-le shanuhu ka shpėtuar ky ēun. Ēdokush qė mbėshtetet sinqerisht te Allahu subhanehu ve teala do t’i mjaftojė atij”!
    Burri 1 X flet !

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    ALIU (radial-llahu anhu) i sėmurė

    Derisa hazreti Aliu r.a ishte I sėmurė ndėr tė parėt qė I erdhėn ta vizitojnė
    Ishin tre shokėt e tij mė tė dashur: Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani r.a. Kur hynė nė shtėpi, I dhanė selam, tė cilin Hazreti Aliu r.a menjėherė u ofroj njė filxhan me mjaltė.Nė mjaltėn nė mes tė filxhanit ishte njė
    qime e hollė. Hazreti Ebu Bekri tha se nuk do tė hajė nga ajo mjaltė deri sa nuk bijmė tri shembuj nė lidhje me atė mjaltė.
    Ebu Bekri tha: “Feja dhe Islami janė mė tė bardhė se ky filxhan , imani ėshtė mė I ėmbėl se mjalta, ndėrsa sheriati ėshtė mė I hollė se kjo qime.”
    Omeri r.a tha:
    “Xhenneti ėshtė mė I bardhė se ky filxhan, ngrėniet e xhennetit janė mė tė kėndėshme nga kjo mjaltė, ndėrsa tė pėrkthyerit e Kur`anit ėshtė mė I hollė se kjo qime.”
    Nė fund Aliu r.a tha:

    “Musafiri I cili viziton tė sėmurin, konaku pėr tė ėshtė mė I bardh se ky filxhan, tė flasėsh me misafirin ėshtė mė e ėmbėl se kjo mjaltė, ndėrsa ti dėfresh ata ėshtė mė e hollė se kjo qime.”

    Pastaj iu tha musafirve:
    “Urdhėroni e hani!”
    Burri 1 X flet !

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Pas 1400 viteve zbulohet qarja e henes

    Burri 1 X flet !

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Ummu Sulejm‏

    Umu Sulejm, Zoti qoftė i kėnaqur me tė, kishte njė djalė. Njė ditė djali i saj u sėmur, ndėrkohė qė burri i saj ndodhej jashtė shtėpisė. Sėmundja u rėndua dhe djali i tyre i vetėm ndėrroi jetė.
    Atė ditė burri i saj Ebu Talha ishte agjėrueshėm. Kur u kthye nė mbrėmje pėr tė ngrėnė iftar, ai pyeti pėr djalin e sėmurė. Umu Sulejm i tha:”Asnjėherė nuk ka qenė mė mirė se ē'ėshtė tani.”
    Ebu Talha hėngri iftar dhe pasi pushoi dhe fjeti me tė shoqen, Umu Sulejm i tha: "O Ebu Talha: "Nėse dikush tė ka dhėnė diēka hua dhe pas njėfarė kohe ta kėrkon sėrish, ēfarė do tė bėje?"
    Ebu Talha i tha: “Do ia jap menjėherė.”
    Atėherė Umu Sulejm tha: "Atėherė mbėshtetu Zotit tė Madhėruar pėr djalin qė tė mori."
    Ebu Talha e kuptoi qėllimin e tė shoqes dhe u zemėrua mbi faktin qė ajo nuk e kishte lajmėruar mė parė pėr vdekjen e djalit tė tyre.
    Tė nesėrmen, Ebu Talha u ngrit dhe shkoi nė xhami pėr tė falur namazin e sabahut. Ai i tregoi tė Dėrguarit tė Zotit gjithēka qė kishte ndodhur njė natė mė parė.
    Profeti, paqja e Zotit qoftė mbi tė, i tha: “Vetė Zoti i Madhėruar ėshtė ēuditur me atė qė bėtė ju mbrėmė dhe Ai ua ka bekuar kėtė natė!” Profeti u lut: “O Zot, bekoji kėta tė dy nė natėn e tyre!”
    Por a e dini se si i bekoi atė natė Zoti?
    Atė natė, Umu Sulejm kishte mbetur shtatzėnė dhe pas nėntė muajsh lindi njė djalė tė cilin Ebu Talha e quajti Abdullah.
    Abdullahu u rrit, u martua dhe i lindėn dhjetė djem, tė gjithė hafėzė. Bereqeti i asaj nate e pati efektin edhe nė pasardhėsit e Ebu Talhas. Ky ishte shpėrblimi me tė cilin Zoti i shpėrbleu pėr durimin e tyre. .

  9. #209
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum vėllezėr dhe motra muslimane, Allahu s.v.t. ju shpėrbleftė pėr kėto tregime tė bukura.

    HISTORIA E BARSISĖS ADHURUESIT!


    Thuhet se Barsisa kishte 60 mij dishepuj, tė cilėt fluturonin nė ajėr, pėr shkak tė bekimit qė Allahu i kishte dhėnė atij. Por, ai vdiq si jobesimtar. E adhuronte aq shumė Allahun, sa edhe engjėjt u mahnitėn nga adhurimi i tij. Por, Allahu u tha:

    "Pėrse mahniteni nga adhurimi i tij?! Unė di atė qė ju nuk e dini. Unė e di qė ai do tė vdes si jobesimtar dhe do tė futet pėrjetėsisht nė zjarrin e xhehenemit!"


    Iblisi e dėgjoji kėtė dhe e kuptoi se ishte ai qė do ta shkatrojė Barsisėn. Shkoi nė faltoren e Barsisės, nė formėn e njė adhuruesi dhe e thiri. Barsisa i tha:

    [COLOR="DarkGreen"]"Kush je ti dhe ēfarė dėshiron?"[/COLOR]

    Iblisi i tha:

    "Jam adhurues dhe du tė jem ndihmėsi yt pėr tė adhuruar Allahun!"

    Barsisa ju pėrgjegj:

    "Kush dėshiron tė adhurojė Allahu e Madhėruar, i mjafton shoqėria e Tij."


    Pas kėsaj, iblisi i mallkuar iu fal Allahut tre ditė radhazi, pa fjetur, pa ngrėnė, e pa pirė. Barsisa i tha:

    "Unė ha, pi dhe fle, kurse ti nuk ha. Unė kam 220 vjet qė e adhuroj Allahun e Madhėruar dhe nuk mund tė ri pa fjetur, pa ngrėnė, e pa pirė. Si t'ia bėj qė tė bėhem si ti?"

    Iblisi i tha:

    "Bėje njė mėkat dhe pastaj pendohu, sepse Allahu ėshtė i mėshirshėm dhe nė kėtė mėnyrė do tė provosh ėmbėlsirėn e bindjes ndaj Tij."


    "Por, si tė mos i bindem Allahut pas kaq vjet adhurimi?!" - tha Barsisa.

    "Kur bėn mėkat,njeriu ka nevojė pėr falje dhe mėshirė." - tha Iblisi.

    "Po ēfarė mėkati mė sugjeron tė bėj?" - pyeti Barsisa

    "Bėj zina!" - i tha iblisi

    "Jo nuk e bėj!" - tha Barsisa.

    "Po sikur tė vrasėsh ndonji besimtar?"
    - i tha iblisi.

    "Nuk e bėj!" - iu pėrgjgj Barsisa.

    "Atėherė, pi alkool!"
    - i tha iblisi, "sepse ėshtė mė e lehtė dhe ke armik vetėm Allahun!"

    "Ku ta gjej alkoolin?" - i tha Barsisa.

    "Shko nė filan fshat." - i tha iblisi.

    Barsisa shkoi nė fshat dhe takoi njė grua tė bukur, qė i shiti verė. Barsisa piu, u deh dhe shkoi me gruan e bukur. Ndėrkohė, i shoqi i saj hyri nė shtėpi, i zuri tė dy dhe Barsisa e vrau.

    Sakaq, iblisi mori formėn e njė njeriu dhe e lajmėroi sundimtarin e vendit pėr ēka ngjau. Sundimtari e dėnoi Barsisėn me rrahje 80 kamxhikė pėr pirje alkooli, 100 kamxhikė pėr zina dhe me gurosje, pasi kishte vrarė njė njeri tė pafajshėm. Ndėrkohė qė ndodhej i lidhur, i shfaqet pėrsėri iblisi dhe i thotė:

    "Si tė duket gjendja ku je?"

    "Kush i bindet kėshilluesit tė keq, kėshtu do tė pasojė!" - tha Barsisa.

    Iblisi i tha:

    "Ti e adhurove Allahun pėr 220 vjet dhe unė tė pruna nė kėtė gjendje. Po desha dhe po deshe mund tė tė shpėtoj!"

    Barsisa i tha:

    "Tė jap ē'tė duash, vetėm mė shpėto!"

    "Bjer nė sexhde pėr mua!" - i tha iblisi.

    "Po si tė bėj sexhde kur jam i lidhur?" - tha Barsisa.

    "Duke bėrė shenjė me kokė!" - tha iblisi.


    Barsisa bėri shenjė me kokė duke dalė nga feja.

    Kur doli nga feja, shejtani i tha :

    "Unė s'kam punė mė me ty. Unė kam frikė Allahun, Zotin e bėtėrave."

    O Zot, Na e bėj besimin pishtar drite dhe jo grackė ku bien mendjemėdhenjė. Na e bė tė kemi pėrfundimin e mirė dhe jo si pėrfundimi i Barsisės. AMIN.

    Selam aeljkum we rahmetullahi we berekatuhu!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 13-04-2010 mė 09:58

  10. #210
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Smile Allahu kompenson me diēka me te mire se sa ajo qe u humb

    Ibn Rexhebi dhe disa te tjere tregojne per nje besimtar te cilit i mbaruan te ardhurat kur ishte ne Meke.Ai u urit shume dhe gati po vdiste nga mungesa e ushqimit.Nje dite, duke ecur neper rrethinat e Mekes, ai gjeti nje varese me vlere te madhe.Ai e mori me vete dhe u nis per ne Xhami.Rruges ai takoi nje njeri i cili njoftonte se kishte humbur varesen.Besimtari tregon: “ E pyeta te ma pershkruante ate, dhe ai e pershkroi ate mu ashtu siē ishte pa me lene shteg dyshimi.Ia dhashe ate pa marre shperblim, dhe thashe:
    “ O Allah, e dhashe per Ty, andaj ma kompenso me diēka ēka eshte me e mire per mua “.Pas kesaj, ai shkoi ne oqean dhe filloi nje udhetim me anije te vogel.Pas pak kohe nje stuhi me erera te forta e derrmoi copash anijen dhe atij iu desh te kapej pas nje cope druri.Ererat ishin te forta dhe e ēonin sa majtas sa djathtas.Me ne fund, ai doli ne nje ishull.Atje gjeti nje xhami plot me njerez qe po faleshin dhe iu bashkua atyre.Ai gjeti flete me pjese nga Kur’ani dhe filloi t’i lexonte.Njerezit e atij ishulli e pyeten, “ A di te lexosh Kur’an? “ dhe ai u pergjigj se dinte.Ata i thane, “ Mesoju femijeve tane Kur’an “. Keshtu ai filloi t’i mesonte ata dhe mori rroge per punen e tij.
    Nje dite ata e pane tek shkruante, dhe e pyeten : “ A po i meson femijeve tane te shkruajne ? “. Ai pranoi dhe filloi t’i mesonte ata dhe keshtu mori prape rroge per punen e tij.
    Pas ca kohesh, ata i thane : “ Kemi nje vajze jetime i ati i se ciles ishte njeri i mire. A pranon te martohesh me te ? “ Ai ra dakort dhe me vone tregoi. “ U martova me te dhe kur qendrova me te, pashe se mbante po ate varese ne qafe.I kerkova asaj te me tregonte historine e vareses, dhe ajo tha se i ati e kishte humbur ne Meke dhe se nje njeri e kishte gjetur e ai ia kishte kthyer.Ajo i tregoi se i ati gjithmone lutej qe e bija te bekohej me nje burre si ai njeri i ndershem.Atehere, une i tregova asaj se ai njeri isha une. “

    Ai braktisi diēka per hir te Allahut, dhe Allahu ja kompensoi me diēka edhe me te mire.

    “ Vertete, Allahu eshte i Mire dhe i Paster, dhe nuk pranon tjeter perveēse vepren e miren dhe te paster.”
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

Faqja 21 prej 26 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •