Baba, a mund te mi huazosh 10 euro?
Njė njeri erdhi vonė, i lodhur dhe i nervozuar nga puna, pėrderisa i biri i tij pesė vjeēar po e priste te dera e shtėpisė.
"Baba, a mund tė tė pyes diēka?"...
"Natyrisht, biri im, ēfarė ka ndodhur?" ia ktheu njeriu.
"Baba, sa tė paguhet ora?"
"Kjo me tė vėrtetė nuk tė hyn nė punė ty fare?" Pse bėn pyetje tė tilla?" iu pėrgjigj njeriu i zemėruar.
"Vetėm dua ta di. Tė lutem mė thuaj sa tė paguhet ora?" e luti voglushi.
"Nėse patjetėr duhet ta dish, unė i fitoj 20 euro nė orė."
"Oh" psherėtiu vogėlushi dhe qante kokėn. Shikonte dhe thoshte: "Baba, tė lutem a mund tė m'i huazosh 10 euro?"
Babai u tėrbua. "Nėse ky ėshtė qėllimi yt i vetėm, atėherė pse dėshiron tė dish sa fitoj unė qė t'i marrėsh ca para pėr tė blerė ndonjė lodėr tė marrė apo diē tjetėr tė padobishme, shko tė lutem menjėherė nė dhomėn tėnde dhe flij. Mendo se pėrse je kaq egoist. Unė punoj gjatė dhe orė tė rėnda pėr ēdo ditė dhe nuk kam kohė pėr kėso lodra qesharake."
Voglushi shkoi i qetė nė dhomėn e tij dhe mbylli derėn. Njeriu u ul dhe zemėrohej gjithnjė e mė tepėr pėr shkak tė pyetjeve tė voglushit. Si mund tė bėjė ai pyetje tė tilla, me qėllim qė tė marrė ca para? Pas njė ore njeriu u qetėsua dhe filloi tė mendoj se mos kishte qenė pak i ashpėr ndaj tė birit. Ndoshta kishte diēka qė duhet ta blente ai me kėto dhjetė euro. Pos kėsaj, ai nuk kėrkon shpesh para? Njeriu shkoi te dera e dhomės sė fėmijėve dhe e hapi atė. "Biri im, a ke fjetur? pyeti ai.
"Jo baba, ende jam i zgjuar." u pėrgjigj djaloshi.
"Mendoj se u solla pak ashpėr mė heret ndaj teje" tha njeriu. "Ishte njė ditė e gjatė dhe unė e shfryva zemėrimin tim nė ty. Ja ku i ke ato dhjetė euro pėr tė cilat mė lute."
Vogėlushi u ngrit menjėherė duke shkėlqyer. "Oh baba, shumė faleminderit! bėrtiti ai. Pastaj nxori me vrull ca kartmonedha tė zhubravisura nėn jastėkun e tij. Kur e pa njeriu se djaloshi kishte para u zemėrua sėrish. Djaloshi numėronte paratė me kujdes dhe pastaj shikonte babain e tij.
Babai zhurmonte: "Pėrse kėrkon mė shumė para prej meje pasi qė ti vetėmse i paske disa?"
"Ngase nuk kisha mjaft. Por, tash kam mjaft!" ia ktheu djaloshi.
"Baba, tash i kam 20 euro sė bashku... - A mund ta blej njė orė nga koha jote qe ta kalosh me mua?"
Krijoni Kontakt