Close
Faqja 2 prej 26 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 260
  1. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    ĒFARĖ KĖRKON LYPĖSI

    Allahu i Madhėrishėm nė Kur’anin fisnik urdhėron e thotė:

    “Andaj, jepja tė afėrmit atė qė i takon, e edhe tė varfėrit edhe udhėtarit, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ata qė veprojnė pėr hir tė All-llahut dhe tė tillėt janė ata tė shpėtuarit.” (Er Rrum, 38)

    Para disa dite u takova me njė njeri i cili njė pjėse tė jetės sė tij, vitet mė tė bukura tė rinisė i kishte kaluar me njė grup besimtarėsh. Ata kishin autoritetin e tyre dhe mėsuesit e tyre. Nė fillim ēdo gjė ishte ideale, por me kalimin e kohės filloi tė ndiej njė zbrazėti e diē mė vonė edhe nė njė mėnyrė i tradhėtuar.

    Nuk e kishte tė qartė se ēfarė po ndodhė. Por, kishte vendosur qė edhe mė tej tė sillet nė kėtė grup besimtarėsh. Sa mė tepėr koha kalonte, shkuarja tek kėta shokė dhe dijetarė bėhej mė pak e kėndshme, mė monotone, bile filloi ngadalė tė mungonte nė namaze tė pėrbashkėta.

    Filloi tė ēuditej me vetveten, si ndryshoi kaq shumė, si nuk i sjell mė kėnaqėsi dėgjimi i ligjeratave dhe kėshillave tė autoriteteve tė ditura. Vėrtet ata dijnė shumė, kanė mėsuar shumė gjėra pėrmendėsh, posedojnė gjėra me vlerė, por pėr kėtė shoqėrimi me ata filloi tė zbehej dhe kėnaqėsinė e ndiente nė vetmi.

    Duke mė treguar ky njeri pėr kėtė qė i kishte ndodhur, u hap me mua dhe nga ai dėgjova kėtė tregim interesant.

    Njėher njė i varfėr erdhi te bukėpjekėsi dhe i tha: “Dėhiroj pak bukė ju lutem”. “Sa i menqur je” i tha bukėpjekėsi “vėrtet ke ardhur te bukėpjekėsi i vėrtetė”. Bukėpjekėsi mori librin nga tavolina dhe filloi t’i tregoj lypėsit pėr bukėn. I tregonte pėr miellin dhe elbin, pėr grurin dhe krundet. Aq bukur i fliste pėr kėto gjėra sa qė filloi tė mahnitej me vetveten. Kur ngriti kokėn u habit-pos gjurmės sė parė tė buzėqeshjes nė fytyrė, lypėsi nuk buzėqeshi mė.

    “Unė kėrkoj bukė” tha lypėsi. “Ah, ah” pėrsėri tha bukėpjekėsi “Vėrtet je i menēur, eja me mua, ta tregoj furrėn time”. Filloi ta udhėheq nė shumė koridore, ia tregoi enėn ku pėrgatitej buka duke i thėnė: “Askush nuk ka kėtė kapacitet, kemi tė gjitha llojet e bukės pėr ēdo shije…” Mė pas bukėpjekėsi duke hapur dyert impozante tė qelqit tha: “Kjo ėshtė dhoma jonė pėr inspirim”. Bukėpjekėsi “ndiente” se te lypėsi kishte lėnė pėrshtypje tė madhe. Por, lypėsi nuk fliste fare. Bukėpjekėsi e “kuptoi” heshtjen e tij. Duke e pėrqafuar lypėsin sikurse tė njihen qė moti dhe si tė ishin vėllezėr i tha: “Edhe mua mė mahnit kjo sikurse ty” Bukėpjekėsi vazhdoi mė tutje: “Njerėzit me kilometra largė vijnė tek unė. Njė herė nė javė punėtorėt e mi grumbullohen rreth meje pėr tė dėgjuar recetat e mia me vlerė tė paēmuar, librin e recetave tė jetės”

    Lypėsi ishte ulur ngase nuk kishte zgjidhje tjetėr pėrpos tė dėgjonte bukėpjekėsin e entuziazmuar. “E di ēfarė dėshiron, dėshiron tė mė dėgjon” i tha bukėpjekėsi. “Unė dėshiroj vetem pak bukė” i tha lypėsi.

    “Ah, ah” u pėrgjigj bukėpjekėsi “Sa i menqur je” Pėrsėri e pėrqafoi tė varfėrin dhe e dėrgoi nė paradhomėn e furrės. “Atė qė tani do ta them ėshtė shumė me rėndėsi. E sheh kėtė rrugė? Ka shumė bukėpjekėsa, andaj bėhu i kujdesshėm, ata nuk bėjnė bukė tė mirė. E di, njėri brumit i qet dy lugė krip nė vend se t’i qet njė lugė. Tjetri e nxenė furrėn pėr tre shkallė mė tepėr se sa duhet.

    I varfėri i llomitur, u nis drejt rrugės. “A nuk dėshiron bukė?” e pyeti bukėpjekėsi. I varfėri u ndal, duke i ulur supet e shikoi dhe u pėrgjigj: “Tani e humba apetitin”. “Dėm i madh” tha bukėpjekėsi “Si duket njerėzit nuk dėshirojnė bukė tė vėrtetė”

    Ndoshta vėrtet ndonjėher dėshirojmė t’i ndihmojmė dikujt, por duhet tė kemi kujdes qė individit t’i japim atė qė i nevoitet. Njėra ndėr gjėrat mė tė stėrholluara te secili individ ėshtė zemra e tij. Atė qė njeriui e flet, zemra ia kėrkon, pėr atė qė njeriu mallėngjehet pėr atė zemra qanė, pėr atė qė njeriu gjurmon pėr atė zemra kėrkon.

    Zemra e secilit njeri ėshtė si ena. Rrallė herė kjo enė mbushet. Kur dikush dėshiron tė bisedoj me ne, zemra i kėrkon pėrgjigje, nuk duhet ta rrefuzojmė. Kur dikush na thėrret nė rrugė ose na shikon nė rrugė duhet qė nė njė mėnyrė t’i pėrgjigjemi. Nuk ėshtė me rėndėsi qė tė tregojmė shumė, ose tė tregojmė gjatė, apo tė tregojmė ēdo gjė qė dijmė. Ajo qė ėshtė e nevojshme ėshtė dashuria dhe kujdesi pėr t’ia mbushur zemrėn e tjetrit. Pra, tjetrit duhet ofruar atė qė kėrkon zemra e tij me kujdes, butėsi dhe sinqeritet.

    Muhammedi s.a.v.s. ka thėnė: “Vėrtetė Allahu i Madhėrishėm i ka enėt e Tij nė Tokė. Kėto enė janė zemrat, dhe enėt mė tė dashura te Allahut tė Madhėrishėm janė ato mė tė pastrat, mė tė qėndrueshmet, mė tė stėrholluarat” (Shėnon Taberaniu, transmetuar nga Ebu Utbe el-Havelaniu)

    Andaj tė varfėrit jepi bukė e mos ia trego bukurinė e furrės. Ndėrsa zemrės sė pėrvuajtur kėshillė tė bukur dhe mirėkuptim.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shejtani ia ndriēon rrugėn pėr nė xhami

    Njė person zgjohet herėt nga gjumi pėr ta falur namazin e Sabahut nė Xhami,i vesh teshat merr abdes dhe niset pėr nė Xhami, nė mes tė rrugės pėr nė Xhami rrėzohet i ndytė teshat, kthehet nė shtėpi e i ndėrron teshat dhe niset pėr ta falur namazin pėr tė dytėn herė dhe po nė tė njėjtin vend prapė rrėzohet, prapė kthehet nė shtėpi merr abdes dhe i ndėrron teshat dhe niset pėr nė xhami, nė tė njėjtin vend takon njė person me njė dritė (fener) nė dorė e pyet: kush jeni ju?

    Ai i pėrgjigjet: Tė kamė parė qe dy herė qė rrėzohesh kėtu e pėr kėtė tani po ta ndriēoj rrugėn pėr nė Xhami....

    Ja ndriēon rrugėn deri te dera e Xhamisė dhe para se tė hynė nė Xhami i thotė njeriu (qė ėshtė rrėzuar): Hynė nė Xhami tė falemi.... por ai refuzon, me gjithat ai ja pėrsėritė disa herė duke i thėnė hyrė tė falemi por ai refuzon kategorikisht qė tė mos hynė ta fal namazin.

    Njeriu e pyet : Pse nuk dėshiron tė falesh?

    Ai i thotė : Unė jam shejtani.... unė tė kamė rrėzuar herėn e parė qė tė kthehesh nė shtėpi e tė mos falesh nė Xhami por ti u ktheve, e herėn e parė kur u ktheve nė shtėpi e more abdes qė tė shkosh nė Xhami ta falėsh namazin All-llahu ti fali ty mėkatet, e kur tė rrėzova herėn e dytė e ti u ktheve nė shtėpi qė tė marrėsh abdes e tė shkosh ta falėsh namazin All-llahu ua fali familjes sate mėkatet, e nė herėn e tretė u frikėsova qė nėse tė rrėzojė All-llahu do t'ia falė mėkatet tėrė fshatit tėnd.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ebu Kudame


    Ky muxhahid ka jetuar pas tabiitabiinėve.
    Merrte pjesė nė shumė luftra dhe pėr shkak tė aftėsisė qė kishte treguar nė kėto xhihade u caktua emir i njė ēete muxhahidinėsh.

    Ishte njė periudhė kohore qė s'kishte xhihad dhe si pasojė Ebu Kudame kishte ngelė nė shtėpi pranė familjes sė vet.

    Njė ditė xhumaje hatibi qė mbante hutben njoftoi muslimanėt qė ndodheshin nė xhami , se muslimanėt e njė krahine tjetėr kishin filluar xhihadin ,prandaj kush kishte mundėsi t'i ndihmonin me ēfardo lloj ndihme , qoftė edhe duke bėrė dua .

    Sa mbaroi xhumaja Ebu Kudame njoftoi muxhahidinėt qė ai drejtonte , qė tė bėheshin gati pėr xhihad dhe vetė shkoi nė shtėpi , u pėrshėndet me familjen dhe pa ardhur akoma Iqindia ai sė bashku me ēetėn e vet u nisėn pėr nė tokėn e xhihadit .

    Rrugės duke ecur njė grua muslimane i thotė:

    "Esselamu alejkum O Ebu Kudame !"

    Ebu Kudame u bė gati qė t'ia kthente selamin ,por iu kujtua hadithi i profetit:

    "...Kini frikė dunjanė , kini frikė gratė ..."

    dhe pėr kėtė shkak nuk i foli fare , por vazhdoi rrugėn.
    Gruaja i foli prapė :

    "Esselamu alejkum O Ebu Kudame !"

    Ebu Kudame pėrsėri s'foli fare ,por vazhdonte tė ecte .
    Gruaja i foli pėr sė treti:

    "Esselamu alejkum O Ebu Kudame !"

    Dhe Ebu Kudame prapė s'foli.
    Atėherė gruaja i tha:

    "Kėshtu nuk kanė vepruar burrat e mirė! "

    Kur dėgjoi kėto fjalė Ebu Kudame ia ktheu selamin dhe ndaloi kalin qė tė merrte vesh se si ishte halli i kėsaj gruaje qė me aq ngulm donte tė bisedonte me tė.

    "Jam njė nėnė me dy fėmijė -vazhdoi tė fliste gruaja-burri qė moti ka rėnė shehid.
    Unė kam njė djalė mė tė bukur se hėna dhe dua qė djalin tim ta marrėsh me vete nė xhihad dhe lus Allahun qė ta pranojė si shehid dhe ta bashkojė me babanė e tij nė xhennet , sepse shumė e ka dashur babanė e vet . "

    Ebu Kudame pyeti se ku e kishte djalin qė ta shihte .
    Gruaja i tha se djali i saj mund tė kthehet nga ēasti nė ēast , prandaj i luti qė tė prisnin pak .

    Ebu Kudame u mendua pak dhe iu kujtua rasti kur profeti shkonte pėr xhihad nė luftėn e Tebukut ...
    Kur ndonjėri prej sahabėve ngelte mbrapa ushtrisė sahabėt e tjerė e njoftonin profetin duke i thėnė :

    "Filani ka ngelur mbrapa , ta presim apo tė vazhdojmė ?

    Profeti u thoshte :

    "Lėreni nėse ka mirėsi nė vetvete Allahu do e dėrgojė atė me ju dhe n.q.s. s'ka mirėsi ju ka ruajtur Allahu nga sherri i tij ."

    Si pėrfundim Ebu Kudame i tha :

    "Mė vjen keq , por s'mund tė presi pasi mė duhet tė iki sa mė shpejt !"

    I dha selam dhe iku...

    Ditėn tjetėr muxhahidinėt qė ishin nėn komandėn e Ebu kudames dalluan nė horizont njė kalorės qė sa vinte e u afrohej mė shumė .
    Pas pak ēastesh ai i arriti ata .
    U dha selam dhe u tha se kėrkonte Ebu Kudamen .
    Muxhahidinėt njoftuan Ebu Kutaben dhe i thanė se njė kalorės i panjohur dhe me fytyrė tė mbuluar po e kėrkonte.
    Ebu Kudame shkoi menjėherė pėr tė takuar tė panjohurin qė po e kėrkonte.
    Pasi u pėrball me tė e pyeti kush ishte dhe ēfarė kėrkonte ?!
    I panjohuri hoqi shallin me tė cilin kishte mbuluar fytyrėn dhe tha :

    "Jam djali i asaj gruas , e cila bisedoi me ty , qė tė mė marrėsh me vete nė xhihad !

    Ndėrsa nga ana tjetėr Ebu Kudame kur pa fytyrėn e atij djaloshi u shtang dhe i shkuan ndėrmend fjalėt e nėnės sė atij djali :

    "...kam njė djalė mė tė bukur se hėna ..."

    Pėshpėriti diēka nė vetvete dhe i tha djaloshit :

    "Jo ! S'mund tė tė marrė me vete !
    Kthehu nga ke ardhur .Xhihadi yt ėshtė tek nėna jote!"

    Por djaloshi filloi t'i lutej dhe t'i pėrgjėrohej qė mos ta kthente mbrapa .
    Papritur zemra e ngurtė , porsi njė shkėmb e Ebu Kudames u zbut dhe nuk po i rezistonte dot lutjeve dhe pėrgjėrimeve tė djaloshit .
    Me gjithė merakun se mos po i ndodhte ndonjė gjė e pakėndshme kėtij djaloshi kaq tė mirė dhe kaq tė bukur Ebu Kudame pranoi qė ta merrte me vete...

    Rrugės Ebu Kudame vėrente se djaloshi lėvizte herė nė krye herė ne fund tė muxhahidinėve , pėr tė parė nėse dilush prej muxhahidinėve kishte nevojė pėr ndihmė ...

    Pasi bėnė njė rrugė bukur tė gjatė Ebu Kudame urdhėroi qė tė pushonin .
    Gjatė pushimit djaloshin nga lodhja qė pėrjetoi nga rruga e gjatė e zuri menjėherė gjumi ...

    Njė grup muxhahidinėsh kur e panė se sa shpejt e zuri gjumi filluan tė qeshin me tė .
    Por pėr ēudi tė tyre filloi tė qeshė edhe djaloshi , por ky i fundit po qeshte gjatė gjumit .
    Kur u zgjua e pyetėn se mos kishte parė ndonjė ėndėrr ?!
    Tha djaloshi :

    "Po !Pashė nė ėndėrr sikur Allahu mė futi nė xhennet .
    Fillova tė ecė nėpėr tė dhe para mė doli njė shtėpi me parmakė prej ari dhe argjendi .
    U futa nė tė dhe pashė aty dy vajza shumė tė bukura .
    Ato mė thanė tė vazhdoja mė tej.
    Mė tej pashė dy vajza akoma mė tė bukura edhe ato mė thanė qė tė vazhdoja mė tej.
    Kur arrita tek dhoma e fundit pashė njė krevat dhe e ulur nė tė ishte njė vajzė mė e bukur se gjithė tė tjerat.
    E pyeta atė se kush ishte , kurse ajo mė ktheu pėrgjigjen :

    "Unė jam caktuar qė tė jem gruaja jote nė xhennet !

    Kur mė tha kėtė gjė unė u afrova qė ta prekja , kurse ajo mė tha:

    "Avash se akoma s'ka ardhur koha .
    Do ta kesh kėtė mundėsi sė shpejti !

    Pas kėsaj u zgjova...

    Tė gjithė heshtėn...
    Heshtjen e theu Ebu Kudame duke thėnė :

    "Pėrgėzohu o djalosh !

    Pasi udhėtuan edhe pak kohė arritėn nė tokėn e xhihadit

    Ebu Kudame nė rolin e njė komandanti tė aftė , i cili njeh ushtarėt e vet filloi ndarjen e muxhahidinėve .
    Disa i caktoi nė vijėn e parė tė frontit e disa tė tjerė nė prapavijė .
    Edhe djaloshin e caktoi me ata qė ishin nė prapavijė ...

    Gjatė betejės Ebu Kudame vėrejti nga larg se njė kalorės i mbuluar me njė guxim tė papėrshkruar po ēante rradhėt e kufarėve .
    Nė fillim nuk e njohu , por pasi iu afrua mė afėr pa se ky kalorės ishte djaloshi qė iu bashkangjit rrugės .
    I foli rreptė dhe urdhėroi qė tė kthehej nė prapavijė .
    Kurse djaloshi ia ktheu :

    "O Ebu Kudame a nuk e ke dėgjuar se ēfarė thotė Allahu :

    "Le tė luftojnė nė rrugėn e Allahut ata qė japin jetėn e kėsaj bote pėr botėn tjetėr ..."

    Dhe unė dua tė jem njėri prej atyre dhe dua qė kėtė shkėmbim ta bėjė sa mė parė .
    Prandaj tė lutem mos mė nxirr pengesa .

    Ebu Kudame kur kuptoi dėshirėn e madhe tė kėtij djaloshi pėr tė rėnė shehid i dha lejen qė tė luftonte nė vijėn e parė tė frontit .

    Tani qė djaloshit iu dha leja pėr tė luftuar nė vijėn e parė tė frontit u bė sikur tė ishte me krahė .
    Pėrshėndeti Ebu Kudamen dhe filloi duke luftuar pėrsėri .

    Beteja zgjati njė kohė bukur tė gjatė dhe pėrfundoi duke u realizuar premtimi i Allahut :

    "...ushtria jonė ka pėr tė qenė gjithmonė Ngadhėnjyese ..."

    Nė fund tė betejės , qė siē thamė pėrfundoi me fitoren e muslimanėve muxhahidinėt filluan tė kėrkojnė njėri-tjetrin pėr tė parė kush kishte rėnė shehid e kush ishte plagosur .

    Edhe Ebu Kudame filloi tė kėrkonte djaloshin ...

    Duke kėrkuar mes tė vrarėve dėgjoi njė zė tė mekur qė po pėrmendte emrin e tij.
    Shkoi menjėherė aty nga vinte zėri dhe pa djaloshin qė po rėnkonte nga plagėt e shumta qė kishte marrė .
    I zbuloi fytyrėn dhe po i jepte kurajo .

    Djaloshi me zėrin qė po i dridhej filloi tė fliste :

    "O Ebu Kudame ! Ndjej erėn e xhennetit , jepi selam nėnės time dhe njoftoje se Allahu ia pranoi duan.
    Jepi selam edhe ..."

    Pa mbaruar fjalėn , me njė buzėqeshje nė fytyrė ia dorėzoi shpirtin Krijuesit tė vet .

    Ebu Kudame s'i mbajti dot lotėt ...

    Duke qenė se Ebu Kudame sė bashku me muxhahidinėt e realizuan qėllimin pėr tė cilin kishin ardhur (njėrėn prej dy fitoreve , ose fitore mbi kufarėt ose rėnie shehid ) morrėn rrugėn e kthimit pėr nė vendin e tyre ...

    Nė hyrje tė fshatit kishin dalė shumė njerėz ...

    Nėna qė prisnin fėmijėt e tyre , motra qė prisnin vėllezėrit e tyre , gra qė prisnin burrat e tyre ...

    Disa gėzoheshin kur shihnin tė njohurit e tyre , kurse disa tė tjera qanin nė heshtje kur merrnin vesh se i njohuri i tyre kishte rėnė shehid .

    Ebu Kudame zbriti nga kali i tij dhe ecte kokėulur ...

    Ia tėrhoqi vėmendjen njė vajzė e vogėl dhe shumė e bukur , e cila s'linte muxhahid pa ndaluar , duke e pyetur pėr njė tė njohurin e saj .

    Ebu Kudames iu rrėnqeth mishi , tė rahurat e zemrės iu shtuan ...

    Vallė ku kishte parė njė fytyrė tė ngjashme si ajo e asaj vajze ?!

    Iu kujtuan pėrsėri fjalėt e gruas qė bisedoi nė ēastin kur nisej pėr xhihad :

    "...jam njė nėnė me dy fėmijė ..."

    A mos kjo do ishte motra e atij djaloshi , tė cilit vetė Ebu Kudame ia mbylli sytė ?!

    A kėsaj donte t'i dėrgonte selamin e fundit djaloshi qė bėri Ebu Kudamen tė qajė aq shumė sa t'i lagej mjekra ?!

    Por pyetjet e shumta qė i lindėn nė mendje ia ndėrpreu vajza e vogėl , e cila filloi tė ecė nė drejtim tė tij.
    Ebu Kudame sa e pa se ajo vinte nė drejtim tė tij , ndryshoi rrugė dhe filloi tė ecte me tė shpejtė , sikur tė ishte ai fajtori pėr gjithēka qė ndodhi...

    Por nuk zgjati shumė ecja e tij , sepse ai u pėrball me nėnėn e djaloshit , e cila i dha selam dhe po priste se ēfarė lajmi do t'i jepte Ebu Kudame .

    Ndėrkaq arriti edhe vajza e vogėl , e cila edhe ajo sikur nėna e saj po priste nė heshtje fjalėt e Ebu Kudames .

    Subhanallah ! Sa ēaste tė vėshtira ishin ato pėr Ebu Kudamen !

    Prej sikletit filluan t'i dilnin djersė ...

    Mė nė fund mori guximin dhe me njė zė qė i dridhej tha :

    "Djali yt u vra ..."

    "Mos mendoni se janė vrarė (tė vdekur) ata qė ranė nė rrugėn Allahut .
    Pėrkundrazi ata janė tė gjallė duke u ushqyer tek Zoti i tyre ."-ia ktheu gruaja.

    Ndėrkaq kur vajza e vogėl dėgjoi fjalėt e Ebu Kudames ra pėrtokė e vdekur.
    Gruaja me njė zė tė qetė sikur s'kishte ndodhur gjė tha :

    "Tė Allahut jemi tek Ai do tė kthehemi "

    Mori vajzėn nė krahė dhe u largua qetė qetė ...

    Ebu Kudame shkundi veten se mos ishte nė ėndėrr...

    Kėmbėt s'po e mbanin.
    U ul mbi njė gur.
    Ngeli aty pėr njė kohė tė gjatė duke menduar pėr zemrėn e asaj gruaje qė rradhė herė gjendet nė kraharorėt e burrave .
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    MBRETI DHE DJALOSHI BESIMTAR



    Mbreti rrinte ulur ne fronin e vet i kapardisur si kendes, e shkendijat dilnin nga syte e tij. Ushtaret dridheshin prej tij nga frika, sepse kishte zemer te forte si guri, a me te forte dhe me te ashper se guri.
    Mbreti e levizi koken si shenje se magjistari mund te paraqitej para tij. Magjistari hyri i perkulur dhe me koke te ulur, u ndal para mbretit dhe tha: “I falenderohem zoteriut tim qe me lejoi te paraqitem para tij. Zoteri, kam ardhur t’ju them se jam plakur dhe se fuqia me ka leshuar. Kam frike se kur te vdes, edhe magjia ime do te vdese se bashku me mua. Urdheroni, zoteri qe te gjendet ndonje djalosh i zgjuar te cilit do t’ia kisha mesuar mjeshtrine e magjise!”
    Mbreti tha: “Te faleminderit ty, o magjistar! Tere jeten tende e ke shpenzuar ne sherbimin tim! Ke qene besnik dhe i sinqerte, ndaj do ta kryej deshiren tende!” Mbreti urdheroi qe te plotesohet deshira e magjistarit. U zgjodh nje djalosh i zgjuar dhe me fytyre te bukur, te buzeqeshur, nje djalosh shpirtemire dhe mendjemprehte.
    Magjistari, pas nje veshtrimi te shkurter, menjehere erdhi ne perfundim se ku djale eshte nje thesar i paqmueshem. Pastaj tha: “Mire paskan zgjedhur, po shoh se je i menqur, i qete dhe i zgjuar. Shpresoj se nuk mashtrohem!”
    Keshtu djaloshi filloi te vinte qdo dite te magjistari, qe prej tij t’i mesonte bazat e magjise, por nuk e bente kete dhe gjithaq me deshire. Nuk e donte nje profesion te tille, por qfare te bente! Ky ishte nje urdher i mbretit te ashper dhe te pameshirshem, ndaj nuk kishte mundesi ta kundershtonte ate.
    Nje dite, derisa po shkonte te magjistari, dikush e thirri nga pas si me turp. Ishte ky nje kryeprift qe jetonte i vetmuar ne nje banese te veten, e qe deshironte ta njoftonte djaloshin me te verteten dhe fene e All-llahut. Djaloshi pranoj te takohej me te dhe e hapi zemren e tij para mesimeve dhe keshillave te tij qellimmira. I vinte mire ta degjonte bukurine e fjaleve dhe mendjen e gjere te ketij njeriu te devotshem. Dhe keshtu djaloshi qdo dite kthehej ne kete shtepi te miresise qe ta mesonte urtesine, ne menyre qe te nxirrte nga ajo q’eshte e mire per kete bote dhe te kursente diq nga ajo per boten tjeter dhe per tere njerezit. Per kete nuk i fliste asgje magjistarit, qe te mos e gjente ndonje e keqe. Edhe ai njeri i devotshem e kishte keshilluar qe per kete mos t’i fliste askujt, derisa All-llahu xh.sh. t’i udheroje diq tjeter. Dhe mire kishte vepruar!
    Pas nje kohe, djaloshi filloi te mendonte dhe te brengosej gjithnje e me shume. Deri kur do te mbetej me frike nga oborri mbreteror, magjistari dhe padrejtesia?! Si te largohej nga magjistari pergjithmone? Atehere, nje dite, i pa shume njerez te cileve diq ua kishte zene rrugen. Qfare po ndodhte atje?
    U afrua dhe e pa nje shtaze te trishtueshme qe ua kishte zene rrugen njerezve. Te gjithe ishin te frikesuar. Djaloshi e mori nje gur, e ngriti dhe tha: “O Zot, nese tek Ti eshte me e dashur ajo qfare ben kryeprifti sesa ajo qfare ben magjistari, mbyte kete shtaze!” E pastaj e gjuajti ate shtaze me gur, e qelloi ate dhe ajo ra e vdekur per toke. Njerezit u habiten me ate se qfare beri, ndaj filluan te tubohen rreth tij. Djaloshi shkoi tek kryeprifti per t’i treguar se qfare kishte ndodhur. Ishte mjafte i shqetesuar; zemra sikur donte t’i dilte jashte gjoksit.
    Kryeprifti e qetesonte djaloshin duke i thene: “ O bir, ti je sot me i mire se une. Kam degjuar se qfare ke bere. Dije se All-llahu xh.sh. eshte me ty! Besimtari gjithnje eshte ne sprove. Ndoshta do te gjeje ndonje gje e pakendshme, por behu zemerforte dhe i durueshem. E lus All-llahun e madherishem qe te te ndihmoje ne qdo gje!”
    Djaloshi gjithnje e me shume behej i devotshem, ndaj njerezit e qmonin me shume. Filloi me ndihmen e All-llahut fuqipote t’i sheroje te verbrit, te semurit nga lebra dhe te semurit tjere.
    Per kete degjoi njeri prej bashkepunetoreve dhe keshilltareve te afert te mbretit, i cili vazhdimisht i bente shoqeri mbretit. Kishte blere dhurata te shumta dhe te shtrenjta dhe shkoi tek shkoi tek djaloshi. I tha: “Sikur qe me sheh, une jam i verber! Nese me sheron, te gjitha keto gjera te bukura do te behen tuat!”
    Djaloshi u pergjigj: “Une jam sikur te gjithe ju, nuk mund te sheroje askend. Ai qe ju sheron ju dhe mua eshte All-llahu xh.sh. Nese beson ne All-llahun, i Lartesuar qofte, une do te lutem qe te te sheroje!”
    Atehere keshilltari i mbretit deklaroi se All-llahu eshte Nje, i Vetmi dhe menjehere u sherua, prandaj u gezua tej mase qe All-llahu xh.sh. e kishte sheruar. Kur u sherua u perul ne shenje falenderimi ndaj All-llahut xh.sh.
    Diten e dyte, ai njeri erdhi tek mbreti dhe u ul prane tij si zakonisht, e mbreti u habit kur e pa se ky nuk ishte me i verber. Mbreti e pyeti: “Kush ta ktheu shikimin?” Njeriu besimtar iu pergjigj: “All-llahu, Zoti im i Lartesuar, Ai mua m’i ktheu syte”. Mbreti u hidherua dhe bertiti: “Ti a ke Zot tjeter perveq meje? Me thuaj, kush te bindi se ekziston ndonje zot perveq meje?”
    Keshilltari, pas kembenguljes se mbretit, pranoi se kete e kishte bere djaloshi. Mbreti urdheroi qe ta sjellin djaloshin. Kur e prune, e pyeti: “Me thuaj bir, a thua magjia jote u be aq e forte saqe tani mund te sherosh te verberin, te semurin nga lebra dhe te besh gjera te tjera jo te zakonshme?”
    Djaloshi u pergjigj: “Une nuk e sheroje askend, ndersa magjia nuk ka kurrfare ndikimi ne sherim. Askush perveq All-llahut xh.sh. nuk i sheron njerezit nga semundjet e tyre!”
    Mbreti bertiti: “Do te te mesoj ty se si duhet te sillesh me zoteriun tend! Une jam zoti yt dhe nuk ka zot tjeter! Ndaj duhet te me tregosh se kush ta ka helmuar mendjen dhe te ka mesuar te flasesh keshtu!”
    Mbreti urdheroi qe ta torturonin djaloshin derisa pranoi se ai ishte kryeprifti. Mbreti frikesohej se njerezit do te fillonin te adhuronin tjeterkend, e jo ate, dhe keshtu do ta humbte mbreterine. Ndaj urdheroi qe menjehere te ta sillnin kryepriftin. Kur e sollen ate, mbreti filloi te kercenohej duke i thene: “Ti, do me thene je kreu i turbullirave? A deshrion qe njerezit te jane te padegjueshem ndaj meje? A pretendon se ka Zot tjeter veq meje? Largoje kete ide. Ne te kunderten te pret vdekja!” Kryeprifti i refuzoi kercenimet dhe tha: “Zoti im eshte All-llahu, e ti nuk mund te me detyrosh me kercenimet e tua qe te largohem nga besimi im! Bej qfare te duash!”
    Nuk kaluan as disa minuta e mbreti kerkoi qe t’ia sjellin nje shpate qe me te t’ia heq koken kryepriftit. Por, ai ishte i palekundur me fene e vet, duke i refuzuar kercenimet. Mbreti urdheroi qe t’i prehet koka, gje qe edhe u be.
    Atehere mbreti iu drejtua keshilltarit te vet, duke i thene: “Me ty kam kaluar shume kohe dhe ty te kam shok. Te keshilloj qe ta lesh fene tende dhe te mbesim edhe me tej shoke!” Keshilltari e refuzoi kete. Edhe me ate u be sikur me kryepriftin.
    Mbreti pastaj urdheroi qe t’ia sjellin djaloshin, dhe tha: “Largohu, o djalosh, nga feja jote? Do te ishte vertete keq qe nje djalosh sikur ti ta humbe jeten per shkak te besimit te gabuar. Mos u sakrifiko ne lulen e rinise tende; kthehu ne fene e baballareve dhe te gjysherve te tu!”
    Djaloshi nuk u lekund dhe i mbeti besnik fese se vet te vertete, edhe pse e dinte se qfare i kishte ndodhur kryepriftit dhe shokut te mbretit, dhe iu drejtua mbretit duke i thene:
    “E besoj All-llahun si Zot, dhe nuk kam Zot tjeter veq Tij. Beni me mua qfare te doni!”
    Mbreti e urdheroi nje grup te njerezve te vet lojale qe ta dergojne djaloshin ne nje mal te larte dhe qe atje t’i kercenoheshin dhe t’ia terhiqnin verejtjen se nese nuk largohet nga feja e tij, do ta gjuanin ne gremine, ne menyre qe te jete shembull per te tjeret qe duan te bejne sikur ky.
    Ne maje te malit, djaloshi e luti Krijuesin e vet: “O Zot, denoji ata per punet e tyre jo te mira!”
    Menjehere mali u lekund dhe sherbetoret e mbretit rane ne gremine, e djaloshi u kthye me hapa te sigurte, me koke te ngritur. Kur e pa mbreti zullumqare, u qudit dhe u habit.
    Duke bertitur tha: “Gjera te quditshme po ndodhin me ty. Ku jane njerezit qe i kam derguar me ty?”
    Djaloshi u pergjigj: “All-llahu me liroi prej tyre. Mali u dridh dha ata rane ne gremine. Keshtu nuk arriten ta kryejne krimin te urdheruar nga ju!”
    Mbreti u nervozua dhe i urdheroi ushtaret qe ta dergojne djaloshin ne mes te detit dhe ta gjuajne atje per ta mbytur valet e detit.
    Djaloshi ne mes te detit te trazuar iu lut All-llahut xh.sh. per ndihme, dhe Ai ia pranoi lutjet djaloshit. Sherbetoret e mbretit qe te gjithe u permbyten, e djaloshi, e djaloshi u kthye me besim te forte dhe i sigurte ne ndihmen e All-llahut xh.sh. Sa e kendshme eshte pergjigjja e tij thene mbretit: “All-llahu me liroi nga ushtaret tuaj, te cilet u bene ushqim per peshqit!” Mbreti gati sa nuk pelciti nga hidherimi, kur djaloshi me plot besim ne All-llahun i tha: “O mbret, ju nuk mund te me mbytni, gjersa t’ju them se qfare duhet te beni per te me mbytut”. Mbreti pa u hamendur tha: “Do te veproje si te thuash!”
    Djaloshi me tere zerin tha: “Tuboni njerezit ne nje vend te hapur dhe me lidhni per nje trung palme! Pastaj merrni nje shigjete nga qanta ime dhe vendosni ne hark, e pastaj thuani: “Ne emer te All-llahut, Zotit te ketij djaloshi!!! Pastaj, gjuajeni shigjeten ne drejtim timin. Nese veproni ashtu, do te keni sukses ne mbytjen time!”
    Mbreti tha: “Po pranoj!”

    I tuboi njerezit ne shesh e lidhi djaloshin per trungun e palmes. E mori shigjeten, e vendosi ne hark dhe tha: “Ne emer te All-llahut, Zotit te ketij djaloshi!” Shigjeta e goditi djaloshin besimtar ne temth dhe e mbyti. Vdes sikur deshmor. Fjalet e fundit i kishte: “La ilahe il – lall – llah – s’ka zot tjeter perveq All-llahut!”
    Njerezit u binden me syte e tyre ne sinqeritetin e djaloshit dhe te gjithe e shqiptuan fjalen me te embel qe gjuha mund te shqiptoje: “E besojme All-llahun, Zotin e djaloshit!”
    Nje fatkeqesi e rende e kishte goditur mbretin!!! Ndodhi ajo qe me se shumti i frikesohej. I tere populli u bene besimtar. As ushtaret, e as oborrtaret nuk mund te gjenin ndonje zgjidhje qe t’i shmangnin njerezit nga e verteta. Nuk arriten te gjenin menyre si t’i mashtronin dhe t’i largonin nga besimi i tyre ne Zotin e djaloshit.
    Mbreti nuk dinte se qfare te beje. Disa nga shoket e tij i thane: “E sheh, ndodhi ajo prej qka me se shumti frikesoheshe! Nuk ishe sa duhej i kujdesshem. I tere populli u be besimtar. Urdhero te hapen hendeqe te medha, te mbushen me dru dhe te ndizet zjarri. Urdheroji ushtaret qe ta hedhin ne zjarr secilin qe nuk pranon te largohet nga feja e tij!”
    Kur e bene kete, i erdhi rendi nje gruaje qe e mbante ne duar nje foshnje te posalindur. Kur e derguan te zjarri asaj filloi t’i dhimbset femija e saj, atehere femija foli dhe tha: “Nene behu e durueshme, ti je ne rruge te drejte!” Kur e ema e degjoi kete, u hodh ne zjarr se bashku me femijen. Mirepo, meleket i shpetuan dhe i derguan ne Xhennet, i cili u eshte premtuar durimtareve insha-Allah !

    POROSI NGA TREGIMI I MBRETIT ME DJALOSHIN BESIMTAR

    1. Muslimani e fsheh besimin e vet, nese frikesohet se armiku mund t’i shkakoje atij dem.
    2. Muslimani i lutet All-llahut xh.sh. ne situata jetesore, e sidomos nese e godet ndonje fatkeqesi, sikurse kishte vepruar djaloshi.
    3. All-llahu eshte i Vetmi qe sheron, gjersa mjeku eshte mjet e jo ai qe sheron.
    4. I riu musliman duhet t’i thirr te tjeret ne Islam, sikur qe kishte vepruar djaloshi qe e kishte thirrur keshilltarin e verber.
    5. Muslimani eshte i forte dhe i vendosur ne fene e vet, edhe perkunder ngacmimeve qe i ndodhin nga te tjeret.
    6. Kur e verteta behet e qarte, muslimani eshte i obliguar ta ndjeke ate, sikur qe vepruan te pranishmit ne ekzekutimin e djaloshit.
    7. Zullumqaret dhe tiranet gjithnje e kane fundin e tmerrshem dhe punet e tyre te shemtuara gjithnje zbulohen, sikur qe ndodhi me mbretin e padrejte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 04-12-2007 mė 11:08
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    KULETA E HUMBUR

    Mustafaja eshte nje tregtar i madh dhe i pasur, i njohur per sinqeritetin e tij ne mesin e njerezve. Prandaj shume njerez i besojne dhe bashkepunojne me te te sigurt ne cilesine e mallit qe e shet. Ishte shume i pelqyer, ndaj numri i bleresve shtohej gjithnje e me shume. Ndaj pasuria e tij shtohej. E kishte blere nje anije te madhe tregtare qe te mund te blinte mall me cilesor dhe me te qmueshem nga vende te ndryshme, nga Lindja, Kina, dhe vende te pasura me mendafsh dhe perfume.
    Erdhi koha e haxhxhit dhe muezini e lajmeroi kete, qe njerezit me kohe te pergatiten per kete obligim. Kete thirrje e degjoi edhe Mustafaja, ndaj deshi te nisej per rruge. Tha me vete: “Kete e kam obligim para All-llahut xh.sh. per arsye se jam i pasur dhe duhet t’i pergjigjem Atij!”
    All-llahu xh.sh. ka thene:
    “Dhe per hir te All-llahut, vizita e Qabes (haxhi) , eshte obligim per ate qe ka mundesi udhetimi tek ajo.”
    (Ali Imran, 97)



    SHKUARJA NE HAXH

    Mustafaja u pergatit per rruge dhe u nise me ndihmen e All-llahut xh.sh. per haxh, se bashku me nje karvan
    Karvani u nise ne drejtim te Mekkes se nderuar. Gjate rruges ata u ndalen disa here ne menyre qe besimtaret te pushonin dhe t’i kryenin disa nevoja te tyre. Bujtinat i bene ne disa vende, derisa arriten ne qytetin e dritave ne Medine (El-Medinetul-Munevvere). Me ta ishte edhe Mustafaja. Pas nje pushimi te shkurter ne qytet, Mustafaja deshi t’i blerje disa gjera per te cilat kishte nevoje. Kur e futi doren ne gjep qe ta njerre kuleten e tij, kuleta nuk ishte. E kerkoj neper teshat e veta dhe u tmerrua kur edhe aty nuk e gjeti. Per fat te tij te keq iu be e qarte se e kishin humbur kuleten e bashke me te edhe parate qe i kishte marre per rruge. E ne kulete i kishte tre mije dinare, qe eshte nje shume e madhe. Kjo shume parash do t’i ndihmonte atij per t’i mbuluar shpenzimet e rruges per ne haxh e do t’i kishin mbetur edhe shume te tjera, te cilat mendonte t’ua dhuronte te varferve ne Mekken e ndershme. Qfare te bente tani? E kishte humbur pasurine e nevojshme!
    Mustafaja mendonte sika mundur t’i ndodhte kjo, mirepo nuk u zhgenjye dhe nuk u hamend ne qellimin e tij per ta kryer obligimin e vet. U pajtua me kete, duke thene se kjo ishte shkruar prej all-llahut xh.sh. Ai megjithate ishte i pasur, ka pasuri qe vlen me mijera dinare, ndaj mund te huazonte nga shoket e tij qe udhetonin me te. Kur ta kryeje haxhin dhe te kthehet ne shtepi do t’ua kthente parate e huazuara. Kerkoi qe t’i huazonin ca te holla, gje per te cilen te gjithe ishin te gatshem te jene ne sherbim te tij, per arsye se e qmonin, keshtu qe ia tubuan aq sa kerkoi. E kreu obligimin e vet te haxhit dhe u dhuroi te varferve diq prej parave, mu ashtu siq e kishte menduar ne fillim te rruges dhe u kthye ne qytetin e tij. Ishte i lumtur dhe i gezuar qe All-llahu xh.sh. ia kishte mundesuar nje rast te ketille. Shume shpejt ua ktheu borgjin njerezve nga te cilet i kishte huazuar parate, duke i falenderuar perzemersisht.

    FATKEQESITE I VININ NJERA PAS TJETRES MUSTAFASE

    Kalonin ditet e Mustafaja edhe me tutje ishte tregtar i madh, i cili gezonte respect. Jetonte ne begati, ngase All-llahu xh.sh. i kishte dhene pasuri te shumte atij dhe femijeve te tyre u kishte dhene lumturi dhe shendet. Gjithnje e falenderonte dhe e madheronte All-llahun xh.sh. per begatite qe i kishte dhene. Asnjehere nuk kishte harruar t’i mesoje femijet e vet qe te jene te mire dhe besimtare shembullore, qe te jene shembull me sjelljet e tyre dhe ta falenderojne All-llahun xh.sh., si dhe te kerkojne falje nga Ai kur jane ne vetmi ose ne vend publik.
    Mustafaja i kishte dy djem dhe nje vajze qe ende ishte ne gji. Ai i ushqente dhe kujdesej per ta. I kishte mesuar te silleshin mire dhe t’i respektonin prinderit e tyre.
    Nje dite, kur Mustafaja u ul ne tavoline dhe drekonte me gruan dhe femijet e tij, dikush trokiti ne dyert e shtepis se tij. Njeri prej djemve te Mustafase shkoi ta hapte deren. Ishte sherbetori i tij Hasani, i cili e kerkonte zoteriun e tij per bje gje shume te rendesishme. Mustafaja u ngrit nga tavolina dhe e pyeti: “Q’eshte ajo kaq me rendesi per te cilen po ma prish rehatine?” Sherbetori heshti per nje kohe si memec, ishte zverdhur dhe i shqetesuar dhe dridhej nga frika. Mustafa e pyeti edhe nje here: “Fol diqka, q’eshte qe je kaq i frikesuar? Me mban ne hamendje!” Hasani iu pergjegj: “Zoteri, anija juaj eshte fundosur gjate kthimit te saj nga India me tere mallin qe kishte ne te!”
    Mustafaja e uli pak koken per shkak te ketij lajmi te dhembshem ndaj vete tha: “ Nuk ka dalje e as ndihme pa ndihmen e All-llahut te Madheruar. Kthehu ne dyqan. Ky eshte vullnet i All-llahut xh.sh. dhe asgje nuk mund ta nderroje fatin tim qe e ka caktuar All-llahu xh.sh.
    Mustafaja hyri ne shepine e vet dhe u ul ne tavoline qe ta perfundonte dreken me gruan dhe femijet e tij. Nuk u merzit e as nuk vajtonte po ia kishte fatin e vet vullnetit te All-llahut xh.sh., edhe pse ajo anije perbente tri te katertat e pasurise se tij. Iu kthye punes se tij me plote elan dhe deshire, i vendosur qe ta kthente sa me shpejt pasurine e vet te humbur.
    Pas disa ditesh, e goditi lajmi i kobshem per mbytjen e djemve te tij. Nje mur i vjeter qe rrezuar mbi ta, ndaj ata kishin mbetur nen germadhat e tij, edhe pse njerezit qene munduar per t’i nxjerre te gjalle qe aty.
    Mustafaja qau dhe u merzit per ta, por shume shpejt e mblodhi veten, sepse e dinte qe fatkeqesite duhet t’i perballonte me durim, ndaj e luti All-llahun xh.sh. qe t’ia fale e ata t’i perfshije nen meshiren e Tij.
    Dhembjen dhe merzine e tij e zbuste mendimi se djemte e tij kishin qene te mire dhe te degjueshem ndaj prinderve te vet. Plotesisht ia kishte lene fatin e vet All-llahut xh.sh. se Ai e mbron ke te doje.
    Mustafaja mbeti me gruan dhe vajzen e vet te vogel. Mirepo, puna e tij nuk shkonte me shume lehte si me pare, fitimi i tij behej gjithnje e me i vogel. U detyrua qe ta shiste shtepine e tij te madhe dhe ta blente nje me te vogel, me modeste. Dyqani nuk ishte me plot me mall te qmueshem, ndaj numri i bleresve zvoglohej per qdo dite. Sherbetoret e leshonin ne kerkim te tregtareve me te pasur. Musatafase gjithnje e me shume i binte autoriteti qe ne me fund u detyrua ta leshoje qytetin e vet, se i vinte turp t’i shikonte njerezit me sy. Ishte bere nje shembull konkret i nje te pasuri qe shume shpejt ishte bere i varfrer. Pas teshave te shtrenjta dhe te bukura tani mbante tesha te arrnuara. Dikur kishte sherbetore rreth vetes dhe dinte qe shpesh here t’i ndihmonte te varferit e tani mezi jetonte.
    Vendosi ta leshonte qytetin e tij e ndoshta All-llahu ia nderron gjendjen e tij financiare me te mire. Ndoshta nderimi is jell fat. Bisedoi per kete me shqen e tij, e ajo u pajtua me kete, bile edhe e trimeroi ta bente kete. Edhe ajo nuk mund t’i duronte shikimet qellimkeqija dhe pergojimin e grave te keqija se pas pasurise se madhe kishte mbetur pa asgje dhe se familjen e tyre e kishte lene fati. Ajo duronte dhe mundohej perkunder te gjithave ta ndihmonte bashkeshortin e saj ne fatkeqesine e tij, mirepo gjendja tani ishte bere e pa durueshme dhe kishin vendosur qe se bashku ta leshonin vendbanimin e tyre te deritanishem dhe te kerkonin fitim me te mire dhe jete me te lumtur.
    Gruaja e durueshme e Mustafase pergatiti pak ushqim te nevojshem per rruge. Ai e shikonte me mallengjim qytetin e tij nga nje dritare e vogel duke i kujtuar ditet e tij te lumtura. Sikur ne ender e degjoi zerin e gruas qe thoshte se qdo gje ishte gati per rruge. E mori vajzen e vogel ne duar dhe e perqafoi me butesi e ne syte e tij u paraqiten lotet, te cilet u mundua t’i fshihte nga gruaja e tij. Gruaja e tij e mori ate pak ushqim qe e kishin per rruge. Ishte bashkeshorte e mire, e durueshme dhe e degjueshme. Dikur ishte e pasur, por me te gjitha kishte sjellje njerezore. Kur u varferuan, kete fat te cilin ua kishte caktuar All-llahu xh.sh. e pranoi ne menyre shume te qete. Edhe ne keto qaste te renda per burrin e saj ishte prane tij dhe se bashku me te i bente belle kesaj fatkeqesie qe i kishte goditur. E tani shkonte me te ne te panjohur edhe pse ishte ne muajin e nente te shtatzenesise e mund te lindte ne qdo moment.
    Gjate rruges Mustafaja dhe gruaja e tij pushuan ne nje fshat dhe blen ca gjera te nevojshme per ta. Pas udhetimit te gjate dhe te rende mberriten ne nje qytet te madh ne te cilin edhe kishin menduar te shkonin. Menjehere pas hyrjes ne qytet, gruaja e tij filloi te ankohet per dhembjet e lindjes. Si duket kishte ardhur moment i lindjes. Mustafa e gjeti nje shtepi te vjeter e te leshuar ne periferi te qytetit, pa dyer dhe pa kulm, ketu edhe u vendosen. Ai pastaj nxitoi deri ne qytet, e nata kishte filluar te leshohej mbi qytet. Erdhi ne qytet, mirepo nuk arriti te bleje asgje, ngase te gjitha dyqanet ishin mbyllur. Shetiste rrugeve te qytetit e zemra e luste All-llahun xh.sh. se ndoshta do te gjente ndonje dyqan te hapur. Me ne fund e gjeti nje te hapur dhe u gezua tej mase.

    FUNDI I FATKEQESIVE

    Mustafaja aty bleu qumesht dhe vaj. Shitesi e pyeti: “Ku e ke qypin?” Mustafaja iu pergjigj: “ Une jam i huaj dhe nuk kam qyp.” “Atehere paguaje kaucionin per qypin!” Mustafa i zhgenjyer pyeti se sa kerkon? “Pese derhem!”-iu pergjigj shitesi. Mustafaja heshti. E shitesi i tha: “Q’eshte me ty o njeri?” Mustafaja i tha: “Nuk kam, e kam vetem nje derhem! Ma jepni ate (qypin v.p), e une ju premtoj se do t’jua kthej ate!”
    Shitesi i mire e kuptonte se q’eshte varferia dhe nevoja e Musatafase dhe nga meshira ia mbushi qypin me qumesht dhe i qiti ne te pak vaj. Ia dha Mustafase duke i thene: “Mos harro qe ne mengjes te ma kthesh!” Mustafaja iu falenderua dhe i premtoi se do ta kthente ate pa e vonuar. E mori ne duar qypin dhe ashtu i gezuar u nis duke i harruar per nje moment problemet e veta. I dukej sikur po ia dergonte gruas se vet nje dhurate te qmueshme. Ate po e priste nje ushqim i shijshem pas lindjes se dhembshme. Atehere i ra ndermend se ajo ishte e vetme ne nje shtepi te leshuar dhe te shkaterruar dhe e kaploi frika se mos ndoshta gjate lindjes i ka ndodhur diq, ndoshta ka pasur nevoje per ndihme. I shpejtoi hapat e tij duke kaluar neper rrugicat e erreta te qytetit. Nuk kishte me kalimtare askund. Njerezit kishin shkuar neper shtepite e tyre qe te pushonin pas dites se mundimshme.
    Mustafaja hecte me hapa te shpejte dhe papritmas rrezohet, e qypi se bashku me qumeshtin i del nga duart dhe copetohet i tere. Mustafane e kaploi nje zhgenjim i papershkruar. Para syve te tij renditeshin fotografite nga jeta e tij - pasuri dhe bollek, kurse tani, mjerim , varferi dhe merzi. Pa marre parasysh sa ishte i durueshem, kete nuk mund ta duronte. Ia hapi All-llahut xh.sh. zemren e tij te thyer dhe e zbrazi tere merzine e vet me nje vajtim te dhembshem. Qante me ze aq shume, saqe nga femijeria nuk kishte qare ashtu. Vaji i tij theu qetesine e nates, dhe nje njeri hapi dritaren per te pare se kush eshte duke qare, dhe pyeti: “Q’ke o njeri? Pse qan?” Mustafaja e ktheu koken nga dritarja dhe u pergjigj: “Me ra qypi me qumesht dhe u thye!” Njeri nga dritarja tha: “O, Zot, a nje njeri i rritur sikur ju, te qaje ngase i ka rene qypi me qumesht; a jeni sherbetor i ndonje zoteriu koprrac? Q’eshte me njerezit keto dite? I pengojne njerezit duke ua prishur gjumin per disa derheme!” Pastaj e perplasi dritaren, Mustafaja tha: “All-llahu te falte!” Menjehere e ktheu shikimin nga copat e lagura te qypit nga qumeshti i derdhur dhe e kujtoi gruan e vete e cila do te linde e nuk do te kete qfare te haje. Jeta ishte e zeze ne syte e tij, e sidomos kur mendonte se gruas se tij mund t’i ket ndodhur diq e keqe. Ndoshta eshte e vdekur e ndoshta edhe vajza e tij e vogel ka vdekur me te.
    Menjehere ia plasi vajit me ze te madh, se nuk kishte asnje para, nga do te siguronte ushqimin!? Ai njeri i meparshem doli dhe e qortoi: “Qetesohu o njeri! Perse po na pengon? Na ler te fleme dhe shko! Njerezve u ndodhin shume gjera te keqija, e nuk kerkojne ndihme e as nuk qajne!” Mustafaja tha: “All-llahu te falte! Une para dhjete vjeteve e kam humbur kuleten se bashku me tre mije dinare dhe asnje lot nuk e kam leshuar e as nuk kam vajtuar, sepse isha i pasur. Tani po e sheh, po qaj per disa derhem, se nuk kam me shume!” Njeriu i tha: “Q’ka ke humbur?” Mustafaja tha: “Kuleten me tre mije dinare!” Njeriu: “Pashe Zotin, pershkruama!” Mustafa: “A edhe po me perqesh? Me ler rehat, qfare fitoj nese ta pershkruaj?” Njeriu: “Pashe Zotin, pershkruama, seriozisht e kam dhe nuk po mahitem!” Mustafa heshti dhe tha me vete: “Nuk ka rrugedalje, as ndihme, as fuqi pa vullnetin e All-llahut te Lartesuar, e tani jam ne kete situate te padalshme, e ky njeri tani kerkon qe t’ia pershkruaje kuleten te cilen e kam humbur para dhjete vjetesh. E ky tani deshiron qe tq argetohet!”
    Atehere ky e kapi per dore dhe i tha perseri: “Pershkruama kuleten e humbur!” Mustafa u pergjigj: “Do te te tregoj nese me leshon - kuleta eshte e zeze, e qepur me penj te kuq, i ka tre xhepa; ne secilin nga njemije dinare. Tani a je i kenaqur? Me lesho, All-llahu te meshirofte!”
    Njeriu e pyeti: “Kujt ia dergoje ushqimin?” Mustafaja tha: “Gruas sime, te cilen e kam lene ne nje shtepi te braktisur e ajo eshte gati te linde, e ndoshta tashme veq ka lindur, e nuk ka kush t’i ndihmoje!” Njeriu: “Ti dhe gruaja juaj jeni mysafire te mi! Eja ta shkojme dhe ta marrim ate!”
    Mustafaja ishte i gezuar per shkak te miresise se papritur te ketij njeriu. U nguten se bashku qe ta merrnin gruan dhe vajzen e tij. I gjeten dhe i sollen dhe gruaja nuk kishte lindur ende. Ua dha nje dhome dhe kerkoi nga gruaja e tij qe te kujdeset per gruan e Mustafase.
    Nga mesi i nates, gruaja e Mustafase lindi djale. Mustafaja u gezua dhe iu falenderua All-llahut xh.sh.

    GEZIMI

    Ne mengjes nikoqiri i tyre ua solli kafjallin dhe gjersa hanin ia filluan bisedes. Nikoqiri e pyeti Mustafane: “Me qfare pune merresh?” Mustafa i tha: “Kam qene trgtar dhe e di kete pune, mirepo tani jam i varfer sikur qe me sheh dhe nuk kam me qka te tregtoj. Ketu kam ardhur te kerkoj pune, ndoshta tek ndonje tregtar tjeter.”
    Nikoqiri i tha: “Qfare thua, te marresh pjese me mua ne nje pune te vogel tregtare? Tani do t’i jap njeqind dinare per fillim qe te mund ta fillosh punen, e pastaj fitimin do ta ndajme.” Pas disa ditesh, Mustafaja u kthye tek nikoqiri i vet dhe i tha shokut te tij te ri: “Bera tregti dhe kam fituar pesedhjete dinare, gjysma eshte e juaja!” Njeriu i tha: “Bashkoja kete fitim parave te tua dhe trgto me to qe te fitosh me shume!”
    Iu kthye Mustafa tregut, me plot vullnet per pune. Frika nga varferia ishte larguar, ndaj nuk e shikonte jeten ashtu zi si me pare. All-llahu jep dhe All-llahu ndalon. All-llahu e shpetoi nga varferia kur e kishte me se veshtiri, prandaj punonte panderprere, e gjuhen dhe zemren e vete vazhdimisht e perdorte qe ta madheroje dhe falenderoje All-llahun xh.sh.
    Dinte ta tregoje falenderimin e tij te thelle ndaj nikoqirit te tij per ndihmen e dhene. U kthey kur kaluan disa jave dhe ia dha gjysmen e fitimit.
    Njeriu i tha Mustafase: “Shiko shoku im, tani do te them diq pasi qe e arrite qetesine dhe rehatine e zemres sate.”
    Mustafaja e pyeti: “Qfare do te me thuash, o vella?” Njeriu tha: “A te kujtohet qe e ke humbur kuleten e te hollave?” Ky iu pergjigj: “Po, me kujtohet, kurr nuk do ta harroj kete!” Njeriu: “Te pata pyetur se a mund te ma pershkruash kuleten e ti e bere kete.” Mustafaja tha: “Po, kete e pata bere ate nate kur isha duke qare!” Njeriu shkoi tek nje arke e zbukuruar dhe nxorri nje kulete: “A eshte kjo kuleta juaj?” Mustafaja mori fryme me veshtiresi dhe gati sa nuk i doli shpirti kur e pa kuleten e tij. Nga gezimi i madh dhe tronditja e humbi vetedijen. Kur erdhi ne vete, i tha njeriut: “Pashe All-llahun, ku e gjete ate?” Njeriu iu pergjegj: “E kam gjetur para dhjete vjetesh ne rruge per ne haxh. I thash nje njeriu qe te bertiste me ze, kush e ka humbur kuleten, mirepo askush nuk u lajmerua, prandaj e mora qe ta ruaj duke iu lutur All-llahut xh.sh. qe te me ndihmoje ne gjetjen e pronarit te kesaj kulete. Une nuk ha haram. E falenderoj All-llahun i Cili te ka derguar ne kete qytet dhe ma ka mundesuar te ta kthej kuleten kur ke pasur me se tepermi nevoje per te holla! Kjo para eshte fituar hallall. Merre kuleten tende dhe parate te cilat i fitove me pare, ngase t’i kam dhene njeqind dinare nga kuleta jote!”
    Mustafaja e falenderoi njeriun per qdo gje qe kishte bere, si dhe e luti All-llahun xh.sh. qe edhe me shume t’i ndihmonte per shkak te fisnikerise dhe sinqeritetit te tij.
    Jeta perseri u ringjall tek Mustafaja dhe familja e tij: “Bota e muslimaneve ende eshte plot me miresi dhe sinqeritet, kur ka ende te tille qfare jeni ju. All-llahu i sprovon krijesat e Tij. Me duket sikur All-llahu jua kishte dhene ne amanet keto para, qe te mund te m’i ktheni ateher kur te kem me se tepermi nevoje per to.” Atehere lexoi nga Kur’ani i nderuar:
    “Dhe ata te cilet kujdesen per amanetet e besuara atyre dhe per obligimet e veta. Dhe ata te cilet lutjet e tyre i kryejne me kohe - ata jane pasardhes te denje, te cilet do ta trashegojne Xhennetin; ata do te jetojne pergjithmone ne te.” InshaAll-llah.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Dy fėmijė nė Luftėn e Uhudit



    Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

    Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu

    Vėllezėr dhe motra tė nderuara, nė njė Ligjeratė tė mbajtur nga njė dijetarė i Afrikės sė Jugut, dijetari pėrmendi njė hadith tė cilin desha ta ndajė me ju. Nė tė thuhet si vijon:

    Nė luftėn e Uhudit, kur muslimanėt tuboheshin pėr tė shkuar nė luftė, erdhėn dy fėmijė (12 dhe 13 vjeēarė), njėri prej tyre quhej Rafi“ ibn Hatixh ndėrsa tjetri Samra ibn Xhundub dhe kėrkuan nga i Dėrguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) qė t“i lejojė tė marrin pjesė nė luftė, mirėpo i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) u tha qė tė kthehen dhe ata respektuan urdhėrin e tė Dėrguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe u kthyen. Babai i njėrit prej atyre dy fėmijėve tė kthyer erdhi tek i Dėrguari (SalAllahu Alejhi ve Selem dhe i tha:

    " O i Dėrguari i All-llahut, ti nuk i ke lejuar birit tim qė tė marrė pjesė nė luftė dhe unė respektoj vendimin dhe urdhėrin tėnd. Vetėm se, biri im ėshtė shenjėtarė shumė i mirė dhe ndoshta shkathtėsia e tij mund t“i ndihmpjė Ummetit kėtė ditė (SubhanAll-llah, athua ka kėsi prindėr sot ?!?)."

    I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i lejoi birit tė kėtij Sahabiu qė tė merr pjesė nė luftė. Kur dėgjoi fėmiu tjetėr se, i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i kishte lejuar shokut tė tij (fėmiut tjetėr) qė tė marrė pjesė nė luftė, ai u kthye prap dhe iu drejtua tė Dėrguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem):

    " O i Dėrguari i All-llahut, ti nuk na lejove qė tė marrim pjesė nė luftė, mua dhe shokut tim dhe ne u kthyem, ndėrsa tani ke lejuar Rafi“i-un pėr shkak tė shkathtėsive tė tija nė hark, mirėpo unė tė betohem se, po qė se na lejon qė tė mundemi, unė do t“a rrėzojė atė." (SubhanAll-llah, fėmijė 12 vjeēar)

    I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alajhi ve Selem) i tha: " Nė regull, ti thua se mund t“a rrėzosh atė? Thirre shokun tėnd dhe ejani kėtu pėr mundje."
    [Dy Sahabe-fėmijė duke u mundur pėr tė luftuar fisebilil-lah]

    Dhe para syve tė tė Dėrguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem), Samra mbajti fjalėn e dhėnė dhe rrėzoi Rafi“-un. I Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi dhe Selem) tha:

    " SubhanAll-llah, ti pate tė drejtė. Qė tė dy mund tė shkoni."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 03-06-2008 mė 11:39
    A known mistake is better than an unknown truth.

  7. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    KUJTIMET ME ROJTARIN

    As mos me pyetni sa te lumtur ishim kur na e bene nje kopsht ne afersi te sheshit qendror ! E tere ajo qe gjendej ne te ta bente me dije se ai vend ishte i pergatitur per femije. Aty ishin dhjete luhatese me ulese te shumta shumengjyreshe, me lidhese te lekures. Por, asnjera nga gjitha keto nuk mund te krahasohet me bukurine e patave qe notonin neper bazene, me fontanen e bukur, uji i te cilit rrjedhte ne bazene, duke shkaktuar nje gurgullime te bukur, zeri i te ciles depertonte ne veshet tane.
    Sa i mrekullueshem qe eshte ky kopsht yni !

    LOJA ESHTE PJESE E FEMIJERISE

    Dija te shkoja te shkoja te kopshti nje ore para perendimit te diellit, ne percellje te vellait te vogel, Blerimit. Atje shoqeroheshim me femijet e tjere te lagjes sone. Ishim te nje moshe dhe te nje gjatesie, keshtu qe edhe hapat tane ishin te njejte. Kur hynim ne kopsht, i leshonim duart, shikimet tona shperndaheshin ne tere kopshtin, kembet tona vraponin ne drejtim te luhateseve dhe pishinave. Shpeshhere une dhe vellai im i vogel lagnim ca riska buke dhe ua gjuanim patave. Kur axha Rexhep e merrte ne dore pipin e vet dhe i fryente atij e denim se dyert e kopshtit se shpejti do te mbylleshin. Koha e lojes dhe e argetimit kishte kaluar. Pastaj iknim nga rojtari derisa ai e arrinte ndonjerin nga ne. Edhe kjo ishte pjese e lojes sone se dashur.

    AXHA REXHEP JU DESHIRON MIRESEARDHJE

    Eshte e drejte te themi: “Ai eshte rojtari qe meriton respekt !”
    Na shikon me shikim te bute ateror, gjithnje me fytyre te buzeqeshur kur vijme me kopsht. Kishte qene rojtar i tij edhe para se te shnderrohej ne kopsht per femije. Asnjehere nuk do te harrojme se si qdo nate, para daljes nga kopshti na joshte me sheqerka te llojllojshme qe te dilnim sa me pare. Edhe pse pip ii tij kishte ze te kendshem, bombonet me gjathate e benin te veten. Edhe kur e leshonim kopshtin, ne veshet tane nje kohe te gjate tingellonte zeri i pipit. Kjo ishte nje shprehi e axhes Rexhep, qe qdo here ta fishkellonte melodine e tij te dashur.

    LOJA DHE PROVIMI NUK SHKOJNE BASHK

    Erdhi koha e provimeve. Tani me nuk mund te shkoj ne kopshtin tone te dashur. Babai im me ka ndaluar derisa t’i kryej provimet me sukses te shkelqyeshem. Me zell pergatitem per provime. Mirepo si mund t’i’ harroj luhateset dhe patat e bukura.
    Babai e ndiente se di. Mirepo si mund t’i’ harroj luhateset dhe patat e bukura.
    Babai e ndiente se diq po me mundonte, por kot perpiqej te dinte se q’eshte ajo. Nuk pergjigjesha ne pyetjet e tij, se e dija se nuk do te lejonte ate qe e deshiroja. Ne nje moment, e verejti se po i vizatoj ne leter luhateset dhe patat prane bazeneve. E lavderoi vizatimin tim, por si rendom ne menyre te bute ma terhoqi verejtjen se duhet te mendoj edhe per lendet e tjera.

    SHKO NE PROVIM I QETESUAR

    Shume shpejt vendosi diq ne vete. Sapo e perfundoi dreken, me kerkoi mua. Nena me dergoi te dhoma e tij . ne hyrje i dhash selam dhe iu ula ne preher. E kapa perqafe, duke e nier se ka ardhur koha e gezimit. Me tha: “Fisnik, qfare thua, a te shkojme me te shpejte ne nje vizite te shkurter ne kopsht? Duhet te pushosh pak, mesimi te ka lodhur, andaj nje pushim i vogel do te te ndihmonte qe neser te shkosh ne provim pa brenga dhe i qetesuar. Pergatitu, une po te pres !”
    U gezova pa mase dhe e falenderova duke e puthur ne faqe. E verejti kete dhe tha: “Falenderoju vizatuesit te mire, i cili ma perkujtoi kete !”

    KRENOHEM ME BABANE

    I vesha me te shpejte kepucet dhe ne nje qese te vogel futa pak buke te thate. U pershendeta me nenen, e cila m’i dha ca tesha te pastra. Shpejt dola se bashku me babane dhe Blerimin. Rruges e verejta se si nga dritaret me veshtronin shoket e mi. I luteshin All-llahut qe edhe baballaret e tyre t’i dergonin ata ne kopsht sikur qe kete e bente babai im. Edhe ata, sikur une mesonin me zell. Une shoqerohesha vetem me nxenes te mire dhe te zellshem. E lutja All-llahun qe t’i pranoje lytjet e tyre, ne menyre qe te gjithe se bashku te takoheshim tek axha Rexhep prane patave dhe fontanave te ngjyrosura.
    Sa i mrekullueshem eshte babai im ! Vertet krenohem me te. Ai eshte symbol i njeriut te ndieshem, te bute dhe besnik.


    MIKEPRITJA E MIRE ESHTE GOSTI

    Kur na pa axha Rexhep, buzeqeshi dhe vetullat e tij te zbardhura shendriten nga gezimi. Nxitoi nga ne per te na uruar mireseardhje, sikur bejne shoket e dashur pas nje mungese te gjate. Shume shpejte e futi doren ne xhep qe tere kete ta kompenzoje me bombone, te cilat i kishte ruajtur per ne, ka tanime shtate dite. Kushdo qe do te na shihte ne ato momente, do te mendonte se axha Rexhep eshte shoku im qe para njezet vjetesh, edhe pse une i kam pasur vetem dhjete vjet.
    Sa bukur na priste ! Na thirri te ulemi ne ulesen e tij te preferuar, ne te cilen qe moti e kishte gravuar emrin e tij e prane tij numrin 1956.

    SUKSESI ESHTE MIK I TE ZELLSHEMVE

    Pas bisedes se shkurter me babane tim, axha Rexhep m’u drejtua dhe me tha: “Pse nuk po te shoh me ketu ? Mendoj se je duke u pergatitur per provime, e di se je shume i zellshem !” Iu buzeqesha e ai vazhdoi, duke bere shaka: “Ngase ke munguar shtate dite te tera, pot a jap noten “zero”!!!”
    I gezuar per shkak te nderhyrjes se tij qesharake, i thashe: “Vellai im dhe une gjithnje jemi te paret. Do t’jua tregoj notat edhe ndonje dite. Te gjitha jane peseshe! Do te kaloj me sukses te shkelqyeshem! ” Duke m’i rrahur shpatullat me tha: “Lehte e kam une me ju! Baba ii juaj mund te krenohet me femijet e vet te mrekullueshem!”

    FJALET E TE MEDHENJVE JANE THESARE

    Heshti pak: Me shikoi ne sy: “Fisnik, te premtoj qe pas provimeve do te ta rrefej nje tregim te kendshem, si shperblim pee mundin tend te madh”
    Brohorita nga gezimi dhe thashe: “Tregim argetues? A dini tregime interesante per ne? Axhe, ju jeni te mrekullueshem!!! Qysh tani ju falenderoj! Pashe Zotin a mund te ma tregoni tani, ne menyre qe te mos mendoj per te gjate kohes se provimeve? Ju lutem axha Rexhep, … do t’ju degjoj me vemendje!”
    E levizi koken ne shenje pohimi. Ndersa une me shpejtesi dhe me shkathtesi i mblodha edhe tete shoket e mi, shoket e mi ne loje dhe “partnere” ne ndarjen e bomboneve, kuptohet, pas lejes se marre nga baballaret e tyre.
    Axha Rexhep u uroi mireseardhje dhe filloi me tregimin e tij te paharrueshem.

    BOTA ESHTE SKENE E MESIMT

    Mbreteroi nje heshtje e thelle. E drejtoi gishtin ne drejtim te lisit nen hijen e te cilit rrinim, dhe tha: “Te dashur femije, shikoni kete dru! Per kete dru me lidhin kujtime dhe mesime te dobishme. Disa prej tyre jane te dhimbshme, e disa te tjera jane te bukura. Ato me kane mesuar leksione te paharruara ne jeten time.”
    Na habiten fjalet e tij. Si ben qe nje dru ta mesoje njeriun? Vazhduam ta degjonim te qete, e ai thoshte: “Ndodhia me e rendesishme, prej se ciles kam marre mesim, ka ngjare para dhjete vjetesh. Ky dru ishte nje nene e kujdesshme qe ruante ne pjesen e poshtme nje mbreteri te madhe buburrecash te zinj. Ende mund t’i vereni gjurmet e tyre!!!”
    Vertet mund te shihej hyrja ne trung.

    BUBURRECAT JANE SHEMBULL I ZELLSHMERISE

    “Ne ate kohe punoja nga mengjesi gjer ne mbremje, duke prere dege, duke mbjelle lule dhe drunj, si dhe duke i ushqyer patat. Nje here , vemendjen time e terhoqi nje litar i gjate dhe i z ii cili perbehej prej buburrecave. I shikova me vemendje nje kohe te gjate, duke e madheruar All-llahun xh.sh., i cili iudha zelle qe prej mengjesit te hershem te kerkojne ushqim dhe ta tubojne ate per dite te veshtira.
    U afrova dhe u perkula mbi ta, duke i urdheruar si me shaka me fishkellimen e pipit tim. Per qudi, sikur me kuptuan! Sa e quditshme eshte bota e tyre! Njeri bartte nje grimce dhĆ© qe ta ndertonte shtepine e vet, tjetri qendronte ne gjysem meter largesi nga hyrja, sikur u tregonte rrugen te tjereve, ndersa i treti e mbante nje karkalec te vdekur, gjersa i katerti u shkonte ne ndihme!”

    ROJA ESHTE LIGJ DHE REND

    “Tere kete disi mund ta kuptoja. Por, qfare benin ata dy buburreca duke qendruar pa levizur para hyrjes? I shikova me vemendje! I kuptova se ata ishin rojtaret qe nuk e lejonin hyrjen e te huajve dhe te cilet i vezhgonin kalimtaret dhe te papunet. Sa gje e bukur qe ishte kjo! Sa te rinj, te gjalle dhe te forte! Asnje buburrec nuk mund te dilte nga kontrolli i tyre, nese deshironte te largohej apo te ikte. Detyra e tyre sa ishte e ngjajshme me timen ne kopsht, prandaj vendosa t’i njihja me mire. Do te perpiqem ta njoh me mire afersine e tyre ne zgjedhjen e problemeve te renda, sikur qe edhe une isha i detyruar te veproja me rastin e ardhjes sime ketu ne kopsht si shef i kopshtit!”

    NUK KA JETE PER TE DESHTUARIN

    “ Me ndihmen e nje shkopi e nda va kokrren e grurit nga nje buburrec i vogel i cili e bartte ne drejtim te hyrjes. Me te shpejte ai buburrec u kthye prapa ne drejtim tekokrres se grurit dhe vazhdoi ta terhiqte. E perserita kete disa here dhe qdo here buburreci e kapte kokrren dhe nisej drejt magazines se mbreterise se buburrecave.
    Mendova ta fshihja ate kokerr. Me shkathtesi dhe shpejtesi e morra kokrren dhe e futa ne xhep. Buburreci e kerkoi kokrren e grurit, por kot, deri sa u bind se ka humbur. Vendosi te hyje duke i levizur krahet e veta te zbrazeta, por filloi nje beteje e rende!!!”

    DORA QE JEP ESHTE ME E MIRE SE DORA QE MERR


    “Shpejtuan buburrecat-rojtare ne drejtim te buburrecit te mjere dhe sikur u grinden dhe u fjalosen me te nje kohe. Papritmas, kercyen ne trupin e buburrecit te lodhur dhe ia keputen koken nga trupi, duke e lene qe te ballafaqohet me vdekjen, derisa u nfa nga jeta.
    E luta All-llahun xh.sh qe te ma fale kete pune te shemtuar dhe fillova te qaj mbi trupin e vdekur te buburrecit, mbi te cilin binin pikat e loteve te mi te nxehte dhe te dhimbshem.
    Rojtaret menduan se buburreci ishte kthyer pa e perfunduar punen, andaj e kishin akuzuar dhe e kishin denuar per pertaci dhe papunesi. E denuan me vdekje, se nuk ka jete per ata qe deshirojne te jene barre per te tjeret, e jane ne gjendje te punojne.
    Qe nga atehere , ky vend eshte bere vend i posaqem per mua. Ndaj bombone per buburrecin tone deshmor, vdekja e te cilit ishte mesim per ata qe logjikojne. Me doren time mekatare e kam shkruar ne ulese prane atij vendi: “Rexhepi, 1956v.”


    MESIMET NGA TREGIMI

    1. Natyra me boten e vet bimore dhe shtazore dhe me bukurine e vet te cilen e ka krijuar All-llahu xh.sh. eshte vertet nje hapesire per jeten dhe argetimin e femijeve.
    2. Jane te paharrueshme momentet e lojes se perbashket me femijet e lagjes ne kopshtin e madh.
    3. Kopshti i madh i perbashket ku takohen femijete lagjes, e ka rojtarin e vet, i cili e hap dhe e mbyll kopshtin ne kohen e vet te caktuar me pipin e vet.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    RRUSHI I LAZDRUAR

    Une jam nje kokerr rrushi .Kokrrat e tjera jane vellezerit e mi. Para meje kane ardhur ne bote. Kalaveshi yne perbehet prej kater kokrrash. Ishin te vogla , pastaj urriten dhe u bene te pjekura.
    Isha vertet i lazdruar.All-llahu e kishte caktuar qe te jem kokrra e fundit, keshtu qe kete ofiq e kam fituar kur e kam zbukuruar renditjen tone.
    Jeta e femijes se lazdruar eshte e stermbushur me ndodhi qe i ka perjetuar.Kete here do te ju gostis dhe t’ju rrefej tri tregime.

    VJEDHESI I PJESHKAVE

    Isha pese vjeqar. Nje dite dola me biqikleten time, e cila edhe nuk ishte ne gjendje te mire per shkak te perdorimit te tepert te saj.Nganjehere e terhiqja me vete e nganjehere hipja mbite gjersa arrita tek nje vend qe quhej “Dera e kuqe”,jo edhe aq larg nga lagjja jone. Ishte shitesi i tlyenit, Qerimi, zdrukthtari Naimi e ishte aty edhe kroi. Shpeshhere beja kinse po pija uje ne menyre qe t’i lagia teshat e mia, gje e cila me pelqente shume. Perpara kroit ishte nje dyqan i pemeve i Jakupit,i cili qendronte ne mes te pemeve duke bertitur: “Te kuqe dhe te pjekura, te kuqe dhe te pjekura ”,e ne nderkohe i rregullonte dhe i palonte ,pjeshkat neper sanduqe. Ishte i kenaqur qe po thirrte blersit me zerin e tij te mire.
    Qendroja prane gypave te ujit si zakonisht ,e syte e mi shikonin pjeshket qe ishin bukur te renditura.Ketu luhej loja eshejtanit: “heroi dhe hajni”kur Jakupi e nxori nje sanduk me pjeshka para dyqanit.A do te kete sukses kjo loje?Gjer atehere asnjehere s’e kam provuar rolin e hajnit.E preka xhepin, ishte i zbrazur.Iu afrova me kujdes sandukut, duke e shfrytezuar rastin kur shitesi ishte i zene me nje mushteri.Me shpejtesi dhe mjeshteri te madhe zgjata doren,keshtu qe pjeshka e madhe u gjet ne xhepin tim.Me shpejtesi te vetetimes, u ndala me biqiklete para shtepise sime.Para se te trokisja ne dere, e nxorra pjeshken dhe e kafshova me lezet. Por,gjurmet e vjedhjes me kishin mbetur ne buze.Kur nena e hapi deren,i pa keto gjurme duke perfshire me nje shikim xhepin tim dhe duart e mia.Kur me pyeti:”qka po ha?”e kuptova se jam i zbuluar.
    Nuk isha mesuar ta genjeja nenen. Ajo me kishte mesuar te jem i sinqerte, edhe pse me kishte lazdruar. U pergjigja i habitur: “E kam nje pjeshke, nga e cila kam ngrene.”
    Me pyeti: “Ku e morre?” Iu pergjigja: “E kam vjedhur nga dyqani i Jakupit.”
    U hidherua, por nuk mu kercenua. Shume shpejte erdhi ne vete, me kapi per dore dhe me dergoi ne dyqan. E kerkoi gjysme kilogrami pjeshka, e pagoi dhe morri nje qese te vogel me peme. Nga qesja e nxorri nje pjeshke te pjekur e te kuqe dhe e ktheu ne sanduk, e Jakupi kete as nuk e verejti. U qudita pse e beri kete, kur ne e kishim paguar ate pjeshke!!!
    U kthyem ne shtepi. Para se te filloja qe t’i haja pjeshket, nena ime e ndershme dhe e devotshme filloi te me rrahe, aq dhimbshem, sa qe shpejte harrova kenaqesine kur hengra pjeshken e pare.
    Kjo per mua ishte mesimi i pare dhe i fundit per ndershmerine. Pas kesaj me nuk kisha nevoje per kurrfar keshille qe do te ma mesonte nderin.
    Nese Jakupi nuk me ka pare duke e vjedhur pjeshken, All-llahu, i cili na i ka dhuruar keto pjeshka te shijshme, sheh qdo gje qe punojme.

    OBLIGIMI I HARRUAR

    Ne fund te javes, kur u ktheva nga shkolla (e enjte, 29 prill, 1985)erdhi koha qe t’i shkruaj detyrat e shtepise.Kur e kreva detyren, u relaksova dhe hyra ne enderra te bukura , te bukura sikur femijeria :se neser, te premten, do te shkoj me nenen ne parkun “Burimi i gjelbert” dhe se si do te udhetoje me tren neper sheshin “Hasan Prishtina.” Kenaqesha duke menduar per kete.
    Endrat e mia realizoheshin. Shetitja kishte kaluar me gezim dhe hare, dhe u ktheva i gezuar dhe i kenaqur.
    Erdha ne shtepi i lodhur per arsye se pata luajtur shume prane burimit. Duke prekur neper shtrat e kerkoja qanten qe te bindem se detyra eshte ne vend. Mirepo, per shkak te lodhjes se madhe me kaploi nje gjume i thelle. Me duhej te flija, ne menyre qe te pushoja. Kam fjetur deri vone. Nena disa here provoi te me zgjoje. U zgjova pas ores shtate e gjysme dhe kerkova falje nga nena. I kreva lutjet e mengjesit te cilat me kishin kaluar duke fjetur. E mora me te shpejte qanten dhe nje riske buke te lyer me gjalpe dhe nxitova ne shkolle. Duke e falenderuar All-llahun xh.sh. arrita ne kohe, para ziles ne shkolle (e cila gjendej ne lagjen Saranda). Nuk kisha ndier mundin, sepse e doja shkollen. Aty mesohet dhe edukohet. Shkolla ime dallohej me nxenes te shkelqyeshem dhe te edukuar, sikur edhe une, i falenderuar qofte All-llahu xh.sh.
    Ne shkolle filluam me “Bismil-lah!” Mesuesi Osman kerkoi qe t’i nxjerrim fletoret, qe te na i shikoje detyrat e shtepise. Kur e futa doren ne qante, fletoren nuk e kisha!!! Ndoshta kishte mbetur per te fjetur ne shtratin tim?! A do te me besoje mesuesi? Asnjehere ne shtate muajte e kaluar nuk ka ndodhur te mos i beje detyrat e shtepise!
    Erdhi rendi ne mua e mesuesi me pyeti: “Ku i ke detyrat?”
    Nje lot i madh me pikoi neper faqe. Nuk kisha mesuar te arsyetohem per nje gje te ketille. Mirepo si do ta argumentoj se nuk jam fajtor? Shkova ne vendin e denimit, e mesuesi nuk na denonte menjehere. Ne kete kisha fat. Dikush trokiti ne dere. Erdhi shpetimi!!! Nje grua e mbante nje fletore dhe pyeti: “A e keni ne klase nje femije te vogel bjond i cili e ka harruar fletoren? Ju lutem faleni ate! Ja keshtu eshte fletorja dhe jepjani kete qese te vogel.” I buzeqesha nenes dhe e falenderova me shikim per kujdesin e saj e hapa qesen e ne te ishin 99 kokrra rrushi… Pse nuk ishin njeqinde? Nena ime nuk harron, por kishte dashur te ma jape nje leksion qe te mos harroj me.
    Te faleminderit nene edhe nje here! Femija yt i lazdruar e mori edhe nje leksion per nderin dhe sinqeritetin ne tregimin e pare, e ardhja jote tani ma dha edhe nje leksion – qe te mos e le kryerjen e puneve te mia dhe te mos harroje.

    SHIKIMI I FUNDIT


    Me kishin keshilluar qe ta lus All-llahun xh.sh. qe te ma shpetoje nenen time, semundja e se ciles ishte gjithnje e me e rende. Mirepo, kete here nena ime nuk me percolli. Shendeti i saj eshte keqesuar shume. Kisha frike se do te me leshoje dhe do te kaloje ne boten e qetesise dhe rehatise, pa semundje dhe dhimbje.
    E kishin sulmuar kater semundje menjehere…Nje mjek hynte, tjetri dilte, dhe secili nga ata kerkonte qe t’i blihej ilaq i ri dhe t’i kushtojme me teper kujdes dhe t’i ndalojme vizitat.
    Por,q’eshte me e keqja, vizitoret e kishin vershuar per ta pare.qdo njera prej tyre propozonte qe ta kerkojme ndonje mjek tek i cili eshte veshtire te arrihet tek ai, ose ndonje ilaq qe truri nuk mund ta pranoje,e si do te mund ta pranonte barku i nenes sime dhe ta absorboje ate.Per arsye se, ajo ishte shume e dobet, nga dhimbjet e medha te cilat i duronte pa u ankuar dhe assesi nuk thoshte pos:”falenderimi i takon All-llahut xh.sh ’’Te gjitha mundesha t’i mendoja, pos vdekjes dhe ndarjes prej saj.Nuk mund ta paramendoja veten duke qare kur ajo te vdese!Jo,jo nuk do te vdese…nuk do te qaj! Ajo do te sherohet. Askush nga kusherinjet tane nuk ka vdekur para pleqerise se thelle.
    Nena ime ishte ne dhjetevjeteshin e katert te jetes se saj. Rreth saj ishin gati sa vjetet e saj ilaqe te ndryshme dhe te paperdorura bimesh. Shkova te fleje ne dhomen e vellait tim me te madh. Sikur te me kishte zgjuar ndonje melek, pa ndonje marreveshje paraprake, para namazit te sabahut. Mbeta ne shtrat, duke mos i nderprere lutjet e mia per nenen time: “O Zot, largoi keto kater semundje nga nena ime! Ajo eshte drita e jetes sime! Le ta ndriqoje ende shtepine tone. Ajo eshte e tille ne pune dhe shpirt…”
    All-llahu iu pergjigj fillimit te lutjeve te mia…mirepo ne menyren qe nuk e kisha menduar. Kur tha muezini: “Esh – hedu en la ilahe il – lallah,” nena e perseriste ate. Kur e perfundoi muezini, perfundoi edhe jeta e nenes sime!
    Trokiti gjyshja ime ne dere, duke thene: “All-llahu e mori amanetin e vet dhe u sherua femija im i dashur, nena jote. Nuk ka me nevoje per mjek, ilaqe dhe vizita!”
    E madherova dhe e falenderova All-llahun xh.sh. Shkovata shoh nenen e cila ishte sheruar dhe t’ia uroj. Nuk mund t’i mbaja lotet. Kerkuan nga une qe te pershendetem nga ajo. E shikova fytyren e saj te qete dhe te bute dhe e kuptova ate qe vellezerit e mi nuk e kuptonin…porosine e buzeqeshjes se saj edhe pse ishte e vdekur. “Buzeqeshju biro jetes dhe behu i durueshem ne dhimbjet e saj.”
    Nese nena me ka shkuar dhe me ka vdekur All-llahu jeton jeten pergjithmone dhe eshte me besimtaret e drejte:
    “All-llahu vertet eshte me durimtaret.”
    (El-Bekare, 53)

    Atehere e kuptova se All-llahu e kishte pranuar pjesen e pare te lutjes sime. Djali i lazdruar do te jete drite ne vend te nenes se vet, i cili do t’ua tregoje rrugen e vertete e vellezerve te vet. Mesimi i saj i trete do t’i mbetet ne kujtese nje kohe te gjate.
    All-llahu te meshirofte, oj nena ime! I lazdruari yt i vogel bjond po qan per ty. Cila dore e bute do te m’i lemoje floket? Dhe cili ze i embel do t’ia perkujtoje leksionin e trete kur ta harroje ose e harron nje pjes te saj? I lazdruari yt oj nene, ishte shkak qe te tjeret te te sulmojne duke thene se po e lazdron per se tepermi!
    Mirepo sot vogelushi yt i vogel u be i madh e edhe pena e tij u be e madhe. Me te po u shkruan femijeve per ate qfare ka perjetuar gjate periudhes se zhvillimit dhe pjekurise. Ka mbetur i besueshem dhe i paharrueshem. Buzeqeshja nuk i largohet nga buzet e tij, perkunder syve te ziliqareve dhe te keqijave te perqaresve te cilet nxisin perqarje.
    All-llahu te meshirofte, oj nena e te voglit dhe te madhit!
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #19
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Djaloshi I menēur

    Para shume viteve, gjate kohės se Tabi’ineve ( Gjenerate e muslimaneve pas sahabeve), Bagdadi ishte njė qytet I madh islam, ne fakt, ishte Kryeqendra e ummetit Islam dhe, pėr shkak se jetonin njė numėr I madh dijetaresh, ishte qendra e diturisė Islame. .
    Njė dite mbreti i Romes e dėrgon njė emisar ne Bagdad pėr ti sfiduar Muslimanet me tre pyetje. Kur emisari arriti ne qytet, e informoi Kalifatin se kishte tre pyetje me te cilat do I sfidonte Muslimanet. .
    Kalifja mblodhi te gjithe dijetaret e qytetit dhe e vendosi emisarin e romes te ngjitet ne njė podium te larte dhe tha. “Kam ardhur me tre pyetje. Nėse me pėrgjigjeni , atėherė do ju le njė pasuri te madhe qe e kam sjellur nga mbreti i Romes..
    “Pyetjet janė :

    1. "Cfare kishte para Allahut?" .
    2. "Ne cilin drejtim ėshtė Allahu?" .
    3. "Cfare bėn Allahu ne kėtė moment?"
    .

    Shumica e asamblesė ishte ne qetesi. (A mund te ju pėrgjigjes ti kėtyre pyetjeve?) Ne mes te kėtyre dijetareve brilliant dhe studenteve qėndronte njė njeri me djalin e tij te vogėl. “ Oh babi im I dashur! Unė do I pėrgjigjem dhe do ja mbyll gojėn” tha djaloshi. .
    Kėshtu qe djaloshi I pershperiti kalifes qe te marr leje te ju pėrgjigjet ne pyetje dhe u lejua..
    Romaku ju adresua djaloshit Musliman dhe e pėrsėriti pyetjen e pare, “Cfare kishte para Allahut? “ Djaloshi pyeti. “ A di te numėrosh?”.
    “Po,” tha njeriu.
    “ Atėherė numėro prej dhjete e me poshtė!”, “ dhjete,nėnte,tete,,,,,” deri sa arriti ne “njė” dhe nuk numėroi me” Por cfare ndodhet para numrit ‘njė’ ?” pyeti djaloshi..
    “ S'ka me asgjė para njėshit- kjo ėshtė ! kaq “ tha njeriu. “ Pra, nėse nuk qėndron aritmetikisht asgjė para ‘njėshit’, atėherė si pritni qe te kėtė diē para ‘Njė” I gjithėdijshmi, I pėrhershmi, I pari, I fundit, shpikėsi, I padukshmi?”.
    Tash njeriu nga Roma I befasuar nga pėrgjigja direkt nuk mund te debatonte me shume. Prandaj pyeti,” me thuaj , ne cilin drejtim ėshtė kthyer Allahu?”.
    “Me sjell njė qiri dhe ndeze pastaj, “ tha djaloshi. “ dhe me thuaj ne cilin drejtim ėshtė drejtuar flaka.” “ Por, flaka ėshtė vetėm njė drite shpėrndahet ne katėr anėt, Veri,Jug,Lindje dhe Perėndim. Nuk ėshtė drejtuar vetėm ne njė ane , “ Tha njeriu me habi..
    Djaloshi tha, “ Nėse njė flake fizikisht shpėrndahet ne katėr anėt ashtu qe nuk do te mund te me tregosh se ne cilėn ane ėshtė e drejtuar, atėherė cfare pritni nga Nur-us-Samauati uel-erd: Allahu Ndriēuesi I Qiejve dhe Tokės? Drite mbi Drite, Allahu ėshtė I drejtuar nga te gjitha anėt e nė tė gjitha kohet.”.
    Romaku ishte marrezuar dhe I shtangur qe kėtu ishte njė vocėrrak I cili I pėrgjigjej pyetjeve te tij ne atė mėnyrė sa qe nuk mund te argumentonte kundėr provave te tij.
    Kėshtu qe , si I krisur dėshironte te provonte pyetjen finale. Por para se te bėnte , djaloshi tha, “Prit! Ju jeni ai qe bėni pyetje dhe unė jam Ai qe ju pėrgjigjem te gjitha pyetjeve tua . Do te jete e drejte sikur ju te zbritni poshtė ne vendin ku qėndroj unė kėshtu qe unė te jem aty ku jeni ju tash, kėshtu qe pėrgjigjet te ndihen mire ashtu si ishin ndier pyetjet e tua.
    “ Kjo ju duk e arsyeshme romakut, kėshtu qe ai zbriti nga lart dhe djaloshi u ngjit ne podium. Njeriu pėrsėriti pyetjen e tij finale. “ Me thuaj, cfare bėn Allahu ne kėtė moment?” Djaloshi me krenari u pėrgjigj, “Ne kėtė moment, kur Allahu e pa ne kėtė podium te lart njė gėnjeshtar dhe pėrqeshės te Islamit. .
    Ai e beri te zbres nga lart poshtė. Dhe atė qe beson ne njeshmerine e Allahut, Ai e ngriti lart dhe e vėrtetoi te Vėrtetėn. Ai nė ēdo moment ėshtė i angazhuar nė ēėshtje tė reja (falė mėkate, largon brengosje, jep jetė, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tė tjera etj.). (Sura 55 ar-Rahman, Ajeti 29)." . Romaku nuk pat cfare te thotė pėrveē te largohet dhe te kthehet ne vendin e tij, I mundur . Nė ndėrkohė ,ky vocėrrak u rrit dhe u bė njeri nder dijetaret me te famshėm ne Islam.
    Allahu, I lartemadheruari , e shpėrbleu me njė menēuri dhe dituri te dinit Islam . Emri I tij ishte Ebu Hanifja (rahmatullahu 'alejhi Allahu e mėshiroftė ) I njohur sot si njė dijetar I madh ne Islam
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 08-12-2007 mė 17:26
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    MENDIMTARI QE MERITON TE RESPEKTOHET

    Edhe pse i mitur, quhej “mesues i vogel”. Ashtu e thirrnin shoket e tij ne shkolle, te bindur ne talentin dhe zgjuarsine e tij. Emrin e ka Visar dhe i ka 12 vjet. Ka arritur deri ne klasen e gjashte. Per disa muaj do te perfundoje shkollen fillore . Ne pese vitet e kaluara ishte nxenes i shkelqyeshem. All-llahu xh.sh. i kishte dhururar atij zell, logjike dhe vendosmeri. Ne klase ishte i qete dhe i terhequr, dhe gjithmone me kujdes dhe menquri pergjigjej kur te tjeret nuk ishin ne gjendje te jepnin pergjigje te drejte. Prandaj ishte i rendesishem dhe e meritonte respektin.

    DJALI I TALENTUAR ESHTE NJERI SIKURSE EDHE JU

    Vertete, ai ishte nje nxenes i mrekullueshem, jo vetem ne ate shkolle, por edhe ne shkollat tjera te lagjes. Vetem ai nuk donte te lavderohej per aftesite e veta para te tjereve, por donte te jete i thjeshte dhe modest. Nuk deshironte qe ta ngrenin gjer ne qiell. Por thoshte: “Mos u habitni me mua, sepse une jam sikur ju dhe kam mendje me te cilen mendoj. Sikur edhe ju ta kishit perdorur mendjen tuaj si duhet, nuk do te mahniteshit me me mua!”
    Keto ishin fjale qe tregonin se sa ishte i zellshem dhe serioz.

    ALL-LLAHU KUJDESEJ PER TE

    Visari nuk ishte as pejgamber i derguar prej All-llahut xh.sh., se koha e te derguarve kishte kaluar qe moti, e pas Muhammedit a.s. nuk ka me te derguar tjere, e as nuk ishte prej atyre me mrekullira dhe mu’xhize. Per te fliteshin gjera te kendshme neper biseda te neteve te gjata, neper ndeja te lagjeve. Njerezit ishin te mahnitur me te dhe ai gjithnje ishte ne qender te bisedave. Ishte shembull per nxenesit tjere ne sjellje dhe mesim, sikur te ishte i udhehequr nga kujdesi madheshtor i All-llahut xh.sh.

    DHE NGA SHERRI I ZILIQARIT

    Nena e Visarit ia kishte ndaluar daljen nga shtepia ne menyre qe ta ruaje nga syte e ziliqareve te pameshirshem. Askush, as nga vellezerit e tij nuk ishte i ngjashem me te per nga menquria dhe sjellja. Babai i tij madje mendote ta qregjistronte nga shkolla, nga frike se mund t’i ndodhe diq. Kujdesi prinderor e ndjekte qdokund, ku shkonte ose ku qendronte. Kishin frike se dikush do ta grabiste a do t’i ndodhte ndonje fatkeqesi. A do ta hane syte e keqinj te ziliqareve!? Babi i tij donte ta njohtonte drejtorin e shkolles per brengen e tij, mirepo ai kete nuk e beri. Sikur diq e ndalonte ate nga kjo.

    MESUESI E MBANE POROSINE

    U be mire qe babai i tij nuk veproi ashtu si kishte menduar, sepse ne ditet e ardhshme Visari do te tregonte nje urtesi te madhe ne shkolle. Nga ajo ndodhi mund te nxirret mesim dhe keshille.
    Kur mesuesi i ri hyri ne klase, i shikoi nxenesit e ri qe te njoftohej me ta. Shikimi iu ndal ne fytyren e kthjellet te Visarit, i cili me buzeqeshje dhe fjale te kendshme i uroi mireseardhje ne emer te te gjitheve: “Mire se erdhe, zoteri! Me ju do t’i ndajme momentet kete vit. Ju do te na udheheqni dhe te na ndriqoni rruget e diturise me mund dhe sakrifice te madhe. Qysh tash falenderoj per mundin tuaj te madh te ardhshem”.

    KUJDES NGA MENDIMET E SEMURA

    Mesuesi u ul ne kateder, por per qudi, e filloi ligjeraten e tij te pare me shpjegimin e nje filozofie te perzier. Sa me teper qe shpjegonte, aq me shume behej e pakuptueshme. Per kete nxenesit me pare nuk kishin degjuar asgje. Edhe pse e perseriste, ne baze te shikimeve te tyre, shihej se asgje nuk kishin kuptuar.
    “Shikoni femije, sikur te ekzistonte Zoti, sikur qe thone te paditurit, a nuk do te mund ta shihnim ate? A thua Ai Zot nuk do te paraqitej para syve tane?” femijet u nemiten, truret e tyre te vegjel ishin ne dileme!!! Nuk dinin q’te benin. Ta kundershtonin mesuesin, apo te mos flisnin asgje? O Zot, meshiro?!”

    MOSBESIMI ESHTE I PADURUESHEM

    Mesuesi e nxori nje laps nga xhepi dhe tha: “Te dashur femije, a e shihni kete laps?” ata u pergjigjen: “Po!”, ai e futi ne xhep dhe vazhdoi: “A po e shihni lapsin tani?” u pergjigjem: “Jo!” – atehere tha: “Lapsi nuk ekziston, pasi qe nuk mund ta shihni! Gjithashtu, as Zoti nuk ekziston – per arsye se nuk e shihni! Me nje fjale: per qdo gje qe nuk e shohim, themi se nuk ekziston. A e kuptuat kete?”
    Femijet heshten, sikur dikush t’i kishte goditur ne koke. Nuk mund te thoshin asnje fjale, edhe pse nuk mund te pranonin ate qe u thoshte mesuesi i tyre.

    A TE DYSHOHET NE ALL-LLAHUN?

    Shikimet e tyre ne ate situate te pakendshme u drejtuan kah Visari. Ai gjithnje i shpetonte sa here qe ballafaqoheshin me probleme.
    Te gjithe e dine qe All-llahu ekziston. Eshte diqka qe zemrat e tyre e ndjejne, ne te cilen jane te sigurt. Kete qe ua tha mesuesi, askush gjer me tash nuk ua kishte thene.
    “Visar, nuk jemi mesuar ta kundershtojme mesuesin, edhe nese gabon! Gjate tere pese vjeteve te kaluar e kemi konsideruar mesuesin te pagabueshem. Ngritu, eshte rendi yt tani. Te gjithe kane nevoje per vendosmerine tende dhe na fal per heshtjen tone, situata eshte e veshtire!”

    TE THUASH TE VERTETEN ESHTE TRIMERI

    Visari u mendua pak e pastaj iu pergjigj shikimeve te drejtuara kah ai. U ngrit dhe kerkoj leje qe te thote diq: “Mesues i dashur, a me lejon qe shokeve te mi t’ju shpjegoj ate qka thate ju?”
    Mesuesi kesaj iu gezua shume dhe e perseriti se: “Nuk ka Zot, se nuk e shohim dhe kete jua shpjegova me shembullin e lapsit!” Fjalet e veta i perfundoi, duke menduar se ka bere diq te mire. I dukej se qeshtja eshte shume e thjeshte, se ajo qe ekziston – shihet.

    NJERIU MUND TE GABOJE

    Visari heshti pak, e pastaj e pyeti mesuesin e vet: “A me lejoni mesues i nderuar qe te bisedojme per mendimin tuaj?”
    Mesuesi iu pergjigj: “A ti do te diskutoje me mua?! O bir, gjerat jane shume te qarta! A e ka pare dikush nga ju Zotin? Ose a po e sheh lapsin te cilin e fsheha pak me pare? Une kam te drejte. Ti a e ke pare Zotin?”
    Visari iu pergjigj: “Ngadal pak mesues! Njeriu mund te gaboje – qdo njeri mund te gaboje!”
    Mesuesi ne menyre nenqmuese bertiti: “A po me akuzon qe kam gabuar!”
    Visari ne menyre te qete u pergjigj: “Edhe une jam nga ata qe gabojne. Njeriu gabon, po qofte edhe i rritur apo mesues, kjo nuk eshte turp!”

    RESPEKTOJE MENDIMIN E TE TJEREVE

    “Mesues i nderuar, ju lutem kuptojeni ate qe jua kam thene. Shembulli juaj me lapsin qe e fshehet eshte i gabueshem. Lapsi tani gjendet ne xhepin tuaj, ndaj nuk e shohim. Po ashtu, All-llahu ekziston, edhe pse Ate nuk e shohim. Ky eshte mendim i gabuar”. Mesuesi filloi te nenqmoje Visarin duke i thene: “O bir, a mendon se Zoti ekziston e ti nuk e ke pare? A mos je i marre? Tani ulu te vazhdojme mesimin!!! Ulu!” Mesuesi mendoi se qeshtja mori fund.

    E VERTETA – PARA SE GJITHASH (TRIUMFON)

    Visari e luti mesuesin qe ta vazhdojne dialogun. Mesimi nuk ka kuptim nese nxenesit nuk e kuptojne ate. Tha: “A besoni ju mesues ne qdo gje qe shihni?”
    Mesuesi e tundi koken dhe tha: “Po, kjo eshte e logjikshme dhe e vertete! Visari tha: “A mund te na tregoni mendjen tuaj? Sigurisht qe jeni te bindur se jeni te menqur dhe se posedoni mendjen?”
    Mesuesi heshti, ndersa nxenesit qeshnin. Mendja e mesuesit nuk mund te shihej. Visari vazhdoi: “A mund te themi se nuk keni mend, pasi qe ne nuk e shohim?
    Mesuesi u habit. Nuk e shpetoi logjika e tij. Ne fytyrat e nxenesve shihej kenaqesia.

    ZOTIN E NJOHIM ME ANE TE KRIJESAVE TE TIJ


    Visari vazhdoi: “Mesues i nderuar, a mund te na tregoni shpirtin tuaj, qe te bindemi se ekziston?”
    Mesuesi plasi nga hidherimi dhe tha: “Nuk eshte e logjikshme!... Mendja dhe shpirti nuk mund te shihen, por i shohim shenjat e tyre...A je ti mendjelehte?!” Buzeqeshja e mesuesit ishte e tharte. Visari iu pergjigj: “Shpirti....mendja...ajri..... jane ndodhi qe nuk mund t’i shohim, por i shohim shenjat e tyre me ane te te cilave perfundojme se ato ekzistojne .... Zoti gjithashtu!”
    Ne ate moment, zerat pushuan e u degjua zeri i muezinit: “Deshmoj se nuk ka zot tjeter veq All-llahut!!!” Ne keto momente te qetesise mesuesi e lekundi koken dhe tha: “Edhe une deshmoj se nuk ka zot tjeter veq All-llahut!!!”


    MESIMET E TREGIMIT

    1. Nxenesi i menqur dhe mendjeprehte nuk duhet te mahnitet me veten e vet e ta ule vleren e shokeve te vete, por duhet te thote sikur Visari: “Mos qendroni te habitur, une jam sikurse ju”.
    2. Nxenesi duhet ta prese mesuesin ashtu siq i ka hije kur mesuesi hyn ne klase, sikurse e bente Visari kete.
    3. Nuk mund te thuhet se qdo gje qe nuk mund ta shohim nuk ekziston. Ne i shohim shenjat e fuqise magnetike, por ate nuk e shohim edhe pse ajo ekziston – sepse i shohim shenjat e saj.
    4. All-llahun e njohim ne baze te shenjave te Tij, gjurmeve dhe krijesave te Tij, e sidomos kur i shikojme yjet dhe kozmosin, e tere kjo na jep te kuptojme se Ai eshte Krijuesi i Lartesuar.
    5. Muslimani eshte i obliguar t’i drejtohet me urtesi, ne menyre te bukur dhe me plot dituri atij qe e degjon ose e sheh se e shane All-llahun ose fene dhe i refuzon ato.
    6. Mesuesi nuk eshte i pagabuar dhe mund te gaboje, e nxenesi duhet ta permiresoje ate ne menyren me te mire, e sidomos kur mesuesi kerkon nga ai te beje ate qe eshte ne kundershtim me All-llahun xh.sh.
    7. Muslimani duhet te jete i durueshem dhe i qendrueshem ne udhezimin e te tjereve, sikur qe e beri kete Visari, i cili e nderpreu biseden me mesuesin, e pastaj ne menyre te qete ia tregoi te verteten, edhe pse mesuesi e perqeshte.
    8. Ai qe kupton te verteten, nuk duhet te tregoje mendjemadhesi, por duhet t’i kthehet se vertetes, sikur qe beri mesuesi dhe u pendua tek All-llahu xh.sh.
    9. Shpirtin dhe mendjen nuk e shohim, edhe pse e besojme ekzistimin e tyre, per arsye se i shohim gjurmet e tyre, e ato jane krijesa te All-llahut fuqiplote. Atehere si mund te mos e besojme All-llahun, kur i shohim krijesat e Tij?
    10. Ai qe deshiron ta pranoje Islamin le te shqiptoje keto fjale: “Eshhedu en la ilahe il-lAllah ve eshhedu enne Muhammeden resulullah”, si dhe te kete besim te forte dhe te punoje sipas rregullave te Islamit, sikur qe besoi mesuesi kur e verteta iu be e qarte.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 2 prej 26 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •