Close
Faqja 18 prej 26 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 260
  1. #171
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028
    ...Vazhdimi

    4- dr. Abdull-llahi thotė: mė thirrėn nė njė konferencė tė medicinės nė Amerikė…


    Mė shkoi ndėrmend tė vishem me rrobat e mia tė rėndomta, veshmbathje arabe… arrita nė Amerikė… hyra nė sallėn e konferencės, e pas njė mjek arab dhe u ula pran tij…

    Mė tha: ndėrroi rrobat, mos na poshtėrso para tė huajve…heshta…

    Filloi konferenca…kaluan dy orė… hyri koha e namazit tė drekės, kėrkova leje, dola dhe shkova tė fal namazin…

    Pamja ime ua tėrhiqte vėmendjen… pastaj hyri koha e namazit tė iqindisė, u ngrita ta fali namazin, e afėr meje hetova njė njeri i cili falej afėr meje dhe qante. Kur e kreva namazin, vėrejta se ai qė falej pas meje ishte ai qė mė dha vrejtje pėr rrobat e mia.

    Duke i fshirė lotėt tha: ky ėshtė namazi i parė qe katėrdhjet vjet!!

    U habita!

    I thashė: kam ardhur nė amerika para katėrdhjet vjetėve, kam nėnshtetsi amerikane, mirėpo asnjė rekat si ja kam bėrė All-llahut, subhanehu ve teala. Kur tė pash duke e falur drekėn, mu kujtua Islami, tė cilin e kisha haruar, e thash: nėse ky djalosh ngritet tė falet sėrish do tė falem me te… All-llahu tė shpėrbleftė…

    Kaluan tre ditė… kjo konferencė ishte pėr studime mjekėsore… mirėpo shpresva qė ndonjėri tė flet pėr Islamin, mirėpo ishin tė angazhuar…

    Nė koktelin e pėrfundimit mė pyetėn: pse nuk ke veshur rrobat e mjekut?

    Iu falėnderova pėr interesimin e tyre, e u thashė: kėto janė rrobat tona dhe nuk jam nė spital. Pastaj dėshirova tė shfrytėzoj rastin qė ti thėrras nė fe, mirėpo udhėheqėsi i konferencės aludoi se koha mė pėrfundoi, mirėpo mua mu kujtua qė tė vėndojė pikėpyetje dhe tė ulem…

    Thashė: njė konferencė kushton me miliona pėr tė studiuar atė qė gjinde brenda trupit tė njeriut, mirėpo ky trup, vallė pse ėshtė krijuar?!!

    U buzėqesha dhe zbrita nga foltorja, udhėheqėsi vėrejti habinė e tė pranishmėve dhe mė dha shenjė qė tė vazhdoj… fillova tė flas pėr Islamin, realitetin e jetės, qėllimin e krijimit, fundin e kėsaj bote, e kur pėrfundova ligjeratėn, u ngritėn katėr mjeke dhe publikuan dėshirėn e tyre pėr tė hyrė nė Islam…


    5- Mė tha: kam udhėtuar atje pėr shėrim


    Sara ishte motėr medicinale nė laboratorinė e spitalit… tė gjith e njihnin dhe e shihnin ēveshjen e sajė dhe nuhatnin aromėn e sajė… njė ditė mė pa nė laboratori duke marur njė dosje time, e mu buzėqesh… e ula kokėn. Ajo mė tha: mirėsevjen, po ēka paska filani? Heshta…pėrfundova punėn nė laborator dhe dola me keqardhje pėr ēveshjen dhe guximin e sajė. Kuptova se kėto janė hapat e shejtanit…

    Mė tha shejtani: jepja numrin e telefeonit tėnd, e kur tė thėrret, kėshilloje!!

    Sa ide tė mrekullueshme ke, o iblis!

    Ta kėshillojė disa minuta, qė mė vonė tė bi me te nė gropėn e shejtanit…

    Vėndosa tia dhurojė njė libėr tė ndikueshėm… e nė fillim tė librit shkrova:

    “Motra ime! Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka tėrhjekur vėrejtjen nga gratė e mbuluara e tė ēveshura, se ato nuk do tė hynė nė xhennet, e as qė do tė shijojnė aromėn e xhennetit… gratė qė veshin rroba tėrhjekėse, vėndojnė shami joshėse, gruaja e parfymosur i ngjanė lavires, e cila e ofron trupin e sajė. Vallė do tė humbish xhennetin pėr shkak tė njė marėdhėnie tė palejuar, me tė cilėn kėnaqet tjetri?! Reziku ėshtė i madh, nuk kalon edhe aq lehtė”.

    Shkova nė spital…hyra nė laboratori, mirėpo nuk e gjeta aty… pas disa ēasteve u drejtua kah unė: mirėsevjen, si je… i thashė: elhamdulilah, urdhėro dhe ia dhash librin… e lėkundi kokėn nė shenjė falėnderimi, mori leje dhe shkoi…

    I dėgjova disa qė mė panė duke thėnė: All-llahu tė shpėrbleftė…

    Pas njė kohe shkova pėr tė bėrė analizat dhe u shtriva nė shtratin e laboratorisė, ndėrkohė me erdhi njė teknik! U habita, ku ėshtė Sara!! Afėr nesh kishte njė perde qė na ndante nga reparti i grave…. Sa u pėrmend emri im, e dėgjova duke thėnė pas perdes: All-llahu tė shpėrbleftė, pastaj kaloi pran nesh, e mbuluar si duhet, nuk ishte e ēveshur e as e parfymosur dhe vetėm me gratė punonte…


    6- Pėr fund: a ke trokitur derėn!!


    Jetojmė nė njė kohė ku janė shtuar telashet, sprovat e syrit, dėgjimit, imoralit dhe pasurisė jo tė pastėr… sikurse tė jetojmė nė kohėn pėr tė cilėn Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka thėnė:



    “Pas juve do tė ketė ditė tė durimit, durimi nė ato ditė ėshtė sikur tė kapish gacėn, ai qė vepron shpėrblehet sa pesėdhjet pre jush”. (sahih, “es-sahiha”, nr. 494).

    Pra, ritet shpėrblimi i besimtarit nė kohėn e fundit, sepse ėshtė jabanxhi nė mesin e mėkatarėve, tė cilėt hanė kamatėn, kurse ai kamatė nuk ha, dėgjojnė muzikė, kurse ky nuk dėgjon, shikojnė nė harame, kurse ky nuk shikon, pinė alkool, kurse ky nuk pi…kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:



    “Ka filluar Islami jabanxji dhe si i tillė do tė kthehet, siē ka filluar, xhenneti qoftė pėr jabanxhiun”. (“es-Sahiha”, nr. 1273).

    Dhe thotė:



    “Secili vjet qė vjen, viti qė vjen pas tij ėshtė mė i keq se ky, derisa ta takoni Zotin tuaj”. (Sahih, Tirmidhiu).

    Poashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:



    “All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

    Pasha Krenarinė Time robit Tim nuk ia grumbullojė dy frika dhe dy qetėsimė; nėse ėshtė i qetė prej Meje nė dynja do ta frikėsoj nė ahiret, e nėse mė frikohet nė dynja, do ta qetėsoj nė ahiret”. (sahih, “sahihut-Tergibi”, nr.3376).

    Ai qė frikohet nė dynja, qė e madhėron All-llahun, subhanehu ve teala, ai do tė jetė i qetė nė ditėn e Kijametit dhe do tė gėzohet nė ditėn e takimit me All-llahun… kurse ai qė ka bėrė mėkate, brengė e tij kryesore ka qenė epshi i barkut dhe organit, ky njeri vazhdimisht do tė frikohet dhe do tė trishtohet nė ahiret…andaj mbėshtetju All-llahut para se tė mbyllet dera dhe tė vjen llogaria… mos u mashtro me numrin e madh tė atyreve qė bijnė… e as me numrin e rrallė tė atyreve qė pėrqėndrojnė…sepse ti je nė tė vėrtetėn e qartė…


    Dr. Muhamed el-Arifi

    Pėrktheu: Bekir Halimi
    albislam.com
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Mėsime tė shkėlqyeshme pėr shehidėt nė betejėn nė Mutt’a

    “Nėse Muhammedi ėshtė me tė vėrtet i Dėrguar, atėherė ti nuk do tė kthehesh i gjallė?” Kėto kanė qenė fjalėt me tė cilat prijėsi i jehudive e ka udhėzuar Zejd ibn Harithin nė ditėn e shkuarjes sė tij nė luftėn nė Mutta.

    Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, atėherė i tha emirit tė ushtrisė: “Nėse Zejdi bie si shehid, atėherė Xhafer ibn Ebi Talibi le ta udhėheq ushtrinė. Nėse edhe Xhaferi mbytet nė betejė, atėherė Abdullah ibn Revaha le ta mban flamurin e muslimanėve!’’

    Me tė vėrtet nė tė kaluarėn,’’tha ky jehudi, “Nėse Pejgamberėt e bijve tė Israilėve do tė emėrtonin njėqind udhėheqės, me siguri tė gjithė do tė mbyteshin. Andaj, o Zejd, nėse Muhammedi ėshtė me tė vėrtet Pejgamber, atėherė ti do tė mbytesh nė kėtė betejė!’’

    Ē’farė u pėrgjigj Zejdi nė kėto fjalė? Ibn Kethiri nė El Bidajeh uen Nihaje’’ Transmeton se ka thėnė; “Nuk dyshoj as njė kafshatė qė Muhammedi ėshtė Pejgamber dhe se fjalėt e tija janė tė vėrteta dhe vetėm tė vėrteta, tė shpallura prej lart prej qiejve!’’

    Pastaj 3 000 muxhahid u nisėn nė betejė, tė pėrcjell me vargje tė poetit, emirit tė tretė, Abdullah ibn Ravahas, i cili qė nga fillimi qante. Kur ėshtė pyetur a e ka nga frika prej vdekjes pėr tė cilėn e kanė lajmėruar jedudėt, ai u pėrgjigj:”Jo’’ e pastaj e lexoi ajetin nga surja Merjem:

    Dhe nuk ka asnjė prej jush qė nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) ėshtė vendim i kryer i Zotit tėnd..

    Nuk e di se si tė kthehem nga ai ferr, kur vetėm tė arrij tek ai’’

    Shokėt e tij e ngushėllonin me fjalėt: “E lusim Allahun qė tė ruaj dhe neve tė na kthehesh me shėndet dhe mėshirė!’’ Atėherė ai ua ktheu lutjen duke i thėnė vargjet:

    E kam lutur mė tė Mėshirshmin pėr falje

    Dhe era e fortė qė do ta bart shkumėn e detit,

    Apo goditja vdekjeprurėse nga duart e etura,

    Apo futjen e shtizės, duke e shqyer lėkurėn pėr nė gjoksė

    Dhe njerėzit, duke kaluar pran varrit tim do tė flasin

    Ky ka qenė luftėtar besnik i Allahut.

    Pėr mes kėtyre vargjeve Abdullah ibn Revaha shprehi moral dhe shpresė tė lartė.

    Dhe kur ushtria iu afrua Ma’anit, dėgjuan se mbreti i romakeve Herakliu personalisht e udhėheq ushtrinė e tij e cila arrin numrin 100 000 ushtarė, tė cilės mė vonė iu bashkėngjitėn ushtritė nga Lakhami, Xhuxhame, Kajna, Bahre dhe Balija, tė cilat i udhėheqke Malik ibn Zafilah, kėshtu qė numri tėrėsishėm i armikut arrinte numrin 200 000 ushtarė tė armatosur deri nė dhėmbė. Ēfarė tė thuash pėr ushtrinė Medinase e cila numėronte pėrafėrsisht 3 000 ushtarė? Dallimi njė me shtatėdhjetė!

    “Eja ti dėrgojmė letėr Pejgamberit salallahu alejhi ve selem?” propozoi dikush. “Do ta informojmė pėr numrin e ushtrisė sė armiqve, ndoshta ai do tė na dėrgoj ushtarė ose na jep ndonjė urdhėr tė cilėn do ta kryejmė?’’

    Nė mesin e ushtarėve kishte qė pohuan me kokė. Por, shumica prej tyre i drejtuan kokat e tyre nė drejtim tė udhėheqėsve. Zejd ibn Harithi dhe Xhafer ibn Ebu Talibi heshtėn. Zejdi nga natyra ishte njeri qė fliste pak, derisa Xhaferi, i cili sapo kishte bėrė hixhren e tij prej Habeshas nė Medine, parashihte se ende nuk ka drejt tė marr fjalėn. Pastaj e shikuan Abdullah ibn Revahen, poetin ensar. Pasi qė shumicėn e ushtrisė e pėrbėnin ensarėt, Zejdi dhe Xhaferi menduan se Abdullah ibn Revaha duhet tė flas. Fjalėt e tij kanė qenė oratorike porosia e tij ka qenė e qartė dhe toni i zėrit tė tij ka qenė tingėllues.

    “Vėllezėrit e mijė!’’tha Abdullahu nė fund tė fjalimit”, “Me tė vėrtet, atė qė nuk e doni ėshtė qėllimi dhe arsyeja e ardhjes tonė kėtu. A nuk ndieni mall qė tė bini shehid. Derisa po luftojmė me armikun nuk varemi nga fuqia, armatimi, e as nga numri ynė, por varemi nga kjo fe e jona, me tė cilėn Allahu na ka nderuar. Andaj nisemi me mėshirėn e Allahut! Me siguri do ti arrijmė njėrėn nga dy: Ose fitore ose shehadet’’

    Pastaj, tė gjithė binin tekbire...

    Merre flamurin, o Ebu Sulejman!

    Ky konflikt i parė nė mes civilizimit tė Medinės dhe Romes ėshtė i shėnuar me ngjarjen e rėnies sė udhėheqėsve. Zejd ibn Harithi ishte futur thellė nė radhėt e armikut, duke bart flamurin e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem, derisa nuk e ndalėn dhjetėra shtiza dhe derisa shpirti i tij nuk ėshtė pritur nė kopshtet e xhenetit.

    Xhaferi kėrceu dhe e mori flamurin nė dorėn e djathtė, duke e bartė ashtu derisa nuk ja kėputėn atė dhe derisa para saj nuk shkoi nė xhenet dhe u bė krah i gjelbėr nė tė cilin ai do tė fluturoj kudo qė dėshiron. Atėherė Xhaferi e mori flamurin nė dorėn e majtė dhe e barti derisa edhe atė ia prenė. Kur mė nuk pati duar qė ta kap flamurin, atėherė e mori shpejt me atė ēfarė i kishte mbetur nga dora dhe e mbėshteti pėr gjoksi, derisa njė ushtar romak nuk e ndau trupin e tij pėrgjysmė. Atėherė shpirti i Xhaferit shkoi drejt nė xhenet dhe derisa edhe sot dėgjohen vargjet e njohura, tė cilat Xhaferi i recitoi derisa ra shehid.

    O sa i bukur ėshtė xheneti, dhe sa afėr po afrohet,

    Me erė tė kėndshme, pije tė freskėta dhe tė ftohta!

    Abdullah ibn Omeri, radiallahu anhu, transmeton se sahabėt, kur e gjetėn trupin e Xhaferit i numėruan 90 plagė nė fytyrėn e tij. Pasi qė Xhaferi ibn Ebu Talibi e arriti shehadetin, ushtria filloj ta thėrras Abdullah ibn Revahan i cili nė atė moment, me njė numėr tė muxhahidėve, endej nė njė vend tjetėr tė betejės. Kanė qenė nė mes tė shpėrndarjes tė njė cope tė mishit, sepse kishin kaluar tri ditė qysh se nuk kishin ngrėnė asgjė. Kur dėgjoi se si po e thėrrasin emrin e tij, e hodhi copėn e mishit duke e qortuar veten e tij:

    “Shiko, Xhaferi ka rėnė shehid ndėrsa ti ende je i zėnė me kėtė dynja!’’

    Nė atė moment u nis pėrpara e mori flamurin e muslimanėve. Gishtat e duarve tė tij, pikonin gjak, ishin varur derisa dora e tij gati ishte e tėra e kėputur. Qėndronte me kėmbė mbi dorėn gati tė shkėputur dhe e tėrhoqi derisa e ndau tėrėsisht. Pastaj e ngriti flamurin dhe u nis drejt nė betejė. Nė atė situatė tė vėshtirė dhe tė padurueshme sikur se qė ishte kjo, pėr shkak tė dobėsisė sė shpirtit dhe pamundėsisė mė pėr fuqi, shenjat e dyshimit e kapluan zemrėn e Abdullahut.

    I pėshpėriste vetės sė tij: “Nėse shkon rrugės sė dy udhėheqėsve, do tė fitosh udhėzim!’’

    A ėshtė dashtė qė kjo luftė tė ndalet, derisa numri i shehidėve nė rrugė tė Allahut ēdo herė mė shumė rritej? Disa momente mė parė tė dy udhėheqėsit e realizuan premtimin e tyre qė ia kishin dhėnė Allahut, subhanahu ve te’ala, se do tė luftojnė pėr fenė e Tij. Oh, ai ishte aq i pasigurt. A ėshtė e tėrė kjo argėtim?

    Jo! Ai vetėm se ishte afėr qėllimit. I gjithė lavdėrimi i takon Allahut, subhanahu ve te’ala, dhe nėse dėshira e Tij ishte qė tė ju bashkėngjitet dy udhėheqėsve, atėherė ai kėtė nuk mund ta ndryshoj. Andaj edhe e kujtoi qėllimin e tij. Vargjet e tij ndiheshin pėrreth. E liroi shpirtin nga brendėsia qė vetė ta shfaq atė ēfarė ndien. Secila krijesė le tė jetė dėshmitar.

    Pse po e shohė qė ti nuk po e donė xhenetin?

    A nuk ėshtė ai qėllimi yt?

    A nuk je mė i mirė se pluhuri qė bie?

    E pastaj Abdullah ibn Revaha, poeti ensarij, e arriti qėllimin e tij dhe ra si shehid. Sabit ibn Ekrame el- Axhlani e rrėmbeu nga Abdullahu flamurin e muslimanėve, dhe vrapoi nga njeriu i cili, nė kalin e tij, luftonte kundėr armikut.

    “Merre kėtė o Ebu Sulejman!!!’’- bėrtiti Sabiti.

    “Jo!” iu pėrgjigj i thirruri. “Jo, unė! Se ti ke marrė pjesė nė luftėn e Bedrit, ke mė shumė pėrvojė!’’

    Sabiti i tha: ”Merre nė emėr tė Allahut, o Ebu Sulejman, e mora qė vetėm ty ta dorėzoj, jo pėr diē tjetėr!’’

    Ebu Sulejmani i vendosur e mori flamurin.

    Nė tė njėjtėn moment, derisa kjo ndodhte, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, mbante hutbe nga mimberi i xhamisė sė Medinės, nė tė cilin, me lot nė sy, fliste pėr trimėrinė e tre emirėve, tė cilėt i kishte dėrguar nė luftė. Kur lotėt pėr njė qastė u qetėsuan shtoi, Pejgamberi salalllahu alehji ve selm: “Dhe atėherė e mori nė dorė flamurin njė nga shpatat e Allahut. Dhe Allahu pėrmes tij dha fitore!’’

    Ajo shpatė e kishte nofkėn Ebu Sulejman, ndėrsa emri i tij i vėrtet ishte – Halid ibn el-Velidi.

    http://groups.yahoo.com/group/Feja_Jone/
    A known mistake is better than an unknown truth.

  3. #173
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Mirėsia e lėmoshės




    Tregohet qė Abdullah ibn Mubareku ishte nisur pėr Haxh dhe kur arriti nė Kuffe, vėrejti njė grua me njė patė tė ngordhur nė dorė. U ndal dhe e pyeti pėr hallin e saj.

    "Ka tri ditė qė unė dhe fėmijėt e mi nuk kemi ngrėnė asgjė, andaj sot hasa nė mbeturina kėtė patė tė ngordhur dhe morra pėr t'i ushqyer fėmijėt e mi, sepse nuk kisha rrugė dalje tjetėr", tha gruaja.

    Abdullahu morri devenė e tij qė e kishte ngarkuar me ushqim, rroba dhe gjėra tjera pėr vete dhe ia dha gruas duke i thėnė se asaj i nevojitėn mė shumė se atij.

    Pastaj Abdullahu u kthye nė qytetin e tij dhe atė vit nuk shkoi nė Haxh.

    Kur njerėzit tjerė nga qyteti i tij u kthyen prej Haxhit, erdhėn pėr t'ia uruar edhe Abdullahut Haxhin.

    "Por unė nuk e kam kryer Haxhin", tha Abdullahu.

    Njė haxhi i tha: "Subhanallah! A nuk ke bėrė tavaf me mua?"

    Tjetri tha: "A nuk ke qenė me mua nė Arefat." E kėshtu me radhė.

    Abdullahu i ēuditur thoshte: "Unė nuk di asgjė pėr ēfarė po flitni."

    Atė natė, ėndėrr pa njė njeri i cili i tha: "O Abdullah! Allahu e pranoi sadakėn tėnde dhe e dėrgoi Melekun nė pamjen tėnde, dhe ai pėr ty e bėri Haxhin, sepse sadaka jote ishte pėr hir tė kėnaqėsisė sė Allahut."




    Pėrktheu dhe pėrshtati:
    Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Me Emrin e Allahut Meshiruesit Mėshirėbėrėsit

    Fjalėt e plakut


    Historia e tyre fillon qė para shtatė vitesh, kur u martuan. I shoqi i gruas tregon: Ishte njė martesė e lumtur dhe kam shtatė vjet qė Allahu mė ka kėnaqur me gruan time, si besimtare e mirė qė ėshtė. Ekonomia ime ishte e qėndrueshme dhe puna e kėnaqėshme. Mirpo njė problem tė madh e kemi patur. Prej shtatė vjetėsh nuk kishim fėmijė, shumė ishim lodhur duke bredhur nėpėr klinika tė ndryshme, doktorė tė ndryshėm, vizita dhe teste pafund. Mendoj se tė gjitha pėrpjekjet i kemi bėrė, bile edhe nė poliklinika jashtė shtetit kishim shkuar. Sapo dėgjonim se nė vend kishte ardhur ndonjė doctor i mirė gjinekolog, do tė ishim tė parėt qė do tė prenotonim vizitė tek ai. Vizita, teste, paratė shkonin, por rezultati ishte po ai.
    Diskutimet mbi vizitat tek mjeku ishin bėrė tema jonė e ditės, cfare tha doktori, kur e kemi takimin tjetėr, sa herė ti pijmė kėto ilace. Dikush na thoshte se problemi qėndronte tek mua, njė tjetėr doctor thoshte se e kish fajin gruaja. Tashmė ditėt tona edhe pse asgjė nuk na mungonte, ishin bėrė stres i madh. Njė fėmijė do na kishte lumturuar pamasė. Edhe pse mundohesha ti jepja kurajo gruas time, shumė na kishin lodhur tė tjerėt. Ca nga keqardhja, tė tjerė nga urrejtja pėr mua apo pėr atė, varionte sipas mendimit tė tyre se kush ishte fajtori. Disa na ngacmonin padashje. Ndjeheshim keq edhe nga diskutimi normal qė bėhej nė prezantime tė ndryshme, kur na pyesnin sa fėmije keni, pasi e merrnin vesh se ishim martuar dhe ne detyroheshim tu kthenim pėrgjigje negative. Kishte edhe nga ata qė i shkrepnin fjalėt pa tė keq:Po hė pra cfarė prisni mė? Njerėzit kujtonin se ata donin mė shumė se vetė ne, qė ne tė kishim fėmijė. Na mundonte edhe keqardhja e atyre qė na donin. Shpresa pak nga pak po fillonte tė shuhej se ndonjėherė do tė kishim fėmijė.
    Njė mbrėmje isha duke kapėrcyer bulevardin dhe pėrbri meje njė plak i cili po mundohej edhe ai pėr tė njejtėn gjė. Mė erdhi keq dhe i thashė: Hajde xhaxha se do tė tė nxjerr unė matanė. Sapo kaluam njėrin kah, mbetėm nė mes tė rrugės duke pritur tė lirohej kahu tjetėr nga makinat. Aty ai pasi mė falenderonte pafund, mė bėri tė njėjtat pyetje tė zakonshme, a je martuar, sa fėmijė ke? Kur i thashė se kam shtatė vjet qė akoma nuk kam fėmijė megjithė mundimet tona tė pafund. Ai ma shtrėngoi dorėn fort dhe u drejtua me fytyrė nga unė e mė pa nė bebe tė syrit, pastaj mė tha: Zemrėn e paske tė mirė, aq sa po ti lutesh Zotit, besoj se lutjen nuk ta kthen mbrapsht. Kur tė shkosh nė shtėpi, merr abdes e falu, fali vaktet e namazit me rregull, dhe nė cdo namaz lute Zotin pėr hallin qė ke. Bėje kėtė edhe natėn vonė sepse jam i bindur se ke pėr ta parė zgjidhjen. Atė qė ta bėn Krijuesi, nuk e imagjinon dot, Ai i ka nė dorė tė gjitha. Rruga ishte zbrazur disa herė, por ne nuk po lėviznim, tashmė kishim hyrė nė njė botė tjetėr. Nė ndarjen tonė ky plak nuk mė falenderoi mė, por vetėm mė tha: Zoti ta kėnaqtė zemrėn. Mbeta i shtangur pėr njė cast dhe e ndiqja me sy derisa humbi nė turmėn e njerėzve.
    Pasi u ndava me kėtė plak tė mencur, u drejtova nga Zoti duke i thėnė: O Zot hallin ma di, edhe sa jam munduar vec Ti e di. Tė lutem na e gėzo zemrėn mua dhe gruas time.
    Nė shtėpi i thashė edhe gruas time, pėr cfarė mė ndodhi, ajo filloi tė lotonte. Tashmė vendosėm qė kėtė punėn e namazit dhe lutjeve ta bėjmė pandėrprerė.
    Ajo qė ndodhi ishte mrekulli, atė ditė gruaja ime mė vjen dhe mė thotė se kishte dalluar te vetja shenjat e shtatėzanisė aq tė pritura prej vitesh. Gruaja ime mė lindi njė vajzė tė bukur, si engjėll. Atėhere i ngrejta sytė lart dhe thashė me vete: Eh Zot, nuk e dija se ishe kaq afėr me ne. Tė falenderoj shumė qė na e dėgjove lutjen tonė.
    http://gesah.net/mag/show.php?id=898


    Perktheu me pershtatje
    Eduart Thartori
    Kavaje
    A known mistake is better than an unknown truth.

  5. #175
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Varrosja gjallė e fėmijės femėr

    Ėshtė shėnuar qė Abdullah ibn Mugafela r.a. ka treguar: "Isha njėherė me Pejgamberin s.a.v.s. dhe i tregova ēfarė kam bėrė nė kohėn e injorancės (para se ta pranoj islamin). I thashė: "I Dėrguar i Allahut, ne para islamit e varrosnim fėmijėn femėr pėr sė gjalli, sepse mendohej qė ėshtė turp nėse i lind dikujt fėmijė femėr. Unė njėherė shkova nė rrugė tė gjatė, ndėrsa gruaja ime shtatzėnė mbeti nė shtėpi...



    U ktheva nga ky udhėtim i gjatė pas katėr viteve dhe para shtėpisė e pashė njė vajzė tė vogėl, diē mė tė bukur asnjėherė nuk kisha parė. E pyeta bashkėshorten pėr kėtė vajzė dhe ajo mė tha se ėshtė vajza jonė. I thashė bashkėshortes ta vesh me rrobat mė tė bukura vajzėn tonė (ishte traditė qė vajzės t'ia vishnim rrobat mė tė bukura para se tė varroset), ndėrsa gruas i shkoi mendja ēfarė kisha ndėrmend unė dhe mė tha qė vajza ėshtė emanet qė ma ka dhėnė Zoti, andaj mos e thyej kėtė emanet. Unė i thashė qė kam pėr qėllim ta dėrgoj vajzėn deri te farefisi pėr t'ua treguar.

    U nisa me vajzėn nė shkretėtirė dhe u drejtova kah njė pus i lėnė, ndėrsa vajza e lumtur, e hareshme mė pėrqafonte fuqishėm pasi qė pas tėrė kėtyre viteve u takua me babain. Kur arrita te pusi e kapa pėr kėmbė pėr ta hedhur nė pus, por nuk pata zemėr, dhe u ktheva. Por, gjatė rrugės mendova ēfarė do tė thonė njerėzit nėse e lė tė jetojė, andaj pėrsėri u ktheva te pusi pėr ta hedhur, por pėrsėri nuk pata zemėr ta bėj.

    U ktheva pėr herė tė tretė dhe kur desha ta hedh nė pus, ajo tha: "O baba, mos e thyej emanetin" - iu kujtuan fjalėt e tė ėmės, por unė kėtė herė e hedha. U ula pranė pusit dhe dėgjoja britmat e saj derisa ngulfatej, gjersa pėr njė moment heshti.

    Kur e pėrfundova tregimin, shikoja Pejgamberin s.a.v.s., ndėrsa lotėt i shkonin rrėke nė fytyrėn e tij. Dhe kėrkoi Pejgamberi s.a.v.s. qė kėtė ta pėrsėris edhe njė herė, dhe kur pėrfundova mė tha: "O Abdullah, pasha Allahun, sikur mbi dikė do ta kryeja dėnimin e sheriatit pėr shkak tė mėkatit qė ka bėrė para pranimit tė islamit, tani do tė dėnoja, tani do tė urdhėroja tė mbysin pėr kėtė veprim tė shėmtuar qė ke bėrė ndaj njė krijese tė dobėt dhe emanetit qė ta ka dhėnė Allahu i madhėrishėm."

    Nė kėtė tregim tė vėrtetė shohim si kanė vepruar njerėzit ndaj fėmijėve femėr nė gadishullin e Arabisė para paraqitjes sė islamit. Sot, njerėzit nuk bėjnė kėso gjėra, por bėjnė vepra tjera qė u sjellin dėm tė madh fėmijėve tė tyre.

    Shumica e prindėrve pėrpiqen qė fėmijėve tė tyre t'u sigurojnė shtėpi tė bukur e komfore, shkollim tė mirė dhe punė, mjet transportues luksoz, etj. Natyrisht kjo ėshtė pėr lėvdatė, por shumica e prindėrve fėmijėt e tyre i lėshojnė nė njė segment tė rėndėsishėm tė jetės, nė edukim.

    Dhe shohim shpesh qė prindėrit kujdesen pėr fėmiun deri nė moshėn 16-17 vjeēare, nė mėnyrė qė ata nuk i dėgjojnė mė prindėrit, dalin nga shtėpia kur tė dėshirojnė dhe kthehen kur tė dėshirojnė. Disa prej tyre lėshohen pas pėrdorimit tė duhanit, alkoolit, drogės, etj.

    Allahu i madhėrishėm i ka krijuar njerėzit dhe Ai e di mė sė miri ēfarė ėshtė e mirė pėr ata, andaj nėse njeriu pėrpiqet tė gjejė lumturi dhe kėnaqėsi nė ndonjė mėnyrė pėrveē rrugės sė Allahut, i tilli do tė pėrjetojė mossukses dhe do tė jetojė me vėshtirėsi nė kėtė jetė, ndėrsa nė jetėn tjetėr do t'i mallkojė prindėrit e tij.

    Pėr kėtė le tė mendojmė pėr vete dhe fėmijėt tanė dhe mos tė lejojmė qė fėmijėt tanė t'i "varrosim tė gjallė", dhe tė jemi humbės nė kėtė dhe botėn tjetėr.

    T'i pėrkujtojmė fjalėt e Allahut e madhėrishėm:

    "O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt..." (Et - Tahrimė, 6)

    Nė fund i lutemi Allahut tė Lartėsuar qė tė jemi prej atyre qė pėrmenden nė kėtė hadith:

    "Njeriu do tė qėndrojė para Allahut nė ditėn e Gjykimit dhe do tė shikojė nga ana e djathtė dhe e majtė e tij dhe do tė sheh shumė vepra tė mira, tė mėdha sa kodrat dhe njeriu do tė thotė: "Kjo nuk ėshtė e imja, kėtė nuk e kam bėrė unė", por do t'i thuhet: "Po, kėto vepra tė takojnė ty, sepse pas vetes ke lėnė fėmijė tė edukuar dhe tė hajrit, i cili ka bėrė vepra tė mira dhe ėshtė lutur pėr ty, andaj ti tani ke pjesė nė kėtė." (Hadithin e shėnon Taberaniu)



    Pėrktheu dhe pėrshtati:
    Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    A nuk thuhet ne kete tregim se para Islamit, nder arabe nuk kishte femra,pasiqe i mbytnin(varrosnin) qe prej s'vogli???(sigurisht qe ti ke hulumtuar edhe rrenjet historike te kesaj legjende, qe fisnikerisht do te na i permendesh)
    Pyetja logjike qe lind vetiu eshte: Me ēfare femrash martoheshin arabet???

    Dakord per zemersine e pejgamberit, por nje paradoks i tille nuk eshte i nevojshem per te ngjallur nder prinder ndjenjen e prinderore...
    Jo tė gjitha vajzat varrosėshin pėr sė gjalli, dhe i mbysnin ... !!!

    Vajzat e familjeve tė pasura nuk i varrosnin, ato tė cilat paguanin pėr tė mos i varrosur etj.

    Andaj arabėt kanė pas me kėnd tė martohen, p.sh ti je i pasur dhe ke pozitė tė lartė martohesh me njėrėn prej grave tė cilėn ti dėshiron, ti nuk e mbyt fėmiun tėnd ngaqė nuk obligohesh sepse je shok me ata (tė pasurit tė cilėt obligonin tė tjera shtresat).
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #177
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Verejtje

    Kjo teme eshte vetem per te lexuar dhe asesi nuk lejohen replikat dhe Chit-chatet e diskutime te ndryshme. Kush eshte i interesuar te lexoj ne kete teme eshte i mireseardhur, te tjeret qe mendojn ndryshe nga kjo rregull, ftohen te dalin nga kjo teme.

    Moderatori autorizohet ti fshij te gjitha postimet (Replika)
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    O bir i Ademit!

    O bir i Ademit!
    Ēuditem me ty, se si i ngre sytė lart nga qielli e nuk di t’i ngresh ambiciet e tua nga pasiviteti dhe nuk e ngre shpirtin tėnd nga ndyrėsira. A nuk e sheh zogun, i cili, kur ngrihet lart nė hapėsirė, merr frymė nė liri, por nėse bie nė tokė ballafaqohet me pengesa dhe parazitė tė ndryshėm?

    O bir i Ademit!
    A nuk e sheh agimin, se si largon ēdo errėsirė, e cila ka mbuluar dhe ka mbizotėruar ēdo shpresė, kurse ambicia jote, edhe nėse zgjat, ėshtė e mbuluar nga epshi yt? Patjetėr do tė vijė agimi, i cili mund ēdo pikėllim, ēdo brengė, prandaj mos u brengos.

    O bir i Ademit!
    Ambiciet e tua nė nxėnien e kėsaj botė tė duken shumė tė lehta, por ēudi se si ambicia jote bie pėr sa i pėrket nxėnies sė asaj qė ėshtė mė e mirė pėr tyre. A po i jep pėrparėsi asaj qė ėshtė e shpejtė dhe kalon nė dėm tė asaj qė ėshtė e ngadalshme, por gjithmonė e qėndrueshme?

    O bir i Ademit!
    Kujdes, kujdes veten tėnde, ndale atė, sepse ėshtė mė afėr shkatėrrimit. A nuk sheh se kur mendja largohet nga vetja jote, tė sjell shkatėrrime? Nėse nuk e ndal veten tėnde, do tė jesh prej tė shkatėrruarve.

    O bir i Ademit!
    Mos tė tė mashtrojė ecja e ditėve dhe e netėve, sepse ato janė vetėm njė mjet mbartės. Mos tė tė mashtrojė forca dhe fuqia jote, sepse ti je duke ecur drejt dobėsimit dhe pleqėrisė. Mos tė tė mashtrojnė fėmijėt dhe pasuria e shumtė, sepse pasuri e vėrtetė ėshtė ajo e cila mban besėn tėnde me Allahun, ndėrsa fėmijė i vėrtetė ėshtė ai i cili ėshtė i dobishėm.

    O bir i Ademit!
    Kėto janė veprat e tua, tė cilat do tė llogariten para teje. Shiko se ēfarė po sjell para vetes.

    O bir i Ademit!
    A tė pėlqen hapi yt me tė cilin ecėn pėrpara? A u bėre mendjemadh ndaj shokut tėnd? A jeni shumuar, a jeni mburrur, a i bėni konkurrencė njėri-tjetrit?
    Zėri yt ka qenė i fortė, vlera jote ka qenė e lartė, ndėrsa nė fund shokėt e tu tė mbartėn mbi supet e tyre dhe tė lėshuan nė varrin tėnd.

    O bir i Ademit!
    Tė kanė admiruar dhe tė kanė ngritur lart me lavdėrime dhe falėnderime, tė kanė bėrė mbret mbi kolltukun e lartė, tokėn ta kanė shtruar me lule dhe trėndafila.
    Ende nuk e di se kush je? Ende nuk e di se ēka ishe mė herėt, nga ēfarė u krijove,? Asnjėherė nuk e kujton fillimin tėnd? A nuk ke qenė njė lėng i dobėt? A i ke harruar tė gjitha kėto?

    O bir i Ademit
    Mes fillimit dhe mbarimit ėshtė shpirti, i cili tė lė lamtumirėn. Ti je mė afėr vdekjes sesa jetės. Ē’ėshtė me ty? Shoh se po ngul kėmbė nė iluzionet e tua tiranike, tė cilat kalojnė shumė shpejt dhe tė lėnė me duar tė zbrazėta. Kur tė kthjellohesh, sheh realitetin, se ti njė ditė ishe me ta, ishe prej tyre. Nuk ėshtė njė ankth ky qė sheh, por realitet. Ajo ėshtė dita e parė e varrit tėnd, pėrgatitu qė pyetjeve t’u japėsh pėrgjigje. Mos harro, o bir i Ademit, se ajo natė ėshtė jeta jote!

    Pergatiti: Faqja islame "Rruga e Muslimanit"
    A known mistake is better than an unknown truth.

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Nėna mė tregon

    Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

    Falėnderimi i takon Allahut tė vetėm, paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi profetin pas tė cilit s’ka mė profet, mbi profetin tonė Muhamed, mbi familjen dhe tė gjithė shokėt e tij.

    Nėna mė ka treguar se gjyshi im gjithmonė i kėshillonte vajzat e tij me kėtė histori:

    Njė herė njė grua erdhi tek njė dijetar, pėr tė cilin ajo kishte dėgjuar se ėshtė magjistar, dhe i kėrkoi qė t’i bėnte asaj diēka me anė tė cilės burri i saj ta donte aq shumė sa asnjė grua nė botė nuk kishte parė dashuri tė tillė.

    Meqenėse ky ishte dijetar dhe edukues i mirė i tha:

    -Ti po mė kėrkon njė gjė jo tė lehtė. Qė tė realizojmė njė gjė tė tillė na duhen disa shpenzime, a je gati tė paguash ti?

    -Po,- i tha.

    -Kjo punė nuk bėhet vetėm se kur tė mė sjellėsh njė qime nga qafa e luanit, - i tha asaj.

    -Luani?! Po,- iu pėrgjigj dijetari.

    -Si mundet ta bėj njė gjė tė tillė kur ne e dimė se luani ėshtė kafshė e egėr, e ku i dihet mundet tė mė hajė, a nuk keni ndonjė mėnyre tjetėr mė tė lehtė e mė tė sigurtė? - i tha ajo.

    -Nuk mundet tė plotėsohet dėshira jote qė kėrkon dashurinė e burrit tėnd, vetėm se me kėtė mėnyrė, mendohu dhe ji e sigurt se do ta gjesh mėnyrėn e pėrshtatshme pėr realizimin e qėllimit..., - i tha asaj.

    U nis gruaja e zhytur nė mendime se si tė gjejė njė mėnyrė pėr tė arritur tek qimja e flokut tė luanit. U kėshillua me disa persona, tė cilėt ajo kishte besim tek ta, dhe ata i thanė se luani nuk tė ha vetėm se atėherė kur ėshtė i uritur, prandaj t’i ngope me ushqim dhe pastaj mund tė realizosh qėllimin tėnd.

    U nis pėr nė pyll qė tė zbatonte porosinė e dhėnė dhe filloi qė t’i hidhte luanit mish dhe kjo mėnyrė vazhdoi pėr disa ditė, derisa luani filloi tė njihej me tė.

    Ēdo herė qė i hidhte mishin i afrohej njė cikė derisa arriti njė ditė dhe luani ju afrua vetė duke mos dyshuar nė dashurinė e saj. Nė kėtė moment ajo filloi t’i fėrkonte kokėn dhe kurrizin, e nė momentin kur luani ishte nė kėtė gjendje tė kėnaqshme nuk ishte e vėshtirė pėr gruan t’ia merrte qimen e kėrkuar. Mbasi e mori atė u nis pėr tek dijetari magjistar (sipas mendimit tė saj), qė t’i jepte qimen e flokut tė luanit. Ishte shumė e gėzuar duke menduar se sė fundi arriti tė fitojė dashurinė e burrit tė saj pėrherė.

    Kur dijetari e pa flokun e luanit e pyeti:

    -Si arrite tė marrėsh flokun e luanit, a mund tė mė thuash?

    Ia shpjegoi atij mėnyrėn qė zbatoi nė zbutjen e luanit, e cila doli nė pėrfundimin se mėnyra e futjes nė zemrėn e luanit si fillim ishte, barku i tij e mė pas vazhdimėsia dhe durimi nė tė, derisa arriti korrjen e frytit.

    Nė kėtė moment i tha asaj dijetari:

    -O robėreshė e Allahut... bashkėshorti yt nuk ėshtė mė i egėr se luani... vepro me burrin tėnd ashtu siē veprove me luanin qė t’ia fitosh zemrėn.

    Mėso hyrjen pėr nė zemrėn e tij, ngope nė rast urie, ji zbatuese e kėrkesave tė tij, vendos njė plan pėr kėtė dhe duro!

    Hakim Nasiha

    Pėrktheu: F. Gurra

    Burimijetes.com

    01.09.2009
    A known mistake is better than an unknown truth.

  10. #180
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Njė Vushtrriase, talente e botės

    --------------------------------------------------------------------------------


    Shpresa Rama ėshtė njė vajzė e re nga Vushtrria e cila arriti qė nė mesin e e qindra konkurruesve nga tėrė bota ta zė vendin e parė nė shkrimin e eseve.Pėrgatitėn: Fatlum SADIKU dhe Rexhep KERA

    Shpresa Rama ėshtė njė vajzė e re nga Vushtrria e cila arriti qė nė mesin e qindra konkurruesve nga tėrė bota ta zė vendin e parė nė shkrimin e eseve. Shpresa esen e saj e kishte shkruar pėr babėn e saj, i cili kishte vdekur kur ajo ishte vetėm tre vjeēare. Gara ndėrkombėtare "Eseja mė e mirė" u mbajt vitin e kaluar nė Emiratet e Bashkuara Arabe, ndėrsa shkrimet konkurruesit i dėrguan nėpėrmjet postės elektronike. Titulli "Eseistja mė e mirė" i takoi kosovares nga Vushtrria, Shpresa Rama.

    Para fitimit tė kėtij ēmimi nė nivelin botėror, Shpresa ishte mėsuar tė jetė e para gati nė tė gjitha aktivitetet e saja, e nė veēanti nė mėsimet si nxėnėse e shkollės fillore dhe tė mesme.

    Talenti i saj nuk kufizohet vetėm nė mėsim dhe nė shkrim. Ajo shquhet edhe me aftėsinė pėr kėndim, pikturė, moderatore e programeve dhe pjesėmarrja nė aktivitete humanitare. Gjatė shkollimit fillor, ajo me vetė iniciativė themeloi shoqatėn bamirėse "5-shja bamirėse" dhe me ndihmat e mbledhura u ndihmuan nxėnėsit e shkollės fillore "Mustafė Venhari", shkollė nė tė cilėn edhe Shpresa vijoi mėsimet.

    Motivimi pėr tė marrė pjesė nė kėtė garė asaj nuk i kishte ardhur nga ambicia pėr tė qenė e para ose pėr tė fituar mjete materiale, por ishte bindja e plotė se All-llahu ndihmon nė ēdo hapė tė jetės. Malli pėr babanė, tė cilit as fytyra e as ndonjė fjalė e thėnė nuk i kishin mbetur nė kujtesėn e Shpresės, ishin elemente shtytėse pėr tė shkruar njė ese me titullin "Letėr babait".

    Mė poshtė kemi sjellė pėr ju tekstin e eses fituese nė garėn ndėrkombėtare tė mbajtur vitin e kaluar nė Emiratet e Bashkuara Arabe.





    Letėr babait


    Dita po merrte kah tė kundėrt. Gjersa shikoja perėndimin e diellit, tinguj tė trishtuar vetmie bashkė me flladin pranveror mė pėrkėdhelnin flokėt…Ah ajo pėrkėdhelje do tė doja tė ishte nga dora e tim eti sepse nuk i mbaj dot nė mend ledhatimet atėrore!...Po ti o lot mė shkarravite fjalėt qė po shkruaja nė letrėn, tė cilėn dua ta adresoj nė dyert e parajsės, te Ai qė mė la me lot nė sy, te Ai qė la njė vend tė zbrazėt nė tryezė, te Ai qė mė dha dhe njė emėr tjetėr-emrin jetim.

    I dashuri Baba,

    E bėra zemrėn gur dhe me mallin mė tė madh dua tė tė shkruaj,tė tė tregoj sa tė dua, sa jam rritur. Dita kur mė le ishte ditė me shi,..., atėkohė s'dija tė derdhja lot, andaj qielli qau pėr mua. Acar, dėborė nė mua mbretėroi, ndonėse ishte kohė vere.

    Tri vjet isha kur mė le, kėtė e di dhe Ti e unė se di sa vjeē isha,por nėna mė tregoi. Ajo mė flet shumė pėr Ty. E di baba, shpesh mė merr malli tė dėgjoj ndonjė fjalė nga Ty, ta di ē'zė kishe, ta shikoj buzėqeshjen Tėnde, por kot. Jeta qenka i vetmi libėr qė s'mund t'ia kthesh fletėt prapa! Mė le vetėm, por s'dua tė jem robėreshė e vetmisė, prandaj shpesh qesh,…, qesh tė tė sjell ty pranė sepse mė thonė qė buzėqeshja ime i ngjan tėndes. Mė bėhet qejfi kur mė flasin pėr Ty, kur mė tregojnė sa mė doje, si mė ngritje lartė dhe mė pėrqafoje! Sa keq!...Mua s'mė kujtohet as edhe njė qik, andaj qaj pėr ditėt e lumtura qė u venitėn nė harresė dhe qesh kur mė rrahin krahėt dhe tė lavdėrojnė Ty. Vėrtetė tė falem qė mė le pas veprėn tėnde tė mirė! Me tė krenohem, ndjehem e fortė, ndaj askush s'mė nget, s'mė ulė poshtė. Por, lotin e kam shok nė ēdo ditė tė rėndėsishme pėr mua...

    Ėshtė mirė tė vijmė nė kėtė jetė duke qarė dhe tė tjerėt tė qeshin, e pastaj ne tė vdesim duke qeshur dhe t'i lėmė tė tjerėt tė qajnė pėr ne. Kjo ėshtė filozofia dhe realiteti bashkė. Qajmė pėr njeriun e pastėr, pėr engjėllin qė fluturoi nė amshim...Ngadalė e kuptova se nė kėtė jetė jemi tė ftuar pėr njė kohė tė shkurtėr dhe ikim me trenin e pakthyeshmėrisė. Kėtij treni i takove Ti, i dashuri baba, por dhe unė do tė jem udhėtare e kėtij rrugėtimi, si edhe tė gjithė njerėzit tjerė. E ke parasysh? Jetoj me njė shpresė tė ndryer nė gji qė kur tė vij tek Ty, tė mė presėsh me buzėqeshjen qė i jep babai bijės sė tij. Ndoshta s'do tė tė njoh, por mbaje kėtė letėr nė dorė dhe do tė takohemi, atje nė pėrjetėsi, nė parajsė ku ke zėnė vend qe sa kohė.

    TĖ DON ME GJITHĖ ZEMĖR!

    Bija jote

    P.S.: Tė lutem, m'i bėj tė fala pejgamberit tim Muhamedit a.s. dhe lutju Zotit nė emrin tim qė tė m`i falin gabimet e mia, tė familjes time dhe gjithė njerėzve qė e lexuan kėtė ese.



    Shpresa Rama
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

Faqja 18 prej 26 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •