Close
Faqja 17 prej 26 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 260
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2007
    Postime
    25
    Pėrse qajnė gratė?


    Fėmija i vogėl e pyet nenėn: ' Pėrse po qan?
    Ajo i pėrgjigjet ' Sepse jam grua'
    Nėnė nuk po tė kuptoj!' iu pėrgjigj djali.
    Nėna e afron kah vetja dhe i thotė:
    ' As qė do me kuptosh ndonjėherė, biri im'
    Me vonė fėmija e pyet babain e tij:
    ' Pėrse po me duket se nėna po qan pa arsye?'
    Tė gjitha gratė qajnė pa arsye, kėshtu iu pėrgjigj i ati fėmijės.
    Fėmija i vogėl u rrit dhe u be burrė, por prapėseprapė nuk e kuptoi pėrse qajnė gratė.
    Nė fund iu drejtua Zotit dhe kur Zoti iu lajmėrua, e pyeti:
    'O Zot, pėrse gratė qajnė aq lehtė?'
    Zoti u pėrgjigj:
    ' Kur e krijova gruan m“u desht ta krijoj tė mbinatyrshme.
    Ia kam dhuruar supet aq tė forta qė ta mbajė peshėn e botės dhe njėkohėsisht aq tė buta qė tė krijoje rahati...
    Ia kam dhėne forcėn e brendshme qė tė pėrballojė lindjen e fėmijės dhe mospranim,in tė cilin shumė herė e pėrjeton nga fėmijėt e saj.
    Ia kam dhėnė forcėn, e cila i ndihmon qė gjithmonė tė shkojė pėrpara edhe atėherė kur tė gjithė tė tjerėt dorėzohen, tė kujdeset pėr familjen e saj edhe atėherė kur ėshtė e sėmurė dhe e lodhur, gjithnjė pa u ankuar.
    Ia kam dhuruar ndjenjat qė t“i dojė fėmijėt e saj, pavarėsisht se ata ndonjėherė e lėndojnė atė thellė nė shpirt.
    Ia kam dhėne fuqinė qė ta pranojė bashkėshortin edhe pse ka mungesa dhe e kam krijuar atė nga grindjet e tij qė t“ia mbrojė zemrėn.
    Ia kam dhėnė zgjuarsinė qė ta dijė se bashkėshorti i mirė asnjėherė nuk e lėndon gruan e tij por nganjėherė provon forcėn dhe vendosmėrinė e saj pėr tė qėndruar pranė tij deri nė kundėrshtime.
    Nė fund ia dhurova lotin qė derdh, i cili i pėrket vetėm asaj qė ta shfrytėzojė sa herė qė tė ketė nevojė pėr ti pėrballuar sfidat e jetės.
    Nė kėtė lot ka me tė vėrtetė tė drejtė sepse askush nuk mund tė pėrballoje kaq shumė pa thėnė asnjė fjalė, sa gruaja nė tė vėrtetė ėshtė nė gjendje tė pėrballojė!
    Bukuria e gruas nuk qėndron nė rrobat qė vesh, as nė linjat trupit dhe as nė mėnyrėn se si i kreh flokėt.
    Bukuria e gruas qėndron nė sytė e saj, sepse ata janė dyert e zemrės sė saj, vendi ku banon dashuria.

    * Te lutem dėrgoje kėtė tė gjitha grave tė bukura qė i njeh. Tė gjitha e meritojnė dashurinė, pėr durimin e tyre, forcėn, zgjuarsinė, ndjenjėn dhe qėndrueshmėrinė. Por, tė lutem mos harro qė ta pėrcjellėsh ketė edhe tek te gjithė burrat qė i njeh dhe tė cilėt ende nuk e dinė pėrse qajnė gratė.

    Ata duhet ta dinė se gratė qajnė mu pėr shkak tė tyre, iu dhimbsen qė Zoti nuk u ka dhuruar atyre atė qė ua ka dhuruar femrave.

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Bisedė me hijen


    Shikova rreth vetes nuk e pashė hijen time!!

    Ngrita shikimin nė qiell, dielli nė kupėn e qiellit, nuk pashė asnjė shenjė tė reve. Prapė hodha shikimin rreth vetes nuk e gjeta hijen.

    Subhanallah!! Ku shkoi, ecte me mua...

    U ktheva mbrapa e kėrkova dhe e gjeta pranė njė shkėmbi.

    I thashė: Hija ime ku mbete? Pse nuk vjen pas meje qė tė vazhdojmė rrugėn?

    Hija: Jam lodhur (mėrzitur) duke ecur me ty.

    I thashė: Cila ėshtė arsyeja?!

    Hija: sepse ti mė ēon nė poshtėrim nė disa vende dhe unė nuk jam krijuar pėr ato. Ti bėn disa veprime nė shikim tė jashtėm duken si tė sinqerta por nė brendėsi ėshtė dyfaqėsia, ah sikur tė mos isha hija jote.

    I thashė: Ti dėshiron ndarjen prej meje, kurse tė tjerėt dėshirojnė takimin me mua, ndoshta mos po gabon nė gjykim, o hija ime.

    Hija: Pasha Allahun s’po gaboj. Njerėzit shohin vetėm pjesėn tėnde tė jashtme, por unė njoh anėn tėnde tė brendshme.

    I thashė: Ēka po rreh me kėto fjalė?

    Hija: Qėllimin tim e di mirė, njerėzit nuk janė vazhdimisht me ty sikurse unė, sikur ta shikosh zemrėn tėnde, do tė shohėsh se ėshtė bėrė e zezė.

    I thashė: Cila ėshtė arsyeja e nxirosje sė saj?

    Hija: Mos sinqeriteti nė punė dhe dyfaqėsia nė veprime.

    I thashė: A thua deri nė kėtė masė ndikon kjo sjellje nė zemėr?

    Hija: Po, vėrtet sinqeriteti ėshtė bazė e veprės, saqė nė njė fjalė tė urtė thuhet: ai i cili nuk ka sinqeritet mos tė lodhet.

    I thashė: Kjo pra ėshtė njė ēėshtje serioze pėr vetveten!!

    Hija: E the tė vėrtetėn, pa dyshim qė sinqeriteti ėshtė njė kapitull me rėndėsi qė nė tė mund tė ndikojė shejtani kėshtu ta dėmtojė veprėn e njeriut. Pėr kėtė Sufjan Thevriu ka thėnė: Mė vėshtirė pėr mua ishte shėrimi i sinqeritetit.

    I thashė: Por njerėzit kėtė nuk e dinė se unė veproj me dyfaqėsi.

    Hija: Ti a je prej atyre qė nė veprim ke parasysh vetėm njerėzit apo edhe Zotin e tyre. Tek Allahu i Lartėsuar nuk fshihet asgjė, ēdo gjė ėshtė e zbuluar nė Ditėn e gjykimit, trupi, shpirti, ndėrgjegjja, vepra, ardhmėria. Tė gjitha pengesat bien dhe sekretet zbulohen. Shoku im, atė ditė nuk tė bėn dobi njeriu, por vepra e bėrė me sinqeritet, mbuloje adhurimin tėnd, kėshtu qė shejtani mos ta rrėmbejė. Prej tė sinqertėve kishte tė tillė qė njėri kishte agjėruar dyzet vjet dhe nuk e dinte askush, kur dilte nga shtėpia pėr nė treg me vete i kishte dy pjesė tė bukės dhe i jepte sadaka. Nė shtėpi mendonin se i ka ngrėnė kurse shokėt nė treg mendonin se ka ngrėnė ushqim nė shtėpi.

    I thashė: Vėrtet ma ndėrrove mendjen pėr veten time, o hija ime. Por mė trego diē mbi shenjat e dyfaqėsisė?

    Hija: Pyete veten se ti je njohės i vetvetes.

    I thashė: Mos ngurro hija ime, mė trego, se vėrtet kam vendosur qė tė jem i sinqertė, inshaAllah.

    Hija: Aliu radijallahu anhu ka thėnė: Dyfaqėsia ka tre shenja: ėshtė pėrtac kur ėshtė nė vetmi; ėshtė aktiv kur ėshtė me njerėz; kur lavdėrohet vepron, por kur qortohet pakėson punėn.

    I thashė: Ah mjerė pėr mua, paskan humbur veprat e mia.

    Hija: Ripėrtėri vendosmėrinė, ripėrtėri besėn me Allahun e Lartėsuar. Ēdo herė lute Allahun pėr sinqeritet nė vepėr derisa Allahu tė bekojė ty nė veprat tua, ashtu siē e bekoi Omer b. Abdulazizin (Allahu e mėshiroftė).

    I thashė: Pas njė mendimi dhe analize thashė vėrtetė do tė lėvizi me vendosmėri inshaAllah.

    Hija: Fillo shoku im duke e angazhuar veten nė sinqeritet dhe lėviz me vendosmėri para se tė djegė (shkatėrrojė) hija jote.

    I thashė (i habitur): Ēka thua?! Vallė a tė dėmton hija?

    Hija: Po shoku im.. Kemi dy lloje tė hijeve, e ato janė:

    Hija e urryer. Allahu i Lartėsuar thotė: “Shkoni tek ajo hije (mjegull e tymit tė Zjarrit tė Xhehenemit) qė ka tre degėzime. Qė nuk bėn as hije, as nuk mbron prej flakės.” (Murselat, 30-31)

    Hija e preferuar (e pėlqyer). Ėshtė hija e xhenetit, Allahu i Lartėsuar thotė: “Janė nėn drunj tė pemėve pa therra (pa gjemba). Tė bananeve me fruta palė-palė. Nėn hije tė pėrhershme. Pranė ujit rrjedhės.” (Vakia, 28-31)

    Shoku im, ke rastin tė zgjedhėsh se cilėn hije dėshiron. Ai qė e kėrkon sinqeritetin nuk lodhet. (Mos harro se) era e dheut nga sinqeriteti ėshtė mė e mirė sesa aroma e parfumit qė vjen nga dyfaqėsia.

    Autori: Muhamed Deuserij

    Pėrktheu: Valdet Kamberi

    Muhamed Deuserij,
    15.11.2008
    A known mistake is better than an unknown truth.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Rėra dhe guri

    Njė tregim na tregon se ishin dy miq qė ecnin nėpėr shkretinė. Gjatė udhėtimit ata kishin njė diskutim, dhe njeri mik e goditi me shuplakė nė fytyrė tjetrin. Ai i cili mori tė goditurėn u lėndua, por pa thėnė asnjė fjalė, shkroi nė rėrė: “Sot shoku im me i ngushtė me goditi nė fytyrė.”

    Ata vazhduan tė ecnin derisa e gjetėn njė oaze, ku vendosen qė tė freskohen. Ai i cili ishte i goditur papritmas filloj te mbytej nė rėrėn thithėse, por miku e shpėtoi atė. Pasi qė doli nga rėra thithėse, ai shkroi nė njė gur: “Sot shoku im mė i ngushtė mė shpėtoi jetėn.”

    Shoku i cili e goditi dhe i shpėtoi jetėn shokut mė tė mirė e pyeti, “Pasi qė tė lėndova ti e shkrove nė rėrė dhe tani, ti po e shkruan nė guri, pse?” Miku ia kthej: “Kur ndokush na lėndon ne duhet ta shkruajmė nė rėrė ku era e faljes mund ta tretė me vete. Por, kur dikush na bėn diē tė mirė, ne duhet ta gdhendim nė guri ku asnjė erė nuk mund ta fshijė.”
    A known mistake is better than an unknown truth.

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Esselamu Alejkum,
    Ne munges te kohes per ta perkthyer dhe per te mos hapur nje tem te ngjajshme ateher e mendova qe ta postoj ne anglisht pasi shpresoj qe mund te kuptohet ky tregim, ma boni hallall:

    A dialogue between a flower and a pearl

    One day, a brilliantly beautiful and fragrant flower with attractive colors met a pearl that lives far in the bottom of the sea and has none of these characteristics. Both got acquainted with each other.

    The flower said: “Our family is large; roses and daisies are members of the family. And there are many other species that are various and countless, each has a distinctive scent, appearance etc.”

    Suddenly, a tinge of distress appeared on the flower. “Nothing accounts for sorrow in your talk; so why are depressed?”

    The pearl asked. “Human beings deal with us carelessly; they slight us. They don’t grow us for our sake but to get pleasure from our fragrance and beautiful appearance. They throw us on the street or in the garbage can after we are dispossessed of the most valuable properties; brilliance and fragrance”

    The flower sighed. And then the flower said to the pearl: “Speak to me about your life! How do you live? How do you feel it? You are buried in the bottom of the sea. ”

    The pearl answered: “Although I have none of your distinctive colors and sweet scents, humans think I am precious. They do the impossible to procure me. They go on long journeys, dive deep in the seas searching for me. You might be astounded to know that the further I lay, the more beautiful and brilliant I become.

    That’s what upraises my value in their thought. I live in a thick shell isolated in the dark seas. However, I’m happy and proud to be in a safe zone far from wanton and mischievous hands and still the humans consider me highly valuable”

    Do you know what the flower and the pearl symbolize?

    Think Think

    You will find that:

    The flower is the unveiled woman (who shows her charms) and the pearl is the veiled woman (who conceals her beauties) Think about it!

    http://qisas.com/categories/All-Stories/
    A known mistake is better than an unknown truth.

  5. #165
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Dy Fėmijė jetojnė 15 ditė nė varrė!!

    Dy Fėmijė jetojnė 15 ditė nė varrė!!


    E lusim All-llahun xh.sh. qė tė ju shpėrblejė dhe tė ju forcojė gjatė leximit tė kėsaj ngjarjeje nga ngjarjet mrekulli hyjėnore.
    Kjo ngjarje ka ndodhė realisht nė EGJIPT dhe ėshtė shfaqur nė televizionin EGJIPTJAN nė emisionin "Prapa Fshehtėsive"
    Njė grua tė cilės i ka vdekė burri gjersa ishte nė muajt e parė tė shtatzanis me fėmiun e dytė ndėrsa ajo kishte njė vajzė afėrsishtė katėr vjeqare,kur i ishte ofruar koha e lindjes kishte ndje nė vete se nuk do tė jetonte pas kėsaj lindje,sikur po ndjente nė vete se do tė vdes gjatė lindjes sė fėmiut tė dytė,kishte kėrkuar nga vėllau i saj qė tė pėrkujdeset pėr vajzen dhe foshnjėn qė do tė lindė,ngase ajo ndjente qė po e pret diqka e panjohur,dhe gjatė lindjes ajo vdes,ndėrsa All-llahu xh.sh. e kishte furnizuar me njė fėmijė.
    Vėllau si saj pasiqė e varros tė motrėn kthehet nė shtėpi me vajzen katėr vjeqare dhe me foshnjėn,kurse gruaja e tij nuk e pranon njė diqka tė tillė duke i thėnė: ose ajo ose fėmijėt e motrės sė tijė nė shtėpi,atėher daja i fėmijve ngritet natėn dhe i merr tė dy fėmijėt e motrės me vete dhe drejtohet pėr nė varreza,kur arrin te varri i motrės fillon ta hap varrin dhe e vendosė foshnjėn nė varrė por kur donė ta vendosė vajzen ajo qan e ai i jep asaj njė lodėr dhe i thotė:kur fėmija fillonė tė qajė luaj me lodėr e unė do tė kthehem pėr tė ju sjellė ushqim,dhe e mbyll varrin e largohet.

    Nė mėngjes gjersa njė person ishte duke kaluar pranė varrit ndėgjonė njė zė tė lodres brenda nė varr,frikėsohet shumė dhe largohet me shpejtėsi,prapė tė nesėrmen kalonė pranė varrit dhe ndėgjon tė njėjtin zė tė lodres,largohet me shpejtėsi nga frika dhe fillonė tė mendoj se qka mundė tė jetė ajo qė po ndodhė nė brendėsi tė atijė varri.Kalonė njė kohė e gjatė dhe ai nuk kalonė pranė atijė varri pėrfėrsisht pesėmbėdhjetė ditė pastaj shkonė prapė pranė varrit dhe ndėgjon prapė tė njėjtin zė,tubon njė grup njerėzish dhe ju tregon pėr atė qka i ka ndodh.
    Grupi i burrave shkojnė me tė te varri dhe ndėgjojnė zėrin e lodrės e hapin varrin (dhe kėtu ndodh ajo qė i rrėnqeth trupat),shohin vajzėn dhe foshnjėn qė tė dy gjallė pranė kufomės sė nėnės sė tyre.
    Lajmėrojnė policinė dhe pėrfaqėsin e pėrgjithėshme dhe mjekun ligjor.
    Kur ėshtė pyetur vajza e vogėl se qka ka ndodhur,vajza ju tregon se qka ka vepruar daja i saj,kur ėshtė pyetur se si ka kaluar tėr kjo kohė dhe ajo ėshtė e gjallė ndėrsa ka qenė pa ushqim dhe pa ujė, vajza pėrgjigjet : Kur ka qajtė vėllau unė kamė luajtur me lodėr pastaj ėshtė ngritė nėna nga gjumi dhe e ka ushqyer vėllaun pastaj prap ka fjetė,ndėrsa unė kur kamė ndje uri ka ardhė njė pėrson me rroba tė bardha dhe mė ka dhėnė ushqim e ėshtė larguar.


    Ndėrsa kur ėshtė pyetur mjeku ligjor pėr gjendjen e kufomes,mjeku ėshtė pėrgjigjur se kufoma ka qenė e nxehtė sikur tė ishte e gjallė e jo qė kanė kaluar njėzet ditė pas varrosjes sė sajė.
    Policija ka burgos dajen e fėmijėve dhe gjykata ka ngritė padi ndaj tijė pėr varrim tė foshnjės dhe fėmijės pėr sė gjalli
    Shpresoj qė kjo ngjarje ju ka bėrė tė quditeni,dhe tė jetė njė mėsim pėr ne tė gjithė



    Www.Forum-Islamik.Com
    KOSOVA E MADHE

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    "Njėherė, njė mjek, po kalonte njė rrugė afėr njė lumi dhe nga larg dėgjon dikė qė po kėrkonte ndihmė,
    dhe nxiton pėr tek zėri dhe shikon njė njeri qė po mbytej, e nxjerr nga lumi dhe i jep ndihmėn e parė
    dhe ditėn tjetėr duke kaluar po nė tė njėjtėn rrugė kesaj rradhe sheh jo mė njė por dy njerėz qė ishin
    duke u mbytur dhe thotė qė kėsaj here nuk kam mundėsi ti shpėtoj tė dy, gjithsesi mendon se ē’farė
    shkakton qė keta njerėz tė perfundojn nė lumė dhe shkon sipėr rrugės e shikon njė njeri me tė meta
    mendore i cili i kapte njerėzit dhe i hidhte nė lumė. Menjėherė merren masat dhe zgjidhet problemi nga
    rrėnjėt e tij.
    Eshtė e njėjta gjė qė ndodh sot, ėshtė e kotė qė tė merremi me probleme te cilat herė mbas here do tė
    dalin pasi ne luftojm problemin vet dhe jo atė qė e ka shkaktuar atė problem dhe burimi kryesor i tė
    gjith tė kėqave ėshtė mosbesimi nė All-llahun dhe bėrja shok e diēkaje tjetėr nė adhurim, pra shembulli
    ynė do tė ishte si shembulli i atij personi qė pėrdit do tė kalonte afėr lumit e pėrdit do tė zhytej ne tė pėr
    tė shpėtuar njerėzit, ndėrkohė nėse therrasim nė teuhid, pikėrisht nė kėtė teuhid atėherė do tė merremi
    drejtpėrsėdrejti me tė ēmendurin (shirkun e kufrin) qė i hedh njerėzit nė lumė (nė xhehenem).
    Prandaj All-llahu Subhanehu we te Ala na rikujton nė Kur’anin e Tij me shembullin e profetėve tė cilėt
    tė gjithė pa asnjė perjashtim thėrritėn nė teuhid dhe ai ishte misioni i tyre.
    Ne dėrguam nė ē'do popull tė dėrguar qė tu thonė: “Adhuroni vetėm All-llahun e largohuni
    tagutėve (djajve) [adhurimit tė tyre]!”
    [En Nahl : 36]"
    A known mistake is better than an unknown truth.

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2007
    Postime
    25
    KULETA E HUMBUR

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!
    Mustafai ėshtė njė tregtar i madh dhe i pasur, i njohur pėr sinqeritetin e tij nė mesin e njerėzve. Prandaj, shumė njerėz i besojnė dhe bashkėpunojnė me tė tė sigurtė nė cilėsinė e mallit qė ai shet. Ishte shumė i pėlqyer, dhe numri i blerėsve shtohej gjithnjė e mė shumė. Kėshtu qė pasuria e tij shtohej. Kishte blerė njė anije tė madhe tregtare qė tė mund tė blinte mall mė cilėsor dhe mė tė ēmueshėm nga vende tė ndryshme, nga lindja, nga Kina dhe nga vende tė pasura me mėndafsh dhe parfume.
    Erdhi koha e haxhit dhe muezini e lajmėroi, qė njerėzit tė pėrgatiten me kohė pėr kėtė detyrim. Kėtė thirrje e dėgjoi edhe Mustafai, ndaj deshi tė nisej pėr rrugė. Tha me vete: “Kėtė e kam detyrim para Allahut xh.sh. pėr arsye se jam i pasur dhe duhet t’i pėrgjigjem Allahut xh.sh.!”
    Allahu xh.sh. ka thėnė: “Dhe pėr hir tė Allahut, vizita e Qabes (haxhi), ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi tek ajo.” (Ali ‘Imran, 97)
    SHKUARJA NĖ HAXH
    Mustafai u pėrgatit pėr rrugė dhe u nis me ndihmėn e Allahut xh.sh. pėr haxh, sė bashku me njė karavan.
    Karavani u nis nė drejtim tė Mekės sė Nderuar. Gjatė rrugės ata u ndalėn disa herė nė mėnyrė qė besimtarėt tė pushonin dhe tė kryenin disa nevoja tė tyre. Bujtinat i bėnė nė disa vende, derisa arritėn nė qytetin e dritės nė Medine (El-Medine-tul-Munevvere). Me ta ishte edhe Mustafai. Pas njė pushimi tė shkurtėr nė qytet, Mustafai deshi t’i blejė disa gjėra pėr tė cilat kishte nevojė. Kur e futi dorėn nė xhep qė tė nxjerrė kuletėn, kuleta nuk ishte. E kėrkoi nėpėr rrobat e veta dhe u tmerrua kur edhe aty nuk e gjeti. Pėr fat tė tij tė keq iu bė e qartė se e kishte humbur kuletėn e me tė edhe paratė e marra pėr rrugė. E nė kuletė kishte tre mijė dinarė , qė ishte njė shumė e madhe. Kjo shumė parash do t’i mjaftonte pėr t’i mbuluar shpenzimet e rrugės pėr nė haxh e do t’i kishin mbetur edhe shumė tė tjera, tė cilat mendonte t’ua dhuronte tė varfėrve nė Mekėn e Ndershme. Ēfarė tė bėnte tani? Kishte humbur pasurinė e nevojshme!
    Mustafai mendonte si mundi t’i ndodhte kjo, mirėpo nuk u zhgėnjye dhe nuk u hamend nė qėllimin e tij pėr tė kryer obligimin e vet. U pajtua me kėtė, duke thėnė se ishte shkruar prej Allahut xh.sh. Ai megjithatė ishte i pasur, kishte pasuri qė vlen me mijėra dinarė, ndaj mund tė huazonte nga shokėt e tij qė udhėtonin me tė. Kur ta kryejė haxhin dhe tė kthehet nė shtėpi, do t’ua kthejė te paratė e huazuara. Kėrkoi qė t’i huazonin ca tė holla, dhe tė gjithė ishin tė gatshėm tė jenė nė shėrbim tė tij, pėr arsye se e ēmonin, kėshtu qė ia tubuan aq sa kėrkoi. E kreu obligimin e vet tė haxhit dhe u dhuroi tė varfėrve diēka prej parave, mu ashtu siē e kishte menduar nė fillim tė rrugės dhe u kthye nė qytetin e tij. Ishte i gėzuar dhe i lumtur qė Allahu xh.sh. ia kishte mundėsuar njė rast tė kėtillė. Shumė shpejt ua ktheu borxhin njerėzve, nga tė cilėt i kishte huazuar paratė, duke i falėnderuar pėrzemėrsisht.
    FATKEQĖSITĖ I VININ NJĖRA PAS TJETRĖS
    Kalonin ditėt dhe Mustafai edhe mė tej ishte tregtar i madh, i cili gėzonte respekt. Jetonte nė begati, ngase Allahu xh.sh. i kishte dhėnė pasuri tė shumtė dhe fėmijėve tė tij u kishte dhėnė lumturi dhe shėndet. Gjithnjė e madhėronte dhe e falėnderonte Allahun xh.sh. pėr begatitė qė i kishte dhėnė. Asnjėherė nuk harronte t’i mėsonte fėmijėt e vet qė tė jenė tė mirė dhe besimtarė shembullorė, qė tė jenė shembull me sjelljet e tyre dhe ta falenderojnė Allahun xh.sh., si dhe tė kėrkojnė falje nga Ai kur janė nė vetmi ose nė vend publik.
    Mustafai kishte dy djem dhe njė vajzė ende nė gji. Ai i ushqente dhe kujdesej pėr ta. I kishte mėsuar tė silleshin mirė dhe t’i respektonin prindėrit e tyre.
    Njė ditė, kur Mustafai u ul nė tavolinė dhe drekonte me gruan dhe fėmijėt e tij, dikush trokiti nė dyert e shtėpisė sė tij. Njėri prej djemve tė Mustafasė shkoi ta hapte derėn. Ishte shėrbėtori i tij Hasani, i cili e kėrkonte zotėriun e tij pėr njė gjė shumė tė rėndėsishme. Mustafai u ngrit nga tavolina dhe e pyeti: “Ē’ėshtė ajo gjė kaq me rėndėsi pėr tė cilėn po ma prish rehatinė?” Shėrbėtori heshti pėr njė kohė si memec, ishte zverdhur dhe i shqetėsuar dridhej nga frika. Mustafa e pyeti edhe njė herė: “Fol diēka, pse je kaq i frikėsuar? Mė mban nė hamendje!” Hasani u pėrgjegj: “Zotėri, anija juaj ėshtė fundosur gjatė kthimit tė saj nga India me tėrė mallin qė kishte brenda!”
    Mustafai e uli pak kokėn pėr shkak tė kėtij lajmi tė dhimbshėm dhe tha: “Nuk ka dalje e as ndihmė pa ndihmėn e Allahut tė Madhėruar. Kthehu nė dyqan. Ky ėshtė vullnet i Allahut xh.sh. dhe asgjė nuk mund ta ndėrrojė fatin qė mė ka caktuar Allahu xh.sh.” Mustafai hyri nė shtėpi dhe u ul nė tavolinė qė ta pėrfundonte drekėn me gruan dhe fėmijėt e tij. Nuk u mėrzit e as nuk vajtoi, po ia la fatin e vet vullnetit tė Allahut xh.sh., edhe pse ajo anije pėrbėnte tri tė katėrtat e pasurisė sė tij. Iu kthye punės sė tij me plotė dėshirė, i vendosur qė ta kthente sa mė shpejt pasurinė e vet tė humbur.
    Pas disa ditėsh e goditi lajmi i kobshėm pėr vdekjen e djemve tė tij. Njė mur i vjetėr qe rrėzuar mbi ta, ndaj ata kishin mbetur nėn gėrmadhat e tij, edhe pse njerėzit qenė munduar pėr t’i nxjerrė tė gjallė qė aty.
    Mustafai qau dhe u mėrzit pėr ta, por shumė shpejt e mblodhi veten, sepse e dinte qė fatkeqėsitė duhet t’i pėrballonte me durim, ndaj e luti Allahun xh.sh. qė t’i falė e t’i pėrfshijė ata nėn mėshirėn e Tij. Dhembjen dhe mėrzinė e tij e zbuste mendimi se djemtė e tij kishin qenė tė mirė dhe tė dėgjueshėm ndaj prindėrve tė vet. Plotėsisht ia kishte lėnė fatin e vet Allahut xh.sh., se Ai mbron kė tė dojė.
    Mustafai mbeti me gruan dhe vajzėn e vet tė vogėl. Mirėpo, puna e tij nuk shkonte mė shumė lehtė si mė parė, fitimi i tij bėhej gjithnjė e mė i vogėl. U detyrua qė ta shiste shtėpinė e tij tė madhe dhe tė blente njė mė tė vogėl, mė modeste. Dyqani nuk ishte mė plot me mall tė ēmueshėm, ndaj numri i blerėsve zvogėlohej ēdo ditė. Shėrbėtorėt e lėshonin nė kėrkim tė tregtarėve mė tė pasur. Mustafasė gjithnjė e mė shumė i binte autoriteti dhe nė fund u detyrua ta lėshojė qytetin e vet, se i vinte turp t’i shikonte njerėzit me sy. Ishte bėrė shembulli konkret i njė tė pasuri qė shumė shpejt ishte bėrė i varfėr. Pas rrobave tė shtrenjta dhe tė bukura tani mbante rroba tė arrnuara. Dikur kishte shėrbėtorė rreth vetes dhe shpeshherė i ndihmonte tė varfrit, kurse tani mezi jetonte.
    Vendosi ta lėshonte qytetin e tij e ndoshta Allahu ia ndėrron gjendjen e tij financiare me tė mirė. Ndoshta ndėrrimi sjell fat. Bisedoi pėr kėtė me gruan e tij, e ajo u pajtua me kėtė, bile edhe e trimėroi. Edhe ajo nuk mund t’i duronte shikimet qėllimkėqija dhe pėrgojimin e grave tė kėqija, se pas pasurisė sė madhe kishte mbetur pa asgjė dhe se familjen e tyre e kishte lėnė fati. Ajo duronte dhe mundohej ta ndihmonte bashkėshortin e saj nė fatkeqėsinė e tij, mirėpo gjendja tani ishte bėrė e padurueshme dhe kishin vendosur qė sė bashku ta lėshonin vendbanimin e tyre tė deritanishėm dhe tė kėrkonin fitim mė tė mirė dhe jetė mė tė lumtur.
    SHKUARJA
    Gruaja e durueshme e Mustafasė pėrgatiti pak ushqim pėr rrugė. Ai e shikonte me mallėngjim qytetin e tij nga njė dritare e vogėl, duke kujtuar ditėt e tij tė lumtura. Sikur nė ėndėrr e dėgjoi zėrin e gruas, qė thoshte se ēdo gjė ishte gati pėr rrugė. E mori vajzėn e vogėl nė duar dhe e pėrqafoi me butėsi dhe nė sytė e tij u paraqitėn lotėt, tė cilėt u mundua t’i fshihte nga gruaja e tij. Gruaja e tij e mori edhe atė pak ushqim qė kishin pėr rrugė. Ishte bashkėshorte e mirė, e durueshme dhe e dėgjueshme. Dikur ishte e pasur, por me tė gjithė kishte sjellje njerėzore. Kur u varfėruan, fatin qė ua kishte caktuar Allahu xh.sh. e pranoi nė mėnyrė shumė tė qetė. Edhe nė kėto ēaste tė rėnda pėr burrin e saj ishte pranė tij dhe sė bashku me tė i bėnte ballė kėsaj fatkeqėsie. E tani shkonte me tė drejt tė panjohurin, edhe pse ishte nė muajin e nėntė tė shtatzėnėsisė e mund tė lindte nė ēdo moment.
    Gjatė rrugės Mustafai dhe gruaja e tij pushuan nė njė fshat dhe blenė ca gjėra tė nevojshme. Pas udhėtimit tė gjatė dhe tė rėndė mbėrritėn nė njė qytet tė madh, nė tė cilin synonin tė shkonin. Menjėherė pas hyrjes nė qytet, gruaja e tij filloi tė ankohet pėr dhembjet e lindjes. Si duket kishte ardhur momenti i lindjes. Mustafai gjeti njė shtėpi tė vjetėr e tė pabanuar nė periferi tė qytetit, pa dyer dhe pa ēati. Kėtu u vendosėn.
    Ai pastaj nxitoi deri nė qytet, ndėrsa nata kishte filluar tė lėshohej. Erdhi nė qytet, mirėpo nuk arriti tė blejė asgjė, ngase tė gjitha dyqanet ishin mbyllur. Shėtiste rrugėve tė qytetit e zemra e luste Allahun xh.sh. se ndoshta do tė gjente ndonjė dyqan tė hapur. Mė nė fund e gjeti njė tė hapur dhe u gėzua tej mase.
    FUNDI I FATKEQĖSIVE
    Mustafai aty bleu qumėsht dhe vaj. Shitėsi e pyeti: “Ku e ke qypin?” Mustafai iu pėrgjigj: “Unė jam i huaj dhe nuk kam qyp. Atėherė paguaje garancinė pėr qypin! Mustafai i zhgėnjyer pyeti se sa kėrkon “Pesė dėrhem!” – iu pėrgjegj shitėsi. Mustafai heshti. E shitėsi i tha: “Ē’ėshtė me ty, o njeri?” Mustafaja i tha: “Nuk kam, kam vetėm njė dėrhem! Ma jepni atė (qypin v.p.), e unė ju premtoj se do t’jua kthej atė!”
    Shitėsi i mirė e kuptonte se ē’ėshtė varfėria dhe nevoja e Mustafasė dhe nga mėshira ia mbushi qypin me qumėsht dhe i hodhi nė tė pak vaj. Ia dha Mustafasė duke i thėnė: “Mos harro qė nė mėngjes tė ma kthesh!” Mustafai e falėnderoi dhe i premtoi se do ta kthente pa e vonuar. E mori nė duar qypin dhe ashtu i gėzuar u nis duke i harruar pėr njė moment problemet e veta. I dukej sikur po dėrgonte gruas sė vet njė dhuratė tė ēmueshme. Atė po e priste njė ushqim i shijshėm pas lindjes sė dhimbshme. Atėherė i ra ndėrmend se ajo ishte e vetme nė njė shtėpi tė pabanuar dhe tė shkatėrruar dhe e kaploi frika se mos ndoshta gjatė lindjes i ka ndodhur diēka, ndoshta ka pasur nevojė pėr ndihmė. I shpejtoi hapat e tij duke kaluar nėpėr rrugicat e errėta tė qytetit. Nuk kishte mė as kalimtarė askund. Njerėzit kishin shkuar nėpėr shtėpitė e tyre qė tė pushonin pas ditės sė mundimshme. Mustafai ecte me hapa tė shpejtė dhe papritmas rrėzohet, e qypi sė bashku me qumėshtin i del nga duart dhe copėtohet i tėri. Mustafanė e kaploi njė zhgėnjim i papėrshkruar. Para syve tė tij renditeshin fotografitė nga jeta e tij, pasuri dhe bollėk, kurse tani mjerim, varfėri dhe mėrzi. Pa marrė parasysh sa ishte i durueshėm, kėtė nuk mund ta duronte. Ia hapi Allahut xh.sh. zemrėn e tij tė thyer dhe e zbrazi tėrė mėrzinė e vet me njė vajtim tė dhembshėm. Qante me zė aq shumė, saqė qė nga fėmijėria nuk kishte qarė ashtu. Vaji i tij theu qetėsinė e natės dhe njė njeri hapi dritaren pėr tė parė se kush ėshtė duke qarė dhe pyeti: “Ē’ke o njeri? Pse qan?” Mustafai e ktheu kokėn nga dritarja dhe u pėrgjigj: “Mė ra qypi me qumėsht dhe u thye!” Njeriu nga dritarja tha: “O Zot, njė njeri i rritur, si ju, tė qajė sepse i ka rėnė qypi me qumėsht? A jeni shėrbėtor i ndonjė zotėriu koprrac? Ē’ėshtė me njerėzit kėto ditė? I pengojnė njerėzit duke ua prishur gjumin pėr disa dėrhemė!” Pastaj e pėrplasi dritaren, kurse Mustafai tha: “Allahu tė faltė!” Menjėherė e ktheu shikimin nga copat e lagura tė qypit nga qumėshti i derdhur dhe kujtoi gruan e vet, e cila do tė lindte e nuk do tė kishte ēfarė tė hante.
    Jeta ishte e zezė nė sytė e tij, e sidomos kur mendonte se gruas sė tij mund t’i ketė ndodhur diēka e keqe. Ndoshta ėshtė e vdekur e ndoshta edhe vajza e tij e vogėl ka vdekur me tė.
    Menjėherė ia plasi vajit me zė tė madh, se nuk kishte fare para, nga do tė siguronte ushqimin!? Ai njeriu i mėparshėm doli dhe e qortoi: “Qetėsohu, o njeri! Pėrse po na pengon? Na lė tė flemė dhe shko! Njerėzve u ndodhin shumė gjėra tė kėqija e nuk kėrkojnė ndihmė e as nuk qajnė!” Mustafai tha: “Allahu tė faltė! Unė para dhjetė vjetėve kam humbur kuletėn sė bashku me tre mijė dinarė dhe asnjė lot nuk e kam lėshuar e as nuk kam vajtuar, sepse isha i pasur. Tani, po e sheh, po qaj pėr disa dėrhem, se nuk kam mė shumė!” Njeriu i tha: “Ēka ke humbur?” Mustafai tha: “Kuletėn me tre mijė dinarė!” Njeriu: “Pashė Zotin, pėrshkruama!” Mustafai: “A, edhe po mė pėrqesh?! Mė lėr rehat, ēfarė fitoj nėse ta pėrshkruaj?” Njeriu: “Pashė Zotin, pėrshkruama, seriozisht e kam dhe nuk po mahitem!” Mustafai heshti dhe tha me vete: “Nuk ka rrugėdalje, as ndihmė, as fuqi pa vullnetin e Allahut tė Lartėsuar, e tani jam nė kėtė situatė tė padalshme, dhe ky njeri tani kėrkon qė t’ia pėrshkruaj kuletėn tė cilėn e kam humbur para dhjetė vjetėsh. E ky tani dėshiron qė tė argėtohet!”
    Atėherė ky e kapi pėr dore dhe i tha pėrsėri: “Pėrshkruama kuletėn e humbur!” Mustafa iu pėrgjigj: “Do tė tė tregoj nėse mė lėshon. Kuleta ėshtė e zezė, e qepur me penj tė kuq, ka tre xhepa; nė secilin nga njė mijė dinarė. Tani, a je i kėnaqur? Mė lėsho, Allahu tė mėshiroftė!”
    Njeriu e pyeti: “Kujt ia dėrgoje ushqimin?” Mustafai tha: “Gruas sime, tė cilėn e kam lėnė nė njė shtėpi tė braktisur e ajo ėshtė gati tė lindė, e ndoshta tashmė ka lindur e nuk ka kush ta ndihmojė!” Njeriu: “Ti dhe gruaja juaj jeni mysafirė tė mi! Eja tė shkojmė dhe ta marrim atė!”
    Mustafai ishte i gėzuar pėr shkak tė mirėsisė sė papritur tė kėtij njeriu. U ngutėn sė bashku qė ta merrnin gruan dhe vajzėn e tij. I gjetėn dhe i sollėn dhe gruaja nuk kishte lindur ende. Ua dha njė dhomė dhe kėrkoi nga gruaja e tij qė tė kujdeset pėr gruan e Mustafasė.
    Nga mesi i natės, gruaja e Mustafasė lindi djalė. Mustafai u gėzua dhe falėnderoi Allahun xh.sh.
    GĖZIMI
    Nė mėngjes nikoqiri i tyre ua solli mėngjesin dhe duke ngrėnė ia filluan bisedės. Nikoqiri e pyeti Mustafanė: “Me ēfarė pune merresh?” Mustafa i tha: “Kam qenė tregtar dhe e di kėtė punė, mirėpo tani jam i varfėr siē mė sheh dhe nuk kam me ēka tė tregtoj. Kėtu kam ardhur tė kėrkoj punė, ndoshta te ndonjė tregtar tjetėr.”
    Nikoqiri i tha: “Si thua tė marrėsh pjesė me mua nė njė punė tė vogėl tregtare? Do tė jap njėqind dinarė sa pėr fillim, qė tė mund tė fillosh punėn, e pastaj fitimin do ta ndajmė.” Pas disa ditėsh, Mustafai u kthye te nikoqiri i vet dhe i tha: “Bėra tregti dhe fitova pesėdhjetė dinarė, gjysma ėshtė juaja!” Njeriu i tha: “Bashkoja kėtė fitim parave tė tua dhe tregto me to qė tė fitosh mė shumė!”
    Iu kthye Mustafai tregut me plot vullnet pėr punė. Frika nga vafėria ishte larguar, ndaj nuk e shikonte jetėn ashtu zi si mė parė. Allahu jep dhe Allahu ndalon. Allahu e shpėtoi nga varfėria kur e kishte mė sė vėshtiri, prandaj punonte pandėr-prerė e gjuhėn dhe zemrėn e vet vazhdimisht e pėrdorte qė ta madhėrojė dhe falėnderojė Alla-hun xh.sh.
    Dinte ta tregonte falėnderimin e thellė ndaj nikoqirit tė tij pėr ndihmėn e dhėnė. U kthye kur kaluan disa javė dhe i dha gjysmėn e fitimit.
    Njeriu i tha Mustafasė: “Shiko shoku im, tani do tė tė them diēka pasi e arrite qetėsinė dhe rehatinė e zemrės sate.”
    Mustafai pyeti: “Ēfarė do tė mė thuash, o vėlla?” Njeriu i tha: “A tė kujtohet qė e ke humbur kuletėn e tė hollave?” Ky iu pėrgjigj: “Po, mė kujtohet, kurrė nuk do ta harroj kėtė!” Njeriu tha: “Tė pata pyetur se a mund tė ma pėrshkruash kuletėn e ti e bėrė kėtė.” Mustafai tha: “Po, kėtė e pata bėrė atė natė kur isha duke qarė!” Njeriu shkoi tek njė arkė e zbukuruar dhe nxori njė kuletė: “A ėshtė kjo kuleta juaj?” Mustafai mori frymė me vėshtirėsi dhe gati sa nuk i doli shpirti kur e pa kuletėn e tij. Nga gėzimi dhe tronditja humbi vetėdijen. Kur erdhi nė vete, i tha njeriut: “Pashė Allahun, ku e gjetėt?” Njeriu iu pėrgjigj: “E kam gjetur para dhjetė vjetėsh nė rrugė pėr nė haxh. I thashė njė njeriu qė tė bėrtiste me zė, kush e ka humbur kuletėn, mirėpo askush nuk u paraqit, prandaj e mora qė ta ruaj duke iu lutur Allahut xh.sh. qė tė mė ndihmojė nė gjetjen e pronarit tė kėsaj kulete. Unė nuk ha haram. E falėnderoj Allahun, i Cili tė ka dėrguar nė kėtė qytet dhe ma ka mundėsuar tė ta kthej kuletėn kur ke pasur mė sė tepėrmi nevojė pėr tė holla! Kėto para janė fituar hallall. Merre kuletėn tėnde dhe paratė qė i fitove mė parė, ngase t’i kam dhėnė njėqind dinarė nga kuleta jote!” Mustafai e falėnderoi atė njeri pėr ēdo gjė qė kishte bėrė, si dhe e luti Allahun xh.sh. qė t’a ndihmonte edhe mė shumė pėr shkak tė fisnikėrisė dhe sinqeritetit tė tij.
    Jeta pėrsėri u ringjall te Mustafai dhe familja e tij: “Bota e muslimanėve ende ėshtė plot me mirėsi dhe sinqeritet, kur ka ende tė tillė si ju. Allahu i sprovon krijesat e Tij. Mė duket sikur Allahu jua kishte dhėnė nė amanet kėto para, qė tė mund tė m’i ktheni atėherė kur tė kem mė sė tepėrmi nevojė pėr to.” Atėherė lexoi nga Kur’ani i Nderuar:
    “Dhe ata tė cilėt kujdesen pėr amanetet e besuara atyre dhe pėr obligimet e veta. Dhe ata tė cilėt lutjet e tyre i kryejnė me kohė – ata janė pasardhės tė denjė, tė cilėt do ta trashėgojnė xhenetin; ata do tė jetojnė pėrgjithmonė nė tė.” InshaAllah.

    MĖSIME NGA KULETA E HUMBUR
    1. Tregtari musliman ėshtė i detyruar ta falėnderojė Allahu xh.sh. dhe tė kapet fuqishėm nė fenė e Allahut – Islamin, e pasuria assesi nuk mund tė jetė zėvendėsim pėr Islamin. Mustafai, ndonėse tregtar, nuk ishte mendjemadh.
    2. Kur muslimanin e godet ndonjė fatkeqėsi (rast vdekjeje) duhet tė thotė: “Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun.” (Ne jemi tė Allahut dhe tek Ai do tė kthehemi). Mustafai kėshtu veproi kur iu fundos anija dhe kur iu vranė tė dy djemtė.
    3. Pasuria dhe shėndeti mund t’i shkojnė muslimanit pėr njė ditė, siē i ndodhi Mustafasė, kur ai u bė i varfėr, pasi ishte i pasur.
    4. Allahu xh.sh. ndonjėherė i sprovon muslimanėt me fatkeqėsi, qė tė shohė se a do tė jenė ata tė durueshėm apo jo. Mustafai ishte i durueshėm, duke shpresuar nė shpėrblimin e Allahut xh.sh.
    5. Gruaja – muslimania duhet tė jetė e durueshme dhe duhet t’i ndihmojė burrit tė saj qė t’i kalojė mė lehtė problemet jetėsore, tė mos e lėrė atė tė vetmuar, por ta kėshillojė dhe ta nxisė qė tė jetė mė i durueshėm, siē veproi gruaja e Mustafasė kur i vdiqėn fėmijėt.
    6. Shitėsi duhet t’u falė borxhet aq sa mundet tė varfėrve dhe skamnorėve, kur tė blejnė diēka nga ai, siē veproi shitėsi i qumėshtit me Mustafanė.
    7. Muslimani duhet t’i lutet Allahut xh.sh. sa mė shumė, e sidomos nėse e godet ndonjė e keqe.
    8. Muslimani duhet ta pėrcjellė gjendjen e vėllezėrve tė vet muslimanė dhe t’u ndihmojė atyre tamam si njeriu qė dėgjoi natėn zėrin e vajit tė Mustafasė, dhe e pastaj e gostiti atė nė shtėpinė e tij.
    9. Muslimani ėshtė i besueshėm dhe nuk e harxhon mallin e huaj, edhe nėse e ka nė duart e veta atė mall. Kėshtu veproi njeriu i besueshėm qė gjeti kuletėn e Mustafasė.
    10. Muslimani nuk e humb shpresėn nė mėshirėn e Allahut xh.sh. e ndonjėherė fatkeqėsia zgjat shumė e pastaj ndėrpritet, si Mustafai i varfėr, i tėri nė sprova dhe nė fund u bė pėrsėri i pasur me begatitė e Allahut xh.sh.

    Autorė:
    Muhammed Muvaffak Selimeh
    Muhammed Munir el-Xhunbaz
    Muhjuddin Selimeh

  8. #168
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714

    Zogjte e Ibrahimit a.s

    Nje dite ,hz.ibrahimi pa ne breg te detit nje kufome kafshe. Dallget kalonin mbi te, kurse peshqit ushqeheshin duke keputur per cdo radhe nga nje cope tjeter prej saj, kurse kur hiqej dallga, hanin zogjte dhe kafshet e egra, keshtu cdo cope e kufomes behej ushqim per peshqit,zogjte dhe kashet e egra. Para kesaj pamjeje,Ibrahimi a.s mendoi i hutuar; ''si do ta ringjallte zoti kete kafshe ,coperat e se ciles ishin shperndare ne te kater anet?''
    Mendime te tilla kishin lindur te ai deshiren per te pare se si behet ringjallja pas vdekjes. Prandaj iu lut zotit;

    ''o zot !si i ringjall te vdekurit?ma trego edhe mua!"
    zoti e pyeti;

    ''a nuk beson ,o ibrahim?"

    dhe ibrahimi i tha;

    "besoj,o zot ,por dua ta shoh me syte e mi qe te me kenaqet zemra!"

    ateher Zoti i tha keshtu:

    "o ibrahim!merr kater zogj dhe mesoji mire pas teje dhe pastaj theri dhe copat e tyre perzieji me njera tjteren dhe shperndaji ne malet perreth,pastaj thirri zogjte me emer dhe ata do te te vijne me vrap!"

    Ibrahimi e qoi ne vend fjalen e zotit,i theri zogjte,i ndau ne copa ,i perzjeu me njera tjetren dhe i la veq e veq ne malet perreth, pastaj,kur i thirri me emra ,te gjith zogjte i erdhen prane te gjalle siq qene para se t'i therte!
    edhe zemra e ibrahimit u qetesua!

    cmesim nxirrni ju?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 09-07-2009 mė 08:01
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  9. #169
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Qe ai prape se prape nuk mundi te shihte me syte e vet ringjalljen.....ky eshte mesimi.....ajo ēka bon Zoti, nuk mun ta shofi syni i njeriut.....

  10. #170
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028
    A ke trokitur derėn?



    1- Falu, para se ta falin ty namazin e xhenazes

    Isha njeri qė nuk falesha..tė gjith mė kėshilluan…babai dhe vėllezėrit e mi..mirėpo aspak nuk u pėrgjigjesha…

    Cingėroi telefoni njė ditė, e nė telefon u paraqit njė plak duke qajtur dhe duke thėnė: Ahmedi? …po!... All-llahu tė dhashtė sabėr, e kemi gjetur Halidin tė vdekur nė shtrat…bėrtita: Halidin?! Po ai ishte mbrėmė me mua…qau dhe tha: do t’ia falim namazin e xhenazės nė xhaminė e madhe. E mbylla telefonin…dhe qava: Halidi! Si ka mundėsi tė vdes djaloshi i ri!

    Hetova se vdekja tallet me pyetjen time.

    Hyra nė xhami duke qajtur…

    Pėr herė tė parė i fali dikujt namazin e xhenazes…e kėrkova Halidin dhe e gjeta tė mbėshtjellur me qefin…qėndronte para rreshtave dhe nuk lėvizte…bėrtita nga kjo pamje…kurse njerėzit filluan tė mė shikojnė. E mbulova fytyrėn dhe e ula kokėn…tentova tė duroj…mė mori babi im afėr dhe mė pėshpėriti nė vesh: falu para se ta falin ty namazin e xhenazes!!

    Mu duk sikur tė lėshonte zjar e jo fjalė…fillovė tė dridhem…shikoja Halidin…po tė ngriheshte nga vdekja…vallė ēka do tė shpresonte! Duhan? Mikeshė? Udhėtim? Muzikė? Paramendova vetveten nė vendin e tij…mu kujua:


    “(Pėrkujto) Ditėn kur do tė zbulohet kėrciku (nė kijamet), e ata do tė ftohen pėr tė bėrė sexhde, po nuk munden”. (el-Kalem: 42).

    U nisėm pėr nė varrezat…e zbritėm nė varr…fillova tė mendojė: nėse pyetet pėr veprat e tija? Ēka do tė pėrgjigjet: njėzet kėngė! Gjashtėdhjet filma! Me mijėra cigare! Qava shumė…ska namaz qė ndėrmjetėson…as vepėr qėe ndihmon…Nuk munda tė lėviz nga vendi…shumė mė priti babi im…e kash Halidin nė varrin e tij, fillova tė largohem, kurse ai dėgjon zhurmėn e nalleve tė mia…


    2- Mendonte se lumturia qėndron nė:


    Shkuarjen pas vajzave…ēdo ditė nga njė kurban…shpesh udhėtonte jashtė vendit, edhe pse nuk ishte nė marėdhėnie pune, vjedhte dhe harxhonte pasurinė nė lozjen dhe shfryrjen e tij…

    Gjendja ime ishte e ngjajshme me gjendjen e tij, mirėpo unė, All-llahu ėshtė dėshmitar, isha mė pak i keq se ai…njė ditė mė cingėroi nė telefon dhe kėrkoi prej meje ta shpiej nė aeroport…hypi nė veturėn time, ishte i gėzuar dhe i tregonte biletat…i habitur nga veshmbathja dhe formė e frizurės, e pyeta: ku? Tha….

    I thashė: All-llahu na ruajtė!!

    Tha: po ta provoje nuk do tė kishe durim qė tė jeshė larg sajė…

    I thashė: udhėton vet!

    Po, tha, qė tė veprojė ēka tė dua…

    I thashė: harxhimet?

    Tha: i kam rregulluar disi…heshtėm…kurse nė kasetofon kisha njė audio shirit “mbi pendimin” dhe e lėshova…bėrtiti qė ta ndali.

    I thashė: u kryen bisedat tona, andaj lėrėna tė dėgjomė pak, e pastaj udhėto dhe vepro ēka tė duash…heshti…

    Hoxha foli mbi pendimin dhe pėrmedni disa tregime tė njerėzve qė janė penduar…

    U qetėsua miku im dhe filloi tė pėrsėrisė: estagfirull-llah…filloi tė ndikojė edhe ma shumė kėshilla, kurse ai filloi tė qajė dhe nė fund i shkyu biletat e tha: mė kthe nė shtėpi…arritėm nė shtėpi tė ndikuar deri nė palcė…zbriti duke thėnė: esselamu alejkum…kurse zakonisht thoshte: baaaaj..

    Pastaj udhėtoi pėr nė Mekė, e pasiqė u kthye prej Mekės, u ba njeri i devotshėm, ēdo herė e shihja duke u falur, duke bėrė dhikėr dhe vazhdimisht mė kėshillonte qė tė pendohem dhe tė pėrqėndroj nė fenė e All-llahut…

    U sėmur vėllau i tij nė njė qytet tjetėr, andaj shkoj atje…pas disa ditėve, ndodhi befasia! Mu lajmėrua vėllu i tij dhe mė tha: All-llahu tė dhashtė durim pėr filanin…mbrėmė e fali namazin e akshamit dhe u mbėshtet nė njė shtyllė tė xhamisė duke e pėrmendur All-llahun…e kur erdhėm ta falim namazin e jacisė e gjetėm tė vdekur…


    3- Burri i saj i kishte mbushur tė dyzetat


    Konsumator kronik i alkoolit, e rrihte gruan dhe fėmijėt dhe i pėrzinte nga shtėpia…fqinjėve u dhimbeshin, andaj ndėrhynin qė tua hap derėn e tė futen brenda…tėrė natėn e kalonte i dehur…kurse gruaja tėrė natėn e kalonte nė qarje dhe lutje…ishte njeri i keq…afėr tyre banonte njė djalosh i devotshėm, edhe njė ditė erdhi nė vizitė tė kėtij tė dehurit. Doli nė derė duke u lakuar, kur nė derė pa njė djalosh me mjekėrr, fytyra i ndriēonte, bėrtiti duke thėnė: ēka dėshiron? Tha: kam ardhur tė tė vizitojė!

    I bėrtiti duke i thėnė: All-llahu tė malkoftė, o qen… a ėshtė kjo kohė e vizitės! E pėshtyu nė fytyrė…

    Ky djaloshi e fshiu pėshtymėn nga fytyra dhe tha: mė fal, do tė vijė nė njė kohė tjetėr… vazhdoi jetėn dajloshi nė thirrje dhe pėrpjekje…pas njė kohe sėrish i erdhi nė vizitė…kurse rezultati ishte i njejtė…

    Gjersa njė herė i erdhi, kurse ky doli i dehur dhe i tha: a nuk tė kam pėrzėrė…pse po insiston tė vishė? Tha: tė dua dhe dėshiroj tė ulem me ty, i erdhi turp e tha: unė jam i dehur… tha: ska problem, ulem me ty edhe pse je i dehur…

    Hyri djaloshi dhe filloi t’i flet pėr madhėrinė e All-llahut, pėr xhennetin dhe xhehenemin…e pėrgėzoi se All-llahu i do pendimtarėt…kurse njeriu gjatė tėrė kohės e pėrmbante vetveten qė mos tė qajė…pastaj u pėrshėndet me te djaloshi dhe u largua…

    Pėrsėri i erdhi dhe e gjeti tė dehur, i foli sėrish pėr xhennetin dhe mallėngjimin pėr te, e ia dhuroi njė parfym tė shtrenjtė dhe shkoi…

    U mundua ta gjejė nė xhami, mirėpo nuk erdhi…

    Sėrish u kthy te ai dhe e gjeti tė dehur nė dehje tė rėndė…filloi ti flet, kurse njeriu filloi tė qajė dhe thoshte: All-llahu kurrė nuk do tė ma fal … unė jam kafshė… pijanec, All-llahu nuk do tė mė pranojė… i pėrzė vajzat e mia, e poshtėrsoi gruan time, e turpėrojė vetveten… filloi tė dėnesė.. e shfrytėzoi djaloshi kėtė mundėsi dhe i tha: unė jam duke shkuar nė umre me disa hoxhallare, eja me ne…

    Tha: unė jam pijanec!!

    I tha: po pse mėrzitesh…ata tė duan sikurse unė…

    Ia solli rrobat e ihramit nga vetura dhe i tha: laju dhe vesh rrobat e ihramit…i mori dhe shkoi qė tė lahet…kurse djaloshi kėrkonte prej tė nxitojė, me qėllim qė mos tė kthehet sėrish nė muhabetin e vjetėr…

    Doli me valigjen e tij, mirėpo nuk kishte haruar qė nė te tė vėndonte edhe rakinė…

    U nis vetura, brenda ishin djaloshi, pijaneci dhe dy burra tė devotshėm…filluan tė bisedojnė pėr pendimin…ky, njeriu nuk e dinte as fatihanė… ia mėsuan fatihan…

    Iu afruan Mekės natėn… ndėrkohė kėtij njerit i vinte era raki nga goja… u ndalėn qė tė pushojnė… kurse pijaneci tha: unė do ta vozis veturėn e ju fleni!!

    E refuzuan kėtė kėrkesė tė tij me butėsi… u ndalėn dhe e pėrgaditėn shtratin… ky i shikonte derisa flejtėn… u zgjua rastėsisht e i gjeti duke u falur…

    Filloi tė pyes vetveten: ngriten qė tė falin namaz e qajnė, kurse unė flej i dehur…

    Thirri ezani i namazit tė sabahut, e zgjuan edhe ate, u falėn sė bashku e pastaj ngrėnėn mėngjes… i shėrbenin sikur tė ishte udhėheqėsi i tyre…e pastaj u nisėn…

    Filloi zemra ti zbutet dhe ta kaplon mallėngjimi pėr Qaben…hyrėn nė harem, e kaploi trema dhe filloi tė ecė me hapa tė shpejtė…u drejtua kah qabeja, qėndroi dhe filloi tė qajė: o Zot, mė mėshiro…nėse mė refuzon Ti, te kush tė strehohem!

    Mos mė kthe tė dėshpėruar…

    U frikuan pėr te…

    Dridhej toka nga tė qajturit e tij…

    Kaluan pesė ditė nė namaz dhe lutje…

    Gjatė kthimit…e hapi valigjen dhe e hodhi alkoolin duke qajtur…

    Kur arriti nė shtėpi… qau gruaja dhe vajzat e tija….

    Njeri, nė tė dyzetat sikurse tė kishte lindur pėrsėri…

    Pėrqėndroi nė namaz…lėshoi mjekėr, e cila ishte e thinjur…. Mė vonė u ba muezin nė xhaminė e afėrt… duke lexuar Kur'an mes ezanit dhe ikametit e mėsoi tėrė Kur'anin pėrmendsh…

    Vazhdon...
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

Faqja 17 prej 26 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •