Shansi i fundit
Qė nga fėmijėria i kam urryer hapėsirat e ngushta... sepse ndjeja frymėnxėnie... andaj gjithmonė ikja nga kėto... por gjithnjė me frikė duke u dridhur nga ngushtėsia...
Kur u rrita kuptova se kjo ishte sėmundje psikike, por nuk kam mundur tė shėrohem dhe tė lirohem nga kjo.
Tani hyra nė njė vend tė ngushtė, por me forcė... pa dėshirėn time. Mė vendosėn nė njė arkė tė ngushtė... por zėrat mirė i dėgjoja rreth meje... sytė i kisha tė mbyllur, por disa shikoja... bėrtitnin.
"Oh, ah i mjeri ky... vdiq nė moshėn e rinisė...kishte shumė shpresa dhe punė tė cilat nuk i kishte kryer!"
Dhe vėrtetė kisha shumė punė tė pa pėrfunduara, si p.sh. nuk arrita t'ia hapė njė lokal birit tim... nuk i kisha paguar kėstet e fundit tė kredisė pėr veturė dhe televizor plazma... ndėrsa shpresa ime qė tė formoj njė ndėrmarrje tė madhe ku do tė punėsoja miqtė e mi ishte njė iluzion i largėt... nuk kisha blerė dru dhe thėngjill pėr dimėr, dhe nuk kisha bėrė disa meremetime nė shtėpi.
Derisa kėto mendime silleshin nė kokėn time, pėr t'i pėrfunduar kėto gjėra, papritmas njė zė tronditi veshin tim... zė nga i cili u frikėsua shpirti im... vinte nga thellėsia e trurit tim, ku edhe fillonte jehona e tij... dėgjohej sikurse tė ishte nga megafoni.
"Fund, koha jote kaloi!"
Me keqardhje i thashė vetes: "Ah, sikur mos t'ishte fundi dhe koha mos tė kalonte!"
Nuk di si mė ndodhi fatkeqėsia... kur unė jam shofer i mirė... dhe derisa po mundohesha tė lėvizė, ndjeva qė miqtė qė mė rrethonin mė mbuluan me ēarēaf tė bardhė... U mundova tė bėrtas me sa fuqi qė kisha dhe tė ngrihem nga vendi qė t'i ndaloi... por nuk pata sukses... nuk mund tė bėja asnjė lėvizje dhe as tė flas asnjė fjalė.
Nuk kaloi shumė kohė dhe u gjeta nė njė vend tė errėt... dhe nėpėr vrima shikoja njė dritė tė zbehtė... me frikė e cila nuk mund tė pėrshkruhej, thashė me vete:
"O Zoti im! Ēfarė do bėhet me mua? Ēfarė tė bėj?"
Nga frika as nuk mund tė mendoja.
Pastaj mė bartėn nė tabut... Jashtė binte shi i madh. Mė vendosėn nė gurin e xhenazes para xhamisė. Kur vėrejta xhaminė, mė ra ndėrmend sa afėr shtėpisė e kam pasur, dhe asnjėherė nuk kisha hyrė nė te sepse nuk gjeja kohė... por me vete gjithmonė thosha, do tė vendos tė falem kur t'i mbushė tė pesėdhjetat... kėtė gjithkush e dinte. Edhe miqve u thosha, posa t'i mbushė tė pesėdhjetat do t'i lė gjėrat e kėqija dhe do tė falem rregullisht.
Po,... po..., ah mos tė ndodhte kjo fatkeqėsi... do tė bėhesha njeri i mirė nė tė ardhmen.
Edhe pėr herė tė dytė deri te veshi im arriti zėri i njohur, qė nuk e dija nga vinte:
"Fund, koha jote kaloi!"
Kaloi pak kohė dhe pėrsėri mė bartėn mbi supe... me siguri me kishin falė xhenazen.
Kur kalova pranė kafenesė, dėgjova shokėt duke qeshur, me ata qė pėr ēdo ditė lozja me letra... pa dyshim nuk kishin dėgjuar lajmin e vdekjes sime. Duke mė bartur dėgjoja njerėzit, miqtė e mi duke thėnė... nuk po ec tregtia... disa tjerė flisnin pėr sport... ndėrsa tė tjerėt pėshpėritnin: "Shih ēfarė dite miku ynė e zgjodhi tė vdes!"... edhe jetėn e ka pasur kėsisoj, vėrtetė ėshtė ters, u lagėm prej kokės deri te kėmbėt.
Mos ėshtė ky ndoshta njė gabim... ndoshta kjo qė dėgjoj nuk ėshtė e vėrtetė... a ėshtė e mundur tė flasin kėshtu shokėt e mi, pėr tė cilėt sa herė jam sakrifikuar?
Arritėm nė varreza... mė lėshuan nė varr.
"O Zot, thash me vete.... ēfarė bėj unė kėtu? A nuk ėshtė ky varr?"
Pėrse deri mė sot nuk mė ra asnjė herė nė mend qė do tė hyj kėtu? Pėrse nė kėtė nuk kam menduar kurrė?... askush nuk i dėgjonte klithmat e mia, askush...
Miqtė e mi filluan ta hedhin dheun mbi mua... sikur dėshironin tė garonin... dhe unė pėrsėri mbeta i vetmuar nė errėsirėn e pafund...
Nga dobėsia qė ndjeja ... nga thellėsia e zemrės sime fillova tė lutesha:
"O Zot! O Zot, a ekziston edhe njė shans pėr mua... do tė bėhem i dėgjueshėm nė urdhrat e Tu... do tė jem rob i Yti, ashtu si dėshiron Ti... do tė jem ashtu qė Ti do tė jesh i kėnaqur me mua dhe kėtė varr tė ma bėsh prej kopshteve tė xhenetit... o Zot!"
Ai zė i fuqishėm pėrsėri jehoi nė veshėt e mi:
"Fund, koha jote kaloi!"
Dėgjoja zėrin e dheut i cili binte mbi dėrrasat e varrit... secila goditje jehonte si bubullimė... tėrė trupi im dridhej nga frika dhe pritja.
I dėshpėruar me lėvizje tė fundit u mundova tė lėvizė nga vendi... hapa sytė... isha nė krevat, nė spital... pranė meje ishte mjeku i cili mundohej tė mė zgjojė nga kjo ėndėrr e vėshtirė... thoshte ja tani, kaloi kjo... ishte vėrtetė makth i rėndė.
Ngadalė u ngrita nė krevatin tim... tėrė trupi im ishte mbuluar me djersė tė ftohta... ndėrsa jashtė binte shi rrėke, i pėrcjellur me zėrin tronditės tė bubullimės.
Duke mbledhur veten pėshpėrita nė vete me zė tė heshtur...
"O Zot, tė faleminderit Ty! Tė falėnderoj sa qeliza ka nė trupin tim... qė mė dhe shansin e fundit qė tė pendohem sinqerisht, qė tė bėhem rob i mirė... tė falėnderoj o Zoti im!"
Pėrgatiti: Dr. Ali Illjazi
Krijoni Kontakt