Close
Faqja 15 prej 26 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 260
  1. #141
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anėtarėsuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Esselamu alejkum we rahmetullahu we berekatuhu.

    Vella Kosovar vertete nje ngjarje qe ne vete reflekton shume domethenje na ka fasinuar per se tepermi pasi nje ndodhi qe me te vertet te bene te mendosh se vetem Allahu xh.sh eshte Ai qe na ndihmon, duke mos humbur shpresat. Allahu na sprovon me semundje nga me te rendat vetem e vetem ta teston imanin tone se cilat fjale do te tingellonin ne vesh a nje eh apo Zot me ndihmo. Shume faktor ndonjhre ndikojne keqe mirepo kurr sdo jete vone Allahu i mbron te pambrojturit vetem me falje ..... Allahu qofte me ne dhe mbi ne gjithnje. Zoti ju ndihmofte dhe ju gezofte te gjitheve me paqje, miresi dashuri nder vllazerore.
    ... “Unė besoj se pėrkufizimi mė i mirė i njeriut ėshtė dykėmbėsh pėrbuzės.’..Fyodor Dostoyevsky..

  2. #142
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Roja e Vreshtit

    Ibrahim Bin Ethem gjat kohes kur ishte princ, braktisi fronin,mallin dhe gjithqka dhe u dha pas dituris. U be evlia dhe dijetar i madh. Fama dhe ngjarjet e tij u perhapen shume . Vete i ruhej shume fames. Njeher punonte si roje e nje vreshti . Pasi kishte kaluar nje kohe te gjat qe ruante vreshtin ,nje dite i shkoi pronari i vreshtit dhe i tha"

    - Shko ma sjell nje sheg te embel??

    Ibrahim Bin Ethemi solli nje kokerr sheg ,por doli e tharte. Pronari i vreshtit kerkoi edhe disa te tjere shega,por te gjitha dolen te tharta. Pronari i vreshtit u inatos shume dhe i tha:





    - Subhanallah ! ke kaq kohe roje vreshte dhe akoma nuk di te dallosh shegen e embel nga e tharta.

    -Zoteri ,detyra ime eshte roje vreshte dhe nga tia di shijen e shegeve kur nuk i kam provuar asnjeher??

    Pronari mbeti i i shtangur ngaqe nuk donta ta besonte se ishte e mundur qe nje njeri te ishte roje vreshte dhe te mos kishte provuar ta haj asnjher asnnje kokerr shege tha:

    -Po te mos te te njihja ,do te thoja se ti je Ibrahim Ethemi

    Kerim Gashi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 30-12-2008 mė 07:58
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Me falni si erdhėt... ?!

    Me falni si erdhėt... ?!


    Kohėra tė vėshtira, ēdo gjė ishte kundėr nesh. As edhe tė besonim nuk tė lenin e lėre mė tė dėshmonim me vepra.
    Po u zbuluam, ndėrmerrnin masat mė ndėshkuese tė mundshme. Duke filluar nga internimi, torturat me shtazarake, sė fundi edhe ekzekutim, vetėm dhe vetėm tė na ē’rrėnjosnin besimin nė Zot. Nė fakt, sa mė shumė shtohej presioni dhe torturat, arrihej e kundėrta, aq mė shumė rritej besimi dhe mbėshtetja tek Allahu...

    Burrin e internuar, e vetme me djalė tė sėmur, e izoluar nga bota. Askush nuk guxonte t’i vizitojė e lerė me tė ju ofrojė ndihmė, qofte edhe mė elementaret. Nė mes jetės dhe vdekjes zgjodhėn shpresėn, nė mes vuajtjes dhe trishtimit zgjodhėn durimin. Nė mes dhimbjeve dhe humbjes zgjodhėn lutjet dhe mbėshtetjen vetėm tek Allahu.

    Gjendja e djalit pėrkeqėsohej ēdo dite e mė shumė, plogėshti, ethe, temperatura sa vinte e rritej. Pėrveē lutjeve dhe lotėve nuk kishte tjetėr ndihme e as ilaē qė ti ofronte nėna e shkretė. Nė kohėn kur vėrtetė mendoi qė pėrfundoi jeta e tij, ai kishte rėne nė kolaps. Nėna e pėrlotur me dhimbje nė shpirt, pa vėnė fare gjumė nė sy, i shtonte lutjet ēdo herė e mė shumė. Asnjė moment nuk humbiste shpresat tek Zoti...

    Mesnatė, njė trokitje e lehtė e derės. Gruaja e trishtuar pyet me vete ” kush mund tė jetė tani ?! ” “ Jam unė”- pėrgjigjet njė zė burri. E frikėsuar e hapė derėn. Shikon njė burrė mesatarė, tė veshur me palltė tė zezė, me njė ēantė nė dore. “Ku ėshtė fėmija ?“ “Fėmija ?!” belbėzoi gruaja e shtangur, teksa e drejtonte shikimin e habitur pėr tek djali i shtrirė.
    Me tė shpejtė burri i mat temperaturėn. Djali ishte i alivanosur. “Ehh, si more e keni lėne kaq gjatė nė kėso gjendje, mėrmėriste doktori, derisa vazhdonte ti jepte ndihmėn e parė. “Njė injeksion ia dhashė tani, ndėrsa kėto ilaēet tjera vazhdoja edhe pėr ca dite”- foli burri i panjohur...Gruaja kishte mbetur pa fjalė, mori udhėzimet pėr vazhdim tė kurės. Mirėpo, teksa e pėrcolli tek dera s’rrinte dot pa e pyetur.
    “Me falni si erdhėt, kush ju ka lajmėruar ?!”- iu drejtua me gjysmė zėri. “ Perse, nuk me telefonuat ju ?! “ - ngriti zėrin burri i habitur. “Jo unė nuk kisha me se tė ju lajmėroja.”- belbėzoj kjo”. “Eh po paskam ngatėrruar adresė pra. Ku ėshtė shtėpia e kėtij misionarit ? ” i drejtoj adresėn e shkruar ne letėr. Ishte njė shtėpi tjetėr shumė pranė...

    Nuk ke ngatėrruar adresė mendonte gruaja, Allahu tė ka drejtuar tek ne, elhamdulilah, mėshira e Tij ėshtė shumė e madhe...

  4. #144
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Baba I Nderuar !

    Selam Alejkum!

    Kėtė letėr ia drejtoj zėmrės tėnde e mbushur pėrplot mėshirė dhe dashuri. Zemrės, e cila mė ushqeu me dashuri dhe sakrificė. Zemrės, e cila fluturon nga gėzim kur shikon buzėqeshje nė fytyrėn time, ndėrsa copėtohet nėse mė shikon tė pikėlluar apo lot nė faqet e mija.

    Letra ime pėr ty baba...

    Kėtė letėr e shkrova me plotėbindje se ti ma do tė mirėn. Po ta mundėsonte All-llahu t’i posedosh tė gjitha thesaret e kėsaj bote nuk do tė kurseje asgjė pėr mua, dhe do t’i lije nėn shėrbimin tim, do tė kaplonte gėzimi duke me shikuar se si unė shėtis nė kėtė mirėsi.



    Pėrse mos tė jetė kėshtu kur ti je ai, i cili e heq kafshatėn nga goja dhe ngel i uritur vetėm e vetėm tė ngopem unė, dhe nxjerr veshjen nė dimrin e ftoftė pėr tė mė ngrohur mua.

    Baba, ti ma do tė mirėn! Athua ka mirėsi mė tė madhe se tė mė udhėzosh nė mėsimleximin e Kur’anit dhe tė jem prej praktikuesve tė tij?! Vallė, a ekziston vepėr mė madhėshtore dhe begati mė e mire se t’ma mėsosh leximin e Librit tė All-llahut tė madhėruar, apo tė mė udhėzosh nė vendet ku mėsohet ai?

    Baba i ēmuar!

    Kuptimi i besimit dhe bindja tek All-llahu [subhanehu ve teala] mbillėn nė zemrėn time qė nė fėmijėri, duke e mėsuar leximin e fjalėve tė Krijuesit tim derisa drita e Kur’anit tė reflektohet nė gjuhen dhe gjymtyrėt e mija. Baba, ti pėr ēdo ditė shikon pėrreth teje djelmosha tė humbur dhe tė lajthitur nė rrugėt e drogės, prostitucionit, mashtrimeve, burgjeve... Pėrse nuk mė mbron qė nga fėmijėria?! Pėrse nuk e mbush zemrėn time me nurin e Kur’anit dhe urtėsinė para se tė vargohem nė rrjetin e mėkateve dhe epshit?!

    A nuk e din baba i dashur se All-llahu [subhanehu ve teala] e bėri librin e tij litar tė fortė, nė tė cilin kush kapet pėr tė vetėm se ka shpėtuar? E kam dėgjuar njė Hadith nga i Dėrguari i All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dėshirova qė ta shkruaj edhe ty, qė ta dish:

    “Myzhde... myzhde...! A dėshmoni se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė tjetėr pos All-llahut dhe se unė jam i Dėrguari i Tij? Thanė: Patjetėr. Tha: Vėrtetė, ky Kur'ani ėshtė shkak, njė anė e tija ėshtė nė Dorėn e All-llahut dhe njė anė ėshtė nė dorėn tuaj, andaj kapuni fort pėr te! Ju nuk do tė devijoni e as do tė humbeni pas tij asnjėherė."

    E dėgjova kėtė hadith dhe mu rikujtove se si ngeleshe pa gjumė me netė tė tėra duke planifikuar dhe bėrė llogaritje pėr ardhmėrinė time. Pėrse nuk mė dorėzon nė duart e tė Fuqishmit dhe Mbrojtėsit. Pėrse nuk mė udhėzon nė mėsimin e Kur’anit qė tė fitoj kėtė premtim tė All-llahut “kapuni pėr atė sepse asnjėherė nuk do tė shkatėrroheni dhe as nuk do tė devijoni”.

    Baba!

    Gjithashtu e kam dėgjuar edhe kėtė thėnie tė Muhamedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Vėrtet All-llahu me kėtė Libėr do t'i ngrit disa popuj, ndėrsa do t'i ulė disa tė tjerė”.

    Mė kujtua gjithashtu se si dėshiron tė mė ngritesh e tė kem autoritet dhe pozitė nė shoqėri, mu kujtua dėshira e jote e flaktė se si dėshiron tė jem mbi tė gjithė, atėherė vallė pėrse nuk mė drejton nė vendet ku mėsohen Fjalėt e tė Cilit i gjithė universi ėshtė nė duart e Tij, i cili e ngritė kend tė dojė dhe e nėnēmon kend tė dojė?! A nuk dėshiron qė te kem pozitė dhe autoritet nė kėtė botė?!

    Pastaj ti e din shumė mirė se kjo botė ėshtė kalimtare dhe pas disa viteve mbaron. Mbaron ashtu siē mbaron njė ėndėrr dhe pasi tė ringjallemi fillojmė njė jetė plotėsisht tjetėr, fillon etapa e parė e botės tjetėr dhe tė pėrherėshme. All-llahu [subhanehu ve teala] pasuesit tė Kur’anit nuk i ka ngritur vetėm nė kėtė botė por edhe nė botėn tjetėr.

    Baba i dashur!

    Dėshiroj tė jem prej lexuesve tė Kur’anit tė cilėt i begaton All-llahu nė Ditėn e Gjykimit dhe ju thotė: "I thuhet tė afėrmit tė Kur'anit (nė Ahiret): Lexoje Kur'anin dhe ngritu lartė duke e recituar ashtu siē e recitojshe nė dunja se vendbanimi yt do tė jetė aty ku do ta pėrfundosh ajetin e fundit." Baba, dėshiroj tė jem prej kėtyre!

    Baba i nderuar!

    A nuk dėshiron tė mė shikosh Ditėn e Gjykimit nė vendbanimet me tė larta tė xhenetit? A nuk dėshiron tė jem me melekėt e nderuar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Lexuesi i mirėfilltė i Kur’anit ėshtė me melekėt bujarė.”

    Baba!

    Cili do tė ishte mendimi yt mbi personin, tė cilit All-llahu do t’ia vesh kurorėn e krenarisė,veshjen e krenarisė dhe tė jetė i kėnaqur me atė tė gjitha kėto para syve tė gjithė krijesave? A nuk ėndėrron tė mė shikosh ne kėtė pozitė dhe gjendje? Vallė a e din se cili ėshtė ēmimi i gjithė kėsaj?

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Ditėn e Gjykimit vjen lexuesi i Kur’anit, ndėrsa Kur’ani thotė: “O Zot, zbukuroje! All-llahu [subhanehu ve teala] ia vendos kurorėn e krenarisė, pastaj prapė thotė: O Zot, shtoja mirėsitė! All-llahu [subhanehu ve teala] ia vesh veshjen e krenarisė. Pastaj prapė thotė: O Zot, kėnaqu me kėtė person dhe All-llahu [subhanehu ve teala] kėnaqet. I thuhet kėtij personi: “Lexo dhe gritu dhe pas ēdo leximi tė kuranit vetėm se hijeshohet.”

    Baba!

    Kjo begati nuk ėshtė enkas vetėm pėr mua, mirėpo i Dėrguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Prindėrit e tij veshėn me dy rroba me tė vlefshme se e gjithė bota dhe ēfarė ka nė tė. Pyesin prindėrit prej kah e gjithė kjo begati: “Ngaqė fėmijės tuaj ia keni mėsuar leximin e Kuranit.”

    A nuk ke dėshirė qė All-llahu t’u zbukuron me kėto dy rroba joshėse nė Ditėn e Gjykimit kur njerėzit janė tė zhveshur dhe tė zbathur?

    Ndoshta ti nuk ke pasur mundėsi tė mėsosh leximin e Kur’nit, atėherė mos e privo vetėn nga mirėsia e madhe qė tė mė dėrgosh tek vendet ku mėsohet leximi i Kuranit e ndoshta All-llahu na begaton Ditėn e Gjykimit.

    Baba i dashur!

    Ma mėso leximin e Kur’anit apo me dėrgo tek ata persona qė ua mėsojnė tė tjerėve... Ja pra, xhamitė dhe mektebet janė tė hapura pėr ata qė dėshirojnė tė mėsojnė.

    Mė dėrgo tek ata... Assesi mos mendo se me ke dėrguar vetėm nė xhami apo mektebe. Por, me ke dėrguar nė njė rrugė ku mė mbrojnė meleket dhe nė njė kopsht prej kopshteve tė xhenetit.

    I Dėrguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Ēdo grup njerėzish qė mblidhen nė njė shtėpi nga shtėpitė e All-llahut pėr tė lexuar Kur'an dhe e mėsojnė atė mes tyre, u zbret atyre qetėsia dhe i mbulon ata rahmeti dhe meleket do tė kujdesen pėr sigurimin e tyre e All-llahu do t'i lavdėrojė tek ata qė i ka pranė."

    Vendet dhe Tubimet ku mėsohet Kur’ani janė kopshte ku nuk ka hise shejtani. Kopshte mbi tė cilat zbret mėshira dhe begatia e All-llahut. Kopshte nė tė cilat mbrohem nga veset e kėqija tė kėsaj shoqėrie degjeneruese.

    Baba!

    Dėshiroj tė mė dojė All-llahu... tė kujdesen melekėt pėr sigurinė time... tė zbret mbi mua paqja dhe qetėsia... tė mė mbulon rahmeti i All-llahut... tė mė lavdėron All-llahu tek ata qė i ka pranė... andaj mos mė privo nga kėto dobi!

    Mos mė privo nga kėto begati ngaqė janė amanet nė duart tuaja dhe ke pėrgjegjėsi kėtė pėr nė Ditėn e Gjykimit!

    Nuk mendoj se do tė jesh koprrac pėr mua nė kėtė ēėshtje, ngaqė prej teje vetėm kam pasur dobi dhe mirėsi, kam parė nga ti qė tė jesh vigjilent pėr mua nė ēėshtjet e kėsaj bote dhe tė ahiretit.

    Lus All-llahun [subhanehu ve teala] qė tė na begaton nė kėtė botė dhe botėn tjetėr tė na furnizon xhenetin!

    Gjithashtu e lus Allahut qė tė zbukurojė ty me rrobat e xhenetit dhe tė na bashkojė nė xhennet!

    INNA LILAHI WE INNA ILEJ HI RRAXHIUN


    TE ALLAHUT JEMI DHE TEK AI DO TE KTHEHEMI


    Allahu inshAllah ia zgjeron varrin edhe ia ban kopsht prej kopshteve te xhennetit edhe ty ta shtoft sabrin e te begatoft me te mirat e dunjas dhe ahiretit

    Autori: x
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #145
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Fustani Premtuar ,ne Naten e Bajramit !!!

    Ishte dita e fundit e Ramazanit,qe do te do te thotė se ishte Nata e Bajramit ,kur nje njeri qe kishte familje dhe punonte si shofer u nis per ne Punė me premtimin qe ia kishte dhene Gruas se tijj,per ti ia blerė nje Fustan ,si shenje dhuratė per Festen e Bajramit...

    Si qdo dite tjeter e zakonshme pune,si shofer i nje autobusi udhetaresh me destinacion levizje ,prej nje qyteti ne qytetin tjeter dhe rruga ne te cilen kalonte autobusi ishte mjaftė e rrezikshme per tu vozitur per shoferin e autobusit,keshtu qe pėrhere kishte veshtiresi ne drejtimin e timonit te autobusit ,sepse keto lloj rrugesh beheshin te ndjeshme perhere ndaj ndryshimeve atmosferike.

    Mirpo kjo dite pune nuk ishte obligimi I vetem I ketij shoferi,sepse ne mendjen e tij existonte nje obligim shpriteror dhe moral,qe kishte te bente rreth dhurates (fustanin) qe ia kishte premtuar gruas se tij per te nesermen ne Festen e Bajramit .

    Sot niset qe heret ne mengjes per te shkuar ne punė,dhe ne stacionin ku priste autobusi vinin radhazi udhetaret keshtu qe u mbush Autobusi me udhetarė dhe u nis per ta filluar rrugetimin e tij per destinacionin e caktuar. Ishte nje mot me shi dhe bente pakė te ftoht dhe ishte rrugė e veshtirė per tu kaluar

    Rruges duke ecur,,ne drejtim te autobusit vinte nje Kamion I madh mallrash I tejngarkuar, dhe kur papritmas ky Kamion devijon nga rruga e tij dhe humb orientimin dhe I bene disa rrotullime dhe ne fund godet fuqishem autobusin dhe I shkakton dema te medha autobusit dhe poashtu shkaktoi edhe lendime te konsiderueshme tek udhetaret te cilet ndodheshin ne autobus dhe poashtu lendohet rėnd edhe Shoferi I autobusit.
    Vjen ndihma e shpejt pas nje kohe dhe te lenduarit dergohen ne nje ambulanc aty afer,dhe shoferi kishte pesuar lendime te renda,sa do qe mjeku beri perpjekje,shoferi nuk arritit te mbijetoj dhe vdiq.

    Mjeku qe e kishte pranuar per pacient shoferin,I cili qendronte afer kufomes se tij,papritmas ndegjon nje cingėrrimė Telefoni ,ne rrobat e shoferit te vdekur dhe ky doktori merrė telefonin nga rrobat e shoferit te vdekur dhe hap telefonin,ku u lajmrua Gruaja e shoferit , e cila me gezim priste qdo lajm per Fustanin e saj ,qe prsite si dhuratė nga burri I saj.

    Gruaja : Alo ,burri im I dashur

    Doktori : alo !! (doktori paraqitet ne vend te burrit te saj)

    Gruaja: a je ti burri im ti,qfar paske ndryshuar zerin keshtu (veren ndryshimin e zerit te doktorit)??

    Doktori: O une jam ,por po bene zhurme e madhe ne Autobus ,sepse eshte perplot me udhetar dhe keshtu nga zhurma e madhe ,po ndryshon zeri im.

    Gruaja: po a, O burri im I dashur ,a ma ke blerė Fustanin per festen e Bajramit??

    Doktori: I nxene ngusht,heshtė pak ,dhe duke menduar se si ti thotė qe nuk jam burri I saj dhe ti tregoj te veretet se burri saj ka pesuar aksident dhe ka vdekur,I dhimbset dhe I thot ,qe nuk ta kam bler Fustanin,sepse nuk po kam kohe ,por huazoji ca te holla dikund dhe bleje fustanin, dhe tani une kur te vije,ia kthej te hollat.

    Gruaja:Ani pra ,ashtu po veproj….

    U nderpreh lidhja telefonike ………

    Doktori mori per detyre qe parat e marra borgj nga kjo Grua per te bler fustanin ,ti paguaj .

    Kerim Gashi
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Gjenerata e cila nuk pėrsėritet



    http://www.islamgjakova.net/

    Njė ditė pėrderisa halifi Omer b. Hattabi r.a. ishte nė shoqėri tė sahabėve, erdhėn dy djelmosha duke sjellur para vetit njė beduin. Posa erdhėn tek Omeri r.a., ai tha:

    "Ēfarė do tė thotė kjo?" Ata thanė:

    "Ky njeri e ka mbytur babain tonė."

    "A e ke mbytur babain e tyre?" - pyeti Omeri r.a..

    "Po." - u pėrgjigj beduini.

    "Si e mbyte?" - pyeti halifi.

    Beduini u pėrgjigj: "Hyri me devetė e tij nė tokėn time. Unė i tėrhoqa vėrejtjen, por ai nuk vėri veshin fjalėve tė mia, dhe hodha njė gur mbi te. Guri e goditi nė kokė dhe ai vdiq."

    Omeri r.a. nė kėtė tha: "Hakmarrja ėshtė varja!" Urdhri i cili shkruhej dhe gjykimi nuk pranoi diskutim. Omeri r.a. nuk pyeti pėr familjen e kėtij njeriu. Omeri r.a. nuk pyeti fare se a ishte nga familja me nam, e fuqishme, e madhe dhe ēfarė pozite kishte nė shoqėri. Omeri r.a. asgjė nga kėto nuk e interesonte, sepse ishte i drejtė nė gjykim nė ligjin e Allahut. Sikur tė ishte nė pyetje edhe i biri, do ta kryente hakmarrjen.

    Ky njeri tha: "O udhėheqės i besimtarėve, tė lutem nė emėr tė Atij qė krijoi qiejt dhe tokėn, tė mė lirosh vetėm njė natė. Dėshiroj tė shkoj te familja ime, bashkėshortja dhe fėmijėt nė shkretėtirė. Dėshiroj t'i njoftoj qė do tė mė varėsh. Pastaj do tė kthehem. Betohem nė Allahun, se pėrveē Allahut nuk kanė askėnd."

    Omeri r.a. tha: "Kush garanton pėr ty qė do tė kthehesh?" Tė gjithė njerėzit heshtėn. Kėtė beduin nuk e njihte askush. Nuk e dinin as ku jeton, ku e ka tendėn, e as cilit fis i takon. Si mund tė garantonte dikush pėr te? Ishte kjo garancė pėr jetė. Kush do t'i kundėrvihej Omerit r.a. nė aplikimin e ligjit tė Allahut nėse beduini nuk kthehej? Kush ishte ai qė tė ndėrmjetėsonte pėr te?

    Sahabėt heshtėn. Omeri r.a. ndjeu njė vėshtirėsi dhe ishte nė dilemė. Ēfarė tė bėnte? A thua ta varė njeriun e t'i lėrė fėmijėt e tij tė vdesin nga uria? Apo ta lėshojė pa kurrfarė garance, me ē'rast do tė humbasė haku i tė vrarit?

    Njerėzit heshtėn, ndėrsa Omeri r.a. hamendej dhe u kthye kah djelmoshat duke i pyetur: "A po ia falni?"

    "Jo." - u pėrgjigjen djelmoshat.

    Omeri r.a. pėrsėri tha: "Njerėz, kush do tė garantojė pėr kėtė njeri?"

    Ebu Dherr el-Gifari u ngrit dhe ashtu plak pėrplot askezė dhe sinqeritet tha: "O udhėheqės i besimtarėve, unė garantoj pėr kėtė njeri." Omeri r.a. i tha: "Ky ėshtė vrasės." Ndėrsa Ebu Dherri tha: "Po, edhe pse ėshtė vrasės."

    Omeri r.a. e pyeti: "A e njeh?" Ebu Dherri tha: "Jo."

    Omeri r.a. pėrsėri e pyeti: "Si do tė garantosh pėr kėtė?" Ebu Dherri tha: "Vėrejta nė fytyrėn e tij shenjat e besimtarit. Kuptova qė nuk po gėnjen dhe inshallah do tė kthehet."

    Omeri r.a. tha: "Ebu Dherr, mos mendo se do tė lėshoj nėse nuk kthehet brenda tri ditėve!" Ebu Dherri tha: "Allahu ėshtė i vetmi Ndihmues, o udhėheqės i besimtarėve."

    Omeri r.a. e lėshoi kėtė njeri tė shkojė nė shtėpi dhe tė pėrgatitet: tė pėrshėndetet me gruan dhe fėmijėt e tij, e pastaj tė kthehet.

    Omeri r.a. nuk harroi terminin e marrėveshjes dhe numėronte ēdo ditė. Ditėn e tretė nė kohėn e ikindisė, tellalli thirri njerėzit. Populli ishte mbledhur si dhe dy djelmoshat e babait tė vrarė. Ebu Dherri qėndronte pranė Omerit r.a..

    Omeri r.a. e pyeti: "Ku ėshtė njeriu?" Ebu Dherri u pėrgjigj: "Nuk e di , o udhėheqės i besimtarėve!"

    Sahabėt heshtnin, ndienin vėshtirėsi pėr tė cilėn askush nuk e dinte pėrveē Allahut xh.sh.. Ėshtė e vėrtetė qė Ebu Dherri ishte ngulitur thellė nė zemrėn e Omerit r.a. dhe e dinte qė do tė jepte ēdo gjė pėr te, por ky ishte ligj i Allahut. Ky ishte sistem i jetės. Kėto ishin rregullat e Zotit dhe askush nuk kishte tė drejtė tė luajė me kėto rregulla.

    Diē para se tė perėndojė dielli, njeriu u paraqit. Omeri r.a. solli tekbir, poashtu edhe myslimanėt tjerė.

    Omeri r.a. tha: "O njeri, sikur tė mbeteshe nė shkretėtirė, nuk do tė dinim pėr ty as vendin ku jeton." Ai u pėrgjigj: "O udhėheqės i besimtarėve! Pėr Allahun, unė nuk frikėsohem nga ti, por nga Ai i cili di tė fshehtėn dhe tė brendshmen. Ja, udhėheqės i besimtarėve, e lashė bashkėshorten dhe fėmijėt nė mes shkretėtirės pa ujė dhe pa asnjė thėrrmi buke, erdha qė tė ekzekutohet urdhri mbi mua pėr vrasje. U frikėsova mos do tė thotė dikush nė mes njerėzve se e theva premtimin."

    Omeri r.a. e pyeti Ebu Dherrin: "Pėrse ke garantuar pėr te?" Ebu Dherri tha: "U frikėsova qė njerėzit mos tė thonė se ka humbur mirėsia nė mesin e njerėzve."

    Omeri r.a. u kthye kah djelmoshat dhe tha: "Ēfarė ju mendoni?" Ata duke qarė thanė: "Ja falim pėr sinqeritetin e tij, o udhėheqės i besimtarėve. U frikėsuam qė tė mos thotė dikush se ka humbur falja nė mes njerėzve."

    Omeri r.a. klithi: "Allahu ekber", ndėrsa lotėt lagnin mjekrėn e tij, pastaj tha: "Allahu ju shpėrbleftė pėr faljen tuaj, djelmosha. Allahu e shpėrbleftė Ebu Dherrin qė e shpėtoi kėtė njeri! Allahu e shpėrbleftė beduinin pėr sinqeritetin e tij dhe pėr mbajtjen e premtimit! Allahu e shpėrbleftė Omerin pėr drejtėsinė dhe dhembshurinė e tij!"

    Njė prej muhadithėve ka thėnė: "Pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, lumturia e imanit dhe islamit ėshtė varrosur nė ēefinat e Omerit.

    Pėrktheu dhe pėrshtati:
    Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

    05.02.2009.islamgjakova.net
    A known mistake is better than an unknown truth.

  7. #147
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    LETRA E NĖNĖS

    Biri im! Kjo ėshtė njė letėr nga nėna jote , kam turp qė po e shkruaj, por pas njė pavendosmėrie dhe pritjeje tė gjatė, e kapa lapsin disa herė, por lotėt mė penguan, mė pushuan lotėt disa herė dhe zemra nuk mė lejoi.

    O biri im! Pas njė kohe tė gjatė, shoh se je bėrė djalė siē ke coptuar zemrėn time.

    O biri im! Para 25 vitesh ishte njė ditė e lumtur pėr mua kur mjekja mė lajmėroi se isha shtatzėnė, e nėnat e dinė mirė domethėnien e kėsaj fjale, e ajo ėshtė njė pėrzierje lumturie e gėzimi me fillimin e shqetėsimit tė ndryshimeve tė shumta nė organizėm. Pas kėsaj tė mbajta 9 muaj nė bark, ngrihesha me vėshtirėsi, flija me vėshtirėsi, haja e merrja frymė me vėhtirėsi por e gjithė kjo nuk ma zvogėlonte dashurinė pėr ty, por ajo shtohej dita ditės mezi prisja tė tė shihja. Tė mbajta o biri im, vėshtirėsi pas vėshtirėsie, dhimbje pas dhimbjeje, gėzohesha me lėvizjet e tua (nė bark), gėzohesha me shtimin e peshės tėnde edhepse ajo pėr mua ishte rėndė. Ato ishin vuajtje tė gjata e mė pas vjen ajo natė kur unė nuk vura gjumė nė sy, pata vuajtje aq tė mėdha sa qė nuk i shkruan dot lapsi e nuk i pėrmend dot gjuha; u pėrballa me vdekjen disa herė e mė pas dole nė jetė, qarja jote u pėrzie me lotėt e gėzimit tim e i larguan dhimbjet e plagėve.



    Biri im! Kaluan vite e unė tė mbaja nė kraharor, tė laja me duart e mia, prehrin tim e bėra shtrat pėr ty, gjirin tim ushqim pėr ty, qėndroja pa gjumė qė ti tė flije, lodhesha ditėn qė ti tė gėzoheshe, shpresoja ēdo ditė tė shikoja buzėqeshjen tėnde, prisja me padurim tė mė kėrkoje diēka e unė tė ta jepja me gjithė zemėr, e kjo pėr mua ishte kulmi i kėnaqėsisė . Kaluan ditė e netė dhe unė vazhdoja nė kėtė gjendje, gjidhėnėse e gėzuar, shėrbėtore e papėrtuar dhe pa ngrėnė derisa u rrite, u bėre djalosh, tu shfaqen shenjat e para tė burrėrisė e unė vrapoja majtas e djathtas pėr tė tė gjetur nuse. Erdhi dita e dasmės m`u coptua zemra, mė rrodhėn lotėt e gėzimit pėr jetėn tėnde tė re dhe si mėrzitje pėr ndarjen tėnde. Kaluan ditė tė vshtira dhe shoh se nuk je mė ai qė tė njoh, mė mohove dhe e harrove tė drejtėn time. Kalojnė ditė e unė nuk tė shoh, nuk e dėgjoj zėrin tėnd, e neglizhove atė qė u soll mirė me ty.

    O biri im! Kėrkoj vetėm pak, mė konsidero tė paktėn nė pozitėn e shokėve tė tu, mė vendos dhe mua nė listėn e veprimeve tė tua mujore, qė tė tė shoh vetėm pak.
    Biri im! Jam dobėsuar mė kanė lodhur vuajtjet e mė kanė kapur sėmundjet, ngrihem me vėshtirėsi, lėviz me vėshtirėsi e pėrsėri zemra ime mbjell dashuri pėr ty. Nėse do tė tė nderonte dikush njė ditė, do t`i ishe mirėnjohės tėrė jetėn, e nėna jote tė ka bėrė kaq mirėsi e ti nuk e shikon, ėshtė sjellė mirė me ty e ti nuk e shpėrblen, ka qenė shėrbėtorja jote pėr vite me radhė e ti nuk do t`ia dish fare, deri kėtu ka arritur mendjemadhė sia!
    Biri im! Sa herė dėgjoj diēka tė mirė pėr ty qė je pjella ime gėzohem edhe unė, por po habitem, ēfarė gjynahu kam bėrė unė qė ti nuk mė viziton e nuk do tė mė shohėsh nė sy, a tė kam pakėsuar tė drejtėn tėnde ndaj meje?! Mė vendos tė paktėn nė pozitėn e njė shėrbėtorjeje tė thjeshtė e jepi hakun asaj. Trego pak butėsi pėr mua, ma jep shpėrblimin tim e sillu mirė se Allahu i do ata qė sillen mirė .

    O biri im! Dua tė tė shoh, nuk dua mė shumė se kaq, mė lejo ta shikoj pamjen e fytyrės tėnde.

    O biri im! Mė qan zemra e mė rrjedhin lotėt, ndėrkohė qė ti vazhdon tė jeshė nė jetė e njerzit flasin pėr moralin tėnd tė mirė, respektin dhe bujarinė tėnde ndaj tyre.

    O biri im! A nuk ka ardhur koha qė zemra jote tė zbutet pėr njė plakė tė pėrvuajtur qė e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mėrzia, ia shkatėrrove ndjenjat, ia zemėrove zemrėn sa qė iu thanė lotėt.
    Nuk ankohem e nuk lutem kundėr teje, nuk e shfaq zemėrimin, se nėse lutja ime do t`i kalonte retė e tė arrinte tek dyert e qiellit do tė tė zinte haku im e mbi ty e familjen tėnde do tė zbriste fatkeqėsia.
    Jo, jo nuk do e bėj, ti vazhdon o bir tė jesh shpirti im, gėzimi dhe pranvera e jetės sime. Bindu o biri im, thinjat po tė dalin, do tė kalojnė vite e do tė bėhesh edhe ti plak e shpėrblimi ėshtė sipas punės, e ke pėr t`i shkruar letėr djalit tėnd me lot nė sy, siē po tė shkruaj unė, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.

    O biri im! Ke frikė Allahun ndaj nėnės tėnde, ndalja lotėt, ngushėlloje pėr fatkeqėsinė e saj, e pastaj nėse do, grise letrėn e saj, e dije se kush bėn mirė e ka pėr vehten e tij e kush sillet keq e ka po pėr veten e tij.


    *Vėrejtje:

    A nuk ėshtė qesharake se sa lehtė ėshtė pėr njerėzit Tė MOS BESOJNė Nė ALL-LLAH dhe pastaj tė ēuditen se pėrse po shkatėrrohet bota?

    A nuk ėshtė qesharake se si dikush mund te thotė 'Une besoj nė ALL-LLAH', por prap e ndjek Satanin (i cili gjithashtu beson nė ALL-LLAH)?

    A nuk ėshtė qesharake se si ti mund tė dėrgosh me mija barcoleta me e-mail dhe ato tė perhapen si flaka e zjarrit, por kur duhet tė dėrgosh mesazhe qė kanė tė bėjnė me ISLAMIN, njerėzit mendohen dy herė kur duhet tė shperndajnė atė?

    A nuk eshte qesharake qe kur ta forwardosh kete mesazh,nuk do t'ua dergosh tė gjithė atyre qė ke nė librin e adresave, sepse nuk je i sigurt nėse besojnė dhe qfarė do tė mendojnė pėr ty kur tė marrin mesazhe nga ti?

    A nuk ėshtė qesharake se si un brengosem mė tepėr pėr atė se qfarė mendojnė njerėzit tjerė pėr mua se sa qfar mendon ALL-LLAHU pėr mua?

    Une bėj D'UA, pėr tė gjithė ata qė do t'ua dėrgojnė kėtė e-mail tė gjithėve nė listėn e adresave tė tyre, ata do tė jenė tė bekuar tek ALL-LLAHU nė njė mėnyrė speciale pėr ta.


    Dhe dergoja gjithashtu personit qė ta ka derguar, per t'ia bėrė tė ditur qė ua ke dėrguar shumė njerėzve.



    Shperndajeni pėr hirė tė All-llahut, bėhuni pjesė e sė mirės !
    se All-llahu thotė nė Kur'an:

    Ndihmohuni mes vehte me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate e armiqėsi.

    Keni dro dėnimit tė All-llahut, se me tė vėrtetė All-llahu ėshtė ndėshkues i fortė ( Maide, 2)



    Momentet e gėzuara---lavdėroje ALLAHUN
    Momentet e vėshtira---lutju ALLAHUT
    Momentet e qeta---adhuroje ALLAHUN
    Momentet e dhimbjes---beso ALLAHUN
    Ēdo moment---falėnderoje ALLAHUN
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 14-02-2009 mė 11:39
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Margaritarė tė urtėsisė


    Njėherė erdhi njė njeri nė vizitė te miku i tij. Ndejti njė kohė dhe kaloi bukur. Kur erdhi koha e ndarjes miku ia dhuroi njė kalė. Ky u mahnit nga bujaria e mikut. I lumtur kalėroi dhe u largua.
    Pas dhjetė ditėsh njeriu u kthye me kalė. Pėrsėri miku e priti ngrohtė. Nė fund e pyeti:
    "Ēfarė ndodhi?"
    Njeriu tha: "Nuk e di. Dėshiroja tė shkoj nė qytet tjetėr por kali mė ktheu kėtu pėrsėri."
    I zoti i shtėpisė i tha: "Nė rregull. Ky kalė ka lindur nė kėtė fshat, me gjėrat e mia dhe me shtallėn e tij. E kuptoj kėtė, por mos harro se unė ta kam dhuruar ty, dhe tė takon ty."
    Pas dy dite, kalorėsi me kalė u largua nga fshati. Kaluan dhjetė ditė tjera dhe kalorėsi papritur u paraqit pėrsėri nė shtėpinė e mikut tė tij. Pėrsėri u prit me ngrohtėsi. Dhe nė fund miku e pyeti me butėsi: "Ēfarė ndodhi kėtė herė?"
    Kalorėsi tha: "E njėjta gjė. Kali pėrsėri mė ktheu te ti."
    Miku i tha: "Unė do tė ndihmoj si duhet tė sillesh me kalin."
    Njė muaj njeriu e kaloi te miku duke e mėsuar kalin dhe mė nė fund e pėrcelli. Pas kėsaj here, kalorėsi nuk u kthye kurrė mė. Derisa e pėrcollėn, bashkėshortja e pyeti burrin: "Ēfarė roli patėm ne nė kėtė? Mendoj ia dhurove kalin e ai u kthye dy herė." Burri u pėrgjigj: "Mund t'i japėsh dikujt dhuratė por kjo nuk do tė thotė qė personi mund ta shfrytėzojė. Pėrgjegjėsia ynė ishte ta mėsonim se si ta shfrytėzojė dhuratėn."
    Nė tė njėjtėn mėnyrė Allahu i dashur u dhuron njerėzve mend, zemėr, por ata nuk dinė gjithmonė t'i shfrytėzojnė si duhet. Kėshtu Allahu i madhėrishėm ka marrė edhe pėrgjegjėsi pėrveē dhuntisė, qė t'i mėsojė njerėzit duke u treguar si tė udhėheqin si duhet me "kalin - nefsin", nė mėnyrė qė ai mos t'i kthejė pas nė shkatėrrim.
    Pra kur ne i dhurojmė diē dikujt duhet tė kemi durim, vendosmėri, dashuri dhe butėsi qė personit t'ia tregojmė tė gjitha bukuritė e dhuratės.
    Pėr kėtė mėsuesit e sinqertė janė tė shquar me butėsi dha dashuri ndaj njerėzve.
    Pra, mėsuesi duhet mėsuar nxėnėsin pėr hirė tė Allahut e jo pėr ndonjė dobi tjetėr. Ndėrsa nxėnėsit i nevojitet mėsuesi pėr t'u afruar tek Allahu xh.sh.
    Tregimi pėr dhuratėn nė mėnyrė tė bukur tregon pėr dashurinė e mėsuesit ndaj nxėnėsit gjegjėsisht pėr butėsinė qė personi nė pozitė mė tė lartė duhet tė ketė ndaj personit me pozitė mė tė ulėt.
    Pejgamberi s.a.v.s. tėrė misionin e tij pejgamberik e ka vėrė nė njė detyrė: "Vėrtetė jam dėrguar pėr ta pėrsosur moralin e bukur." (Bejhekiu, Hakimi nga Ebu Hurejre)



    AJJAZI THYEN GURIN E ĒMUAR


    Sulltan Mahmudi kishte njė shėrbėtor i cili quhej Ajjaz. Ishte i njohur pėr sjelljen e tij tė bukur dhe urtėsi.
    Me njė rast, sulltan Mahmudi mbante nė dorė njė gur tė ēmuar. Urdhėroi njėrin nga vezirėt (ministrat) qė ta thyejė gurin. Meqė guri i ēmuar i sulltanit ishte tejet me vlerė, veziri nuk e theu.
    Pastaj sulltani ia dha vezirit tjetėr qė ta thyejė. Edhe ky refuzoi. Kėshtu vepruan tė gjithė vezirėt e oborrit mbretėror.
    Atėherė sultan Mahmudi ia dha gurin e ēmuar Ajjazit duke i thėnė qė ta thyejė. Ajjazi menjėherė e hudhi pėr tokė dhe guri i ēmuar u bė copė-copė.
    Sulltani e pyeti: "Pėrse e theve gurin e ēmuar kur kėtė nuk e bėnė vezirėt?"
    Ajjazi u pėrgjigj: "Guri i ēmuar ėshtė shumė me vlerė, por urdhėri yt ėshtė mė i vlefshėm."
    Secili prej nesh pėrveē cilėsive tė pėrbashkėta me njerėzit kemi edhe disa karakteristika qė janė specifike pėr ne. Kėshtu dikush mė tepėr e do sportin, disa artin, dikush shoqėrinė, e dikush vetminė. Shumė hulumtojnė tėrė jetėn duke u pėrpjekur pa rreshtur pėr tė zbuluar specifikėn e dhuruar tė tij. Sa kemi sukses nė kėtė, ėshtė vėshtirė tė thuhet. Sepse secili zbulim kėrkon angazhim tė sinqertė , pėrpjekje, mbedhje tė informatave, pėrcaktimin e cakut, etj.
    Dhe pengesa mė e madhe nė kėtė punė rrugė padyshim ėshtė uni i njeriut. Kėtė duhet thyer pėr tė arritur qėllimin.



    MIRĖSIA E MADHE


    Zejnul Abidini r.a. deshi ta testojė njė femėr (para se me tė martohet me te), u afrua dhe i tha: "Unė kam ves tė keq, kėrkoj shumė, shpejtė mė mbet hatri, shpejt zemėrohem (gufoj), e ngadalė mė kalon hidhėrimi. Andaj nėse mendon se mund tė mė durosh mė thuaj, e nėse jo, mė nuk do tė bėj presion."
    Gruaja duke e shikuar tha: "Me ves mė tė keq se ti ėshtė ai i cili nuk i pranon veset e tij tė kėqija dhe nuk ka dėshirė tė pėrmirėsohet."
    Kur dėgjoi kėto fjalė, Zejnul Abidini r.a. tha: "Pasha Zotin e Qabes, ti je gruaja e vėrtetė pėr mua."
    Pas dhjetė viteve, shumė pak u konfrontuan dhe ai me zemėrim i tha: "Fati yt ėshtė nė dorėn tėnde, nėse do (nuk je e kėnaqur) kėrko divorc", por shpejtė u pendua pėr kėto fjalė. Por gruaja u pėrgjigj: "Pasha Allahun, fati im ka qenė nė dorėn tėnde dhjetė vite dhe ti e ke ruajtur shkėlqyeshėm dhe je kujdesur pėr mrekulli. Nuk do ta kqepėrdor kėtė pėr njė orė, dhe ta refuzojė mirėsinė tėnde."
    Zejnul Abidini r.a. i lumtur dhe i kėnaqur tha: "Vėrtetė ti padyshim je begatia mė e madhe e Allahut pėr mua."



    mesazhi.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga celyy : 15-02-2009 mė 09:51
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  9. #149
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    E Huazuar nga Zana e Malit...
    Me 21 Korrik 1969, njeriu i pare zbriti ne hene.

    Fjalet e astronautit Neil Armstrong "Shqiponja u ul" i degjoi e gjithe bota nga transmetimi direkt.
    Armstrongu qe ecte ne hene, ishte nje i krishtere fanatik. POR ne hene ndodhen disa gjera.
    Te tre astronautet ne te njejten kohe kishin pare nje "objekt te huaj". Por gjate transmetimit disa gjera censuroheshin. Te gjitha fjalet qe transmetoheshin ishin me shkeputje.


    Aldrin: Duket dicka si nje liber i hapur ketu.

    Collins: Nga ky pozicion duket me qarte qe i ngjan nje libri.

    Kontrolli ne toke: Cfare po thoni ju, ne hene ka liber?!

    Te nesermen libri ishte zhdukur, ndersa tani nje parazit filloi ta bezdis radion. I ngjan zerit te sirenes se nje zjarrfikeseje.

    Collins: A po degjon? Hiqeni kete ze! Do te me plasin veshet.

    Kontrolli ne toke: Ky ze nuk vjen nga ne, eshte i huaj.

    Armstrong: Dhe tani filloi muzike! Hiqni keto parazite.

    Kontrolli ne toke: Nuk ka difekt. Muzika vjen nga ju.

    Aldrin: Nuk do te merremi vesh me duket. Kjo muzike nuk vjen nga ne.

    Njeriu i pare shetiste henen. Ajo muzike filloi perseri. "Eshhedu en la ilahe il-lall-llah"

    Kontrolli ne toke: Perseri rrathe fluturues? Cfare ishin fjalet e asaj kenge?
    Collins: Dicka qe duket si ESHEN MAHATMA RESAMBALLAH. Kjo eshte indisht.
    Armstrong: E degjova te teren, ka mundesi te kete qene ndonje nga radiot e Afrikes.
    Aldrin: Ndryshova frekuencen, perseri i njejti ze. Ky ze vjen nga hena. E pabesueshme.
    Kontrolli ne toke: U cmendet? A perhapet zeri ne nje vend pa ajer?!
    Collins: Pse cfare, perseri rathe fluturues?
    Kontrolli ne toke: Nje semundje e panjohur, jeni te goditur prej henes apo cfare?
    Ky ze, libri, kjo melodi, duhet te jene te gjitha iluzione.
    Armstrong: A e filmon kamera iluzionin? A rregjistrohet iluzioni ne shiritin e nje kasete?

    Kontrolli ne toke: Po mire atehere, a perhapet zeri ne nje vend pa ajer?

    Armstrongu dhe astronautet e tjere te Apollo- 2 u kthyen shendosh e mire ne toke. I degjuan perseri regjistrimet e kasetave. U keshilluan edhe me nepunesin e
    NASA-s me origjine egjiptiane, Faruk El Bas. U dha raporti i specialistit se fjalet e nje mesazhi ishin " Nje fjali e shenjte Arabisht" Me vone, te njejten fjali e degjoi edhe astronauti Apollo-16, Werden.
    Me te vertete askush nuk kishte mbetur i kenaqur nga shpjegimi qe iu be kesaj ngjarjeje. Mbase UFO, mbase dicka tjeter, por ne hene kishte nje mesazh.

    Armstrongu nuk mbetej fare i kenaqur.
    Gjate kesaj kohe astronautet shetisnin token. Njerit nga astronautet, qe pritej me me teper kurreshtje, Armstrongut, i ra rruga ne kryeqytetin e Egjiptit, Kairo. Ne kete kohe ndodhi dicka.

    Armstrongu u step: "C'eshte kjo muzike?" Egjiptianet mezi e mbajten veten per te mos qeshur. Pastaj iu pergjigjen: "Ajo nuk eshte muzike, eshte Ezani.....ashtu si bien kembanat ne kishe, ne xhami kendohet ezani. Eshte ze njeriu i cili therret muslimanet ne namaz."
    Armstrongu: "Une e kam degjuar edhe me pare kete ze. Nuk e kam fjalen per ne toke, kete ze e kam degjuar ne hene."

    Fytyra e Armstrongut ishte zverdhur: "Aman o Zot, Ty nuk te gjeta ketu por te gjeta ne hene."

    Per nje kohe te gjate Armstrongu nuk nxori ze nga goja. Me ne fund ra ne shehadet dhe u be musliman.


    *********************
    "Takvim"


    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 19-02-2009 mė 08:36
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2007
    Postime
    25
    I Derguari i Allahut s.a.s paralajmrone te gjithe kohrat

    Do vi nje kohe e tille qe...
    Ne mesin tuaj do te dale nje grup qe do te nenvlersoje namazet e tyre prane namazit tuaj, agjerimet e tyre prane agjerimit tuaj dhe punet e tuaja te tjera prane puneve te tyre. Ata lexojne Kur'an, por leximi i tyre nuk u ben dobi. Ata dalin nga feja ashtu sic del shigjeta prej harkut.

    Profeti (a.s.) ka thene: "Se shpejti do te vije koha kur drjet jush do te sulmojne popuj sikur sulmojne bishat e uritura drejt ushqimit te vet. E pyeten: "A eshte kjo per shkak te asaj se do te jemi pak, o i Derguari i Allahut?" Ai tha: "Jo, ju do te jeni te shumte, por atehere do te jeni te pavlere si shkuma e detit. Allahu do te nxjerre nga zemrat e armiqve tuaj friken nga ju, kurse ne zemrat tuaja do te ve dobesine C'eshte dobesia, o i Derguari i Allahut? "Dashuria ndaj dynjase dhe frika nga vdekja" tha ai.

    "Ju jetoni ne nje kohe, qe nese njeri prej jush heq dore prej gjerave me te cilat eshte urdheruar, do te shkaterrohet. Pastaj do te vije nje kohe, qe nese njeri prej jush kryen vetem nje te dhjeten e asaj qe eshte urdheruar, do te shpetoje."(tirmidhiu,Fiten 79/2267)

    "Do vije nje kohe, qe nuk od te kete gje me te rendesishme se keto tri gjera: para, hallall, nje vella qe do te shoqerohet perzemerisht, dhe nje sunnet me te cilin do veprohet." (Hej-semi,I.172)

    "Do te vije nje kohe, qe njeriu nuk do te shikoje (nuk do ti interesoje) se ne cmenyre ka fituar pasurine e tij, hallall apo haram...?" (Buhari, Sihr;7)

    "Sipas Ebu Said El-Hudri transmetohet se i Derguari i Allahut(xh.sh) ka thene: "Ne mesin tuaj do te dale nje grup qe do te nenvlersoje namazet e tyre prane namazit tuaj, agjerimet e tyre prane agjerimit tuaj dhe punet e tuaja te tjera prane puneve te tyre. Ata lexojne Kuran, por leximi i tyre nuk u ben dobi. Ata dalin nga feja ashtu sic del shigjeta prej harkut." (Buhariu, Fedailu'l-Kur'an,36)

    "Vaji halli per njerezit, intriga e te cileve po afrohet shume. Njerezit ne mengjes gdhijne besimtare, ndersa ne mbremje behen jobesimtare. Fene e tyre e nderrojne me interesat e kesaj bote. Ja pra, ata te cilet kane mbetur te qendrueshem ne fene e tyre jane si ata qe ne duart e tyre mbajne prush. {(Ahmetb. Hanabel, Musned, II.390; Per me teper shih. Muslim,Iman 186; Tirmidhiu, Fiten 30,(2196)}

    "Do te vije nje kohe, qe te gjithe njerezit do te punojne me kamate (fajde). Madje edhe ata te cilet ruhen prej saj do te mbeten te ndikuar nga ajo." (Nesai, Sihr 2; Ibni Maxhe, Tixharat 58; Ibni Hanbel, Musned,IV.494; Bejhaki,Sunen,IV.275)

    "Do te vije nje kohe e tille qe i drejti do te pergenjeshtrohet, kurse genjeshtari do te vertetohet. Njerezit e besueshem do te konsiderohen si tradhtare dhe tradhtaret do te konsiderohen si te besueshem. Njerezit do te deshmojne ate c'ka nuk do tu kerkohet dhe do te betohen per ate qe nuk do tu lypet." (Tabe-rani, XXIII.314)

    "Di te vije nje kohe e tille, qe njerezit nuk do ti japin rendesi te mires dhe nuk do te ruhen nga te keqijat." (Hejsemi, Mexhamauz-Zevad, VII.280)

    "Sevban (r.a.) transmeton se Profeti (a.s.) ka thene: "Se shpejti do te vije koha kur drejt jush do te sulmojne popuj sikur sulmojne bishat e uritura drejt ushqimit te vet. E pyeten:"A eshte kjo per shkak te asaj se do te jemi pak, o i Derguari i Allahut?" Ai tha: "Jo, ju do te jeni te shumte, por atehere do te jeni te pavlere si shkuma e detit. Allahu do te nxjerre nga zemrat e armiqve tuaj friken nga ju, kurse ne zemrat tuaja do te ve dobesine? C'eshte dobesia, o i Derguari i Allahut? "Dashuria ndaj dynjase dhe frika nga vdekja" tha ai. (Ebu Davud, Melahim 5/4297)

    Transmeton Zubejr b.Adij duke thene: "Shkuam tek Enes b.Malik dhe iu ankuam atij prej Haxhaxhit." "Duroni, tha ai, sepse ju do te takoni kohet e tilla qe, cdo dite e re do te jete me e keqe se ajo qe ka kaluar. Kjo gjendje do te vazhdoje deri sa te takoheni me Zotin tuaj. Une kete e kam degjuar nga i Derguari i Allahut(xh.sh.)" (Buhari,Fiten 6;Tirmidhi, Fiten35/2206)

    "Juve do tju vije nje kohe e tille qe, ne ate kohe, ju keni per te menduar, se njerezit me te mire do te jene ata te cilet nuk therrasin ne miresi dhe nuk ndalojne nga te keqijat." (Ali El-Muttaki, Kenz,III.682/8462)

    Pejgamberi (a.s) ka thene: "Njerezve do t'ju vije nje kohe e tille qe, zemra e besimtarit ne ate kohe do te shkrihet sic shkrihet kripa ne uje. Kur u pyet se: "Perse do te shkrihet, o i Derguari i Allahut?". Ai u pergjigj: "Sepse te keqijat i sheh dhe nuk ka fuqi ti ndryshoje ato." (Ali El-Muttaki, Kenz, III.686/8463)

    Perseri i Derguari i Allahut (xh.sh.), ne keto kohera ku ka bere te ditur se fetaria eshte e veshtire te mbahet si prushi ne dore, njofton edhe rrugezgjidhjet...keshtu qe, ai ve ne dijeni se te mirat e nje njeriu ne keto kohera do te jete e barabar-te me te mirat e 50-te personave ne koherat pa intriga.


    Vini re se, paralajmrimet e te Derguarit te Allahut(xh.sh.), tregojne pushtetin e te keqijave, gabueshmerise, parregullsise e pa drejtesise dhe kohen ku rregullimi i tyre eshte i veshtire. Bashkesia muslimane, i ngjason nje bashkesie me tevbe, me urdheresat per te mira dhe me ndalimet nga te keqijat. Megjithate kjo mekanizem shkaterrohet dhe kriteret miresi-lagesi prishen. I Derguari i Allahut thote: "Mbillni nje fidan edhe po te shihni se po ndodhe (Dita e Gjykimit, Kijametit)." Profeti therret madje edhe ne momentin e fundit. Lum ai qe e degjon kete thirrje ne cdo moment!

    marr nga: www.presheva.com
    shkruar nga: Naim Drijaj
    Marrur nga Revista ETIKA Viti I Numri:3 faqe 20
    solli per ju : muhamed-psh

Faqja 15 prej 26 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •