Po e shkruaj disfaten time. me ne fund po deklaroj fatalitetin e lidhur kobshem me mua. po perligj ekzistencen tende, qenie e felliqur qe me shterove te gjithin. nuk mund te mos kujtohem qe ore e cast ti pret rrezimin tim perfundimtar, qe pastaj te ngrihesh plot lavdi mbi kufomen time te mjere e te buzeqeshesh njetrajtesisht ne drejtimin e atij qe dikur do quhej trupi i nje njeriu.
e dija qe do vije. Dikur, ndersa koha rridhte si vaj i ngjitshem ne drrasat e trungjeve plot rrathe, m'u pergjerove te te pranoja e mos te te thosha jo.
Pranova...dhe kjo do te thote qe sot duhet te nenshkruaj kapitullimin tim...
& & &
jam ne mbreterine e korbave te zinj. flatrat e tyre jane te pista dhe kur fluturojne afer meje, me fshikullojne egersisht. nata vjen ere lageshtie. shiu nuk rresht se reni nga copa qielli te ngaterruara mes resh qe nuk duken. momenti i marrezise eshte nje kulmim i siperm mbi mendesine time.
une dhe korbat, ne, e shikojme njeri-tjetrin me urrejtje. ata jane shume, une i vetem, kurse dueli sipas lojes se tyre duhet te behet ne qiell, ne nje mbreteri jo timen, ku une i pazoti te bej dicka, hesht, ne pritje jo te meshires por te ndeshkimit qe shpaloset madherishem pertej. pastaj, kur kurmi i hirin tim derdhet ne tapicerine e atij momenti te ankthshem, ngjeshem pas nje dritherime qe me ben menjehere dinak. shnderrohem brenda alegorise ne nje berthame aq te dukshme, sa kurthi im bie ne sy, dhe vetem njeri prej tyre, nje korb-foshnje, ne fillesat e ekzistences gjakatare, guxon te me perpije, kurse une, i pafytyre, i ngjitem pas gurmazit qe tenton te me coje perfund dhe i jap goditjen e vdekjes duke ia kthyer oksigjenin qe eshte mes meje e aparatit frymetretes, ne kokrriza te kaltra, qe marrin perfytyrime te habitshme nen kollitjet e shpendit qe ne agoni mbytet, e me peshtyn mua jashte.
Ben ftohte, kurse fitorja qe meritoj eshte me shume se c'duhet qe te tjere korba te tentojne sfidat e mia, ndaj, duke thithur me inatine duelit qe sapombaroi, hashashin qe mbaj ne duar, i perze nga idete e trullosura, kthej koken per te mos pare largimin e disfates plot turp dhe psheretij rresht.
-Jam njeri i gjithenatyrshem,-ulerij, kurse asgjeja e zeze tashme eshte larg, e nuk ka kohe te sodise me kureshtje delirin e atij qe fitoi mbi asgjene. autostrada yjore nis e qartesohet, kurse une, i vonuar ne mase, e di qe nuk me pret kush, e dal mes njerezish pa emer. e ndiej si dridhem i gjithi nga spazmat e mendjes. forca e saj eshte tronditese, kurse une jam shpetimtari qe mes tymit te atij malli mistik, rizgjoj instikte qe te trembur distancohen me vend e pa vend nga une.
me terheq jehona dhe zhurma e hapave te mesnates, qe te magjepsur nga nje gjemim nentokesor, drejtohen te night-club-et e nendheshem ku mund te gjesh te tregetuara vlerat dhe moralin, qe te pershtaten katerciperisht.
-Me urre po deshe,-i them vetes.-Une jam akoma i vetmi...Ti e njeh fatthenen qe me puthi dikur. ndaj le te behet si te jete e shkruar.
me perkujdesje ndaj halpit, gjendem dhe une ne rradhen e gjate per te prere bileten e nje ferrparajse qe nis e mbaron brenda oreve te djallit, nga mesnata deri ne agim te mengjesit. menjehere e ndiej terbimin qe gjallon ne siperfaqen e egersise sime. eshte zgjuar, me perkon gjithe lutje qe te shfrenohet sot, sikunder dje dhe dite me rradhe te jetes sime. bej si gjithmone, hyj duke u grindur, e si le dicka te vogel te truprojat e turmes, gjendem ne klub, symbyllurazi ec drejt vendit te pare te lire e palndosem ne kolltukun e mendjes sime, porosit te pi e nis te dehem sot, sikunder dhe dje e dite te tera me jave e ndiej kafshimin ne pulsin e qafes qe me freskon te gjithin.
-Po te prisnim pikerisht ty,-vjen e me afrohet e embla Marion, qe e njoh nga frekuentimet e mia te nates.
Nuk flas, por i bej shenje te ulet. porosis dicka per te dy, dhe i derdhim me nxehtesi gotat qe plotesojne katerkendeshat e zbrazet mes zemres e stomakut.
-Ej, Eris, qenke ketu,-vjen e me afrohet nje zhurmes i pare vagellimthi. e mqs nuk i besoj me racionalizmit tim, i bindur se njohjet e mia mund edhe te behen ne paditurine time te plote, e pershendes mallshem ate.
-Do dehemi dhe sot,-me kelthet nje tjeter, e nis te bindem se jam bere i njohur ne ate ambient degjenerimi.
-Ti qenke tape,-me thote dikush e duke klithur si i cmendur nga zbulimi qe tashme s'eshte me i tille, afrohet ne rrethin tone.
-C'behet ne kete ore'-pyet dikush, kurse une, pa e kuptuar cektesine ne te cilen jam i detyruar te jetoj ato ore te vogla djalli, ngre koken vrulltazi e ulerij porosine, qe vonon shume, mjaft sekonda per te mberritur.
-Me thuaj dicka te kendshme,-me cyt nje vajze, qe mbase aureolen time te lagur e ka pare te shkelqeje ne rrefimet e ndonje vogelusheje, ku une jam shfrenuar me mish e me shpirt ne aventurat mbremesore te miat.
-Me fal pak,-them pa vetedije, e ndersa cohem nuk e mbaj veten; me dashje marramendem e gjithe beftesi,ne mungese ekuilibri plandesem te gjoksi i hajthem i asaj qe kisha prane. neperdhemb jo njdese, por vleresim per mishin qe si mish duhej te kishte vetem vlera te pergjithshme e kaq, e bej te orientohem drejt banakut. Qendroj nje moment i trullosur, kurse veshtrimi im perplaset kalimthi me pasqyren, e godet me sup ate dhe vjen me frike e ngazellim afer meje.
-T iqenke ketu,-neperdhemb dhe shoh me vemendje ate fytyre te pare diku. Syte e njeri-tjetrit, te mite dhe te pasqyres se ftohte, perplasen egersisht, por vec shkendijash te zjarrta qe djegin ne karbon atmosferen, ska asgje.
-Kush je ti?!
-Po ti kush je?!
heshtje, e pastaj nisim te buzeqeshim te dy. une shtrengoj dhembet e po keshtu ben e tjetri, larg, ne pasqyre.
-**********!
-********** je vete!-me thote ai.
bej te largohem e ai pret duke e ditur se do kthehem serish.
-E takova prape ate,-them me nje tingull te trishte.
fytyra ime eshte e pikelluar. Kurse te tjeret qeshin, dikush me ngushellon, e ideologjite behen rutine pas rutine.
-Persekutimi im vazhdon,-them, kkurse te tjeret kerkojne te pi, e mos e kem me mendjen aty.
-Me prisni pak,-them dhe i terbuar, turfulloj gjithe mekatin, derisa krijoj nje grusht aq te rende fantazie, sa vrapoj si i cmendur i ngrate ne tualetin e femrave, ne te vetmin vend ku ka pasqyre, se ne tualetin e burrave dikush e kishte thuer dite me pare misteriozisht. veshtroj pasqyren ne heshtje, kurse fytyra tjeter, me e skuqur se une, me pret, me perqesh, shan e neperdhemb gjithe mllef ndaj meje.
-Ti linde se desha une! te krijova kur isha vetem, kur pata vertet nevoje per nje si ty. ne beme nje pakt te hidhur me fantazine e te dyve. cdo sot?
-Kush je ti?-me perqesh ai dhe une i detyruar, perseris po ate fraze, mbase duke harruar se para tij, mbase e kisha shqiptuar une me pare.
-Po ti kush je?!
-Truri im eshte i ndertuar me dy lobe madheshtore, ndaj eshte e kote te tregohem cingun e mos te te coj te akomodohesh ne njerin prej tyre. C'do me? harrove kush jemi?
-Po ti e harrove kush jemi?
-Ne jemi njeshat, me te miret, sģna mposht kush ne te dy! C'te them: Me vjen keq per ty jo me pak se per veten time. Vecse...kujdese flasesh kur te urdheroj une, e mos veprosh pa te thene une ta besh dicka te tille!
-Vertet PO une pas teje po flas....
Qeshim te dy me dykuptesine e fjaleve. shok, mik, prit pak, do ta shohesh se do jemi me te lumturit sot. i do miqte ti???!!!As une!
-Ti je i cmendue, je skizofren! Une nuk ekzistoj!
-Jo, mos thuaj keshtu.
Zeri im behet aq i embel, sa pikerisht kur perendoj veshtrimin, gjej forcen per ta genjyer dhe me nje grusht marramendes, e perplas furishem ne xhamat e kristalte.
-Me qellove?-thote ai i patrembur e pa shenjen me te vogel te tronditjes.
-C'Ben keshtu? Ne vertet nuk jemi nje, por une jam brenda teje, te njoh, do te zberthej turpesisht faqe te tereve. Nuk me mposht dot perderisa vete je i pamposhtur.
largohem i frikesuar. pa e marre dot me mend labirinthin ku pata rene, gjej tavolinen dhe hija ime e zverdhur nderpret gjithcka, kerkoj nje cigare dhe e thith me koshiencen e trurit tim, per te normalizuar rrahjet e pulsit te kafshuar nga Dikushi.
-ERUSIS!APOKALIPSI MES NESH! NDERSA te frikesuara, vajzat veshtrojne njera tjeren pa kuptuar dot gje.
I dehur, njeri nga miqte e mi pa me pyetur shkon nga kisha ardhur une. Erdhi e u ul prape ne vend, kurse fytyra i mori pamjen e Shvejkut te klonuar kur tha:
-Dreq! kujtova se ishe kapur me ndonje! Qetesohuni! ky ketu ka pire gjithfaresh, ndaj truri i punon rengje te vegjel. Pasqyra ne banjen e grave ishte copash. Po ke po pergjoje valle?-tha duke u perplasur ne nje te qeshur te zhurmshme, gjithe jarge, sa te tjeret e permbajten per te mos kapercyer mendsh. si dukej edhe ai po mbulohej nga ngerci imjegullt i amullise sime pa kuptim.

-Si e quan?-me pyeti me kureshtje vajza e gjoksit te hajthem.
-Erusis!
-Ej, po ky emer tingellon si i yti.
-Eshte pseudonim i rreme i lavdise sime te per(ko) hershme!
-Domethene?!
-E pra, ai tjetri eshte nje hiene sa mua, qe tenton te marre therrimet e lavdise sime. do qe te jete shoku im, miku qe s'kam pasur e s'do kem asnjehere. Por imitimi i tij eshte aq dashakeq, sa perhere kur e shikoj, nuk e di kush ekziston realisht, ai apo vetja ime.
-e cuditshme! sa e habitshme vertet...Do kercejme?
Ngrihem e shtremberoj veshtrimin, me bisht te syrit veshtroj perqark mos eshte diku, derisa zeri i tij rebelues e ben te ditur qe me ndjek kur me thote:
-Mjaft! Kjo vajze nuk ben per ty! Mos abuzo mbi mua, ti nuk e meriton ate!
Une ndjek ritmin qe godet perzishem mbi mua, valet elektromagnetike te plazmes se tjetrit. Nuk mposhtem lehte, e me teper i afroj gjithe force hiret e vajzes, perbri hijeve time, i marr shpirtin sikur dua te prirem per sex me te. Ajo tenton te shkeputet, por e kote dhe krimi im eshte evokim i korbave, qe i ngjiten ne floke, i futen ne trup dhe e kafshojne per t'i nxitur epsh ngatrrestar. E trembur, e trullosur, ajo qan e largohet gjithe frike e vrap jashte. Une qesh, por Erisi quhet Erusis dhe tepr vone per te marre vesh dicka. I vihem pas dhe ndjekja ime mbaron kur era e ftohte me percjell hakmarrjen gjithe kuptim te korbave, qe me tradhetuan me ate Tjetrin.
-Ku je dreqin?-themndersa e ndiej te gjalle ate, tek perpelitet ne mungese te dickaje qe ka vleren e oksigjenit ne syte e tij. Si e kuptoj qe ai ka bere mjaft sa per te thene "E leme me kaq tani", rifutem ne lokal e i cliret dehem derisa degjoj serish zerin e pertejvarrit erusian:
-Erdha!...I shkrete, nuk e di qe une jam fale dehjes tende. Malli qe ti tymos, heroina me te cilen ti lyen cigaren, e alkoli me te cilin ti gelltit veset e problemet tende, me jep jete, me ben te dukem ai qe jam sot per ty, e perhere...
Dhe une, strategu i pagabueshem i kurtheve, ai qe kalate e veta i ndertonte gjithe rrugekalime te nendheshme, shtang i humbur.
Toka tronditet poshte meje. Jam une, qe mezi pres castin e madherishem te perbetimit, qe pikerisht ate kohe me hap syte e me jep shkelqimin e vagullt te loteve te paster gjithe jete...
-Betohem per shenjterine time...
...Dhe korbat e zinj kapin cdo fjale. E ngjitin lart, aty ku qielli kurre ska pushuar grumbullimin e reve hakmarrese plot shi.
Une fola, e kobi im u be betim, derisa krijova nje imunitet vetvrases per pijet, drogen e veset, drejt moralit pa moral te te qenit i lire...Tregetia ime, e para dhe e fundit, do shuante teresisht ekzistencen e Atij, qe ne prezencen e vemendjes sime, do ndjente perhere te qenurit esell, ndaj do zhdukej e tretej njehere e pergjithmone kendej...

& & &
Ne mengjes, kur ora e djallit ishte zhdukur nga ndergjegjia e gjysmebotes, une u zgjova per te paren here njeri. Jam ERUSIS, e pata mashtruar perhere dike, qe mund te ishte vetvetja e te mbetej i tille, vetem kur thithte tym, ...drogohej...ose pinte alkol!!!
ERUSIS 2002