Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Hyjneshė Maska e Princesha_Pz
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    511

    Poezi te perzgjedhura !

    QĖNDRIMI




    Jam shqiptar
    e kosovar;
    zot e krenar,
    zot e bujar
    mbi kėtė dhé,
    q'e kam si fe,
    e pėrmbi fé:
    E kam vatan!
    E kam atdhe!
    Qė gjysh stėrgjysh,
    qė brez pas brez,
    qė gjithėmonė.
    Ti shqa thėrret,
    ti shqa bėrtet,
    gjer lartė nė retė
    se jam barbar.
    Jo, s'jam
    si bėrtet ti,
    si buēet ti,
    ti, Mal i Zi.
    Po vendin tim e dua,
    lirinė e dua,
    e s'dua
    zot
    mbi mua.
    Se jam kėtu
    kur s'kish njeri,
    kur s'kish kufi
    as fqinjėri,
    as shqa tė zi.
    Se jam kėtu
    kur Mal i Zi
    ish Iliri;
    kur nga njė det
    nė tjetrin det
    isha zot vetė!
    Unė jam kėtu
    nga moti
    kur vetė Zoti
    e bėri fushėn
    fushė
    e malin
    mal.
    Unė jam kėtu
    e do tė jem
    - dem baba dem -
    sa mali tė bėhet hi
    e hiri mal pėrsėri.
    Mitrush Kuteli

  2. #2
    Hyjneshė Maska e Princesha_Pz
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    511
    Gjuha shqype


    Porsi kanga e zogut t'verės,
    qi vallzon n'blerim tė prillit;
    porsi i ambli flladi i erės,
    qi lmon gjit e drandofillit;
    porsi vala e bregut t'detit,
    porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
    porsi ushtima e nji tėrmetit,
    ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
    Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
    porsi gjumi m'nji kėrthi,
    porsi drita plot uzdajė,
    porsi gazi i pamashtri;
    edhč ndihet tue kumbue;
    porsi fleta e Kerubimit,
    ka'i bien qiellvet tue flutrue
    n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
    Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
    qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
    trashigim, qė na la i Pari,
    trashigim s'ia len ai fmis;
    edhe atij iu thaftė, po, goja,
    qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
    qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
    flet e t'veten e lčn mbas dore.
    Nė gjuhė shqype nanat tona
    shi prej djepit na kanė thānun,
    se asht njė Zot, qi do ta dona;
    njatė, qi jetėn na ka dhānun;
    edhe shqyp na thanė se Zoti
    pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
    se sa t'enden stina e moti,
    do ta gzojn kta djalė mbas djali.
    Shqyp na vete, po pik' mā para,
    n'agim t'jetės kur kemi shkue,
    tue ndjekė flutra nėpėr ara,
    shqyp mā s'pari kemi kndue:
    kemi kndue, po armėt besnike,
    qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
    kah kanė dekė kta pėr dhč t't'Parvet.
    Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
    qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
    nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
    u pat folė njatyne ushtrive,
    qi sa t'drisė e diellit rrota,
    kanė me kźnė ndera e trimnive.
    Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
    gegė e toskė, malci e qyteta,
    gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
    mos ta lini sa t'jetė jeta,
    por pėr tź gjithmonė punoni;
    pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
    fisi juej, vendi e zakoni
    kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
    Nper gjuhė shqype bota mbarė
    ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
    ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
    trimi n'za, sikurse jini.
    Prandaj, pra, n'e doni fisin,
    mali, bregu edhe Malcija
    prej njaj goje sod t'brohrisim:
    Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!
    Gjergj Fishta

  3. #3
    Hyjneshė Maska e Princesha_Pz
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    511
    O moj Shqypni, e mjera Shqypni

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qite me krye n'hi?
    Ti ke pas qene nje zoje e rande,
    Burrat e dheut te thirrshin nane.
    Ke pase shume t'mira e begati,
    Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
    Gja e vend shume, ara e bashtina,
    Me arme te bardha, me pushke ltina,
    Me burra trima, me gra te dlira;
    Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
    Kur kriste pushka si me shkrep moti,
    Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
    Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
    E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
    Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
    I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
    I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
    Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
    Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.


    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
    Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
    E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
    Si mal me bore, si fushe me lule
    Ke pas qene veshun, sot je me crule,
    E s'te ka mbetun as em'n as bese;
    Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
    Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
    Nder nji qind ceta jeni shpernda;
    Sa thone kam fe sa thone kam din;
    Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
    Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
    Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
    Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
    Per me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
    Me ju turpnue me grue e moter,
    E per sa pare qi do t'fitoni,
    Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t'huej,
    Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
    Qani ju shpata e ju dyfeqe,
    Shqiptari u zu si zog nder leqe!
    Qani ju trima bashke me ne,
    Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
    E s'i ka mbetun as buke as mish,
    As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
    As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
    Por asht rrexue e bamun troke!
    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
    M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
    Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
    Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
    Ka mbet e veje si grue pa burre,
    Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
    Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
    Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
    Kete nane te dashtun a do ta lame,
    Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
    Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
    Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
    Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
    Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
    Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
    Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
    Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
    Asht tok' e jona, prind na e kane lane
    Kush mos na e preki, se desim t'tane
    Te desim si burrat qe vdiqne motit
    Edhe mos marrohna perpara zotit.

    Pashko Vasa

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    TRATHĖTORĖTĖ

    Shokė, kemi ne mest tėnė
    Shum' armik' e trathėtorė!
    Popo! mos u qoftė thėnė!
    Veē qė s'kanė gjė nė dorė.

    Harruanė mėmėdhenė
    Dh' e lanė kombinė tėnė
    E njė tjatėrė na gjenė!
    Popo! mos u qofte thėnė!

    Lanė zonjėn e lėvduar
    E zunė njė kurvė shtrigė,
    Tė ndyr' e tė mallėkuar,
    Tė fėlliqur e tė ligė.

    Lanė mėmėn tė xhveshur
    Dhe mundohenė pėr botė,
    Pa dhe bota duke qeshur
    U thotė: mundohi kotė!

    Qysh u bėnė Efialtė
    E nuk e njohin tė mirėn,
    Uthullėn pandehin mjaltė
    Edhe dritė errėsirėn!

    Buk' e mėmėdheut zėntė
    Tradhėtorėt e pabesė!
    Dhe Zoti dėrrmėn u dhėntė,
    Kurrė mos paēinė pjesė!

    Miqt' armiq i kanė bėrė,
    Armikėtė miq i zunė,
    Qysh janė fyell tė tėrė!
    Ē'ėshtė kjo e madhe punė!

    Fajn' e math kur do ta njohin
    Njerėzit e mallėkuar?
    Dritėnė pse nuk e shohin,
    Apo janė tė verbuar?

    Janė sė gjithash tė marrė
    Dhe tė liq me tė vėrtetė,
    Mėmėdheut bėjnė varrė,
    Po do tė bienė vetė,

    Se mbretėron e vėrteta,
    S'del kurrė gėnjeshtr' e shkretė
    T'ish ashtu, qe prishur jeta,
    S'kish mbetur gjė e vėrtetė.

    Ata turpinė fitojnė,
    Nderr' e tyre posht' e hedhin
    Dhe armikėtė gėzojnė
    E nė errėsirėt bredhin.

    Nuk ėshtė kurrė haruar
    Dh'e mira dh'e lig' e shkretė,
    Tė gjitha janė paguar,
    S'ka mbeturė gjė nė jetė.

    Lerini, pa do ta gjėjnė,
    Tė vėrtetėn do ta njohin,
    Se tani s'e dinė c'bėjnė,
    Janė tė verbėr e s'shohin.

    O, popo ē'turp kanė marrė!
    Janė bėrė tradhėtorė
    Dhe s'janė mė shqipėtarė,
    Se nga kombi hoqnė dorė.

    Me tė huajnė u bėnė,
    Me armikn' e Shqipėrisė,
    S'duanė gjuhėnė tėnė
    Armikėt' e Perėndisė!

    Ndjej, o Zot, se nukė dinė
    Se ē'bėjnė, janė mahnitur,
    Rrahin tė prishin shtėpinė
    Pun' e lig' edh' e mėrzitur.

    Tė gjorėt janė nė gjumė,
    Tė vėrtetėnė s'e dinė,
    Do tė mundohenė shumė,
    Pasdaj mėnttė do t'u vinė.

    Vėllazėrin' e harrojnė
    Dhe kombin e mėmėdhenė,
    Dhe armikėtė dėgjojnė
    Edhe s'dinė se ku venė.

    Hiqni dorė, hiqni dorė!
    Mblithni mėntt' e tupėrohi,
    Mos u bėni trathėtorė,
    Se pasdaj do tė pendohi.
    N.FRASHERI
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    KESHTJELLA


    Zakoni i vjeter na ka ndare,
    Tani te huaj ne u beme;
    Si guret, qe zene vend ne toke,
    Ne jete vend ne kemi zene.

    Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
    Te gjitha rruget edhe shtigjet,
    Si dy qytete mesjetare
    Me mure, heshta dhe me pirgje.

    Por naten, kur i lodhur truri
    Portat i mbyll me qetesi,
    Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
    Nje shteg qe vetem ti e di.

    Pastaj, si ne rrugica parqesh
    Shetit mes cirkovolucionesh,
    Hyn neper enderra edhe shkujdesur
    Fanitesh, qesh, ma ban me dore.

    Po kur mengjesi ze afrohet,
    Nis shqetesohesh befas ti,
    Dhe heshturazi del perjashta,
    Nga shtegu qe vec ti e di.

    E dita vjen; rrjedh prape jeta
    Dhe ne te dy si dhe me pare
    Te ftohte rrime e te pamposhtur
    Si dy qytete mesjetare.
    I. KADARE
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Lamtumirė…i dashur ATDHE !

    Lamtumirė i dashur atdhe,po largohem pėrgjithmonė,
    Shpirti im i pėrvėluar,oqeanė sot kalon’ (ė)…

    Kujtimet rinia ime, tė gjitha kanė ngelė aty,
    Emigrant vazhdoj tė jem,se si ndodhi nuk e di ?

    Ky kurbeti po mė tret,pa kuptuar e avash,
    E di qė njė ditė do vdes,prandaj qaj e po pėlcas.

    Nuk ka mall e dashuri, se sa vėndi jot i mirė,
    Atje gjyshėrit kanė varret,dhe ne ikėm pa dėshirė.

    Morėm rrugėt e kurbetit,qė ka ndarje edhe lot,
    Lamtumirė o vėnd i shėnjtė, jemi larg s’tė shomė dot.

    Kam njė thikė mu nė zėmėr, mė gozhdon e s’lėviz mė,
    Me njė mall tė pėrvėluar,digjem i tėri pėr tė !

    Ėshtė mall i mėmėdheut,qė nuk shuhet as njė herė,
    Vetė shkrij porsi qiriri,nė kėtė jetė tė mjerė.

    U bėnė vite qė “Jam Larg*”,e asgjė nuk mė gėzon, (“vėllimimi poetik”)
    I kam prindėt tash tė vdekur…qė tė dy nė Lekėkond.

    Lulet atyre u mungojnė,nė epitafe e nė kryqe,
    Ika mora aratinė…nėpėr dete pėrmbi brigje.

    Ėshtė zogu i furtunės,qė unė shpesh e porosit,
    Shko mbi varr e pastro barė,e pėrqafomi njė ēik’.!

    E tu japish pėrqafime,malli shumė na ka marė,
    Bėjmė tė vijmė e s’vijmė dotė…jemi lidhur me litarė*.(Lidhja me fėmijėt)

    Tė lidhur nga kėmbė e duar,gjithmonė mall e dashuri ,
    Dhe nė ėndra me sy hapur,duket sikur jemi aty.

    Lamtumirė o vėnd i shėnjtė,ti je zėmra e kujtimi,
    Shqipėri ti mėma ime,po mė mbyt ky mallėngjimi.

    Eci rrugės si i marė,e pėrditė ėndėroj…
    Ti je shpresa e shpėtimi,me asgjė nuk tė ndėroj.

    Gjaku qė kam nėpėr deje,ėshtė flakė qė flakėron,
    Do ta ndali ndonjė herė, zėmrėn qė tya kėrkon.

    Kur do ndreqesh ty atdhe,qė tė kthehem pėrsėri,
    Tani qė jam ende gjallė,se do mė mbyllen kėta sy.

    Tė vij tė mar erė deti,tė shijoj atė freski,
    Se kėtu ėshtė baltė e botės,dhe nuk kam as gjallėri.

    O atdhe o bukė e ėmbėl,qė mė je si mjaltė mali…
    Emigranti ėshtė i vuajtur ,dhe pėr tya e mer malli.!

    P.J.PALI nė USA mė 23/12/1997
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    "Kur tė jesh mėrzitur shumė"


    Kėtu s'do jem, do jem larguar
    Nė tokė i tretur si tė tjerėt.
    Nė kafenenė e preferuar
    Nuk do mė shohin kamerierėt.

    Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur
    S'do ndihet kolla ime e thatė
    Mbi varrin tim do rrijė i heshtur
    Njė qiparis si murg i ngratė.

    Ti do trishtohesh atėherė
    Se s'do mė kesh nė dhomė tė gjallė
    Dhe kur nė xham tė fryjė erė
    Do qash me erėn dalėngadalė.

    Por kur tė jesh mėrzitur shumė
    Nė raft tė librave kėrkomė,
    aty i fshehur do tė jem unė
    Nė ndonjė fjalė, a ndonjė shkronjė.

    Mjafton qė librin pak ta heqėsh
    Dhe unė do zbres, do t'vij pranė teje,
    Ti si dikur me mall do qeshėsh
    Si njė blerim pas njė rrėkeje.

    Dritėro Agolli
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Mėmėdheu


    Mėmėdhe quhetė toka
    ku mė ka rėnurė koka,
    ku kam dashur mėm'e atė,
    ku mė njeh dhe gur' i thatė
    ku kam pasurė shtėpinė,
    ku kam njohur perėndinė,
    stėrgjyshėt ku kanė qėnė
    dhe varret q'i kanė vėnė,
    ku jam rritur me thėrrime
    ku kam folur gjuhėn time,
    ku kam fis e ku kam farė,
    ku kam qeshur, ku kam qarė,
    ku rroj me gas e me shpres,
    ku kam dėshirė tė vdes.


    A.Z. CAJUPI
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Himni i Flamurit


    Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
    Me njė dėshirė me njė qėllim,
    Tė gjithė Atij duke u betuar,
    Tė lidhim besėn pėr shpėtim.


    Prej lufte veē ai largohet,
    Qė ėshtė lindur tradhėtor,
    Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
    Po vdes, po vdes si njė Dėshmor.


    Nė dorė armėt do ti mbajmė,
    Tė mbrojmė Atdheun nė ēdo vend,
    Tė drejtat tona ne s'i ndajmė,
    Kėtu armiqtė s'kanė vend.


    Se Zoti vet e tha me gojė,
    Qė kombe shuhen pėrmbi dhč,
    Po Shqipėria do tė rrojė,
    Pėr tė, pėr tė luftojmė ne.

    AZDRENI
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #10
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Zgjimi

    O vullnete tė ndrydhuna ndėr grushta tė ēelikta tė shekujve
    tė kaluem!
    O vullnete tė shtypuna me themra tė ngurta tė titajve
    tė tėrbuem!
    Tė cilėt n'udhė pėr nė theqafje kėtejpari i ranė
    dhe vatrat tona nė mjerim i pėrlanė...
    O vullnete tė ndrydhura!
    O vullnete tė shtypuna!
    Shkundni prangat tė mbrapshta! E me britmė ngadhnyese,
    me hove viganash, dėshirash flatruese,
    turniu nė tė gjitha anėt dhe poshtė nė dhč zbritni
    ndosht' aty keni pėr tė gjetė fillin e njė hymni,
    qė Illyri e vjetėr ndėr kremtime kėndonte,
    ndėrsa zemra e kombit nė liri kumbonte.
    O vullnete tė ndrydhuna!
    O vullnete tė shtypuna!
    Tash shėgjetat e flakta tė shprehjes suej zharitse
    drejtoni kah qiella nė ball tė hyut a tė dreqit,
    i cili fatin tonė mbytte nė mnijė tė vet pėrpise
    a dijė se tė Birt' e Shqipes folen ia ngrehėn vetvetit.

    MIGJENI
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •