Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910

    Post Gnosticizmi i Krishterë - Ungjilli i Judës

    Për të kuptuar e vlerësuar plotësisht shkrimet e shenjta, kontekstin e kohës dhe trashëgiminë kulturore të tyre, shpesh është i nevojshëm hulumtimi i burimeve të tjera të shkruara të kohës.

    Të gjitha shkrimet e shenjta përfshirë këtu edhe Biblën, adresohen apo citojnë tekste e burime jashtë tyre. Duke njohur këto tekste apo burime alternative informacioni, mund të përftojmë një panoramë më të gjerë të kontekstit se sa ajo e ofruar nga korniza e një vepre të vetme.
    Edhe në rastin e shkrimeve të krishtera, ekziston një listë jo e vogël tekstesh të cilat kanë influencuar shkruesit e Besëlidhjes së Re.
    Vetë Bibla mund të na udhëheqë drejt tyre në tri mënyra kryesore: 1. Përmes përmendjes së titullit të veprës si në rastin e Librit të Jasherit. 2. Duke cituar tekstualisht pjesë të tyre si në rastin e Librit të Enokut. 3. Duke aluduar për ekzistencën e një vepre të caktuar si në rastin e letrës që mungon dërguar Korintasve nga Pali.

    Meqënëse çdo histori ka dy anë, në këtë temë zgjodha si subjekt një tekst i cili më ka bërë shumë përshtypje për sa i përket njohurisë ezoterike që përmban: Ungjillin e Judës. Studimet e shkruara dhe hipotezat për të janë të pafundme. Ka nga ata që thonë se ai qe i pushtuar nga demonë, të tjerë e quajnë shenjtor e të tjerë akoma mendojnë se ai përfaqësonte vetë Djallin. Ishte Juda shenjtor apo Antikrishti i fundit të ditëve? Kush ishte Juda... nga vinte... çfarë kërkonte... çfarë bëri?
    Ishte vallë Juda demoni që shpëtoi botën duke u bërë shkak për vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Jezusit? Këto janë pyetje përgjigjet e së cilave çdokush i zgjedh vetë pasi të njohë të dy anët e historisë.

    Ungjilli i Judës dallon mjaft nga historitë e tjera ungjillore të Biblës. Ai konsiderohet tekst gnostik dhe Gnostikët atëherë ishin një sekt i Krishtërimit që si çdo sekt apo besim tjetër, mundoheshin të zgjeroheshin e të mbijetonin nën presionin në rritje të ortodoksisë së kohës. Ai rrotullohet rreth boshtit të një Diturie të veçantë apo Gnosis transmetuar Judës nga Jezusi.
    Ky ungjill është krejtësisht në linjë tjetër nga katër ungjijt e kanonizuar të Kishës (Mateut, Markut, Lukës e Gjonit). Sipas tij, Jezusi i kërkoi apo e urdhëroi Judën që ta tradhëtonte në mënyrë që të përmbushte fatin e Tij. Kjo do ta bënte Judën shenjtor e jo tradhëtar dhe mëkatar siç njihet botërisht. Ungjilli origjinal i Judës sipas studimeve është shkruar fillimisht në gjuhën greke rreth viteve 180 të erës sonë. Teksti qe është në ruajtje aktualisht, është shkruar në gjuhën koptike dhe daton akoma më vonë, rreth viteve 220-340 të erës sonë (sipas testeve me
    karbon radioaktiv). Në çdo rast, ai nuk mund të jetë shkruar nga Juda dhe autori i tij mbetet i panjohur. Siç mund të vihet re lehtësisht edhe nga emri, thuhet "Ungjilli i Judës" dhe jo "Ungjilli sipas Judës" pikërisht për të theksuar e për të vënë në qendër figurën e këtij të fundit.
    Një pjesë dërrmuese e ungjillit është e humbur për arsye të ruajtjes së gabuar nga tregtarë të paskrupullt, e prej kësaj seksione të tëra janë të humbura përgjithmonë.

    Një kopje origjinale në gjuhën koptike mund të shkarkohet këtu:
    Kodi:
    http://www.nationalgeographic.com/lostgospel/_pdf/CopticGospelOfJudas.pdf
    Për mendimin tim, ky ungjill mbetet një lexim interesant edhe për besimtarët më "konservatorë" pasi ofron një këndvështrimi të ri mbi mësimet e transmetuara nga Jezusi dhe mbi marrdhëniet e Jezusit me Judë Iskariotin.




    - Ungjilli i Judës -
    Kjo është shpallja, e cila i ishte zbuluar në mënyrë të fshehtë Judë Iskariotit nga Jezusi gjatë asaj periudhe tetë-ditore që përfshinte (që ishte) tri ditë përpara se ai (Jezusi) të kremtonte Pashkën (një përkthyes sugjeron "kremtonte pasionin/vuajtjen e tij).

    1. Jezusi u shfaq në tokë për të kryer mrekulli dhe vepra mahnitëse në mënyrë që të shpëtonte njerëzimin. Meqënëse disa silleshin në mënyrë të ndershme dhe të tjerë vijonin në mëkatet e tyre, ai vendosi të thërrasë të dymbëdhjetë dishepujt.

    2. Ai filloi t'u fliste atyre rreth mistereve që shtrihen përtej kësaj bote dhe mbi atë çfarë do të ndodhte në fundin e botës (në fund). Ai shpesh shndërronte pamjen e tij dhe nuk dukej si vetja, por si një fëmijë (disa përkthyes sugjerojnë "vegim" ose "shpirt") kur ishte me dishepujt e tij.

    3. Njëherë Ai iu afrua dishepujve të tij në Jude, teksa ata rrinin ulur së bashku me përkushtim (duke ushtruar devotshmërinë e tyre - duke ushtruar besimtarinë e tyre). Ndërsa ai qasej pranë dishepujve të tij, pa se ata ishin ulur së bashku, duke falënderuar dhe duke thënë një lutje për bukën (Eukaristia / falënderimet). Ai qeshi.

    4. Dishepujt e pyetën: "Rabbi, pse jeni duke qeshur me lutjen tonë të falënderimit? Nuk kemi vepruar vallë siç duhet?" Ai tha, "Unë nuk po qesh me ju. Ju nuk po e bëni këtë sepse e dëshironi. Ju po e bëni këtë, sepse Perëndia juaj, (ka nevojë të / do të ) lavdërohet. "

    5. Ata thanë: "Rabbi, ti je biri (tokësor /i vetëm) i Perëndisë tonë." Jezusi u përgjigj: "Nga më njihni ju mua? (Mendoni se ju më njihni mua?) Po ju them përnjëmend, se askush prej jush në këtë brez (në këtë racë), nuk do të më kuptojë mua."

    6. Dishepujt e tij e dëgjuan këtë dhe u zemruan, nisën të murmuritin blasfemi dhe ta qesëndisnin Atë në zemrat e tyre. Kur Jezusi e pa paaftësinë e tyre (për të kuptuar atë që ai u tha atyre (marrëzinë e tyre), ai tha, "Përse u mërzitët deri në zemëratë? Perëndia juaj, që gjendet brenda jush, (dhe paaftësia juaj për të kuptuar) kanë nxitur këtë zemëratë në mendjen / shpirtin tuaj. (Unë sfidoj) çdonjërin nga ju të më tregojë se është i aftë (të kuptojë mjaftueshëm) të shfaqë njeriun e përsosur dhe të qëndrojë përballë me mua."

    7. Ata të gjithë thanë: "Ne jemi të fortë sa duhet." Por në shpirtrat (në qenësinë e vërtetë) e tyre askush nuk guxonte të qëndronte përpara tij, përveç Judë Iskariotit. Juda ishte në gjendje për të dalë përballë me të, por edhe ai nuk mund të shihte Jezusin në sy, dhe e ktheu fytyrën tutje.

    Shënim: Nuk është e qartë arsyeja përse Juda nuk e shihte dot Jezusin. Ishte traditë që në shenjë respekti të mos vështrohej një epror në sy. Ose Juda nuk ishte në gjendje për ta parë në sy Jezusin, ose ishte i detyruar të mos e bënte këtë nga pozita e Jezusit si Rabbi i tij.

    8. Juda i tha: "Unë e di cili jeni dhe prej nga vini. Ju jeni nga mbretëria e përjetshme (e ngahershme) e Barbelos. Unë nuk jam i denjë për të shqiptuar emrin e atij që ju ka dërguar."

    9. Jezusi e dinte se Juda ishte në gjendje të kuptonte (të dilte ballë / të mendonte për) diçka që ishte e lavdishme, kështu që Jezusi i tha: "Bëj tutje (largohu në një farë distance) nga të tjerët dhe unë do të të tregoj mbi misteret e Perëndisë (e mbretërimit të Perëndisë / mbretërisë së Perëndisë).

    10. Është e mundur për ty të arrish atje, por rruga do të të shkaktojë pikëllim të madh, pasi do të zëvendësohesh në mënyrë që të dymbëdhjetët të mund të jetë të plotë me Perëndinë e tyre sërisht." Juda e pyeti: "Kur do të më thoni se si dita e madhe e dritës do të agojë për këtë gjenratë (racë)? Kur do të mi shpjegoni këto gjëra? " Por si ai kërkoi këto gjëra, Jezusi e la dhe u largua.

    11. Në agimin e ditës tjetër pas kësaj që ndodhi, Jezusi iu shfaq dishepujve të tij. Ata e pyetën: "Rabbi, ku shkuat dhe çfarë bëtë pasi u larguat nga ne?" Jezusi u tha atyre, "Shkova te një tjetër brez (racë), i cili është një brez (racë) më i madhërishëm e më i shenjtë."

    12. Dishepujt e vet e pyetën, "Zot, cila është kjo racë e madhe që është superiore ndaj nesh dhe më e shenjtë se ne, dhe që nuk gjendet tani në këtë botë (mbretëri)?" Kur Jezusi dëgjoi këtë, ai qeshi dhe u tha atyre: "Përse në zemrat tuaja mendoni për këtë racë (brez) të madhe e të shenjtë? Kështu u bëftë - Do t'ju tregoj. Askush i lindur në këtë epokë (mbretëri, kohë) nuk do mund ta shohë atë gjeneratë (racë), e madje as turma (ushtritë) e engjëjve që kontrollojnë yjet nuk do mundë të sundojë mbi atë gjeneratë (racë), dhe asnjë njeri i vdekshëm (i korruptueshëm) nuk do të mundë t'i bashkohet (t'i përkasë) asaj.

    13. Ajo gjeneratë nuk vjen nga një mbretëri, e cila është bërë e vdekshme (e korruptuar). Gjenerata e njerëzve në mesin tuaj është nga gjenerata e njerëzimit me fuqi të dobët (pa fuqi), e cila nuk mund të lidhet me fuqitë e tjera (më të larta) prej të cilave ju sundoheni." Kur (Ihis) dishepujt dëgjuan këtë, ata ishin të gjithë të trazuar (në zemrat e tyre / në shpirtin e tyre). Ata ishin/mbetën pa fjalë (nuk mund të shqiptonin asnjë fjalë).

    Shënim: Këtu nis të shfaqet një dallim në mes të brezit apo racës njerëzore, e cila është inferiore, e kalbur, dhe e pandriçuar, dhe "brezit apo racës së madhërishme", e cila është e ndriçuar, pakorruptueshme, dhe e përjetshme. Ekzistojnë vetëm dy raca, ata që kanë gnosis dhe ata që nuk kanë. Në mënyrë interesante, Jezusi nuk i vendos dishepujt e tij në brezin e madhërishëm.


    14. Në një ditë tjetër Jezusi erdhi drejt tyre. Ata i thanë (atij), "Rabbi, ne ju kemi parë në një ëndërr, pasi të gjithë kemi patur ëndrra mbi një natë në të cilën vijnë e ju marrin (ju arrestojnë)." (Ai tha), "Pse (vini tek unë kur) keni shkuar të fshiheni?"

    15. Ata thanë: "Ishte aty një ndërtesë hijerëndë me një altar të madh në të, dhe dymbëdhjetë burra, (për të cilët besojmë se ishin) priftërinj, dhe një turmë njerëzish që presin (durojnë me këmbëngulje) tek altari, (për) priftin që të vijë dhe të marrë blatimet. (Gjithësesi), ne duruam në pritje (ne ishim këmbëngulës gjithashtu). " (Jezusi i pyeti), "Si ishin këta priftërinj?" Ata thanë: "Disa prej tyre mbanin kreshmë për dy javë; (të tjerë do të) sakrifikonin fëmijët e tyre, të tjerë gratë e tyre, (ndërkohë që të gjithë) lëvdonin (e blatonin) me përulësi njëri-tjetrin; disa bënin seks me meshkuj të tjerë; disa vrisnin; disa kryenin një mori të tërë mëkatesh dhe dhe veprash kriminale. Dhe njerëzit që qëndrojnë para altarit thërrasin emrin tuaj (autoritetin tuaj), dhe në të gjitha veprat e tyre që burojnë nga mungesa e njohurisë (mungesa e dritës), flijimet përmbushen (nga duart e tyre) dhe altari qëndron gjithmonë plot e përplot me kurbanet e therur nga vetë ata. " Pasi ata treguan këto gjëra, ndenjën të heshtur e në ankth.

    16. Jezusi i pyeti: "Përse jeni të shqetësuar? Kështu u bëftë pra, unë do t'ju them se të gjithë priftërinjtë të cilët kanë qëndruar para altarit thërrasin emrin tim. Shumë herë ju kam treguar se emri im ka është shkruar mbi gjykimin e kësaj race dhe mbi yjet përgjatë gjeneratave njerëzore. Në emrin tim (këta njerëz) kanë mbjellë pemë shterpë, (dhe këtë e kanë bërë) pa nder."

    17. Jezusi u tha atyre: "Ju jeni si ata njerëz që keni parë duke blatuar në altar. Ai është zoti të cilit ju i shërbeni, dhe dymbëdhjetë burrat që keni parë përfaqësojnë ju. Bagëtitë që keni parë të sillen për flijim përfaqësojnë njerëzit e shumtë që keni udhëhequr (do të udhëhiqni) në udhë të gabuar përpara atij altari. Ju do të qëndroni (udhëhiqni / përfaqësoni) dhe përdorimin e emrin tim në atë mënyrë, dhe po ashtu edhe brezat e të devotshmëve, e ju të gjithë do të mbeteni besnikë ndaj "atij." (Disa përkthime shkruajnë "Zoti i kaosit do të zërë vend në këtë mënyrë.") Pas "atij" një njeri tjetër do të udhëheqë nga (grupi i kurvarëve), dhe një tjetër (do të udhëheqë nga altari i atyre) që vasin fëmijë, dhe një tjetër nga ata që janë homoseksualë, dhe një tjetër nga ata të cilët kreshmojnë, dhe një tjetër do të ngrihet nga pjesa që mbetet e që janë ndyrësia vetë, që janë paligjshmëria dhe që mëkatojnë, dhe janë (nga) ata të cilët thonë: "Ne jemi si engjëjt", ata janë yjet që do të bëjnë gjithçka të ndodhë / do të sjellin fundin e gjithçkaje.

    18. Brezave njerëzore u është thënë: "Vështroni, Perëndia e mori sakrificën tuaj përmes duarve të një prifti." Por prifti është një shërbëtor i së gabuarës (shërbyes i lajthitjes / meshtar në mëkat). Por është Perëndia, Zoti i gjithçkaje (tërësia e hyjnores), i cili urdhëron, "Në ditën e fundit (të kohës), ata do të turpërohen (disa përkthyes e kanë -" në fundin e ditëve")."

    Shënim: Jezusi i tregon dishepujve se ata janë besnikë ndaj zotit të gabuar. Ai vazhdon më tej t'u tregojë se ata janë ata të cilët vrasin, kurvërojnë, dhe mëkatojnë. Për më tepër, Jezusi u tregon atyre se ata do ta udhëheqin njerëzimin drejt një masakre shpirtërore, njësoj si kafshët që kanë parë të flijohen në ëndrrën e tyre. Në këtë kohë numri 12 përfshinte edhe Judën. Kjo,
    së bashku me vargje të tjera të ngjashme, i ka bërë shumë studiues të dalin në përfundimin se Ungjilli i Judës nuk e përshkruan Judën si person të shenjtëruar, ndryshe nga ç'mendonin përkthyesit origjinalë
    .

    19. Jezusi (u tha atyre), "Mjaft sakrifikuat atë që keni dhe mjaft u sorollatët mbi altar. Priftërinjtë janë mbi yjet tuaja e mbi engjëjt tuaj. Atyre tashmë u ka ardhur fundi pikërisht atje. Pra, lërini të ngatërrohen(të grinden / luftojnë) përpara jush, dhe largohuni duke i lënë të vetëm. (Mos u njollosni nga ky brez, por hani ushqimin e dijes dhënë juve nga i madhi (i vetmi i madh).

    Shënim: Do të vini re se fjala "yjet" përmendet shpesh në tekst. Ata përdoren për të simbolizuar dy koncepte unike. Mendohej se në krijimin e kozmosit, yjet u krijuan si forca të cilat kontrollonin fatin e çdo personi. Mendohej gjithashtu se çdo personi i caktohej një yll si shtëpia apo vendi i prehjes i tij ose i saj i përjetshëm. Një njeri i mirë do të ngjitet në yllin e tij për të sunduar dhe pushuar. Kështu, yjet ishin fuqi të ndërgjegjshme, që zbatonin urdhrat e Zotit, dhe gjithashtu ishin vendet e fatit për ata që arratiseshin nga plani material.


    20. Një bukëpjekës i vetëm nuk mund të ushqejë gjithë krijesat nën qiej. Dhe ata nuk do t'u japin atyre të njëjtin ushqim që do ti shërbejnë racës së lartë.
    Jezusi u tha atyre, "Mjaft luftuat me mua (kundër meje). Secili nga ju ka yllin e vet, dhe çdo... (Mungojnë këtu rreshta të tërë. Tekst mund të thotë "njeri ka fatin e tij." Apo ndoshta, "njeri i cili bën mirë do të rrojë dhe pushojë në yllin e tij").
    (Të gjitha gjërat ndodhin në stinët e tyre dhe të gjitha stinët janë caktuar. Dhe në stinën që ka ardhur (pranverë) për pemët (e parajsës) të kësaj epoke / moshe kjo do të prodhojë (lidhë fruta) për njëfarë kohe, (e më pas do të thahen), por ai i cili ka ardhur të ujisë parajsën e Perëndisë, dhe gjithashtu të ujisë këtë brez, do të zgjasë përgjithmonë, paso (ai) nuk do korruptohet / dalë nga udha e jetës, por do ta udhëheqin atë brez nga përjetësia në përjetësi."


    21. Juda e pyeti: "Rabbi, çfarë lloj fruti lidh ky brez?" Jezusi u përgjigj, "Shpirtrat e çdo brezi njerëzor do të vdesin. Megjithatë, kur këta njerëz (të kësaj mbretërie) të kenë përfunduar kohën në mbretëri dhe kur fryma e gjallë t'i lërë ata, trupat e tyre do të vdesin, por shpirtrat e tyre do të vazhdojnë të jenë të gjallë, dhe ata do të ngjiten (ngrihen / lartësohen). " Juda pyeti, "Ç'do të bëjë pjesa e mbetur e gjeneratave njerëzore?" Jezusi tha, "Nuk është e mundur të mbillen fara në tokë shkëmbore dhe as të mblidhen fruta prej tyre. Këtë udhë ka ndërmarrë edhe kjo racë (ky brez i) e korruptuar /prishur, fëmijët e kësaj mbretërie dhe dituria e prishur / korruptuar nuk janë duart që kanë krijuar njerëzit e vdekshëm, me qëllim që shpirtrat e tyre të ngjiten në mbretërinë përjetshme e të lartë. Amen, unë po ju them se asnjë ëngjëll i fuqisë (ose fuqi) nuk do të jetë i aftë të shohë atë mbretëri e cila i përket brezave të shenjtë (më lart)." Pas Jezusi tha këtë, nisi të largohej.

    22. Juda tha: "Rabbi, ju i keni dëgjuar të gjithë të tjerët, kështu që tani dëgjomëni edhe mua. Unë kam parë një vegim të madh."

    23. Kur Jezusi dëgjoi këtë, ai qeshi dhe i tha: "Ti je shpirti (demoni) i trembëdhjetë, përse je duke u munduar kaq shumë / përse e shqetëson veten kaq shumë? Megjithatë, flit, dhe unë do të tregohem i durueshëm me ty." Juda i tha: "Në vegimin tim unë pashë veten time dhe dymbëdhjetë dishepujt po më qëllonin me gurë dhe po më përndiqnin mua keqazi / në mënyrë të rëndë / të egër. Dhe unë po ju ndiqja ju dhe mbërrita në një vend ku unë pashë një shtëpi të madhe para meje, dhe sytë e mi nuk mund të përfshinin (kuptonin) përmasën e saj. Shumë njerëz ishin përreth saj, dhe shtëpia kishte një çati prej bimësh (bari / bimësie të gjelbër), dhe në mes të shtëpisë qëndronte një turmë, e unë isha atje me ju duke ju thënë: "Rabbi, më merrni edhe mua në shtëpi së bashku me këta njerëz.'"

    24. Ai (Jezusi) u përgjigj dhe tha: "Judë, ylli yt të ka keqdrejtuar. Asnjë njeri i lindur i vdekshëm nuk është i denjë për të hyrë në shtëpinë që ke parë. Ai është një vend i rezervuar për shenjtorët. Madje as diellit, as hëna e as dita (drita e ditës) nuk mund të sundojë atje. Vetëm shenjtorët do të jetojnë atje, në mbretërinë e përjetshme, me engjëjt e shenjtë, gjithmonë. Shikoni, unë ju kam shpjeguar juve misteret e mbretërisë dhe ju kam mësuar në lidhje me gabimet e yjeve; dhe unë e kam dërguar atë në rrugën e duhur përgjatë dymbëdhjetë epokave"

    Shënim: Ka 12 shenja astrologjike. Të 12 shenjat e zodiakut përbëjnë një rrugë 360-gradë përreth Tokës, e cila kerkon 25.920 vjet për të plotësuar. Çdo shenjë është e përbërë nga 30 gradë gjatësi qiellore.


    25. Juda tha: "Rabbi, a mund të ndodhë vallë që fara ime shpirtërore do t'i fitojë sundimtarët e fuqisë kozmike (mund të lexohet edhe si: "është nën kontrollin e sundimtarëve të fuqisë kozmike"?) "

    26. Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Eja me mua në mënyrë që unë të mund të të tregoj mbretërinë që do të marrësh. Unë do të të tregoj se çfarë do të vijë për ty dhe këtë gjeneratë, por do të pikëllohesh kur të shohësh mbretërinë dhe të gjithë racën (njerëzit) e saj." Kur Juda dëgjoi këtë, ai i tha: "Ç'të mirë do të sillte kjo, ndërkohë që unë shoh se ju më keni veçuar e ndarë nga ajo racë?" Jezusi iu përgjigj dhe tha: "Ti do të bëhesh i trembëdhjeti, ti do të jesh i mallkuar nga gjeneratat e tjera, e ti do të kthehesh për të sunduar mbi ta. Në ditët e fundit ata do të mallkojnë lartësimin tënd në racën / mbretërinë e shenjtë. "

    27. Jezusi tha: "Më ndiq (eja me) mua, në mënyrë që unë të të mësoj (të fshehtat), të cilat askush nuk i ka parë ndonjëherë.

    28. "Dhe aty u shfaq një re që shëndrinte fort. Fryma e Madhe tha: "Le të mishërohet një engjëll si ndihmësi im. ' "Një engjëll i madh, i ndriçuari, hyjnori, i vetë-gjeneruari (vetë-krijuari), doli nga retë. Për shkak të tij, edhe katër drita të tjera engjëllore (ndriçuese), (Harmozeli, Oroiaeli, Daveithai, dhe Elelethi) filluan të ekzistojnë nga një re, dhe ata u bënë ndihmësit (ndihmëtarë / shoqërues) të engjëllit të vetë-krijuar (kumtues). I Vetë-Krijuari shpalli, 'Le të vijë në jetë një yll / Adami,' dhe (ai), erdhi në jetë (menjëherë). Ai krijoi yllin e parë të ndritshëm (shkëlqyes), që ky i fundit të mbretërojë mbi të.

    Shënim: Këtu kemi një tekst të ngatërruar, përkthimi i të cilat mund të shkojë në një nga dy drejtimet e mundshme. Fjalët e humbura në mes të tekstit mund të jenë Adam, i cili është i njohur edhe si Adamas, ose mund t'i referohen një ylli, meqënëse referenca tjetër është një yll i ndritshëm.

    Ai tha, 'Le të mishërohen engjëjt (kumtuesit) e të adhurojnë (atë),' dhe një gurmbull i panumërt i tyre erdhi në jetë (nisi të ekzistojë). Ai tha, 'Le të nisë një Epokë drite' dhe nisi të ekzistojë. Ai e krijoi yllin e dytë që të mbretërojë mbi të, për t'i shërbyer së bashku me engjëjt e shumtë e të panumërt. Kjo është mënyra se si ai e krijoi epokat e tjera të dritës. Ai i bëri ata sundues, dhe ai krijoi për ta një sasi të panumërt engjëjsh për t'i ndihmuar.

    29. "Adamas (Adami) ishte në renë e parë shkëlqyese (shprehja e parë hyjnore) që asnjë engjëll nuk e ka parë ndonjëherë, duke përfshirë të gjithë ata engjëj të quajtur 'Perëndi'. Ai ishte ai i cili krijoi epokën e ndricuar dhe soditi imazhin, dhe e krijoi atë pas shëmbëlltyrës së këtj engjëlli. Ai e bëri gjeneratën e pakorruptueshme të Sethit të shfaqet nga dymbëdhjetë epokat dhe
    njëzet e katër yjet / dritat engjëllore / shkëlqyesit). Ai i bëri që shtatëdhjetë e dy drita engjëllore të shfaqen në brezin e pavdekshëm, sic diktoi vullneti i Shpirtit. Shtatëdhjetë e dy drita engjëllore në vetvete, bënë që treqind e gjashtëdhjetë drita engjëllore të shfaqen në racën e pavdekshme, duke ndjekur vullnetin e Shpirtit, që numri i tyre duhet të ishte pesë për secilin.


    Shënim: Seth ishte biri i Adamit dhe konsiderohej hyjnor si Adami. Seth prodhoi "brezin / gjenratën e pakorruptueshme." Ai mendohej të ketë marrë njohurinë që do të sillte clirim nga bota materiale, dhe në këtë mënyrë, shpëtimin.

    30. "Të dymbëdhjetë epokat e dymbëdhjetë dritave engjëllore (përbënin) caktonin Atin e tyre, me gjashtë qiej për çdo epokë, në mënyrë që të kishte shtatëdhjetë e dy qiej për të shtatëdhjetë e dy dritat engjëllore, dhe për secilën prej tyre (ka pesë) qiej, që prodhojnë në total treqind e gjashtëdhjetë qiej për yjet. Atyre iu dha pushtet dhe një mori e panumërta engjëjsh, për lavdërim dhe adhurim, dhe pastaj ai i dha virgjërisë shpirtra të pastër, për lavdërimin dhe adhurimin e të gjitha epokave dhe qiejve të tyre.

    Shënim: Numrat e ndryshëm që u caktohen epokave të ndryshme, engjëjve dhe yjeve kanë kuptim si në simbolikën numerike biblike, ashtu edhe në numerologjinë Pythagoreane.
    Një - Uniteti, sovrani, Zoti, shkakësia.
    Dy - Dualiteti ose shkrirja.
    Tre - Plotësimi shpirtëror, përmbushje, krijim.
    Katër - Themele, sisteme, rregull.
    Pesë - Shpirti, hiri, lëvizja.
    Gjashtë - Raca njerëzore, njerëzimi.
    Shtatë - Zoti, dituria, njohuria, përsosmëria.
    Dymbëdhjetë -, Ligji, rregulli, pushteti.
    Trembëdhjetë - I mallkuar, përtej ose jashtë ligjit.
    Njëzet e katër - Sundimi Qiellor, urtësia, një
    sistem Dualitet brenda sistemit.
    Shtatëdhjetë e dy - elementet e numrit dy dhe shtatë, si edhe elemntët e plotësimit.
    Treqind e gjashtëdhjetë - Elementete numrit tre dhe gjashtë, si dhe kuptimi i një cikli të plotë si viti. Një fund dhe një fillim i ri.


    31. Tërësia e këtyre të pavdekshmëve quhet kozmos, që do të thotë humbje / prishje / korruptim, për Atin dhe shtatëdhjetë e dy dritat engjëllore / ndriçuese të cilat janë me të Vetë-Krijuarin dhe shtatëdhjetë e dy epokat e tij. Në kozmos u shfaq njeriu i parë me fuqitë e tij të pakorruptueshme.

    Shënim: Ky njeriu i parë është Adamas apo Adami. Duhet theksuar se emri "Adam" mund të jetë lexohet edhe si "Njeri" në hebraisht.

    32. Dhe epoka që u shfaq me gjeneratën e tij dhe epoka në të cilën gjenden retë e diturisë dhe engjëlli është quajtur El.

    Shënim: El ishte emri i një perëndie semite i cili ishte prijës në panteonin e perëndive që ndikojnë natyrën dhe shoqërinë. Ai është babai i familjes hyjnore dhe Kryetari i Kuvendit hyjnor në "malin e kuvendit", ekuivalenti në hebraisht har mo'ed, i cili përmes transliterimit në alfabetit grek u bë Armagedon. Në mitologji Kananite ai njihej si 'Demi', e simbolizonte forcën fizike dhe forcën krijuese. Ai është quajtur 'Krijuesi i gjërave të krijuara' etj.


    33. Ai krijoi epokën e pas kësaj El tha, 'Le të krijohen dymbëdhjetë engjëj në mënyrë që të sundojnë mbi kaosin dhe kozmosin.' Dhe vështroni, nga reja {që quhet Sofia} u shfaq një (engjëll / Amshim) fytyra e të cilit shkëlqente në zjarr dhe pamja e të cilit ishte e përlyer me gjak. Emri i tij ishte Nebro, që do të thotë "rebel." Një engjëll tjetër, Saklas, gjithashtu doli nga reja. Kështu Nebro krijoi gjashtë engjëj, e po kështu dhe Saklas - që të ishin ndihmës, dhe kjo solli dymbëdhjetë engjëj në qiej, w secili prej tyre mori një copë të qiellit.

    Shënim: Nebro mund të jetë një demon femër që ciftohet me Saklas, të tjerët quajnë Nebro me emrin "Yaldaboth" (fëmija i kaosit). Yaldaboth dhe Saklas janë dy emrat e dhënë për hyjnitë e çmendura që krijuan botën fizike.

    34. Dymbëdhjetë sunduesit i folën dymbëdhjetë engjëjve: "Le të marrë secili nga ju një pjesë, dhe ata që përbëjnë këtë gjenratë të sundohen nga engjëjt.
    I para është Seth, që u quajt Krisht.
    I dyti është Harmathot, i cili është sundimtar i botës së poshtëme.
    I treti është Galila.
    I katërti është Yobel.
    I pesti është Adonai.
    Këto janë pesë ata të cilët sunduan gjithë botën e poshtëme, kryesisht në kaos.


    Shënim: Këto pesë emrat janë të lidhur ndoshta me pesë planetet e njohur në kohën kur Ungjilli i Judës është shkruar.

    35. "Pastaj Saklas u tha engjëjve të tij," Le të krijojmë një qenie njerëzore sipas shembullit dhe figurës / imazhit / përfaqësimit të (Perëndisë Supreme). ' Ata i dhanë formë Adamit dhe Evës, gruas së tij, që quhej Zoe / jetë, kur ishte ende në re.

    Shënim: Zoe është një tjetër emër për Evën në Septuagint.


    36. Pasi është ky është emri (jeta) me të cilin të gjithë brezat kërkojnë njeriun, dhe secili prej tyre e thërret gruan me këto emra. Sakla nuk urdhëroi ashtu si ishte i udhëzuar, por ai urdhëroi gjeneratat e njeriut të jetonin për një periudhe të caktuar kohe, dhe ai i krijoi ata sipas imazhit të Saklas. Dhe sundimtari Saklas i tha Adamit, "Ti do të jetosh gjatë, me fëmijët e tu."

    37. Juda i tha Jezusit: "Sa e madhe është është hapësira kohore ​përgjatë së cilës njerëzit do të jetojnë?" Jezusi tha: "Përse je kureshtar për këtë? Adami dhe brezi i tij e jetuan jetëgjatësinë e tyre në vendin ku ata morën mbretërinë e tyre, dhe jetëgjatësia ishte ajo e dhënë nga sundimtari i tyre. "

    38. Juda i tha Jezusit: "A vdes shpirti njerëzor?" Jezusi tha, "Kjo është arsyeja pse Zoti (perëndia e kësaj mbretërie), e urdhëroi Mikelin t'u huazojë shpirtra njerëzve në mënyrë që ata të shërbejnë (të jenë shërbëtorë), por I Madhi urdhëroi Gabrielin t'u japë shpirtra gjeneratës së madhe (racës së madhe), e cila nuk kishte asnjë sundimtar mbi krye (të bëhej një brez që nuk mund të dominohej). Ai e dhuroi frymën dhe shpirtin. Për këtë arsye, mbetja e shpirtrave të huazuar do të kthehet tek Zoti kur t'i vijë fundi kësaj mbretërie.

    Shënim: Kjo pjese tregon per dy linja të krijimit. Për ata njerëz të krijuar nga perëndia e kësaj bote, engjëlli Mikel ishte urdhëruar t'u caktojë përkohësisht shpirtrat krijimeve. Për të ruajtur shpirtrat e tyre ata ishin të skllavëruar në adhurimin e perëndisë së kësaj bote. Ndryshe nga kjo, I Madhi e urdhëroi Gabrielin t'i durojë shpirtra për përjetësi atyre të gjeneratës së madhe.


    39. "Nuk ka pasur dritë në këtë botë që të shkëlqejë rreth njerëzve për të lejuar që shpirtrat brenda jush, të rrojnë në këta trupa midis brezave të engjëjve. Por Perëndia bëri që njohuria t'i jepet Adamit dhe atyre që ishin me të, në mënyrë që mbretërit e kaosit dhe të botës së poshtëme të mos mund t'i shtypnin. "

    40. Juda i tha Jezusit: "Pra, çfarë do të bëjnë këto gjenerata?" Jezusi tha: "Përnjëmend, ju them të gjithëve ju, se për të gjithë ata, yjet do të përmbyllin gjithçka (apokalipsi qiellor). Kur Saklas të përfundojë periudhën e kohës që është caktuar për të, ylli i tyre i parë do të shfaqet, dhe ata do të mbarojnë atë që ata thanë se do të bëjnë. Atëherë ata do të kryejnë marrëdhënie seksuale të paligjshme në emrin tim, dhe do të vrasin (flijojnë) fëmijët e tyre, dhe do të mbajnë kreshmë, dhe do të vrasin gratë e tyre në shenjë lavdërimin duke ia ofruar me përulësi njëri-tjetrit; disa do të bëjnë seks me burra të tjerë, disa do të vrasin, disa kryejnë një sërë mëkatesh dhe veprash kriminale, të gjitha në emrin tim, dhe Saklas do të shkatërrojë ylli tuaj në epokën e trembëdhjetë."

    41. Pas kësaj Jezusi qeshi.

    Shënim: Me sa duket Jezusit i duket qesharak gjykimi i gabuara dhe konceptet e dishepujve. Ai qesh, duke tundur kokën në shenjë mosbesimi për gabimet, e më pas përpiqet t'i korrigjojë e t'i sqarojë.

    Juda pyeti: "Rabbi, pse po qesh me ne?" Ai iu përgjigj Judës dhe i tha, "Unë nuk po qesh me ju, por me gabimet e yjeve, pasi këta gjashtë yje enden përqark me këta pesë luftëtarë, dhe të gjithë do të shkatërrohen së bashku me krijimet e tyre."

    Shënim: Gjashtë yjet janë ata të cilët së bashku me Saklasin ose yaldaboth krijuan njeriun dhe kozmosin. Pesë luftëtarët i referohen pesë planeteve të njohura në kohën e shkrimit të tekstit. Këto planete janë gjithashtu të lidhura edhe me adhurimin e hyjnive pagane.

    42. Juda i tha Jezusit: "E shikoni çfarë bëjnë ata të cilët janë pagëzuar në emrin tuaj?" Jezusi tha: "Përnjëmend po ju tregoj, se pagëzimet në emrin tim janë bërë nga ata që nuk më njohin mua. Ata i bëjnë flijime më kot zotit të kësaj bote. Unë nuk pagëzova askënd, pasi ata që janë pagëzuar këtu e kanë shpresën e tyre këtu, dhe ata të cilët më ndjekin mua nuk kanë nevojë për pagëzim pasi do të vijnë te unë gjithsesi. Me të vërtetë po të them ty, Judë, se ata që ofrojnë flijime për Saklas, nuk i ofrojnë flijime Te Madhit Zot por në vend të tij adhurojnë çdo gjë që është e keqe. "Por ti do ti tejkalosh të gjithë ata. Pasi ti do të flijosh njeriun, trupin që më rrethon (përmban) mua. Tashmë briri yt është ngritur, zemërimi yt është ndezur, ylli yt ka shkëlqyer, dhe zemra jote ka mbizotëruar / është bërë e fortë / e pastër.

    43. "Përnjëmend po të them, vepra jote e fundit do të jetë ajo që do ta çlirojë këtë racë, por do të pikëllojë ty dhe do të zemërojë këtë gjeneratë e sundimtarin e saj, pasi ai do të shkatërrohet. Dhe pastaj imazhi i racës e madhe së Adamit do të ngrihet lart, pasi përpara qiellit, tokës dhe engjëjve, ajo racë ekzistonte në mbetërinë e përjetshme. Mëso pra, se të është treguar gjithçka. Ngriji sytë dhe vështro renë dhe dritën brenda saj, dhe yjet përreth saj. Ylli që prin udhën është ylli yt (je ti ylli). "

    44. Më pas, Juda ngriti sytë dhe soditi renë rrezatues, dhe hyri tek ajo. Ata që qëndronin poshtë tij dëgjuan një zë që vinte nga reja që thoshte, 'Kthimi i racës së lartë është i sigurtë dhe imazhi i Të Madhit do të vendoset mbi ta si pasojë e sakrificës së Judës.

    Shënim: Kjo është e njëjtë re e përmendur në vargun 24. Duke hyrë në të Juda u bë njësh me shkakësinë fillestare apo "Të Madhin / Perëndinë Supreme. Atij iu dhurua Gnosis dhe ai i njohu misteret. Më pas ai gjeti arsye e forcë të mjaftueshme për të bërë atë që ai çka kërkohej nga ai.

    45. Por skribët pritën për Judën, duke shpresuar që të vendosej një çmim për kokën e Jezusit. Priftërinjtë e tyre të lartë pëshpëritën se ai kishte shkuar në dhomën e miqve për lutjen e tij. Disa skribë rrinin aty e vëzhgojnë nga afër në mënyrë që të arrestonin Jezusin gjatë lutjes së tij, meqënëse kishin frikë nga populli, pasi ai pranohej nga të gjithë si një profet. Ata iu afruan Judës dhe e pyetën: "Po ti përse je këtu? Ti je dishepull i Jezusit." Juda iu përgjigj atyre në mënyrë që ata dëshironin. Dhe atij iu dha një shumë të hollash, e ai e dorëzoi Jezusin tek ata.

    Shënim: Tradhëtimi i Jezusit nga ana e Judës është minimizuar në mënyrë drastike duke i kushtuar një paragraf të vetëm. Brenda këtij paragrafi të vetëm nuk gjendet asnjë hollësi.
    Ungjilli është hartuar në mënyrë që të sqarojë arsyet për tradhëtinë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Force-Intruder : 17-11-2011 më 07:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •