Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 71
  1. #21
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Jo nuk po i referohem atyre. Bibliografia Kryesore :

    Bible Myths
    Fingerprints of Gods
    The gnostics and their remains

    Plus shume te tjere.... Tani keto historite si e horus dhe e osiris apo mithra...apo odin etj etj... jane histori te perkthyera para shum e shume kohesh. Ndoshta kur ke qene i vogel te ka qelluar ti lexosh. Jane te pakten 1000 vjet me te vjetra se historia er e krishtit.

    Tani le te tregohemi burra, sic shpresoj te jesh edhe ti edhe te ndalemi nje sekonde:
    Une nuk po te kerkoj qe te ndalosh se besuari sepse nuk eshte e drejta im...eshte e drejta jote.

    E vetmja gje qe kerkoj eshte qe te gjithe te ndalen jne cast dhe te reflektojne mbi ngjashmerite... dhe mbi faktin qe a ka mundesi te jene koincidenca. Horus dhe jezus i krahasuar eshte pertej koincidences.
    Une kaq kerkoj...ndalu dhe mendo nje cast..

    Megjithate po pergatis nje vazhdim se e shikoj qe ka akoma shume per te thene.

  2. #22
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Sokoli i Malit
    Force-Intruder : Ku qendron problemi... historite e horus dhe studimet mbi ate apo mithran nuk i kam bere une or mik.... i kane bere shkencetare me emer. Une vetem po i referohem.

    Nuk te akuzova qe i ke ber ti,por e njof faqen me "shkencatar"
    http://www.paganizingfaithofyeshua.n...esus_chart.htm
    "me emer" qe po ju referohesh dhe per ata po cuditem edhe ma shum.Se ato po i sjell si "fakte".

    Sidoqoft kalofsh mire dhe argetim te kendshem.
    Pershendetje
    Sokol Mali, verej se qenke anetaresuar ne qershor te 2005, paske bere te 53-tin postim.
    Kane thene se shqiponja nuk gjahton miza, atehere marre parasyshse kete tabele komparacioni po e quan nje "mize" argetuese, perse more mundimin qe te zbresesh kaq poshte per te kapur nje mize? Kjo te le me nje pershtypje paradoksale. Athua nuk gjete gjah me te majme per kete te 53-tin fluturim?

    Te dhenat krahasimore jane te dhena qe mund t'i verteteosh. Ashtu flasin burimet ndersa komparacioni eshte i hapur per secilin qe ka aftesi krahasuese ta bej evaluimin sikur 2+2 qe bejne =4. Secili ka mundesi ta vertetoje vet, aq sa edhe nje femi 3-4 vjecar do te dije ta vertetoj kete ekuacion te thjeshte matematikor.

    Problemi nuk qendron ne qeshtjen se a perputhen keto the dhena tabelare krahasimore qe kjo teme po u referohet ne mase mes vete, por faktin se keta dy persona gjysem mitik, per nga aspekti historik i kapjes se tyre ne kohe dhe hapesire, i ndajne mileniumet, -ne pamundesine e pajtimit me faktin e pakontestueshem se keta ishin dy persona te ndryshem historik qe jetuan ne dy periudha te ndryshme kohore.

    Sepse ne rastin tjeter, perputhja tabelare e fakteve te tyre jetesore do te provonte se aty behet fjale per te njejtin person historik por qe na eshte transmetuar nga kultura te ndryshme dhe do te merrte krejte tjeter kuptim.

    Mirepo askush nuk ka mbeshtetje qe ta mohoje ekzistimin e Jesusit historik. Nderkohe qe kete nuk mund ta bej as kundrejt binakut te tij te vjeter, sepse kjo do ta kushtezonte edhe ekzistimin historik te Krishtit nder jetet e njerezve te asaj bote.

    Problemi sic kam sqaruar ne shkrimin tim te pare ketu eshte rezultat i veshtrimit nga jashte te fenomenit qe na shfaqet permes ketyre te dhenave me te cilat radhitesi dhe paraqitesi i tyre origjinal (kush e di se cili i ka rene ne fije kesaj perputhje i pari), ne mungese te aftesise se inokulimit te tyre, thjeshte nuk diti cfare te bente me to.

    Sistemi Periodik i Elementeve Kimike sot pergjithesisht njihet si Tabela e Mendelejevit, -jo per arsye se eshte i pari qe ka radhitur elementet kimike ne grupe sipas oktavave, por pse qe i pari qe zbuloi ekzistimin e ligjshmerise kimike te grupizimit te tyre dhe diti ta spjegoj ate duke parashikuar mes tjerash edhe duke lene bosh ne tabelen e tij dy fusha te rezervuara ndaj elementeve atehere ende te pazbuluara ku pershkruante me vetbesim edhe vetite e tyre fiziko-kimike, gje qe ate e beri te quhej edhe "profet" i shkences kimike. Pra i cili me ane te aftesise se tij inokulare te njohjes se tij te perbrendshme te ligjshmerive qe paracaktonin ate perseritje periodike te "oktavave" arriti te parashikonte edhe zbulimin e dy elementeve te panjohura deri atehere dhe qe i pershkroi me saktesi te madhe.

    Keshtu kur jemi te qeshja dhe argetimi:
    Edhe me kimistin anglez i cili ishte i pari qe verejti kete ligjshmeri por qe nuk arriti ta sqaronte deri ne fund "ligjin e oktavave" qeshi e gjithe akademia mbreterore, madje ne tallje e siper nje shkencetar me autoritet u ngrit dhe gjate prezentimit te ketij zbulimi e pyeti: "A ke provuar ti radhitesh simbas alfabetit?", sado qe pas me shume se dy dekadash e njejta akademi i adresoi mirenjohje per arritjen e tij shkencore ne ate kohe plotesisht te injoruar dhe te perqeshur...

    Epersia e Mendelejevit qendronte ne faktin se ne kohen e tij njiheshin shume me teper elemente dhe vetite e tyre kimike andaj eshte e natyrshme se ai me kete epersi arriti te njohe shkaqet e fakteve te shkaperderdhura te kesaj ligjshmjerie ne vend se te argetohej me manifesitmin e harmonishem te tyre dhe te bente analogji me muziken.

    Nderkohe qe argetimi eshte i mireseardhur gjate djerrakohes deri ne momentin kur te vije dikush dhe te paraqes gjithe mekanizmin e ligjshmerive qe paracaktojne keto perputhje si rezultat i mekanizmave empirik te zhvillimit te historise njerezore, une ju pershendes dhe ju falenderoj per buzeqeshjet.

    Tek e fundit argetimi nuk sherben per tjeter pos per permbushjen e boshlleqeve tona jetesore duke na dhene optimizem dhe sprese. Prandaj te argetohemi pra sa me shume sepse argetimi eshte i shendetshem dhe si i tille i domosdoshem.

    Mirembetshi.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #23
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    A di dikush lidhjet mes Dioniz dhe Jesus?

  4. #24
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Bazuar ne mitet qe une i di per Dionisin - Nuk kane ndonje lidhje.

    Qe provo nje "pasword brake" nisur nga emri i tij Dio-Nis(os). Perenidu i Nises. Hap i sigurt per gjetjen e vendlindjes se tij ose se paku prej cilit qytet erdhi kontakti i pare i evropes me te...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #25
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Le te shohim disa aspekte te tjera te fenomenit Krishterim, por kesaj rradhe pervecse ne planin krahasues edhe ne ate te brendshem.
    “Krishti” tjeter, ai i Hinduve, i cili quhej “Krishna” (ju rikujtoj se Horus thirrej “KRST”) shfaqet ne disa portrete i gozhduar ne nje kryq ne menyren klasike si Jezusi qe njohim. Per Quetzalcoatl thuhet se ka dale nga deti duke mbartur nje kryq, dhe eshte paraqitur i gozhduar ne nje kryq. Ne simboliken e hershme te shkollave te misterit kryqi ekzistonte dhe ishte i rendesishem e me kuptim.
    Kryqi i arte ishte baraz me “iluminim”; kryqi i agjendte ishte “pastrim”; nje kryq me metale te zakonshme ishte “turp”, ndersa nje kryq druri shprehte “aspirate”. Kjo e fundit ka lidhje me simboliken e vazhdueshme te pemeve dhe te bijeve “shpetimtare” te perendive qe vdesin ne peme apo kryqe te drunjta. Disa nga ceremonite e fshehta pagane perfshinin ritualin e varjes se nxenesit ne nje kryq druri, apo shtrirjen e tij ne nje altar ne forme druri. Kjo simbolizonte vdekjen e trupit, te dominimit fizik dhe clirimin e shpirtit. Asgje te re nuk ka ne historine e Krishtit modern... edhe gozhdat, edhe derdhja e gjakut jane simbolike e vjeter.
    Keto qe po permenden ketu dihen te gjitha, ata qe kane lidhje me nivele te larta te Vatikanit, kardinale etj... te gjithe i dine. Kujtoni letrat e bera publike te Nene Terezes... nje zhgenjim i plote besoj per te krishteret e devotshem. Per arsye korrektesie do te citoj ne anglisht pjesen qe flet per ringjalljen e Jezusit ne letren e pare qe Shen Pali i dergon Corinthians:

    “But if there be no resurrection of the dead, then is Christ not risen: And if Christ be not risen, then is our preaching vain, and your faith is also vain. Yea, and we are found false witnesses of God; because we have testified of God that he raised up Christ: whom he raised not up, if so be that the dead rise not.”

    Corinthians 15:13-16


    Bibla thote qe Jesus do te rikthehet ne nje re... dhe cfare shohim midis reve? Diellin.
    Edhe historia e heshtes qe iu ngul Jezusit eshte nje tjeter perralle e pabaze. Sipas legjendes thuhet se kete akt e kreu Longinus, nje centurion romak i verber, dhe pak nga gjaku i Jezusit i ra mbi sy dhe i riktheu shikimin. Longinus u konvertua dhe kusurin e jetes se tij e shpenzoi duke prishur idhuj pagane.
    Ketu eshte sinqerisht per te qeshur... centurion romak i verber. Centurionet romake nuk ishin te verber... perndryshe nuk do ta benin dot ate qe benin aq mire. Po kjo nuk eshte e gjitha. Perseri edhe kjo pjese eshte perseritje e historive te ngjashme. “Shpetimtarit” Skandinav, Balder, te birit te Odinit iu ngul nje heshte e shtyre nga Hod, nje perendi e verber. Ne 15 Mars kane vdekur shume “shpetimtare” pagane. Kjo dite i dedikohej Hod-it. Koincidence... kjo dite u shpall dite feste kristiane per te “bekuarin Longinus”.

    Mrekullite me te medha te Jezusit, pretendohet te jene bere ne Nazareth... sepse Nazareth nuk ka ekzistuar ne ate kohe. Emri i Nazareth nuk figuron ne asnje nga rekordet e detajuara romake te periudhes. Dhe romaket ne ate periudhe mbanin shenime mbi gjithshka. Emri Nazareth nuk figuron ne asnje liber apo dokument te cfaredo lloji per periudhen ne fjale. Asnje nga rreth 40 shkrimtaret e periudhes nuk e permend.
    Por ka shume e shume gabime te tjera ne histori... Harrojini ato figurinat e bukura te krishtlindjeve qe paraqesin ate pamje mallengjyese.Jezusi me siguri nuk ka lindur ne ndonje haur... Sipas Mateut :
    “And when they were come into the house, they saw the young child with Mary, his mother, and fell down and worshipped him.” Skena qe kemi pare aq shume here e ka origjinen nga San Francesco i Assisi ne Itali me 1223. Ai e sajoi skenen e ilustruar per vendasit. Kjo u pelqye dhe u perhap shpejt ne te gjithe Italine e me pas e merrni vete me mend. Shkembimi i dhuratave nuk eshte ndonje e re... besimet pagane e benin kete per Vit te Ri... shume kohe para krishterimit.

    Si harrova profecite? Profecite thone se mesiah (messeh – krokodili i Egjiptit) do te quhej Emanuel, por te pakten sipas ekuivalentit jude emri i mesias ishte Jezus!!!??? Si e injorojne te krishteret kete fakt?

    E dini se ne ate periudhe njerezit nuk kryqezoheshin per fajin e vjedhjes. Kjo e ben historine e Jezusit te kryqezuar se bashku me dy hajdute nje tjeter shpikje te rradhes. Demini per “krimet” e bera nga Jezusi do te kishte qene vrasje me gure.

    Mund te shkruhet nje liber i tere me keto gjera. Dhe ne fakt dikush e ka bere... Titullohet “Bible Myths” dhe per ata qe duan te mesojne me shume e rekomandoj se bashku me “Bible Code”. I gjithe krishterimi eshte pagan.

    Kush eshte dita te cilen kristianet ia dedikojne Zotit? E Diele (Diell)...ne Anglisht eshte SUNday...

    Nuk ka prova te besueshme te cfaredolloji per ekzistencen e Jezusit. Nuk ka prova arkeologjike, te shkruajtura, asgje. Po keshtu per Solomonin, Moisiun, Davidin, Abrahamin, Samsonin dhe per “yjet” e tjere biblike. Njihen me shume se 40 shkrimtare te periudhes por asnjeri nuk e permend Jezusin. Dikush qe ka bera tere ato qe pretendohet se beri Jezusi dhe nuk permendet? Sa mundesi ka realisht? Ne ate epoke cdo gje bente buje.
    Philo ka jetuar ne te njejten kohe kur pretendohet te kete jetuar Jezusi jeten e tij, dhe ka shkruajtur nje histori te judenjve e cila e mbulonte te tere periudhen. Per te mos thene qe ka jetuar brenda, po themi qe ka jetuar ne rrethinat e Jeruzalemit ne kohen qe thuhet se ka lindur Jezusi dhe Herodi vrau femijet. Por sa cudi... ai nuk shkruan asgje per kete. Ai ka qene aty kur thuhet se Jezusi mberriti triumfues ne Jeruzalem dhe kur u kryqezua dhe u ringjall diten e trete. E dini cfare thote Philo per keto ngjarje te medha? Asgje. As edhe nje rrokje te vetme. Nuk ka asgje per keto nga romaket apo nga bashkekohesit e Greqise apo Aleksandrise te cilet ishin gjithmone te pranishem ne zone. Perse? Sepse thjesht nuk ka ndodhur. Eshte nje perralle e shemtuar e cila i ka kushtuar jeten sa e sa njerezve. Dhe cfare vlen per Krishterimin...vlen edhe per te gjitha te tjerat perfshire Judaizmin e Islamin.
    Jane thjesht nje histori poshtersish (me kuptime te fshehura) te shkruajtura ne menyre te tille qe te mbajne mendjen njerezore nen kontroll sipas parimit te njohur :

    1. Ti je i lindur se bashku me mekatin dhe je nje cope bajge pa vlere qe ne momentin qe vjen ne jete.

    2. I vetmi shpetim i joti eshte te besosh ne perendi, pra praktikisht te besh ate qe te thone kleriket e ndryshem.

    3. Nqs nuk e ben kete do te piqesh ne ferr per jete te jeteve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Force-Intruder : 22-11-2007 më 15:19

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    A di dikush lidhjet mes Dioniz dhe Jesus?
    Dionisio ose Bacco (Bako),bir i zotit grek.
    Lind më 25 dhjetor nga nënë e virgjër,bën mrekulli e trasformon ujin në verë.Vdes i kryqëzuar në një pemë,por ringjallet me 25 mars.

    Dhe një me shumë.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #27
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    DIONISI
    Emri i tij Bak, paraqitet vetem pas Herodotit.

    Sipas tradites me te perhapur Dionisi eshte i biri i Zeusit dhe Semeles. (Semela rrefej une eshte vetem njeri nder shume emrat titullar te prifereshave te HËNËS). Semela ishte e bija e Kadmit te Tebes. (Hom. Hymn. vi. 56; Eurip. Bak. inic.; Apollod. iii. 4. § 3)
    Ndersa te tjeret e quajne i biri i Zeusit me Demetren, Io-në, Dionen apo Arge-n. (Diod. iii. 62, 67, 74; Skol. e Pind. Pyth. iii. 177; Plut. de Flum. 16.) Diodori (iii.67) tutje permend traditen ne baze te se ciles Dionisi ka qene biri i Ammonit dhe Amalteas dhe qe Amoni nga frika prej Reas, e dergoi te birin ne nje shpelle afer malit Nisa ku e bija e Aristeut dhe Athena moren persiper kujdesin dhe mbrojtjen e tij. (Do te terheq verejtjen se kjo fabul i shkon per shtati Zeusit dhe mitit per lindjen dhe perkujdesjen e tij nga Amaltea prane malit Ida ne po te njejtin ishull ku perkundrazi e fshehu Rea nga frika se do ta Gelltiste Kroni, -paradoksale e?)

    Te tjeret, kthehen ta praqesin si bir te Zeusit me Persefonen apo Irisin ose e pershkruajne thjeshte si biri i Letes, ose i Indit. (Diod. iv. 4; Plut. Simpos. vii. 5; Filostr. Vit. Apollon. ii. 9.)

    Prandaj nuk eshte per t'u habitur qe edhe per sa i perket vendit te lindjes ekziston nje diversitet mendimesh qe sipas tradites me te perhapur eshte Theba, gjersa ne te tjerat gjeme Indine, Libine, Kreten, Dracanumin e Samosit, Naxosin, Elsen, Eleuthrene, Teosin, te gjitha keto si vendlindje te tij. (Hom. Hymn. xxv. 8; Diod. iii. 65, v. 75; Nonnus, Dionys. ix. 6; Theocrit. xxvi. 33.)

    Kjo eshte arsyeja pse, duke pare gjithe kete diversitet traditash, qe autoret antik i beri te presupozojne se ne fillim kishin qene disa perendi te cilet ne fund u identifikuan permes nje emri te vetem, Dionisit.
    Cicero (de Nat. Deor. iii 23) dallon deri ne pese Dionisa, nderas Diodori (iii. 63, &c.) tre.

    Kjo per sa u perket nenave te presupozuara te tij dhe vendeve te lidnjes se tij te presupozuar.

    Tani t'i hedhim nje veshtrim tradites me te perhapur te lindjes se tij nga Zeusi dhe Semela ne Thebe. Qe mua me duket se eshte vetem nje kontrapunkt i tradistes se lindjes se vet Zeusit.

    Herar gjeloze ne Semelen, e vizitoi ate e shnderuar ne nje shoqe te saj apo plake e mocme dhe e bindi ate ta luste Zeusin qe t'i shfaqej me gjithe madheshtine e tij hyjnore ne te cilen i afrohej gruas se tij Heres. Kur gjithe arsyet per t'iu shmangur kesaj kerkese u treguan te kota, Zeusi iu bind dhe iu shfaq asaj me vetime dhe bubullime. Semela tronditur dhe e tmerruar nga nga kjo pamje dhe flaka qe e kaploi beri lindje te parakohshme. Zeusi apo referuar nga te tjeret, Hermesi (Apollon. Rod. iv. 1137) femiun e parakohshem e largoi nga zjarri dhe mbolli ne kofshen e vet per ta shpetuar. Epitete te ndryshme si purigenês, mêrorraphês, mêrotraphês and ianigena qe iu vune pastaj burojne nga kjo ngjarje. (Strab. xiii. p. 628; Diod. iv. 5; Eurip. Bak. 295; Eustath. ad Hom. p. 310; Ov. Met. iv. 11.)

    Keshtu kur u rrit Dionisi, Zeusi e (lindi) nxorri ate nga kofsha e tij.

    Pas lindjes se Dionisit, Zeusi ia la ne bese Hermesit, ose, bazuar ne te tjeret, Persefones apo Reas (Orph. Hymn. xlv. 6; Steph. Byz. s. v. Mastaura) qe e sollen ate te Inoja e te Athamasi ne Orkomen dhe i binden ata qe ta rrisnin si vajze. Hera tani nga gjelozia e saj beri qe Athamai dhe Inoja te cmendeshin (mbase donin ta hanin) dhe Zeusi per ta shpetuar femiun e vet e shnderroi ate ne dash dhe e dergoi ate te nimfat e malit Nisa qe e rriten ne shpelle
    dhe pastaj u shperblyen nga Zeusi, duke i vendosur ne mesin e yjeve si Hijade.(Hygin. Fab. 182; Theon, ad Arat. Phaen. 177; comp. Hyades.)

    Pra ky eshte transformimi i pare i Dionisit.

    Banoret e Brasie's ne Lakoni sipas Pausanias (iii. 24. § 3), tregonin ndryshe lindjen e Dionisit
    Kur degjoi Kadmi, thone ata, se Semela u be nene e te birit nga Zeusi, i fbylli ate dhe te birin e saj ne sandek dhe i hodi ne det. Sandukun e hodhi era dhe valet ne bregun e Brasie's ku Semela u gjet e vdekur dhe u varros solemnisht ndersa Dionisin e rriti Ino qe u rastisi ne ate kohe ne Brasie. Rrafshi i Brasie's per kete arsye u quajt me vone kopshti i Dionisit
    ***
    Mali nisa prej te cilit besohej se rrejdh emri i tij nuk gjindej vetem ne thrake e Libi ngase male me te njejtin emer gjinden ne nje varg malesh te ndryshme te botes se vjeter ku ai adhurohej dhe ku besohej se ai kishte paraqitur kultivimin e vereshtes. Hermesi eshte i nderthurur ne shumicen e tregimeve per femijerine e Dionisit qe eshte paraqitur ne shume vepra artistike.(Comp. Paus. iii. 18. § 7.)

    Kur u rrit Dionisi, Hera e cmendi edhe ate dhe ne kete gjendje ai u end neper vende te ndryshme te botes. Tradita nga Higini (Poet. Astr. ii. 23) thote qe ai se pari kishte shkuar ne Orakullin e Dodones, por ne rrugen nga po kthehej arriti tek liqeni petej te cilit nuk mund te kalonte. Njeri nga dy gomaret qe takoi aty e kaloi pertej liqenit dhe nga falenderimi perendia i vendosi te dy ne mesin e yjeve dhe gomaret prej atehere mbeten krijesa te shenjta te Dionisit.

    Nje nder tregimet mistike per te thone se Titanet e grine trupin e tij ne nje kazan dhe se ate pastaj e bashkoi dhe sheroi Rea ose Demetra. (Paus. viii. 37. § 3; Diod. iii. 62; Phurnut. N. D. 28.)

    Pergjithesisht thuhet se ai zbriti ne Had per ta nxjerrur nenen e tij bashk me te cilen u ngrit ne Olimp.

    ---
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #28
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    po anashkaloni nje gje...
    ishin 12 dishepuj dhe Krishti (Ai me rrethin te koka). 13
    ishte Arturi (me tavolinen ne forme rrethi) dhe 12 kalores. 13
    kemi Diellin (rrethin) dhe 12 muajt e vitit. 13

    Lidhja eshte e dukshme.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    E kisha fjalën për 12 dishepujt apo si thuhet apostujt e Krishtit.
    Mirëpo kam lexu dikund se Dionizi dhe Krishti kanë një lidhje të ngushtë mes tyre, por kjo lidhje është shumë më e fortë mes Atidit dhe Krishtit.
    Pikërisht për këtë të pyeta

    Horus,Budha,Re Artu,Mitra,Dionisio etj që janë simbol të diellit,është normale që të kenë nga 12 dishepuj.Janë muajt e vitit.

    Ja disa emra për një histori të vetme:

    Adad,Marduk/Assiria
    Bussha,Sakia,Indra/Indi,Tibet
    Osiride,Horus/Egjipt
    Odino,Balder/Skandinavi
    Bali/Afganistan
    Jao/Nepal
    Chu Chulain/Irlanda
    Beddru/Japoni
    Cadmo/Greqi
    Gentaut/Meksikë
    Ieo,Lao Kium/Kinë
    Issione,Quirino/Roma
    Dahzbog/Sllav
    Mitra/Persi

    Për arabët evitojme komentet.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #30
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nese ka ndonje lidhje rituale mes personave mitologjik pagan dhe atij liturgjik atehere ajo eshte lidhja me Ixionin.

    Sizifi nga tjetra ane ne vend te kryqit barte gurin (diellin) dhe sa e ve ne maje ai rrokulliset te poshte dhe ketij serish i duhet ta marre dhe ta ngrise ne maje. Kjo eshte puna e perjetshme e Sizifit. Dallimi eshte se te ky nuk ka kryq.

    Disku ne forme kryqi, u shpik zaten me qellim qe te forcohej dielli, te behej me i cendrueshem ne rrugen e tij, keshtu ai tani (dmth atehere) bartet ne forme te kryqit dhe ngulet ne maje te kodres. Ne menyre qe te mos rrokulliset me teposhte.

    Pra dikush tentoi t'i perzihej Sizifit ne metode ashtu qe puna e tije te dale e suksesshme te mos bjere forca e diellit teposhte kodres me. Por duket qe nuk beri pune as kjo flijate e gozhdimit te diellit ne kryq apo iks sepse dielli ra serish ne piken me te ulte te lugines se tij dhe pas tri ditesh u pa tek ngritej prap dhe kjo gje u festua.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  3. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  4. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  5. Drita Dhe Koha E Pejgamberit Muhammed (s.a.a).
    Nga Mision në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 17:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •