Une mendoj qe LDK humbi jo nga ndarja e as nga Eqrem Kryeziu e Fatmir Sejdiu. Keta dy jane me meritoret, mendoj une, qe humbja e LDK-se nuk ishte me e madhe dhe morren te pakten 22% te votave.
Po te analizojme votat e ish-elektoratit te LDK-se mund te shohim se shumica e tyre te deshperuar nga udheheqja e LDK-se keto vitet e shkuara, nuk kane votuar fare, kurse nje pjese e vogel e ketij elektorati ka votuar per partite tjera si PDK-ja e vecmas AKR-ja. LDK beri shume mire me largimin e Dacit (te kujtojme ketu vetem aferat korruptive ne blerjen e xhipave me cmime 300 mije euro qe edhe presidenti Bush do i kishte lakmi) por largimet duhej te vazhdonin edhe me njerez te tjere korruptiv si Ismet Beqiri, Sami Hamiti, Astrit Haraqia, Qemal Ahmeti, etj., te luftonte korrupsionin dhe keqmenaxhimin e pushtetit ne rradhet e vet partise, dhe vecanerisht te hapej me shume per njerez te rinj, profesioniste, e te ndershem. Keta jane faktoret kryesore te humbjes se LDK-se ne keto zgjedhje.
Krijoni Kontakt