Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 61
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Anëtarët e LDK bëjnë me faj kryesinë e partisë për humbjen në zgjedhje

    • Trathtia ne kohen e gjysherve tan u pagua me vrasje , por tani shekulli 21 po paguhet me ndryshe e keta dy maqorret nuk meritojn vrasjen por meritojn humbjen dhe largimin nga shtepia e madhe.




    Pergaditur nga : UN





    Po shikoj rezultatet e zgjedhjeve te 17.Nentorin qe mbaruan ne favor te PDK-s parti e dalur nga lufta me rezultat hiq me shum se ( PDK 35 - 22 LDK )

    Plot 8 vite ne pushtet Lidhja Demokratike e Kosoves me presidentin e saj historik Dr.Ibrahim Rugova i cili fitoi zgjedhjet dhe udheheqi Kosoven. Dy mandate qe fitoi si president i Kosoves dhe dy kualicione ( LDK-PDK ) dhe ( LDK-AAK ) dhe dy fitore te medha mbi 45% , njeher me Bajram Rexhepin Njeher me Ramush Haradinaj ( Tani ne hag ) , por fundi i kesaj fitore u ndalu at dite kur ai ndrroi jet.. pra me dat 23.1.2006 perfundoi maratonen 16 vjecare te perpjekjeve per krijimin e nje shteti te pavarur ne Kosove, si dhe nje jete prej intelektuali. Mungesa e madhe e presidentit Rugova u ndje shum.. ende pa u varrosur presidenti Rugova filluan fjalimet per kryetarin e shtetit dhe te LDK.s.


    Ne krye te kesaj dolen dy Maqorret .. qe ne kohen e Rugoves un si simpatizues i Rugoves dhe disa antarve te saj.. keta maqorr nuk i njihja..me shum se .. njerin si emer dhe tjeterin si mesues.. pra ( Fatmir Sejdiu & Eqrem Kryzeiu ) keta dy maqorr ne at koh rrinin mbas dere.. dhe prisnin kur po ju jepet ndonje nje cop buk si maqorret me.

    Mbas varrosjses se themeluesit te ldk.s dhe Presidentit te Kosoves Dr Ibrahim Rugova , filluan lojrat e ketyre dy maqorrve , se ne kohen e Presidentit Rugova keta dy maqorret Akademik Daci i kan hy ne b... dhe nje fjal popullore " Kur te behet magjupi mbret.. e vret edhe baban " dhe kjo paska qen e vertet , ketyre dy maqorrve ju dha rasti me u ba mbreta , dhe loja e pare qe e ben ishte shkarkimi i Nexhat Dacit nga kryetari i Parlamentit te cilit ju dha besimi nga vet Presidenti i Kosoves Dr.Ibrahim Rugova , dhe me datë 01.03.2006 behet e ditur Shkarkimi i Nexhat Dacit nga detyra e kryeparlamentarit qe e kishte ai.. dhe kjo hiq me larg se 2 dite.. me datë 03.03.2006 ne nje konferenc per shtyp maqorri apo ( Mesuesi Ekrem ) doli dhe tha se ( Nexhat Daci nuk ka dhene doreheqjen por eshte shkarkuar nga Kryesia e LDK-së me 15 vota pro dhe 4 abstenime. Kjo është konfirmuar nga Eqrem Kryeziu në një konferencë për gazetarë në Prishtinë. Sipas anetareve te Kryesisë së LDK-së, arsyeja e shkarkimit të kryeparlamentarit është se Daci “më shumë ka dashur karrigen se sa funksionimin e institucioneve të mirëfillta të Kosovës". )

    U shkarkua nga Kryesia e LDK.s? Po ky maqorri (Mesuesi Ekrem) qe disa dite me parë u tha gazetarve dhe antarve te LDK.s se shkarkimin e Dacit po e kerkojn te huajt? dhe me dat 03.03 e ndrroi dhe doli se LDK.ja vet po e shkarkon?

    Kjo me edhe ndodhi u shkarkua Daci dhe fillojn fjalimet kur Rinia e Lidhjes Demokratike asesi nuk u pajtuan me shkarkimin e Dacit nga posti i Kryeparlamentarit te Kosoves.. por kjo gje ishte e pa kthyshme se "maqorret" e moren vendim me nja 15 maca te tjera qe ishin present dhe votuan per shkarkimin e Dacit.


    Ajo qe u be me interesante ishte edhe Kuvendi i V i LDK i mbajtur ne Nentor 2006 ku me shum dhimbje u ndije edhe mungesa e Presidentit Dr Ibrahim Rugova. Dhe keta maqorret qe moren persiper zgjedhjen e listes se kuvendit te ldk.s antaret te cilet ishin qe 15 vite ne ldk u lan jasht listes ose disa edhe aty ka fundi qe nuk i shihnim as emerin me ato shkronja te vogla.

    Diaspora qe ndihmoi me vite Kosoven dhe LDK , u harruan fare ne listat e tyre dhe nuk u futen fare ne to biles biles disa prej tyre jau harruan edhe emerat dhe pyesnin " Athu kush eshte ky paskam harru " ? Pse aq shpejt keta maqorr ja harruan te mirat bashkardhetarve tan an e mban botes , kontriburin qe dhan dhe ndihmuan cdo zgjedhje me mbledhjen e mirja votave ne mergim ?

    Duke provuar perseri qe te jen ne list ata qe Rugova i ka pas gjithmon Maqorret nuk pranuan dhe deshira etyre ishte ndarja dhe kjo edhe ndodhi , Nexhat Daci dhe nje grup e tij e mire te pa knaqur me vendimet e Maqorrve , ata formuan partin e tyre te re qe doli nga LDK-ja e cila mori emerin "LDD" Lidhja Demokratike e Dardanis.

    Dhe kjo qe ata maqorret e ben qe me daten 17.Nentor te humbin lojen qe nuk i zgjati me shum se 1 vit e gjysme , sjam idhnu shum qe ka fitu PDK.. sa u gezova qe humbi LDK.. dhe Maqorri ( Ekrem msusi ) qe e humbi edhe vendlindjen e vet Prizrenin qe ja mori Hashimi dhe i la me gishta ne goj..


    Pra ne gjith boten partit e mdha mundohen te pakten me i humb 1..2% kurse Partia e uzurpuar nga Maqorret ( Ekrem msusi e Fatmir Llapjani ) i humben 23% , kjo eshte pak qesharake , por kjo dihet boterisht se ka qen nje tratheti qe e ben keta dy maqorr dhe u dhan mundesin Thaqit dhe kompanis se tij ne kohen me te mire te shpallin pavarsin dhe puna e jon qe bem me vite dhe qe e sollem kosoven deri ne kete moment.. te shkelet prej dy trathtarve..

    Pra Mesuesi Ekrem.. te u kisha lut teper.. dil dhe publikisht thuaj se Partia LDK. me nuk ekziston , ajo u shit dhe simpatiuzesit e saj te kuptojn se ajo eshte e huaja me nuk eshte me LDK_ja qe e kemi njoft me vite.. dhe sic ke dal publikisht nqs i humb zgjedhjet largohesh nga politika , kete nqs je pak burr dil dhe beje sikur ti sikur ai maqorri tjeter Llapjani dhe jepeni dorheqje se ky eshte trishtim.

    Sidoqoft fitoren e madhe e PDK.s i ju dha si dhurat nga trathtaret Ekrem Mesuesi dhe Fatmir Llapjani qe trathtuan LDK.n presidentin e ndjer Ibrahim Rugova dhe simpatizuesit e flaket te saj qe me vite luftuan qe ne te jemi ne pushtet..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    mos qaj mos qaj mos qaj per humbjen o njeri ahahahahahahahahahaahah
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #3
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199
    Pdk Pat Fat ce Partia me e madhe ne Kosov LDK-ja u Ndy ne dy Parti pra LDK dhe LDD pas ksaj Ndarje Humbem qka te bejm ishall do ndryshon diqka e te regullohet puna.. Tashi un Tv do ta mbaj Shymt si tja fillojn Lajmet sun e shof at Ftyr kungullin ne Tv..
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga PriinCi_3nt Lexo Postimin
    Pdk Pat Fat ce Partia me e madhe ne Kosov LDK-ja u Ndy ne dy Parti pra LDK dhe LDD pas ksaj Ndarje Humbem qka te bejm ishall do ndryshon diqka e te regullohet puna.. Tashi un Tv do ta mbaj Shymt si tja fillojn Lajmet sun e shof at Ftyr kungullin ne Tv..
    Edhe po te ishin bashk LDK-LDD prap nuk do arrinin perqindjen e PDK's.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Mjerim
    Kosoven tani do ta udheheqin hajnat,por kete mundesi jau ofroi vet ldk,nuk me dhimset aspak ldk-ja por me dhimbset populli se kush do ta udheheqi ket do ta trgoj me se miri koha.
    Kurse ldk do ishte mir qe mos te futet ne koalicion me thaqin sepse do te behet vegel e tij,eshte shume me mir ta kemi nje opozit te fort sesa te vazhdohet me te vjetren.
    Jam i bindur qe analfabetet nuk do ta ken shume gjat por kete koh duhet te kendellet ldk-ja pra te shkojn maqorret dhe tu a leshojn vendet te rinjeve.
    Eshte shume normale te ndrrohen pushtetet por kjo nuk eshte merit e pdk sepse dihet me vdekjen e kolosit rugova qdo gje u dit,pra edhe ndarja e partis ne dysh mundesoi thaqit qe te fitoj perkrahjen e 12% te elektoratit.

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nuk ka me LDK me vjen keq
    E kam ditur qe PDK do i fitoj zgjedhjet prandaj edhe e adhuroj me shum ne KS
    LDK-es i kan ikur shum njerez disa qe u ndan disa tek Behxhet Pacolli keshtu qe e pat puna e saj.
    Kurse PDK njerzit qe ka pas i ka plus edhe i jan shtuar.
    Urime per fitoren PDK
    Sui generis

  7. #7
    Nje humbje e paralajmeruar!

    Fundi i zgjedhjeve te 17 nentorit 2007, solli dhe fundin e "mbreterimit" te Lidhjes Demokratike te Kosoves.
    Gje mese normale ne nje sistem demokratik!

    A ishte ndarja shkaku i humbjes se zgjedhjeve? Jo! Ajo ishte nje pjese e shkaqeve te humbjes, ndersa shkaqet e tjera te humbjes do te perpiqem t'i rendis me poshte, ashtu sic i mendoj:

    - LDK lindi si nje levizje mbarepopullore per te kundershtuar autoritarizmin serb dhe per te ruajtur ekzistencen e ish-Jugosllavise ne nisje dhe me pas pas shperberjes se saj, ajo formesoi qendresen shqiptare ndaj pushtimit serb dhe shpalosi fuqishem projektin e shtetit te pavarur te Kosoves.
    E ideuar si nje levizje e jo si nje parti e mirefillte politike, kjo diktuar nga kushtet ne te cilat gjendej Kosova, ajo krijoi dhe nje forme lidershipi i qe ne forme dhe permbajtje dukej paksa anakronike per kohen, mirepo perkonte plotesisht me mentalitetin shqiptar te "Babes se Madh" qe dinte cdo gje dhe permes nje rruge tipike shqiptaro-klanore, ruante ekuilibrin brenda rradheve te saj.
    Qellimi ishte i mire, sepse me kete rruge synohej te ruhej me cdo kusht uniteti dhe qendresa e shqiptareve ndaj shovinizmit serb te fundit te shekulli te 21-te.
    Kesaj levizje ju krijua dhe nje dekor "pluralist", me qellim qe te krijohej ideja e nje sistemi shumepartiak, qe per hir e se vertetes as nuk funksionoi si i tile dhe as qe do te mund te funksiononte si i tille, ne kushtet kur Kosova kontrollohej me represion policor dhe ushtarak, ku shqiptari ishte 24 ore nen tension dhe nen kercenim te hapur, kur ne Kosova qeverisej nga pushteti i pushtuesit dhe nga pushteti paralel i LDK.
    Ngjarjet e viteve 1998-1999, shenuan dhe fundin e statukuose, permes daljes ne skene te levizjes politike dhe ushtarake, qe kerkonte tashme vetem veprimin e armatosur per t'i dhene fund njehere e mire pushtimit serb dhe pergjumjes shqiptare.
    Nga pasiguria e zhvillimeve afatgjata ne rajon (frika e perhapjes se kofliktit ne rajon dhe me gjer qe do te sillte implikime dhe perplasje te paparashikuara) dhe nga masakrat mizore te pushtuesit serb, NATO me ne krye SHBA dhe Britanine e Madhe ndermoren aksionin ushtarak me te madh ne Europe, pas Luftes se II Boterore, per te ndalur konfliktin dhe per te mbrojtur nje popull te pambrojtur nga askush.
    Gjendja e pas luftes, tregoi se sa i thelle ishte hendeku ndermjet politikaneve shqiptare dhe se per fatin tone te mire, dora e NATO coi dhe ne pengimin e aventures se nje pjese te atyre qe "drejtonin" luften, per te kryer nje lufte civile ndershqiptare, me pasoja te paparashikuara per te gjithe kombin shqiptar.

    Mirepo situates se re te krijuar ne Kosove, LDK nuk diti t'i pershtatet duke kryer dhe kalimin e saj nga nje levizje ne nje parti politike, por sic duket per hir te inercise dhe te dashurise per pushtet e thelloi dhe me tej pseudoekuilibrin e brishte qe mbahej nga autoriteti i Rugoves, qe per fat te keq u largua atehere kur LDK dhe Kosova kishte me shume nevoje per te.

    LDK u tregua e paafte te administronte veteveten, gje qe krijoi kushtet per nje levizje te brenshme klanoro-krahinore dhe qe dobesoi si vete ate ashtu dhe qeverisjen ne Kosove.

    Nje dite do te vinte dhe fundi i "mbreterimit" te levizjes se quajtur LDK dhe fundi i saj u pa qe ne gjendjen e krijuar pas vdekjes se Rugoves, kur levizjet klanoro-krahinore ngriten krye dhe pervjelen grushtat me paturpesi kunder njeri-tjetrit.

    Ne nje situate normale, nje ngjarje e tille do te duhej shoqeruar dhe me doreheqje, shperndarje parlamenti dhe zgjedhje te reja. Mirepo ne realitet ndodhi copetimi i levizjes dhe ndarja e saj (e vonuar) sipas klaneve dhe grupimeve me lidhje farefisnore dhe interesi ekonomik.

    Ndersa politikanet qe krijuan PDK, ne shumice te dale nga ilegaliteti ne Kosove dhe ne perendim, te frymezuar dhe te prire nga idete enveristo-komuniste, per fat te mire u bllokuan ne padurimin e tyre per te kapur pushtetin dhe per ta sjelle Kosoven ne nje pozite te mjerueshme ne cdo drejtim, paten rastin qe nga poziconi i opozitarit te riformesohen dhe te piqen si drejtues me nje mentalitet demokratik dhe te perfitojne keshtu nga gabimet pafund te "princerve" te LDK.

    Ne demokraci kalimi nga pozita ne opozite dhe anasjelltas, nuk duhet te perjetohet si nje traume, por si nje rast per te mesuar nga gabimet, per te permiresuar nivelin politik dhe si nje pergatitje per betejat e ardhshme zgjedhore.

    Kalimi i LDK ne opozite do te duhet pare si nje shans per te riformuar vetveten!

    PDK do te duhet te mesoje qe te administroje fitoren dhe te gjeje mekanizmat e duhur per krijimin sa me te shpejte te qeverise, sepse koha eshte e shkurter dhe Kosova gjendet ne nje situate historike!

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Mjerim
    Kosoven tani do ta udheheqin hajnat,por kete mundesi jau ofroi vet ldk,nuk me dhimset aspak ldk-ja por me dhimbset populli se kush do ta udheheqi ket do ta trgoj me se miri koha.
    Kurse ldk do ishte mir qe mos te futet ne koalicion me thaqin sepse do te behet vegel e tij,eshte shume me mir ta kemi nje opozit te fort sesa te vazhdohet me te vjetren.
    Jam i bindur qe analfabetet nuk do ta ken shume gjat por kete koh duhet te kendellet ldk-ja pra te shkojn maqorret dhe tu a leshojn vendet te rinjeve.
    Eshte shume normale te ndrrohen pushtetet por kjo nuk eshte merit e pdk sepse dihet me vdekjen e kolosit rugova qdo gje u dit,pra edhe ndarja e partis ne dysh mundesoi thaqit qe te fitoj perkrahjen e 12% te elektoratit.
    Nuk eshte aspak mjerim! Po eshte nje zhvillim i ri, me te cilin duhet te mesohet shoqeria shqiptare ne Kosove.
    Kosoven do ta udheheqin shqiptaret, qe mendojne ndoshta ndryshe nga une e ti, por qe do te cojne me tej arritjet e Kosoves dhe te mbare kombit shqiptar.
    "Dhimbja" per popullin shqiptar tingellon pak si folklorike, sepse ai me vetedije dhe me kurajo beri zgjedhjen qe ai e mendoi si alternativen me te besueshme per momentin.

    Fituesi urohet pavaresisht se me te te ndajne idete politike, por te bashkon vetedija kombetare!

  9. #9
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Ka fituar Kosova, URIME per hapin e parafundit per shpalljen e pavarsise.Urime popullit te vuejtur te Kosoves.

    Zgjedhjet nuk do te thote detyrimisht te fitoje LDK si nje parti me e madhe dhe qe mbeledh ne gjirin e saj shume intelektuale te njohur ne boten shqiptare.
    Do te kete pakenaqesi gjithmone per ata qe quhen "humbes" nese vertete ka te tille.Perpara thuhej se kujte nuk i intereson pushteti nga kjo atebote Levizje , qellimi ishte pavaresia dhe eshte gati per tu rrumbullaksuar ne Dhjetor. Sigurisht qe LDK ka dhene nje kontribut te madh per Dhjetorin qe vjen.

    Per LDK- shume partive ju ndodh ajo qe i ndodhi LDKse, me ndarjen.Sigurisht se ka potencial te pashtershem dhe do te mbijetoje si nje parti e rikonsoliduar.
    Nje gje duhet te dijet kulti i individit ka pas kohen e vet, nevojen e vet dhe me fame te ish kryetarit te ndjere z.Ibrahim Rugova nuk jetohet . LDK ka potencial dhe te beje ate qe mundet ne te ardhmen me ata njerez qe i ka.
    Kryetari Sejdiu nuk ka qene kurre pas dere ne Kosove, as si individ as si Familje. Ka qene profesor Universiteti, dhe aty ku i duhej Kosoves. Familja,te gjithe kane qene te kycur ne perpjekjet e Kosoves per liri : vete ne LDK si bashkpuntori me besnik dhe me i sinqerte i Rugoves, dhe besnik i popullit te vet qe mandatin e nisi ne Prekaz tek varrezat e sakrifices sublime per shtetin e Kosoves tek varri i Komandantit Adem Jashari...Antare te familjes rreshtuar ne UCK.dhe LDK .dhe ne USA antare te familjes te ngushte si aktiviste ne komunitetin shqiptaro-amerikan per Kosoven...

    Kur fiton Kosova , te gjithe kemi fituar...URIME te gjithe deputeteve fitues te te gjitha partive..... URIME KOSOVES LOKE*

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 18-11-2007 më 13:36
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #10
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Edhe po te ishin bashk LDK-LDD prap nuk do arrinin perqindjen e PDK's.
    Do Arrinte do Arrinte se ti nuk e din sa Popull ka Humb LDK-ja kur u nda ne dy Parti ti nuk e din se sa njeri nuk ka dal ne votime per shkat te Ndarjes...
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mitro Çela, kujtime..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:26
  2. Rama, lider i mundshëm kombëtar
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 04-06-2007, 16:40
  3. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •