Ne shqiptarët, jemi ndër popujt më pro-amerikanë në botë. Por sa i njohim Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa për çdo vit me qindra mijëra shqiptarë aplikojnë në lotarinë amerikane, për të realizuar ëndrrën e tyre të përtej oqeanit. Në ndihmë në vjen revista amerikane “Time”. Në numrin e saj të fundit, “Time” na ofron jetën amerikane në shifra. Si shkojnë në punë amerikanët, sa kohë qëndrojnë në trafik, sa kohë kalojnë në automjetet e tyre apo në automjetet e transportit publik? Si ushqehen, si e kalojnë kohën e lirë, cilat janë punët e tyre të preferuara e cilat i bëjnë më me vështirësi? Këto të dhëna e të tjera “Time” i ka shkallëzuar në shifra ekzakte pas studimeve e sondazheve.
Jetesa
Në një vend aq të madh e të larmishëm, të qenit një njeri i zakonshëm, sërish i jep mundësinë dikujt të jetë i ndryshëm. E pikërisht me mënyrat e pafundme të jetesës që ekzistojnë. Revista “Time” ka kryer një studim të detajuar të jetës amerikane, e të gjithë atyre njerëzve që jetojnë në vend. Jeta aktive fillon prej orës shtatë të mëngjesit me alarmin e zgjimit, mëngjesin, leximin e gazetave, përgatitjen e fëmijëve për në shkollë. Një vend të rëndësishëm zë dhe ushqimi, për të cilin amerikanët konsumojnë mjaft kohë e para.
Puna
“Time” ka kryer gjithashtu një studim të hollësishëm, shoqëruar me sondazhet përkatëse të të gjitha profesioneve. Në këtë mënyrë, profesionet janë të renditura sipas asaj që njerëzit ndiejnë me to. Njerëzit që e duan më shumë punën e tyre janë priftërinjtë, arkitektët, aktorët etj, ndërsa në ata që e duan më pak përfshihen punëtorët e ndërtimit, asistentët ligjorë, punonjësit e shërbimit social etj.
SHBA
President: George W. Bush
Zv.president: Dick Cheney
Kryeqyteti: Uashington D.C.
Qyteti më i madh: Nju Jorku
Numri i shteteve: 50
Forma e qeverisjes:
Republike federale kushtetuese
Sipërfaqja: 9,826,630 km2
Popullsia: 302,806,000 banorë
Nëntë nga 10 amerikanë shprehen se janë përgjithësisht të kënaqur me
punën e tyre. Por cilat janë punët që i bëjnë të lumtur amerikanët?
Njerëzit më të lumtur me profesionin e tyre:
¨ Priftërinjtë
¨ Punonjësit e shërbimit në shtëpi
¨ Agjentët e rezervimit
¨ Arkitektët
¨ Mekanikët
¨ Mësuesit
¨ Zjarrfikësit
¨ Aktorët dhe regjisorët
¨ Shkencëtarët
¨ Ekonomistët
¨ Atletët
¨ Policët e detektivët
¨ Inxhinierët elektrikë
¨ Mjekët
¨ Menaxherët e shëndetësisë
¨ Avokatët
¨ Hetuesit
¨ Muzikantët e
kompozitorët
¨ Specialistët e
marrëdhënieve me publikun
Njerëzit më pak të lumtur me profesionin e tyre
¨ Punëtorët e ndërtimit
¨ Operatorët e makinerive prerëse
¨ Mekanikët e kamionëve
¨ Punonjësit e lavazheve
¨ Punonjësit e çative
¨ Operatorët telefonikë
¨ Punonjësit e makinerive të pastrimitkimik
¨ Baristët
¨ Punonjësit e karburanteve
¨ Riparuesit e pajisjeve elektronike
¨ Terapistët
¨ Punonjësit e shërbimit social
¨ Klounët e rrugës
¨ Mekanikët
¨ Kamarierët
¨ Shitësit ambulantë
¨ Asistentët ligjorë
¨ Fotografët
Mëngjesi
7 e mëngjesit apo “a.m.” siç i thonë amerikanët fillon e ulërin pa ndërprerje zilja e alarmit.
18-36 minuta mëngjesi plus aktivitete të tjera siç është leximi i gazetave. 18 minuta të tjera për ata që kanë fëmijë, kohë kjo që u duhet për t’i përgatitur ato për në shkollë.
Transporti
25 minuta në ditë, mesatarisht, kalohen në udhëtim me automjete brenda qytetit, makinë personale, taksi, metro, autobus. 50 orë në vit, mesatarisht, amerikanët i kalojnë të ngecur në trafik.
Televizioni
Pas punës dhe gjumit, televizioni zë vendin më të madh në jetën e njerëzve që punojnë e jetojnë në Amerikë. Shtimi i përdorimit të regjistruesve dixhitalë të videove, tani do të thotë se amerikanët mund të shohin ç’të duan në çdo kohë që ato duan.
Ushqimi dhe pija
Amerikanëve u pëlqen shumë të hanë. Megjithëse ato shpenzojnë shumë kohë dhe para për ushqimin, kjo ka pasoja:
- SHBA ka 612,020 kuzhienierë “fast-food”-esh dhe vetëm 393,730 njerëz që punojnë në ferma.
- 62 përqind e amerikanëve janë mbipeshë ose obezë.
Ushtrimet fizike
4.9 miliardë dollarë kanë shpenzuar amerikanët vitin e kaluar për blerjen e pajisjeve të palestrës.
17.4 miliardë dollarë, amerikanët i kanë shpenzuar në palestra publike vitin e kaluar.
83 përqind e amerikanëve, sipas një ankete, nuk kryejnë fare ushtrime fizike.
Interneti
Sipas qeverisë amerikane, shtetasit amerikanë lundrojnë në internet thjesht për zbavitje për disa minuta në ditë. Sipas disa të dhënave të tjera amerikanët kalojnë mesatarisht 2.5 orë në internet kur janë në shtëpi, dhe një orë kur janë në punë.
Krijoni Kontakt