Servilizmi i diktatorit te ardhshem ne Plenumin e Beratit. Si arriti te shmange shkarkimin, duke pranuar te gjitha gabimet. Sipas Enverit, per gjithcka ishte fajtor Miladin Popovici, i cili e beri kryetar te partise, sepse kishte besim vetem te ai.
Ne materialet e Plenumit te 2-te te Komitetit Qendror te Partise Komuniste Shqiptare gjendet edhe nje diskutim mjaft i vecante i Sekretarit te Pergjithshem, Enver Hoxha. Ai ben nje autokritike te forte per vijen e ndjekur gjate luftes, per gabimet e shumta te verejtura, qe cuan deri ne krime te tmerrshme, per mungesen e aftesive drejtuese dhe per shume probleme te tjera, te cilat u shtruan ne mbledhje. Pervec ketij diskutimi, ne mbledhje Enver Hoxha mbajti edhe nje referat ne lidhje me vijen e ndjekur nga PKSH, qe nga koha e krijimit te saj e deri ne nentor te vitit 1944.
Vete diktatori, ne librin e tij me kujtime, "Titistet", shprehet se ky referat eshte mbajtur prej tij, por i hartuar dhe i redaktuar nen presionin e jugosllaveve dhe njerezve te tyre, te cilet bene qe referati te mos ishte ai i hartuar prej Enverit. "Referatin kryesor, qe ishte menduar te mbahej ne Plenum, ate "Mbi vijen politike te PKSH" e lexova une. Me sa di, ne arkivin e Partise ndodhet nje kopje, por ajo eshte kopja e variantit, si te thuash "zyrtar", e atij varianti qe u pergatit me "ndihmen", domethene me nderhyrjet, presionet, "redaktimet", heqjet e mbushjet qe i bene gjer nje dite para Plenumit Nakoja, Sejfullai e Koci... "Titistet", faqe 168.
Por nese raporti, i mbajtur ne emer te Byrose Politike nuk kishte firmen origjinale te Enverit, nuk mund te thuhet e njejta gje per diskutimin e tij gjate diteve ne vijim. Ne mbledhje, pas perfaqesuesit jugosllav, Velimir Stoinic, qe kerkoi nje qendrim te thelle kritik e autokritik, e mori fjalen edhe Komandanti. Para tij kishte bere autokritike Koci Xoxe e Liri Gega, por Enveri ua hodhi te gjitheve. "Ketu ka nje gje te keqe, asnje autokritike nuk eshte kuptuar mire dhe une kam frike se po te mbajme dicka te semure brenda, do te demtonim partine." Keshtu Enveri beri "autokritiken me te thelle", cka beri qe, ndersa fillimisht ne "shenjester" te viheshin Komandanti dhe Liria, pas kesaj gjithcka te shkarkohej mbi Liri Gegen dhe Ramadan Citakun.
Ne librin me kujtime "Titistet" Enver Hoxha shkruan: "...S'dija per pabesine qe po ushtronin ore e minute "shoket", pabesi, ne radhe te pare, ndaj partise e popullit, por pabesi edhe ndaj meje. Ta dija kete, patjeter punet do te shkonin ndryshe. Hapur do te dilja para shokeve te KQ, jo duke i perpunuar, por per t'i sqaruar mbi te verteten, per t'i paralajmeruar mbi ate qe po kurdisej. E ngaqe s'dija se c'ishte luajtur ne prapaskene, shkova ne Plenumin e 2-te te Komitetit Qendror te Partise, i bindur se kishim mosperputhje mendimesh e pikepamjesh me te derguarin e udheheqjes jugosllave e se me te ishin "solidarizuar" padrejtesisht shoket e Byrose sone..." (faqe 165-166). Ne te vertete Enveri nuk ftoi askend te mbante qendrim ndaj jugosllaveve. "Do te deshiroja qe te gjithe shoket e Komitetit Qendror ta benin kete autokritike, pse, si u tha, te gjithe jemi pergjegjes per punen dhe per mbarevajtjen e Partise". Kjo ishte mosperputhja e Enverit me te derguarit e udheheqjes jugosllave. E ndersa me ta ishin "solidarizuar" me te padrejte anetaret e Byrose Politike, Sekretari i Pergjithshem ftonte te gjithe Komitetin Qendror te reflektonin e te benin autokritike, nen frymen e fjales se mbajtur nga "shoku Velo".
Enver Hoxha: - Do te me kishte pelqyer qe, keto qe po them, t'i thosha para se te fliste shoku Velo (Velimir Stoinici, shefi i misionit jugosllav prane PKSH-shen.red), per te vetmen arsye se mos kuptohet qe jam ndikuar nga fjalet e Velos ne kete autokritike qe po bej. E kam bere kete autokritike dhe po e bej perseri. Do te deshiroja qe te gjithe shoket e Komitetit Qendror ta benin kete autokritike, pse, si u tha, te gjithe jemi pergjegjes per punen dhe per mbarevajtjen e Partise. Por ka pergjegjesi e pergjegjesi. Ka qe kane pergjegjesi te larte, te tjere kane pergjegjesi te grades se dyte e te trete. Pergjegjese kryesore e punes se shkuar eshte Byroja dhe i pari jam une. Pastaj jane Liria e Baca, qe duhet te benin autokritike, kurse ata nuk e bene. S'eshte puna per ne te tre, por per Partine. Kemi bere tre vjet lufte e s'kemi ecur si duhet, s'kemi pasur sukseset e duhura. Thuhet se pergjegjes jane Miladini e Dushani, por edhe ne jemi pergjegjes perpara Partise e popullit. Pas tre vjetesh, ne arritem ne kete mbledhje, ku autokritika nuk u be e shendoshe, por u pa realiteti. Kjo eshte pozitive. Ketu ka nje gje te keqe, asnje autokritike nuk eshte kuptuar mire dhe une kam frike se po te mbajme dicka te semure brenda, do te demtonim partine.
Pervec te metave te grupeve qe kemi trasheguar, kemi dhe nje te mete tjeter: besimin e verber te njerezit. Ne kohen e grupeve ne kemi pasur nje si kryetar dhe c'thoshte ai per ne ka qene e shenjte. S'u punonte mendja te tjereve. Njeri nga ata, qe kane pasur keto te meta, kam qene une. Keto une nuk i kam pare qe me perpara; tani i konkretizoj. Me vone do ta shoh edhe me mire punen. Kur une mora pjese ne Levizje me Grupin e Korces puna zhvillohej ne menyre konspirative. U afrova me keta shoke dhe u gjenda afer Koco Tashkos. Te tjeret kujtonin se une isha kryetar i punes, nje nga kreret, por une isha vetem nje simpatizant, une nuk isha anetar. Kur u formua Partia dhe u gjenda ne Komitetin Qendror, ketu hyra me propozimin e Kocos. Une s'kisha eksperience ose kisha me pak se te tjeret, qofte nga shoket e Grupit te Korces, qofte nga te Grupit te Shkodres. Ata ishin futur me aktivisht ne punen e grupeve.
Kur u formua Partia, besimi per ata dy shoke, Miladinin dhe Dushanin, qe i madh, pse une qeshe pa eksperience dhe pa pikepamje organizative e politike te qarta. Iu futem nje pune te organizuar, aty mesuam abc-ne e pare. Kjo qe nje gje e madhe per mua. Dy gjera kishim perpara: forcimin e Partise dhe luften kunder armikut. Per organizimin e Partise mesonim nga Miladini dhe Dushani, por si duhej organizuar lufta, kjo nuk ishte e qarte. Dhe nga kjo mosdije, shume shoke rane kot. Lufta ne fillim ishte me prit nje rast per te bere demonstrate. Ai qe merrte pjese ne demonstrate, quhej qe ishte i forte. Kishim shtruar punen me nacionalistet, me fshataret, por asgje s'behej. Gjate kesaj kohe edhe une kam luajtur nje rol, por kurdohere prane ka qene Aliu (Ali Gostivari ishte pseudonimi i Miladin Popovicit). Qe nga kjo kohe lindi jo nje simpati, por nje dashuri per te dhe cdo gje qe thoshte Aliu, per mua qe nje gje e mire, e mbaruar. Nuk isha ne gjendje ne atekohe te shihja qarte,si duhej bere puna me nacionalistet dhe si duhej organizuar lufta. Ne adoptuam po ato metoda, menduam si ata, por puna e tyre ishte nje gje e rastit, nje pune e improvizuar, nje pune e papergatitur mire, e papeshuar mire. Nuk do te them si u punua me nacionalistet me vone. Do te flas si u paraqit para meje Konferenca e Pezes. Edhe kjo eshte karakteristike e punes se Aliut. Une isha ne Tirane. Ai ishte ne Peze. Nuk kishim folur me perpara. Mora nje leter, nje pusulle, ku me thoshte qe te lajmeroja filanin e filanin se do te benim konference. Kur shkova ne Peze qene pergatitur referatet dhe i gjeta keta shoke, qe po grindeshin, po haheshin per nje ceshtje me rendesi qe s'e mbaj mend: ta veme kete apo te mos ta veme. Pas nje dite dolem ne konference per te mbrojtur platformen tone te Levizjes Nacionalclirimtare. Ne kishim turp, s'ishim njerez te turmave. Une s'isha ne gjendje te mbroja tezen me nacionalistet. Une dola te lexoja ate referatin: por qe te mbroj tezen jo. Me nje pergatitje te tille do te dilnin ato skena qe dolen, do te dilnin gjera qesharake. Keshtu, Konferenca e Pezes ka qene sa per me lexuar nga nje referat dhe nje trakt dhe pastaj ikem. Pas kesaj beme mbledhjen e rastit te KQ. Po c'u bisedua? U bisedua si ne nje celule. Shoku Ali dinte ato gjerat e para, si organizohet Partia, dinte si duhej punuar me nacionalistet dhe eksperiencen, qe e merrte nga ndonje shok, qe vinte nga fusha e perqendrimit. Ky ishte materiali, qe ai mundohej ta aplikonte ketu. Flisnim per ceshtjen e ushtrise. Kishte gjetur direktive per ushtrine e Partise Jugosllave. Por ne s'kishim ushtri. Mirepo Aliu s'kishte aspak perspektive, per sa i perket ushtrise. Me nje fjale, Aliu u rrit me eksperiencen e luftes sone. Per sa i perket pergjegjesise ne Komitetin Qendror provizor, kjo ishte elastike; asnjeri s'kishte nje pergjegjesi te caktuar. Vetem emrin e kishte Komitet Qendror. Une tani po e marr vesh nga Baca se atje Tuku ka qene sekretar politik. Vec nje gje di une, qe ai nuk shkoi ne depon me dinamit te Shenavlashit per aksion, po shkoi ne Peze; atje i coi dhe te tjeret.
Si u be qe une qendrova prane Aliut? Kete s'e di. Por fakti eshte qe une qendrova. Erdhem ne Konferencen e Vendit. Une ketu dukesha si me i preferuari i Aliut. Ai kishte besim te madh te une. Une, gjithashtu, tek ai. Si u pergatit Konferenca e Vendit, kjo eshte nje tjeter histori. Si per te gjithe evenimentet e Partise, deri ne fund ishte Aliu. Por kryesori i Konferences ishte Bllazhoja. Bllazhoja ka ndihmuar me shume ne pergatitjen e referateve, sidomos ne referatin ushtarak. Kur erdhi Bllazhoja me direktivat e Kominternit, sikur na erdhi Perendia. Si ka shkuar Aliu me Bllazhon une kete nuk e di, se s'kam qene brenda. Vetem nje gje mund te them se, sikur shoku Bllazho te kishte hyre pak me thelle, te kishte qendruar me afer me ne, besoj se dicka do te rregullohej nga ato gabime. Pse, pa dyshim, autoriteti i Bllazhos ishte i madh, pse vinte me direktivat e Kominternit dhe me letren e Titos, por gjuha na pengonte. Baca tha se kur u nda nga Bllazhoja, ky i pati thene, qe te kishim mendjen me Miladinin. Atehere Baca nuk e tha kete. Po te na e kishte thene do te kishte bere mire, se do te na bente te mendonim. Bllazhoja i pati thene Baces se Miladini do te ishte nje instruktor dhe jo si ka qene deri atehere.
Shoket folen si u zgjodh Komiteti Qendror, si u zgjodh edhe Byroja. Do te theksoj zgjedhjen time si sekretar politik. Aliu s 'kishte besim tek asnjeri vec meje. Une nuk di per vendimin qe u mor per kete, por di qe Aliu e mbrojti tezen, qe une te isha sekretar politik. Propozimin e bene Doktori (Ymer Dishnica) dhe Miladini. Kjo gje me ra si nga qielli, prandaj u thashe qe nuk e beja dot. E refuzova ne fillim, pse m'u duk e zorshme detyra e sekretarit politik, pasi une s'kisha bere as me pak e as me shume se shoket e tjere. Madje u thashe qe sekretar politik te caktohej Koci. Pa realizuar mire funksionin e sekretarit politik, une pashe ne vija te pergjithshme se kjo qe nje gje e madhe per mua, pse une e njihja veten. Kjo gje me ka renduar ne veten time, jo vetem atehere, por edhe me vone, deri me tani. E shoh edhe tash se s'mund te jap ne ate vend ate qe duhet, jo pse i shmangesha pergjegjesise, por se e shihja se funksioni ishte i rende. Shoku Sejfulla e shtroi kete ceshtje ne nje menyre tjeter dhe me lehtesoi, se te gjitha keto qe beheshin, edhe popullarizimi im, ishin artificiale. Une shihja popullarizimin se ishte artificial dhe nuk me dukej i arsyeshem. Kjo gje krijon besimin qorrazi te nje person. Besimi duhet te vije me pune dhe jo me trakte, me gazeta e agjitacion, sic eshte bere. Ka edhe nje gje tjeter pozitive, nga ato qe shtroi Sejfullai, ceshtja e karrierizmit, qe do te thote se po u fute ne nje vend do te mbetesh atje perhere. Kush e meriton vendin do ta mbaje. Ne Partine tone ekziston nje doze e karrierizmit, prandaj duhet te luftohet. Kjo ka lidhje me kompozicionin social te Partise, prandaj eshte e rrezikshme. Une mora shume nga Aliu, por mora keqbesimin dhe jo dashurine per shoket.
Pas Labinotit, une e ndieja pergjegjesine e madhe, qe me kishin ngarkuar dhe megjithese kisha Aliun prane, doja te kisha prane edhe shoket tane. Por menyra qe kishin adoptuar nga Aliu nuk na linte te mblidheshim. Puna behej e improvizuar. Sa vinte nje shok i Byrose, sillte ndonje gje te vogel, bisedonim dicka me te dhe ai duhej te largohej. Vec kesaj, eshte edhe ceshtja se nuk mund t'i beje te gjitha punet vete. Aliu ishte dembeli me i madh. Ai jepte disa pika dhe asgje tjeter. Me to duhet te vrisje veten. Puna behet duke shtruar problemet, mirepo kjo s'ndodh tek une. Mbledhjet beheshin si mbledhje qarkori. Jepnin shoket raporte, bente Aliu ca verejtje, dhe me kaq mbaronte. Shoket me kishin zili, se une perfitoja nga Aliu. Por nga Aliu nuk mesova gje, nuk pata asnje ngritje politike si udheheqes i Partise qe isha, te mesoja, te mendoja me te vertete si marksist, po ashtu dhe te punoja. S'mbaj mend kurre, qe ai te me kishte shtruar, qofte edhe nje problem te vogel teorik. Ne kishim mendimin se ai dinte mjaft, por fakti eshte se ai kurre nuk shtronte mire problemet, nuk i konkretizonte ato me teori marksiste. Duket qe ai s'dinte gje. Jo vetem qe s'perfitova gje nga ai, por edhe humba. Ndryshe e ndieja veten ne Tirane dhe ndryshe tani. Kisha frike te beja mbledhje, pse nuk jam njeri me funksion te zakonshem. Ne mbledhje duhet te shtrohen gjera me peshe. Prandaj mbledhjet i shtyja, pse ato duhet te pergatiteshin. S'mund te besh mbledhje pa referate, te cilat t'i pergatitesh. Aliu s'me thoshte gje per referatet. Une e kisha zet te shtroja gjerat, qe te gjithe i dinim. Me nje pune te tille une s'mund te jepja ndihme. Vinin raportet nga terreni, por ato vetem i kendonim dhe asnjehere nuk i studionim. I gjykonim gjerat ne siperfaqe. Kete metode pune kishte Aliu. Duke qendruar me Aliun dhe une zura te merrja zakonet e tij dhe te mendoja si ai, t'i shihja gjerat me percmim. Besimin qe kishte Aliu te vetja e tij fillova ta merrja dhe une. Me kujtohet kur me shkruante nje leter Nakoja per kompromisin e Gjin Markut, ku na thoshte se do te merrnim apo nuk do te merrnim masa kunder Gjinit dhe kompromisit te tij. Ajo leter, e shkruar ashtu me ton te rende, me beri qe t'i hiqja verejtjen Nakos per menyren si e kishte shkruar.
Erdhi puna e formimit te Shtabit te Pergjithshem. Dhe kjo u be si punet e tjera, si ajo e Pezes. Menjehere une u bera komisar politik, por fare pak dija une per kete, prandaj edhe rendimenti i kesaj pune s'ka qene si duhet. Puna jone ne Shtab konsistonte vetem ne disa udhezime te thata. Nuk kishim asnje ide mbi organizimin e ushtrise. Edhe une s'dija gje, pse nuk beja ndonje perpjekje dhe qe te mesoja dhe te perparoja ne kete rruge. E para, se kisha besim tek Aliu; e dyta, se s'shihja ndonje rruge tjeter, s'kisha ndonje perspektive. Per sa i perket vijes politike, une mendoja si mendonte Aliu, asnje presje me teper.
Erdhi Tempoja. Ne konstatuam qe Tempoja ishte nje njeri plot gjalleri, njeri qe s'e njihte friken dhe pengesen. Vinte nga Shkodra, kalonte postblloqet, s'donte t'ia dinte per rreziqet. Hidhej ketu, kalonte ne Maqedoni. Erdhi Tempoja dhe ne u afruam me te me nje dashuri te madhe, une dhe Aliu. Dushani me tha se ishte nje nga ata te medhenjte, qe na kishte ardhur nga lart. Vajtem ne kasolle. Atje Tempoja shtroi ceshtjen e Shtabit Ballkanik. Aliu s'me tha gje c'ishte ky (Tempoja). Po niseshim per te shkuar ne Tirane. Po perpara, me tha Aliu, t'i shpjegonim pak situaten, si e mendonim ne. Une dhe Doktori (Ymer Dishnica) i thame nga pese fjale dhe rame dakord per shtabin nderkombetar. I thame se ishim gati. Porsa ikem ne, kishte filluar grindja midis Aliut dhe Tempos. Ne s'kuptonim fare perse. Aliu me tha te niseshim per Tirane. Kur u kthyem e gjejme perseri Tempon. Ai kishte shkuar ne Greqi dhe qe kthyer. Gjate kesaj kohe Balli qe formuar. Ne as e kishim parashikuar. Balli na doli si i papritur, ngaqe s'dinim te punonim me nacionalistet. Balli po forcohej. Ne ne Tirane nuk i jepnim rendesine e duhur. Thoshim se duhej te benim bashkim me Ballin dhe se ai duhej te pranonte platformen tone e te futej ne Front. Kjo ishte pikepamja jone. Jo vetem kaq, por edhe kur takoheshim me njerez te Ballit Kombetar, ne nuk ishim ne gjendje te nxirrnim ndonje gje per Ballin, te kuptonim se Balli po dilte si reaksion. Ai po forcohej nen hunden tone. Beme ate kompromilin, qe thame. Kur erdhem ne Kucake, Tempoja e shtroi kete ceshtje. Marredheniet e Aliut me Tempon ishin te thartuara. Une isha ndikuar nga Aliu: tash e kuptoja se Aliu kishte prirje ta denigronte ate. Thoshte se Tempoja ishte ekstravagant. Qendrimi im ishte po si i Aliut, se une nuk e dija qe Tempoja ishte anetar i Komitetit Qendror te Partise Jugosllave, e dija se ishte vetem nje njeri i rastit, i cili qe ngarkuar per nje pune dhe kalonte ketej rastesisht. Aliu me thoshte se ai nuk dinte c'kerkonte, se ishte i cuditshem etj. Cdo kritike e cdo pyetje qe bente Tempoja, Aliu e konsideronte si nje kritike personale dhe une besoja se Tempoja kritikonte vetem per te kritikuar. Une kisha besim te Aliu dhe mendoja se ne te dy mbronim nje vije te drejte. Aty kishte dhe nje grek, qe s'merrej vesh me Tempon dhe hahej me te. Atehere Miladini me thote: "Shiko c'po ngjan". Une mbroja tezen qe mbronte Aliu, sipas se ciles Balli ka forca dhe po ta godasim do te na godase dhe ne do te humbasim. Tempoja shtroi tezen e demaskimit te Ballit. Ai nuk u bind, por as ne s'u bindem. Kur vajtem ne Vithkuq, atje e shtroi kete ceshtje Sejfullai, sipas te cilit ne ishim ne pozite oportuniste. Sejfullai pati guximin dhe e shtroi i pari kete ceshtje. Ai ishte i vetmi, pas Tempos, qe na kundershtoi. Pas kesaj Sejfullai u la menjane. S 'ishte vetem Aliu, por edhe une qe e nenvleftesoja Sejfullain. Ne kishim idene se Sejfullai ishte nje nga shoket me te mire. Por kur erdhi ne Shqiperi, qe pergatitur terreni nga Aliu. Ky na thoshte: "E mo, c'bejne ata ne France, kurse ne luftojme ketu?". Prandaj Sejfullai u prit ftohte. U pranua vetem kandidat, jo se ne e cmonim ate, por vetem se kishte qene ne Moske. Mbaj mend qe Baca me tha te fusnim Sejfullain ne Byro. Une fola me Aliun, kurse ky me beri verejtje: "Si mendojne keta shoke?". Kur Sejfullai e shtroi ceshtjen e vijes politike, ky ishte kulmi, prandaj u la menjane. Eshte tamam fjala per atehere, kur neve na zuri paniku. Nuk dinim si ta zgjidhnim problemin e Mukjes. Ne vend qe ne te gjenim zgjidhjen e ketij problemi, une dhe Aliu shikonim c'masa te merrnim kunder Ymerit. E quanim Ymerin oportunist. Masat qe morem ishin: lajmerimi i organizates per te hedhur poshte Mukjen dhe vendimi per te bere Konferencen e Labinotit, ku do ta denonim Mukjen. Dhe me kete ne i lame duart. Nuk na shkoi aspak ne mendje ta analizonim Mukjen dhe gjendjen qe u krijua ne ate kohe. Si menduam, ashtu edhe u be. Referati qe mbajta ne Labinot qe mbushur plot me fakte kunder Ballit, per te treguar se Balli ishte tradhtar. Perfundimi dilte qe ne t'i binim, ta godisnim Ballin, pa bere asnje sqarim. Ne thirrem atehere Ali Kelcyren te bisedonim, por pa sukses. E zgjidhem problemin duke kaluar nga oportunizmi ne sektarizem. Filluam luften me Ballin dhe nuk i ndricuam organizatat si duhet. Lidhjet me to ishin krejt te crregullta. Direktivat qe jepnim nuk ishin ne harmoni. Pergjegjes per keto isha dhe une. Organizatat punonin ne koke te tyre, raportet vinin nje here ne dy muaj. Edhe shoket e tjere te Komitetit Qendror punonin po ne kete menyre. Ne merrnim vendime nga leximi i raporteve dhe jepnim direktiva, qe, ne te shumten e heres, ishin te gabuara. Sot thoshim nje gje, neser nje gje tjeter, qe kundershtonte te meparshmen. Me nje metode te tille pune, me ate lartesi politike qe na jepte Aliu, ne patjeter do te arrinim ne keto gabime. Me ate nivel politik qe kishim, qe na jepte Aliu, sigurisht, do te kishim keto rezultate. Politika e kuadrit s'njihej nga ne, ajo s'ishte gje. Kuadrot ngriheshin, kurse ne s'dinim gje. Ato nenvleftesoheshin nga Aliu dhe une ndikohesha nga ai. Per terrenin e Korces ai kishte urrejtje. Cdo gje qe benin shoket e Korces dhe Korca s'ishte e mire. Nga vinte kjo? Une s'e kuptoj. Por Aliu kishte tendence te ngrinte elementet jopunetore. Ndryshe s'ka si kuptohet. Mire e tha Koci. Grupi i Korces kishte punuar, kishte bere greva dhe demonstrata. Aliu, po ta shikonte me mire kete gje, duhej t'i vinte me teper ne ndihme Korces, sepse atje kishte levizje punetore. Perkundrazi, ai i percmonte shoket e Korces dhe Korcen. Filloi te ngrinte ne terrenin e Korces agallaret si Nexhip Vincani. Sipas tij, po te mos ishte Nexhipi, qe u be njeriu me i mire ne Korce, s'kishte as lufte, as pune te mire. Po te njejtin qendrim percmues mbante karshi Kocit dhe Pandit. S'linte rast pa kritikuar, here Kocin, here Pandin.
Vinin raportet nga Koci e nga Pandi, kur keta ishin ne terren, i kendonim ato dhe na dukeshin shume oportuniste, mua dhe Aliut gjithashtu. Aliu kishte dhe urrejtje per ta, kurse une jo. Kundrejt Kocit une kam qene me objektiv. Per Pandin asnje fjale te mire. Keshtu, ne Byro te preferuarit ishin: une, Baca, Liria. Per Nakon pershtypja ishte se ai ishte i zgjuar, por se donte te punonte indipendent. Kete ide e kishte Aliu, e kisha edhe une. Bile njehere i kam thene pse nuk raportonte, sikur ai bente sipas kokes se vet, se ishte egoist, se kerkonte qe te tjeret t'i linte ne hije. Une e shikoja qe punet s'shkonin, por shkakun s'e njihja.
Si "udhehoqi" luften Enveri
Erdhi puna e formimit te Shtabit te Pergjithshem. Dhe kjo u be si punet e tjera, si ajo e Pezes. Menjehere une u bera komisar politik, por fare pak dija une per kete, prandaj edhe rendimenti i kesaj pune s'ka qene si duhet. Puna jone ne Shtab konsistonte vetem ne disa udhezime te thata. Nuk kishim asnje ide mbi organizimin e ushtrise. Edhe une s'dija gje, pse nuk beja ndonje perpjekje dhe qe te mesoja dhe te perparoja ne kete rruge. E para, se kisha besim tek Aliu; e dyta, se s'shihja ndonje rruge tjeter, s'kisha ndonje perspektive. Per sa i perket vijes politike, une mendoja si mendonte Aliu, asnje presje me teper.
Nuk dinim si ta zgjidhnim problemin e Mukjes. Ne vend qe ne te gjenim zgjidhjen e ketij problemi, une dhe Aliu shikonim c'masa te merrnim kunder Ymerit. E quanim Ymerin oportunist. Masat qe morem ishin: lajmerimi i organizates per te hedhur poshte Mukjen dhe vendimi per te bere Konferencen e Labinotit, ku do ta denonim Mukjen. Dhe me kete ne i lame duart. Nuk na shkoi aspak ne mendje ta analizonim Mukjen dhe gjendjen qe u krijua ne ate kohe.
Organizatat punonin ne koke te tyre, raportet vinin nje here ne dy muaj. Edhe shoket e tjere te Komitetit Qendror punonin po ne kete menyre. Ne merrnim vendime nga leximi i raporteve dhe jepnim direktiva, qe, ne te shumten e heres, ishin te gabuara. Sot thoshim nje gje, neser nje gje tjeter, qe kundershtonte te meparshmen. Me nje metode te tille pune, me ate lartesi politike qe na jepte Aliu, ne patjeter do te arrinim ne keto gabime.
Aliu ishte dembeli me i madh. Ai jepte disa pika dhe asgje tjeter. Me to duhet te vrisje veten. Puna behet duke shtruar problemet, mirepo kjo s'ndodh tek une. Mbledhjet beheshin si mbledhje qarkori. Jepnin shoket raporte, bente Aliu ca verejtje dhe me kaq mbaronte. Shoket me kishin zili, se une perfitoja nga Aliu. Por nga Aliu nuk mesova gje.
Komunistet qe udhehoqen partine gjate luftes:
Anetaret e pare te Byrose Politike te Komitetit Qendror te PKSH:
Enver Hoxha-sekretari politik, me vone Sekretar i Pergjithshem e Sekretar i Pare i Partise se Punes te Shqiperise, deri ne 11 prill 1985
Koci Xoxe- sekretar organizativ i PKSH, zevendeskryeminister dhe minister i Brendshem deri ne vitin 1948. Ne vitin 1949 pushkatohet si "armik i popullit"
Ramadan Citaku- perjashtohet nga Byroja Politike dhe KQ ne Plenumin e Beratit per "inaktivitet"
Ymer Dishnica- rrezohet si favoriti i jugosllaveve pas Konferences se Mukjes, ku Dishnica kryesoi delegacionin e Frontit Nacional-Clirimtar. Pas lufte u denua si "armik i popullit" dhe kaloi shume vite ne burgje dhe internime.
Nako Spiru- drejtues i Rinise Komuniste pas vrasjes se Qemal Stafes. Minister i Ekonomise pas lufte, derisa paditet si "armik i popullit". Ne vitin 1947 detyrohet te vrase veten.
Gjin Marku- komandant brigade gjate periudhes se luftes. Pas lufte u denua si "armik i popullit" dhe vdiq ne burg.
Liri Gega- nje nder njerezit me te rendesishem te PKSH-se ne terren gjate periudhes se luftes dhe me funksione te rendesishme ne vitet e para pas Clirimit. Etiketohet si "armike e popullit" dhe pushkatohet.
Krijoni Kontakt