Fatkeqesisht shume njerez akoma se kane kuptur se natyra eshte roberesha jone qe Zoti na e ka dhuruar dhe nuk eshte padronja jone.per kete dhurate dhe status te vecante qe kemi si njerez duhet te adhurojme dhe falenderojme Zotin.Ky eshte qellimi Jetes.
Dielli eshte krijese dhe jo Zot.Prandaj muslimanet nuk e perdorin fjalen perendi-perendon, sepse dhe dielli perendon.Ja nje argument llogjik pse dielli nuk eshte Zot.
6:78.
Kur vërejti diellin duke lindur, ai thërriti: “Ky është Zoti im, ky është më i madhi!” Por, pasi dielli perëndoi, ai tha: “O populli im, unë jam larg nga idhujt që ju ia shoqëroni Allahut në adhurim!
Dielli eshte Krijuar nga Zoti per nje qellim te caktuar
Ai(Allahu) është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i të plotfuqishmit, i gjithëdijshmit.
ka pasur prej popujve qe djalli i ka mashtruar dhe i ka bere adhurues te diellit si populli i Belkises ne kohen e Sulejmanit.
27:24.
Kam parë se ajo dhe populli i saj adhuronin diellin e jo Allahun. Djalli ua paraqiste të bukura sjelljet e tyre, duke i larguar nga rruga e drejtë, prandaj nuk ishin të udhëzuar.
Zoti tregon ne Kuran se Dielli eshte burim drite, ndersa hena eshte pasqyruese e saj.Deri vone njerzit mendonin se hena e ka driten e vet por Kurani e pat sqaruar kete gje para 1400 vjetesh.
10:5.
Ai e ka bërë diellin burim drite, kurse Hënën e ka bërë të vezulloje, duke i caktuar asaj fazat, që ju të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Allahu i krijoi këto vetëm me të vërtetën. Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerëzve që kuptojnë.
Dielli dhe hena jane ne sherbim te Njeriut
14:33.
e po ashtu edhe diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht. Ai ka vënë në shërbimin tuaj natën dhe ditën.
Zoti na ndalon te adhurojne Diellin dhe henen.Pikerisht adhuruesit e zjarrit i bejne perulje diellit ne kohen e lindjes se Tij dhe kete Zoti e kritikon ne Kuran.
41:37.
Ndër shenjat e Tij janë nata dhe dita, si dhe dielli dhe Hëna. Mos bëni sexhde as për diellin, as për Hënën, por, nëse jeni adhurues të Atij, bëni sexhde për Allahun i Cili i ka krijuar ato!
Krijoni Kontakt