Kam mendimin se ia vlen te krijojme nje teme te vecante brenda ketij forumi (Te Ndihmojme Njeri-Tjetrin) qe i dedikohet punesimit, ku mund te njoftojme per vende pune qe mund te jene krijuar. Besoj se e keni konstatuar qe shume vende pune nuk reklamohen por plotesohen me rekomandime nga personeli i brendshem i nje kompanie (kam parasysh kryesisht punera qe kerkojne diplome universitare).
Kudo qe kam punuar sbesoj te kete qene e rastesishme qe ka patur gjithmone nje shumice indianesh, rumunesh apo ku e di une se cfare. Perse te mos ndihmojme njeri-tjetrin si shume komunitete te tjera? Ju sugjeroj te njoftoni ketu per vende pune ne te ardhshmen.
Per momentin jam ne dijeni te nje vendi pune ketu ne kompanine ku punoj.
Emri i kompanise eshte: US Spinal dhe pozicioni eshte per nje inxhinier mekanik me experience ne modelim 3D te instumenteve mjekesore. Jemi pese te tille ne kete moment dhe po kerkojme edhe nje tjeter. Puna ka te beje kryesisht me modelimin e implanteve per shtyllen kurrizore si dhe instrumenteve perkatese per ti instaluar. Nuk eshte e thene per kandidatin qe te kete pasur patjeter eksperince ne kete fushe. Ajo qe eshte e rendesishme eshte njohja e SolidWorks 2007 ose 2008 si dhe e materialeve te ndryshme: celik inoksidabel, titanium, naitinol etj. Vendi i punes eshte ne Boca Raton, FL, USA
(rreth nje ore ne veri te Majamit).
Kompania ofron ndihme per shpernguljen per ata qe vijne nga shtete te tjera te SHBA.
Per me teper ketu ne Floride nuk ka taksa lokale mbi te ardhurat, pervec faktit qe ske te ngopur me diellin! Duhej te kisha ardhur direkt ketu, sa u rraskapita me kot me dimrin e Kanadase per vite me rradhe.
Ata qe jane te interesuar mund te me dergojne rezymene me poste elektronike.
Gjithe te mirat,
Zuchero
Krijoni Kontakt