Nacionalizem Ka Ashtu Sic Ka Ene Tradhtar (vdekje Bollanos Dhe Shokeve Te Tij)
Nacionalizem Ka Ashtu Sic Ka Ene Tradhtar (vdekje Bollanos Dhe Shokeve Te Tij)
Nuk e di pse thua se ska flamure te shpalosur, ndoshta nuk jeton ne Shqiperi prandaj.
Si fillim doja te thoja dicka mbi nacionalizmin ne Shqiperi. Nacionalizmi ketu te ne eshte keqkuptuar gjate komunizmit dhe mezi po e merr veten, mgjth hapat jane pozitive. Gjate 45 viteve te diktatures, komunistet qellimisht, per te qene me te forte, nderthuren regjimin e tyre me nacionalizmin. Ishte te rregullta fjalet "ne mbrotje te Atdheut, per Atdheun etj...". Nga ana tjeter deri dikur nuk eshte permendur fare Kosova, apo shqiptaret e Maqedonise etj... vetem me raste te vecanta, mgjth gjoja ne ishim shtet nacionalist.
Rrjedhmisht, ne ndergjegjen e popullit, u ngulit nacionalizmi dhe komunizmi bashke, dhe kur u rrezua diktatura populli shfaqi urretjen e tij te mbrujtur ne gjithe ato vite ndaj komunizmit, dhe ne nenndergjegje edhe ndaj nacionalizmit (sepse komunizmi dhe naci. ishin shprehur bashke deri atehere). Prandaj nga fillimi i viteve 90 nacionalizmi ishte shume i dobet, pothuajse fare. Per shembull nje njeri qe nxirrte nje flamur kombetar ne dritare, shihej nga te tjeret me cudi te madhe, apo ne kendimin e himnit ne flamur.
Por sot, sipas mendimit tim, ngasa e shoh edhe gjendjen, nacionalizmi po perparon ne Shqiperi dmth po rritet, por nuk besoj se ka per t'u kthyer ne shovinizem. Shpresoj se jo.
Mu me ben pershtypje me hapesin e temes, qe nuk e paska vene re, se ne shumicen e shtepive ne ndertim vihet flamuri kombetar. Pothuajse ne cdo shtepi, dhe eshte dicka qe bie lehtesisht ne shpi ne sy. Ndoshta do t'ju sjell edhe foto, me zona te tera per flamuj neper cati.
Kete vit si asnjehere tjeter, me rastin e 28 nentorit u vune re shume flamuj te valezitur e te shpalosur neper dritare e ballkone. Kete e keni pa genjeshtra, mos t'ju duket cudi.
tung.
Life's too short to remove USB safely.
Po ja mer watson, une qe jetoj edhe ne kryeqytet e nuk shoh aq shume flamuj sac imagjinon ti....
Pse daku, skishe flamuj neper dritare me 28 nentor? Mu, mu duk se kishte me thon te drejten.
Kuptohet qe flamuri ska per te nejt gjithmone ne ballkon, se helbete do nderim rrobat. Po ne periferi nuk ke udhetu keshtu? Dhe e kam theksuar thuajse ne cdo "shtepi ne ndertim" ne flamuj...
Life's too short to remove USB safely.
Mos se ja bere gati sali berishes parullen e re..."lavatrice me larje-tharje per te gjithe"Pse daku, skishe flamuj neper dritare me 28 nentor? Mu, mu duk se kishte me thon te drejten.
Kuptohet qe flamuri ska per te nejt gjithmone ne ballkon, se helbete do nderim rrobat.
eshte detyrim qe ne shtepite ne ndertim te varet nje flamur ja perse,megjithse mua krahas shqiptarit me kane rene ne sy plot gjerman e italiane(besoj se lidhet me shijet futbollistike),por nuk esht njesoj ta varesh tek ballkoni ne ndertim me ballkonin ku pi kafen ne vere,do me shume "kurajo" e dyta.Eshte fakt qe ne shqiptaret kemi ende turp te ekspozojme simbolet kombetare,s'eshte gje tjeter vecse frike se mos na marrin per NACIONALISTE,dhe qe tregon qarte se ne kesaj fjale i japim konotacion negativ ne menyre te pavetedijshme,pra s'jemi nacionaliste!Te valevizesh flamurin per 28 nentor s'eshte shume me teper sesa te vishesh si klloun per karnevale.Po ne periferi nuk ke udhetu keshtu? Dhe e kam theksuar thuajse ne cdo "shtepi ne ndertim" ne flamuj...
ps.pergjigja s'donte te ishte kunder teje,thjeshte mora per baze postimin tend per te thene ate qe mendoj per nacionalizmin ne shqiperi.
Ndryshuar për herë të fundit nga imodhjom : 04-12-2007 më 22:22
Krijoni Kontakt