Stan Dragoti nė Shqipėri pėr tre filma hollivudianė
Stan Dragoti mbėrrin nė Shqipėri. Producenti dhe regjisori i njohur hollivudian me origjinė shqiptare, ka mė se dy ditė qė ndodhet nė kryeqytetin shqiptar, i shoqėruar nga njė grup producentėsh dhe artistėsh tė tjerė tė mbretėrisė kinematografike.
ANILA MEMA
Gjatė takimeve tė shumta ditėn e djeshme, Dragoti ėshtė takuar edhe me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Qėllimi i kėtij takimi mes tyre ka qenė jo vetėm kinematografi, por edhe lanēimi i Shqipėrisė nė Hollivud, lanēimi i turizmit shqiptar nėpėr botė dhe pse jo tė publicizohet edhe toleranca fetare, qė sipas artistit ėshtė mjaft e rėndėsishme. Regjisor i njohur me origjinė shqiptare, veēanėrisht pėr filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parė, 1979), njė komedi e zezė mbi temėn e Drakulės dhe “The Man with One Red Shoe” (Burri me njė kėpucė tė kuqe, 1985), njė komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi, i ka shprehur idenė kryeministrit shqiptar pėr realizmin e tre projekteve kinematografike tė rėndėsishme. Nga burime pranė Kryeministrisė mėsohet se Dragoti ka njė projekt nė bashkėpunim me producentė tė tjerė amerikanė, realizmin e tre filmave pėr Shqipėrinė. “Artisti prezantoi pranė kryeministrit tre projekte filmike pėr t’i ēuar nė Hollivud, qė janė njėri pėr historinė e Skėnderbeut, njė tjetėr projekt filmik pėr ndihmėn qė shqiptarėt u kanė dhėnė hebrenjve dhe njė tjetėr nė bashkėpunim me Peter Lucas, pėr Luftėn e Dytė Botėrore”, shprehen tė njėjtat burime. Kryeministri Berisha pėrshėndeti artistin e shquar dhe e pėrgėzoi pėr kontributin e madh qė ka dhėnė me punėn e tij nė ngritjen lart tė imazhit tė Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare, si dhe pėr interesimin e vazhdueshėm tė tij ndaj zhvillimeve dhe projekteve tė vendit tė tij tė origjinės. Por pėrveē projekteve kinematografike, regjisori i shquar, Stan Dragoti, ndodhet nė Shqipėri sė bashku me producentė dhe bashkėpunėtorė tė tij, nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr tė promovuar dhe nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar, njohjen e historisė dhe traditave tė Shqipėrisė mė gjerėsisht nėpėrmjet filmave historikė, dokumentarėve mbi vendin tonė dhe paketave tė spoteve televizive mbi turizmin dhe imazhin e Shqipėrisė turistike. Gjatė bisedės me Berishėn, Dragoti ka diskutuar pėr potencialet qė ka Shqipėria nė aspektin e turizmit dhe tė investimeve nė fusha tė ndryshme, si dhe pėr mundėsinė dhe rėndėsinė e zhvillimit tė njė strategjie efikase pėr promovimin sa mė shumė tė produktit “made in Albania” nė mbarė botėn. Gjithashtu artisti ka hedhur idenė e realizimit tė sa mė shuam spoteve pėr turizmin shqiptar, duke vėnė theksin qė tė publicizohet ana ekzotike, romantike e natyrės shqiptare, pse jo dhe toleranca fetare nė Shqipėri. Stan Dragoti njihet sidomos pėr videoklipet komerciale, shumė prej tė cilėve konsiderohen si vepra arti. Ka xhiruar gjithsej gjashtė filma artistikė, nė njėrin prej tė cilėve ka qenė edhe skenarist (filmi i tij i parė “Dirty Little Billy”, 1972). Ka xhiruar edhe filmat “Necessary Roughness” (1991), “She’s Out of Control” (1989) dhe “Mr. Mom” (1983). Regjisori shqiptar Stan Dragoti ėshtė sot 75 vjeē. Shqiptari qė “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu qė bėri rizgjimin e ėndrrave njujorkeze me filmin e famshėm “I love New York”, ėshtė lindur mė 4 tetor 1932 nė New York City. Artisti i njohur me prejardhje shqiptare vjen nga njė familje tepelenase, qė kanė emigruar shumė herėt nė SHBA. Babai i tij, Asllani, nga fshati me peizazh tėrheqės Dragot i Tepelenės, dhe nėna e tij Bahrie, nga qyteti i lashtė Tepelenė. Hapat e parė tė kėtij gjeniu filluan qė nė fėmijėri. Nė moshė tė vogėl ishte tepėr kureshtar dhe i interesuar ta shpenzonte kohėn pėrballė programeve televizive. Ēdo film qė shikonte ishte i pasionuar ta komentonte me motrat dhe prindėrit. Qė nė moshėn 7 vjeē filloi tė vizatonte, imagjinonte dhe shumė skicime tė moshės. Kėto ishin edhe ato qė bėnė realitet ėndrrėn e tij. Mbaroi njėkohėsisht kolegjin nė “Cooper Union”, New York dhe shkollėn e Arteve Vizuale. Ndėrsa bashkėpunon akoma qė prej vitit 1968 me kolegun e tij, Charli Moss. Stan bėri emėr qė nė hapat e parė, kur si drejtor i njė filmi pati sukses tė pabesueshėm. Disa nga shitjet kalonin shifrėn 200 milionė dollarė tė ēdo prodhimi tė kompanisė sė tij. Njėkohėsisht filloi tė realizonte reklama pėr gjigantėt e industrisė sė linjave ajrore dhe atyre tė prodhimit tė makinave. Njeri inteligjent dhe krijues, duke i vėnė njohuritė nė shėrbim tė kohės, u bė shpejt i njohur dhe i kėrkuar.
Nipi nga Dragoti
Vite mė parė, nė kohėn kur Kryeministri i sotėm, Sali Berisha, ishte nė pozicionin e presidentit shqiptar, Stan Dragoti ka ardhur nė Shqipėri. Gjatė atij udhėtimi, Dragoti ka qenė i shoqėruar nga Ekrem Bardha, Arthur Lika, Dino Erbeli, Geri Kokolari, Bardhyl Quku, njėkohėsisht dhe nga pushtetarė dhe zyrtarė tė lartė shqiptarė. Nė kėtė ardhje tė tij, Dragoti ka vizituar edhe fshatin e origjinės sė tij, vendlindjen e babait, Dragotin nė Tepelenė, njė fshat piktoresk qė shtrihet pėrballė qytetit. Gjatė kėsaj vizite nė Shqipėri, Dragoti e cilėsoi bregdetin e virgjėr shqiptar me atė kalifornian dhe malet me ato tė Zvicrės.
Panorama
Krijoni Kontakt