Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Ujku ti ke ca gabime llogarie ...

    Panelet fotovoltaike i ben ai qe ka para sa te haje dynjaja... NE europe vetem gjermania i ka futur keto panele me shumice ne qarkullim fale subvencioneve shteterore. Asnje kompani ernergjitike nuk punon me energji diellore pasi per momentin panelet diellore ksuhtojen me shume energji ne prodhim se sa do te arrijne te perfitojne gjate gjithe jetes se tyre.

    Eshte e vertete qe shqperia ka diell, por nuk ka akoma aq para sa gjermania per te bere nje sigurim te energjise ne kete menyre.



    Fuqia hidrike e Shqiperise eshte fale ngrohjes globale ne ulje te vazhdueshme.... Si do ndertosh hidrocentrale me rrekera uji?

    kshu kshu muhabeti.. .Nuk piqen petullat me uj.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  2. #12
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Ne radhe te pare Shqiperia eshte nje vend prej 28.000 km2, dhe fuqia jone hidrike del e tepron per nevojat tona.
    Panelet fotovoltaike perdoren ne Gjermani, France, Itali.
    Keto pajisje perdoren ne shumicen e vendeve Europiane edhe thjesht per ngrohjen e ujit, dhe ky sistem ka disa vjet qe ka hyre ne Shqiperi, nqs qeveria jone do te jepte nje subvencion te vogel per te gjitha ata qe zevendesojne vetem dushet me korent me panelet fotovoltaike do te kishte nje kursim te jashtezakonshem te Energjise Elektrike. MOs harro se ne shqiperi te gjitha aktivitet perdorin energji elektrike, gazi perdoret vetem per gatim, kurse per ngrohje dhe uje te ngrohte??? Ky do te ishte nje hap, Spsese duke kursyerne kete menyre dhe duke zvogeluar humbjet ne rrjet Shqip nuk do te kishte nevoje per te importuar Energji...

    Nuk ka pse behet Shqip Parku Energjik i Europes duke mbartur ne kurriz rreziqet qe vende me te zhvilluar se ne i kane evituar me kohe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ujku'80 : 18-11-2007 më 09:10
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #13
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Sistemi photovoltaik eshte vetem per prodhimin e energjise elektrike; termi per ngrohjen e ujit me panele diellore quhet Solarthermie dhe eshte nje sistem komplet tjeter.

    Per ngrohjne e ujit etj jam shume dakort qe energjia diellore duhet perdorur me shume. Edhe ne diversitetin e perdorimit te energjise duhet punuar me shume...

    Tema qe ti ke hapur ama eshte per energjine elektrike dhe jo per ngrohjen me sisteme diellore etj...

    ketu nje ide se sa e si kushtojne panelet diellore me sistem photovoltaik http://www.pro-umwelt.de/solaranlagen-c-38.html

    ketu nje link tjeter per te treguar sa e ekonomishme eshte sistemi photovoltaik:

    http://www.solarserver.de/store/prod...dukt-1352.html
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    asnje impiant qe ndikon ne mjedis nuk duhet len ne Shqiperi
    Ne skemi asnje te drejt qe ti lem femijve tane nje vend te pajetueshem
    Per me teper zhvillimi yn i vonuar krahesim me fqinjet ka edhe disa te mira ku me e rendesishmja eshte te mos bejme gabimet e tyre
    po pse o jester budallenj i di italianet ti qe si bejne ne vendet e tyre keto impiante po i ngecin ne shqiperi
    per mua keto impiante vijne ere po aq sa plerat e romes qe te mallkuarit donin te na i sillnin ne Kashar.
    Per me teper kan dhe guximin te kerkojne ti bejne ne Vlore keto impiante. po mir e kan kur gjejn vend pazot pse te mos tentojne

  5. #15
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Po mire mo shokeni te drejte keni juve qe shqetesoheni per mjedisin, por me cfar energjie do jetojme apo te kthehemi ne mesjete qe mos na duhen as energji elektrike e as energji e llojeve te tjera.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Ne radhe te pare Shqiperia eshte nje vend prej 28.000 km2, dhe fuqia jone hidrike del e tepron per nevojat tona.
    Po, por problemi i hidrocentraleve eshte se prodhojne energji per aq kohe sa e kane liqenin e mbushur me uje, per aq kohe sa bie shi. Qeveria nuk mund te beje planet e duhura per energjine duke parashikuar "shirrat e vjeshtes" se vjeshta e thate te le edhe pa shira e me nivel zero te liqenit te Fierzes.

    Ne keto dite krize u hodh ideja e ndertimit te nje Centrali Berthamor ne Shqiperi. Kush do te perfitonte nga ndertimi i tij?? Perseri nje pjese e vogel e energiìjise do te rrinte ne Shqip per nevojat e vendit, dhe pjesa tjeter do te eksportohej jashte vendit drejt Italise. Rreziku keto eshte mjaft i madh jo vetem per ceshtje e skorjeve nukleare por dhe per vete faktin se duke qene nje vend mjaft instabel nga ana tektonike, do te jete e veshtire te kesh nje central te sigurt 100%.
    Para disa vjetesh, beri nje vape e madhe ne Evrope ku ne France vdiqen rreth 10000 pleq e plaka nga vapa. Lajmi erdhi si rrufe ne Amerike dhe te gjithe pyesnin se pse po vdisnin keta pleq e plaka. Sipas raporteve, doli qe Franca dhe shume vende evropiane nuk aplikojne sa duhet ajrin e kondicionuar pasi kjo do te rriste konsumin e energjise dhe do te prishej balanca e ambientit dhe energjise. Me pak fjale, Franca ishte kunder prodhimit ne mase te energjise me ane te centraleve berthamore.

    Cila ishte kostoja e mbrojtjes se ambientit? 10000 jete njerezish qe vdiqen nga vapa. Kurse amerikanet e kishin te veshtire te kuptonin se si mund te vdisnin pleqte e plakat nga mungesa e energjise, kur edhe ne mes te shkretetires, ne Las Vegas Nevada, ajri i kondicionuar nuk mungon per pleqte e plakat amerikane.

    Po, ke plotesisht te drejte te shqetesohesh per nje central berthamor ne Shqiperi deri ne nje fare shkalle. Por nese parametrat e ndertimit jane bashkekohore dhe plani perfshin edhe perpunimin e skorrjeve, ky projekt eshte i realizueshem ne Shqiperi. Te kujtoj qe Franca eshte nje prej prodhuesve me te medhenj te energjise berthamore ne Evrope e ne bote mos gaboj.

    Cfare do te fitonte shteti shqiptar?

    Do te fitonte energji tejet te mjaftueshme per nevojat e vendit dhe per eksport.
    Shqiptaret do te kishin drita dhe uje pa nderprerje per faj te energjise.
    Biznesi i vogel e i madh do te kish energji te mjaftueshme per prodhim ne mase.
    Nje perqindje e mire e buxhetit shqiptar do te realizohej nga eksporti i energjise.
    Vendi i vogel do te luante nje rol te madh ne rrjetin energjitik ne rajon.

    Por sic e thashe edhe me lart, e rendesishme ne kete pike nuk eshte fakti nese do te ndertohet apo jo nje central berthamor ne Shqiperi, i rendesishem eshte fakti se sa investime te huaja po thith energjitika shqiptare ne kete moment.

    Albo

  7. #17

    Thumbs up 5.1 bilionë euro investime në energjetikë

    Mediat e huaja prezantojnë katër projektet e qeverisë "Berisha" për energjinë

    Kriza energjetike në Shqipëri dhe projektet e qeverisë sonë për të zgjidhur këtë problem që shqetëson rreth 3 milionë shqiptarë ka "pushtuar" faqet e mediave ndërkombëtare si "Herald Tribune" dhe "The Guardian". Projektet për të investuar në fushën e energjetikës në Shqipëri kapin shifrën 5.1 bilionë euro. Mediat prestigjioze të huaja në faqet e tyre u bëjnë jehonë investimeve të mëdha në Shqipëri në fushën e fuqizimit të prodhimit të energjisë. Duke iu referuar këtyre shkrimeve, qeveria shqiptare ka hartuar një plan të ri projektesh në fushën energjetike.

    Katër projektet

    Këshilli i Ministrave ka përzgjedhur katër projektet më të mëdha, ku ndër tyre përmendim planin e saj në fushën hidroenergjetike dhe lidhje nënujore kabllore, investimi i të cilës arrin në 1.3 bilionë euro dhe ka për synim t‘i japë zgjidhje problemit të energjisë jo vetëm për Shqipërinë, por në të gjithë rajonin. Projekti i dytë investimi i të cilit shkon në 2.5 bilionë euro është ndërtimi i terminalit energjetik gazi dhe nafte në Seman.

    Ndërtimi i një stacioni hidropower prej 500 megavat nga kompania italiane "Tassara-Geotecna Progetti-Kinglor" me financim rreth 600 milionë euro në Skavica, në lumin Drin, vetëm 200 km nga Tirana është një tjetër projekt i qeverisë për t‘i dhënë zgjidhje krizës ekonomike. Plani i katërt është interkonjeksioni Shqipëri-Itali, një investim që kap shifrën prej 700 milionë eurosh. Gazeta "The Guardian" ndalet në faktin se Shqipëria do të kthehet në një vend eksportues në këtë sektor dhe se do të fuqizojë edhe rrjetin energjetik të Ballkanit. Një tjetër projekt ambicioz është plani që quhet "Adriatic gas and power" dhe do të përfshijë lundrimin e rreth 100 anijeve me gaz likuid nga Qatar, Oman dhe Egjipti duke arritur nëpërmjet Semanit.

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=31747
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #18
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Tirana zhytet sot ne terr. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare paralajmeron nderprerjen e energjise nga ora 10:00 deri ne oren 16:00 per nente zona te kryeqytetit. Shkaku i kufizimit te energjise jane punimet qe po behen ne nenstacionin Dinamo qe furnizon afersisht 500 mije banore te Tiranes. Pervec orarit zyrtar te nderprerjes se dritave qe per Tiranen eshte rreth 4-5 ore, kufizimi i energjise gjate dites se sotme ne gjysmen e kryeqytetit do te jete me e madhe. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nepermjet nje komunikate per shtyp informon se per shkak te punimeve per zevendesimin e percjellesit te linjes 35KV te nenstacionit Dinamo do te mungoje energjia elektrike ne disa zona te Tiranes per 6 ore. KESH nuk ka bere me dije se ketij kufizimi do t‘i shtohet ose jo edhe orari zyrtar i nderprerjes se energjise elektrike, e cila ne rast se ky kufizim nuk do te kompensohet me orarin zyrtar te nderprerjeve te energjise do te lere Tiranen per rreth 10 ore pa drita.
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Transparence?

    Pervecse masave te sigurise asnjelloj tranparence tjeter nuk nevojitet. Projekti eshte investim privat dhe si i tille nuk ka asnje detyrim ti shese Shqiperise gaz apo energji (gje qe s'ka kuptim por e themi per te folur parimisht). Po ashtu edhe cmimi dhe nr i punonjesve nuk duhet konsideruar fare ne kete aspekt. Investimi eshte FDR (Foreign Direct Investment) dhe eshte gjigand, vetem emri dhe shuma i jep shqiperise te mira te mjaftueshme.

    Ky projekt duhet patjeter cilesuar si perparesi. Une ne fakt habitem perse duhej nje vit per tu miratuar dhe perfunduar kuadrin ligjor. Me tej projekte te tilla duhet te kene avantazhe legjislative dhe ekonomike si nje eleminim te pageses se taksave per te pakten 10 vjet. Sidomos nqs ky projekt perfundon ne kohe ose perpara afatit (ne 2009) nje shtese ne kete "pushim takse" duhet dhene si stimulim. Projekti eshte gjigand, dhe i perfunduar zgjidh problemin e energjise per Shqiperine nje here e mire.

    Me tej nje investim i tille eshte nje magnet i fuqishem per investime te tjera ne vend.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 27-11-2007 më 05:56

  10. #20
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Zarathustra shkruan:
    Projekti eshte investim privat dhe si i tille nuk ka asnje detyrim ti shese Shqiperise gaz apo energji (gje qe s'ka kuptim por e themi per te folur parimisht). Po ashtu edhe cmimi dhe nr i punonjesve nuk duhet konsideruar fare ne kete aspekt. Investimi eshte FDR (Foreign Direct Investment) dhe eshte gjigand, vetem emri dhe shuma i jep shqiperise te mira te mjaftueshme.
    Zarathuster, transparenca duhet bere nga qeveria dhe jo nga kompania. Eshte detyra e saj ta beje nje gje te tille pasi ashtu sic shkruan me larte ky investim ka impakt ne jeten e njerezve dhe zhvillimiet ekonomike. Ky park ka kapacitet te instaluar 1300 MWh dhe ka si lende te pare gazin keshtu qe duhet bere kujdes me ndikimet qe mund te kete ndaj ambjentit.

    Ne kemi me shume se nevoje per energji por sasia qe kerkojme ne nuk ka leverdisshmeri ne vetvete per te ndertuar nje park, prandaj duhet te shfrytezojme raste te tilla.
    Ky investim ka si qellim te prodhoje energji per te permbushur deficitin energjitik te Italise se Jugut. Energjia ne Itali eshte 50% me e shtrenjte se ne Shqiperi dhe kompanisa nuk ka asnje interes te na i shesi ne. Duke qene se per te njejten gje eshte e interesuar edhe kompania italiane ENEL qeveria mund ta perdori kete fakt per te bere presion per te siguruar nje kapacitet energjie ne bande per vendin tone. Ne do te na mjaftonte nje kapacitet prej 200-300MWh per te mbushur deficitin tone.

    Pasi te sigurojme sasine bande duhet menduar edhe per cmimin. Zarathuster kur them cmimi, kam ne mend metodologjine e vendosjes se cmimit. Metodologjite miratohen nga ERE ( enti regullator i energjise).

    Ndoshta numrit te punonjesve nuk do ti vija shume rendesi mgja duke qene se eshte nje faktor qe zakonisht eshte pjese e tratativave te investimeve te tilla duhet marre ne konsiderate.

    Per keto gjera mendoj se duhet transparenca. Transparenca nuk duhet te pengoje investimin, ajo duhet ta permiresoje ate.
    PAUCA SED MATURA

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Një shtet paralel që po kërcënon shoqërinë shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 17:22
  2. Miratohet ndërtimi i gazsjellësit “EGL”, Greqi-Shqipëri-Itali
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 10:28
  3. Shtëpia e Nanos, pa leje ndërtimi
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2004, 21:28
  4. Hidrocentrali i Skavices
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2003, 03:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •