Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 51
  1. #41
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Atëherë, i kënaqur me rezultatin, hapa me ndrojtje një enciklopedi bashkëkohore multimediale, "Rizzoli-Larousse 2001", me mendimin e induktuar nga ju zotërinj, se pas 60 e kusur vitesh nuk do të gjeja më një përcaktim të termit "racë" për njerëzit.

    Por, tekstualisht atje, "Raca" përcaktohej në rendin antropometrik si "term i përdorur shpesh për komoditet klasifikimi, për të treguar një grup njerëzish që paraqesin një omogjenitet relativ të karaktereve somatik".

    E atëherë, me më tepër guxim shfletova edhe një enciklopedi amerikane "Encarta 2002", e cila e përshkruan "Racën" si më poshtë: "Term i përdorur historikisht për të dalluar një popullsi nga një tjetër mbi bazën e elementeve biologjike.

    Të gjithë njerëzit i përkasin species homo sapiens. Koncepti i racës rrjedh nga ideja që speciet njerëzore mund të ndahen në grupe të ndryshme biologjike.

    Sidoqoftë, shkenca ka provuar që njerëzit nuk mund të ndahen në raca të pastra. Shumë shkencëtarë, sot e hedhin poshtë idenë e racës së ngurtë biologjike dhe e shikojnë njeriun si një proces në vazhdimësi.

    Pavarësisht nga kjo, raca persiston si një koncept i fuqishëm social e kultural, që përdoret për të karakterizuar njerëzit në bazë të diferencave fizike të dukshme e të sjelljes"Mora frymë thellë.

    Përcaktimi i fjalës "racë" për njerëzimin vazhdoka të merret në konsideratë edhe sot e kësaj dite; nuk është, sigurisht, i njëjtë me atë që përdori, Jakov Milaj mbi 60 vjet më parë, por sidoqoftë nuk qenka herezi e, pavarësisht nga evolimi i saj, nuk qenka diametralisht i kundërt.

    Nga leximet e mëpastajme arrita të kuptoj, që nga një anë ekzistojnë teoritë racore, e në anën tjetër ekzistojnë ato raciste.

    Që teoritë racore flasin për tipin, llojin e specien. Që teoritë racore janë shpesh keqkuptuar e keqpërdorur.

    Që nga keqpërdorimi i teorive racore ka lindur racizmi. E që "teoritë raciste" flasin për superioritetin e domosdoshëm të një race ndaj një tjetre dhe legjitimojnë shfarosjen e asaj inferiore.

    Me këtë background, e rilexova librin e Jakov Milajt, por në fund nuk e ndjeva aspak veten t'i përkisja një race më superiore se ajo e serbëve dhe e grekëve, zotërinj, e nuk m’u ringjall asnjë lloj përbuzje për vllehët, jevgjit apo romët.

    Aq më tepër kjo, kur autori shkruan se "Çështja e racave superiore dhe e racave inferiore, që është rrahur aq fort dhe vënë në mënyrë gjenerike, nuk ka kuptim". (F.24, Botimi 1944).

    Dëshpërimi im ishte i madh kur pashë se Muhamedin Kullashi, nga një anë përmend ndër emrat që kanë frymëzuar "racistin" Jakov Milaj, "racistët" Eugen Fiscer, F.Gall, Guenther e G.V. De Lapouge, që autori nuk i citon në librin e vet, nga ana tjetër, harron të shkruaj që "autori racist" ka përmendur në vitin 1944 edhe çifutin Norbert Jokl të vrarë prej nazistëve në vitin 1942 (f.44, Botimi 1944).

    Por kritika juaj nuk mbaron me kaq.

    Në vazhdim theksoni se "Milaj nuk bën asnjë vërejtje ndaj kësaj politike shfarosëse, veç konstatimit se nuk është e sigurt se do të përfundojë me sukses".

    U habita! Këtë vërejtje, Milaj e ka botuar në janar të 1944, kur nazismi kishte zaptuar Shqipërinë. Nuk e di ku keni jetuar e sa zemërluan keni qenë ju, Muhamedin Kullashi apo paraardhësit tuaj gjatë diktaturave, por të jeni i sigurt që vënia në dyshim e realizimit të "objektivit madhor", konsiderohej nga nazismi si krim, e për këtë ndëshkohej.

    E së fundi, harroni qëllimisht, o nuk keni arritur të kuptoni, që Jakov Milaj nuk kishte marrë "racën e pastër" si premisë të punimit të vet, por kishte parapëlqyer të mbetej nxënës i Pittard-it, duke e cituar këtë të fundit thuajse 40 herë në veprën e tij.

    Eshtë e vërtetë që autori përmend togfjalëshin "racë e pastër", por e përkufizon këtë togfjalësh duke thënë se, "asnjë popull evropian nuk është i pastër nga pikëpamja e racës.

    Luftërat mijëvjeçare midis fiseve, migrimet e popujve prej një vendi në një vend tjetër, përpjekjet e të fuqishmëve për të futur në dorë pasuritë natyrore që zotëronin popujt më të dobët, kanë shkaktuar gjatë shekujve përzierje kaq të shumta racash, saqë sot është e pamundur të flitet për pastërtinë e tyre të plotë. Por se përdorim me këtë kuptim përkufizimin e "racës së pastër", mund të themi me plot gojën se raca shqiptare është e pastër", (f. 141, Botimi 1944).

    Për më tepër, ndërsa flet për “racën shqiptare”, Jakov Milaj, jo vetëm nuk mohon ekzistencën e minoriteteve, por arrin deri aty, sa shkruan që ato “nuk kanë asnjë ndryshim prej tipit dinarik; dallohen prej nesh vetëm për gjuhën.

    Vazhdon..
    "Carpe Diem"

  2. #42
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Hyjnë në grupin e tyre malazesët, bullgarët, grekët e kuçovllehët“. (f.126/ Botimi 1944)
    3. Ndërsa ju, Besnik Pula, pohoni që autori i "Racës shqiptare" ishte fashist, pa i bërë pyetjen vetes çfarë do të thotë të jesh fashist.

    Përgjigjen nuk mund t’jua jap unë zotërinj, por mund ta gjeni në shtypin e kohës, ku Jakov Milaj shkruante herë me emrin e vet e herë me pseudonimin Horus.

    Unë vetëm po limitohem t'ju kujtoj që Branko Merxhani, kryeredaktori i revistës "Përpjekja shqiptare", pas 7 prillit 1939, u largua nga Shqipëria, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Jakov Milaj, që u emërua kryeredaktor i revistës pas largimit të Merxhanit, arriti të botojë vetëm një numër të kësaj reviste, se pastaj fashistët ia mbyllën.

    Po zotërinj, Jakov Milaj ka qenë ministër i Bujqësisë së qeverisë së Maliq Bushatit në vitin 1943.

    Por para se të njollosni emrat, duhet të paktën të verifikoni se cili ka qenë konteksti historik në të cilin veproi kjo qeveri, cili ishte programi i saj.

    Pastaj për hir të së vërtetës, z.Pula duhet të shkruani se pas tre muajsh, ministri Jakov Milaj dha dorëheqjen.

    (A nuk është edhe ky një akt i guximshëm për kohët e fashizmit?).

    Dhe motivi i dorëheqjes ishte refuzimi i nënshkrimit të dhënies me koncension të pyjeve shqiptare italianëve.

    Faleni kësaj here Jakov Milajn, zotërinj, ai si ministër bujqësie nuk mund të bënte më tepër se të emëronte 30 zoteknikë e veterinerë të lartë të Shqipërisë në Kosovën “djerrë, por pjellore”.

    E mos harroni, se në vitet '40, dy ishin kampet që ndesheshin me njëra-tjetrën. Nga njëra anë, nacionalistët, që duke shfytëzuar situatën e kohës, për herë të parë arritën të shihnin një Shqipëri të shqiptarëve, edhe pse nën hijen e rëndë të fashizmit, e nga ana tjetër, komunistët të themeluar nën kujdesin e Miladin Popoviç, të cilët që në projektet e tyre fillestare donin që kjo e fundit t'i bashkangjitej shtetit jugosllav.

    E mos harroni zotërinj, nëse jeni seriozë e pragmatikë, që një Shqipëri e shqiptarëve në ato kohë të vështira, ishte e mundur vetëm duke rinunçuar diçka e duke paguar një çmim tepër të madh, d.m.th. duke bërë kompromise me njërin kamp.

    A nuk duhet të paguajmë një çmim shumë të lartë e të bëjmë shumë kompromise edhe sot, që komuniteti ndërkombëtar të njohë pavarësinë e Kosovës?
    Nuk e di, nëse me fjalët e mia ju kam mbushur mendjen që Jakov Milaj nuk ka qenë fashist e racist në vitet '30 e '40, por di që, në ato vite, shqiptaromadhi Jakov Milaj ishte mik i "malazesit" Migjeni e bujti në shtëpinë vet në Torino "internacionalistin" Asim Vokshi, që ishte nisur për në Luftën e Spanjës.
    4. Për sa i përket rehabilitimit prej komunizmit, Jakov Milaj nuk ka nevojë për mëshirën e askujt. Jakov Milaj e kishte për nder të ishte lidhur në të njëjtat pranga me "fashistin" At Anton Harapi apo Bahri Omarin dhe jo vetëm i kishte falur me kohë persekutuesit e tij, por i mësoi edhe fëmijëve e nipërve të vet të falin, por mos të harrojnë.
    5. Jakov Milaj e përdori "racën" në librin e tij, jo për të bërë klasifikime raciste, (më citoni një fragment në të cilin shkruhet se jemi superior ndaj grekëve e serbëve (f.126 botimi 1944), por për të bërë një diversifikim. E diversifikimi është pasuri.
    Jakov Milaj e përdori "racën" për të bindur labin kokëfortë, që kosovari është po aq shqiptar sa ai, për t'i thënë shqiptarit të Mitrovicës që himarioti nuk është grek, për t'i mbushur mendjen të krishterëve me ortodoksë e integralistë, që edhe pse Muhamedin Kullashi e Mehmet Kraja kanë një emër që tingëllon aq turk, sa emri i një turku Stambolli, janë shqiptarë.Jakov Milaj e përdori “racën” në librin e tij, për t’i thënë shqiptarit “anakronik” të djeshëm e të sotshëm, që të ketë besim te vetja e të njohë vetveten në një kuptim të ri. Patjetër, "Raca shqiptare" është një vepër që pasqyron edhe filozofinë, shkencën e terminologjinë e kohës së vet e të gjitha limitet e saj; që ka një titull që të sjell menjëherë ndërmend "racizmin"; që me relativitetin e kohëve të sotme shumë prej tezave të shkruara në të nuk janë më bashkëkohore e ndonjë edhe e gabuar.

    Për fat të keq, teoritë mbi racën u degjeneruan, u keqpërdorën dhe u shndërruan shpeshherë në racizëm, duke prodhuar tragjedinë më të madhe të shekullit të kaluar.

    A mos vallë edhe doktrinat e shenjta si krishtërimi e islamizmi, kur janë keqpërdorur nuk kanë pjellë dhunë?

    Sidoqoftë, sado dashakeqës o sipërfaqësor të jeni zotërinj, sado mos ta keni lexuar librin e të keni marrë guximin të gjykoni prej titullit të tij apo parathënies, nuk e keni të drejtën morale të gjeni "racizmin shqiptar aty ku nuk është" e ta radhisni emrin e Jakov Milajt mes atyre që kanë realizuar “shfarosjen e çifutëve”. Ndër reliket që ndodhen në shtëpinë ku banonte Jakov Milaj, është edhe një "hanuchia".

    Dhuratë, që miqtë çifutë të "racistit" Jakov Milaj, i bënë familjarëve pas vdekjes së këtij të fundit.
    6. Një miku im çam, pasi lexoi shkrimet tuaja këto ditë, më tha: "Për sa kohë kosovarëve u duhej bashkim dhe identitet e ndryshmëri nga serbi, ata e kishin librin ungjill (fjalë të prof.A.Cetës, thënë në Fier, 1992).

    Vazhdon..
    "Carpe Diem"

  3. #43
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Tani që nevoja e do të hapen e të njihen nga bota e shkelen menjëherë".Jo, - i thashë mikut tim, - nuk e shkelin kosovarët Jakov Milajn, pasi e dinë se, nëse Jakovi do të ishte gjallë e do të kishte edhe më të voglin dyshim, se libri i tij do të bëhej në çfarëdolloj mënyre pengese për njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të ishte ai i pari që krijesën e vet të viteve '40 do ta kishte braktisur në hauret e harresës".
    7. Kur nisa t'ju shkruaj këtë letër, isha i tronditur e druhesha se ajo do të dilte thjesht emotive.

    Por tani që e mbarova, vura re se më shumë se unë, ka folur Jakov Milaj.

    “I dua kosovarët – i thoshte Jakov Milaj nipave të vet – pasi pa kosovarët, Shqipëria nuk do të ekzistonte”. (Enklid Milaj është nipi i Jakov Milaj.Enklidi është jurist pranë Studios Legale Internacionale "Lovells", Milano)

    Bleron Baraliu ,nga Prishtina publikon më datën 15.05.2005 shkrimin në ueb faqen “Alb-shkence.org”,ku shkruan :...Nga përmbledhja, kam mundur të kuptoj vetëm se libri kërkonte të bejë identifikimin statistikor te karakteristikave fizike të Shqiptarëve dhe jo ti klasifikoj ata si superior apo te klasifikojë ndonjë popull tjetër si inferior.

    Motivet e studimeve të tilla nga gjermanët, psh., kanë qenë të errëta, por kjo nuk mund të na shfrytëzojë si paragjykim për studime tjera të kësaj natyre...
    Në web faqen Alb-shkenca org më datën 21.06.2005.,Flori Bruqi, zhvillon polemikën më titull: “Replike për shkrimin e B. Pulës etj.,në “Alb-shkenca.org” dhe “Kohe ditore”Autori Jakov Milaj në librin e tij “Raca shqiptare” jep të dhëna interesante për karakteristikat fizike të shqiptarëve.

    Përveq të dhënave përshkruese të pamjes së jashtme (ngjyra e syve, çepallat, piloziteti trupor, ndërtimi muskulor i trupit ,etj.) autori jep vlerat e disa matjeve trupore si dhe të kokës.

    Me aplikimine analizës faktoriale në hulumtimet antropologjike filloi një hulumtim më i suksesëshëm in dërlidhjes dhe ndikimit të ndërsjellë ndërmjet ndryshoreve të matura në të njejtën hapësirë apo në hapësira të ndryshme antropologjike.

    Analiza faktoriale është aplikuar në hulumtimet e shumta ku është trajtuar ndërtimi dhe forma trupore e njeriut ( L . Rees , 1950, Milicerowa, 1951, M.Lorr dhe V.Fields,1954,W.Hammond,1957.).Me matje antropometrike është marrë A. Skibinska ( 1970, 1977 ), Ferenc Bakoni ( 1968 ) , JosipBabiq ( 1986 ), Jan Babiak ( 1987 ), Xh. Stevanoviq (1990).etj.Ndër hulumtuesit e trevës tonë ( Kosovë ) duhet veçuar hulumtimet antropometrike , morfologjike,fiziologjike dhe anatomike të popullatës tone si bije fjala hulumtimet shkencore të prof . dr. sc . Mustafë Aliu ( 1991 – 2005 ),
    Ass.prof.Dr. sc.Ajvaz Berisha ( 2002, 2005) ,ass.prof. dr.Hasim Rushiti(1999-2005), dr.sc.Abedin Bahtiri( 2004 ), Mr.sc.Flori Bruqi (2001- 2005), prof.dr.sc.Ibrahim Behluli( 1999-2005) ;prof.dr.sc.Bajram Nura (1999-2005);prof.dr.Hilmi Dautaj (1999-2007);prof.dr.Agim Vela,prof.dr.Hysni Daka ,prof.dr.Natyre Karahoda etj.etj.
    ...“Raca shqiptare”,është e mbështetur në hulumtimet e bëra nga Pittard dhe të tjerë, të sjella sjellë më një tab. matjesh cefalike dhe kranimetrike të tre popujve të siujdhesës Ballkanikeë shqiptarëve,grekëve,sllavëve(serbë dhe bullgarë);
    Tab 1.Skema e tipave cefalikë më përqindje(sipas J.Milaj)POPUJT
    1. Brakicefalë - Shqiptarët 79,50% 11,60% 8,90%2.bC Mezocefalë-Grekët 48,98% 17,24% 33,70%3.mC Dolikocefalë- Bullgarët 24% 22% 24%4.dC- Serbët 29,8% 30,70% 39,20%
    Siç shifet,në këtë tab kranimetrike,brakicefalia është shumë e lartë të shqiptarët,është e lartë të grekët,por mjaftë e ulët(në raport më shqiptarët dhe grekët)të sllavët, kurse dolikocefalia është mjaftë e lartë të sllavët, mesatare të grekët,kurse shumë e ulët të shqiptarët.
    Brakicefalia e lartë të grekët ka qenë e vërejtur nga antropologët Pittard,Deniker,Bataglia etj.
    Ata shohin brakicefalinë dominante të grekët që banonin në përendim të maleve Pind (që nga Epiri dhe Etolia deri në Peleponezë, hapësira këto më përpara të banuara nga dorët),
    ndërsa,këta antropologë,dolikocefalinë e kanë pare me predominance të lartë në lindje të vargmaleve Pind deri në Atikë.
    Sipas këtyre shkencëtarëve,të rumunët predominon tipi brakicefal,kurse të jevgët(ciganët) e këtyre ha[pësirave predominon dolikocefalia.
    Prof.dr.Shefki Sejdiu, si dhe disa antropologë tjerë të shekullit 19 brakicefalinë e shpjegojnë si cilësi të popujve aziatikë,por Renato Bosuti(sipas nesh dhe Jakov Miljat) si dhe antropologjisë bashkohore rrënjet e brakicefalisë i shofim në Europë.
    Antopologu gjerman L.Swidetzky mendon që,alpidët( Keltët) dhe dinaridët(Ilirët)ka pasur një kalim nga dolikocefalia,pra ka pasur një process dedolikocefalizmi,përkatësisht brakicefalizmi.
    Në skemën e mëposhtme do të rekonstruktojmë proçesin evolutiv të ndryshimeve cefalike nga shkalla primare e tipit cefalik me predominance dolikocefalike(DC) tek indoeuropianët në djepin e tyre,që supozohet të ketë qenë hapësira e Europës Veri-Lindore e që,tani,është karakteristikë e popujve nordikë(gjermanë,skandinavë) dhe atyre të Europës Veri-Lindore(sllavët).Supozohët se ky proces ka qenë i hershëm.
    Kalimi i tillë nga dolikocefalia në brakicefali i alpino dinaridëve(keltëve dhe ilirëve) është konfirmuar edhe nga P.Bosch- Gmimpera, antropolog i dhjetëvjetshit të fundit të shekullit të shkuar...
    Siq kemi shkruar me herët në “Alb-Shkencë”; “Art-Café”,"Floart-Press" etj.,sa i përket lartësisë së trupit,sipas matjeve të shkenëtarëve,serbët janë të gjatë deri në mesatare,shqiptarët kanë gjatësi mbi mesatare,kurse grekët kanë gjatësi mesatare të trupit.
    Si tek Ilirët ,ashtu tash edhe te shqiptarët,tipi dinarid apo Adriatik apo Ilirik është dominues si për kah forma e kokës dhe gjatësia e trupit,por edhe për kah ngjyra e lëkurës dhe syve; të shqiptarët dhe grekët hasen mjaft tipare edhe te tipit Mediteran.
    Kjo natyrë antropologjike dinarido-mediterane e shqiptarëve mund të spjegohet me praninë shumë të hershme të protoshqiptarëve në Ballkan dhe Mediteran.

    Vazhdon..
    "Carpe Diem"

  4. #44
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sipas shkenctarit kosovarë prof.dr. sc.Shefki Sejdiu,për të kuptuar më mire karakterin dolikocefalik dhe nordikeve dhe europianëve verilindorë ,janë flokëverdhë dhe atë të alpideve dhe dinaridëve mezocefalikë dhe brakocefalikë ndihmon shumë rregulla e Bergmanit,sipas të cilës qenieve të gjalla për të mbijetur në hapësirë më klimë të ftohtë u nevojitet një masë më e madhe trupore,por mutatis mutandis,në hapësirat e ngrohta apo në ato me klimë të moderuar nuk iu nevojitet një masë e madhe(mbrojtëse e tillë).
    Sipas kësaj rregulle rezulton se populli Kelt dhe ai Ilir,me herët se popujt tjerë indoeuropianë u janë drejtuar hapësirave më klimë më të moderuar dhe më të ngrohtë,të Europës Qendrore dhe Mesdhetare(Mediteranit).
    Ky konstatim mund të përforcohet me faktinse edhe të francezët si dhe tëshqiptarët përveç tipareve Alpiko-Dinaride hasen edhe edhe ato Mesdhetare(Mediteranë).
    Në fund mund të pohohet se shumë ndryshime antropologjiko-morfologjike(tipare të kokës,trupit,ngjyrës së lëkurës dhe syve)janë të kushtëzuar nga factorë gjeoklimatikë dhe rrethana të tjera sociokulturore,historike,kontaketsh dhe raportesh substrato-adstrato-superstratike etj.
    Të shqiptarët hasen gjithashtu gjurmë të lashta etnokulturore siç janë kuvada,kulti i diellit,kulti i gjarpërit,rite vdekjeje,si psh.mbyllja e syve të posavdekurit nga ndonjë i afërm i tij,rit ky i ngjajshëm më atë të italikëve të periudhës romake dhe veprime siç është gjakmarrja,e ngjajshme me viendettan korzikane apo ajo malazeze etj.
    Në fushë të etnolinguistikës,përveç përdorimit virtual dhe simbolik sidomos të numrave 3,7,9,12 etj., që mund të hasen edhe të shumë gjuhë të popujve të hapësirës mesdhetare e më gjërë,të shqiptarët haste edhe një përdorim emotive i këtyre numrave.Të hangshin shtatqind mi dreqen ! etj.
    Nga gjuhët e ballkanit shqipja është e vetmja gjuhë që akoma ruanë gjurmë të sistemit vigezimal si të dyzetë(2x20=40);më përpara,në shqipe,për të shprehur nocionet’’ 60” dhe “80”,janë përdorur strukturat vigzimale trezet(3x20) dhe katërzet(4x20).
    Një logjikë e tillë e formimit të emrave haste edhe në baskishte (2x20=40); në galishte(2x20=40); 3x20=60;4x20=80)në oksitanishte dhe në frengjishte të vjetër(3x20=60;4x20=80;6x20=120 madje edhe 15x20=300);në frengjishten e re gjithashtu haste 4x20 =80 por edhe emra të tjerë të numrave të ndërtuar mbi këtë bazë për numrin ,psh.99 thuhet 4x20+10+9=99 etj.
    Profesor i mirënjohur Dr.sci.Shefki Sejdiu shkruan : “… Në gjuhën shqipe gjallojnë struktura etnolinguistike apo më saktësisht antropolinguistike dhe kulturore që dëshirojnë se,që në lashtësi,kanë ekzistuar kontakte të protoshqiptarëve dhe të gjuhës së tyre,me popuj,gjuhë dhe kultura paraindoeuropiane të Mesdheut.
    Këto gjurmë hetohen të disa emra të sistemit të farefisnisë si elemente materjarkati,p.sh.tek emir motër...…Dhe në vend të konkludimit; këto gjurmë të lashta antropologji,
    etnokulturore,gjuhësore,racore që ndeshën të shqiptarët nuk janë sjellë këtu vetëm si fakte të ndara dhe të shpërndara ,përkundrazi në këtu jemi përpjekur që këto fakte ti shohim ne, si struktura dhe ne sisteme (jo) raciste.
    Pjesa më e madhe e këtyre elementeve dhe fakteve janë gjurmë dhe dëshmi e kontakteve direkte dhe e një jete në simbiozë,që në kohrat më të lashta,me popujt paraindoeuropianë dhe indoeuropianë si dhe me kulturat dhe gjuhet e tyre në hapësirat e Mesdheut.
    "Carpe Diem"

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2008
    Postime
    83
    Per Di-ana,
    E nderuar,sa per te riaktualizuar kete teme po sjelli nje pjese nga nje shkrim me i gjate i botuar nga une, ne nje te perditeshme kosovare ne fillim te vitit 2001,ne kohen kur ne Kosove vdisej...

    "A ka ilac per keto te keqija"
    Nder shekuj,shqiptari ka vrare dhe eshte vrare nga pushka,shpata,huta...ka vrare kjo pushke,me poh e me moh,per mexhe,nje prozhme,skaj are a prroni,nje gur a mur,ne ndonje humbetire ku zoti vet i degdisi me hir a pahir.
    Vritej e vriste per nji fjale,emer a kumt te zi dhe i thurte vetes kenge per trimeri dhe lavdi te vete.E ,vashdonte keshtu jeten deri ne ndonje prite, ne buzemali dhe pasi e jepte amanetin e fundit permes dorasit te vet,vdiste i kenaqur se kishte kryer detyren e burrit, per mos te vdekur me koke ne jastek.
    Dhe vazhdonte,vazhdonte melodia makabre e pafund...
    Leka,burri i madh i Dukagjineve,beri ligj nga kodi i mordjes,i dha emer e leter te udhes- te drejtes per te vrare dhe per tu vrare;ne emer te deres, fjales,fisit,,beses,nderit te burrit dhe gruas.
    Leka beri ligj dhe jeta vazhdoi me kobe te medha e dite te zeza,per fise,breza pa shprese,me vajza e nuse ne pshtjellaka te zi e nana ne shami te bardha,sa per te sfiduar vdekjen...
    E vajtojcat benin punen e tyre, t`ue thure vargje me nam e me gjame, qe edhe vet Homeri do t`ua kishte lakmi.
    Por,Leka beri ligj e tha:-do te vritet ai qe vret gra,femije,pleq e ulok.Do te vritet ai qe pret njerin ne bese,Udhe te Madhe ose ne Udhe te Beses.Nuk ka pushke per vrasje a hakmarrje per pleqnare,kasnec,njerze te zotit dhe per ata qe drejtojne punet e fiseve.
    Leka bani kanu e tha:Ai qe pret mikun ne bese,ai qe perdhunon gra,femije e pleq,qe permbus buke e sofer,ai qe vret pas shpine,ai dhe fara e tije do te zhbihen nga faqja e dheut dhe per te nuk ka as sheje mbi faqe t`dheut per jete te jeteve.
    E,e shqiptaret beses se dhene Dukagjinit,iu permbajten m`sa qifutet Moisiut...
    -"E zoti,edhe sot rri me habi per kete soj mileti qe bani vet e qe s`ka vesh me nigjue,sy per me pa,gjuhe per me fole e mend me fiqirue,per dje,sot e per neser"

    ps.teksti ka qene i shkruar ne dialektin e gegnishtes letrare dhe jam i vetedijeshem se ndoshta nuk korespondon sa duhet me titullin e temes,por edhe kjo tregon se kush ,cka dhe cfare jemi....NJE !!!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Shqiptarët dhe mallkimi i historisë.

    mir e ke than diana.

    ma popull i mallkum qe jemi ne ska ku te veje, baj hesap dhe dielli kur del me dy mendje e ka.

    PS: shum shkretetir .
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  7. #47
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sepse Ilirët s’u bënë kurrë popull, por mbetën fise! Sepse Ilirët s’formuan një shtet, një perandori të vetme, por formuan disa shtete!
    Si Ilirët ashtu edhe jo-Ilirët kur krijuan Perandori, atëherë humbën racën që do të thotë se e humbën vetveten.

    Perandoria Romake kronologjikisht nuk ishte e të njëjtit popull apo fis. Niherë e sunduan Albanët, pastaj Etruskët, Romakët, Ilirët, pastaj raca tjera europiane etj.

    Bekimi jonë është se ende ekzistojmë, me po atë formë trupore që e kishte edhe Akili.

    Do të shohësh Akilin, Hektorin apo Aleksandrin e Madh? Eja në Shqipëri dhe e gjen kudo.

    Poashtu duhet vënë dallim mes racës dhe kulturës-edukatës. Kultura-edukata tek ne qëndron në nivel shumë të ulët. Raca në nivel shumë të lartë.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2012
    Postime
    2
    Autorit te shkrimit "Shqiptaret dhe Mallkimi i Historise", duke perjashtuar gjendjen e tij emotive i jap te drejte sepse: Sot qarkullon nje harte e "Shqiperise Etnike" e hartuar nga Abdyl Frasheri ne kohen e Lidhjes Shqiptare te Prizerenit me nje sip. prej 74000 km katrore. Mirpo kur Shkupi me 1912 kur u pushtua nga serbet kishte 12000 banor te gjithe shqiptar, Kur qyteti me prejardhje romake "keshtjella e bardhe" i banuar nga iliret merr emrin e ri Beograd(Singidunum), sot kryeqyteti i Serbise, kur territori i krahinave shqiptare te krijuar mbas vrasjes se Gentit nga romaket, qe shtriheshin nga derdhja e lumit te Bunes deri ne Split me nje gjatesi te vijes bregdetare prej 288 km, kur trashegimia e kultures sone nga germimet arkeologjike, pervetesohet dhe tjetersohet nga sllavet, Kur te gjitha keshtjellat dhe qytetet shekullore te shqiptareve u kane ndrruar emrin, Kur shqiptaret autoktone jane konvertuar ne sllave ne menyre te dhuneshme. Keshtu e vlersoj qe ben nje perpjekje ne zgjim te nacionalizmit te munguar shqiptar qe ka qene shkaku i te gjithe pasojave qe permenden ne shkrimin e me siperm. Mendoj se ne sot duhet te gjykojme ate qe jemi dhe jo ate duhej te ishim. Rruga e vetme per nje identifikim te Kombit Shqiptar me baza etnike eshte rinjgjallje e NACIONALIZMIT.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    SHQIPTARËT DHE MALLKIMI I HISTORISË

    Malmo (Suedi), 19 gusht 2002

    I

    Ne, shqiptarët, ende jemi shumë romantikë dhe ëndërrues të mëdhenj. Ende ushqehemi dhe jetojmë me mite, legjenda e balada, duke i stolisur dhe zbukuruar aq shumë ngjarjet reale historike, sa që i shndërrojmë ato në përralla, në ngjarje ireale!

    Ne jemi mësuar vetëm që të lëvdohemi e të mburremi me historinë tonë të lashtë, duke e veshur atë me vello hyjnore! Ne nuk jemi mësuar që të kritikojmë historinë tonë. Autokritika për shqiptarin është dicka e pakapshme, e huaj!

    Ne jemi mësuar që t’i zmadhojmë ngjarjet, veprimet dhe punët tona e të paraardhësve tanë deri në përmasa jashtëtokësore, jashtëlogjike. Ne jemi mësuar që të zezës t’i themi e bardhë dhe të bardhës e zezë!

    Ne jemi mësuar që të vetëlëvdohemi. Ne s’jemi të sinqertë ndaj vetvetes, ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj historisë sonë. Ne nuk jemi realistë në shpalimin e historisë sonë kombëtare. Ne jemi vetëmashtrues! Ne nuk ecim për toke, por për qielli!

    Ne, shqiptarët, nuk kemi mësuar asgjë nga pësimet tona historike, sepse nuk jemi vetëkritikë, nuk i pranojmë të metat dhe gabimet tona! Ne jemi kokëfortë! Ne jemi idealistë të mëdhenj edhe në shekullin e shkencës dhe të atomit, edhe atëherë kur duhet të jemi jo vetëm realistë, por superrealistë!

    Ne na ka shkelur gjithmonë historia, sepse nuk kemi mësuar asgjë nga ajo, sepse nuk e kemi përfillur atë, sepse e kemi keqinterpretuar historinë! Ne nuk e cmojmë sa duhet njëri-tjetrin, prandaj, shpeshherë, na ka nëncmuar historia! Prandaj, na ka mallkuar historia!

    II

    Thonë se historia është gjykatësja më precize e ngjarjeve, e veprimtarisë së individëve dhe e luftës së popujve. Thonë se historia është e pamëshirshme, rigoroze, shumë e rreptë, por edhe parimore dhe e drejtë.

    Thonë, gjithashtu, se historia nuk të fal, ajo të dënon ashpër. Por, sic duket, ne shqiptarëve historia jo vetëm që na ka dënuar rëndë, por edhe na ka mallkuar! Dhe, përderisa cdo lloj dënimi e ka njëfarë afati, mallkimi i historisë qenka më i rëndi, më i tmerrshmi, më afatgjati dhe më katastrofali!

    Mallkimi i historisë nuk paska afat as shekujt, as mijëvjecarët! Kaluan shekuj, kaluan më se dymijë vjet që kur kombin dhe atdheun tonë e ndjek pas mallkimi i historisë! Kaluan dymijë vjet që kur atdheu ynë është i robëruar dhe i copëtuar!

    Dhe, s’dihet cili është më jetëgjatë, mallkimi i historisë apo kombi ynë? Të dy kanë moshën e mijëvjecarëve. S’dihet cili është i përjetshëm: mallkimi i historisë apo kombi ynë? Apo janë të dy të pavdekshëm?! Apo, megjithatë, mallkimi i historisë është i vdekshëm? Vdekja e mallkimit të historisë varet nga uniteti dhe lufta e kombit tonë.

    III

    Që jemi popull i mallkuar, kjo po shihet nga gjendja jonë politike dhe ekonomike, nga gjendja jonë e pushtuar, e robëruar, e copëtuar dhe e varfër. Kjo po shihet nga lufta jonë politike e brendshme që po zhvillojmë njëri me tjetrin: individi me individ, grupi me grup, organizata me organizatë, partia me parti dhe krahina me krahinë!

    Që jemi popull i mallkuar, kjo po shihet, por vallë, kush na mallkoi dhe pëse na mallkoi?! Na mallkuan të huajtë apo mallkuam vetëveten?! Na mallkuan "perënditë" e tokës apo të qiellit?! Na mallkuan "perënditë" e huaja Judo-romake, ortodokso-bizantine e turko-arabe, apo na mallkuan perënditë pellazgo-ilire që i braktisëm?! Mos na mallkoi Nëna e Kombit: nëna iliriane, nëna arbëreshe apo nëna shqiptare, të cilës nuk ia cuam në vend amanetin?! Apo na mallkoi historia?

    IV

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse Ilirët s’u bënë kurrë popull, por mbetën fise! Sepse Ilirët s’formuan një shtet, një perandori të vetme, por formuan disa shtete! Sepse Ilirët dhe shtetet e tyre s’qenë në unitet luftarak përballë pushtuesëve të Perëndimit dhe të Lindjes! Sepse Batoja tradhëtonte Baton! Sepse shteti ilir lidhte aleancë ushtarake me shtetin armik për të luftuar shtetin tjetër ilir! Sepse ilirët s’deshnin të bëhen gjeneralë e perandorë të Ilirisë, por bëheshin gjeneralë gjakatarë dhe perandorë katilë të Romës dhe Bizantit!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse Ilirët kurrë nuk u ngritën të tërë në kryengritje antiromake, por fis pas fisi! Sepse kur Ilirët e veriut u ngritën në kryengritje në vitin 156 p.e.s., fiset tjera ilire bënin sehir! Sepse fiset ilire zgjoheshin vonë, ngriteshin njëri pas tjetrit në kryengritje antiromake dhe asnjëherë përnjëherësh dhe të bashkuar!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse ardianëve dhe pleuratëve u dilte gjumi i robërisë romake në vitin 135 p.e.s. dhe ashtu të përgjumur shpërthenin në kryengritje! Sepse dalmatëve u dilte gjumi në vitin 78 p.e.s.! Sepse pirustët zgjoheshin nga gjumi i robërisë në vitin 54 p.e.s.! Sepse panonët zgjoheshin në vitin 16 p.e.s. dhe në vitin 12 p.e.s.! Sepse dalmatët zgjoheshin përsëri në vitin 12 p.e.s., por pasi ishin kënaqur duke fjetur plot 66 vjet dhe pasi ishin kënaqur duke soditur se si gjakosen fiset tjera ilire, vëllezërit e tyre të nënës, të gjakut e të gjuhës! Sepse disa fise ilire nuk u zgjuan kurrë nga gjumi i robërisë romake, bizantine e sllave derisa u asimiluan! Sepse edhe atëherë kur u doli gjumi përnjëherësh shumicës së fiseve ilire dhe shpërthyen kryengritjen e viteve 6-9 të erës sonë, ngriti krye tradhëtia, iliri tradhëtoi ilirin, kurse luftën e fitoi ushtria romake!

    V

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse Arbëreshët ishin pasardhësit e Ilirëve! Sepse Arbëreshët, porsi Ilirët, nuk donin të kenë vetëm një Arbëri të përbashkët, të bashkuar, por donin shumë principata arbërore! Sepse Arbëreshët mezi pritën që të tërhiqet perandoria romake nga Iliriku, që të jenë të lirë për të luftuar në mes veti për principatat e tyre: për ara e livadhe, për male e kodrina, për burime e bashtina,…! Sepse kapedanët arbëreshë nuk luftonin për liri, por për pasuri! Sepse në cdo majë mali e kodre, në cdo qytet e fshat delte nga një kapedan dhe pasi rrethonte me gardh prej thuprave të shelgut një copë toke të plackitur e të tharë nga armiqtë pushtues, duke rrahur gjoks, bërtiste: "Unë jam prijësi, kjo është Arbëria"!

    Dhe kështu, kapedan pas kapedani e princ pas princi shtoheshin principatat arbërore, shtoheshin "Arbëritë", kurse Arbëria s’formohej kurrë, Arbëria nuk clirohej kurrë!

    Ngritej pastaj mbi gërmadhat e perandorisë romake perandoria bizantine dhe i shembëte përtokë, me një goditje shkelmi, gardhiqet e shelgut që rrethonin principatat familjare të princërve të vetëshpallur arbërorë!

    Binin princërit nga froni, por nuk shuhej ambicia e tyre për ringjalljen, jo të Arbërisë, por të principatave të tyre familjare! Disa princër vriteshin me shpatë në dorë, disa merrnin në sy botën, disa arratiseshin maleve, disa të tjerë shndërroheshin në vazalë, në mercenarë e shërbëtorë të pushtuesëve për një gradë!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse pa u tharë ende në letër vula e Besëlidhjes së Lezhës, Nikollë e Pal Dukagjini ia kthyen shpinën Gjergj Kastriotit - Skënderbeut! Sepse Mojsi Golemi, nga lakmia e zilia, tradhëtonte Skënderbeun dhe në krye të ushtrisë osmane sulmonte Arbërinë, popullin e vet dhe ushtrinë arbërore të Gjergj Kastriotit! Sepse Hamza Kastrioti, nga lakmia e xhelozia, tradhëtonte xhaxhain e vet dhe arratisej e kthehej në ballë të ushtrisë armike për të nënshtruar Arbërinë, për të mposhtur Gjergjin!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse princërit arbëreshë s’ishin fare në unitet politik e as luftarak në luftë të përbashkët kundër robërisë osmane! Ata luftonin, hapur e prapa shpine, njëri-tjetrin! Ata luftonin për zgjerimin e principatave të tyre, jo për clirimin e Arbërisë!

    Principata arbëreshe luftonte kundër principatës tjetër arbëreshe, duke lidhur aleancë herë me Venedik e herë me Turqi, herë me mikun e herë me armikun, për interesa të ngushta të princërve feudalë! Aleancë e vazalitet me armikun për të luftuar vëllaun, për të nënshtruar principatën tjetër arbërore!

    Skënderbeu luftoi për një cerek shekulli rresht për të cliruar Arbërinë, por s’e cliroi dot! Ai mundi vetëm të clirojë dhe të zgjerojë pak principatën e Kastriotëve, përafërsisht Shqipërinë e sotme të Mesme! Skënderbeu nuk mundi ta clironte e ta bashkonte Arbërinë, sepse Arbëria ishte dy herë e pushtuar dhe dy herë e copëtuar: prej perandorisë osmane dhe prej kapedanëve e princërve arbërorë! Ushtritë osmane Skënderbeu i theu dhe i shpartalloi me dhjetëra herë, por princërit dhe principatat arbërore nuk mundi t’i bashkojë dot! Ata nuk e deshnin unitetin, nuk e deshnin bashkimin, nuk e deshnin clirimin! Ata nuk e deshnin Arbërinë e bashkuar, të lirë e sovrane! Ata e deshnin Arbërinë e copëtuar në disa principata të robëruara e vazale të Turqisë, me të vetmin kusht, që ata të ishin princër të atyre principatave! "Princër" nën bajrakun e Turqisë! Dhe kështu, luhej vallja e mocme iliriane në truallin e Arbërisë: princër e principata në dyluftim dhe në armiqësi të përhershme me njëra-tjetrën!

    VI

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse princërit egoistë e ziliqarë arbëreshë nuk e përkrahën ushtarakisht Skënderbeun! Sepse Lekë Dukagjinit vonë i ra ndër mend që të shkulë leshrat e tij për vdekjen e Gjergj Kastriotit! Sepse edhe pas vdekjes së Skënderbeut princërit dhe principatat arbërore nuk u bashkuan kurrë në luftë të përbashkët kundër pushtuesëve osmanllinj!

    Sepse princërit dhe kapedanët arbëreshë i trashëguan bajraktarët dhe pashallarët shqiptarë! Sepse principatat arbërore i trashëguan pashallëqet shqiptare! Dhe lufta e brendshme për pushtet, dominim e pasuri në mes të bajraktarëve, pashallarëve dhe pashallëqeve shqiptare vazhdoi! Vazhdoi copëtimi i Shqipërisë! Vazhdoi avazi i vjetër i shqiptarëve, vazhdoi edhe robëria e Shqipërisë!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse Pashallëku i Shkodrës nuk i ndihmonte Pashallëkut të Janinës! Sepse Ali Pashë Tepelena luftonte kundër Sulit! Sepse Pashallëku i Janinës luftonte kundër Pashallëkut të Shkodrës, të Vlorës, të Beratit, të Delvinës, të Elbasanit, të Kavajës,…! Sepse pashallëqet e pashallarët shqiptarë luftonin kundër njëri-tjetrit! Sepse nuk bashkoheshin pashallarët dhe pashallëqet shqiptare! Sepse sëpari luftonin për vete, pastaj, shumë pak, për Shqipëri! Dhe s’fitonin as pashallarët, as Shqipëria! Dhe fitonte armiku, vazhdonte robëria!

    VII

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse Shqiptarët kurrë nuk u ngritën në luftë clirimtare si një popull i bashkuar dhe nën një komandë të vetme ushtarake! Sepse shqiptarët luftonin me rend: posa shuhej në gjak një kryengritje në Veri të Shqipërisë, shpërthente tjetra pas disa muajsh apo vitesh në Jug! Sa shuhej një kryengritje në Kosovë, kërciste tjetra në Shqipërinë e Mesme! Shuhej një kryengritje shqiptare në Karadak, shpërthente pas një kohe tjetra në Pollog! Sa shuhej një kryengritje antiturke në pranverë, shpërthente tjetra në vjeshtë, por në krahina të ndryshme të Shqipërisë!

    Sikur bënin gara bajraku me bajrak e krahina me krahinë se cila po ngritet më shpesh në kryengritje, se cila po e mban më gjatë frontin e luftës! Sikur po bënin luftë se cili është më shqiptar se shqiptari, por shumë pak e shumë rrallë u shkonte ndërmend se si t’i bashkojnë armët dhe forcat luftarake për clirimin jo të një fshati apo krahine, por për clirimin dhe bashkimin e gjithë Shqipërisë!

    Kur luftonte një pjesë e Shqipërisë, tjetra bënte sehir! Gjakosej e digjej një krahinë shqiptare, tjetra shikonte nga maja e malit tymin dhe flakën mbi shtëpitë e kasollet e krahinës fqinje dhe s’lëvizte dot nga vendi! Kur më vonë digjej krahina fqinje që kishte bërë sehir, krahina e djegur kohë më parë, jo vetëm që nuk i ndihmonte, por s’kish kohë e forcë nga plagët e marra armike, as që të bëjë sehir se si po digjet krahina fqinje!

    Dhe kështu rradhiteshin shekujt e robërisë shqiptare: kryengritje pas kryengritjeje krahinore, djegëje pas djegëjeje, gjakosje pas gjakosjeje, sehir pas sehiri,…, por kurrë bashkim, kurrë clirim, kurrë liri!

    VIII

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptari mbeti shqiptar kapedan e princ, shqiptar bajraktar e pashá, shqiptar egoist e karrierist, shqiptar mendjemadh e lokalist, shqiptar mercenar e tradhëtar!

    Sepse Abdullah Pashë Dreni tradhtoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit! Sepse kryengritësit shqiptarë të Kosovës nuk e dëgjonin Hasan Prishtinën! Sepse shqiptarët nuk e donin sulltan Reshatin, por e donin sulltan Hamitin! Sepse shqiptarët nuk luftonin për pavarësi, por për autonomi! Sepse Ismail Qemali zbriti në Durrës kur ¾ e Shqipërisë ishte e pushtuar nga greko-sllavët! Sepse pavarësia e Shqipërisë u shpallë në Vlorën e lirë, por në Shqipërinë e pushtuar! Sepse Esat Pashë Toptani ishte kundër Ismail Qemalit! Sepse Shqipëria e copëtuar i kishte dy qeveri: njërën në Vlorë e tjetrën në Durrës! Sepse Shqipërisë nuk i pëlqenin dy qeveritë dhe qeveritarët e saj dhe thërriste gjermanin princ Wid! Sepse shqiptari, ndër shekuj, nuk ishte mësuar që ta qeverisë dhe komandojë shqiptari, por i huaji!

    IX

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptarët toleruan që armiqtë turko-sllavë t’a dëbojnë Ymer Prizrenin, që ta burgosin Abdyl Frashërin, që ta varin Sulejman Vokshin, që ta vrasin në pabesi Dedë Gjon Lulin e Mehmet Shpendin, që ta vrasin me tadhti Ramadan Zaskocin e Haxhi Zekën, Cerciz Topullin e Isa Boletinin!

    Sepse shqiptarët lejuan që të bëhet mbret një analfabet, një rezil e katil si Ahmet Zogolli! Sepse shqiptarët toleruan që i vetëshpalluri "mbreti" Zog të vrasë Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rrustemin e Hasan Prishtinën!

    Sepse shqiptarët e bënë revolucionin demokratik të Qershorit’24 dhe po "shqiptarët" e prishën atë! Sepse reaksionarët zogistë luftonin kundër demokratëve fanolistë! Sepse Ahmet Zogu bashkëpunoi me serbomëdhenjtë! Sepse Fan Noli nuk e dëgjoi Bajram Currin!

    X

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse mbreti Zog u "bë zog e fluturoi", plackiti Shqipërinë dhe ia la të c’armatosur ushtrisë fashiste musoliniane! Sepse Balli Kombëtar nuk luftoi kundër fashizmit! Sepse Balli Kombëtar dhe Fronti Nacionalclirimtar nuk u pajtuan e nuk u bashkuan në luftë të përbashkët antifashiste! Sepse shqiptarët partizanë dhe shqiptarët ballisto-zogistë luftuan kundër njëri-tjetrit! Sepse shqiptarët e Shqipërisë nuk u bashkuan me partizanët e Kosovës! Sepse Shqipëria dhe Kosova e bënë luftën antifashiste ndaras! Sepse partizanët shqiptarë iu besuan tepër partizanëve jugosllavë! Sepse komunistët shqiptarë më shumë ishin internacionalistë se sa nacionalistë! Sepse ideologjia internacionaliste në Shqipëri dominoi mbi ideologjinë kombëtare! Sepse ideologjia komuniste e hodhi Shqipërinë në prehrin dhe kthetrat e armiqve shekullorë të saj!

    XI

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse bijtë e Shqipërisë u bënë perandorë e gjeneralë të Perandorisë Romake e Bizantine, por asgjë të mirë nuk i dërguan nënës së tyre – Ilirisë, përvec ekspeditave gjakatare të legjioneve ushtarake romako-bizantine!

    Sepse bijtë e Shqipërisë u bënë pashallarë e sadrazemë të Perandorisë Osmane, por përvec ekspeditave ndëshkuese ushtarake, asgjë tjetër nuk i dërguan nënës së tyre të robëruar – Shqipërisë!

    Sepse bijtë e shquar të shqipërisë nuk ishin të gjithë patriotë,
    por shumë prej tyre ishin plangprishës e egoistë, të cilët punuan për armiqtë dhe pushtuesit e Shqipërisë!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse Shqipëria lufton për ekonomi, Kosova për pavarësi, Maqedonia shqiptare – Ilirida për autonomi, kurse shqiptarët nën Serbi – Kosova Lindore dhe ato në Mal të Zi – Malësia e Madhe luftojnë për ekzistencë kombëtare! Sepse shqiptarët ende i kanë shumë princër e principata, shumë bajraktarë e bajraqe, shumë pashallarë e pashallëqe!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptarët e humbën Shqipërinë ilirike! Sepse shqiptarët s’e bashkojnë Shqipërinë etnike! Sepse shqiptarët mohojnë Camërinë! Sepse shqiptarët po e humbin Iliridën! Sepse shqiptarët po e mohojnë Kosovën Lindore! Sepse shqiptarët nuk e kujtojnë Malsinë e Madhe! Sepse është e përcarë Shqipëria londineze! Sepse kur greko-sllavët hartojnë hapur plane për copëtimin e Shqipërisë, shqiptarët kryqëzojnë duartë e thonë: "bëhe zot ëndërr"!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptarët kanë shumë armiq dhe tepër pak miq! Sepse shqiptarët ishin tepër internacionalistë dhe luftonin e vriteshin për lirinë e shteteve fqinjë! Sepse shqiptarët janë përsëritës të pakorrigjueshëm të gabimeve të mëdha historike të paraardhësve të tyre!

    XII

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptari që në kohë të mocme e kish dhe i mbeti në gjak tradhëtia, zilia, lakmia, egoizmi, karrierizmi, mendjemadhësia, bajraktarizmi, lokalizmi,…!

    Sepse shqiptari edhe sot lufton i ndarë, i copëtuar dhe i përcarë! Sepse shqiptari ende e tradhton shqiptarin! Sepse shqiptari ende e lufton shqiptarin! Sepse ndër shqiptarë ende është më e fortë ndjenja e karrierizmit se ndjenja e atdhetarizmit! Sepse shqiptarët ende nuk luftojnë për Shqipëri, por për kolltuqe e principata moderrne!

    Pse na mallkoi historia!

    Sepse ende s’janë zhdukur esatë toptanët e zogollianët! Sepse ende s’janë ngritur në këmbë avni rrustemët! Sepse bota ka arritur deri në Hënë, kurse shqiptarët ende falin e s’falin gjaqet! Sepse shqiptarëve u mungon urtësia, guximi, dhe forca! Sepse shqiptarët ende nuk e meritojnë bashkimin kombëtar, sovranitetin dhe lirinë!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptari nuk ka fé shqiptarinë! Sepse shqiptarët as nuk kanë qenë as nuk janë në unitet e pajtim kombëtar! Sepse shqiptari është gjumash i madh dhe i del gjumi kur bëhet tepër vonë! Sepse shqiptari është mburravec, është i fjalëve të mëdha e i punëve të vogla! Sepse patrioti nuk është patriot, demokrati nuk është demokrat dhe revolucionari nuk është revolucionar! Sepse shqiptari së pari duhet të luftojë me "shqiptarin", pastaj me armiqtë pushtuesë! Sepse shqiptari është romantik e jo realistë! Sepse shqiptari është anarkist e nihilist! Sepse shqiptari është besnik ndaj të huajve dhe i pabesë ndak shqiptarit! Sepse shqiptari e ka braktisur Besën Shqiptare! Sepse Besa e Burrëria për shqiptarin sot nuk kanë vlerë, ai ato i ka shndërruar në relike muzeale dhe jo në frymëzim për veprim!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptari mbeti "shqiptar", prandaj edhe Shqipëria mbeti "Shqipëri"! Sepse Shqipëria ndahej e copëtohej pandërprerje, epokë pas epoke: nga shtetet ilire në principatat arbërore, nga pashallëqet shqiptare në vilajetet turke dhe nga vilajetet turke në banovinat, obllastet dhe pokrajinat sllave!

    Ndarje zinxhirë, por kurrë bashkim! Mallkim, mallkim dhe prapë mallkim! Përcarje, përcarje dhe vetëm përcarje! Robëri, robëri dhe përsëri robëri!

    Pse na mallkoi historia? Pse? Pse? Pse?

    Pse? Sepse! Pse? Sepse! Pse? Sepse!

    Pse, pse na ndoqi fati i zi në vazhdimësi, nëpër histori, në pafundësi?!

    O Zot! O djall! O shqiptar! A ka fund?!

    Mallkim, mallkim dhe prapë mallkim! Përcarje, përcarje dhe vetëm përcarje! Robëri, robëri dhe përsëri robëri!

    Mallkim, përcarje dhe robëri deri në përjetësi, apo derisa shqiptarët të mbushen mend dhe mallkimin ta kthejnë në bekim, përcarjen në pajtim e bashkim dhe robërinë në clirim?
    E DREJTA AUTORIALE © SHQIPËRIA E BASHKUAR 1999 - 2002

    SHEFKI OLLOMANI

    Do te desha mendimin e secilit prej nesh pasi te keni lexuar kete artikull qe flet per popullin tone,historine dhe te ashtuquajterin "mallkim"!

    Respekte
    BRAVO

    nje shkrim realist dhe i par qe flet te verteten ne forum

    se te tjeret e ben gjoksin bire duke i rene
    e duke thene une

  10. #50

    Shkrim i jashtzakonshem dhe tejet real.

    Jane pikerisht keto qe z Lubonja ncirret cdo dite ne media dhe se degjon njeri, por vetem sa e etikojne

    Te lumte dhe faleminderit per kenaqesin qe na dhurove me ket shkrim
    Revolution 1848

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •