-
Greqi: Ikona e Krishtit qan qė kur Cipras fitoi zgjedhjet
Misteri, ikona e Krishtit qė qan qė kur Cipras fitoi zgjedhjet (FOTO)
Njė ikonė e Krishtit qė i pėrket fillimit tė Nėntėqindės dhe qė gjendet nė shenjtėroren e Shėn Nikollės nė Asprokambos, Peloponez, po nxit misterin pasi qė prej ditės kur Alexis Tsipras fitoi zgjedhjet nė Greqi, ka filluar tė qajė pa u ndalur.

Mediat kanė publikuar lajmin
Nėse dikush nė fillim kishte menduar pėr njė fenomen tė lidhur me motin kapricioz tė asaj nate, tani, pas pothuajse prej njė muaji, nuk duket mė njė shpjegim i pranueshėm, raporton Il Giornale dhe mediat e tjera italiane.
Por askush nuk guxon tė japė shpjegime. Nė televizion, patriarku Dionis, ka rrėfyer se si njė lėng transparent dhe vajor zbret nga sytė e Krishtit, duke pėrshkuar gjithė trupin.
Nė internet ka plasur ironia, dhe ka nisur tė flitet pėr mrekullinė e Syrizės, e cila nė njė muaj ia doli tė bėjė edhe Krishtin pėr tė qarė.
Njerėzit e aquajnė njė mrekulli dhe autoritetet fetare ende nuk arrijnė tė shpjegojnė kėtė fenomen.

Ikona e Krishtit
Panorama
-
-
Pėr: Greqi: Ikona e Krishtit qan qė kur Cipras fitoi zgjedhjet
Greqi, Krishti nxjerr lot nga sytė, dukuria misterioze (Video)
Ikona e Krishtit nė njė kishė tė Greqisė ka nisur qė tė nxjerrė lot nga sytė qė prej datės 25 janar, ditė e cila pėrkon me ardhjen e qeverisė Syriza nė pushtet. Metropolitani i Korintit, Dionisi Mantalos, rrėfen se si njė lėng transparent dhe vajor zbret nga sytė e Krishtit, duke pėrshkuar gjithė trupin.
Pavarėsisht kėsaj, metropolitani kėrkon qė tė mos nxitohet me deklaratat dhe se do tė informojė Sinodin e Shenjtė grek rreth kėsaj dukurie. Lėngu do tė merret pėr tu analizuar. Nuk duhet tė nxitohemi derisa tė dalin pėrgjigjet e testeve, thotė ai. Ndėrkaq, Dionisi Mantalos konfirmon se Krishti ka nisur tė qajė qė me 25 janar, ditėn e zgjedhjeve tė parakohshme, ku populli grek solli nė pushtet tė majtėt e Syrizas, me nė krye Aleksis Cipras.
Ky i fundit ėshtė deklaruar ateist dhe kur erdhi nė krye tė shtetit, theu traditėn duke mos u betuar nga kreu i kishės ortodokse tė Greqisė. Ikona qė qan, e cila ėshtė rreth njė shekull e vjetėr, ėshtė cilėsuar nga disa si Mrekullia e Syrizas, por Peshkopi Mantalos bėri thirrje pėr lutje, duke shtuar: Nė ēėshtjet e besimit, ne duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm. Njerėzit tė habitur nga fenomeni, janė duke vizituar kishėn pėr tu lutur nė vendin e shenjtė.
Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt