Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Kur të akuzojnë për pronën tënde... Normalen e Elbasanit

    Ky reagim, si të tjerë, iu dërgua gazetës “Shekulli”, që nuk e botoi, pasi preferon shkrimet ku sulmohet dhe jo mbrohet Kisha

    Kur të akuzojnë për pronën tënde...


    E lexova shkrimin me interes, jo për përmbajtjen, por sepse përbënte një rekord jo vetëm tendencioziteti, por edhe mungese elementare të etikës profesionale. Nëse merr përsipër të shkruash për diçka qe s’e ke idenë, së paku duhet të marrësh mundimin të pyesësh ...

    Së pari, shkruesi Nergjoni nuk di as se për kë po flet. Ai fut në valle “komunitetin katolik të Elbasanit”, duke krijuar një ngatërresë qesharake dhe vetëdemaskuese. I mësojmë se objektet në fjalë janë të Komunitetit Orthodhoks, i cili në Elbasan ka 6 priftërinj kanonikë, të ligjshëm, të cilët varen nga e vetmja Kishë Orthodhokse që vepron në Shqipëri, që kryesohet nga Sinodi i Shenjtë me 6 episkopë; siç përcakton Tomosi i Autoqefalisë dhe siç e njohin si autoritetet shqiptare ashtu dhe çdo kishë e krishterë (jo vetëm orthodhoksët) e botës mbarë.

    Së dyti, padija nuk është arsye që të thotë se “Normalja” është “300-vjeçare”. Kjo shkollë e shquar e arsimit kombëtar do të mbushë së afërmi 100 vjet, pasi u hap në vitin 1909. Ndërsa godina në fjalë, u ndërtua nga Kisha Orthodhokse me kontributin e besimtarëve në vitin 1736 dhe i shërbeu nevojave të saj. Ishte Kisha Orthodhokse që ia vuri në dispozicion, pa pagesë, Normales dhe jo e kundërta. Në vitin 1991 ajo nuk shërbente më si shkollë, por si një muze lokal, i cili u shkatërrua si përmbajtje dhe si godinë. Më pas Kisha, e cila e kishte rimarrë pa asnjë protestë, nga askush, pronën e saj, investoi rreth 150 mijë dollarë (me vlerën e atëhershme), për ta rikonstruktuar nga themelet dhe për të ngritur një qendër shërbimesh sociale për qytetin. Por erdhi viti i mbrapshtë 1997 dhe qytetari privat N. Marku e uzurpoi me forcë dhe... e dha me qira, para të cilat i futi në xhepin e tij privat. Kjo është dhe arsyeja bazë e interesit të tij “patriotik”.

    Së treti, në fjalët që thuhen nga shkruesi dhe në citimet flitet me mllef ndaj murgjve ose godinave kishtare. Si është e mundur që fjalë të tilla të dalin nga goja e njerëzve që pretendojnë se janë orthodhoksë. Si është e mundur që njerëz të tillë të preferojnë çdo gjë para interesit të komunitetit të cilit pretendojnë se i përkasin. Peshkopët dhe murgjit janë baza mbi të cilën ngrihet hierarkia dhe e ardhmja e një Kishe Orthodhokse, pa ta nuk ka kishë. Shprehje të tilla i përshtaten vetëm anëtarëve të njëhershëm të Partisë së Punës apo ekstremistëve anti-të-krishterë. Por, ç’mund të presësh nga një njeri që vesh në mënyrë abuzive rrobën e priftit dhe mashtron të paditurit me shërbesa qesharake; ata nuk e dinë se martesat, pagëzimet apo përshpirtjet e tij janë po aq të pavlera për gjithë Kishën Orthodhokse, sa po t’i bënte vetë zoti Nergjoni. Sa për marrëveshjet me komunitetet fetare që pritet të miratohen, ato (të paktën teorikisht), ndër të tjera do t’i presin rrugën pikërisht mashtruesve të tillë.

    D.T.
    "Ngjallja"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Apeli: Kisha ortodokse po merr godinën e Normales së Elbasanit

    B. Nergjoni
    30-09-2007

    ELBASAN- Komuniteti katolik i Elbasanit akuzon kryepeshkopin Anastas Janullatos se po tenton të përvetësojë e tjetërsojë godinën e shkollës Normale në lagjen Kala. Në këtë godinë është krijuar Normalja e Elbasanit 300 vjet më parë dhe për komunitetin lokal ajo duhet të qëndrojë muze. Por kisha ortodokse kërkon ta kthejë godinën e vjetër në një rezidencë për murgjërit e saj. Komuniteti lokal i është drejtuar edhe parlamentit e institucioneve të tjera shtetërore duke kërkuar ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi. Famulltari i kishës Shën Maria At Nikolla Marku i ndjekur nga anëtarë të këshillit të kishës kanë vendosur të denoncojnë publikisht fakte dhe të dhëna për tjetërsimin e funksionit të godinës së shkollës Normale në Kala. “Anastas Janullatos ka filluar një përpjekje për të pronësuar shkollën muze “Normalisti” e për ta kthyer atë në një pseudo dioqezë të shërbimit grek me njerëz të paguar e të blerë me metoda të vjetra greke. Për opinionin mbarëkombëtar po sqarojmë edhe një herë se problemi nuk qëndron tek at Nikollë Marku apo tek njerëzit që e përkrahin por tek shkolla Normale, kjo godinë ku u mbajt Kongresi i Elbasanit e cila po tjetërsohet nga Anastas Janullatos duke e kthyer në rezidencë për murgjit”,- tha dje At Nikolla Marku. Sipas tij, nga faktet historike dhe dokumente të shkruara tregohet se kjo godinë është vendi ku u mblodhën paratë nga patriotët elbasanas për ndërtimin e shkollës ku do të mësohej shqip pa dallim feje. Dhe ata e kanë cilësuar këtë objekt si një shkollë dhe jo si rezidencë fetare. Në deklaratën e tij At Nikolla Marku bën të ditur se rreth një muaj më parë është bërë hipotekimi i këtij objekti në mënyrë të dyshimtë. Nën drejtimin e këshillit të Kishës, At Nikollë Marku i është drejtuar Parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit përkatës për administrimin dhe drejtimin e komuniteteve fetare në Shqipëri, si një hap i domosdoshëm për ruajtjen e sovranitetit të besimit dhe të kombit shqiptar. Po kështu kreu i kishës Shën Maria i është drejtuar organizmave ndërkombëtarë duke kërkuar ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi që shqetëson të gjithë komunitetin lokal. Akuzat ndaj kreut të kishës ortodokse Anastas Janullatos kanë vazhduar nga këshilli i kishës Shën Maria por edhe nga komuniteti qytetar i Elbasanit pasi godina e shkollës cilësohet e shenjtë për historinë që mbart dhe për testamentin e lënë nga një grup patriotësh elbasanas për të ruajtur gjithmonë funksionin e saj si shkollë. “Janullatoskërkon të çrrënjosë historinë duke e kthyer shkollën në rezidencë për murgjërit. Shkolla Normale është ndërtuar rreth 300 vjet më parë dhe përfaqëson etjen e shqiptarëve për të mësuar shqip. E ndërtuar në vitin 1736, ajo duhet të cilësohet e para shkollë model dhe mësonjëtorja e parë shqipe e pa ligjëruar. Ne nuk do të lejojmë zhdukjen e historisë dhe të gjithë bashkë do të luftojmë për komb’,- thanë dje përfaqësues të komunitetit. Ata janë betuar se nuk do të lejojnë në asnjë rast që kisha ortodokse të marrë pronësinë e kësaj ndërtese e më pas ta ndryshojë atë në një rezidencë fetare.


    Ky eshte artikulli ne fjale botuar tek "Shekulli"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Tendenciozitet dhe injorancë

    Shtypi shqiptar vuan dukshëm nga anësia në trajtimin e çështjeve. Kjo e pashkëputur nga niveli i ulët profesional, që e ushqen dhe e zmadhon edhe më tepër këtë tendenciozitet. Një nga fushat ku kjo duket më hapur është edhe ajo fetare dhe veçanërisht në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me Komunitetin Orthodhoks. Kjo duket si në heshtjen mbi ngjarjet dhe veprimtaritë e rëndësishme ashtu edhe me trajtimin skajshëm tendencioz të tyre. Të përziera të gjitha këto jo thjesht me injorancën, por me mungesën e dëshirës për të mësuar të vërtetat historike.

    Kështu, kohët e fundit po flitet shumë për shtrembërimet që i janë bërë historisë sonë në periudhën e komunizmit, por kur vjen fjala për Kishën përdoren me kokëfortësi klishetë e rreme që ai krijoi për besimin e klerikët, duke mbyllur sytë edhe përpara të vërtetave historike që tani janë të qarta për këdo, besimtar ose jo.

    Gjendja është edhe më keq kur flitet për kanonet dhe ligjet që drejtojnë jetën e një komuniteti fetar. Laiku bëhet prift, prifti dhespot dhe dhespoti... laik... Kështu, një mashtrues, që i leverdis disa politikave të nacionalizmit primitiv, mund të trajtohet me pafytyrësi jo vetëm si “prift”, por edhe deri si “episkop” e kryetar kishe dhe askush nuk shqetësohet kur ai vjedh komunitetin apo e kthen pagëzimoren e kishës në tualet!..

    Emblematike për këtë sjellje ishte dita e përurimit të terrenit sportiv të Institutit të Riedukimit “Ali Demi” (burg i sigurisë së ulët). Gjatë një vizite në dhjetor Kryepiskopi Anastas, pasi kishte dëgjuar nevojat e tyre, u kishte premtuar ndërtimin e një terreni sportiv. Pas disa muajsh ai u bë realitet dhe ishte i parametrave bashkëkohorë, me një investim prej rreth 20 mijë USD. Me rastin e përurimit ishin ftuar dhe mediat, të cilat megjithëse ishin të pranishme, pothuajse nuk dhanë asgjë për kontributin e Kishës, por vetëm intervista për çështje të tjera politike (intervistuan të gjithë funksionarët, për çdo gjë, por jo episkopin orthodhoks, që preu shiritin në emër të Kishës...).

    Por kjo nuk ishte thjesht një mungesë profesionalizmi, pasi disa ditë më pas këto media i dhanë vend të gjerë disa shpifjeve ordinere të mashtruesit Nikolla Marku, duke treguar qartë një farë alergjie ndaj Komunitetit Orthodhoks dhe preferencë vetëm për ata që hedhin baltë mbi të. Tipike, për shembull, për këtë është gjithmonë gazeta “Republika”, e gatshme të botojë çdo gjë që flet keq jo vëtëm për Kryepiskopin Anastas, por në përgjithësi për Kishën Orthodhokse.

    Apo gazeta “Shekulli”, që jo vetëm preferon shkrimet antiorthodhokse, por megjithëse boton gjithfarë E-mailesh e reagimesh nga lexuesit, injoron sistematikisht ato që mbrojnë Kishën etj.

    Th. Dh.
    "Ngjallja"

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. KF Elbasani, Tigrat verdh e blu në sezonin 2008-2009.
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 08-03-2010, 23:23
  3. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  4. Kongresi i Elbasanit dhe Shkolla e Kalase
    Nga Iliriani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:26
  5. Grabiten guret e portes se Kalase se Elbasanit.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 16:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •