Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Hapet Shkolla e re e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, në Sukth, Durrës

    Një tjetër mundësi edukimi për të rinjtë

    Hapet Shkolla e re e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, në Sukth, Durrës

    Si rrjedhojë e nivelit të ulët që ofrojnë shumë prej shkollave, edukimi i fëmijëve është kthyer në një nga shqetësimet kryesore të prindërve. Një shqetësim tjetër janë edhe mjediset jo të përshtatshme ku zhvillohet mësimi, sidomos në shkollat 9-vjeçare edhe të mesme nëpër rrethe. Duke parë këtë situatë, në vazhdim të investimeve të rëndësishme që ka bërë në vazhdimësi për edukimin, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ndërmori një iniciativë të re: Hapjen e shkollës së Mesme Kishtare Jopublike “Kryqi i Nderuar”, në Sukth të Durrësit. Kjo u bë e mundur me fondet që siguroi Kryepiskopi Anastas nga donatorë të huaj, miq tij dashamirës të Kishës sonë, si për blerjen e godinës të bollshme dhe piktoreske, ashtu edhe mbarëvajtjen dhe pajisjen e saj.

    Sipas drejtorit, z. Anastas Dodbiba, “shkolla ofron vlera të mëdha shpirtërore, duke i harmonizuar ato me informacionin shkencor dhe akademik që këta të rinj do të marrin.” Shkolla ndodhet në një pozicion shumë të bukur edhe është një nga më modernet në Shqipëri.

    Programi është i njëjtë si shkollat e tjera të mesme të përgjithshme, me të njëjtin informacion shkencor. Krahas tij do të ketë edhe lëndë fetare, si p.sh. etika e krishterë, katekizëm, muzikë kishtare, ikonografi etj. E veçanta e kësaj shkolle është se do të punojë mjaft edhe për krijimin e një personaliteti të shëndoshë të nxënësve dhe gjithashtu do t’i ndihmojë në formimin dhe rritjen e tyre shpirtërore.

    Shkolla është e pajisur edhe me konvikt, ku kushtet ashtu si në gjithë mjediset e saj, janë nga më modernet.

    Për të përzgjedhur nxënës me nivel të lartë, u organizuan konkurse nëpër dioqeza, ku nxënësit iu nënshtruan testimit në matematikë dhe në gjuhën shqipe. Më pas u zhvillua një intervistë me secilin, për të kuptuar më shumë rreth karakterit dhe formimit. Rekomandimet e mësuesve të mëparshëm, si edhe të klerikëve, ishin një kriter mjaft i rëndësishëm në përzgjedhjen e kandidatëve. Pas këtyre vlerësimeve fituan 37 nxënës, 22 prej të cilëve hynë në vitin e parë, edhe 15 në vitin e dytë.

    Të gjithë nxënësit do të vazhdojnë shkollën me bursë të dhënë nga Kryepiskopi Anastas.

    Enea Andoni, një nga nxënësit e vitit të parë, tha se: “Mundësia që më jepet për të vazhduar këtë shkollë është mjaft e çmuar për mua, pasi besoj se kjo ajo do të më ndihmojë të shtojë dijet e mia, por gjithashtu do të më ndihmojë edhe në jetën time shpirtërore.”

    Shkolla “Kryqi i Nderuar” në Sukth, hapet pas një përvoje të gjatë e të bukur dhe shumë pozitive të shkollës së parë të mesme kishtare “Kryqi i Nderuar”, në Gjirokastër, të hapur që në shtator të vitit 1998. Stafi mësimor e administrativ i kësaj shkolle është mjaft i përgatitur dhe janë mjaft të përgjegjshëm ndaj detyrës së tyre kryesore, në formimin edukativ dhe shpirtëror të të rinjve.

    “Për mua është një ngjarje e veçantë e jetës time që jam përzgjedhur të punoj në këtë shkollë, një shkollë që besoj se do të funksionojë për të përgatitur breza të cilët do t’i shërbejnë shoqërisë dhe Kishës sonë Orthodhokse”, - tha z. Koço Josifi, mësues i matematikës dhe fizikës.

    Ashtu siç u shpreh edhe drejtori, kjo shkollë është një gur tjetër i çmuar që do t’i shtohet gjerdanit të artë veprave të Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit tonë Anastasit, që në historinë e vendit tonë do të shkëlqejë edhe ndriçojë brezat e ardhshëm të rinisë.

    Tashmë me këtë shkollë të re në Sukth të Durrësit Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka dy shkolla të mesme kishtare.

    Marina Marini



    Shkollat e hapura nga Kisha:

    1. Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës.
    2. Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie”, në Tiranë dhe dega e tij në Gjirokastër.
    3. Liceu Kishtar “Kryqi i Nderuar”, Gjirokastër.
    4. Shkolla 9-vjeçare “Protagonistët”, Tiranë.
    5. Shkolla 9-vjeçare “Frymë Dashurie”, Durrës.
    6. Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, Sukth, Durrës.
    7. Shkolla e mesme profesionale në Mesopotam, Sarandë.
    8. 15 kopshte në arsimin parashkollor.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-11-2007 më 17:57

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vertet nje lajme pozitiv si per vet Durresin por edhe per tere Shqiptaret, secilit i ngjallet zemra kur ndegjon gjera te tilla, vecanerisht kur ka te bej me nje gjest humanitar nga institucionet fetare ne kete rast Kishes Ortodokse.

    Ky gjest e ngre lart emrin dhe respektin ndaj fese Ortodokse dhe arsimit ne kete rajon.
    Shpresojme qe edhe ne te ardhmen jo vetem Kisha Ortodokse por edhe te gjitha insitucionet tjera qoft fetar apo jo fetar te investojne te pakten ne arsim pasi arsimi eshte burimi i nje te ardhme pa brenga, te cilen ne Shqiptaret sjemi duke e perjetuar(shumica).

    Duhet te paramendohet se sa te kenaqur jane ndjere nxenesit reth ketij gjesti, gjithashtu edhe une jam teper i gezuar qe u eshte dhene nje mundesi e re dhe poashtu me gezon qe ky investim vjen nga nje Institucion fetar.

    Respekte kundrejt kishes qe me kete gjest ka treguar anen e saj humanitare dhe pozitive kundrejt zhvillimit te popullit tone ne cdo aspekt.

    RaPSouL
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Përgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:51
  3. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  4. Kisha katolike dhe arsimi ne Mirdite
    Nga Ermal 22 në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:15
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •