Ikja e trurit ne Shqiperi eshte nje problem i thelle qe po e varferon vendin nga kapitali njerezor dhe eshte nje pengese e vazhdueshme per zhvillimin e vendit.
Cdo qeveri ne listen e gjate te premtimeve qe ka pasur e ka pasur dhe premtimin per thithjen e trurit dhe rikthimin e tij ne Shqiperi.
Por cfare masash jane marre deri tani; a po behet dicka per rikthimin e trurit ne Shqiperi?
Faktet tregojne se jo vetem qe nuk eshte marre asnje mase per kthimin e trurit por edhe ai tru qe kemi ka marre arratine nga Shqiperia dhe cdo vit e me teper ky fenomen po thellohet.
Sipas nje policy paper te 2006 nga Centre for Social and Economic Studies,ne bashkepunim me Development Research Centre on Migration, Globalisation and Poverty, University of Sussex, UK, dhe UNDP, 66 % e atyre qe kane kryer PhD jashte nuk jane kthyer ne Shqiperi ose jane kthyer dhe pastaj jane detyruar te ikin ne pamundesi te sigurojne pune ne Shqiperi.
Ky paper iu paraqit qeverise, se ca eshte bere deri tani po e shohim me se miri.
Me sa po shohim, truri, po debohet nga Shqiperia, dhe edhe atij truri qe deshiron te kthehet i behet e pamundur gjetja e nje vendi pune apo jetesa normale ne Shqiperi.
Me nje administrate joeficente dhe teper antike per nga kualifikimi dhe me nje biznes jokonkurues me ate Evropian, Shqiperia do qe te ne te ardhmen e afert te arrije standartet evropiane.
Me keto politika te deritanishme, kjo gje duket me se e pamundur.
Krijoni Kontakt