Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Thithja e trurit ne Shqiperi.

    Ikja e trurit ne Shqiperi eshte nje problem i thelle qe po e varferon vendin nga kapitali njerezor dhe eshte nje pengese e vazhdueshme per zhvillimin e vendit.
    Cdo qeveri ne listen e gjate te premtimeve qe ka pasur e ka pasur dhe premtimin per thithjen e trurit dhe rikthimin e tij ne Shqiperi.
    Por cfare masash jane marre deri tani; a po behet dicka per rikthimin e trurit ne Shqiperi?
    Faktet tregojne se jo vetem qe nuk eshte marre asnje mase per kthimin e trurit por edhe ai tru qe kemi ka marre arratine nga Shqiperia dhe cdo vit e me teper ky fenomen po thellohet.
    Sipas nje policy paper te 2006 nga Centre for Social and Economic Studies,ne bashkepunim me Development Research Centre on Migration, Globalisation and Poverty, University of Sussex, UK, dhe UNDP, 66 % e atyre qe kane kryer PhD jashte nuk jane kthyer ne Shqiperi ose jane kthyer dhe pastaj jane detyruar te ikin ne pamundesi te sigurojne pune ne Shqiperi.
    Ky paper iu paraqit qeverise, se ca eshte bere deri tani po e shohim me se miri.
    Me sa po shohim, truri, po debohet nga Shqiperia, dhe edhe atij truri qe deshiron te kthehet i behet e pamundur gjetja e nje vendi pune apo jetesa normale ne Shqiperi.
    Me nje administrate joeficente dhe teper antike per nga kualifikimi dhe me nje biznes jokonkurues me ate Evropian, Shqiperia do qe te ne te ardhmen e afert te arrije standartet evropiane.
    Me keto politika te deritanishme, kjo gje duket me se e pamundur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Edvin83 : 13-11-2007 mė 13:49

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Incapacity is a bigger problem than corruption, and corruption usually follows incapacity- Bill Clinton

    Mendoj se kjo thenie e Klintonit ilustron gjithe realitetin shqiptar te pas 90` edhe pse nuk eshte thene per te.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Studimin qe permenda me lart mund ta gjeni ne:
    http://www.migrationdrc.org/publicat...lish_FINAL.pdf

  4. #4
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nje artikull i botuar ne shume media shqiptare:

    Kush ka frikė nga kthimi i trurit?

    Astrit Lulushi, SHBA

    Kur zhvillimet e njė vendi shoqėrohen me kriza tė shpeshta politike, zgjedhore e presidenciale duket se nė radhė tė parė ai vuan nga mungesa e kapitalit njerezor, jo thjesht sipas konceptit qė Marksi kishte pėr fuqinė punėtore nė kapitalizėm.

    Vendi vuan nga “tharrja e trurit”; ikja e individėve me arsim tė lartė, tė pėrgatitur, tė specializuar, e tė talentuar dhe vendosja e tyre nė vende ose juridiksione tė tjera, pėr shkak tė konflikteve, mungesės sė mundėsive, mjedisit tė pashėndetshėm, diskriminimit ose arsyeve tė tjera. Nė kėtė ikje, “truri” shoqerohet nga kapitali, qė do tė thotė se kapitali financiar i atyre qė emigrojnė nuk investohet mė nė vendin qė lihet pas. Qeraja, taksat, blerjet e pėrditėshme nė treg, shpenzmet qė kėrkon jetesa, me ikjen e tyre tashmė mungojnė. Tė gjitha ato fillojnė tė derdhen nė arkėn e njė vendi tjetėr. Po ashtu, investimet apo subvencionet e shtetit pėr arsimimin e tyre humbasin kur individė tė pėrgatitur ikin e nuk khtehen mė. Por bashkė me ta ik ėn edhe kapitali shoqėror, pasi ata nuk janė mė pjesė e shoqėrisė ku mė parė kryenin veprimtari.

    Pėr tė theksuar “ikjen e trurit”, ekspertėt shpesh marrin si shembull Shqipėrinė, i debatueshėm si vendi mė i varfėr nė Evropė, “i cili ka vite qė pėrjeton njė ikje truri me pasoja tė mundshme shkatėrruese”(Timoic). Sipas burmeve, 1/6 e popullsisė sė vendit, pėrfshi 1/3 e inteligjencias, nė vitin 2001 punonin jashtė vendit. Megjithėse tė ardhurat qė ata u dėrgojnė familjeve nė atdhe shtohen nga viti nė vit, mendimi i pėrgjithshėm ėshtė se mungesa e njerėzve tė vetėdijshėm e tė pėrgjegjshėm pėr fuqinė e votės, paraqet njė kėrcėnim serioz pėr demokracinė dhe procesin zgjedhor. Sot Shqipėria ėshtė vendi me numrin mė tė madh tė emigrantėve nė Botė, nė pėrpjestim me numrin e popullsisė. Vetėm gjatė viteve 1990-2000, nga vendi ikėn rreth 40% e intelektualėve perfshi shkencėtarė profesorė, laborantė e tė tjerė. Gjithashtu nga ata qė ndodhen pėr studime universitare ose pasuniversitare jashtė vendit si nė Itali, Greqi, Gjermani e Kanada, pėrpllogaritet qė vetėm 5% e tyre mendojnė tė kthehe n nė Shqiperi.(V. Harvat, 2004) Sic duket, i vetmi “pėrfitim” qė njė vend ka nga ikja e trurit ėshtė shtimi i tė ardhurave qė kėta tė ikur u dėrgojnė familjeve tė tyre, njė me cmim thuajse falas pėr njė mall me vlera tė pafund.

    Mund tė thuhet se kalimi nga sistemi njė partiak nė atė shumėpartiak ishte mė tepėr rezultat i tronditjes sesa permbysjes sė sistemit. Kushtet kur grupi i udhėheqėsve i ngjan rrethit tė zodiakut, ku emrat vetėm qarkullojnė por nuk ndryshojnė, ndoshta pėrbėjnė edhe arsyet e pranimit tė idesė nga shumė sociologė se kalimi pėr nė demokraci “tranzicioni” ėshtė njė proces i drejtuar nga elita, ide qė tani nuk shikohet mė me habi e nuk shqetėson njeri.

    Nėse mendohet se intelektualėt dhe personat me specializim tė lartė janė pjesė e njė elite qoftė kjo politike, diplomatike, shkencore, kulturore, administrative ose ushtarake, atėherė kėta pėrbėjnė njė forcė tė vlefshme per drejtimin e ndryshimeve shoqerore nė nje vend nė tranzicion. (Bozoki) Rrjedhimisht, sa mė i madh numri i emigranteve nga radhėt e tyre, aq mė i vėshtirė bėhet edhe procesi i tranzicionit dhe duke parė gjendjen aktuale, duket se ėshtė kjo pjesė e elitės qė ka emigruar, ajo cka i mungon Shqipėrisė nė tranzicion.

    Le tė supozojmė se njerezit mė tė talentuar lenė vendin sepse ata i takojnė njė elite intelektuale paralele por tė padukeshme, te padėshirueshme. Mes tyre janė ata qė pengohen e nuk gjejnė pėrkrahje a kushte pėr shprehjen e aftėsive tė tyre. Janė ata qė besojnė nė meritokraci. Nga ana tjetėr, elita aktuale shoqerore e dalė nga procesi i trubullt i tranzicionit, shpesh ėshtė njollosur nga korrupsioni, nepotizmi, kronyizmi qė krijojnė kushtet pėr njė konkurencė tė pa drejtė, pėr njė kapitalizėm tė eger, pa norma e rregulla, me demokraci mes oligarkėsh.

    Duket se kjo lloj elite parapelqen ikjen e kritikėve tė mundshėm sesa t’i ketė ata si burim kritikash tė brendėshme. dhe nėprmjet ndonjė ligji, madje ndalon edhe kthimin e kritikėve tė vet. “Cdo vend ka nevojė pėr demokraci dhe nėse njerezit nuk e kuptojnė kėtė nevojė, vendi ka probleme”. Me kėto fjalė, ish disidenti sovjetik Vladimir Bukovski, shpalli kėto ditė se mund tė paraqesė kandidaturėn pėr zgjedhjet presidenciale ne Rusi. Vėzhguesit thonė se ka pak shpresa qė komisioni rus i zgjedhjeve do tė lejojė regjistrimin e tij si kandidat. Bukovski ka 30 vjet qė jeton nė Londėr dhe sipas ligjit rus “njė kandidat pėr president duhet tė ketė jetuar brenda vendit 10 vjet rrjesht”.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Kush ka frikė nga kthimi i trurit?
    Frike nga kthimi i trurit kane ata qe:

    -1- kane qene komuniste spiune ne sherbim te nomenklatures, dhe jane ne krye te partive e te qeverive deri sot;

    -2- jane te paafte te bejne konkurrence dhe te kene rivalitet ne pushtet;

    -3- bejne paralele si dikur padronet e tyre komuniste me "mergaten";

    -4- bejne genjeshtra reformash, hapje-mbyllje dosjesh, dhe mashtrime energjitike, atomike, kozmike;

    -5- kryesojne trafiqe, tendera, komisione, fshatra turistike;

    -6- bejne tregti me ēeshtjen kombetare;

    -7- kane tipare anti-njerezore, anti-kombetare si enveri, koēi, mehmeti, saliu, fatosi, xhuveli, gjinushi, milloshi ...

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Eshte e vertete qe rikthimin e trurit me teper se kushtet skandaloze te vendit, e ndalojne ata qe kane pozitat tani e kane ndonje diplome te marre ne kohen e komunizmit apo pas tij (ose te blere ndonje here).
    Une kam 4 muaj qe jam kthyer nga jashte pasi mbarova studimet master, dhe deri tani cdo aplikim per pune rezultoi ne deshtim.
    E vetmja rruge tani mbetet te emigroj perseri sic kane bere dhe koleget e mi qe pasi u kthyen nuk gjeten asnje mundesi punesimi ketu megjithese administrata eshte plot me njerez qe nuk dine dy fjale anglisht dhe nuk dine se si ndizet kompjuteri!

  7. #7
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    aman ku ka tru shqiptari....aq tru ka sa le ta qeverisin ca funderrina njerezore,qe jane per tu pushkatuar nga i pari tek i fundit....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvin..

    ne fakt.. saliu ne kabinetin e tije ka marre shume nga ata qe kan studiuar jashte..
    kete e pa populli kur ai prezantoj keshilltaret e antaret e tjere te kabinetit..
    sigurisht te gjithe smund ti marre..
    por ti ki durim..
    fillo punene arsim.. sepse arsimi ka nevoje per te shkolluar e vazhdo kerko dhe per pune me te mire me vone..
    po mos prit te te bejne minister menjihere..

    ki durim dhe do te dalesh faqe bardhe..

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Keshilltaret jane me master por te tjeret jo, pastaj ne administate eshte katastrofe, njerezit aty jane teper te pakualifikuar.
    Pastaj more Brari, a jetohet me rroge mesuesi?! As te vdesesh nuk te del ajo ne keto kushte qe jane ne Shqiperi.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jan mijra mesues qe rrojne me ate rroge.. e meritojne respekt e dashuri e un gezohem kur degjoj qe Saliu ja rrit atyre rrogen nga njihere..psh tani u ka shkuar tek 200-300 mij lekshi..
    sigurisht eshte pak por eshte rrog me nder e me djers..
    mos u tremb nga rroga vogel..

    Me nder e faqe te bardhe..kjo ka rendesi..
    se te madhe e kish rrogen ai kelishi i nard ndokes.. ne ministri te transportit a ku m.utin qe.. e kish dhe bisnese tjera ekstra po nuk u ngop e ja vate ne biruc me faqe te zeze..

    boll qe shoqeria te thote.. edvin po punon..? po u thua ti.. ne x gjimnaz.. dhe ne syt e tyre ti merr nje status te nderuar..

    pun e madhe se nuk blen benx si disa mu.ter doganiere apo edvin-lere e tutore.. kriminele..

    figura jote si mesues i rregullt me horizont.. vlen me shume se vilat e boseve socialisto mafiozeve ne golem.. apo duk cacave miliardat e dades e valentin leskajt e sendyqet e ilir metes me euro..

    boll te flesh rehat ne shpi tende..

    pak pak po me lezet..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •