Eh more Brari sa me ke bere per te qeshur
![]()
Po kur je me bark bosh e me xhepa bosh nuk e di se sa mund te te ushqeje ai respekti i te tjereve?
Te besh nje mal me shkolle e mezi te mbash frymen gjalle...Kjo nuk pranohet.
Eh more Brari sa me ke bere per te qeshur
![]()
Po kur je me bark bosh e me xhepa bosh nuk e di se sa mund te te ushqeje ai respekti i te tjereve?
Te besh nje mal me shkolle e mezi te mbash frymen gjalle...Kjo nuk pranohet.
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
Kam bere master per Public Policy. Por mos mendo se edhe ato pune me rroga prej 400$ jane te lehta per t'u kapur, edhe ato duan mik dhe ne ato pune te zhfrytezojne si qen deri sa t'i marresh ato 400$.
Ja e zeme se mora ate rroge, 200 te ikin qera, 50 drita, 10 uje, 300 per te ngrene..ups, dolen 560$ deri tani...po vetem do te ha e jetoj une??? Po ajo mbetja prej 160 ku do te gjendet???
E di se kur je jashte ne pune te duket kollaj te japesh keshilla por ju ftoj te vini ketu e te provoni te gjeni nje pune sa per te mbijetuar e pastaj flasim.
Te kuptoj, e di qe s'eshte e lehte. Une kam lindur e jetuar ne Tirane per me shume se 20 vjet. Pervec puneve kamarier e ndertim, veshtire eshte te gjesh dicka qe ka lidhje me zanatin ose shkollen qe mbaron. Persa i perket ceshtjes se mikut per gjejtjen e punes, te garrantoj se edhe ne Amerike egziston nje fenomen i tille, madje shume i dendur si fenomen. Nese ty te jepet mundesia, sic lexova me lart, per te gjetur pune si mesues ne ndonje shkolle gjimnazi, mos e refuzo. Si fillim eshte mire te fusesh kembet diku per dy arsye ose mbase me shume se dy. 1. Merr nje lek, sado i vogel si fillim. 2. Shmang stresin e te ndejturit pa pune (shume me rendesi kjo). 3. Kur je ne nje ambient pune, njeh edhe shume njerez qe mund te te ndihmojne qe te gjesh nje pune me te mire ne te ardhmen. 4. Kam idene se je ende i ri per ta vrare mendjen kaq shume per nje pune qe do te te jape para te madhe. Fito njehere eksperience pune diku, pastaj mendo per parane e madhe. Edhe ketu tek ne, nese s'ke eksperience, jo Master te kesh mbaruar, por edhe Doktorature te kesh, prape se prapi ste jep njeri shume para. Leri ca perrallash mund te degjosh nga ata qe kane qene ne Amerike dhe qe ua tregojne juve ne Shqiperi. Pra me nje llafe merre pak me shtruar kete pune. Mundohu te krijosh nje strategji te qarte per jeten tende. Ku ke deshire te arrish dhe sa kohe e mund je gati te sakrifikosh nga vetja jote. Ne fund fare. Apliko apliko apliko dhe vetem apliko per pune, kudo, ne cdo kohe. Mos u dorezo. Diku do dali dicka. Te uroj fat.
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
Nuk eshte se nuk kam aplikuar, kam kohe qe aplikoj por pa rezultat. Por me vjen inat se u ktheva ketu kur atje ne Evrope ku isha mund te merrja dhe 1000$ ne muaj edhe si fillestar dhe me ato jetohej mire. Ketu nuk te ofrohet asgje prandaj shoh si te vetmen mundesi te iki prape nese nuk dua te mbetem nje mesues gjimnazi per gjithe jeten.
Qeveria shqiptare, e vendosur tė investojė pėr "trurin"
"Programi "Brain Gain" - Pėrfshirja e diasporės nė zhvillimin e Shqipėrisė" ka nisur, ka njė zyrė dhe njė grup qė punon. Por suksesi i tij, sipas kryeministrit Berisha, kėrkon pjesėmarrjen, kontributin, lidhjet dhe hapjen e institucioneve tona. "Sigurisht, ėshtė e domosdoshme qė nė rast se i ftojmė, t'u japim vendin qė meritojnė. Ėshtė e domosdoshme qė tė ripėrtėrihen njė pjesė e stafeve tona. Kjo nuk ka tė bėjė me asnjė lloj diskriminimi me ekselencat shqiptare tė vendit. Absolutisht jo", tha Berisha. Kryeministri garantoi pjesėmarrėsit nė tryezėn e djeshme se qeveria shqiptare, sė shpejti, do tė krijojė njė fond pranė Universitetit tė Harvardit dhe nė universitete tė tjera pėr ta. "Ne jemi tė vendosur tė investojmė pėr trurin. Ne do t'iu japim mundėsinė mė tė shkėlqyerve qė mbarojnė kėto shkolla, tė shkojnė tė studiojnė tėrėsisht atje ose tė gradohen nė kėto universitete, natyrisht pėrkundrejt kontratave qė duhen respektuar. Askush nuk duhet ta shohė me xhelozi, por, pėrkundrazi, duhet ta shohė si njė proces nga i cili pėrfiton e tėrė shoqėria shqiptare dhe vendi, duhet ta shohė si njė proces jashtėzakonisht tė rėndėsishėm pėr realizimin e projektit tonė europian", tha Berisha. Kryeministri u shpreh se "nėse sot do tė bėhej njė referendum, kombi shqiptar, pavarėsisht nga niveli i tyre arsimor dhe Informationen_Österreich qė bėjnė, janė kombi qė voton mė shumė pėr anėtarėsimin nė BE, sepse ajo ėshtė ėndrra e tyre dhe ata e kanė pėrzgjedhur si projektin e tyre mė tė shkėlqyer".
Por ky projekt, sipas kreut tė ekzekutivit, kėrkon softin, kėrkon qė t'u jepet pėrgjigjja e duhur mijėra proceseve qė kanė tė bėjnė me standardet, normat, kriteret dhe zhvillimin. "Me liberalizimin e universiteteve, ne bėmė njė gjė tė jashtėzakonshme. Dy vite mė parė kemi patur ¼ e mesatares sė studentėve qė kanė vendet e BE-sė, ndėrkohė qė ne jemi kombi mė i ri i tyre. Na takonte tė kishim mė shumė. Tė paktėn ndjehemi tė ēliruar, sepse brenda dy viteve pothuajse dyfishuam numrin e tyre", tha Berisha. Kreu i qeverisė u shpreh se "beteja pėr trurin duhet tė jetė njė betejė e shumanshme. Investimi pėr trurin do tė jetė investimi mė parėsor i qeverisė". Po nė kėtė kontekst, sipas Berishės, ėshtė edhe nisma "Shqipėria nė moshėn e internetit". "Askush tė mos mendojė se unė nuk e kam parasysh sesa kontraston kjo platformė me Shqipėrinė qė ka mungesa nė ujė, nė drita, ka rrugė tė shkatėrruara dhe spitale tė papėrshtatshme. Unė jam i vetėdijshėm pėr kėtė. Por, sėrish theksoj se truri ka vendin e vet dhe nuk mund tė injorohet nė asnjė rrethanė. Ndaj dhe ne jemi tė bindur e tė vendosur pėr tė investuar pėr trurin, qė brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr, tė dhjetrafishojmė pėrqindjen e penetrimit tė IT-sė nė shoqėrinė shqiptare", tha Berisha. Kryeministri u bėri thirrje donatorėve dhe vendeve e institucioneve qė ata pėrfaqėsojnė, si dhe biznesit shqiptar qė tė ndihmojnė pėr tė pėrmbushur e zbatuar kėtė projekt, si njė investim i shkėlqyer pėr tė ardhmen e Shqipėrisė dhe shqiptarėve. "
Ja programi qe qeveria tha se do te riktheje trurin, por realiteti eshte krejt ndryshe...Truri detyrohet te ike nga Shqiperia, e gjitha kjo nga politikat kundra tij.
Nga mos te iki truri ktu aman, ktu cmenet njeriu, te iken petlla..Ikja e trurit ne Shqiperi eshte nje problem i thelle qe po e varferon vendin nga kapitali njerezor dhe eshte nje pengese e vazhdueshme per zhvillimin e vendit.
LOL bej shaka.
Ne fakt shum njerez te zgjuar jan larguar nga shqiperia per faktin se do krijojne nje te ardhme me te mire per veten e tyre.. Edhe kan te drejte!
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Ja nje copez bisede qe po beja me nje shokun tim ne msn. Ai sapo u kthye nga perendimi ku beri master dhe tani eshte i deshperuar ketu ne Shqiperi aq sa do qe te punoje edhe pune krahu vetem te ike se ketu mbeti rrugeve papune. Me poshte po e jap biseden e zhvilluar ne msn:
E says:
dua te gjej pune, kam nevoje per lek
E says:
nese iki jashte, do shkoj te punoj pune krahu ,
Edvin says:
hmm
Edvin says:
me master te punosh pune krahu? kur ne shtet ka nevoje aq shume per ata qe jane me maste???
E says:
ehuuu ,
E says:
bej lek une, se vras shume mendjen pastaj
E says:
pse me mire te rri ketu??? , i papune dhe si ****
Edvin says:
ashtu mendoj dhe une
Edvin says:
por po mendoja
Edvin says:
kot u lodha te bej gjithe kete shkolle
Edvin says:
si me te si pa te
Edvin says:
njesoj
E says:
fundja nje zgjidhje eshte edhe ajo, une e di qe eshte zgjidhja me e keq qe ekziston me bo pune krahu, por eshte nje zgjidhje
E says:
me nje gje duhet te merrem
Edvin says:
po ke te drejte
Me vjen keq per situaten tende dhe per te gjithe ata qe perballen me politika absurde apo realitete te veshtira punesimi(mospunesimi) qofte kjo per raison d'etat sic ndodh ne Shqiperi,apo per shkak te konkurrences se forte te tregut te punes.(Ne Europen tanime me 25 anetare)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga wittstar : 05-12-2007 mė 23:39
Krijoni Kontakt