Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    Frikë nga të çmendurit!

    Frikë nga të çmendurit

    Nje numer i madh te semuresh mendore enden rrugeve te Shqiperise.
    Ky kontigjent tashme eshte bere mjaft problematik per njerezit per shkak te agresivitetit qe keta te semure shfaqin dhe dhunes qe ata ushtrojne kur dalin jasht kontrollit. C'eshte me e keqja ky kontigjent problematik nuk kurohet dhe endet i lire rrugeve te Shqiperise.

    Rasti i fundit - E Diele, 11 Nentor 2007

    Agresioni i te semureve mendore ne rrethin e Fierit ka sjelle edhe pasojat e veta ne jeten sociale te qytetit. Rasti me evident eshte ai i komunes se Libofshes, ku banoret per shkak te dhunes se ushtruar nga te semuret mendore, mbyllen ne shtepi qe ne oret e para te mbremjes. Fqinjet e 52-vjeçares skizofrene qe tentoi te mbyste nje femije 10-vjeçar dhe banore te tjere te fshatit Daullas te Libofshes japin alarmin se ne kete fshat ka nje numer te madh te semuresh mendore qe nuk kurohen dhe enden te lire.

    Ata kerkojne qe kryeplaku i fshatit te nderhyje per izolimin e ketij kontingjenti. Femije dhe te rritur tregojne episode nga dhuna e ushtruar, ku te semuret mendore kane perdorur mjete te forta sulmi, duke filluar qe nga tullat e guret, e deri tek thikat e sepatat. Ankesave te fshatareve iu bashkengjiten edhe ankesat e mesuesve te fshatit, te cilet i kane drejtuar nje peticion komunes si dhe Drejtorise se Policise ne Fier, me qellim marrjen e masave per parandalimin e ndonje tragjedie te mundshme.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    I sëmuri mendor tenton të vrasë 5 veta: Bënin zhurmë

    Prag masakre në Korçë. U drejton kallashnikovin dasmorëve. Për fat i bllokohet arma

    Një i sëmurë mendor tenton të kthejë në tragjedi një festë familjare të disa bashkëfshatarëve të vet. Ngjarja ka ndodhur të dielën në fshatin Plasë të Korçës, kur një 39-vjeçar ka dalë në ballkon për të qëlluar me automatik një grup personash, të cilët ndodheshin afër shtëpisë së tij. "Nuk duroja dot zhurmat", ka thënë për policinë Marjo Lëngu, i cili është prangosur nga ana e uniformave blu të Korçës.

    Një grup njerëzish kanë qenë duke festuar dhe nga lokali përballë me shtëpinë e tij dëgjohej muzikë. Kjo ka bërë që 39-vjeçari me probleme mendore të tentojë dhe vrasjen e personave që ndodheshin jashtë lokalit, jo shumë larg nga banesa. Sipas policisë, do të ishin shënuar të paktën pesë viktima, në rast se ai do të kishte mundur të shkrepte armën automatike.

    Marjo Lëngu është arrestuar pas denoncimit të një të afërmi, i cili ka parë skenën e rëndë. Nën akuzën e kanosjes serioze për vrasje dhe armëmbajtjes pa leje, ai është vënë në pranga vetëm dje në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë, Marjo Lëngu ka dalë në ballkonin e shtëpisë, duke tentuar të qëllojë me armë automatike disa persona që ndodheshin afër banesës së tij. Burimet policore thonë se kanë qenë dritat e një automjeti dhe bllokimi i fishekut në fole që kanë shmangur një tragjedi me disa viktima, kur 39-vjeçari iu ka drejtuar armën bashkëfshatarëve të tij. Sipas denoncuesit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, Marjo Lëngu, për shkak të gjendjes depresive ka konsumuar veprën penale të kanosjes serioze për vrasje. Kjo konfirmohet edhe nga ana e policisë, e cila thekson se arrestimi është bërë jo vetëm për shkak të veprës penale që ka konsumuar, por edhe si pasojë e rrezikshmërisë së lartë shoqërore që paraqet ky person.

    Nga ana e grupit hetimor bëhet e ditur se ai vuan nga depresioni ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike. Ai ka tentuar të qëllojë me armë automatike pesë persona poshtë banesës së vet, ndërsa fatmirësisht çdo gjë është ndalur kur në sy i ka rënë drita e një makine që ndodhej përballë. Në këtë moment, ai ka dashur të shkrepë armën automatike, por fisheku i është bllokuar. Grupi hetimor ka ushtruar edhe kontroll në banesën e 39-vjeçarit nga fshati Plasë, i cili paraqet rrezikshmëri edhe për familjen, për shkak të përsëritjes së veprave të dhunshme në gjendjen e rëndimit psikik. Nga kontrolli në banesë sipas grupit hetimor janë gjetur një armë automatike si dhe dy krehëra me fishekë. Arrestimi i 39-vjeçarit është bërë në orën 11:00 të mëngjesit të djeshëm në banesën e tij në fshat. Pasi ka tentuar pa rezultat të bëjë rezistencë dhe t‘i largohet policisë, Lëngu ka pranuar edhe akuzën ndaj tij. Ai mësohet se ka thënë se e shqetësonte muzika e lartë, por edhe zërat që vinin nga lokali afër shtëpisë. "M‘u ngritën nervat. Nuk duroja dot më", është shprehur Marjo Lëngu. Sipas policisë, ai nuk e ka pranuar fillimisht akuzën, me idenë se ngjarja nuk ka pasur dëshmitarë. Por është çuditur kur ka mësuar se është denoncuar nga një prej të afërmve të tij, nga frika e një tragjedie të mundshme.

    Gazeta Shqip

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Varferia,papunesia,stresi e perditshem i nje individi si te ushqeje familjen e vete ne keto ''kushte'' qe i ofron shteti i vete,kane bere qe shume njerez te arrijne te kalojne ne faze depresioni,dhe te bejne gjera te tilla.Normale ka edhe ata qe kalojne ne cmenduri dhe nga faktore te tjere,po pak rendesi ka!Shteti te pakten te filloje dhe te marri masa urgjente,te pakten ata qe kane nevoje per t'u kuruar,dhe t'i izoloje ata ne pavionet perkatese,se edhe keshtu(te jetojne njerezit me frike,nuk behet)! Pastaj te shikoje per te rregulluar kushtet elementare per shtetasit e vet,se perdite mos ne media dhe goja gojes degjojme per njerezit qe kalojne ne cmenduri,nga faktoret e siper permendur,dhe une per kete ja hedh te tere fajin ''shtetit'' tone te dashur qe eshte edhe ka qene gjithe kohes i qeverisur nga hajduta!Se si do vej kjo puna jone,nje zot e di!!!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Dhe ajo qe eshte me e keqe eshte se di plot raste kur te cmendurit i marton familja dhe bejne edhe femije bile!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Dhe ajo qe eshte me e keqe eshte se di plot raste kur te cmendurit i marton familja dhe bejne edhe femije bile!
    Kjo eshte per te qare dhe per te qeshur njekohesisht shoku!

    Dhe si rjedhoje,do kemi nje familje te cmendurish lol
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  6. #6
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Xhemil Beharaj

    Nuk mjaftojne hallet e shumta qe kane mbi koke, per shkak te gjendjes ekonomike dhe puneve te perditshme, por duhet te ruhen edhe nga te semuret mendore, qe u rrezikojne jeten ne cdo cast. Komuna Libofshe, ne fshatin me te njejtin emer dhe ne Daullas, eshte bere problem shqetesues edhe per policine vendore te Fierit. Ankesat e banoreve te zones jane te shumta, duke kerkuar ndihme per marrjen e masave nga ana e organeve shteterore. Ata tregojne se ne keto dy fshatra gjenden pese te semure mendore, te cilet sulmojne femijet me cfare te kene ne dore, me qellim per t’i vrare. Rasti me flagrant ndodhi te enjten ne mesdite, ne Daullas, ku Drita Shtembari sulmoi per te mbytur 10-vjecarin Devis G., dhe plagosi policin Vangjel X. Ndersa ne Libofshe, Pandi Mishtaku akuzohet se sulmoi fqinjin e tij te moshuar, duke e goditur me sepate pas konfliktit te pronesise. Te dy te dyshuarit kishin qene te shtruar ne Spitalin Psikiatrik te Vlores dhe ishin nxjerre pasi nuk kishte vende te lira.

    Por banoret thone, ne nje rrefim per gazeten “Koha Jone”, se ne keto dy fshatra numerohen te pakten 5 te semure mendore, qe i kercenojne seriozisht. Devis G., nena e tij, Floresha dhe banore te tjere te zones, tregojne per ngjarjen e rende dhe kerkojne mbylljen e te semureve ne spitale. Pas ngjarjeve te renda, qe ndodhen 24 ore me pare, situata ne Libofshe dhe ne Daullas shfaqej e ndere. Fshati Daullas eshte dhjete minuta larg qendres se komunes, ndersa rruget rurale lene per te deshiruar. Floresha, mamaja e 10 vjecarit Devis G., qe perjetoi disa minuta tmerri gjate sulmit nga ana e Drita Shtembarit pasditen e se enjtes, rrefen per gazeten “KJ” se eshte ndjere teper e kercenuar. “Driten e kishim edhe fqinje, ndersa Devisi ndodhej te kusheriri i tij”, thote Floresha.

    Vogelushi eshte nje prej pese femijeve te familjes. Vete Devisi tregon minutat e tmerrit te nje dite me pare. “Ishte mesdite dhe po ndihmoja xhaxhi Vangjelin (polic), per t’i shtyre makinen, se nuk po ndizej. Se bashku me mua ishte edhe nje shok”, thote vogelushi. Ka pare Driten qe ka kaluar me sepate ne dore dhe nuk ka folur. “Me pas, ajo u kthye, me kapi mua prej krahu e me hoqi bluzen, duke ma grisur. Ma beri lak ne fyt dhe e shtrengoi per te me mbytur. Nuk kisha as fuqi per te bertitur, ndersa xhaxhi Vangjeli, qe eshte polic, e largoi me force”, vazhdon rrefimin Devisi. Por vetem pak minuta pasi kishte marre veten, Drita eshte rikthyer, duke qelluar me tulle ne koke Vangjel X., policin e zones, ndersa koleget kane ndaluar te semuren mendore duke e izoluar.

    Koha Jone
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  7. #7
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    “Levizte me sepate e sfurk, i trembeshim”

    Flora, mamaja e 10-vjecarit, pohon se nuk eshte hera e pare qe Drita e kryen nje sulm te tille. “Ajo nuk mund te qarkulloje rrugeve pa pasur ne dore sepate, sfurk apo lopate. Sapo shikon njerez, u versulet dhe i ndjek kemba-kembes, derisa e qellon. Ka ardhur me dhjetera here te porta e shtepise sone, por ne sapo e shohim e mbyllim deren me shul nga brenda”, shprehet ajo.

    “Drita e braktisur nga te afermit”

    Nje tjeter banor i fshatit Daullas, Gani S., rreth 55 vjec, pohon per gazeten “KJ” se, “Drita eshte e semure mendore. Ajo jeton ne nje shtepi e vetme, pasi dy vellezer qe ka merren me aktivitet privat ne Gjirokaster, ndersa nje tjeter me ndertime ne Fier”. Mesojme se 52-vjecares i kane vdekur prinderit dhe jeton e vetme. “Futet ne shtepi nga dritarja prej frikes qe ka dhe ben veprime te palogjikshme. Per kete duhet qe shteti te marre masa”, thote Ganiu.

    “Ka shume te semure mendore”

    Por, banoret tregojne se keto nuk jane vetem dy rastet e para dhe te semuret e vetem mendore ne Libofshe dhe Daullas. Permenden edhe emrat e tyre, duke thene se, “me crregullime mendore jane Sazani, Gezimi, Todi, Drita etj…”. Nuk jane ankuar me pare dhe kane heshtur, pasi i kane bashkefshatare dhe asnjehere gjendja nuk eshte paraqitur kaq kritike. Duke marre shkas edhe nga ngjarja e rende e Peshkopise, prinder, mesues dhe vete femijet kerkojne me shume vemendje nga shteti dhe reagim, pas incidenteve te fundit. Devi thote se, nese nuk do te ishte polici i zones, Drita do e kishte mbytur ne vend.

    “Shkolla e ekspozuar ndaj rrezikut”

    Mesuesja e shkolles 9-vjecare te fshatit Daullas, Kalie Prifti, pohon per gazeten “KJ” se, “shkolla eshte pa rrethim, s’ka as oborr dhe as rruge dhe femijet jane te rrezikuar”. Nxenesit tregojne se shpeshhere ndihen te kercenuar edhe nga nje burre, qe leviz ne zone dhe u sulmon shpeshhere me gure. “Kemi frike qe te vijme vetem ne shkolle”, thote Devi 10-vjecar. Vogelushi ka qene deshmitar edhe gjate sulmit te shokut te tij nga Drita, dy dite me pare. Mesues dhe nxenes te tjere treguan se shkolla eshte pa oborr dhe ata kane frike qe te luajne ne oret e pushimit, pasi nuk ka gardh rrethues. Ndersa kerkojne qe shteti te marra masa dhe t’i izoloje ne spitalet e caktuara per kete kategori.

    Koha Jone
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Post Shteti dhe psikiatria

    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    Varferia,papunesia,stresi e perditshem i nje individi si te ushqeje familjen e vete ne keto ''kushte'' qe i ofron shteti i vete,kane bere qe shume njerez te arrijne te kalojne ne faze depresioni,dhe te bejne gjera te tilla.Normale ka edhe ata qe kalojne ne cmenduri dhe nga faktore te tjere,po pak rendesi ka!Shteti te pakten te filloje dhe te marri masa urgjente,te pakten ata qe kane nevoje per t'u kuruar,dhe t'i izoloje ata ne pavionet perkatese,se edhe keshtu(te jetojne njerezit me frike,nuk behet)! Pastaj te shikoje per te rregulluar kushtet elementare per shtetasit e vet,se perdite mos ne media dhe goja gojes degjojme per njerezit qe kalojne ne cmenduri,nga faktoret e siper permendur,dhe une per kete ja hedh te tere fajin ''shtetit'' tone te dashur qe eshte edhe ka qene gjithe kohes i qeverisur nga hajduta!Se si do vej kjo puna jone,nje zot e di!!!

    Nga eksperienca dhe nga vrojtimet e leximet une kam kuptuar se ky problem eshte nje nga problemet me delikate per organet e drejtesise te cdo vendi.Po flas per mbylljen ne burg psikiatrie te njerrezve qe kane bere ose mendohet se mund te bejne krime ne te ardhmen.
    Kjo eshte nje mase sa e nevojshme ne disa raste aq edhe delikate dhe me potencial fajesh nga ana e shtetit ne raste te tjera.Eshte dicka si denimi me vdekje.Ti mund t'a egzekutosh ate tjetrin,dhe ka shoqeri ku mbase deri me sot kjo mase mbetet e pazevendesueshme por llogjika e mases shteterore qe mund te jete e justifikuar nga statistikat e larta te krimit ne ate vend,nuk perjashton potencialin e gafave tragjike e fatale nga ana e shtetit.Faktet tregojne se jane denuar me vdekje njerrez qe nuk kane kryer kurre krim!!!
    Gafa te tille ne psikiatrine kriminalistike mund te jene pothuajse po kaq tragjike.
    Kur nje shtet fut ne burgun e psikiatrise(phorensic psychiatry) nje njeri te indinjuar por jo te rrezikshem per komunitetin,ai njeri menjehere hyn ne nje proces te pakthyeshem demtimi te shendetit.Atij i jepen me zor medikamente neuroleptike,keto jane medikamentet me te renda te psikiatrise te cilat prekin proceset me te rendesishme te trurit,ekuilibrin e dopamines dhe serrotonines te cilat e shnderrojne praktikisht subjektin ne nje konsumues te perjetshem te neuroleptikeve,edhe shendosh si molla te jesh po te dhane me zor per disa muaj neuroleptike mbetesh i varur per gjithe jeten tende prej tyre,dhe ke shume shanse te degradosh edhe ne aspekte te tjera te shendeti,ka neuroleptike qe shkaktojne diabet(serroquell),sterilitet si mashkull,Hepatit B,etj.Diabeti mund te coje ne prerje te kembeve,etj,etj.
    Te mos flasim per rendesat psikollogjike dhe sociale qe nje krim i tille shkakton tek vete individi,dhe tek familjaret e tij.Ne kete kontekst mund te them se kete krim te shtetit mund t'a krahasosh per nga rendesa e padrejte qe sjell tek personaliteti dhe statusi social i te njollosurit "phorensic mental patient",me kurthin e shderrimit te njeriut ne zombi,ne te vdekur te pakallur qe thuhet se praktikohet me keqdashje per hakmarrje ne disa kultura.
    Ky eshte nje krim shteteror,i cili fatekeqesisht me shume ne vendet e Lindjes,Rusi,Kine,por edhe ne ndonje vend Perendimor, shpesh kryet per te mbuluar krime te tjera per te cilat subjekti mund te jete deshmitar,ose madje viktime.Pra si i tille nje krim i dyfishte!
    Duke qene Shqiperia nje vend ende i brishte per sa u perket instutucioneve te pavarura te Drejtesise,mundesia e abuzimit te psikiatrise eshte edhe atje e hapur.Tanime ndoshta jo me per qellime politike,por si pasoje e korrupsionit(Xhaxhai eshte milioner,ankohet per pagjumesi,mbeses mund t'i lindi ideja t'i jape para ndonje doktori apo shefit te policise per t'a futur per gjithe jeten xhaxhain ne psikiatri per interesa materiale.Keto jane raste qe kane ndodhur ne vende te tjera.)
    Une mendoj se per sa i perket trajtimit te te semurit mendor e gjithe Bota,pra dhe Shqiperia duhet t'i ktheje syte nga Italia,dhe Franca.Italianet nuk praktikojne fare hospitalizim psikiatrik per te semure mendore qe nuk perbejne rrezik per komunitetin,me sa kuptoje une shoqeria e ketij vendi pret nga familja qe te kujdeset per te semurin!!!Gjithashtu nepermjet internetit krijoj pershtypjen se aty juristet te pakten e kane vene ujet ne zjarr,per psh : http://www.opgaversa.it/Home_Page/frame2.htm parandalim te abuzimit te psikiatrise kriminalistike(phorensic psychiatry).
    Une kam pare ne France spital psikiatrik nga brenda.Sapo hyje tek dera ne mur me germa te lexueshme per te gjithe ish vene nje liste e te Drejtave te te semurit mendor.Kjo nuk eshte dicka e vetekuptueshme ne cdo vend te Europes.
    Nje nje spital psikiatrik francez ke te drejte te rrefuzosh medikamentin,ke te drejte te largohesh nga spitali po nuk te pelqeu etj.
    Dhe une mund te deshmoj se une pata mundesi te konstatoj edhe respektimin e tyre ne praktike.
    Per vendin tone mendoj se eshte dicka shume pozitive qe ne krye te psikiatrise te pakten ne Tirane sheh drejtues qe kane qene vet ne burg si psikiater qe jane konfrontuar me abuzimet e sistemit komunist ne psikiatri,por nuk mundesh te presesh cdo gje nga shteti.(Shih gjithashtu:
    http://www.cpt.coe.int/documents/alb...36-inf-eng.htm)
    Biznesmenet shqiptare apo ato dhjetra ne mos qindra kisha e xhamia qe lulzojne ne Shqiperi mundet fare mire te hidhen ne veprimtari filantropie dhe te kontribuojne per ngritjen e qendrave ditore per te pastrehet,per te traumatizuarit.Nje instutucion fetar qe nuk ben akte filantropije nuk meriton te trajtohet si i tille(si instutucion fetar).
    Kur isha ne Tirane para disa vjetesh me treguan me gisht nje burre kembezbathur,te parrojtur e te palare,qe fliste gjithe kohes me ze te larte fjali pa asnje koherence,me thane ki kujdes kur te kalosh prane tij se eshte i rrezikshem.Kur e pashe me nga afer e njojta-ai ish nje ish gjimnazist i shkolles se nates ku kisha qene dhe une.Une ju afrova u perpoqa te filloj nje bisede normale me te,duke e pyetur a i kujtohesha,si i kish njerrezit e shtepise,a do t'i pelqente te hanim nga nje byrek bashke etj,etj,ai per disa minuta vazhdoi te flase shatra patra,por pastaj kur une i thashe: ej fol tamam me mua kemi qene ne te njejten shkolle,teatron behe me te tjeret,ai filloi te flase normal,me tregoi se si kish humbur shtepine ne firmat piramidale(nje arsye e forte sociale per trauma) se si i kish vdekur i merzitur nje familjar nga ai shkak,etj,etj.Ne u takuam disa here gjate qendrimit tim ne Tirane,i pelqente te me shoqeronte sapo me shihte,me te tjeret vazhdonte te fliste me inkoherence mendimesh,kurse me mua ish perseri ai djale qe une kisha njohur ne shkolle nate.
    Pra nje bote qe e kish viktimizuar me nje krim absurd(Perlarjen e shtepise se tij,dhe si pasoje vdekjen e familjarit nga merzia) ai e denonte cdo dite me fraza pa llogjike,kurse kur nje njeri ju afrua dhe u perpoq t'i fale pak ngrohtesi ai tregoje ate qe une e mendoja: Ne thellesi te psiqikes se tij personaliteti i tij i dikurshem vazhdonte te egzistonte,sjellja e tij linguistike absurde prej te traumatizuari sic e thashe ish nje pergjigje proteste ndaj nje realiteti qe e kish mashtruar,ndoshta indinjata per faktin qe ai krim i madh mbeti i padenuar,dhe ai vete praktikisht mbeti kembezbathur i pastrehe!Pra duhet te kemi shume respekt per te semurin mendor,dhe te behemi te vetedijshem,qe edhe ne ato raste kur vjen puna per nderhyrje te organeve te drejtesise problemi eshte shume me delikat sec duket.
    Me gjithe ato probleme qe kane njerrezit ne Shqiperi besoj se duhet te kete deficit doktoresh per te semuret mendore.Me vjen nderment nje bisede qe organizonte vite me pare moderatori francez Elkenbach ne nje forum te zgjedhur,ku ai ndoshta i informuar per problemet ekonomike me te cilat pritet te konfrontohen europianet ne te ardhmen shprehu mendimin e eksperteve se ne dekadat qe vijne do te rritet shume nevoja e popullatave europiane per psikiater dhe psikollog.
    Sic thoshe dhe njeri qe disa e mbanin per gjeni e disa per te marre:

    Marrezia nder individet eshte e rralle-por ne grupet,partite,kombet,dhe epokat eshte norm.
    -------------------------------------------------------


    It is said that Hamlet is the first modern man-so obviously he must be insane!
    Author-Hands Terry
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 15-11-2007 më 00:19

Tema të Ngjashme

  1. Përmbledhje me tregime
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 21:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •