Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Tetë deputetë në celularët e trafikantëve të kokainës

    Mund të cilësohet si një nga zbulimet më të bujshme të policisë së Tiranës. Tetë deputetë kanë të regjistruar numrat e celularëve në aparatet që dispononin tre të arrestuarit e dy ditëve më parë, të akuzuar për trafik kokaine. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta nga policia e Tiranës, të cilat shtojnë se tashmë do të vijohet me procedurat e tjera për të vërtetuar nëse ekzistojnë lidhje të politikanëve apo jo. Gjithçka është zbuluar pasi janë verifikuar aparatet celulare të Alfred Miles, Vullnet Smakajt dhe Artur Dokës. Dhe, rezultoi se ata kishin të regjistruar numrat e tetë deputetëve. Agjentët e policisë natyrisht nuk japin emrat e tyre, porse konfirmojnë se do të vijojnë me procedurat e tjera. Kryesorja do të jetë të vërtetohet nëse ata kanë lidhje reale me deputetët. Natyrisht mbrojtja që deputetët mund të bëjnë është se nuk do të thotë domosdoshmërish se regjistrimi i një numri do të thotë se ekzistojnë lidhje. Porse një gjë e tillë do të verifikohet.

    Arrestimi i trafikantëve

    Antidroga e Tiranës ka arrestuar në flagrancë tre persona, të cilët kishin ngritur një laborator droge në një apartament pranë shkollës “Vasil Shanto”. Operacioni i koduar “Aksesorët” ka përfunduar me ndalimin e Alfred Miles, 30 vjeç; Artur Dokës, 43 vjeç dhe Vullnet Shaqirit 35 vjeç; të tre nga Tirana. Arrestimi i tyre është bërë në momentin që po përgatisnin lëndën narkotike. Sasia e drogës është rreth 780 gramë dhe dyshohet të jetë e tipit kokainë. Ndërkohë janë sekuestruar edhe 15 litra aceton, dy peshore elektronike si dhe mjete të tjera që shërbejnë në një laborator droge. Të tre të arrestuarit janë dërguar më pas në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë dhe materialet e tyre i kanë kaluar për hetim të mëtejshëm prokurorisë së kryeqytetit.

    Adoleshenti që zbuloi laboratorin e drogës

    Laboratori i kokainës në kryeqytet është zbuluar nga ndalimi i një 18-vjeçari dy muaj më parë, i cili ishte kapur me një cigare hashash. Ai për të justifikuar veten, duke thënë që ishte vetëm përdorues, ka përmendur edhe disa emra, që sipas tij merreshin me prodhim dhe tregtim drogash të ndryshme. Mes emrave që ka përmendur adoleshenti ka qenë edhe emri i njërit prej të arrestuarve. Agjentët e Antidrogës së kryeqytetit e kanë përdorur 18-vjeçarin si karrem për të kapur prodhuesit e drogës. Ata e kanë ndjekur djalin në kohën kur ky do të blinte një dozë kokainë dhe në momentin që është takuar me personin që do ja shiste, policët e kanë fotografuar. Në këtë formë kanë nisur hetimet deri sa ata janë kapur në flagrancë, në një apartament pranë shkollës “Vasil Shanto”, të cilin e kishin shndërruar në një laborator kokaine.

    FAKTE NGA NGJARJA

    Policia arrestoi ditën e dielë Alfred Milen, Vullnet Smakajn dhe Artur Dokën, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

    Arrestimi i tyre është bërë në momentin që po përgatisnin lëndën narkotike, 780 gramë, e cila dyshohet të jetë kokainë

    Për herë të parë zbulohet Shqipëri një laborator që prodhonte kokainë

    Laboratori u zbulua në një apartament në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në kryeqytet

    Për zbulimin e laboratorit ndihmoi ndalimi rreth dy muaj më parë i një adoleshenti, i cili ishte kapur me një cigare hashash

    Ai për të justifikuar veten, duke thënë që ishte vetëm përdorues, ka përmendur edhe disa emra, që sipas tij merreshin me prodhim dhe tregtim drogash të ndryshme

    Mes emrave që ka përmendur adoleshenti ka qenë edhe emri i njërit prej të arrestuarve

    Agjentët e Antidrogës së kryeqytetit e kanë përdorur 18-vjeçarin si karrem për të kapur prodhuesit e drogës

    Ata e kanë ndjekur djalin në kohën kur ky do të blinte një dozë kokainë dhe në momentin që është takuar me personin që do ja shiste, policët e kanë fotografuar

    Pasi janë verifikuar aparatet celëulare të Alfred Miles, Vullnet Smakajt dhe Artur Dokës, janë zbuluar të regjistruar në ta numrat e 8 deputetëve

    Agjentët e policisë nuk kanë dhënë emrat e deputetëve, porse konfirmojnë se do të vijojnë me procedurat e tjera

    Mbrojtja që deputetët mund të bëjnë është se nuk do të thotë domosdoshmërish se regjistrimi i një numri do të thotë se ekzistojnë lidhje

    Sipas policisë lidhja ose jo e deputetëve me 3 të arrestuarit për prodhim dhe shitje të kokainës, do të vërtetohet pas përfundimit të të gjitha verifikimeve dhe hetimeve

    Tirana O.
    Sui generis

  2. #2
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    yyy vetem 8 ? si ka mundesi?

    S'paskan pas shume shoqeri keta te gjoret ndaj qekan kapur

    Jam kurioz a ka ndonje tregtar droge ne shqiperi qe nuk e ka numrin e Nanos
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2007
    Vendndodhja
    Tu pi raki te klubi te lagjja :)
    Postime
    64
    E mer se nuk asht shum e veshtir me gjet numrin e nji deputeti.Cja futni kot ne ju amon.Plus car keni me ato mer,sikur te tjeret qe bojn 2 pune ngaqe nuk ju del rroga edhe ata e kan si pune te dyte

  4. #4
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld Lexo Postimin
    yyy vetem 8 ? si ka mundesi?

    S'paskan pas shume shoqeri keta te gjoret ndaj qekan kapur

    Jam kurioz a ka ndonje tregtar droge ne shqiperi qe nuk e ka numrin e Nanos

    Une hahahahaha

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Sa turp. Them qe duhet t'ua publikojne emrat - ashtu si ua kane publikuar emrat trafikanteve.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Sa turp. Them qe duhet t'ua publikojne emrat - ashtu si ua kane publikuar emrat trafikanteve.
    Nuk eshte cudi qe mund te kene lidhje me trafikantet sepse nje deputet po nuk morri votat e tij ska te ardhme ne kuvend.Sado qe deputet mund te dine shume mire keta trafikant nuk do vene kurre ne polici do mbyllin syte edhe do bejne sikur s'dine gje sepse mbi te gjitha eshte vota qe do marrin.

  7. #7
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anëtarësuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    Sa turp. Them qe duhet t'ua publikojne emrat - ashtu si ua kane publikuar emrat trafikanteve.

    Aspak per tu çuditur ...... Deputetet tane jan koleksion te degjeneruarish , sepse rrjedhin nga shoqeri e degjeneruar , dhe nje shoqeri e degjeneruar formohet aty ku per hir te parase nga veteriner , mesues , infermjer , kryetaar koperative , etj...perfundojne ne deputete e aspak per tu çuditur , ka shume nga ata qe jane perdorues te rregullt te droges .
    Tek ish lagjia ime e vjeter eshte ven deputet djali i ish kryetarit te kshillit ( bir spiuni me PD-n )
    ''Nëse puna ju shkakton lodhje ,atëher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Si nuk u bo fatosi president, se bashke me salen do ta kishin kthy Shqiperine plotesisht ne Afganistan.

  9. #9
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    kaq pak deputet ??? cudi mendoja se do ishin me shume !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

Tema të Ngjashme

  1. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  2. Cilët janë deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë?
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 13:21
  3. Celularet pergjues kane marre thirrje nga Shqiperia dhe SHBA-ja
    Nga YaSmiN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:41
  4. Kuvendi parlamentar votoi kundra heqjes se imunitetit te Nikolla Lesit !
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 12-11-2004, 23:56
  5. PS me 63 deputetë, humb shumicën
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-09-2004, 07:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •