Shqiptari "dru" bashkeshortes angleze

Gjykata angleze, tre vjet burg Ylber Kolės. Vendoset edhe dėbimi i tij pas pėrfundimit tė dėnimit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Njė shqiptar, i cili nuk ka kursyer tė pėrdorė dhunėn fizike ndaj bashkėshortes sė tij britanike, qė i mundėsoi ardhjen pėrsėri nė Angli pasi e dėbuan, ėshtė dėnuar me tre vite burg. Ylber Kola e ka rrahur bashkėshorten deri nė atė pikė sa i ka thyer kėmbėn nė disa pjesė. Britmat e saj nga dhimbja e tmerrshme qė shkaktonte kėmba e thyer, nuk ia kanė prishur terezinė Kolės tė telefonojė ambulancėn. Britanikja po i nėnshtrohet fizioterapisė, por mjekėt thonė se ajo nuk do tė mund tė ecė si mė parė. Shqiptari i dhunshėm ėshtė rikthyer nė Britaninė e Madhe me njė vizė martese lėshuar nga Ambasada Britanike nė Tiranė. Mė parė ai ishte dėbuar si emigrant ilegal. Po tė njėjtin fat do ta ketė, pasi tė ketė kryer tre vite burg dhėnė nga gjykata "Northampton Crown Court". Xhelozia e 31-vjeēarit Kola ka shpėrthyer vetėm disa javė pas martesės nė Shqipėri, duke e ēuar bashkėshorten nė spital. Gjykata dėgjoi se si gjithēka kishte nisur kur Kola sė bashku me bashkėshorten 24-vjeēare kishin dalė nė njė bar nė zonėn Northampton. "Ylber Kola filloi tė bėhej xheloz nga prezenca e njė barmeni mashkull. Ai filloi t‘i ulėrasė bashkėshortes me fjalėt: "Pse nuk mė ke thėnė qė ai punon kėtu", pėrpara se ti kėrkonte asaj ta puthte nė mėnyrė qė ta shikonte barmeni se ajo ishte me tė", ka thėnė prokurori Michael Waterfield, gjatė procesit. Kur janė kthyer nė shtėpi Kola ka humbur toruan, duke e goditur bashkėshorten me grushte. Prokurori Waterfield i tha gjykatėsit Richard Bray se pas goditjes dhe thyerjes sė kėmbės, Kola shkoi nė punė sikur tė mos tė kishte ndodhur asgjė, pa telefonuar ambulancėn. Ai ka pranuar akuzat pėr dėmtime trupore me dashje, duke u dėnuar me tre vjet burg. Gjykatėsi Bray, duke lexuar dėnimin tha: "Zoti Kola, prezenca juaj nė kėtė vend nuk i shėrben sė mirės sė publikut, prandaj nė fund tė dėnimit urdhėroj dėbimin tuaj nga Anglia. Ky nuk ėshtė rasti i parė qė emigrantėt shqiptarė dhunojnė bashkėshortet. Rasti i parė ka ndodhur nė Irlandė, kur njė emigrant vrau tė dashurėn e tij, pasi ajo i refuzoi dashurinė. Ndėrsa njė rast tjetėr ėshtė shėnuar nė Londėr, ku pėr xhelozi njė person ka vrarė bashkėshorten.