TEUHIDI
Pjesėt e Teuhidit
Autor: Abdurrazak el Bedr
Parathėnie
Falėnderimi i takon vetėm Allahut. Atė falėnderojmė, Atij i kėrkojmė ndihmė dhe falje! I kėrkojmė mbrojtje Allahut nga e keqja e veteve tona dhe nga punėt tona tė kėqia! Atė tė cilin e udhėzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe atė tė cilin e humb, nuk ka kush e udhėzon. Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr (me tė drejtė) pėrveē Allahut, Njė e tė Pashoq, dhe dėshmoj se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė rob i Allahut dhe i Dėrguari i Tij.
Vėllezėr tė nderuar!
Tema e kėtij mėsimi ėshtė: "Pjesėt e Teuhidit". Ky mėsim vjen si nėntitull i njė vargu mėsimesh tė dobishme nė lidhje me Teuhidin – Njėsimin, tema e pėrgjithshme e tė cilave ėshtė: "Siguria e Umetit".
Nuk ka dyshim qė themeli i sigurisė sė kėtij umeti ėshtė Teuhidi. Allahu i Madhėruar thotė:
"Ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e pėrzien me besim tė kotė..." - Pra, nuk e pėrzien atė me shirk.
"... atyre u takon tė jenė tė sigurt dhe ata janė tė udhėzuar (nė rrugė tė drejtė)." {6, 82}.
Kjo ligjeratė e cila si temė kryesore ka "Pjesėt e Teuhidit - Njėsimit tė Allahut" pėrfshin nė vetvete njė sėrė pikash. Lus Allahun e Madhėruar tė na e bėjė tė lehtė nė kėtė takim sqarimin e tyre nė formėn mė tė mirė, duke i prekur tė gjitha anėt e rėndėsishme tė tyre dhe e lus Atė qė ta bėjė atė ēka mėsojmė nė kėtė leksion, dije tė dobishme e cila na afron pėr tek Allahu i Madhėruar! Ta bėjė argument pėr ne dhe jo kundra nesh!
Rėndėsia e teuhidit
Vėllezėr tė nderuar!
Gjėja e parė me tė cilėn po e nisim kėtė leksion, ėshtė njė parathėnie e shkurtėr rreth rėndėsisė sė Teuhidit, pėr pjesėt e tė cilit edhe do tė flasim mė gjerėsisht nė vazhdim.
Teuhidi ėshtė detyra mė e rėndėsishme, qėllimi mė madhor dhe nevoja mė e domosdoshme nė mėnyrė absolute. Ai ėshtė qėllimi i vetėm pėr tė cilin Allahu i Madhėruar i krijoi krijesat. Pra, i krijoi ata pėr vėnien nė jetė tė Teuhidit (njėsimit tė Allahut).
Allahu nuk i krijoi krijesat pėr t'u shumuar me ta prej pakicės, apo qė tė krenohej me ta prej pėruljes dhe as pėr t'u pasuruar me ta prej varfėrisė.
I Lartėsuar, i Pastėr dhe i Panevojshėm pėr tė gjitha kėto ėshtė Allahu i Madhėruar.
"Dhe thuaj: “Falėnderuar qoftė Allahu, i Cili nuk ka fėmijė dhe nuk ka pėr Tė shok nė sundim, dhe sa i pėrket aftėsisė, nuk ka nevojė pėr ndihmėtar, dhe madhėroje Atė me madhėrinė qė i takon”. {17, 111}.
Po ashtu, Allahu i Madhėruar thotė:
"Unė nuk i krijova xhindėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė. Unė nuk kėrkoj prej tyre ndonjė furnizim e as dėshiroj tė mė ushqejnė ata. Vėrtet qė Allahu, Ai ėshtė Gjithėfurnizuesi, Zotėruesi i Fuqisė, mė i Forti." {51, 56 - 58}.
Allahu i Madhėruar ėshtė i panevojshėm pėr krijesat e Tij. Ai ėshtė i panevojshėm pėr bindjen dhe adhurimin e tyre. Me tė vėrtetė i Lartmadhėruari i krijoi ata qė ta njėsojnė Atė, tė jenė tė dėgjueshėm ndaj Tij, ta adhurojnė dhe t'ia pėrkushtojnė fenė vetėm Atij, tė Lartmadhėruarit.
E qė tė gjitha kėto nuk i bėjnė dobi Allahut tė Madhėruar, pasi Ai ėshtė i Begatshėm, i Falėnderuar (nga vetvetiu). Atij nuk i bėn dobi dėgjueshmėria e atij qė i bindet dhe as nuk e dėmton Atė mosbindja e keqbėrėsit.
Tė Lartmadhėruarit nuk i bėn dobi njėsimi (Teuhidi) i atij i cili e njėson Atė, ashtu siē edhe nuk i bėn dėm mosbesimi i jobesimtarit dhe shokvėnia e politeistit. Eshtė i Lartmadhėruari i Cili thotė: "Kush e udhėzon veten nė rrugėn e drejtė, ai e ka udhėzuar vetėm vetveten e vet, e kush e humb (rrugėn), ai e ka bėrė humbjen kundėr vetvetes sė vet..." {17, 15}.
Po ashtu thotė: "... e kush nuk besoi, tė keqen e mosbesimit e ka kundėr vetes". {35,39}.
Pra, mosbesimi i jobesimtarit ėshtė nė dėm tė vetė atij, ashtu sikurse besimi i besimtarit, njėsimi qė ai i bėn Allahut dhe bindja qė tregon ndaj Tij, ėshtė nė dobi tė vetė atij. Ndėrsa pėr sa i pėrket Allahut tė Madhėruar, Ai ėshtė i panevojshėm pėr robėrit e Tij. Eshtė i panevojshėm pėr bindjen e tyre, pėr adhurimin e tyre dhe pėr tė gjitha ato vepra tė cilat ata i bėjnė pėr t'u afruar tek Ai.
Teuhidi ėshtė qėllimi parėsor, pasi qė tė gjithė profetėt u dėrguan qė tė ftonin pėr tek ai. Allahu i Madhėruar, pėr ata tė cilėt e zbatojnė Teuhidin dhe pėrpiqen pėr vėnien nė jetė tė tij, pėrcaktoi pėr ta lumturi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
Pra, lumturia nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr arrihet nė varėsi tė zbatimit dhe vėnies nė jetė tė Teuhidit. Pak mė parė pėrmendėm Fjalėn e Allahut tė Madhėruar:
"Ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e pėrzien me besim tė kotė..." - Pra, nuk e pėrzien njėsimin e tyre me shirk. Ky ėshtė kuptimi i kėtij ajeti.
"... atyre u takon tė jenė tė sigurt dhe ata janė tė udhėzuar." {6, 82}.
Atyre u takon siguria dhe udhėzimi i plotė, nė dynja dhe ahiret, si shpėrblim pėr njėsimin dhe besimin e tyre ndaj Zotit tė Lartmadhėruar.
Teuhidi bėhet shkak pėr shumė sjellje tė lavdėrueshme, rezultate tė kėnaqshme dhe dobi frytdhėnėse nė dynja dhe ahiret, tė cilat nuk mund tė pėrmblidhen dhe as tė numėrohen. Pėr kėtė shkak, Teuhidi ėshtė mirėsia mė madhore dhe supreme nė mėnyrė absolute.
Nuk ekziston ndonjė mirėsi e cila gėzon pozitė mė tė lartė, mė madhore dhe mė fisnike se Teuhidi. Pėr kėtė arsye, suren En Nahl (Bleta), tė cilėn disa prej dijetarėve e emėrtojnė "Surja e Mirėsive" pėr shkak tė pėrmendjes qė Allahu i Madhėruar i bėn shumė prej mirėsive tė Tij ndaj krijesave; i Lartmadhėruari e ka nisur kėtė sure me pėrmendjen e mirėsisė sė Teuhidit.
"Erdhi (ėshtė afruar) caktimi i Allahut (Kiameti), pra mos kėrkoni ngutjen e tij! I Lavdishėm dhe i Madhėruar ėshtė Ai mbi gjithēka qė ata i shoqėronė (si ortakė). Me urdhėrin e Tij ia zbret engjėjt me shpirt (shpallje) atij qė Ai dėshiron nga robėrit e Vet (duke thėnė) “T’ua tėrhiqni vėrejtjen se nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar veē Meje. Pra, tė mė keni frikėn." {16, 1-2}.
Pas kėsaj, nė kėtė sure vazhdohet me pėrmendjen e shumė prej mirėsive dhe begative, madje nė tė i Lartmadhėruari thotė:
"Po edhe nėse pėrpiqeni t’i numėroni mirėsitė e Allahut, nuk do tė mund tė arrini t’i pėrcaktoni ato." {16, 18}.
Vetėm se mirėsia mė e madhe ėshtė padyshim ajo e cila pėrmendet nė krye tė kėsaj sureje.
Teuhidi ėshtė kreu dhe hapėsi i Kuranit, ashtu siē ėshtė edhe mbyllėsi i tij. Pra, Kurani me Teuhid fillon dhe po me Teuhid mbaron, madje, i gjithė Kurani ėshtė ngulitės dhe rrėnjosės i Teuhidit, ashtu siē ka thėnė edhe dijetari i madh Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė librin e tij me titull "Mederixh es selikin", thotė:
"Kurani fund e krye ėshtė ngulitės dhe rrėnjosės i Teuhidit, pasi ai ose ėshtė kallėzim i cili tė njeh me Allahun dhe Qėnien e Tij i vetmi Zotėrues, tė njeh me veprat e Tij, me emrat dhe cilėsitė e Tij, e ky pra ėshtė teuhidi teorik. Apo ėshtė urdhėr pėr t'ia pėrkushtuar fenė vetėm Atij, pėr tė qenė i zellshėm dhe zbatues i urdhėresave tė Tij, e ky ėshtė teuhidi praktik. Apo ėshtė sqarues pėr atė ēka Allahu i Madhėruar ka pėrgatitur si shpėrblim pėr ata tė cilėt ia pėrkushtuan fenė Atij dhe ishin tė zellshėm nė bindje ndaj Tij, i tillė pra ėshtė shpėrblimi dhe nderimi i atyre tė cilėt e posedojnė Teuhidin. Apo ėshtė kallėzues pėr ndėshkimin, qoftė ai herėt a vonė, tė cilin Allahu i Madhėruar e ka pėrgatitur pėr ata tė cilėt nuk ishin tė bindur ndaj Tij, i shoqėronin shok dhe e mohonin Atė. E s'ka dyshim se i tillė ėshtė ndėshkimi i atyre tė cilėt nuk e zbatojnė Teuhidin. Apo nė tė (Kuran) ka pėrmendje tė xhenetit dhe zjarrit, ku vihen nė dukje mrekullitė e xhenetit tė cilat janė shpėrblimi i atyre tė cilėt e zbatuan Teuhidin dhe agonitė e zjarrit tė cilat i pėrjetojnė ata tė cilėt e kundėrshtuan atė..."
Kurani fund e krye bėn thirrje pėr njėsimin e Allahut dhe vėnien nė jetė tė kėtij Njėsimi, dhe tėrheq vėrejtje prej tė kundėrtės se tij (shokvėnies) e cila ėshtė nė kontrast me tė. Prandaj themi se ėshtė detyrė pėr tė gjithė ne muslimanėt qė Teuhidit t'i kushtojmė rėndėsi mė tepėr se ēdo gjėje tjetėr. Ai pėr ne duhet tė jetė mė primari i tė gjitha ēėshtjeve, dhe mė kryesori ndėr tė gjitha preokupimet tona tė rėndėsishme. Pėr kėtė arsye, thirrja e parė me tė cilėn profetėt u drejtoheshin popujve tė tyre ishte thirrja e tyre pėr tek njėsimi i Allahut tė Madhėruar...
“Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetėr pėrveē Tij" {23, 32}.
Tė gjithė profetėt tė cilėt Allahu i dėrgoi tek popujt e tyre, thirrjen e tyre e nisnin duke ftuar pėr nė njėsimin e Allahut tė Madhėruar. Veē kėsaj, kur i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e nisi Muadhin pėr nė Jemen, atij i tha:
"Le tė jetė e para gjė pėr tek e cila do t'i ftosh ata, dėshmia se “S'ka zot tjetėr tė vėrtetė veē Allahut."
Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr thuhet:
"Le tė jetė e para gjė pėr tek e cila do t'i ftosh ata; njėsimi i Allahut (me adhurim)."
Teuhidi duhet tė jetė pikėnisja e tė gjitha ēėshtjeve dhe pėrfundimi i tyre, tė dukshme apo tė padukshme qofshin ato. Madje ai pėrbėn themelin e lumturisė dhe sekretin e shpėtimit, si nė kėtė botė ashtu edhe nė botėn tjetėr.
Krijoni Kontakt