Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kalo: Ja ku lëngon sistemi shëndetësor shqiptar

    TeMa

    Kalo: Ja ku lëngon sistemi shëndetësor shqiptar

    Nga Alketa Alia

    Flet Isuf Kalo, drejtor në Qendrën Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSA-ISH)


    Ministria e Shëndetësisë po ndërmerr reforma pa ditur ku duhet realisht të financojë, duke keqmanaxhuar paratë e për pasojë sistemi shëndetësor nuk jep efektivitetin e duhur. Dr. Isuf Kalo tha se, reformat e Ministrisë së Shëndetësisë duhet të përfshijnë një sërë ndryshimesh thelbësore duke filluar tek forcimi i siguracioneve shëndetësore, të cilat duhet të mbulojnë shpenzimet e pacientit, jo vetëm në shërbimin publik, por edhe në atë privat. Kalo përmend disa reforma që duhet të ndërmerren në këtë fushë si në përgatitjen e mjekëve të rinj, ashtu dhe në informatizimin dhe krijimin e një sistemi korrekt të dhënash. Mjekësia është fusha tek e cila çdo ditë krijohen njohuri shkencore të reja, të cilat të paktën çdo 5 vjet duhen rinovuar.





    Reformat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë në sistemin shëndetësor e kanë përmirësuar atë, apo gjërat janë përkeqësuar?




    Reformimi i sistemit tonë shëndetësor është proces shumë fazash. Ai ka tashmë mbi 15 vjet që është iniciuar. Kishim një sistem shëndetësor të tipit ish-sovjetik dhe që në vitet e para të demokracisë filloi reformimi i tij.

    Disa nga masat e marra ishin riorganizimi, sidomos i spitaleve, lejimi i privatizimit (shërbimi farmaceutik dhe stomatologjik u privatizuan thuajse krejtësisht), i financimit, u krijua Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, i cili gradualisht po merr rolin e paguesit të vetëm të sistemit shëndetësor, në fillim vetëm për kujdesin parësor dhe së shpejti edhe në atë spitalor.

    Hapa të rëndësishëm qenë edhe riorganizmi i kujdesit parësor me anë të promovimit të mjekut të familjes në vend të mjekut të përgjithshëm, ristrukturimet e shumë institucioneve dhe ndërtimi i mjaft të tjerave të reja, fuqizimi i diagnostikës dhe mjekimit me aparatura dhe medikamente të reja e moderne, krijimi i urdhrave të mjekut, të farmacistëve dhe të infermierisë, hapja e tregut të shërbimeve shëndetësore edhe për të huajt, krijimi i një qendre kombëtare për promovimin e cilësisë, sigurisë dhe të akreditimit të institucioneve shëndetësore, të cilat përbëjnë vetëm disa nga ndërhyrjet thelbësore gjatë procesit të reformimit.

    Ekipi i tanishëm i Ministrisë së Shëndetësisë, në zbatim të programit të qeverisë është shprehur vendosmërisht për vazhdimin e mëtejshëm të këtij procesi reformimi në këtë sektor sa të vështirë aq edhe delikat.

    Theksi është vënë tek përmirësimi i manaxhimit, duke aktivizuar në institucionet e rëndësishme, në drejtim të tyre, ekonomistë ose manaxherë e jo mjekë.

    E vërteta është që në sektorin publik ka shumë defekte dhe humbje pa efekt të risorseve nga anomalitë administruese, rregulluese, manaxhuese dhe kontrolluese. Vetë ministria synon të ndryshojë rolin e deritashëm të saj, duke deleguar e decentralizuar disa nga funksionet dhe kompetencat tradicionale të mëparshme të saj, çka do t’i lejojë të përqëndrohet dhe kryejë me më shumë efikasitet funksionet drejtuese, koordinuese, politikëbërëse dhe rregullatore.

    Ndërkohë, po synohet të ndryshohet edhe manaxhimi i shërbimeve jomjekësore të sektorëve ndihmës, si ushqim-pastrimi ose transporti për urgjencat, sidomos në spitale, duke ia kaluar manaxhimin e tyre sektorit privat, për t’i bërë më kualitative dhe kënaqur më mirë kërkesat e të sëmurëve e qytetarëve.

    Reformat në princip, padyshim që synojnë përmirësimin e gjendjes. Impakti i tyre në shëndetësi mund të thuhet që në disa drejtime është vizibël, por jo lehtë i matshëm.

    Sidoqoftë reforma, sidomos në një sektor kaq kompleks si shëndetësia, nuk duhen perceptuar si magji që do ta përmirësojë gjendjen dhe do të krijojë mrekulli menjëherë. Duhet të jemi koshientë që edhe pse po e ndryshojmë çdo ditë sistemin shëndetësor të vjetër që trashëguam, disa mbeturina të tij ende ekzistojnë dhe do të duan kohë të zëvendësohen.

    Më të vështira për t’u ndryshuar janë konceptet, interesat, etika dhe inercia e rutinës së trashëguar, veçanërisht të profesionistëve. Ndërkohë, modeli i ri i sistemit shëndetësor është ende projekt me arkitekturë të pakonturuar përfundimisht.

    Në strategjinë e shëndetësisë sonë për vitet 2007-2013, që sapo është miratuar nga qeveria, janë piketuar vetëm disa nga bazamentet më kryesore të saj në të ardhmen, por ende jo i gjithë sistemi i ri shëndetësor në tërësinë e tij.





    Ku po çalon sistemi ynë shëndetësor dhe si mund të ndërhyhet realisht për ta përmirësuar në mënyrë të ndjeshme atë?




    Ndërhyrjet duhen, siç thashë më lart, në mënyrën e drejtimit të saj. Pra, sistemi shëndetësor duhet të decentralizohet duke forcuar kapacitetet administruese, politikëbërëse dhe regullatore.

    Ka shumë mungesa në sistemin regullator dhe të ligjeve, të cilat duhen plotësuar me përparësi.

    Relacionet me pushetin lokal dhe komunitetin në tërësi duhen rishikuar.

    Ndërhyrje duhet domosdoshmërisht në mënyrën e financimit.

    Shëndetësia është keqas e nënfinancuar, ndërkohë edhe ato para që ka i mananxhon jo me efektivitetin e duhur.

    Duhet shtuar buxheti total, duhen rritur kontributet me anë të skemave të siguracionit dhe të përdoren në mënyrë efektive paratë në dispozicion. Shëndetësia jonë duhet të forcojë siguracionet shëndetësore, të cilat duhet të jenë jo një, por disa dhe të luajnë rolin e blerësit të shërbimeve, duke mbuluar si shpenzimet e kujdesit parësor, ashtu edhe spitalor, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

    Mosmbulimi i shpenzimeve në sektorin privat nga ana e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore e pengon rëndë funksionimin e sektorit privat, i cili në vend të fuqizohej progresivisht është i defavorizuar. Me nivelin dhe mënyrën e financimit të sotëm ky mbulim nuk mund të kryhet për të gjithë qytetarët që kanë nevojë.

    Një hallkë tjetër që duhet të ribëhet është sistemi i informacionit, mbledhjes së të dhënave, i përpunimit dhe përdorimit të tyre. Sistemi që kemi sot, me kartelat e regjistrat sovjetikë në letër është primitiv, jo i besueshëm dhe dezinformues.

    Shëndetësia jonë është më prapa se gjithë sektorët e tjerë në kompjuterizim. Zgjidhja është kompjuterizimi total i saj, zëvendësimi i kartelave të vjetra me kartën elektronike të pacientëve, krijimin e software-eve të posaçëm të unifikuar, pra mundësinë e mbledhjes së informacioneve të sakta dhe shkëmbimin midis qendrave dhe kolegëve.

    Tjetër fushë ku duhet ndërhyrë është ajo e edukimit të vazhdueshëm të personelit shëndetësor.

    Të paktën në çdo 5 vjet njohuritë shkencore mjekësore “vyshken” dhe duhen rifreskuar. Ende mungon tek ne një institucion i përkushtuar ndaj këtij qëllimi. Plane ka për këtë, por ato duhen përshpejtuar.

    Sistemit tonë i mungojnë ende mekanizmat e matjes së cilësisë, përformancës edhe sigurisë së shërbimit dhe mekanizmat e verifikimit të kompetencës profesionale të personelit si individ, si edhe institucioneve shëndetësore.

    Është vështirë që sot të dallosh objektivisht se cili është vërtetë i mirë dhe i zoti në shërbimin që ofron.

    Lista u bë e gjatë, por më të rëndësishmen e lashë në fund, pasi është shumë i rëndësishëm ndryshimi i mënyrës së ofrimit të kujdesit shëndetësor.

    Pacientët, në të vërtetë ndihen nevojtarë dhe të varur prej tij, në vend që të ndiheshin zot, sepse sistemi shëndetësor është ngritur për ta, me paratë që ata kanë paguar për të.

    Ka shfaqje të arrogancës, fodullëkut dhe keqpërdorimit të profesionit medikal ndaj tyre. Pacientët dhe qytetarët kanë të drejta, të cilat nuk respektohen.

    Vendosja e pacientëve në qendër kërkon një ndryshim konceptual dhe një kulturë të re shërbimi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.

    Si përfundim do të shtoja domosdoshmërinë e gjallërimit të kërkimit shkencor. Shkenca jonë mjekësore në kuptimin e mirëfilltë të punës dhe strukturave kërkimore ka rënë në limonti.

    Nuk është fjala për zbulime, por për një metodikë minimaliste vëzhguese të atyre që bëjmë ose projektojmë me monitorizimin sistematik të tyre prej nga do të dilinin konkluzione dhe mësime për të ecur më mirë më tej.





    A mendoni se pezullimi i mjekëve nga detyra ka qenë një vendim i drejtë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe a ka pasuar raste kur mjekët janë pushuar padrejtësisht?




    Problemet e kujdesit shëndetësor janë në fakt edhe probleme të mprehta politike.

    Pakënaqësia e qytetarëve imponon veprime të shpejta, ndryshe fatura paguhet në fushatën elektorale. Mirëpo, veprimet që merren për efekte të shpejta me qëllim të mirë mbrojtjen e interesave të pacientëve dhe qytetarëve janë në njëfarë mase si revolucionet, në të cilat nuk përjashtohet që ta pësojnë jo pak viktima të pafajshme.

    Unë vetë nuk mendoj që me dënimin e një apo disa individëve mund të rregullohen ose të parandalohen fenomenet negative të lidhura me sistemet e gabuara dhe fenomenet e padëshiruara. Nuk besoj që kultura e frikës nga ndëshkimi është zgjidhje afatgjatë.

    Jam që në vend të frymës së konfrontimit dhe konfliktimit pacient-personel mjekësor duhet të gjejmë mekanizmat e dialogut, negocimit dhe mirëkuptimit midis tyre.

    Kontrata e shoqërisë me personelin mjekësor lidhur me shpërblimin e tyre në rrethanat e shtrenjtimit të jetës dhe ekonomisë së tregut, meriton të rishihet me gjakftohtësi pa emocione dhe pa paragjykim.

    Personeli ynë mjekësor është e vërtetë që si në shumë vende të Europës po përjeton një krize etike dhe është në kërkim të identifikimit të profilit dhe vendit që i përket në shoqërinë e re demokratike.

    Padyshim, armata e punonjësve tanë me bluzë të bardhë meriton mirënjohje, sepse ka mbajtur një barrë shumë të vështirë në kushte aspak optimale pune dhe jetese, në krahasim me kolegët e tyre në rajon dhe Europë.

    Duke lënë mënjanë ndonjë rast të izoluar, ata kanë dëshmuar me punën e tyre se në tërësi janë mbështetës të reformës e jo armiq të saj.





    Mund të themi se pacientët me reformat që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë në sistemin shëndetësor (duke filluar që nga reformat në mënyren e ofrimit të shërbimit, si p.sh pacienti duhet të zgjedhë vetë mjekun, apo ka të drejtë të telefonojë në numrat e vënë në dispozicion për të prenotuar vizitën, deri tek fatura që duhet të paguajë për një konsultë në rast se nuk është i siguruar) marrin një shërbim më të mirë?




    Nga sa thuhet ka një kujdes dhe impenjim më të dukshëm nga administrata për disiplinë në punë, për detyrimet ndaj pacientëve dhe shërbim sa më afër kërkesave të tyre. Vërehet një dëshirë e tyre për ndryshim të opinionit jo të mirë që përgjithësisht kanë pacientët dhe qytetarët ndaj shërbimit. Mendoj që përveç administratës dhe ndërhyrjeve manaxheriale do të duhej një përfshirje më aktive e vetë bluzave të bardha, veçanërisht e liderëve akademikë të specialiteteve, për ndryshime të brendisë dhe mënyrës së ofrimit të kujdesit me objektiva konkretë për maksimalizimin e realizimit të parametrave të matshëm të performancës profesionale individuale dhe institucionale. Është e vërtetë që qytetarëve dhe pacientëve do t’u pëlqente të shihnin se në institucionet tona ka më shumë rregull, disiplinë, pastërti, por ata duhet edhe të sigurohen se institucioni është ai që duhet për të zgjidhur profesionalisht drejt dhe në kohë problemet e ndryshme dhe të shumta shëndetësore të tyre.


    Tema

  2. #2
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    O braro na e thuj me dy llafe se qeka shume i gjate artikulli...

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ta thom une, SKUTHI, si behet rakia ...

    Mjeku personal i diktatorit propozon metoda "anti-sovietike" per te reformuar mjekesine qysh prej 15 vitesh - rezultatet jane kaq te dukshme, sa vetem erresira qe na ka pllakosur nuk na lejon ti shohim - ato jane ne gjendje t'i shohin vetem grupet m-l qe vizitojne si turiste vendin fanar ne brigjet e Adriatikut, perballe Italise.

    Mjeku intim personal i nomenklatures se kuqe, tani ne krye te Keshillit te Ministrave, llafos sa majtas-djathtas deri edhe per eksportim energjie, centrale termo-berthamore, parqe industriale ne hava, kooperativa blegtore-bujqesore, reforma imagjinore, procese sigurimore-katapultore, alternativa islamo-buxhetore.

Tema të Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Si funksionon sistemi i ri elektoral
    Nga stavri22 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 04:45
  3. Sistemi i drejtësisë në Kur’an
    Nga Sefedini_PZ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 03:40
  4. Sistemi politik i Shqiperise dhe sistemi politik i Kosoves
    Nga Ibrahimfeimi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 15:13
  5. Sistemi Bankar në Shqipëri
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2003, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •