Inteli dhe një grup i kompanive tjera siq janë: HP, Microsoft, NEC dhe Texas Instruments kanë filluar te zhvillojnë versionin e ri te USB-ve.
Gjenerata e tretë e USB-ve do të mund te transferoj të dhënat me shpejtësi deri në 4.8gbps, dhjetë herë me shpejtë se USB-të e versionit 2.0, te cilat mund te transmetojnë te dhëna me shpejtësi maksimale 480mbps.
Sipas zyrtarve te Intelit USB-të e versionit 3.0 do te shpenzojnë me pak rrymë dhe do te kenë efektshmëri me te lartë.
Portet e USB-ve 3.0 do te jenë kompatibile me kabllot a bakrit dhe ato optike, gjë që mundeson qe në të ardhmen shpejtesia e transmetimit te jetë edhe më e madhe.
Gjithashtu planifikohet edhe azhurimi i USB-ve pa tela te ashtuquajturat WUSB (ang. Wireless USB), te cilat për momentin operojnë me shpejtësi 480mbps.
Versioni i ri, WUSB 1.1 do të mund te transferoj te dhënat me shpejtësi deri në 1gbps.
Parshihet që specifikacionet e reja të USB-ve të jenë gati deri në gjysmen e parë të vitit të ardhshem.
Krijoni Kontakt