-
"Sėmundja e Newsheimerit"
Thjeshtesimi i madh qe u behet lajmeve, qofte kur keto vijne nga Iraku, Irani apo Darfuri, eshte nje shenje e rrezikshme e koheve tona.
Christopher Dickey
Newsweek
Javen qe kaloi hasa nje neologjizem interesant: "Semundja e Newsheimerit", qe mendoj se ka kohe qe qarkullon per te pershkruar nje mendje te pushtuar nga lajmet 24 ore ne dite ne 7 dite ne jave dhe te paafte per te ruajtur informacione te rendesishme apo per te vendosur rregull ne informacionin qe ka. Ndoshta e kam degjuar me pare kete fjale, kam nje ndjesi qe keshtu eshte, por edhe nese eshte e vertete, e paskam harruar. Google dhe Nexis, ndihmesit te te cilet mbeshtetem per te kompensuar trurin tim ne shterim, edhe pse ato e perkeqesojne gjendjen duke hedhur me shume informacione te parendesishme e te paperpunuara, ne te tregojne se Newsheimer eshte permendur per here te pare ne shfaqjen e mengjesit te televizionit CBS, 14 vjet me pare. Connie Chung, drejtuesja, po perpiqej te kujtonte se, kur kishte kaluar pushimet e fundit ne Florida, por data nuk i vinte qe nuk i vinte ne mendje. "Vuaj nga Newsheimer", tha qetesisht ajo. Miku im i mire, Mort Rosenblum, nje gazetar amerikan i lajmeve te huaja, qe ka kaluar 40 vitet e fundit duke raportuar nga afro 200 vende dhe ish-vende te botes, po perpiqet te luftoje kunder Newsheimerit ne librin e tij te ri shume joshes, "Arratisja nga shpella e Platonit: Si verberia amerikane ndaj pjeses tjeter te botes, rrezikon mbijetesen tone". "Pavaresisht gjithe fjaleve dhe pamjeve qe ne i quajme media, - thote Mort, - shume pak sy te stervitur shohin afer realitete te largeta dhe me kalimin e kohes keta sa vijne e pakesohen. Kur gazetaret na paralajmerojne per nje krize, ne u kushtojme vemendje te paket. Ne reagojme per te influencuar dhe injoruar shkaqet. Dhe me pas, te pushtuar nga lajmet, ne citojme ate fjale te urte, si nje shteg per nje rezistence sa me te vogel: nuk mund te shqetesohesh per ate qe nuk mund te ndryshosh. Kete duhet ta kthejme permbys, nuk mund te ndryshosh ate per te cilen nuk shqetesohesh". Sigurisht, ketu qendron problemi: kjo mesymje e prirjes per te harruar. Por, i dashur Mort, ju jeni nje idealist. Lajmet jane biznes. Kane te bejne me lexueshmerine, renditjen, reklamat. "Shqetesimi" nuk eshte diēka te cilen e kerkojne dhe per te cilen paguajne audiencat. Ne te vertete, ajo qe mendohet aktualisht ne biznesin e lajmeve, eshte se te menduarit nuk eshte diēka te cilen njerezit duan ta bejne. Ashtu si me punen. Audiencat preferojne lajme qe nuk kane ndikim mbi ta, peshojne fakte per te cilat mund te zhvillojne opinione te fuqishem dhe te kote: pak a shume, si telenovelat e jetes me aktore bukuroshe te dobeta, si dhe misteret e zakonshme me vrasje, por vetem nese viktima apo i dashuri jane te famshem apo fotozhenike. Rezultat i kesaj pamendesie mercenare eshte nje shtremberim ne rritje jo vetem i lajmeve, por edhe i politikave, me pasoja te paqellimta dhe potencialisht te rrezikshme ne terren. Te gjithe i njohim tashme menyrat sesi armet e mashtrimit ne mase u perdoren nga administrata Bush ne prag te fillimit te luftes ne Irak, ku te gjitha u bene te mundura nga nje miratim prej servili nga ana e shtypit. Por, te gjendur perballe apatise se merzitshme te botes, edhe aktivistet qe punojne per kauza me shume vlere, ndihen te detyruar te perdorin strategji te dyshimta komunikimi. Siē shkruante kolegia ime, Arlene Getz, ne nje artikull te fundit me titull "Paketimi i nje tragjedie", per te terhequr vemendjen nga kriza e Darfurit, ata qe benin fushate e thjeshtesuan, e me pas e mbithjeshtesuan konfliktin: arabe te keqij qe kryenin gjenocid ndaj afrikaneve te mire. Madje, ne ditet e para, u perpoqen te lene te kuptohet se ne Darfur kishte nje kendveshtrim mysliman kunder te krishtereve, siē kishte ndodhur ndokund tjeter ne Sudan. Grupe evangjeliste dhe hebreje ne SHBA, u perpoqen fort qe te izolojne ata islamiste arabe ne Khartum dhe ia dolen me sukses te bejne qe administrata "Bush" te quaje "gjenocid" krimet qe po ndodhnin ne Darfur. Ne fakt, qe ne fillim kane qene myslimane qe vrisnin myslimane ne Sudanin perendimor, dhe ndersa situata eshte perkeqesuar, arabet po vrasin arabe dhe afrikanet po vrasin afrikane. Edhe thjeshtezimi i mesazhit nuk mjafton per te pershkuar mjegullen mendore te kesaj semundjeje Newsheimeri, nga e cila vuan publiku. Duhet te terheqesh vemendjen me te njejtin lloj mbulimi mediatik, siē behet per njerez te famshem dhe qe kane sherbyer si opiumi i masave ne kete shekull. Aktiviste te tille perfshijne Angelina Jolie, pasi keto kohe, nje kauze qe nuk eshte célčbre, sipas audiencave as nuk ia vlen te degjohet. Koheve te fundit pame zgjerimin logjik te sloganeve qe rrethojne Darfurin me nxjerrjen ne drite te nje operacioni humanitar te drejtuar keqas nga nje grup i vogel francez per ndihma. Anetare te organizates, qe njihet si "L'Arche de Zoé" (Arka e Zoes) u arrestuan ne Chad nen akuzen se po perpiqeshin te rrembenin 103 femije, nga nje ne dhjete vjet, nga qyteti Abeche prane kufirit me Darfurin. Arsyetimi emocional i veprimeve te grupit parashtrohet ne frengjisht ne nje video qe shfaqet sapo hapet faqja e saj e internetit. Mesazhe te zymta perzihen me pamje te dhimbshme kampesh te refugjateve, fshatrash qe digjen si dhe femije te vegjel qe vuajne: "Duhet te veproni per te shpetuar keta femije. Tani! Ne pak muaj, ata do te jene te vdekur... Le t'u japim shansin per te jetuar". Kush do t'i rezistonte nje thirrjeje te tille? Megjithate, ne terren nuk dukej se kishte aq shume jetime. Femije qe humbasin prinderit shpeshhere merren nga anetare te tjere te familjeve te tyre te medha. "Arka e Zoes" deklaroi pranveren e kaluar, se kishte synim te shpetonte dhjete mije femije nen moshen 5 vjeē. Ne ate perpjekje, duke perdorur ndermjetes vendas, ata mblodhen afro 100 femije dhe jo te gjithe keta ishin pa prinder, nderkohe qe disa prej te cileve mund te jene rrembyer. Siē e dine me mire organizatat me serioze dhe me te pergjegjshme per ndihma, ky rrefim shume shpejt do te perzihet me histori gjysme te rrefyera e gjysme te kujtuara, qe derdhen neper kanalet e ndergjegjes sone, duke zhvleresuar punen serioze qe duhet bere, duke e bere me te veshtire terheqjen e mbeshtetjes se menduar dhe fatgjate per negociata dhe projekte zhvillimi qe jane shume jetesore per paqen e vertete. Ka shume shembuj te tjere, edhe me te keqij te semundjes se Newsheimerit dhe efekteve te saj anesore shume te demshme. Si ka mundesi qe lufta ne Irak, e cila u kushton taksapaguesve amerikane me shume se 2 miliarde dollare ne jave, qe ka marre jetet e pothuajse 4000 ushtareve amerikane, po zbehet si nje ēeshtje ne fushaten aktuale presidenciale? Si mund te imagjinojme qe mund te shkojme serish ne nje lufte ndaj Iranit per te goditur impiante berthamore qe jane duke u inspektuar tashme nga Kombet e Bashkuara, per t'u siguruar qe nuk do te perdoren per arme? Thjeshtesimi i tepert, shpifja, shtremberimi dhe gjykimi i gabuar, jane te gjitha simptoma te nje problemi me te madh, te cilin ne me shaka mund ta quajme Newsheimer, por qe eshte shume i vertete. Thene thjesht: Sa shpejt qe harrojme!
Nga Korrieri
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt