Asgje nuk e shuan "Buzeqeshjen Lekunda "
-kushtuar artistit shkodran me origjine Mirditore Mark Lekunda
Askush nuk e beson.Te gjitheve ju duket si enderr e keqe,por ja qe jeta shpesh here sjell mjafte te papritura te dhimbshme.Keto dite u nda nga jeta nga nje atak ne zemer ne Jacksonville Florida artisti i estrades profesioniste te Shkodres Mark Lekunda.Kush ishte Marku?Vertete mergimi shpesh here vlerat dhe meritat ne kulturen e nje kombi i mbulon me nje vese te trishte harrese, por nuk mund ti zhduke.Marku vinte prej nje babe nga Lekunda e Kurbneshit aktorit te madh "Artistit te merituar" Preng Lekunda qe la ne fondin e kultures artistike ne teater dhe ne kinematografi role te medhaja si"
Vata-Toka Jone
Gjetoja-ne dramen "Cuca e MAleve"
Morelli-ne shfaqjen Njerez te brezit tone
Bajram Curri-ne dramen "Plaku i Maleve"
Radisti Ndreke-ne filmin "Detyre e posacme"
Gjetoja-tek drama "Nora"
Gjelosh Nika -tek drama "Fisheku ne paje"etj.
Rolet e Mark Lekundes ishin te shumta -kujton nje bashkemoshatar i Markut ne Danimarke-dhe ai me kryesori eshte ne rolet komike.Per shume vite e mbajti gjalle jeten humoristike te qytetit ,te humorit me nje talent te spikatur dhe ishte nje humorist profesional jo i roleve joprefesionale sic quheshin rolet e rendomta.Ai ishte nje artist i madh qe perpos roleve te shumta la ne kujtesen e shkodraneve gjene ma improsionise "Buzqeshjen Lekunda", ku per njeriun ka shume rendesi buzeqeshja sepse eshte nje fllad shpirteror i ritmit te jetes qe te vret ose te largon plotesisht stresin e dites.Ndaj jo me kot shkrimtari i madh shqiptaro-amerikane Naum Prifti e quan Markun -"...njeriun me te qeshur dhe me zemerbardhe qe kam njohur"..Pervec bashkshortes Franceska Lekunda , femijeve dhe miqve te tij mungesen e madhe te Markut do ta ndieje edhe komuniteti shqiptar i Jacksonvilles dhe ne vecanti kafeja shqiptare "Kafe Roma" ka per te pase nje mungese te madhe,s'ka per te degjuar me humorin e cilter te ketij artisti te madh.Markun e njihnin ne perkushtimin e madh qe kishte qe te ringjallte sadopak jeten kulturore-artistike te shqiptare ketu ne Jacksonville .Jane me dhjetera koncerte te kengetareve te mirnjohur shqiptar si : Frederik, Ndoci,Merita Halili,Vjollca Luka, Eli Fara,etj qe i ka organizur dhe drejtur plot talent dhe korrektese Marku me shoket e tij.E di se jeta serishmi do te vazhdoje por thellesit ne shpirtrat e shqiptareve nuk do te harrohen kurre artistet shqiptare ku njeri nder to eshte edhe Mark Lekunda qe gjithmone do te kujtohet per "Buzeqeshjen e pavdekshme , Buzeqeshjen LEKUNDA"
Lek Gjoka
Jacksonville Florida Tetor 2007
(Botuar ne Gazeten Illyria New York e premte 26 tetor 2007)
Krijoni Kontakt