Reiart, une nuk po mundohem te fsheh mangesite dhe anet negative qe egzistojne ne Shqiperi. Dielli nuk mbulohet me shoshe. Por ajo qe dua te them eshte se fotografia nuk shpreh detyrimisht nje realitet te pergjithshem. Fotografi ka mundesi te shprehet me anen e fotografise ne mijera menyra.....nje nga menyrat eshte per te reflektuar dukurite negative. Dhe duhet te kuptosh, une nuk e kritikoj fotografin Frances, pasi eshte kadegoria e fotografise pas te ciles ai eshte i thene, kadegori ne te cilen ka gjetur me teper suksese nga te tjerat.
Kam qene ne Shqiperi, jam ne dijeni te radhes qe akoma behet me shtytje berrylash....mire po jam mjaft i matur te mos e krahasoj me vende te botes ku qyteterimi eshte qindra vjet me i vjeter. Siq e kam thene ne nje teme tjeter, ndotja eshte problem ne Shqiperi, dhe nuk eshte i vetmi problem po ashtu. Por nuk eshte gjithandej, kete nuk duhet ta harrojme. Vetem ne zonat e mbi populluara ku sistemi urban perjeton shume probleme. Ka dhe qytete mjaf te pastra, sesht nevoja te filloj emerime pasi do devijonte subjektin e temes.
Nese une si fotograf dua te zbuloj dukuri negative, tronditese (apo shokuese siq u pelcen disave ta quajne ) te cilat jane nje pjese realiteti....te premtoj se mund ta bej kudo, duke filluar nga ketu ku jetoj. Nuk eshte nevoja vetem per plehera (te cilat as ato nuk mungojne), ka plot dukuri negative te cilat jane tronditese. Mua me ka rastisur te shikoj femer me femije ne karroce foshnjash duke marre doze me shiringe nderkoh qe femija qante ne karroce vetem pak pellembe me larg. Nuk e di per ty, po mua me duket e llahtarshme per vete, menyra si ky femij rritet ne kete bote. Nese une do e fotografoja, e sebashku me shume fotografi te tjera do e premblidhja ne nje Album, a mund te shprehesha: ja si rriten femijet ne UK? Absolutisht jo! Nje fotografi nuk pasqyron jeten e 14 milion femijeve te tjere. Po a egziston si dukuri? Sigurisht qe po, perderi sa eshte bere objekt i nje fotografije.
__________________
Krijoni Kontakt