Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Problemi kryesor eshte ne Maqedoni forumist te nderuar.Derisa ne Shqiperi dhe Kosove kemi nje lidership(pozite opozite) te shendoshe per kushtet dhe rrethanat tona, ne Maqedoni dy partite shqiptare jane buze shpalljes se luftes vellavrasese prandaj duhet te apelohet tek Tirana dhe Prishtina qe ti ndalin kreret shqiptar ne Maqedoni e posacerisht Menduh Thacin i cili e ka humb kontrollin mbi situaten dhe cdo dite po e tensionon gjendjen brenda kampit shqiptar.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Ali Pasha
    Anëtarësuar
    05-10-2006
    Postime
    93
    Citim Postuar më parë nga bOndi_oo7 Lexo Postimin
    I nderuar bili i fbksh-se!
    Po shof se ti ne forum je trumbetuesi me i madh i fbksh-se dhe aksh-se, kshtu qe shpeshhere te kam perkrahur ne mendimet dhe idete e tua e te gjithe shqiptareve, se edhe vete kam pasur dhe kam nje rrespekt te madh per kete organizem gjitheshqiptare FBKSH-ne, mirepo !
    Me taktiken e tyre te fundit (me konkretisht te z.Adili), po me duket cdo dite e me qesharak, nje dite deklarojne se egzistojne ende mjete diplomatike per tu zgjedhur ceshtja shqiptare,te shajne grupet e armatosura me ne krye Hoxhen ne Tanushe, te nesermen te deklarojne se qenkan shterrur mjetet paqesore, pastaj te dalin te uniformuar ne Merdare, kercenohen se kane mobilizuar luftetare ne Malesi te Sharrit, e pas ca ditesh te mos perkrahin grupet ne Malesi te Sharrit, sepse nuk qenka tash koha per trazira por per paqe dhe qetesi.

    As dreqi nuk mund tua merr vesh se cka dojne me ba!

    Definitivisht,ne gjendje dhe ne menyre te ketille sic po luan Gafur Adili, mua me duket mission imposible.


    E duam Bashkimin Kombetar, e duam Clirimin e trojeve etnike shqiptare,por jo vetem neper media dhe ne internet.
    Vec ne menyre procedurale, mos e ke gabuar Bili99 me Biligoa, sepse ky i fundit eshte me "radikal", ndersa i pari sikur me me endje anon kah Ali Ahmeti, qe nuk them se e ka mire apo gabim. D.m.th vetem sa per sqarim me te hollesishem

  3. #13
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    bondi_007 ke perzier bili99 dhe biligoa,

    Citim Postuar më parë nga bOndi_oo7 Lexo Postimin
    I nderuar bili i fbksh-se!
    Po shof se ti ne forum je trumbetuesi me i madh i fbksh-se dhe aksh-se, kshtu qe shpeshhere te kam perkrahur ne mendimet dhe idete e tua e te gjithe shqiptareve, se edhe vete kam pasur dhe kam nje rrespekt te madh per kete organizem gjitheshqiptare FBKSH-ne, mirepo !
    Me taktiken e tyre te fundit (me konkretisht te z.Adili), po me duket cdo dite e me qesharak, nje dite deklarojne se egzistojne ende mjete diplomatike per tu zgjedhur ceshtja shqiptare,te shajne grupet e armatosura me ne krye Hoxhen ne Tanushe, te nesermen te deklarojne se qenkan shterrur mjetet paqesore, pastaj te dalin te uniformuar ne Merdare, kercenohen se kane mobilizuar luftetare ne Malesi te Sharrit, e pas ca ditesh te mos perkrahin grupet ne Malesi te Sharrit, sepse nuk qenka tash koha per trazira por per paqe dhe qetesi.

    As dreqi nuk mund tua merr vesh se cka dojne me ba!

    Definitivisht,ne gjendje dhe ne menyre te ketille sic po luan Gafur Adili, mua me duket mission imposible.


    E duam Bashkimin Kombetar, e duam Clirimin e trojeve etnike shqiptare,por jo vetem neper media dhe ne internet.

    I nderuat bondi_007,
    Lart me ke cituar mua dmth me je referuar mua dhe ke folur per trumbete te AKSHse qe ke aluduar ne biligoa..jemi dy persona te ndryshem .Per sqarim me duket as qe e ke lexuar shkrimin qe ke cituar titullin.Mos te mbrohem per nje gje qe se kam bere por, do te lus te lexosh shkrimet e mija nese me citon.Une jam pro popullit tim dhe kaq nese te intereson mendimi im per AKSHne eshte ky : ne stadin qe ka arritur ceshtja e pergjitheshme kombetare ushtri shqiptaret kane si ne Shqiperi administrative, ashtu edhe ne Kosove per ne qe s'jemi ne asnjeren administrativisht eshte pune tjeter por, edhe per ne vlen nje ligj kombetare i koordinimit dhe nuk do te bejme ushtri kur te na teket dhe te therrasim per lufte dhe mobilizim kure te na teket.Ceshtja kombetare ne Ballkan ka tejkaluar format e AKSHse .Qe ta le me kaq , une nuk paragjykoj qellimin e tyre te mire dhe dedikimin atdhetar te gjithe atyre qe kane hallet e kombit por, qellimi nuk mjafton as deshira nuk mjafton as pakenaqesia me strukturat udheheqese te kombit sot nuk mjafton..Une pak a shume i dij kreret e te gjitha rrymave kombetare qe egzistojne sot dhe jo vetem nga shtypi ....nuk ju kontestoj atdhedashurine por, qellimi i mire ne kohe te gabuar sjelle me shume dem se dobi.
    Sa per te gjitha rrymat qe nuk jane te perfshira neper struktura legjitime te popullit shqiptare per aq sa mund te jete valid ky legjitimitet qe permendet une mendoj se koha Lidhjes se Prizrenit si nje ngjarje nder me te lavdishmet te historise sone ka kaluar dhe nuk do te kete kethim ne organizim te tille .( Lidhja ka pas nje organizim thuajse te perkryer per kohen , rrethanen dhe nivelin e vetedijes kombetare shqiptare te asaj kohe)..Ata qe njohin procesin si fenomen zhvillimi dhe avansimi kombetare duhet te tejkalojne per vetveten e tyre menyren e organizimit ketu e 129 vjet me pare, kjo qe te ecim me boten e qytetruar dhe te orjentojme potencialin tone kombetare (fuqine kombetare ) ku duhet dhe jo kunder njeritjetrit.
    Nuk mund te sjelle bashkimin e shqiptareve AKSH, Vetvendosja ose ciladoqoft rryme qe nuk njeh strukturat shteterore legjitime kombetare kudoqofshin ata , edhe pak me keq ne kohe dhe moment kombetare me shume sjellin dezorientim te popullit dhe dem se sa dobi.
    Sigurisht qe kane egzistuar dhe do te egzistojne rryma te tilla, koha do te tregoje se kush ku e ka vendin .Sot per sot rryma te ndryshme kombetare ku hyjne edhe dy levizjet qe permenda , nese nuk jane krahe per krahe me strukturat kombetare te zgjedhura nga po ai popull qe ata thirren dhe flasin bile ne emer te tij ...per mendimin tim do te ishte me se miri te marrin pushim per keto pak ditet e fundit qe i kane mbet 2007-tes..me mire per vehten e tyre, jeten e tyre familjare dhe momentin kombetare.

    Per Trumbeten , nese quhem nje trumbete e dikujt ne kete "forum"...mund te quhem vetem nje trumbete e vockel e popullit tim pra nje trumbete shqiptare , i pa ndikuar nga krahinarizmi dhe rreshtimi politik.



    Me nderime per bondi_007 dhe te gjithe lexuesit ne kete teme,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 14-11-2007 më 09:59
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #14
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Kjo eshte e verteta ne Maqedoni!

    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Problemi kryesor eshte ne Maqedoni forumist te nderuar.Derisa ne Shqiperi dhe Kosove kemi nje lidership(pozite opozite) te shendoshe per kushtet dhe rrethanat tona, ne Maqedoni dy partite shqiptare jane buze shpalljes se luftes vellavrasese prandaj duhet te apelohet tek Tirana dhe Prishtina qe ti ndalin kreret shqiptar ne Maqedoni e posacerisht Menduh Thacin i cili e ka humb kontrollin mbi situaten dhe cdo dite po e tensionon gjendjen brenda kampit shqiptar.

    I nderuar Shkupi, ... kjo eshte e verteta ne Maqedoni qe thua ti dhe mund te shtoj pak kuvendin. M.Thaci i ka hyre nje loje te ndyre per te shkaterruar cdo gje qe eshte bere deri me sot atje dhe sidomos i ka shpalle lufte vete Luftes 2001, dhe ish luftetareve te UCKse.
    Me kete do te bindi popullaten atje se lufta ishte e kote dhe BDI e beri vetem e vetem te vij ne pushtet...( dhe kjo ka kuptim per vetedijen e ulet kombetare ne Maqedonine Perendimore , qe do mth ka nis te shesi kete verzion dhe ka shenjat e para qe njerezit atje e blejne kete rrene te kulluar por, kur tu kujtohet mund te jete vone.Do te kene dy gospodina mbi krye nje sllav dhe nje shqiptare keta mjerana qe se kuptojne sot.Ketu ka dore edhe A.Xhaferri i cili tani me eshte ul ne karriken e Gebelsit shqiptar,se egzekutori i tij s'eshte edhe aq intelegjent. Kete mund ta bejne vetem ata qe e dijne mire politiken sllave te shkatrrimit te shqiptareve dhe Arbeni ka mesim nga bibliotekat e Beogradit.Gje me e turpshme eshte se kurre nuk perdori ate arme te sllavit kunder sllavit por, me arme dhe politike sllavi mundohen te skllaverojne nje popull qe mbi krye ka nje gospodin sllav tash i sjellin keta bineqin e tij shqiptare qe te dyfishojne roberine e popullit te mjere atje keta sadista te pispillosur ).



    Per Ali Pashen, rrofsh i nderuar qe e di dallimin jo qe une te dalloj nga biligoa por kjo tregon qe ke lexuar shkrimet dhe kjo ka rendesi.Per kete ndjeje nje borxh te tregoj ku anoj une: une anoj nga shqiptaret dhe momenti i dobishem per interesin kombetare.Nuk jam kategori qe anoj kah kulti i individit , i njoh edhe Aliun edhe Gafurrin dhe i kam njesoj , dhe mendoj njesoj bile sa i takon dedikimit atdhetar.Por, une s'merrem me personin as merrem me veprimtarine e tyre ,historia do te tregoje kush dhe sa ka te drejte sot. Mua me intereson gjithmone c'eshte e dobishme sot per popullin shqiptare, cka e avanson ceshtjen e pergjitheshme kombetare sot , ketu pra une anoj dhe jo nga artikujt e e gazetave kush se cka thote por,, nga ajo sa e njoh une vete ceshtjen atje per keta 28 vitet e fundit dhe si ma thote logjika njerezore , intelektuale dhe kombetare.( vetem per sqarim se ku anoj une , une anoj tek te gjithe ju por, per ceshtje te pergjitheshme kombetare anoj dhe rreshtohem te ndihmoj kush e ka drejt per momentin kombetare,populli i mjere te eci perpara dhe te eci me ata qe e cojne perpara .)


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 14-11-2007 më 11:11
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Megjithate bili99 do te kisha thene qe per "dashuri" duhet dy veta.As BDI-ja, as Ali Ahmeti nuk e kurorezuan sakrificen e 2001. Ne 2001 mijera djem e vajza si Visari e plot te tjere i thirri dheu shqiptar sakrifikuan me te cmueshmen per njerezimin dhe per 4 vjet patem nje loje te felliqte te LSDM-se per ti shtyre proceset dhe impotence te papare politike te BDI per te shenuar.Me PDSH kemi nje situate te paqarte shume konfuze dhe ne momente shume te rrezikshme.Menduh Thaci nuk eshte ne gjendje te menaxhoje dobesine politike te qenin parti pa peshe te votes brenda vllades se Grujevskit i cili ne anen tjeter po poenton pa pardon edhe ate ne kurriz te shqiptareve.Para disa muajve shkrova nga rreziku i konfrontimit brendashqiptar qe ne fakt po ndodh ketyre diteve.

  6. #16
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Menduh Thaci nuk eshte ne gjendje te menaxhoje dobesine politike te qenin parti pa peshe te votes brenda vllades se Grujevskit i cili ne anen tjeter po poenton pa pardon edhe ate ne kurriz te shqiptareve. Para disa muajve shkrova nga rreziku i konfrontimit brendashqiptar qe ne fakt po ndodh ketyre diteve.
    Menduh Thaçi duket sikur po i jeton ditët më të lumtura të karierës së tij dhe për dallim nga ky koment që kam citu, ai nuk duket të jetë i vetëdijshëm për dobësinë politike pa peshë të votës... Ai është përkrahës, në mos edhe inicues i idesë për rritjen e numrit të deputetëve në parlament, me deputetë të komuniteteve pakicë, me qëllim që të mbivotohen deputetët shqiptarë për ligjet që kërkojnë aplikimin e parimit të badinterit, kupto ligjet që janë në kundërshtim me interesat shqiptare. Nuk është se Gruevski po poenton pa pardon edhe ate ne kurriz te shqiptareve, është Thaçi që me çdo kusht dëshiron të punojë kundër interesave të popullit tonë, për përfitime personale.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  7. #17
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kurorezimi eshte proces

    Lufta e 2001shit ishte e shkurter dhe shume e suksesshme per nje shkak te vetem: ne kohe lufte njerezit nuk kane edhe aq kohe te kritikojne ,dmth njerezit edhe ata qe nuk e perkrahen luften tek ne bile nuk e penguan aq shume.Pas lufte eshte atmosfere tjeter, kane bashkluftaret interese , kane bashkeideatoret xhelozi, dikush do te fitoje ne emer te luftes pare, dikush emer, ka populli mjerim si me pare dhe pret te zgjidhen problemet shekullore per nje ose dy mandate...te gjithe kerkojne zgjidhje urgjente dhe kerkojne duke share dhe drejtuar gishtin gabimisht....Te gjithe keto dobesojne fuqine kombetare edhe ashtu te dobet dhe na kethejne neve ne vetnumrimin tone vdekjeprures.
    ..Populli mund te kritikoje , qaje dhe vajtoje por kjo s'do te nderroje gjendjen.Qe BDI nuk ka qene ne nivelin e rrethanes se pasluftes kjo dihet boterisht .Populli yne duhet te besoje ne procese se kurorzimet nuk behen me shkop magjik,kush nderpret rrugetimin pra per jetesimin e qellimeve te 2001? kush i kethen shqiptaret ne pas viteit '81?..Sakrifica gjithepopullore e vitit 2001 , dhe sidomos sakrifica sublime e deshmoreve te luftes mund te shkoje ne vend dhe te jetesohet por, sigurisht nga ata qe e bene luften, ata qe e njohin luften dhe nga bashkeluftaret dhe udheheqesia e luftes dhe jo nga ata qe shpallin luften armiqesore, jo nga ata qe do te shkulin dhe permendoret e deshmoreve dhe do tu nxjerrin edhe eshtrat nga varret.......... .Dallimi eshte shume i madh sa qe te krahasosh keto dy subjekte politike eshte nje mekat... se PDSH haptazi lufton kunder te drejtave shqiptare , bile te drejtave qe shqiptaret i kane fituar me rrymat tjera kombetare dhe me BDIne.Tash ne mund te mallkojme dhe te vazhdojme rrugen tone ne vetzhdukje ose te perkrahim BDIne , te jetesoje Marrveshjen e Oherit si avancim kombetare.Ketu nuk ka alternative tjeter nuk mund te vehet shenja e barazise ne mes nje partie qe lufton per ceshtjen kombetare dhe ben gabime perdite dhe partise tjeter qe lufton boterisht kunder vlerave kombetare duke personalizuar luften e tyre me BDIne shkatrrojne cdo gje kombetare atje.Partite tjera te vogla atje as qe mund ti dalin kesaj pune ne skaj.Ky pra eshte shkaku pse une sot per sot deshiroj dhe thirre cdo njeri qe do kombin, vetveten te perkrahe kete subjekt politik ne vend qe te numeroje gabimet dhe ta mbaje subjektin BDI ne banken e te akuzuarve perjetesisht..Per te rrexuar nje subjekt politik tek ne eshte kollaj, sic mund ta shihni sot, te gjithe subjektet atje jane te shtrira per toke.
    Pas shpalljes se Pavarsise se Kosoves, subjekti BDI duhet te ringjallet, konsolidohet dhe te jetesoje Marrveshjen bashke me ne dhe nderkombetaret.Nuk duhet te kete keqkuptim ketu pse them dhe anoj BDI, eshte shume e tejdukshme Marrveshjen mund ta realizoje , jetesoje ai qe angazhohet per te, ai qe e njeh ate Marrveshje dhe JO KURRE JO..PDSH qe nuk njeh luften 2001, dhe nuk e njeh Marrveshjen.Pra, kreret e PDSHse kane zhytur ne ujrat e cmendurise subjektin e tyre dhe jane rreshtuar ne taborrin me antikombetare per ne se sa vete sllavomaqedonasit.Ne nuk duhet te parit ta pranojme se Marrveshja e Oherit nuk egziston, ky eshte gabimi me i madh ne gjykimin e cdo individi.Marrveshja e Oherit kishte garant nderkombetaret ata duhet te sillen ne tryeze dhe ne loje per te jetesuar pike per pike Marrveshjen dhe jo heqje dore nga ajo ( sigurisht qe kjo do pune dhe kete pune na e dhjetefishon PDH narodna).Une shpetim tjeter s'shoh ne vitin qe vjen nese ka nje pale zgjedhje qe PDSH do te humbte ashtu si qe e meriton nje humbje katastrofale, me ndihmen e popullit BDI mund te realizoje Marrveshjen. Ne nje te aferme jo te larget mund te lind edhe nje levizje e re , moderne per shqiptaret e Maqedonise per nje ardhmeri te lumtur dhe te sigurt por, sot per sot eshte BDI qe mund te beje ate qe nisi dhe me besoni se jam i sigurt 100% per kete , tjeter as don dhe as mund ta beje ,,, s'ka kohe te krijohet nje subjekt me aq perkrahje dhe me aq miqesi kombetare si BDI per nje kohe disa mujore...dhe neser eshte pune tjeter.Edhe atehere kur neser te vijne rryma te reja duhet ta dijne se si eci populli i tyre, kush ishin forcat kombetare ne Maqedoni, kush ishin forcat antikombetare, kush e beri luften me ndihmen e popullit te vet dhe per popullin e vet dhe kush e shane luften dhe vret ish ushtaret e UCKse bashke me shtetin maqedon pa e shkrepur kurre as nje fjale se le me nje plumb kunder armiqve sllavomaqedons.... Ku do te jeme rreshtuar pasi te jetesohet Marrveshja une dhe populli do te tregoje koha por do te jemi bashke gjithesesi.

    me nderime ,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 14-11-2007 më 17:50
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anëtarësuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    bili99
    A mendon se mund te kete zgjedhje te parakoheshme ne Maqedoni?
    Nese ky koalicion aktual qeveritar e kryen gjithe mandatin kush do te ishin pasojat per shqiptaret sepse pozicioni i shqiptareve ne R.M dita dites dobesohet?

  9. #19
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga Ali Pasha Lexo Postimin
    Vec ne menyre procedurale, mos e ke gabuar Bili99 me Biligoa, sepse ky i fundit eshte me "radikal", ndersa i pari sikur me me endje anon kah Ali Ahmeti, qe nuk them se e ka mire apo gabim. D.m.th vetem sa per sqarim me te hollesishem
    Ali Pasha, ke shume te drejte.
    Une sot pasi kam lexu postimin, kam hetu se kam be nje gabim (lajthitje), dhe ky eshte pikerisht gabimi qe ti ke vene re. d.m.th une kam menduar se i drejtohem biligoas.
    Njekohesisht kerkoj falje nga bili99, se postimi nuk i drejtohet atij por biligoas.


    Rrespekte!
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  10. #20
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga bOndi_oo7 Lexo Postimin
    Ali Pasha, ke shume te drejte.
    Une sot pasi kam lexu postimin, kam hetu se kam be nje gabim (lajthitje), dhe ky eshte pikerisht gabimi qe ti ke vene re. d.m.th une kam menduar se i drejtohem biligoas.
    Njekohesisht kerkoj falje nga bili99, se postimi nuk i drejtohet atij por biligoas.


    Rrespekte!
    Z. bOndi_oo7 ku pe postim te biligoa ne kete teme,
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •