Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    mos me doni keq,
    po mua nuk me vjen fare keq.

    Kur vjen puna qe tifozat varsin njeri tjetrin si te çmendur , nuk ankohet njeri,
    kur e qellon policia nisin e shajne te gjithe forcat e rendit.

    Nuk besoj se ai qe ka qelluar ka qelluar pa shkak, vetem se i ka dashur qefi.

  2. #12
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga visari9 Lexo Postimin
    a mund me qenë ky Shqiptar ?
    Ishalla shqiptar nuk osht tjeter perpos atij qe e ka emrin Brace Loqja.

  3. #13
    VLORA Maska e klandestini
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Vendndodhja
    po nga vlora qe çke me te
    Postime
    108
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    nje tifoz i lazios qellohet me arme zjarri nga nje agjent polizie.
    po he ore !! se ka shume italian, nje me shume nje me pak !!!!
    çam 25 karat

  4. #14
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anëtarësuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    Ata tifozet e Atalantes ishin kon qarten krejt,sikur me kon egerrsira...!
    I will always remember the girl next door .........!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    te vdesesh se e do futbollin kjo eshte ceshte !!!
    Kujdes ti pranaj nuk te pash dje ne stadium ishe mcef mos te kapte na nje mi bashkie

    Gjynof per Tifozin lazial

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Anetari i policise ka qene i ri dhe frigacak ka goditur kinse ti tremb tifozet e Lacios te cilet ishin ndeshur me ata te Juves dhe ka qelluar nje tifoz. e ndegjova ne lajme.
    Sui generis

  7. #17
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199
    Humb jetën një tifoz i Lazios



    Përballja mes Interit dhe Lazios e planifikuar për në orën 15, është pezullaur pas vdekjes së një tifozi të Lazios, derisa edhe ndeshja mes Atalantas dhe Milanit është ndërprerë pas shtatë minutash për të njëjtën arsye. Ndeshjet tjera në Serie A, kanë filluar me vonesë.

    Ndeshja mes Interit dhe Lazios dështoi për shkak të një gjuajtje aksidentale të një adhuruesi të Lazios nga një polic, gjatë përleshjes që shpërtheu në mes tifozëve të Lazios dhe Juventusit, në Arezzo.

    Siç përcjellin mediat italiane, adhuruesit e Lazios kishin kapur në qoshe ata të Juventueist dhe një zënkë mes dy tifozëve është përkeqësuar në përleshje të gjerë. Policët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave të fundit, një e shtënë ka qëlluar adhuruesin e klubit romak, i cili ka vdekur në aty për aty.

    Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur në mëngjes (rreth orës 9), derisa disa prej ndeshjeve të pasdites kanë filluar me vonesë, ndërsa ajo mes Atalantas dhe Milanit, është ndërprerë pas minutës së shtatë, për shkak të turbullirave në turmë.
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

  8. #18
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Turp Per Policin E Italis , Nuk Eshte Hera E Pare Qe Vrahen Tifozet.
    Me Duket Qe Incidenti Ndodhi Dikund Ne Nje Vend Afer Qytetit Arrezo Ku Tifozet e Lazios Dhe Te Juventusit Kishin Filluar Perleshjen.
    Ndersa Per Atalanta-Milan Ndeshja U Nderpre Ne Min.7 Sepse Tifozet E Atalantas Per Nder Te Tifozit Lazian Qe Humbi Jeten Kishin Filluar Ti Thejne Gjemat Ne Shenje Proteste

  9. #19
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199
    Trazira në Romë, policia thotë se nuk është fajtore

    Gjendje jo e qetë e përcjell Italinë, pjesërisht edhe Romën, si pasojë e vrasjes së adhuruesit të Lazios, Gabriele Sandri, të dielen, nga policia. Sardini u qëllua në pjesën e pasme të qafës nga një oficer i policisë, i cili supozohej se ka qëlluar në ajër për të shpërndarë turmën.

    Që nga mëngjesi i djeshëm, kur edhe ndodhi ngjarja tragjike, tifozët po shprehin zemërimin ndaj forcave të rendit. Qyteti i Romës po përjeton krizën më të keqe, me tifozët e Lazios dhe Romës, që të dyja grupet janë bashkuara duke shprehur pakënaqësinë me policinë.

    Me qëllim që të shmangin problemet e ardhshme, zyrtarët policorë, në Arezzo, kanë dalë me deklaratë, ku thuhet: “Të dielën, në ora 9.10 para dite, dy vetura trafiku të policisë ishin të alarmuara nga zëri i britmave dhe zhurmave që vinin nga parku i veturave”.

    “Duke parë që kishte përleshje të dhunshme në mes të udhëtarëve të tri veturave të fundit, agjentët kanë intervenuar duke lëshuar sirenën dhe duke iu afruar skenës. Një prej agjentëve, me qëllim të bind grindësit të pushojnë, ka gjuajtur me dy të shtëna”.

    Por, ndryshe nga deklarata e zyrtarëve, e vërteta është se plumbi i dytë ishte qëlluar në drejtim të turmës dhe jo në ajër, dhe gjeti Sardinin, që rrinte në veturë dhe nuk ishte i kyçur në përleshje.

    Si rezultat i këtij rasti tragjik, ndeshja mes Interit dhe Lazios është anuluar, derisa ajo mes Atalantas dhe Milanit u detyrua të ndërpritej, pas shtatë minutash loje, pasi që adhuruesit u turrën në brendi të stadiumit, në Bergamo, në protestë kundër mos anulimit të ndeshjes.

    Edhe ndeshja e mbrëmshme, mes Romës dhe Cagliarit, po ashtu është anuluar si rezultat i trazirave në afërsi stadiumit Olimpico, ku duhej të zhvillohej ndeshja.
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

  10. #20
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Citim Postuar më parë nga visari9 Lexo Postimin
    a mund me qenë ky Shqiptar ?
    Jo, Nuk Eshte Shqiptar

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. E vrava burrin tim pasi më keqtrajtonte..!!
    Nga Zemrushja në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 09:13
  2. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11
  4. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 06:47
  5. Qëllohet për vdekje 25 vjeçari, në Tiranë
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •