Policia ekzekuton “gabimisht” tifozin e Lacios
Gabriele Sandri, DJ i njohur ne Rome, ka gjetur vdekjen dje paradite pas nje plumbi, i dale “gabimisht” nga pistoleta e nje agjenti policie. Ngjarja e ndodhur dje ne Arexo ka tronditur fort gjithe Italine, qe sheh te rikthehen ne sport ngjarjet tragjike, jo me larg se nje vit pas vdekjes se kryepolicit sicilian, Raciti.
Lajmin e konfirmon agjencia Ansa, e cila tregon ne detajet me te vogla gjithe kronologjine e ndodhise makabre. Sandri, nje lacial i thekur, po udhetonte ne autostraden A1 drejt Milanos, ku do te ndiqte ndeshjen Inter-Lacio. Ai udhetonte bashke me 3 shoke te tjere dhe ndalen per te bere nje pushim prane stacionit te policise Badia al Pino. Por aty nis nje sherr me disa tifoze juventine, zenke qe mbyllet menjehere pas nderhyrjes se policise. Fatkeqesisht, ketu nis tragjedia. Pas plumbit te pare te gjuajtur ne ajer nga arma e nje polici, si shenje paralajmerimi, ka dale edhe nje i dyte, “gabimisht”, qe ka gjetur trupin e Sandrit, ndersa tifozet laciale kishin hipur ne makinen e tyre. Nga ana e policise lajmi eshte percjelle si nje aksident, por jo te gjithe jane dakord.
Shoket, me te cilet ka qene i shoqeruar i riu nga Roma, jane shprehur, se polici ka qelluar ne momentin kur gjithcka kishte perfunduar. “Agjenti ka qelluar nga larg, pothuajse 30 metra distance. Kjo ka ndodhur, kur gjithcka kishte perfunduar. Nuk e mohojme qe kishim nje perplasje me disa tifoze juventine, por kur nderhyne agjentet, gjithcka u mbyll, pa asnje problem. Ndersa ai agjent ka qelluar nga korsia tjeter, pa zbritur nga makina”. Plumbi e ka kapur tifozin roman ne pjesen e qafes. Avokati i familjes se tij, Luigji Konti, eshte shprehur: “Eshte nje krim i parapergatitur nga forcat e rendit, keshtu thone tifozet, degjojini ata”.
Familja Sandri: Gabrielen e kane vrare
Shume shoke te Gabriele Sandrit jane mbledhur ne sheshin “Euclide” ne Rome, per te bere nje manifestim paqesor ne kujtim te DJ roman. Nderkohe qe familjaret jane nisur per Arexo, nder ta dhe vellai i tij, Kristiano, i cili ka folur me agjentet ne kazerme dhe fjalet e tij te fundit jane: “E kane vrare!”.
Vdekja e tifozit, anulohet Atalanta-Milan
Ne te gjithe Italine tifozet kane hequr parullat ne shenje proteste, ndersa nje pjese e tyre nuk ka pranuar te futen ne stadium, duke u perleshur madje dhe me policine. Eshte pezulluar ne minuten e 7-te te lojes ndeshja mes Atalantes dhe Milanit ne “Bergamo” per shkak te tifozeve te Atalantes. Futbollistet e Atalantes kane provuar te qetesojne tifozet e tyre. Sipas trajnerit zikalter, Xhixhi Del Neri, pas disa minutash lojtaret do te riktheheshin ne fushe per te luajtur. Pak para ndeshjes, ne zonen qe rrethon stadiumin, jane verifikuar zenka mes ulterasve dhe forcave te rendit.
Krijoni Kontakt